Blog

11 Nën
0

Vetëvrasja e inxhinierit pas largimit nga puna, akuzë për oligarkët‏

Deputeti Bedri Hoxha denoncon arrogancën dhe pandjeshmërinë e treguar ndaj kryefamiljarit që u hodh në rrugë, e pas kësaj ai kreu aktin ekstrem të vetëflijimit

Një inxhinier pyjesh nga Mati, baba i dy fëmijëve, bashkëshorti i një gruaje të papunë, është vetvrarë sot pasi e larguan nga puna pa motiv, nga puna ku shërbente prej vitit 1995.

Sami Hani kishte mbaruar shkollën pyjore dhe e ushtronte detyrën me të cilën mbante familjen prej 19 vitesh. Inxhinieri pyjor po kalonte një periudhë mjaft të vështirë ekonomike pas largimit nga puna, dhe familjarët tregojnë se pavarësisht gjëndjes së rëndë ku gjendej me gruan pa punë dhe njërin nga djemtë me sëmundje të rëndë, sërish qeveritarët lokalë, e hodhën në rrugë.

Kjo ngjarje e rëndë është realiteti i kësaj qeverisje, është shëmbëlltyra e sistemit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta.

Oligarkët e vegjël në rrethe i ngjajnë shefave të tyre dhe janë njësoj të pandjeshëm, arrogantë, të pashpirt.

Për këtë, ata kanë licensën për të hedhur këdo në rrugë, pavarësisht përvojës, profesionalizmit, apo kushteve ekonomike.

Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, kur inxhinieri profesionist zëvendësohet me një militant të pashkollë.

Kjo qeveri ka larguar pa motiv mbi 6 mijë punonjës nga puna. Kjo qeveri ka detyruar shumë punonjës, burra e gra kryefamiljarë, të shkojnë drejt aktit ekstrem të vetëflijimit, prej arrogancës e trajtimit armiqësor.

Partia Demokratike e dënon këtë akt të rëndë të largimit pa motiv nga puna, dhe bën direkt përgjegjës oligarkët Rama-Meta për jetët e humbura nga politika e tyre cnjerëzore.

Read More
11 Nën
0

Fierakët në takime me Bashën: Ka pllakosur varfëria dhe papunësia‏

Kryetari i Partisë Demokratike dëgjon nga afër shqetësimet e banorëve të Fierit për papunësinë, për mbylljen e bizneseve, për shtrenjtimin e naftës, të farërave, për padrejtësitë që u bëhen qytetarëve

Fieri ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në turin e bashkëbisedimit të tij me qytetarët për situatën ekonomike që po kalon vendi.

Në takimet me tregtarët në  Fier, me banorë dhe fermerë të Cakranit, Levanit dhe Strumës, zoti Basha është njohur me situatën e rëndë ekonomike, papunësinë dhe me faktin se dhjetra biznese janë drejt mbylljes për shkak të taksave të larta dhe rënies së fuqisë blerëse.

“Shqipëria duhet të përjetojë një dhjetor të dytë”,- i thanë qytetarët Bashës, duke sjellë në vëmendje nevojën për një ndryshim të madh.

“Gjendja është shumë e vështirë. Blerës nuk ka fare, nuk po na vjen njeri, është shumë keq. Llogaritë, kur vjen robi që i bie  vdekja, thotë: ma jep dot këtë kostum me të shënuar emrin?!”, shprehet një qytetar.

“Jemi persekutuar tërë jetën me Enver Hoxhën, na kanë persekutuar tash më shumë, s’kemi ç’hamë”, thotë një grua.

“Eshtë tallje apo ironi që të them unë: “urdhëroni, hajde blini mobilje!”, kur ai thotë unë s’kam mbushur barkun”, pohon një tregtare.

“Duke mbyllur vendet e punës, duke ulur rrogat, duke shtuar papunësinë, dyfishon taksat. Ku do i gjejnë shqiptarët lekët për të vajtur në master apo specializim?!”, thotë një qytetar

Basha: Sa familjarë jeni ju në shtëpi?

“Shtatë”.

Basha: Sa vetë ke në punë?

“Për momentin asnjë, babai im punon në ndërtim dhe ka një vit, zero…”

“Kam kamion vetë, jam me licencë, me të gjitha. Janë rritur taksat, kanë vajtur sa …Jam gati ta mbyll licencën”, ankohet një banor i zonës.

“Populli i gjithë 23 qershorin e quan si ditën më të zezë dhe fatkeqësia e këtij kombi. Duhet një  dhjetor i dytë z. kryetar!”, kërkon i revoltuar një qytetar.

Edhe në Fier, zoti Basha është ndeshur me shqetësimin e banorëve për pamundësinë për të përballuar rritjen e kostos së punës dhe pamundësinë e shitjes së prodhimeve. Rritja e naftës ka dyfishuar çmimin për punimin e tokës dhe shërbime të tjera, një rritje tjetër e çmimit të naftës, sipas fermerëve do të   bëjë që asnjë pëllëmbë toke të mos punohet më. Edhe fermerët e Fierit, ashtu si ata të Lushnjes, nuk kanë  përfituar asnjë subvencion deri tani nga qeveria për prodhimet bujqësore.

 “Plugimi ka vajtur 14 mijë lekë dylymi”, thotë një fermer.

Basha: Sa e keni pasur para një viti?

“Para një viti ka qenë 7 mijë lekë”.

Basha: Eshtë dyfishuar do me thënë…

“Dyfishuar”.

“Kam bërë 40 kuintal misër, 70 kuintal rrush, 5 kuintal fasule, asgjë nuk kam shitur”,shprehet një fermer.

Basha: Pse nuk ke shitur?

“Ku do gjej treg?  Sot jemi mizerje”.

“Na vini prapë një tabelë atje, “kamp internimi”, siç ka qenë se nuk ka më keq se jemi”, ankohet një burrë.

“I hiqet pensioni këtij?”, pyet një qytetar.

“Më hoqën  pensionin, pa ndihmë, pa gjë, unë nuk kam me se të ushqehem”, pohon banori.

“Dhe fëmijët i ka sëmurë edhe gruan te semure”, shton një i njohur i tij.

Basha: Të thanë pse e hoqën?

“E hoqën se donin “xhixha”…”

“Të mbjell tokën sot, unë nuk kam me se ta mbjell, do traktorin të plugohet, do fara. Fara është 85 mijë lekë 1 kuintal, bën 85 mijë lekë.

Basha: Sa ka qenë përpara?

“Gjashtëdhjetë”

“Hallet ekonomike tonat na kanë çuar në ditë të gazepit”, ankohet një tjetër.

“Duhet të ngrihemi të gjithë siç jemi, Iku koha e llafeve, dil aty, protesto!”, kërkon një qytetar i revoltuar i zonës.

Read More
10 Nën
0

Skandali, Rama nuk përgjigjet pse Ministri dhe stafi i tij morën 394 milionë lekë

Zëdhënësja Nebijaj denoncon përfitimin financiar të kompanisë pranë Ramës, që edhe pse ka 8 muaj e krijuar dhe vetëm 3 punonjës mori 394 milionë lekë

Edi Rama vazhdon të mos përgjigjet për abuzimin financiar me 394 milionë lekë për kompaninë e miqve të tij.

Cështja që shqetëson opozitën dhe qytetarët e vendit, është se si kjo shumë e madhe parash i jepet një kompanie që sapo është krijuar.

Si mund t’i jepen një kompanie 8 mujore, 394 milionë lekë kur ajo nuk paraqet dot bilancin e vitit të shkuar, kriteri kryesor teknik në një tender?

Si mund ti jepen 394 milionë lekë për të ofruar një shërbim për një vizitë të rëndësishme një kompanie që ka vetëm 3 të punësuar?

Si mund ti jepen 394 milionë lekë një kompanie që nuk e ka fare në objektin e saj dekorimin e qytetit?

Këto janë shqetësimet e opozitës dhe të qytetarëve.

Edi Rama nuk përgjigjet sepse e vërteta është e hidhur para qytetarëve.

Kompania me 8 muaj jetë, me 3 punonjës, që nuk paraqet dot bilanc të vitit të shkuar, që nuk e ka në objekt dekorimin e qytetit, ka marrë 394 milionë lekë, sepse është e miqve të Kryeministrit, është e Ministrit të Mirëqënies dhe stafit të ngushtë të Edi Ramës.

Read More
10 Nën
0

Nafta dhe energjia, fermerët dhe zonat zurale në kolaps‏


Kryetari i Partisë Demokratike takohet me banorë të komunave të Lushnjes dhe Bashkisë së Divjakës. Gati për protestë kundër varfërisë e krizës së shkaktuar nga rritja e cmimit të naftës, faturat e larta të energjisë, papunësia e bllokimi i cdo sektori

Abuzimet dhe mbifaturimet e energjisë, papunësia, rritja e taksave dhe e cmimeve, mungesa e subvencioneve në bujqësi kanë qënë disa prej shqetësimeve që banorë të komunave të lushnjes dhe Bashkisë Divjakë kanë ndarë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ata e kanë njohur zotin Basha me vështirësitë e mëdha që hasin cdo ditë për të siguruar ushqimin e fëmijëve dhe nga ana tjetër përballen me fatura abuzive të energjisë. Vendet e punës jo vetëm nuk po hapen por ato po mbyllen, shprehen banorët duke theksuar se dhjetra të rinj kanë marrë rrugën e emigrimit

“Na vjen fatura e rregullt pas sahatit, dhe pervec kësaj na vjen dhe nje afrofe 35 mijë leke. Unë me sahat nuk harxhoj 30 mijë lekë”, shprehet një qytetar.

“Ata me bien 400 mijë lekë – 450 mije lekë drita, ku ti gjej unë lekët. Unë spo ushqej dot kalamajt me bukë,  unë vetëm të vdes në këto kushte ose të na fusin në varr”, ankohet një qytetar.

“Ne na futi ne dhe për së gjalli ai. Punën jo, bukë jo, ngre cmimet”, proteston një qytetar.

“Ky tha do ul naftën, tha do ul energjinë, ky tani na e ka cu tre fish energjinë. Këtu ke familjarë që nuk kanë bukë më të hanë në shtëpi”.

“Duhet një reagim shumë i madh”.

“Papunësi e madhe. Gjithë papune, rrinë cunat, moshë e re nga 20 vjec, gjynaf ska ku punon ai, ku do punojë. Ne të ngordhur e të ngordhur jemi, më mirë të ngordhim atje (në protestë) derisa të rrëzohet qeveria”, shprehet një banor në takimin me Bashën.

“Populli po llafoset me vete rrugës o kryetar”.

Basha: “Populli nuk ka pse të llafoset me vete, duhet të llafoset qeveria ta bëjmë qeverinë të llafoset me vete”.

Kryetari i opozitës në bashkbisedimin që ka zhvilluar me fermerë të Lushnjës është njohur me faktin se ata nuk kanë marrë asnjë subvencion të premtuar dhe deklaruar nga qeveria. Rritja e naftës shtrenjtoi sipas tyre të gjitha proceset  e nevojshme, që nga plugimet, te serat, vaditja, etj. Nje rritjë tjetër e naftës do të bënte që asnjë fermer të mos merrej më me bujqësi pasi kostoja do të ishte e papërballueshmë sipas fermeve, që kanë gjetur rastin ti kujtojnë kryeministrit premtimin me uljen e cmimit te karburantit për bujqësinë.

“Populli po vjen drejt zhytjes së metejshme. Me 100 leke qe e ngriti ai naftën, plugimi i tokes u rrit 2 mijë lekë dhe të tjerat vijnë zingjir mbrapa”, shprehet një fermer.

Basha: Sa ishte, sa ka shkuar?

“Ishte 10 mije leke (te vjetra) dhe ka vajtur 12 mije leke (te vjetra)”

“Sot ne divjake nuk ka asnje fermer te rimbursuar”, konstaton një banor.

“Marrim farat, plehrat shumë shtrenjt që nuk llagariten, treg për të shitur ska. Ata thonë po japim kaq ndihma, këtej asnjë lek, se ku shkojnë nuk e di”.

“Kush bën suvatim me llac, për një vit thotë ai mos të punojë, të rrinë pa buke ata. Se si do ushqehen, se ka dhe nga 5, 6 frymë prapa ai që punon me sqepar, e di kryeministri?”, denoncon një banor.

“Ata po na hapin një gropë e po na fusin të gjithëve në gropë”, revoltohen banorët.

 

Read More
09 Nën
0

25 vjet nga rënia e murit të Berlinit, kurrë më mure, kurrë më tirani

Basha: Në këmbë kundër mureve të reja që ngrejnë paligjshmëria,  shpërfillja e zërit të qytetarëve, varfëria, korrupsioni dhe krimi me mbështetje qeveritare. 

Mijëra qytetarë të Tiranës kanë përkujtuar sot 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njeherësh kryetar i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar se 9 nëntori 1989, dita e rrëzimit të Murit të Berlinit, ka shijen e një profecie dhe të një bekimi. “Epoka jonë, e lirisë dhe demokracisë,- tha zoti Basha, është e lidhur pazgjidhshmërisht me rënien e Murit të Berlinit dhe me fundin e komunizmit në Europë.”

Në këtë ditë të cilën e përkujton e gjithë Europa, Shqipëria e ka kaluar në heshtje nga mazhoranca dhe përkujtimin e  saj e bën vetëm Bashkia e Tiranës dhe opozita.

“Kjo është një pyetje që i bëjmë sot vetes e duhet t’ia bëjmë atyre, që me heshtjen e tyre, me harresën e tyre, me shpërfilljen e tyre ndaj kësaj date simbolike që e feston gjithë Europa, demaskojnë synimet e tyre për të rivendosur në Shqipëri një tjetër mur që ndan shqiptarët midis atyre që gëzojnë barazinë para ligjit dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që gëzojnë sigurinë ligjore dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që kanë shanset të krijojnë e të mbajnë pasuri dhe atyre që puna e tyre e ndershme, kursimet e jetës, pasuria e vënë me mund, iu shkatërrohet pa ligj”,- theksoi zoti Basha.

Zoti Basha ka theksuar se  shteti i të padrejtës përballë shtetit të së drejtës  është dilema në të cilën po e vendos kjo mazhorancë sot me sjelljet e saj arbitrare shoqërinë shqiptare. Duke përkujtuar këtë ngjarje  të madhe të shekullit në hyrje të bllokut famëkeq ku qendrojnë sot si kujtesë për çdo shqiptar, një copë nga muri i Berlinit, bunkeri dhe galeria e Spaçit, zoti Basha ka theksuar se shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë më mure, kurrë më tirani!

“Ndaj sonte duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë për asnjë çast, se liria ngadhnjeu mbi tiraninë dhe marrëzinë e saj për shkak të forcës dhe vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë  në shpirt dhe në zemrat e tyre. Të kujtojmë dhe të mos harrojmë se liria nuk është dhuratë, por mbahet dhe forcohet me përpjekje të vazhdueshme dhe luftë të përditshme.Të kujtojmë dhe të jemi në këmbë kundër mureve të reja që ngrejnë në shoqëri, paligjshmëria, arbitariteti, arroganca, korrupsioni dhe krimi me mbështetje qeveritare, shpërfillja e zërit të qytetarëve dhe varfërimi i tyre.Përveç një ngjarje historike për t’u kujtuar, rrëzimi i Murit të Berlinit është një shembull dhe një mësim i madh për rrëzimin e gjithë mureve që ngrihen dhe pengojnë përparimin, apo kërkojnë të ndryshojnë rrjedhën e pandryshueshme të demokracisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve të lirë. Me këtë vetdije, le ta festojmë edhe ne si gjithë evropianët sonte këtë ngjarje të madhe të shekullit të kaluar e le të rizotohemi këtu, në hyrje të bllokut famëkeq shqiptar, kurrë më mure, kurrë më tirani!”, – theksoi zoti Basha.

Të pranishmit kanë vendosur pranë një pjesë të murit të Berlinit trënfafila të bardhë në përkujtim të të gjithë atyre që humbën jetën për liri dhe demokraci.

Fjala e plotë e Bashës

Të dashur qytetarë të Tiranës, zonja dhe zotërinj, përfaqësues politik të opozitës dhe të Partisë Demokratike, të rinj dhe të reja!

Jemi mbledhur sonte në këtë vend të veçantë të qytetit tonë për të përkujtuar  këtë ngjarje epokale me rëndësi për Europën dhe për Shqipërinë, rënien e Murit të Berlinit 25 vjet më parë. Dita e sotme, 9 nëntor 1989, në orën  21:10, shënon momentet kur copat e para të kësaj barbarie të pashoqe të shek. XX, të njohur si  Muri i Berlinit,  filluan të bien e bashkë me to zanafilla, historia, pasojat e tmerrshme për mijëra e miliona gjermano-lindorë dhe europiano-lindorë, të ndarjes, persekutimit dhe larjes me gjak,  të këtij instrumenti barbar të totalitarizmit komunist.

Jemi fatlumë që sot pas 25 vitesh i bashkohemi mbarë Europës, jo vetëm Gjermanisë që përkujton këtë moment  madhor të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ka qenë dhe ka mbetur zakon që Muri i Berlinit të jetë simboli i Perdes së Hekurt, i ndarjes së pashpirt,  i pabarazisë në fat dhe jetë njerëzish. Ishte muri që ndau Gjermaninë në dy pjesë, atë Lindore të robëruar dhe Perëndimore të lirë dhe demokratike. Po ishte një mur i vërtetë 3 metra i lartë me roje të armatosura, me  kulla vrojtimi, me tela e gjemba si mure burgu, i ndërtuar mu në kufirin ku fillonte burgu i stërmadh i regjimeve komuniste të Europës Lindore për të mos lejuar arratisjen e qytetarëve të tyre drejt botës së lirë. Ishte një mur i vërtetë që qëndronte aty si mallkim i larë me gjak, i larë me vuajtjet e sa e sa të pafatëve që në përpjekje për t’i ikur robërisë u ndalën nga plumbat e vdekjes.

Nuk jam i pari dhe nuk do të jem i fundit që do ta them se kjo tragjedi shumëvjeçare e Gjermanisë, e Europës, e Shqipërisë dhe botës mbarë nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë të kuptohet me të  gjithë përmasat e tragjizmit të saj, e veçanërisht nga brezat që ishin fëmijë apo kanë lindur pas rrëzimit të murit. Por njohja e kësaj të kaluare,- e ju drejtohem në veçanti juve të dashur të rinj që na jeni bashkuar sonte dhe të gjithë të rinjve shqiptarë,- njohja e të kaluarës mizore komuniste,  pa u marrë peng nga asnjë lloj forme nga ajo, njohja e mekanizmave të stërholluar dhe praktikave që prodhojnë regjimet diktatoriale, është dhe duhet të jetë pjesë e edukimit si qytetarë të lirë të të rinjve dhe të rejave,  të gjithë shqiptarëve.

Kjo tragjedi, të nderuar të rinj, siç mund t’ju thonë vëllezërit dhe motrat tuaja më të rritur, prindërit tuaj, këto tragjedi të tiranisë dhe marrëzisë kanë ndodhur në kontinentin tonë jo më larg se 25 vjet më parë. Muri ka ekzistuar. Një copëz të tij e kemi edhe këtu në Tiranë, simbolikisht, sepse kemi qenë pjesë e karantinës gjiganteske të robërisë dhe shtypjes.

Por të nderuar pjesëmarrës, ju dhe gjithë shqiptarët e dini mirë se muri i Shqipërisë komuniste ka qenë më i larti, më i gjati dhe më i përgjakshmi i gjithë Europës, për të mos thënë i gjithë botës. Ndaj për ne, 9 nëntori 1989, dita e rrëzimit të Murit të Berlinit, ka shijen e një profecie dhe të një bekimi. Epoka jonë, e lirisë dhe demokracisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me rënien e Murit të Berlinit dhe me fundin e komunizmit në Europë.

Sonte Bashkia e Tiranës dhe opozita shqiptare janë të vetmit që kujtojnë 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo është një harresë domethënëse dhe diskretituese për mazhoranca e sotme shqiptare. Domethënëse për ata që kujtohen të shpikin e të shpenzojnë milionat e shqiptarëve me festa përmbi festa e festa të shpikura, por nuk kujtohen për festën e madhe të lirisë së Shqipërisë dhe gjithë Europës. Diskretituese sepse diskretiton në nën-ndërgjegjen e tyre pinjollin e diktaturës.

Por kjo harresë është e turpshme dhe e dënueshme sepse vjen në një moment ku nën sytë e mazhorances dhe me përkrahjen e saj, me portretet e diktatorit në duar ka përpjekje të rehabilitohet regjimi më i egër e barbar që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët, regjimi që i zhyti në mjerimin më të madh, i ktheu ata në skllëvërit e fundit të civilizimit evropian. A është një rastësi kjo harresë zonja dhe zotërinj? Nuk është rastësi. A është kjo një shenjë e përpjekjes jo vetëm për të reabilituar por edhe për të rikthyer praktikat dhe mendësitë e kaluara? Kjo është një pyetje që i bëjmë sot vetes e duhet t’ia bëjmë atyre, që me heshtjen e tyre, me harresën e tyre, me shpërfilljen e tyre ndaj kësaj date simbolike që e feston gjithë Europa, demaskojnë synimet e tyre për të rivendosur në Shqipëri një tjetër mur që ndan shqiptarët midis atyre që gëzojnë barazinë para ligjit dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që gëzojnë sigurinë ligjore dhe atyre që nuk e gëzojnë atë. Midis atyre që kanë shanset të krijojnë e të mbajnë pasuri dhe atyre që puna e tyre e ndershme, kursimet e jetës, pasuria e vënë me mund, iu shkatërrohet pa ligj.

Sot kancelarja Merkel, në fillim të përkujtimit të kësaj dite të madhe për Gjermaninë dhe gjithë Europën u shpreh nga kujtimet e saj, si një ish-banore e Gjermanisë Lindore, se ai ishte shteti i të padrejtës. Shteti i të padrejtës përballë shtetit të së drejtës,  është dilema në të cilën po e vendos kjo mazhorancë sot me sjelljet e saj arbitrare shoqërinë shqiptare.

 Ndaj sonte duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë për asnjë çast, se liria ngadhnjeu mbi tiraninë dhe marrëzinë e saj për shkak të forcës dhe vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë  në shpirt dhe në zemrat e tyre. Të kujtojmë dhe të mos harrojmë se liria nuk është dhuratë, por mbahet dhe forcohet me përpjekje të vazhdueshme dhe luftë të përditshme.

Të kujtojmë dhe të jemi në këmbë kundër mureve të reja që ngrejnë në shoqëri, paligjshmëria, arbitariteti, arroganca, korrupsioni dhe krimi me mbështetje qeveritare, shpërfillja e zërit të qytetarëve dhe varfërimi i tyre.

Përveç një ngjarje historike për t’u kujtuar, rrëzimi i Murit të Berlinit është një shembull dhe një mësim i madh për rrëzimin e gjithë mureve që ngrihen dhe pengojnë përparimin, apo kërkojnë të ndryshojnë rrjedhën e pandryshueshme të demokracisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve të lirë. Me këtë vetdije, le ta festojmë edhe ne si gjithë evropianët sonte këtë ngjarje të madhe të shekullit të kaluar e le të rizotohemi këtu, në hyrje të bllokut famëkeq shqiptar, kurrë më mure, kurrë më tirani!

Faleminderit.

Read More
09 Nën
0

Edi Rama, çdo javë një agresion të ri ndaj studentëve

Deklaratë e zëdhënëses Nebjaj ku Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së drejtë e legjitime të studentëve shqiptarë

Studentët tanë po gjenden cdo javë para një akti të ri agresioni, trajtimi dashakeq, apo arrogance qeveritare.

Rritja e tarifave brenda një viti nga 33 përqind në Tiranë, e deri në 75 përqind në Universitetin e Korcës, apo 95 përqind në Universitetin Bujqësor, është një masë e dhunshme dhe shkatërruese për të rinjtë dhe jetën e tyre akademike.

Ndërsa deklaron se do të bëjë reformë në arsim, qëllimi i Edi Ramës është të zhvasë xhepat e shqiptarëve për të paguar borxhet e një ekonomie tashmë të rrënuar.

Asnjë investim në arsim, asnjë shtesë për pedagogët, të gjitha në xhepat e qeverisë së korruptuar dhe të paaftë për të paguar borxhet.

Protesta e studentëve kundër rritjes së menjëhershme të tarifave nga qeveria është legjitime.

Po para se t’i asfiksojë ekonomikisht, qeveria ndërmori shumë hapa armiqësorë ndaj studentëve.

Ulja e numrit të kuotave për studimet master, mbyllja e disa filialeve, vendimi i papritur për shpërnguljen e tyre nga një godinë universitare me traditë, hedhja në rrugë e të gjithë atyre që duan studimet part time;  janë të gjitha dëshmi e një qëndrimi anti-arsim, anti-rini, anti-studentë, të Edi Ramës.

Duke shkelur me përcmim një të drejtë themelore e përcaktuar edhe në Kushtetutë, sic është e drejta për arsimin e lartë, Edi Rama po nëpërkëmb ambicien dhe dëshirën e të rinjve për dije.

Ndërhyrja që ka bërë me kufizime, vështirësitë ekonomike që u ka krijuar studentëve, dhe familjeve të tyre, janë të dënueshme e të papranueshme.

Partia Demokratike i përkrah kërkesat e studentëve, i sheh ato si të drejta e legjitime.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve t’i bashkohen studentëve në këtë protestë, me këtë kauzë të drejtë të pjesës më vitale të shoqërisë tonë.

Read More
09 Nën
0

Skandali 394 milionësh, kompania e miqve të Ramës kishte vetëm tre punonjës

Denoncimi i Grida Dumës mbi abuzimin financiar me dekorin e qytetit për vizitën e Papës. Faktet e reja që tregojnë se kompania fituese e Veliajt ka pasur vetëm 3 punonjës, por sërish i janë dhënë me prokurorim të drejtpërdrejtë 394 milionë lekë

Rama heshti, nuk dha asnjë shpjegim për skandalin e 394 milionëve që iu dhanë kompanisë së Veliajt, me rastin e vizitës së Papës.

Rama Heshti sepse tashmë janë bërë gati ti vërsulen fondeve të majme për festat qeveritare të 70 vjetorit të clirimit.

Njerëzit e Veliajt dhe grupi i ngushtë i Ramës, morën 394 milionë lekë, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa asnjë garë, me një kompani  9 muajshe,  që nuk plotësonte asnjë kusht teknik, dhe për të cilën ende nuk ka dhënë askush llogari.

Por fakte të reja që dalin në dritë e thellojnë skandalin, edhe pse Edi Rama hesht, edhe pse sulmon opozitën sa herë gjendet para provave të pakontestueshme.

Kompania e Veliajt, EAG, që nga dita e krijimit dhe deri sot, e pasuruar me 394 milionë lekë me një dorë, ka pasur vetëm 2 ose 3 punonjës.

E megjithatë kompania e Veliajt e lindur në janar me vetëm 2 apo 3 punonjës që nuk dorëzon dot as bilancin e vitit të shkuar, që as nuk nuk e ka në objektin e saj dekorimin e qytetit u kualifikua më e afta dhe shpallet fituese në një tender kaq të madh.

Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me një histori pasurimi të shpejtë.

Ministri i Mirëqënies dhe bashkëpunëtorët e tij afër Kryeministrit, e kanë ngritur këtë kompani për të fituar tenderat e qeverisë, për të marrë para, e për t’u pasuruar nga taksat e shqiptarëve që po zhyten cdo ditë e më shumë në varfëri, në borxhe, në papunësi e mjerim.

Ndërsa populli sot gjithnjë e më i papunë gjithnjë e më shumë i zhytur në halle, ditët e festave duhet të shohë se si prapa cdo dekori po pasurohet një ministër dhe favoritët e Ramës.

Read More
09 Nën
0

Basha takime me banorët e Lushnjes, qytetarët: Jemi në hall për bukën e gojës‏

Kryetari i Partisë Demokratike dëgjon shqetësimet e qytetarëve për varfërinë, borxhet, papunësinë, prishjen e paligjshme të banesave, mbylljen e universitetetit, rritjen e tarifave, e deri tek vonesa 4 mujore e marrjes së ndihmës ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është njohur nga afër me situatën ekonomike dhe paligjshmërinë që ka goditur mijëra familje të Lushnjës. Në takimet që ka pasur me qytetarët zoti Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa asnjë paralajmërim. Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proces legalizimi,  të ndërtuara në pronë të tyre,  askush nuk i njoftoi apo t’u lërë ndonjë copë letër për prishjen. Këta banorë sot jetojnë në qiell të hapur dhe askush nuk e dëgjon shqetësimin e tyre.

“Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar nuk e dime se kush ka ardhur”, shprehet një banor.

Basha: A ju sollën ndonjë njoftim përpara?

“Asnje njoftim hic fare, isha të dielën në Fier dhe me thanë mirë ndërtoje po c’të ndertoj i thashë, ti ma prishe”.

Një banore thotë se: “kanë punuar femijët  24 vjet o bir në kurbet të zi o bir mendoshin te ktheheshin në Shqipëri o bir po ato i nxorën jashtë prap o biri i nënës”

“I kanë futur në proces legalizimi dhe ata ua prishën shtëpitë e i lanë përjashta as nuk i lajmëruan jo”, shprehet një banore e revoltuar.

Kryertari i Partisë Demokratike, pasi dëgjon qytetarët shprehet se: “Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t’u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor. Une i bëj thirrje prokurorise dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve”.

“Ju kërkojmë në protestë derisa ai të gjunjëzohet para nesh”, shprehet një qytetar

Po ashtu një situatë tejet shqetësuese për gjendjen ekonomike,  i është bërë e ditur zotit Basha nga qytetarët e Lushnjes. Papunesia e madhe, rritja e tarifave te universiteteve dhe mbyllja e filialit te Lushnjes, mosshpërndarja e ndihmës ekonomike, kanë qënë disa prej shqetësimeve të shprehura. Me një frymë revolte nga përballja cdo ditë me sfiden e sigurimit të bukes së perditshshme qytetarët kanë bërë thirrje për protesta të pandalshme.

“Gjendja po vete katastrofale. Këta nuk duhet të qëndrojnë më në pushtet me gjithë ato premtime, jo 300 mijë vende pune, mashtrim i paparë”, shprehet një qytetar.

“Po shkon me 6 forca police  sikur ka bërë krim ai ta arrestojë. Për cka? Se ska paguar 10 mije lekë drita. Harron se a ka fëmijë në shkolle ai a ska, ka të hajë buke a ska. Do hapë 300 mijë vende në cmendi mo, jo 300 mijë vende pune”, ankohet një tjetër qytetarë

Basha: Katër femije ke?

“Po katër fëmijë, një femije invalid, fëmijën e fundit e kam në shkollë të lartë, nga 185 që ka qënë vjet tarifa, 247 pagova sivjet. I mora leket borxh. Jam mbyt në borxh. Punë dua unë, nuk dua lëmoshë, punë”, shprehet qytetari.

Një tjetër denoncon korrupsionin: “kërkojnë 3 mijë euro për të hyrë një mesues këtu ose një infermier. Jam pa punë vetë i 5-të më femijë student”.

“Kam katër muaj që nuk i kam marre lekët e përkrahjes”, ankohet një qytetar.

“Na udhëhiqni të rrimë atje në protesta derisa ta heqim”, kërkon një qytetar .

“Nuk ishte mirë që e mbyllen Universitetin e Lushnjes. Në vitin tim kanë qënë gjithsej 130 veta”.

Basha: Ku janë tani keta?

“Të gjithë i kanë transferu në Tiranë por shumica e kanë lënë shkollen se nuk e perballonin dot”.

Read More
08 Nën
0

Me kapjen e AMA, Rama fuqizon monopolin e tij mediatik

Deputeti Pollo denoncon si të paligjshëm emërimin e ish-drejtorit të Digitalb në krye të Autoritetit Mediatik Audioviziv. “Sala fshehu punësimin në Digitalb, PD do të ndjekë rrugën ligjore” 

Të enjten mazhoranca Rama-Meta e përmbylli sagën e mundimshme një vjeçare të kapjes së Autoritetit të Medias Audiovizive për llogari të klient-padronit mediatik të tyre.

Duke shkelur me dy këmbët ligjin për perzgjedhjen e kryetarit të AMA-s

Duke shkelur çdo rekomandim e këshillë të komunitetit ndërkombëtar pasi bënë be e rrufe se do i pranonin ato.

Edi Rama, i dha urdhër deputetëve delebindur të votojnë  ish-drejtorin e Digitalbit, Gentian Salën,  agjent i klient-padronit mediatik e monopolistik të Edi Ramës.

Edi Rama emëroi drejtorin e Digitalbit në krye të AMA-s jo për të zbatuar ligjin shqiptar e standartet europiane por me detyrën afatshkurtër që të verë tregun mediatik nën kontrollin e plotë dhe unik të tij dhe të Digitalb, cdo televizion të ketij vendi, të eliminoje pluralitetin e medias dhe detyrës afatmesme që ti zhvasë TVSh-së brezat frekuencore në favor të klientit mediatik duke penguar njëkohësisht internetin super të shpjetë për qytetarët në frekuencat 4G që mbahen ilegalisht të bllokuara po nga klienti mediatik e monopolistik.

Për rrjedhojë cdo qytetar shqiptar do të dëgjojë e shikoje vetëm atë cka do t’i interesojë Edi Ramës dhe klient-padronit të tij për më tepër duke paguar kartën 200 mijë lekë të vjetra kur në fakt çmimin duhet ta kishte jo më shumë se 90 mijë lekë të vjetra.

Nuk është surprize, tashmë është bërë e njohur në media,  që Gentian Sala ka fshehur marrdhënien prej punëmarrësi me Digitalb, edhe në CV e dorëzuar në Komision e Edukimit e Medias edhe në dy dëgjesat para komisionit në datat 21 korrik e 28 tetor 2014. Kjo përbën një vepër penale e shkelje të rëndë civile që kudo në botën normale do të mjaftonte për të mos e votuar  apo edhe për të reaguar duke e shkarkuar. Kudo në botën normale por jo në botën reale të Edi Ramës e klientelës së tij.

Prandaj është pakuptimtë të apelojme që ish drejtori i Digitalbit të mos ushtrojë postin e paligjshëm të kryetarit, siç bëmë me dy anëtarët e PS në AMA një muaj më parë. Ne do të ndjekim rrugën ligjore dhe apelojme publikun, operatorët mediatikë e më gjerë se kanë të bëjnë me një autoritet të paligjshëm e jolegjitim.

Read More
08 Nën
0

Kryebashkiaku i Gjirokastrës grabit pronën e qytetarit, qeveritarët lejojnë abuzimin

Partia Demokratike denoncon uzurpimin me forcë që bashkia e Gjirokastrës po u bën pronave të Cabejve. Koordinatori Salianji dhe kreu i degës Bejko takojnë trashëgimtarët dhe kërkojnë zbatimin e ligjit

Bashkia e Gjirokastrës ka zaptuar në kundërshtim me ligjin një pronë private prej 11.500 metrash, dhe trashëgimtarët e familjes Cabej që e zotërojnë të drejtën mbi këtë territor, nuk po gjejnë zgjidhje në asnjë institucion.

Koordinatori për ndihmën ligjore në Partinë Demokratike, Salianji dhe kryetari i PD-së së Gjirokastrës u njohën nga afër me problemin, dhe denoncuan shkeljen ligjore, sjelljen arbitrare dhe pamundësinë që ka kjo familje për të apeluar, për të gjetur zgjidhje.

Trashëgimtari I famijles Cabej thotë se është ankuar në shumë instance por nuk ka arritur asgjë deri tani.

“Jam nga trashëgimtarët e familjes Çabej dhe zotërojmë në bazë të gjithë dokumentacioneve ligjore pronësinë në zonën që ndodhet pas nesh. Deri në këtë moment, këtu po zhvillohet një projekt për të cilin nuk kemi marrë, për muaj me rradhë, asnjë përgjigje, asnjë vendim shpronësimi, siç kërkon ligji, asnjë partneritet siç na ishte premtuar verbalisht për palën tonë. Kemi marrë kontakte me një sërë organesh shtetërore dhe deri më sot nuk po gjejmë zgjidhje”, shprehet ai.

Koordinatori Salianji u shpreh se kjo është dëshmi e arbitraritetit të qeverisë dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarit.

“Kjo qeveri që u tund prangat dhe i çon buldozierët dhe fadromat qytetarëve të varfër, qytetarëve të pamundur, të cilët nuk kanë mundësi që të ndërrojnë çatitë e tyre apo të suvatojnë muret rrethues, i grabit në mes të ditës nëpërmjet oligarkut të saj lokal, kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës. I grabit trashëgimtarve të familjes Çabej 11.500 m pa asnjë dokument dhe në mes të ditës. As duke i lajmëruar, as duke i kthyer përgjigje por duke i sorollatur. I kërkon nëpërmjet shkresave përgjigje Bashkisë, nuk merr përgjigje. I kërkon Ministrit dhe Qeverisë Përkatëse, Ministrisë së linjës, ajo nuk i jep zgjidhje. Kjo qeveri sillet si një bandë mafioze duke zaptuar dhe grabitur pronat e qytetarëve. I bëjmë thirrje Prokurorisë që të marrë denoncimin e qytetarëve që kanë 4 muaj që i janë drejtuar Prokurorisë për të nisur hetimet dhe për të çuar para përgjegjësisë penale kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, sepse prona e qytetarëve mund të shpronësohet vetëm për dy raste. Vetëm për interes publik dhe vetëm sipas një shpërblimi të drejtë, përcaktuar në ligj. Por kjo qeveri, me çduket, i ka armiq pronarët., Kjo qeveri i ka armiq bizneset. Kjo qeveri i ka armiq qytetarët”, tha Salianji.

Kryetari i Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Roland Bejko kërkon respektimin e ligjit pa asnjë lëshim.

“Partia Demokratike e Gjirokastrës, në fakt është pro investimit. Shumë mirë që u bë ky investim. Shumë mirë që janë dhënë disa fonde për të bërë një restaurim, i vonuar natyrisht sepse qeverisja lokale ka gati 14 vjet pa ndërprerje që drejtohet nga kryebashkiakët socialistë, por ne jemi për respektimin e ligjit. Të bëhen investimet publike por jo në dëm të interesave të qytetarëve. Ligji e ka parashikaur qartë. Në momentin që kryen investime publike, për interesa publike, me vendim të këshillit të Bashkisë kryhet shpronësimi ose hyhet në negociata për të bërë një investim të përbashkët. Sipas fjalëve që janë në qytetin tonë, që është një qytet i vogël, kemi të dhëna që këtu do të ketë dhe interesa klienteliste të vetë drejtuesve të Bashkisë Gjirokastër, megjithatë këtu jemi dhe le ta shikojmë më mbrapa si do të veje menaxhimi i këtij kompleksi argëtimi, lojrash, sportiv e kështu me rradhë. Gjithsesi, ne kërkojmë të respektohet ligji sa më parë, ashtu si shteti kërkon që qytetarët të respektojnë të drejtat e tyre dhe ne duam që shteti mos të jetë pushtues dhe sundues në dëm të interesave të qytetarve të Gjirokastrës”, thotë Bejko.

Read More