Blog

24 Dhj
0

“GJK e mbërthyer nga ankthi i karrigeve”, Basha: Shqiptarët kanë një arsye më shumë për të refuzuar me votë pazarin Rama-Berisha për mbyllejn e listave

Reagim i Lulzim Bashës, kreu i Demokratëve Euroatlantikë

Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.

Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.

Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur.

Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre.

Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votë e tyre më 11 maj.

Shqipëria meriton më shumë

Read More
24 Dhj
0

“Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat”, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen e tij për miratimin e vetting-ut të politikanëve, si një hap i domosdoshëm për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.

Në një postim në facebook, Basha theksoi se përpjekjet për një politikë me fytyrë njerëzore nuk do të ndalen pavarësisht sulmeve dhe akuzave të rreme ndaj tij. Ai akuzon kundërshtarët politikë se po bllokojnë këtë iniciativë në Kuvend për interesa të ngushta personale.

“Frika e atyre që bëjnë propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat, e mban të mbyllur vetting-un e politikanëve,” tha Basha, duke u bërë thirrje qytetarëve që në 11 maj ta mbështesin këtë projekt për një politikë më të pastër dhe të ndershme.

Postimi i plotë i Bashës:

Lumi i baltës që është hedhur ndër vite ndaj meje, e po ashtu mbi gjithë ata që qëndrojnë për një politikë me fytyrë njerëzore, larg zhurmës, linçimeve dhe akuzave të rreme, as më dekurajon dhe as më ndalon në përpjekjen time për të ofruar një model të ndryshëm nga ai që, fatkeqësisht, ka dominuar për 34 vite.

Dhe për t’i dhënë fund teatrit të akuzave për konsum politik, që ka helmuar debatin publik duke vrarë besimin e qytetarëve, ftesa ime është të votojmë dhe zbatojmë vetting-un e politikanëve ⚖️. Prej një viti kam depozituar në Kuvend projekt-ligjin për ta sjellë në jetë pastrimin e politikës, për ta ndarë njëherë e mirë shapin nga sheqeri, duke ju treguar me fakte shqiptarëve kush është i korruptuar dhe kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush ka abuzuar me besimin e shqiptarëve dhe kush jo.

Frika e atyre që bëjnë propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat, e mban të mbyllur në sirtaret e Kuvendit vetting-un e politikanëve. Prandaj ftoj qytetarët që në 11 maj t’i japin mbështetjen e tyre me votë projektit tonë, që politika të mos mbetet një lojë e pistë në duart e të korruptuarve që i shërbejnë krimit, por një veprimtari që i shërben familjeve shqiptare dhe punon për mirëqenien e tyre.

Shqipëria meriton më shumë!

 

Read More
22 Dhj
0

Paralajmërimi i Bashës për deputetët opozitarë: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se amnisitimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës ishte një mesazh politik i kësaj dysheje kundër SPAK.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se amendamenti i tij për përfshirjen e protestuesve të opozitës në amnisti u refuzua nga aleatët e Ramës në opozitë, duke zgjedhur të mbështesin amnistimin e të korruptuarve.

Ai e quajtn këtë akt një mënyrë për të ruajtur një sistem të kalbur dhe pandëshkueshmëri. Basha ftoi shqiptarët të bëjnë zgjedhjen mes atyre që mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe atyre që përdorën Parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit.

Postimi i plotë i Bashës:

Amnisitimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës ishte një mesazh politik i kësaj dysheje kundër SPAK. Ajo që e bën edhe më të turpshëm lirimin e të dënuarve nga GJKKO, është se patericat e Ramës në opozitë refuzuan hapur amendamentin tim për të përfshirë protestuesit e opozitës në atë amnisti.

Mes amnistimit të protestuesve dhe amnistimit të të korruptuarve, Berisha dhe të tijët zgjodhën të rreshtoheshin në krah të Ramës, duke amnistuar të korruptuarit.

Koha provoi se denoncimet tona ishin të drejta, amnistimi i të dënuarve nga GJKKO, ishte pjesë e një plani të përbashkët mes Ramës dhe Berishës për të penguar punën e SPAK, me qëllim mbajtjen në këmbë të këtij sistemi të kalbur, ku sundon pandëshkueshmëria, jo ligji.

Më 11 maj , shqiptarët do të kenë mundësinë të dallojnë kush ka qenë konsekuent dhe kush ka bërë pazare në kurriz të luftës kundër korrupsionit. Unë ju ftoj të zgjidhni ata që mbështesin pa asnjë lëkundje luftën kundër korrupsionit, jo ata që përdorën Parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit.

 

Read More
22 Dhj
0

Basha me Demokratët Euroatlantikë: Do çojmë deri në fund rrugën e nisur dhe do t’i japim vendit një të ardhme më të mirë

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim festiv me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë, ku shprehu optimizëm për vitin e ardhshëm dhe zotimin për të çuar deri në fund rrugën e nisur për ndryshim.

Në fjalën përshëndetëse, Basha theksoi rëndësinë e vitit 2025, duke e krahasuar me vitet historike 1990 dhe 1992, si një moment vendimtar për ndryshimin në Shqipëri. Ai u zotua për të mos lejuar “projektin e errësirës” dhe për të sjellë shpresë dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët.

“Shpresë do të ketë, të ardhme do të ketë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” tha Basha, duke uruar për një Vit të Ri të mbushur me paqe, shëndet dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët.

Postimi i Bashës:

Një mbrëmje e bukur festive me drejtues dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë. Teksa i afrohemi ndërrimit të viteve, me zemër plot besim dhe shpresë, urojmë për një Vit të Ri të mbushur me paqe, shëndet dhe mbarësi për çdo shqiptar, për çdo familje, për rininë tonë që meriton më shumë mundësi dhe një të ardhme këtu, në vendin tonë.

Le të jetë 2025-a viti ku fuqia e ndryshimit vjen nga qytetarët, nga vendosmëria e tyre për të thyer prangat e së shkuarës dhe për të përqafuar një vizion të ri për vendin tonë.

Me vlerat që na kanë bashkuar në kohët më të vështira, do ta çojmë deri në fund rrugën e nisur dhe do t’i japim vendit një të ardhme më të mirë.

Urime dhe suksese për të gjithë!

Fjala e Bashës:

Sot është nata më e gjatë e vitit. Kjo është e vërtetë shkencore, por është edhe e vërtetë politike dhe shoqërore. Por sot në natën më të gjatë të vitit shndërrin kjo sallë nga optimizmi, nga pozitivizmi dhe energjia e demokratëve euroatlantikë, e të rejave dhe të rinjve dhe me këtë t’i japim një mesazh shqiptarëve anembanë se kohët që po kalojmë janë të vështira, por viti që po vjen do të jetë një vit shumë i rëndësishëm. Një vit i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndofta po aq i rëndësishëm sa 1990 apo 1992. Dhe në këtë kohë, ku po bëhet gjithçka, për ta varrosur shpresën, për ditë më të mira, shpresën e rinisë për të ardhmen, shpresën e prindërve për fëmijët e tyre, ne jemi këtu jo vetëm për t’i treguar njëri-tjetrit dhe mbarë shqiptarëve se jemi gati dhe të vendosur për ta çuar deri në fund rrugën që kemi nisur, por edhe për t’u zotuar se me vlerat që na bashkojnë e që na kanë bashkuar në kohët më të vështira, nuk do të lejojmë projektin e errësirës së gjatë, projektin e varrosjes së shpresës. Shpresë do të ketë, të ardhme do të ketë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ju falënderoj nga zemra për punën tuaj kolosale në këtë vit të vështirë dhe le të jemi kështu së bashku për të filluar vitin e ri me rrugën e re, me shpresë të re, për të gjiithë Shqipërinë dhe shqiptarët. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Read More
22 Dhj
0

“Berisha është kapital i Edi Ramës”, Basha: Pa të, PD do ishte në pushtet

Në një intervistë për emisionin “2984” në Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha. I pyetur nga Albano Bogdo për deklaratat e Berishës se ai është “zhgënjimi më i madh”, Basha tha se “zhgënjimi më i madh i demokratëve është ai vetë. Sot Shqipëria dhe Partia Demokratike do të ishin ndryshe nëse Berisha nuk do të kishte treguar një egoizëm të tillë. Pa këtë egoizëm, qeveria aktuale nuk do të ishte në pushtet.”

Basha shtoi se Berisha ka vënë interesin e tij mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve, duke u kthyer në një bllokues të rotacionit politik dhe një kapital të Edi Ramës.

Pjesë nga intervista:

Albano Bogdo: Në një intervistë disa kohë më parë Berisha deklaroi se ti je njeriu që e kë zhgënjyer më shumë, ke ndonjë koment?

Lulzim Basha: Zhgënjimi më i madh i demokratëve është ai vet. Sot Shqipëria do ishte ndryshe, PD do ishte ndryshe, Shqipëria do të ishte ndryshe, nëse nuk do të kishte treguar me cinizëm, me egoizëm egoizmin më të madh që ka treguar ndonjë politikan në këto 34 vite. Pa egozimin etij kjo qeveri nuk do të ishte në pushtet dhe shqiptarët jo thkesht për një jetë më të mirë, por edhe për një kulturë të re politike pas 34 vitesh me Partinë Demokratike. Ka që në 1968 në politikë. 56 vite në politikë.

Albano Bogdo: Tani e mendove këtë gjë ti?

Lulzim Basha: Jo se kisha menduar. Por ky egoizëm nisi në 2021. Unë edhe zotin Berisha e kam trajtuar me respekt. Është traditë e familjeve shqiptare që të moshuarit i trajtojmë me respekt. Por vjen një moment kur interesi i shqiptarëve duhet të mbizotërojë, interesi publik, interesi politik nëse doni, i demokratëve, i opozitës, duhet të mbizotërojnë mbi interesat personale. Dhe këtu për fat të keq, Berisha jo vetëm ka vënë interesin e tij mbi interesin e demokratëve dhe mbi interesat shqiptarëve, por është kthyer në bllokuesin kryesor të rotacionit politikë, në kapitalin kryesor të Edi Ramës.

Read More
20 Dhj
0

Berisha pranoi se nga amnistia përfituan të dunuarit nga GJKKO, Basha: Hipokirizi! Paraljamëruam pazarin kundër drejtësisë, më 11 maj t’i japim fund pandëshkueshmërisë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj pranimit publik të Sali Berishës se amnistia e votuar me Edi Ramën ishte një goditje kundër SPAK. Basha e cilëson këtë veprim si “hipokrizi në formën e saj më të pastër,” duke akuzuar Berishën për sabotimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të korruptuarve.

Sipas Bashës, ky moment tregon qartë diferencën mes atyre që luftojnë me koherencë kundër korrupsionit dhe atyre që bëjnë pazare në kurriz të drejtësisë. Ai u bën thirrje qytetarëve të zgjedhin të ardhmen dhe integritetin më 11 maj.

Postimi i plotë i Bashës:

Berisha pranon vetë se amnistia e votuar me Ramën ishte një goditje kundër SPAK, por nuk mban përgjegjësi për lirimin e të korruptuarve. Kjo është hipokrizi në formën e saj më të pastër. Dikur na akuzonte ne se po shpifnim vetëm sepse paralajmëruam disa herë pasojat e pazarit mes tij dhe Edi Ramës, ndërsa sot pranon hapur se pakti i tij me mazhorancën sabotoi drejtësinë dhe mesazhin që SPAK kërkon të çojë kundër pandëshkueshmërisë.

Ky është momenti për shqiptarët të kuptojnë se kush ka vepruar gjithmonë me koherencë dhe kush ka bërë pazare në kurriz të luftës kundër korrupsionit. Më 11 maj, vota juaj do të jetë mes atyre që mbështesin sinqerisht punën e SPAK, dhe atyre që e përdorin parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit. Zgjidhni të ardhmen, jo hipokrizinë!

#ShqipëriaMeritonMëShumë

 

Read More
20 Dhj
0

“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë tonë kombëtare”, Basha: Të mos pengohet ndihma financiare prej 50 mln euro për mbrojtjen

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka kritikuar shumicën parlamentare për bllokimin e propozimit të tij për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.

Në një video të postuar në facebook nga deklarata e djeshme, Basha shkruan se vizitat dhe deklaratat mediatike nuk mjaftojnë, ndërsa bëri thirrje për veprime konkrete për të mbështetur Kosovën.

“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur rreziqet gjeostrategjike po përshkallëzohen nga Beogradi dhe Moska” – tha Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Vizita në Kosovë nga qeveria dhe shumica parlamentare është vetëm një fasadë kur në të njëjtën kohë ata bllokojnë propozimin tim për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.

Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka jo vetëm mundësinë, por edhe detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur Beogradi dhe Moska përshkallëzojnë rreziqet gjeostrategjike.

Fjalët e mëdha dhe shfaqjet mediatike nuk i shërbejnë Kosovës. Ajo që i duhet është mbështetja jonë me veprime konkrete – si propozimi për financimin e sigurisë së saj.

Le të tregojmë me vepra se siguria dhe e ardhmja e Kosovës janë prioriteti ynë kombëtar!

 

Read More
19 Dhj
0

“Mbështetja jonë ndaj SPAK s’është me fjalë por me vepra”, Basha: Qeveria Rama në konflitk intereis me drejtëisnë, më 11 maj zgjedhim fundin e pandëshkueshmërisë

Kryetari i Partisë Demkratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se mbështetja e tij ndaj SPAK është e bazuar në vepra dhe jo në fjalë. Në një postim në facebook, ai thekson se korrupsioni po shkatërron ekonominë dhe demokracinë, dhe se Shqipëria ka nevojë për një të ardhme të ndershme.

Basha risjell në vëmendje dy amendamentet e depozituara në Kuvend që mbahen peng nga mazhoranca, të cilat synojnë forcimin e SPAK dhe transparencën në sistemin e drejtësisë. Ai bën thirrje që më 11 maj shqiptarët të zgjedhin fundin e pandëshkueshmërisë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të drejtë.

Postimi i plotë Bashës:

Korrupsioni gërryen ekonominë, dobëson demokracinë dhe i detyron të rinjtë të largohen nga vendi . Shqipëria ka nevojë për një të ardhme të ndershme, ku meritokracia të triumfojë, ekonomia të lulëzojë dhe rinia të ndërtojë ëndrrat e saj këtu, jo jashtë vendit.

Mbështetja jonë ndaj SPAK nuk është me fjalë por me vepra. Ne kemi depozituar dy amendamente në Kuvendin e Shqipërisë, që po mbahen peng nga një mazhorancë e korruptuar, e cila është në konflikt interesi me punën e Prokurorisë së Posaçme.

Amendamenti i Parë:
Krijimi i sektorit të ndihmës ligjore për të mbështetur prokurorët në hetimin dhe përpunimin e çështjeve komplekse.
Garanci për prokurorët pas mandatit të tyre, duke rregulluar emërimin dhe përfitimet financiare në përfundim të mandatit në SPAK.

Amendamenti i Dytë:
Kompetencë ekskluzive për GJKKO për ekzekutimin e vendimeve penale dhe shqyrtimin e kërkesave për ulje dënimi.
Ekstradime dhe njohje vendimesh të huaja të shqyrtohen vetëm nga GJKKO për veprat penale të grupeve kriminale.
Përshtatje të legjislacionit të vitit 2009 për t’u harmonizuar me ndryshimet e propozuara.

Po ashtu, ne kemi mbështetur kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të mundësuar ripërtëritjen e mandateve të prokurorëve, sepse jemi rreshtuar pa kushte në krah të atyre që duan të çrrënjosin korrupsionin të përhapur në çdo nivel të qeverisjes.

Është tashmë e qartë për të gjithë se më 11 Maj shqiptarët do të kenë përballë dy alternativa: njëra që mbështet fundin e pandëshkueshmërisë dhe tjetra që kërkon me çdo kusht ta mbajë veten mbi ligjin .

Zgjedhjet e 11 majit janë mundësia jonë për ta çliruar Shqipërinë nga frika dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë!

 

 

Read More
19 Dhj
0

“Qeveria më e korruptruar në Ballkan është në konflik interesi me SPAK”, Basha: Edi Rama po pengon amendamentet e mia që fuqizojnë Prokurorinë e Posaçme

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, është shprehur se qeveria e Edi Ramës më e korruptuara në Ballkan, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të penguar punën e SPAK. Basha theksoi se retorika mbështetëse për SPAK është vetëm për shoë, pasi veprimet e qeverisë, përfshirë ato të kryeministrit, zëvendëskryeministres, dhe ministrave, janë të fokusuar në pengimin e strukturave të drejtësisë.

Një prej tyre, sipas tij është edhe bllokimi i propozimeve të Demokratëve Euroatlantikë që do të ndihmonin në forcimin e SPAK. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen masive të qytetarëve për SPAK, të cilët kërkojnë një fund të korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë.

“E kësaj qeverie e cila ndodhet nën ankthin e aferave të shumta korruptive, se fjalët i merr era. Se pas fjalëve gjoja mbështetje ndaj SPAK, fshihet veprimtaria e qëlllimtë e ditë për ditshme, e natë përnatshme e kryeministrit të vendit, e zëvendëskryeministres së vendit, e kryetarit të bashkisë së Tiranës, e ministrave dhe ish-ministrave të Edi Ramës, për të penguar me çdo kusht dhe me çdo çmim punën e Strukturës së Posçme Anti-Korrupsion. Tashmë është e qartë si nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, qeveria e Shqipërisë është qeveria më e korruptuar në Balllkan. Tashmë që çdo raport tregon me gisht Edi Ramën si arkitektin e një sistemi ku korrupsioni është kthyer në bitkoinin kryesor të marrëdhënieve mes politikës, oligarkisë dhe krimit të organizuar, është e qartë që SPAK me gjithë përkushtimin e tij në luftë kundër korrupsionit, përbën kërcënim jetik jo thjesht për pushtetin por edhe për përballjen e Edi Ramës me drejtësinë. Por kjo nuk mund të jetë kurrsesi një realitet në një vend ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, siç tregohet studim pas studimi, mbështesin SPAK sepse duan t’i japin fund jo thjesht aferave korruptive që i kanë marrë frymën ekonomisë, që kanë shkatërruar familjet shqiptare, që kanë vënë në rrezik të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, por edhe pse duan pas 34 vitesh tranzicioni në dukje të pafund, t’i japin fund korrupsionit dhe t’i japin fund aferave të pushtetarëve dhe një pseudodrejtësie që të mbronte në vend që të godiste të korruptuarit shqiptarë duke krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Prandaj dua ta them edhe njëherë fare qartë se teatri me mbështetje me fjalë bëhet për të mbuluar të vërtetën dhe e vërteta është siç e tregon edhe bllokimi një vjeçar edhe i propozimeve tona në ndihmë të SPAK, se Edi Rama dhe qeveria e tij janë në një kurs përplasjesh dhe konflikti inetersi me SPAK. Nuk ka asnjë arsye tjetër se pse këto amendamente, në kundërshtim total me çdo praktikë parlamentare nuk futen në rendin e ditës, nuk çohen në komisionin e ligjeve, nuk diskutohen. Sepse diskutimi i tyre do t’i nxirrte zbuluar” – u shpreh Basha.

Read More
19 Dhj
0

“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë tonë kombëtare”, Basha: Të mos pengohet ndihma financiare prej 50 mln euro për mbrojtjen

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka kritikuar shumicën parlamentare për bllokimin e propozimit të tij për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.

Në një video të postuar në facebook nga deklarata e djeshme, Basha shkruan se vizitat dhe deklaratat mediatike nuk mjaftojnë, ndërsa bëri thirrje për veprime konkrete për të mbështetur Kosovën.

“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur rreziqet gjeostrategjike po përshkallëzohen nga Beogradi dhe Moska” – tha Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Vizita në Kosovë nga qeveria dhe shumica parlamentare është vetëm një fasadë kur në të njëjtën kohë ata bllokojnë propozimin tim për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.

Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka jo vetëm mundësinë, por edhe detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur Beogradi dhe Moska përshkallëzojnë rreziqet gjeostrategjike.

Fjalët e mëdha dhe shfaqjet mediatike nuk i shërbejnë Kosovës. Ajo që i duhet është mbështetja jonë me veprime konkrete – si propozimi për financimin e sigurisë së saj.

Le të tregojmë me vepra se siguria dhe e ardhmja e Kosovës janë prioriteti ynë kombëtar!

Read More