DEKLARATA E DEPUTETES DHE ANËTARES TË KRYESISË SË PD, MERITA BAKIU
Të dashur mësues gëzuar ditën e 7 marsit, ditën e mësuesit! Nderim përjetë respekt e mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare, atdhetare. Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.
Arsimi shqiptar në ditë me të këqija të tij. 7 Marsi dita e bekuar e Arsimit Kombëtar, e njohur tashmë si dita e mësuesit, e gjen arsimin në Shqipëri në ditën më të keqe. Shpopullimi ka sjellë gjithë e më tepër rënie të numrit të nxënësve; mbyllje shkollash, mësues të dalë të papunë që futen e rifuten në portal, me shpresën se ndoshta do t’u vijë radha një ditë të ushtrojnë profesionin.
Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT në një dekadë kemi një rënie të frikshme e dramtike të regjistrimit të nxënësve në arsimin e mësm. Në vitin shkollor 2022-2023 kishte gjithsej 95.8 mijë të regjistruar në arsimin mesëm, nga 154 mijë në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58.5 mijë nxënës më pak.
Prej vitit shkollor 2020-2021 e deri më sot, ulja është me 56 067 nxënës vetëm brenda katër viteve. 350 shkolla, janë mbyllur, shumë të tjera janë kthyer në shkolla të bashkuara ose klasa kolektive, duke cënuar seriozisht cilësinë në arsim, çka u vërtetua nga rezultatet më të ukëta në 20 vite, të dala nga PISA 2022.
Prej vitit 2013, mësuesit kanë humbur të drejtën e shpërblimit të fundvitit, paga e tyre mbetet më e ulëta në rajon dhe shumë më e ulët se vendet e Bashkimit Evropian, ku ne synojmë të shkojmë, pavarësiht premtimeve boshe të Kryeministrit të vendit
Arsimi meriton më shumë vëmenjde, rritje të financimit së paku në 5% të PPB, pagë të lartë për mësueist dhe pedagogët të krahasuar së paku me vendet e Ballkanit, infrastrukurë dhe standard të njëllojta për të gjtiha shkollat pavarësisht vendodhjes së tyre, qasje në internet për të gjtihë nxënësit, modernizim të kurrikulave dhe teksteve shkollore etj.
Për të gjtiha këto, Partia Demokratike, ka vullnetin, vizionin dhe specialistët e duhur për të ofruar arsim cilësor, paga dinjitoze, trajtim shumë të mirë të mësuesve, fuqizimin e integritetit të tij profesional, në bazë të meritës dhe jashtë kthetrave të politikës.
Read More