Blog
Sado e përditshme, e bollshme dhe e fryrë të jetë propaganda e Edi Ramës, ajo nuk e mbulon dot inkriminimin vertikal dhe horizontal që i ka bërë administratës, zyrave të shtetit.
Edi Rama me vendosmëri pa u ndalur para asgjëje, e ka dërguar inkriminimin në nivelet më të larta, deri në parlament.
Të dënuarit për trafik droge, për prostitucion, për rrëmbim personi, për kontrabandë, janë bërë aseti i Edi Ramës me të cilët ai ka kapur postet kyçe dhe po administron pushtetin.
Edhe në rastet kur nuk janë angazhuar drejtpërdrejt vetë, kur nuk janë bërë deputetë, kryetar të Këshillit të Qarkut, apo drejtorë, trafikantët financojnë dhe kanë njerëzit e tyre në pushtet.
Kjo do të thotë të gëzosh imunitet e ti shpëtosh drejtësisë, edhe kur shpallesh në kërkim nga gjykata italiane, apo e Venezuelës së largët.
Partia Demokratike do të bëjë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet krimale të Edi Ramës, dhe për dosjet tronditëse të njerëzve më të afërt të mazhorancës që kanë pushtetin real në vend.
Edi Rama mund të injorojë një mal me dosje e fashikuj kriminalë, e të mjaftohet me një fletushkë false penaliteti, por qytetarët do të informohen dhe jemi të bindur se do ta refuzojnë me përçmim inkriminimin e kryeministrit, i vetmi produkt deri më tani i kësaj qeverie.
Deklaratë e Koordinatores për Mediat Silvi Bardhi, 25 Gusht 2014