Blog
“Kodi IMEI, fundi i privatësisë, mbroni veten tuaj”!
“Nëse dikush ka akses në kodin tuaj IMEI, qoftë edhe për pak minuta, jeta juaj kthehet në një libër të hapur për të gjithë”.
“Përgjimi kërkon dy gjëra; Kodin IMEI për telefonin dhe programin për tu lidhur me këtë kod”.
“Mjafton kombinimi i programit me kodin personal IMEI, dhe të tjerët mund të të përgjojnë, duke monitoruar aktivitetet tuaja, me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphone”.
Këto janë konkluzionet e Mattheë T. Barker, një ekspert i mirënjohur, konsulent e partner në kompani ndërkombëtare, drejtor i një prej agjensive më të mëdha në botë për komunikimin dixhital.
Por Edi Rama dhe Ministrja kushërirë mendojnë ndryshe. Ata paturpërisht po mundohen ti hedhin hi syve shqiptarëve, duke thënë se kodi IMEI i cdo personi që ka një celular, u duhet për tjetër gjë.
Botërisht dihet se ky kod, është rruga më e sigurtë e gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të telefonave, mesazheve, e bisedave, pra cdo lloj komunikimi.
Kjo është arsyeja që edhe Gjykata e Drejtësisë e Luksemburgut ia ka ndaluar qeverive të Bashkimit Europian të kenë akses në kodin IMEI.
Ka vetëm një motiv pse qeveria kërkon të ketë kodin IMEI të cdo shqiptari. Sepse Edi Rama do të dijë cfarë mendojnë, cfarë flasin e cfarë komunikojnë qytetarët e vendit. Dhe kjo është një ndërhyrje brutale në të drejtat dhe liritë e individit. Eshtë fundi i privatësisë.
Tani kujt do ti besoni, ekspertëve më në zë ndërkombëtarë, Gjykatës së Drejtësisë së Luksemburgut, apo Edi Ramës dhe ministres kushërirë?
Deklaratë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, 11 Gusht 2014
Berisha: Përshëndetje! Jam sot para jush për një problem që, në bindjen time, është themelor për çdo komb, shoqëri dhe çdo vend, problem që nuk ka një të dytë më të rëndësishëm se atë, problemin e arsimit të lartë.