Blog

06 Mar
0

Reagim i sekretarit për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri

 

REAGIM I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

 

Ti Gazmend ke te drejte qe nuk me njeh por te do them se si te njoha une!

 

Se pari sepse kur ti u emerove drejtor ne Ministrine e Drejtesise ne mandatin e dyte te qeverisjes se PD, komunikoja me shefat e tu Sekretar i Pergjithsem e larte! Nuk te binte rradha te me takoje sepse ishe rang drejtori, megjithe rapektin per cdo drejtor dhe nenpunes te administrates publike! Dhe ne fakt nuk te mbaj mend kryesisht per kete arsye! Sepse s’me duheshe per asgje!

 

Kur dolem ne opozite dhe u zgjodha anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe per kater vite u caktova mga kryesia si Kordinator ne Degen e Tepelenes e me pas Drejtues Politik i fushates per Bashkine Selenice ne vitin 2015 e me pas per riorganizimin ne 2017, duhet te kesh qene keshilltar i Grupit Parlamentar, pra serish nje burokrat i partise! Nuk me duhej te te njohja apo me njihje sespse s’me duheshe po prape per asgje!

 

Momenti i pare qe te njoha ishte kur u emerove Minister Drejtesie dhe i drejtoheshe Rame me adhurim “o Skenderbe im konsensual”! Dhe Doktori yt dhe i

Imi i dashur pershendeste qeverine e perbashket si nje “marreveshje win-win”!

 

Pastaj te rinjoha  kur ne 2021 mora vesh se me kishe perjashtuar nga anetaresia bashke me 28 mije demokrate pse isha kritik ndaj lidershipit te partise! Kur shkova te votoj per Edit Harxhi si kandidate per kryetare partie, nuk gjeta emrin ne liste! Por demokratet e deges numer 2 natyrisht qe me mundesuan votimin se me njihnin prej shume vitesh, ndersa ty te njihnin thjeshte si nje burokrat i zakonshem i zyrave te PD!

 

Ne perfundim po te kujtioj dy gjera! Mos harro kurre shhprehjen e Balzakut se “pas cdo karriere te pamerituar, fshihet nje maskarallek i madh”! Kam dyshimet e mia pse ke bere nje karriere te pamerituar, por nuk e provoj dot se jam tradicional! Ndersa i ndjeri Gramoz Pashko, pasi e perjashtuan ne 1992 tha se “ na perjashtuan burokratet e partise neve qe e themeluam ate parti”!

 

E pra Gazmend, ti je i sinqerte kur thua qe s’me njeh! Kurse une po te njoh mire! Por thjeshte si nje djale i ri ambicioz por qe ka ngaterruar zanat! Politikan lind dhe nuk behesh! Mos e harro kurre!

Read More
06 Mar
0

Kryetari i PD,  Lulzim Basha kujton heroin legjendar të Kosovës, Adem Jashari: Vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim dhe krenari të thellë kombëtare para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

 

 

Read More
06 Mar
0

Deputetja e PD, Eralda Tase: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është subjekt i një sërë parregullsive dhe shkeljeve proceduriale të cilat reflektohen në raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shetit

 

DEKLARATA E DEPUTETES DHE ANËTARES SË KRYESISË SË PD, ERALDA TASE

 

 

Të nderuar qytetarë,

 

Qeveria shqiptare ka dështuar të prodhojë institucione të cilat janë të efektshme dhe kanë aftësinë të prodhojnë politika favorizuese kundrejt qytetarëve. Si çdo institucion tjetër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është subjekt i një sërë parregullsive dhe shkeljeve proceduriale të cilat reflektohen në raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shetit.

Vlen të theksoj se në këtë raport të KLSH evidentohet një mungesë regjistrimi në librat e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare për periudhën 2021- 2022, të tokave bujqësore që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural administron, (në sipërfaqe totale 19,033.95 ha), duke cenuar transparencën dhe pasqyrimin e plotë të të dhënave pasurore në administrim të Ministrisë. Situata pritet të jetë e ngjashme edhe për periudhën 2023 – 2024 nisur nga të dhënat paraprake.

Në fakt, të dhënat që marrim nga këto raporte të KLSH, vërtetojnë se një ministri e tillë ka aftësine absolute për të bërë çorap gjithë sektorin. Me dashje ose jo, çorba e gatuar nga ligësia dhe paaftësia e institucioneve të rilindjes ka bërë që:

Në vitin 2022 dhe 2023, rritja e bujqësisë ishte afër zeros, madje në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit të kaluar u kthye në negative (-0.5% në periudhën korrik-shtator). Blegtoria sidomos po vuan më shumë, siç tregon dhe tendenca e rënies së gjedhëve e prodhimit të qumështit. Kujtojmë protestën e fundit të blegtorëve të jugut, ku mes të tjerash ata kërkuan rregullim të tregut të importit të mishit i cili po shkakton rënie drastike të shitjes së produktit vendas, duke i vendosur familjet shqiptare që ushqehen nga biznesi i blegtorisë në risk të madh për faliment.

Janë të panumërta thirrjet nga fermerët në të gjithë vendin, të cilët po e gjejnë veten në kushtet kur produktet e tyre nuk shiten dhe ata detyrohen t’i flakin. Një vit prodhohet grur me shumicë për shkak se Ministria e Bujqësisë i udhëzon të bëjnë këtë gjë, e më pas vitin pasardhës, produkti mbetet stok i pashitur ndërkohë që institucionet përgjegjëse heshtin dhe nuk marrin masa.

Problemet e bujqësisë në qarkun e Fierit janë të panumërta, por një informacion i fundit që mbërrin në Partinë Demokratike vjen specifikisht nga fshati i Sukut, ku fermerët po hedhin poshtë prodhimin e kastravecit për shkak se grumbulluesit kanë rënë dakord për blerjen e produktit nën kosto. Asnjë ndërhyrje nga ministria.

Fundi i këtij regjimi do ta shpëtojë Shqipërinë, është e vetmja mënyrë.

Partia Demokratike e ka një plan të mirëstudiuar për bujqësinë, një program i cili do ti jap fund korrupsionit dhe abuzimet në kurriz të fermerëve shqiptarë dhe subvencionim të prodhimeve që të mos detyrohen ti hedhin më.

 

Faleminderit!

Read More
06 Mar
0

Kulluri: Ata e dinë dhe vetë që kjo është “rrugicë qorre”!

 

Reagimi i sekretarit për marrëdheniet me publikun, Edvin Kulluri:

 

Kooptimi i djeshem i Bardhit dhe Gjekmarkajt nga Sali Berisha kaloi permes nje debati 3 ore pa vote ne kryesine e Rithemelimit dhe me kundershtine publike te disa anetareve te saj dhe Keshillit Kombetar. Biles argumenti i Zedheneses se ky “eshte vendim qe e kerkon Kryetari” ka qene argumenti me absurd por efikas qe u mbylli gojen atyre qe nuk ishin dakort. Se helbete, “keto pune i di Doktori”!

Bashkimi i opozites ne nje formacion politik, koalicion apo liste te perbashket eshte gjeja me normale qe duhet te ndodhe nje vit e kusur para zgjedhjeve te 2025 pas 11 vitesh opozite te paprecedente te PD! Por bashkimi duhet te kete nje modalitet legjitim dhe duhet te kete nje baze morale politike. Perndryshe eshte pazar.

Problemi nuk eshte retorika dhe akuzat e ndersjella Berisha-Bardhi-Noka etj., pervec atyre per “vrasje” qe i kane drejtuar njeri-tjetrit. Keto jane normale ne nje situate konflikti si ajo e pas 8 shtatorit 2021 dhe 8 janarit 2022!

Çeshtja eshte se Bardhi me shoke e shoqe, kane shkelur mbi nje vendim politik te rendesishem qe e kane shkruar e votuar po vete si Rezoluta e 18 dhjetorit 2021 me arsyetimin se nuk do bashkepunonin me nje person non-grata si Berisha.

Po ashtu akuzat e Bardhit  ndaj Berishes per “vrasjet ne Gerdec” dhe te Berishes ndaj Bardhit per “vrasje ne Elbasan” jane akuza te karakterit penal.  Nese ne kete vend do kishte sistem normal drejtesie, Berisha dhe Bardhi duhet te ishin thirrur “kryesisht” nga Prokuroria per te vertetuar akuzat e renda qe kane leshuar ndaj njeri-tjetrit!

Por tejkalimi dhe shkelja  pa u dridhur qerpiku i vendimeve te marra po vete nga Mbaz Gardhi me shoke apo akuzave per “vrases” eshte bere vetem me nje arsyetim: Berisha ka me vete shumicen e demokrateve! Pra ka me shume vota dhe vende per te marre nje mandat deputeti ne 2025! Kaq eshte gjithe historia! Nje mundesi per nje vend pune ne politike!

Dhe e gjithe kjo perdorje qe i behet “shumices se demokrateve” fshihet pas perrallave me “fitore” dhe “revolucion”! Ne keto 7 vite kjo eshte hera e 6-te qe premtohet “fitore” si ajo e 2017,2019, 2021, 6 marsit dhe 14 majit. Dhe Gazi me shoke kane qene aty pa arritur asnje fitore por vetem humbje pas humbjeje! Biles Bardhi ka qene Sekretar  i Pergjithshem i PD ne kete kalvar humbjesh. Aq me keq i PD zyrtare qe Berisha me shoke e cilesojne si “pakice”! Dhe po te mbledhesh bashke votat e 2 PD-ve, humbja ne 2025 eshte e sigurt. Bashkimi i Rithemelit me Gazin e Gonin etj., garanton nje humbje akoma me te thelle!

Dalja ne zgjedhjet e 2025 e opozites ne kushtet qe jemi nuk con drejt fitores as me matematike e as me moral politik.

Elektorati i djathte sot e prej kohesh ndahet ne 3 kategori: Rithemelimi, PD zyrtare dhe votuesit indiferente ndaj te dyja paleve. Pa keta te 3-et fitorja eshte iluzion qe shitet nga Berisha si realitet permes perrallave me mbret nga ballkoni. Por shumica e atyre qe ulen koken dje ne Kryesi e Keshill Kombetar e votuan si dele sic tha Endira Bushati, pas urdhrit te Doktorit per tu perqafuar me Gazin, kete e dijne mire. E dijne dhe Gazi me shoke e shoqe qe fitorja nuk vjen prej bashkimeve mekanike pa asnje bosht moral e politik.

Berishes i duhet “te leshoje ca gazra” ndaj nderkombetareve per te treguar medemek force numrash. Ndersa gazrave u duhet nje Doktor per te qene ne parlamentin e ardhshem. E nderkohe mbeshtetesve qe i kane mbetur Rithemelimit u shiten p…. me rigon per 2025!

Megjithate urime dhe suksese ne jete! Dhe mos harroni qe te vazhdoni te talleni me ata qe ju besojne! Teater pa skektatore nuk ka! Buke dhe cirk thoshin romaket! Gazra dhe Gonra po thote Doktori! E njejta gje eshte!

 

Read More
06 Mar
0

“PD u nda për shkak të dy qëndrimeve mbi marrëdhënien dhe kërkesave të SHBA”. Nënkryetari demokrat, Çollaku: Bashkimi ndodh nëse bie shkaku për të cilën u ndamë, marrëdhënia me SHBA

 

Postimi i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

Ndarja në PD nuk ndodhi për asnjë marrëdhënie personale. Ndarja në PD ndodhi për shkak të dy qëndrimeve mbi marrëdhënien dhe kërkesave të SHBA.

Një palë konsideroi marrëdhënien me SHBA strategjike dhe të pakushtëzuar.

Pala tjetër konsideroi marrëdhënien me SHBA, me kushte dhe deri sovraniste.

Edhe sot e njëjta ndarje është, disa individë me rrogë deputeti që ndërrojnë disa karrige, nuk i bëjnë asgjë të njëjtës Ndarje.

Bashkimi ndodh nëse bie shkaku për të cilën u ndamë: Marrëdhënia me SHBA.

Read More
05 Mar
0

Strategjite ne leter dhe rritja e kapaciteteve te FA jane 2 gjera te ndryshme”, Kulluri:  Siguria Kombëtare trajtohet me shumë si spektakël se sa si detyrë themelore e nje qeverie!

 

 

Postimi i sekretarit për marrëdheniet me publikun, Edvin Kulluri:

 

 

Meqenese mazhoranca ka miratuar ne Kuvend Strategjine Kombetare te Sigurise, disa aspekte duket se jane kritike! Te miratosh nje dokument strategjik dhe ta zbatosh ate jane 2 gjera te ndryshme.

 

Se pari, ky dokument ka kaluar ne heshtje pavaresisht nga rremuja e krijuar nga nje pjese e opozites ne Kuvend, c’ka ka pamundesuar nje debat serioz per kete ceshtje kritike.

 

Se dyti, nuk dijme se ne c’nivel eshte zbatuar Strategjia e meparshme e miratuar ne vitin 2014! Rezulton se per shembull, detyrimi per te pergatitur Strategjine e Forces Detare nuk eshte permbushur ne 10 vite!

 

Se treti, dy komponente thelbesore te Sigurise Kombetare si Siguria Ushqimore dhe Energjitike ne 11 vite te qeverisjes socialiste kane mbetur ne vendnumero. Asnje investim serioz ne burime te reja te energjise elektrike nuk rezulton te jete realizuar. Sa per AKU, dihet publikisht qe as nuk i afrohet standarteve te kerkuara.

 

Se katerti, askush nuk thote se ne c’nivel qeveria shiptare ka financuar deri tani Forcen e Luftimit dhe sa eshte mbeshtetur ngritja e saj nga partneret. Qeveria shqiptare pavaresisht nga mbeshtetja bujare e SHBA, ka patur detyrimin te financoje ndjeshem Forcen Tokesore.

 

Se pesti, Mbrojtja Civile permes ish BMR nuk eshte rritur ne kapacitete trajnimi, stervitjeje dhe pajisjeje.

 

Se gjashti, para se te flasin per Force Rezerviste, duhej qe te garantohej plani i rekrutimit. Rezulton se ka nje boshllek te madh mes nevojes per personel ushtarak dhe rektutimeve sidomos ne vitin qe lame pas.

 

Strategjite ne leter dhe rritja e kapaciteteve te FA jane 2 gjera te ndryshme, por mesa duket “modeli fasade” vazhdon te dominoje mendesine e qeverisjes se Rilindjes! Per me teper qe korrupsioni eshte nje “gerryes” i beaimit ne FA. Ashtu sic propozimi i PD per alokimin e 50 milione eurove per mbeshtetjen e FSK nuk ka marre ende nje pergjigje, c’ka jane shenja se ceshtja e Sigurise Kombetare trajtohet me shume si spektakel se sa si detyre themelore e nje qeverie!

Read More
04 Mar
0

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR

 

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj:

 

Me kërkesë të tyre patëm një takim në cilësinë e bashkëkryetarëve të komisionit të reformës zgjedhore me Drejtorin e Përgjithshëm të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), z. Matteo Mecaçi, drejtuesen e Departamentit të Zgjedhjeve të ODIHR, zj. Meghan Fitzgerald dhe këshilltarin Jacopo Leone.

I informova për qëndrimet e PD mbi adresimin e rekomandimeve të ODHIR për, ndalimin e shitblerjes së votës, ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore nga qeveria në zgjedhje, për rregullimin e financimit të fushatave zgjedhore si dhe me domosdoshmërinë e adresimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke i shpjeguar se qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votimin dhe numërimin elektronik në gjithë Shqipërinë dhe votën e plotë dhe efektive të diasporës.

I shpreha se PD ka qenë e mbetet e gatshme prej muajsh, për miratimin e reformës zgjedhore si interes më i lartë i shqiptarëve dhe i falenderova për ofrimin e asistencës së ODHIR me ekspertizën e tyre për këtë reformë.

Read More
04 Mar
0

Hapja e bazës ajrore të Kuçovës nga NATO, sekretari për sigurinë kombëtare në PD, Gjunkshi:  Ngjarje historike, jo vetëm për sistemin e mbrojtjes dhe të sigurisë së Shqipërisë por dhe stabilitetit të rajonit e më gjerë

 

Postimi i Sekretarit për sigurinë kombëtare dhe koordinimin euro-atlantik, Xhemal Gjunkshi:

 

Me personalitete të Nato-s dhe SHBA në përurimin e bazës ushtarake të Kuçovës. Ngjarje historike, jo vetëm për sistemin e mbrojtjes dhe të sigurisë së Shqipërisë por dhe stabilitetit të rajonit e më gjerë. Për mua si drejtues  i hierarkisë më të lartë të Forcave të Armatosura dhe si Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik në Partinë Demokratike të Shqipërisë, merr një domenthënie të vecantë kjo ditë që na jep edhe më shumë dinjitet dhe autoritet gjeopolitik si anëtar i Aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO

Të njëjtën konsideratë për rëndësinë tejet të veçantë që do të ketë kjo bazë ushtarake, ndamë me miqtë amerikanë dhe europianë të cilët e konsiderojnë Shqipërinë një vend mik dhe me pozitë të merituar në mbrojtjen e stabilitetit gjeopolitik të rajonit.

 

Read More
04 Mar
0

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, arritje madhore”, Basha: Hapja e bazës së Kuçovës, një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar

 

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishtë një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

 

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

 

Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe  dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

 

 

 

Read More
04 Mar
0

PD, nënkryetari Kreshnik Çollaku: Hapja e bazës së Kuçovës, lajm shumë i mirë. Mazhoranca të miratojë amendamentin Basha për ti akorduar Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake për mbrojtjen e saj

 

Postimi i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

 

Anëtarësimi në Nato është ndër ditët më të shndritshme të historisë së Shqipërisë dhe jo nata e propagandës më të cilën pushtetarët e sotëm kërkonin të manipulonin mëndjet e shqiptarëve.

15 vjet më parë, pas një pune të jashtëzakonshme me mbështetjen e SHBA dhe aleatëve tanë, Shqipëria ia doli të hapë një faqe të re në historinë e saj, duke u bërë anëtare e Nato. Nga një konsumuese e sigurisë, Shqipëria u shndërrua në kontribuese për sigurinë.

Sot, kur siguria është më e kërcënuar se asnjëhëre më parë që nga lufta e ftohtë, një mirënjohje shkon për aleatët tanë të NATO-s, që mundësuan vënien në funksion të bazës ajrore të Kuçovës.
Ky është një lajm i mirë për vendin dhe rajonin tonë.

Sot kërkohet më shumë angazhim dhe përkushtim e jo propagandë për të zhvilluar potencialin mbrojtës të vendit e për sigurinë tonë kombëtare që është e lidhur ngushtësisht me sigurinë e Kosovës.
Prandaj është edhe njëherë dita për t’i berë thirrje mazhorancës të miratojë pa humbur kohë amendamentin Basha për ti akorduar Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake për mbrojtjen e saj.

Siguria e çdo vendi fqinj me Shqipërinë, është siguri për vetë Shqipërinë.

Read More