Deputeti Halimi denoncon kapjen dhe gjunjëzimin e sistemit gjyqësor me projektin e Edi Ramës, kundër gjithë thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë, profesionistëve dhe opozitës së vendit
Blog
Basha: ‘’Dyshja Rama –Meta, nuk kanë tjetër parim apo vlerë përveç promovimit të krimit, ardhjes së krimit në krye të administratës, futjes së krimit në Parlament, vjedhjes ditën për diell të 3 miliardë dollarëve, pasuri të shqiptarëve, me marrëveshjen famëkeqe të CEZ-it”
Deputeti Ristani denoncon si antikushtetuese dhe kapje te shtetit miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Bozdo bën transparencë mbi një nga pikat e vjedhjes së shekullit me marrëveshjen e Ramës me CEZ
Kryetari i Partisë Demokratike: Fjalën e radhës e kanë gardianët e Kushtetutës, fjalën e fundit qytetarët
Partia Demokratike organizon konferencën për shëndetësinë, ku u analizua puna e 300 ditëve c’ka ka treguar mashtrimin për shëndetësi falas dhe përkeqësim të situatës. Korrupsion, mungesë kompetence në drejtim dhe shërbimi ndaj qytetarëve në ditën më të keqe.
Partia Demokratike zhvilloi sot Konferencën “300 ditë mjerimi në Shëndetësi” ku u analizuan me ekspertë, profesorë dhe grupet e interesit të fushës së shendetësisë, politikat e qeverisë dhe në vecanti premtimet e parealizuara për shendetësi falas.
Tritan Shehu duke analizuar politikën e qeverisë për shendetësi falas, e cilësoi atë si spekulim dhe aspak konkret nga ana e qeverisë. “Qeveria kërkon të spekullojë dyfish me qytetarët që ata të mos ta kuptojnë që po paguajnë, apo ta konsiderojnë shëndetësinë “dhuratë socialiste”. Qeveria kërkon të bëjë çfarë të dojë me taksat e tyre. Një praktikë, kjo e përdorshme në vendet afrikane por qytetarët nuk gënjehen më. A do të ketë shëndetësia falas më 2017?! Kjo është absurde! Reformat e mëdha realizohen që në vitin e parë elektoral. Përfundojnë nga i treti, për t’u marrë rezultatet tek i katërti. Qeveria po bën të kundërtën sepse duan veçse të fitojnë kohë”, tha Shehu.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se premtimi i qeverisë për shëndetësi falas është një mashtrim dhe i parealizueshëm. Ai i kërkoi maxhorancës të tërhiqet nga ky premtim.
“Po trajtojmë modelin e shëndetësisë që kemi, modelin që është premtuar, atë që po bëhët dhe atë që duam të kemi. U ndalëm tek shëndetësia falas që në fakt është një absurditet. Thënia e njohur anglosaksone ‘nuk ka asnjë drekë falas’ e tregon se sa i lartë është koefiçienti i mashtrimit kur pretendon që shëndetësinë ta kesh falas, shërbimin më të shtrenjë dhe kompleks që ka krijuar qytetërimi njerëzor. Është e qartë se është mashtrim elektoral, pa asnjë bazë, pa asnjë premisë realizimi. Në këto kushte nëse premtimi për shendetësi falas do të orientohej thjeshtë nga një dëshirë naive për të paraqitur si një arritje të një force politike apo të një qeverie, ofrimin e një shërbimi pa kontribute specifike, kjo do të ishte gjysma e së keqes. Këtu do të mjaftonte thirrja tërhiquni nga ky premtim”, tha Basha.
Eksperti për politikat shëndetësore Gazmed Koduzi analizoi politikat në sistemin parësor që sipas tij është duke përjetuar probleme të mëdha nga politikat e qeverisë në këto 300 ditë. “Sistemi parësor gjatë 300 ditëve është goditur në shtyllat e tij kryesore: financimi, menaxhimi dhe motivimi i personelit shendetesor. Këto sjellin: rritje të centralizimit, rritje të korrupsionit dhe ulje të cilësisë së shërbimit për qytetarët. Janë pacientët që vuajnë duke paguar më shumë, marrin shërbime shëndetësore më pak cilësore dhe janë më pak të shëndetshëm”, tha Koduzi.
Ndërsa dr. Luftar Zebi analizoi shërbimin spitalor duke e përkufizuar si në udhëkryq nga politikat e qeverisë aktuale. “Gjatë kësaj qeverisjeje është vërejtur: drejtim dhe menaxhim spitalor jo kompetent, centralizim dhe Megakorrupsion si sindroma e vitit zero. Shpenzime jo në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit për pacientët si dhe rrënim i financave të pacientëve. Sistemi është më pak i aksesueshëm nga qytetarët dhe më i shtrentë pasi vendimarrja është e përqendruar dhe e politizuar dhe ka sjellë uljen e cilësisë së shërbimit për qytetarët”, tha ai.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, analizoi shërbimin farmaceutik në vend. Ajo u shpreh se qeveria bëri emërime nepotike në këtë sistem.
“Emëruan në krye të Drejtorisë Farmaceutike një person me lidhje nepotike, me arsim të dyshimtë, që ka ngelur dy herë në provimin e shtetit, dhe nuk gëzon të drejtën e ushtrimit të profesionit. Emëruan në krye të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB) një person të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumetacioni, zhdukje të mostrave të barnave, dhe 1 milion dollarë dëm të shkaktuar shtetit me skadimin e barnave në QSUT”, tha Vokshi.
Ajo shtoi se qytetarët po vuajnë nga mungesa e barnave pasi ata janë centralizuar, një pjesë e tyre janë shtrenjtuar ndjeshëm. “Më ka shkruar një qytetar, z Ferhati, i cili vjen nga Cërriku që të bëjë një gjilpërë në QSUT sepse vetëm atje ka”, tha Vokshi. Deputetja e PD denoncoi edhe tenderat e ilaçeve. “Ka mungesë totale transparence, afera të hapura korruptive në tendera, klientelizëm, korrupsion dhe diskriminim në procesin e regjistrimit, riregjistrimit dhe dhënies së pullave të barnave nga QKKB. Po shkatërrohet zinxhiri i import-shpërndarjes, humbet kontrolli mbi listën e rimbursimit – rritje fiktivitetin dhe korrupsionin, klientelizëm në hartimin e listës së barnave të rimbursuara si dhe cënim i pavarësisë së enteve publike”, tha Vokshi.
Në panel diskutuan edhe ekspertë dhe profesorë të mjekësisë në vend. Prof.dr Isuf Kalo u shpreh se studimet e bëra në vendet e tjera në lidhje me sistemin tregojnë se sistemet që janë të mbështetura tek modeli Bismark, pra tek kontributet, kanë një ndikim më të mirë tek pacientët. “Duhet kuptuar që sistemi është një rrugëtim dhe duhet përmirëusar. Por sistemi me kontribute është vërtetuar nga studimet si më i miri për qytetarët. Duhet të kuptojmë që shërbimi shëndetësor është një e mirë publike dhe nuk është pronë e një partie politike”, tha Kalo.
Nga ana e saj, ish-ministrja e Shëndetësisë dhe mjekja Anila Godo analizoi sistemet e shëndetësisë ndërsa vlerësoi sistemin gjerman me kontribute, dhe sugjeroi se ky sistem duhet të vazhdojë duke kërkuar zgjerimin e bazës së kontributeve dhe ruajtjen e shtresave sociale. “Për cfarë arsye duhet të kthehemi mbrapa e të humbim kohë?! Të humbim asistenca, burime njerëzore dhe të dëmtojmë shendetësinë?! Nuk mund të kthehemi mbrapa dhe ti vëjmë një x të gjithë asaj që kemi arritur. Skema që kemi ka ecuar në mjaft vende të zhvilluara të botës dhe nuk e kuptoj pse qeveria nuk kërkon të vazhdojmë me këtë skemë. Jam dakord që shëndetësia falas është një iluzion”, tha Godo.
Ndërsa prof.dr Fedhom Meksi u shpreh se vendi ka një sistem parësor të mjeruar dhe kërkoi që të ketë më shumë vëmëndje në sistemin arsimor. Prof.dr Edmond Kapedani u shpreh se shëndetësia nuk mund të trajtohet sikur ka nisur çdo gjë nga zero dhe kërkoi që politika të mbështesë dhe inkurajojë mjekët. Ai kritikoi sistemin aktual edhe për mungesën e ilaçeve ndërsa kërkoi decenralizim dhe mbështetjen e shërbimit parësor. “Mendimi im është se sot ne nuk jemi asgjëkundi. Ato 5 gjëra që u bënë me të gjitha mekanizmat e mundshme mundohen të transformohen dhe po fillojnë nga viti 0. Ajo që më shqetëson më shumë është se këto nuk mund të bëhen me urdhëra partie. Drejtuesit duhet të jenë njerëz kompetentë, njerëz që të mbrojnë elitën mjekësore. Kërkohet që shefat e shërbimeve ti caktojë Kruqi i Kuq shqiptar. Është absurditet i madh. Është si dekanin e arteve figurat
ive ta caktojnë punonjësit e dekorit”, tha Kapedani. Ndërsa eksperti Gramoz Dudushi tha se rrezimi i çdo gjëje të arritur në sistemin aktual do të ketë një kosto të madhe dhe kërkoi që sistemi të liberalizohet.
Grupet e interesit të urdhërit dhe shoqatës së farmacive u shprehën kundër projektligjit të qeverisë ndërsa kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Në panel foli edhe gazetarja Egla Bardhi e cila us hpreh se ka një mungesë informacioni nga dikasteret e shëndetësisë dhe kritikoi mungesën e barnave.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se:
“Në raport me gjendjen aktuale, një vit pas instalimit në pushtet të një qeverie që erdhi me premtimin e shëndetësisë falas, bilanci flet shumë keq, nuk flet për avancime, por për prapakthehu në të gjithë sektorët e ofrimit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për ne si opozitë politike, problemi qëndron tek bazamenti që ishte pikërisht premtimi i rremë apo mashtrimi se shëndetësia do të ishte falas dhe nuk do të kushtonte lekë kur e dimë fare mirë se ky është një koncept jo i vjetëruar, por është një koncept utopik, pse jo komunist le të themi, sepse çdo gjë, çdo mall, çdo shërbim ka vlerën e vet. E përsëris edhe njëherë, as drekë nuk ka falas, dikush e paguan, mund të mos e paguash ti, por dikush do ta paguajë. Do ta paguajë restoranti, do ta paguajë kuzhinieri? Dikush do ta paguaj. Do ta paguajë pronari? Dikush do ta paguaj. Kush e paguan shërbimin shëndetësor më të shtrenjtë, më të sofistikuar . Kush do ta paguajë, Tony Blair do ta paguajë, që e sjell falas? Kërkoj ndjesë për përdorimin e emrit të ish-kryeministrit të nderuar Britanik, por të na e thotë kush do ta paguajë shërbimin më të shtrenjtë dhe të sofistikuar, që ka guximin ta quaj falas. E pra, nëqoftëse themeli është I shtrëmbët, apo në rastin konkret nuk ka themel, e gjithë ndërtesa rrezikon të bjerë e ti zërë brenda të gjithë palët e interesuara që janë shqiptarët, janë pacientët në rradhë të parë dhe të afërmit e tyre që janë qytetarët e këtij vendi”.
Më tej, Basha tha se:
“Shëndetësia mund të bjerë, mund të viktimizohet nga skemat e mega korrupsionit shtetëror. Centralizimi në përmasa groteske, ka mbetur vetëm që shërbimet të kryhen në zyrën e Ministrit se në çdo aspekt tjetër centralizimi ka arritur në përmasa të padëgjuara në këto 23 vite. Ecja prapakthehu, duke zhbërë etapa të përmbyllura me sukses në një reformë që u tha këtu, dhe ka 23 vite që vazhdon. Ulja defakto e shpenzimeve, në rastin e parësorit, përgjysmim i rritjes së buxhetit të ISKSH, dhe këtej thuhet shëndetësi falas. Kemi proces klientelist të përgatitjes së listës së barnave të rimbursueshme, që nuk ka sjellë ulje të çmimit të barnave; mbetja në vend dhe kthimi prapa i procesit të decentralizimit të qendrave shëndetësore nga të cilat janë shkarkuar 85% e drejtuesve të trajnuar nga programe të USAID dhe Bashkimit Europian, për tu zëvendësuar me persona pa trajnimin e duhur, agronomë, inxhinier, oficerë, por edhe persona të ndjekur, apo dënuar pikërisht për kontrabandë apo për abuzimet e tyre në sektorin e shëndetësisë”.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Korrik 2014