Blog

20 Gus
0

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike takohen me Kryetarin e Dhomës së Perfaqësuesve të Japonisë, z.Bunmei IBUKI

N/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z.Edmond Spaho së bashku me një grup deputetësh të Partisë Demokratike u takuan sot me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, z. Bunmei IBUKI dhe delegacionin që e shoqëron.

Z.Spaho shprehu keqardhjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur dje në një zonë të Japonisë, ku humbën jetën dhjetra vetë nga rreshqitja e dheut si dhe i ofroi ngushëllime të sinqerta familjeve të cilat humbën njerëzit e tyre të afërm.

Të dy palët vlerësuan marrdhëniet shumë të mira që ekzistojne midis dy vendeve tona në të gjitha nivelet por vecanërisht ato politike dhe ekonomike duke shprehur vendosmërinë për ti zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Z.Spaho e falenderoi z.Ibuki për ndihmen e madhe financiare prej rreth 400 milion $ të dhënë ndër vite Shqiperisë në formën e projekteve te ndryshme. 

Ai u ndal vecanërisht në projektin e kanalizimeve të Tiranes prej rreth 100 milion $ i cili ka filluar te zbatohet me financimin e qeverise japoneze ku përfitues do të jene banoret e kryeqytetit përmes përmirësimit të cilesise së jetës.

Po ashtu u shpreh vleresimi për projektin tjetër të rendesishem për manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane i cili finacohet nga qeveria japoneze ku është perfitues qyteti i Tiranës.

Z. Ibuki shprehu gadishmerinë e palës japoneze për të kontribuar në projekte të ngjashme në të ardhmen.

 

 

Read More
20 Gus
0

PD: Prokuroria të hetojë mekanizmin e punësimit në të gjithë zyrat e Partisë Socialiste

Deklaratë e deputetes Voltana Ademi

(më tepër…)

Read More
20 Gus
0

PD: Rama producent i inkriminimit të parlamentit, heshtja vetëm e zmadhon skandalin

Deklaratë e Partisë Demokratike

(më tepër…)

Read More
19 Gus
0

PD: Bilanci më dramatik në miniera, ku kanë humbur Edi Rama e Erion Veliaj?

Partia Demokratike është e shqetësuar për gjendjen e sigurisë në minierat tona.

Në krye të vitit pas ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, ka sot një bilanc lufte, më dramatiku në vitet e fundit, me mbi 13 viktima.

Duke i shprehur ngushëllimet familjeve të dy viktimave të sotme në minierën e Martaneshit, Denain Barci e Xhemal Sela, duam të denoncojmë përkeqësimin në gjëndjen e sigurisë në miniera, paaftësinë e qeverisë, mashtrimin epokal që kanë bërë e bëjnë cdo ditë me minierat e me minatorët.

Zero reforma, përkeqësim në kushtet dhe trajtimin e minatorëve. Gënjeshtër e pashembullt me moshën e pensionit.

Të vetmet ndryshime të bëra, janë largimi i profesionistëve të repartit të inspektim-shpëtim minierave dhe zëvendësimi i tyre me militantë, si dhe trafikimi i licensave minerare për interesa klienteliste.

Të gjithëve iu kujtohet se cfarë bënte në opozitë, Edi Rama dhe Erion Veliaj kur ndodhte ndonjë incident në miniera. Nxirrnin vrer nga nëntoka e drejtonin gishtin nga qeveria. U përbetuan se me ta, minatorët do të ishin të sigurtë, do të dilnin në pension 55 vjec, e do të ishin të lumtur.

Ku janë sot Edi Rama dhe Erion Veliaj? Duke gërmuar në resorte turistike dhe nuk gjejnë asnjë sekondë kohë, as për të shprehur ngushëllime, teksa mbi supe nuk iu rëndon aspak përgjegjësia që kanë për humbjen e jetëve, për mungesën e sigurisë në punë, dhe për mashtrimin e turpshëm që kanë bërë për minierat dhe minatorët.


Deklaratë për media e kooordinatores për media Silvi Bardhi, 19 Gusht 2014

 

Read More
19 Gus
0

PD: Inkriminimi i zyrave dhe heshtja e Ramës, krijon Canet

Deklaratë e Partisë Demokratike

(më tepër…)

Read More
19 Gus
0

PD: LDG, gratë dhe vajzat të reagojnë fuqishëm për punësimin në këmbim të favorit seksual

Deklaratë e kryetares së Gruas Demokrate, Albana Vokshi

(më tepër…)

Read More
18 Gus
0

Video e skandalit të punësimit me favor seksual shfaqet para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës dënojnë aktin dhe sistemin e ngritur nga oligarkia në pushtet

(më tepër…)

Read More
18 Gus
0

PD: Favori seksual në këmbim të punës, është oligarkia në veprim

Deklaratë deputetit Oerd Bylykbashi

(më tepër…)

Read More
18 Gus
0

PD: Inkriminimi i Kuvendit e dhuna ndaj opozitës, Rama 39 ditë heshtje

Deklaratë e deputetit Igli Cara

(më tepër…)

Read More
17 Gus
0

PD: Me Ramën, zyrat e PS e të qeverisë janë bërë punishte abuzimi

Deklaratë e deputetes Albina Deda

(më tepër…)

Read More