Blog

14 Gus
0

PD: IMEI, të gjithë kundër ndërhyrjes së qeverisë në privatësinë e qytetarëve

Sa më shumë shtohen reagimet për çështjen e ruajtjes së privatësisë, IMEI-t të telefonit, aq më qesharake bëhen argumentat e qeverisë.

Shoqëria civile tek ne, ekspertët ndërkombëtarë, Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut, shprehen absolutisht kundër marries nga qeveria të IMEI-T, pra kodit unik personal të telefonit të cdo abonenti.

Sepse IMEI është një nga rrugët më të sigurta, të gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të bisedave e mesazheve. Dhe nëse dikush zotëron kodin tënd të IMEI, jeta jotë kthehet në një libër të hapur.

Megjithatë Kryeministri Rama, ministrja kushërirë, kanë dalë kundër gjithë botës, dhe duan patjetër të përgjojnë, të hyjnë brenda privatësisë së cdo shqiptari, një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë.

Eshtë bërë objekt barsaletash së fundmi, edhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shihni cfarë thotë ai që duhej të ishte besnik i mbrojtjes së privatësisë, dhe jo besnik i qeverisë.

Ne nuk ndërhyjmë thotë ai, po nëse dikujt, të dhënat personale do ti keqpërdoren, atëherë ne do të reagojmë.

Pra sipas besnikut të qeverisë, dhe jo besnikut të të dhënave personale, pasi ti jetë shkatërruar jeta dikujt, atëherë ai do të ndërhyjë.

Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje qytetarëve të lirë të vendit, të mos dorëzojnë kodin IMEI, sepse privatësia është e shenjtë dhe e garantuar me ligj.

I bëjmë thirrje kompanive të telefonisë, të mos ia dorëzojnë qeverisë të dhënat personale të abonentave, ndryshe do të përballen me pasojat ligjore dhe me bojkotin masiv të shqiptarëve.


Deklaratë e këshilltarit ligjor të grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, 14 Gusht 2014

Read More
14 Gus
0

PD: 35 ditë heshtje, Rama inkriminoi partinë e tij, administratën dhe parlamentin

Deklaratë e deputetit Sherefedin Shehu

(më tepër…)

Read More
13 Gus
0

PD: Didi bën paradë, policët grabiten e carmatosen në mes të ditës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u përpoq dje të kompensonte mungesën e qeverisë, me një dalje mediatike propagandistike, për sukseset e mëdha me rendin dhe sigurinë.

Por gjatë kohës që numëruesi i parë i votave për Partinë Socialiste lexonte shifra që nuk e bindnin as atë vetë, një lajm nga Shkodra ia hodhi poshtë të gjitha arritjet.

Një polic u grabit, iu morën paratë dhe arma e shërbimit, pikërisht në kohën që numëruesi i parë i votave të Partisë Socialiste, Didi, shpallte rezultatet e punës së tij. Dhe pak ditë më parë, një tjetër polic në Tiranë, u grabit dhe u carmatos në mes të ditës.

Grabitja dhe carmatosja e policëve në mes të ditës, është treguesi real i gjëndjes së përkeqësuar të rendit, dhe rënies së autoritetit të Policisë së Shtetit, për shkak të politizimit të saj, dhe largimit masiv të profesionistëve.


Deklaratë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, 13 Gusht 2014

Read More
13 Gus
0

PD: Kuotat e reja, Rama akt armiqësor ndaj 12 mijë të rinjve

Deklaratë e deputetit Bushati pas publikimit të koutave të pranimit në universitetet publike

(më tepër…)

Read More
13 Gus
0

PD: Skandali i CEZ, cdo shqiptar një pagesë më shumë për firmën e Edi Ramës

Deklaratë e Enno Bozdos

(më tepër…)

Read More
13 Gus
0

PD: Heshtja e Ramës zmadhon inkriminimin e parlamentit

Deklaratë e Partisë Demokratike

(më tepër…)

Read More
12 Gus
0

PD: Fushata e Ramës me universitetet, e kompromentuar që në nisje

Deklaratë e deputetit Luçiano Boçi

(më tepër…)

Read More
12 Gus
0

PD: Propagandë boshe dhe mashtrim me Zyrat e Punës

Denoncim i Koordinatorit Salianji me një grup të rinjsh që kanë aplikuar për punë por nuk kanë marrë asnjë përgjigje

(më tepër…)

Read More
12 Gus
0

PD: Rama, 33 ditë heshtje për një nga zhvillimet më të rënda në 23 vite

Deklaratë e deputetit Myqerem Tafaj

(më tepër…)

Read More
11 Gus
0

Paloka: Rama dhe çekët të kënaqur, të vetmit që vuajnë janë shqiptarët

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

(më tepër…)

Read More