Blog

17 Kor
0

PD: Rama hesht për goditjen dhe kërcënimin e opozitës, se është vetë autori

Deputeti Bylykbashi denoncon mosreagimin e Kryeministrit një javë pas goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike

(më tepër…)

Read More
16 Kor
0

PD: Ministrja e Mbrojtjes me drejtor të paligjshëm auditi

Zëdhënësja Vorpsi denoncon shkeljen e ligjit nga Kodheli. Zbulimi u bë nga shkresa e Ministrit të Financave, Cani

(më tepër…)

Read More
16 Kor
0

PD: Prova të reja të lidhjes së Edi Ramës me personat e inkriminuar

Partia Demokratike publikon shkresën që deputeti Ndoka i ka dërguar gjykatës së Romës ku kërkon ulje të dënimit

(më tepër…)

Read More
16 Kor
0

PD: Rama instalon zyrtarisht oligarkinë e tij

Deputeti Halimi denoncon paketën e ligjeve për drejtësinë që Rama paraqet sot në Kuvend, si një masë për të vënë nën kontroll sistemin

(më tepër…)

Read More
16 Kor
0

Berisha me gazetarët për 300 ditët e qeverisjes Rama – Meta

“Pershendetje! Ju falenderoj qe jeni sot ketu dhe ju kam thirrur per te paraqitur, ne teresi mbi bazen e te dhenave zyratre, bilancin dramatik te 300 diteve te “aleances se qelbesirave”. Qytetare, kete etikete zgjodhen ata ne diten e themelimit te Aleances me ideologet, politologet, idealistet e tyre. Kjo shprehje nuk eshte origjinale e imja. Për qeverine qe doli dje para mediave, 300 ditet ishin ditet e show-t te sukseseve imagjinare, per shqiptarët këto ishin 300 ditët në të cilat ata, sipas të dhënave zyrtare, u bënë më të pasigurte, më të varfër se 300 ditë më parë, më të papunë se 300 ditë më parë. Përveç këtyre, këto 300 ditë në piedestalin e institucioneve shtetërore u ngjit me shpejtësi të rrufeshme mafia dhe kleptokracia. Kurrë ndonjëherë në historinë e  një vendi  institucionet e tij nuk janë pushtuar si kësaj rradhe nga delinkuente, malavita, trafikant, vrasës, përdhunues, pengmarrës.

Por le të lëmë deklaratat dhe t’ju referohemi fakteve.  Çdo qeveri, në bilancin e 300 ditëve duhet të ketë detyrimin dhe përgjegjësinë të përballet  me zbatimin e atyre që ajo ka shpallur 300 ditë më parë në fushatë elektorale para shqiptarëve. Natyrisht këtu bazohet bilanci.

300 ditë më parë kjo qeveri kishte premtuar shëndetësinë falas, sot shërbimi shëndetësor për shqiptarët është më i kushtueshëm, më i korruptuar se kurrë më parë. Ndër të tjera jo vetëm që shëndetësia nuk u bë falas, por përkundrazi, për një pjesë të madhe të qytetarëve u rriten ndjeshëm sigurimet shëndetësore.

Kjo qeveri kishte premtuar legalizimet falas, në çdo arenë dhe takim, madje publikisht kreu i saj kishte firmosur kontrata për premtimin e  tij për legalizimeve falas. E vërteta është se në 300 ditë janë ndarë gjithsej 65 “Shaban-tapi “, Shabani të më falë, se si njëri nuk mund të krahasohet kurrë më Edvin Kristaq Ramën, por po e përdor këtë term, sepse ai sa herë që ndaheshin tapitë u deklaronte mediave dhe tani nuk ka sesi del prej saj, se këto janë “Shaban-tapi”.  Kjo është më ë pakta. Problemi më themelor është se sot shqiptarët për të legalizuar  banesën e tyre, paguajnë 2 herë më shumë sesa tarifat e më përparme sesa ç’kërkonte çmimi i tokës dhe çmimet e tjera. Ndërsa ata të cilët kanë ndërtuar një lokal për bukën e  fëmijëve të tyre, ata do të paguajnë 4 herë më shumë deri në 5 herë më shumë për legalizimin e tij.

Zonja dhe zotërinj,

Në të gjitha takimet elektorale kreu i mazhorancës së krimit që qeveris sot, Edvin Kristal Rama, u zotua publikisht se do të hiqte TVSH-në për bukën, miellin qumështin, vezën sheqerin dhe vajin.  E vërteta është se jo vetëm TVSH-ja nuk u hoq, por këto 300 ditë mallrat e shportës kanë pasur një rritje prej 4.2 % të çmimeve.

Në fushatën e tij elektorale Edvin Kristaq Rama ju premtoi shqiptarëve se do të hiqte TVSH për energjinë elektrike. TVSH jo vetëm që  nuk u hoq për energjinë elektrike, por u vendos fatura afrofe, me të cilën 120 mijë familje qytetare të këtij vendi paguajnë së paku 3 herë më shumë se çifti kryeministror i vendit për energjinë e tyre elektrike, pavarësisht se mund të konsumojnë 1/3 e kësaj sasie. Një praktikë dënimi kolektiv që mori fund me urdhër në vitin 2007, u rikthye pashpirtërisht në vitin 2014.

U premtua heqja e taksë së qarkullimit dhe akcizës për naftën e fermerëve. Shqiptarët e dinë sot se taksa jo vetëm se nuk u hoq por përkundrazi,  taksa  e qarkullimit u rrit në 120 lekë për litër. U premtua ulja e qerasë për ambientet e tregtisë dhe prodhimit. Një gjë e tillë jo vetëm që nuk ndodhi, por ju jeni dëshmitarë se të gjitha qeratë e lokaleve, te biznesit u dy fishuan. U premtua heqja  e taksë së biznesit të vogël. Në prag të 300 ditëve mashtrim, Edvin Kristaq Rama rivendosi  2-3 herë më të larët se ishte para 300 ditëve taksën e biznesit të vogël.

U premtua ulja e taksës për 97 % të shqiptarëve. E vërteta, taksa u rrit për 95 % të shqiptarëve, nëpërmjet naftës dhe taksave të tjera dhe u ul vetëm për 5% të tyre si taksë mbi të ardhurat personale. Nga arena në arenë, nga takimi në takim, Edvin Kristaq Rama ju premtonte shqiptarëve rrogën e 13-të, ju premtonte pensionistëve pensionin e 13-të. Këto jo vetëm që nuk u vendosën, por u hoq edhe gjeli i detit që ju jepej pensionistëve,  u hoq edhe shpërblimi që ju jepej punonjësve në fund të vitit dhe sot çdo rrogëtar, pa llogaritur këtu efektin e rritjes së taksave por vetëm nga efekti i rritjes natyrale të çmimeve, të inflacionit, merr 2 për qind më pak sesa merrte dy vite më parë, sepse rrogëtarëve as edhe inflacioni nuk iu indeksua.  Bërtitet me të madhe se po rriten pensionet. Është një mashtrim real, ajo është vetëm një rritje vend numëro, ju kompensohet inflacioni pa asnjë rritje dhe po të llogarisim efektet e taksave të tjera, pensionistët, të cilëve jua hoqën   edhe subvencionin për transportin,  paguajnë sot shumë më tepër dhe marrin më pak.

Të përndjekurit politik, të cilëve ju premtua se do të marrin 27 euro për ditën e vuajtjes, se brenda 2 viteve të gjithë ish të përndjekurit që jetojnë do të kenë dëmshpërblim të plotë, deri tani janë paguar kësti vetëm për 237 të përndjekur, e cila është bërë me tam tame të mëdha, me bujë të madhe.

Për shqiptarët  sidomos për ata në nevojë dhe të papunë, premtimi më i rëndësishëm  ishte krijim i 350 mijë vende pune gjatë mandatit të parë. Ç’ka do të thotë të ndarë sipas viteve, kjo nënkupton 75 vende pune në vit. Qeveria në 300 ditë nuk është në gjendje t’ju tregojë ju gazetarëve dhe publikut shqiptar qoftë edhe një vend të vetëm pune të krijuar prej saj. Ju lutem referojuni statistikave të saj tani. 

Për disa arsye mashtrimi, qeveria na njoftoi se në muajin dhjetor janë punësuar më shumë në tregti 12.600 punonjës. Po të thotë kush se u punësuan në verë, në  korrik-gusht, 12.500, natyrisht do të thuash se mund të jenë punësuar edhe më shumë, sepse është sezoni  i turizmit. Por çfarë bëri qeveria! Meqenëse mashtrimi i ka këmbet e shkurta në statistikën e janarit raporton fiks shkurtimin e 12.600 vendeve të punës. Merrni të dhënat në institut dhe në statistikën para kësaj. Para një muaji, qeveria njofton një rritje të papunësisë me 18.6%. Rritje kjo e përkthyer në njerëz do të thotë afërisht 34 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës gjatë kohës.  Mirëpo, kryeministrit aktual, do të më falni për shprehjen por i “pjell mushka”.  Po. Ka ndodhur gjatë diktaturës që, nga ferma e Llakatundit drejtori dërgon një dispaç në Ministri të Bujqësisë ku thotë se këtu kanë filluar të na pjellin mushkat dhe ajo mori një eko në mbarë hapësirën shqiptare. Kryeministri njoftoi dje  se në bordero janë 47 mije e 355.5 rrogëtarë më shumë, nje mashtrim i paskrupullt, ose pastaj duhet të pranojnë se rritja e papunësisë në përqindje, e cila është statistika më e besueshme e vendit, e cila bazohet në anketën e forcave të punës, standard botëror kjo si praktikë, duhet të besojmë se rritja e papunësisë shtohet në rritjen e punësimit, siç thotë kryeministri, pra një mashtrim, se vetem një njeri që nuk ka asnjë koncept mund t’i lejojë vetes te thote gjera të tilla alogjike. Për shqiptarët e para është ekonomia, e dyta ekonomia, e treta ekonomia, pastaj vijnë problemet e tjera. 

Me keqardhje, mund t’ju them se Shqipëria u zhyt në recension. Kërkoj nga ju të merrni statistikën e Gjergjit të Edvinit. Gjergji i Edvinit, në zbatim të porosive të tij, se duhet të nxjerr

ë këto rritje patjetër në zbatim të porosive, ka bërë një skandal të paimagjinueshëm. Në rritjen nominale, tregues për tregues, zë për zë, përveç njërit, të gjithë janë negativ, tre mujor për tremujor, çka do të thotë se rritja nominale është negative. Rritja nominale mbart çmimin siç është aktualisht, pa inflacionin. GDP-ja nominale është kjo GDP por nuk është realja, kjo është fiktive dhe megjithatë kjo i del negative atij, dhe kjo është shumë e rëndë. Rritja nominale tremujor për tre mujor Gjergjit dhe Edvinit ju del negative, nuk kanë mundur kurrsesi ta mashtrojnë. Tani duan rritje pozitive! Dhe çkanë bërë? Kanë nxjerrë rritjen reale, nese rritjen nominale e kane nxjerre  minus 1, rritjen pasi rritet inflacioni e kanë nxjerr 1.7. Rrethanë kjo që nuk mund të ndodhë kurrë, ose qe mund të ndodhë vetëm në rast se shatërvanët e naftës, do të ishte bërë deti naftë. Nafta është bërë Koço dhe Koço është bërë naftë, por tjetër gjë nuk kemi. Pra, ky është një megamashtrim. Po në historikun e statistikës ju keni një të dhënë. Ndodh një tremujor që rritja zbriti në 0.2%, rritja reale, ndersa rritja nominale ishte 2.2%, por nominalja nuk ka vlerë. Nominalja është fiktive sepse ka brenda çmimin e rritur nga inflacioni. Kjo është e dhimbshme. Këta fshehin njërin nga zhvillimet më dramatike për kurrizin e shqiptarëve, me pasoja shumë të rënda në vazhdim. 

 

Këta bëjnë fjalë se kanë përmirësuar të ardhurat. Kam këtu zhdoganimet e mallrave të forta në dogana, treguesi më cilësor dhe më i rëndësishëm. Në 6 mujorin e parë kanë zhdoganuar kafe 400 ton më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2013, i cili ishte vit elektoral. Kanë zhdoganuar karburante të importuara 7500 ton më shumë. Karburante prodhim vendi janë zhdoganuar 16 mijë ton më pak se në vitin 2013. I di Koçoja këto, sepse Koço është bajlozi i naftës. Pra në total karburantet janë më pak të importuara dhe të vendit 8500 ton më pak se në vitin 2013. Pije energjetike, 60% më pak se në vitin 2013, ose 2750 ton më pak. Birrë e importuar dhe prodhim vendi, janë zhdoganuar 1100 ton më pak se në vitin 2013. Pije alkoolike importi janë zhdoganuar 60% më pak se në vitin 2013, whiskey, vodka, konjak etj. Pije alkoolike prodhim vendi janë zhdoganuar 20% më pak se në vitin 2013. Cigare janë zhdoganuar 210 ton më pak apo 15% më pak se në të njëjtën periudhë me vitin e kaluar. Ju mund të më thoni, ka të ardhura më të mëdha nga TVSH. Po. Por çfarë janë këto të ardhura nga TVSH. Së pari  65 mijë ton naftë, të cilat mbi bazën e kontratave përjashtoheshin nga TVSH-ja, mbi bazën e kontratave që ne i kemi gjetur, përjashtoheshin nga TVSH sepse ato injektoheshin si hollues në tokë për të holluar naftën e rëndë që ka Shqipëria, këta zotërinjtë i kanë kthyer në TVSH dhe vetëm këto japin 5 miliard lekë më shumë TVSH.

Ne përjashtuam nga TVSH-ja importin e energjisë elektrike. Këta vendosën, dhe ky ka qenë viti i mega-inportit të energjisë elektrike, vendosën TVSH, pra këta janë para që merren nga qeveria në një xhep dhe kalojnë në xhepin tjetër.  Këta e kthyen TVSH-ne. Ne kishim përjashtuar nga TVSH-ja të gjitha makineritë. Çdo lloj makineri dhe çdo lloj materiali që përdorej për prodhim, një fature totale prej 18 miliard lekësh ose 180 milion dollarë, këta e kanë rikthyer dhe e marrin të plotë. Helikopterët e ushtrisë, ne i përjashtuam nga TVSH, këta i rikthyen TVSH. Merri nga Ministria e Financave, çoi në Ministrinë e Mbrojtjes, silli në Ministrinë e Financave.  Megjithatë, cila është e dhëna? Pas të gjitha këtyre makinacioneve, dy muajt e fundit TVSH-ja është në rënie të qartë, sepse u konsumua efekti i masave i rikthimit të TVSH-së dhe tani duhet mbledhja, sa po e mbledh TVSH-në, dhe ka rënie të ndjeshme. 

 

Ekonomia është në krizë, në recension. Po pse ekonomia është në recension. Së pari rritja, e cila nëse rritja nominale është minus 1 % sipas statistikës së tyre, rritja reale nuk mund të jetë kurrë nën 2.5 ose 3 % minus. Ka një koracion midis tyre. Po pse ekonomia është në krizë? Oksigjeni. Oksigjeni i çdo ekonomie është krediti. Treguesi më cilësor, lakmusi i performancës së saj është krediti. Krediti për herë të parë me instalimin e kësaj qeverie filloi të bjerë dhe ka qenë në muajin mars 2.5 % më i ulët. Një ekonomi së cilës i bie krediti me minus se më parë, ka zero shanse për tu rritur. I bie oksigjeni asaj, ajo vetëm sa shkon duke u rrudhur. Por Konfindustria ka  të dhëna, ka një të dhënë shumë interesante në këtë drejtim.  Në një studim të tyre që kanë bërë tek grosistet ata kanë gjetur një të dhënë të dhimbshme. Studimi i shitjeve nga grosistët të mallrave të shportës, pra ushqimeve bazë dhe artikujve baze te jetes, tregon se ka një rëni sipas tyre 10 deri ne 15%. Në doktrinën  e Keines ky është fatalitet, sepse sipas kësaj shkolle, e cila ka frymëzuar social demokracinë botërore, se cilës nuk i besoj shumë si shkollë sepse i besoj asaj të lirisë së individit , por edhe kjo në mënyrë të padiskutueshme  ka momente të cilat nuk mund të hidhen poshtë, lajmi që jep Konfindustria se kanë rënë shitjet e shportës, është lajmi më i papëlqyer, më i hidhur që vjen nga bota e tregut. Po ranë shitjet e shportës bie prodhimi, po ra prodhimi, bie ekonomia, bie punësimi. Këto janë të dhënat e para, fillimet e para alla Papandreu që ju thoshte “paratë janë por duhet të vij unë që t’i gjej”.

Ekonomia mori goditje shumë të rënda me largimin e qindra kompanive të huaja, të cilat kishin bërë gati investime të mëdha në fushën e energjetikës dhe në fusha të tjera. Do t’ju rikujtoj vetëm një studim qytetarëve shqiptare. Dy vjet më parë kompanitë gjermane studiuan tregun shqiptarë, pyetën investitorët gjerman në Shqipëri dhe më gjerë dhe gjetën se 80% e investitorëve  gjermanë, e konsideronin Shqipërinë vend të përshtatshëm për investime të mëtejshme dhe për të investuar përsëri. Në studimin e publikuar para dy muajsh, 67% e investitorëve gjerman e konsideroi Shqipërinë si vend të papërshtatshëm për investimet e tyre. Sigurisht se nëse del dhe flet ditë për ditë kundër bizneseve dhe biznesmenëve, kundër klimës, kundër kontratës, kundër faturës, çfarë mund të presësh. Largimin pa diskutim. Pasigurinë e madhe dhe largimin.

Qytetarë dhe qytetare,

Kjo qeveri sulmoi në mënyrën më të egër qeverinë e PD për borxhin dhe kjo besoj se është e skalitur në memorien tuaj, saqë mendoja se këta janë marksistë të pakorrigjueshëm. Vazhdojnë tezat e etërve të tyre se borxhi është skllavërim, kolonizim i institucioneve botërore ndaj vendeve të caktuara, etj me radhë. Por pikërisht këta shokë, me ardhjen e tyre në pushtet, rritën borxhin 2.5 herë më shumë sesa e rritëm ne në 8 vite në pushtet. Dhe nuk dua të bëj as profetin as kasandrën, por pasojat e tmerrshme të borxhit 74 % mbi shpatullat e shqiptarëve, e borxhit që ishte 1.1. miliard dhe tani është 1.2 miliard, bashkë me aferën korruptive të CEZ, pasojat e këtij borxhi fillojnë në vitin që vjen dhe në vazhdim dhe do të jenë një gur shumë i rëndë i varur në qafën e çdo qytetari shqiptarë. 

 

Këta shokë, rendën, nga një tribunë në një tjetër, duke denoncuar pagesat e prapambetura të qeverisë ndaj bizneseve  dhe unë nuk them se ato nuk ekzistonin. Qeveria shiti katër hidrocentrale dhe pagoi 120 milion euro, mbetën për të paguar sipas tyre 120 milion pastaj shkuan i shtuan dhe mashtruan dhe mashtruan. Por të marrim tani sa kane paguar në 300 ditë. Kjo statistikë është vetëm e 5 mujorit pasi këto janë të dhënat që janë publikuar deri më sot. Në pesë muaj kanë shlyer detyrime të prapambetura 11 miliard lekë më pak seç kemi shlyer ne. Në pesë muaj kan

ë rimbursuar 1.5 miliard lekë TVSH më pak ose 40 % më pak sesa ato që kemi rimbursuar ne. 

 

Katasrofale janë investimet publike. Si pesë mujor ne investuam 350 milion dollarë, nga të cilat nga buxheti i brendshëm 210 milion. Këta kanë investuar në pesë mujor gjithsej 140 milion dollarë. Pra 60 % më pak. Kurse kanë investuar nga buxheti 5 miliard lekë kundrejt 20 miliard që ne kishim investuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Katër herë më pak se ne. Kjo është një tablo pothuaj katasrofale. Tani le të kthemi pak, se këto janë shifrat e financave, qytetarit i intereson diçka tjetër. Në 300  ditë nuk kanë ndërtuar qoftë edhe një kilometër të vetëm rrugë, në projektet që ne i lamë në vazhdim, pale më të fillohet nga e para. Nuk kanë filluar asnjë rrugë nga e para, por nuk kanë ndërtuar asnjë kilometër rrugë në vazhdim në të gjitha projektet e mëdha që ne lamë, siç është By pass i Fierit, siç është autostrada Tiranë-Elbasan, siç Korçë-Qafë-Pllockë, apo Krumë-Has, apo  Lin-Pogradec, apo Lushnje-Berat. E vërteta është se kompanive ju kanë dhënë para, nuk mund ta mohoj, por e vërteta është se jua kanë dhënë me 10-15% gjobë dhe kur vepron në këtë mënyrë ato as që të pyesin fare dhe nuk hedhin asnjë kovë asfalt.

E pranoj dhe ka patur arsyet e veta, por gjatë qeverisë sime dhe të PD, përqendrimi total ishte ndërtimi dhe pa diskutim, që në një mënyrë ose në një tjetër, mbetej prapa mirëmbajtja.  Këta që u zotuan dhe turfulluan me muaj të tërë për këtë krim dhe mëkat të qeverisë së PD, e cila ndërtoi mbi 11 mijë kilometra rrugë në tetë vite, deri tani s’kanë hedhur një kovë asfalt, deri më tani nuk kanë vizuar një metër rrugë në mirëmbajtje. Ju lutem shkoni pak dhe merrni ato anësoret në Golem, kanë vendosur nja një gjysëm kilometri. Shikoni sesi e kanë përgjysmuar lartësinë. Gjysma është vendos aty, gjysma ka hyrë në xhep duke e shëmtuar njërën nga rrugët më të bukura të vendit.  

Në 300 ditë kreu i ekzekutivit nuk ju dëshmon dot shqiptarëve, një shkollë të ndërtuar apo të rindërtuar. Nuk ju dëshmon dot shqiptarëve një ujësjellës të ndërtuar apo të rindërtuar. Nuk ju dëshmon dot shqiptarëve një sistem të vetëm kanalizimi të ndërtuar apo të rindërtuar . një kopsht apo një çerdhe të ndërtuar apo të rindërtuar, nga buxheti qendror. Në 300 ditë kjo qeveri, mund t’u dëshmojë qytetarëve shqiptarë për strehim vetëm sarajet gjigante të Edi Ramës në Dajt, por nuk ka të rregulluar qoftë edhe një familje të vetme shqiptare. Po, jua preu kreditin 3 mijë familjeve, të cilat ishin parashikuar nga Enti i Banesave, familje në nevojë për t’i sistemuar. Dhënë që të gjitha sipas kriterit ligjor. Këto natyrisht janë probleme që kanë të bëjnë me të ardhurat, me xhepin, me jetën e përditshme, por një problem është më i rëndësishëm se këto është çështja e sigurisë së përditshme. 

Njeriu që premtoi se në 300 ditë do të vendosë rendin, ky njëri në 300 ditë ka vendosur mafien dhe krimin. Shqiptarët sot janë më të pasigurtë se kurrë në ekzistencën e tyre dhe le t’u referohemi fakteve. Shqipëria u shndërrua në këtë qeveri në vendin e tritolit. Nga 42 tritole dhe eksplozione që ka pasur në Janar-Qershor ne vitin 2013, 87 janë në statistikën Janar- Qershor 2014. Trafikimi i lëndëve narkotike, superstari i 300 ditëve është Riformato, të cilin e solli Sali Berisha për të damkosur qeverinë, e bindi edhe ndrikullën Balluku për t’a kaluar TIMS-in pa u ndier etj etj. 

 

Por duhet të dini se nga Janari në Shtator, në kufirin grek nga autoritetet greke janë kapur 4 ton e 300 kilogram kanabis, nga janari në qershor, jo në nëntë muaj por në gjashtë muaj janë kapur 17 ton e 870 kg. Se këta thonë se ne po punojmë ndaj dhe po kapim, por në fakt këta po bëjnë drogën shumë bukur ndaj dhe dalin 18 ton atje. Edhe një gjë tjetër do t’ju them. Lazarati, kanë deklaruar se kanë kapur 64 ton drogë, në qoftë se i kanë kapur ju them unë ju se 95 % e shiti Policia, ose pastaj nëse unë gaboj ju kërkoj ndjesë atyre, por ju kërkoj ndjesë atyre pasi t’jua tregojnë juve me peshore, të jeni prezent aty, 64.7 ton drogë. I vetmi fajtor për Lazaratin ishte Gatja që u dorëzua vetë dhe Dasho Aliko për krimin e madhe se kishte njoftuar me listë të gjithë ata që kishin mbjellë drogë, dhe muaj më parë, dhe se nuk pranoi të bëhej bashkëautor në krimin e Saimir Tahirit që duhet të njoftojë banditët që duhet të vendoseshin para ligjit. Shqiptarët, nga 2710 vjedhje me armë, vjedhje bankash, vjedhje banesash, vjedhje automjetesh, vjedhje të tjera, këto gjashtë muaj kanë përjetuar 3572 vjedhje. Dramatike! Vrasjet, kane qene 62, nuk eshte ulur asnje, jane 63. Po ka një tjetër tregues tragjik, janë vetëvrasjes. Kanë qenë 150 tentativa, janë 310 tentativa vetëvrasjesh. Por sa janë realizuar si vrasje. Kanë qene 90 vetëvrasje, janë 139 vetëvrasje te realizuara. Po ecim drejt shifrave të cilat nuk kanë qenë traditë në Shqipëri. Mendoj se vetëvrasja nuk ka qenë një traditë shqiptare. Vjedhjet me armë. Ishin gjithsej 38, vjedhjet me armë dhe dhunë janë gjithsej 279, maskat etj etj.  Vjedhjet e banesave janë rritur me 20%. Vjedhjet e automjeteve me 15%. Vjedhjet e tjera janë rritur me 37%. Në total vjedhja është rritur me 30.3 %.

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Këto janë zhvillime shumë negative, por zhvillimi më negativ i këtyre 300 ditëve ka qenë vendosja e mafies, e krimit në pushtet. Sot institucionet shqiptare dominohen kryekëput nga mafia, në një pjesë të mirë të tyre. Parlamenti shqiptar ka në radhët e mazhorancës 19 deputetë të implikuar në vrasje, ose trafiqe, ose përdhunime, ose pengmarrje, ose kombinime të marra sëbashku. Kryetari i Parlamentit shqiptar është njëkohësisht kryesllavi i kësaj mazhorance, pasi e mban postin e lartë të shtetit, postin e dytë kushtetues të vendit, edhe pse kryetari i mazhorancës  Edvin Kristaq Rama pothuaj publikisht direkt edhe me ndërmjetësa i thotë se pas këtij apo atij udhëtimi ky apo ai kryeministër apo zyrtarë i lartë më kërkoi arrestimin tuaj, dhe ky është një akt i përsëritur. Një njeri me dinjitet, një njeri me shkallën më minimale të përgjegjësisë nuk pranon kurrë atë karrige të fëlliqur por shkon para drejtësisë vetë dhe i thotë drejtësisë se ky më ka sjellë këtë mesazh dhe se qëndrimi im në këtë karrige përben një penalitet shumë të rëndë për vendin dhe se dosjen, të cilën e ka dërguar vetë Edi Rama, Ilir Meta duhet urgjentisht të kërkojë shqyrtimin e saj nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtar dhe jo të rrijë, të bëjë një lolo në kurriz të një populli të tërë dhe një vendi të tërë. Të pranojë çdo lloj diktati në krye të Parlamentit, të pranojë kurthet e ulta që kreu i meduzës Edi Rama bën ndaj deputetëve vetem e vetëm se e sulmojnë atë. Vetëm se i thonë të vërtetat në sy. 

 

Është mafia në krye. Nga kryeministria, janë shumë të njohura lidhjet e Edi Ramës me të gjitha bandat më të rrezikshme në Shqipëri, ose pjesën dërrmuese të tyre. Askush nuk mund të mohojë lidhjet e tij me bandën e “rrugës së Kavajës”, bashkëpronësinë e tij në kinema “Republika”, apo në bashkëdrejtimin e kinema “Republika”. Nuk mohon dot kush lidhjet e tij të evidentuara nga prokuroria e Firences me “bandën e Lushnjes”, janë të ditura lidhjet e tij me “Hakmarrjen për Drejtësi”, me “Banden e  Dritan Dajtit”, të gjitha këto banda kanë aktivizuar tani segmentet e tyre dhe presin gjoba e ryshfete dhe i telefonojnë në prani të të tjerëve Edi Ramës. Detyrojnë Edi Ramën të ndërrojë tendera dhe të përcaktojë fitues.  

 

PD siç e dini ka paraqitur një listë të gjatë, një seri të tërë të këtyre perso

nave të inkriminuar në shkallën më të lartë dhe funksionet e tyre. Edi Rama është i lidhur me mafien njëlloj si mishi me thoin, gjykojeni ju. Në cilën qeveri mund të qëndronte në detyre drejtori më i  rëndësishëm në kryeministri, siç është ai i antikorrupsionit, në rast se Policia e Shtetit e kapte atë me targa fallse të një trafikanti? Në asnjë vend nuk ndodhte kjo. Kjo ndodh në Shqipëri sepse ai drejtor thuhet se furnizon Ramën me kokainë. Po te mos e furnizonte me kokainë atë, atehere me targat false të trafikantit e ka çuar vetë Rama, se ai i çmendur nuk mund të ishte që të dalë në këtë mënyrë. Krerët e Policisë së Shtetit në përgjithësi janë njerëz të inkriminuar të larguar nga Policia e Shtetit nga vete qeveritarët socialistë për drogë, të dyshuar për vrasje, siç është rasti i Pjerin Ndreut. Igli Toska e ka larguar me akuzën e vrasjes. Këta janë larguar që të gjithë nga drejtues të PS.  

 

Kujt iu dhanë financat? Iu dhanë njeriut, i cili pasi u vodh floriri i shtetit në një vlerë të pallogaritshme dhe të cilin e kishte të regjistruar që të gjithin në raportin e mëparshëm të Bankës, tha jo, Banka nuk ka pasur në inventar flori dhe mbylli dosjen. Avokati i Karkinit, avokati me urdhër te Sollakut te Partisë. Ia mbylli se ishte prokuror. Pra sot në Shqipëri sundon mafia dhe këto 300 ditë kanë qenë ditët e një regresi. 

 

Në këto 300 ditë Edvin Rama shtriu tentakulat në të gjitha institucionet e pavarura. Tentoi në mënyrën më të paskrupullt me sekretarin e përgjithshëm të mafies shqiptare në kryeministri  të korruptojë Presidentin e Republikës, dhe mori përçmimin që meritonte. Të dalë dhe ta mohojë po të dojë ai avokati i mafies në Shqipëri. Më pas përdori giotinën e mazhorancës për të rrënuar një nga një, institucionet e pavarura të vendit. Konstatoni ju që ILDKP-ja, pas ndërrimit, nuk ka cenuar qoftë edhe një deputet nga ata që ka dhjetëra milion euro të vendosura me trafiqe dhe aktivitet kriminal, por ka vënë në shënjestër në target vetëm e vetëm personat të cilët i urren Edi Rama. Prisni ju kur të dëgjoni një ditë për pasuritë e Laura Vorpsit, se të Gjin Gjonit e keni dëgjuar, edhe të Çiljetës, sepse ai është i sëmurë dhe po nuk shkoi pas personalizmit të turpshëm e ka të pamundur. Nxit bandite për të telefonuar.

 

Në kohën kur Çiljeta këndonte me dhuntinë e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Edi Rama protestonte me portretet e Enver Hoxhës. Por ai eshte njëri i fiksimeve, njëri i sulmeve personale, ju e dëgjoni vetë të gjitha ato zotime që bën, nuk do të ketë koncert, nuk do të ketë asgjë. Megjithatë këto janë të parëndësishme krahasuar me dështimet e njëpasnjëshme të këtyre 300 ditëve.

 

Faleminderit!”

 

Pyetje:  Nisur nga të gjitha këto që ju përmendet, a është një arsye më shumë për një bojkot të gjatë të opozitës, shoqëruar këto edhe me protesta?

 

Ish-kryeministri Berisha:  Dështimet e një qeverie, nuk mendoj se janë arsye bojkoti. Qëndrimet e një qeverie janë dhe mund të jenë shkak madhor i vendimeve politike të forcave kundërshtare. PD doli nga parlamenti, pasi udhëheqja e saj gjeti se nuk ekziston më hapësirë për opozitën. Merr një rast. Edvin Kristaq Rama urdhëroi skllavin e tij Ilir Meta që të përjashtonte 10 ditë Sali Berishën nga parlamenti, me të cilin më nderuan në mënyrë absolute, pse citoi thëniet e Edi Ramës  imagjino ti të mendojnë se mund të bllokojnë citimin. Ndërkohë Edi Rama ka bashkëpunëtor më të ngushtë, këshilltarë më kryesor, njeriun që i ka botuar dosjen e mjekimit psikiatrik për vite të tëra në gazetën e tij. Ai është në rregull ai. Ndërkohë Edi Rama, ka bashkëpunëtor më të ngushtë njeriun që i ka botuar dosjen gjyqësore, në të cilën ai akuzon të atin, në të cilën ai nuk njeh fëmijën dhe nuk pranon të njohë fëmijën. Ky është standardi i Edi Ramës dhe kjo ndodh. Po të ishte në parlament ky bashkëpuntori nuk ka çfarë i bën se është zgjedhur, por jo ky e ka zgjedhur vetë bashkëpunëtor, ndërsa  të tjerët që vetëm citojnë, mendon se mund t’i bëjë të heshtin.  Ky vetëm parlament nuk është. Ky parlament është parlament dhune dhe krimi. Çfarë ndodhi me Genti Strazimirin? Kur Edi Rama u paraqit në një fjalim qartësisht i droguar, merreni dhe shikojeni, i zbehtë më shumë se muri, dhe me lëvizje të pakontrolluara horizontale të trupit, Genti Strazimiri mori fjalën dhe i tha, -“këtu doli miss kokaina”, kaq, dhe kjo mjaftoi të shtyjë një grup deputetësh për ta goditur në korridoret e parlamentit. Çfarë duam ne në atë parlament, kur po deputeti Strazimiri thotë se në parlament janë 19 deputet të inkriminuar, dhe skenari i pregatitur po nga Rama, i drejtohet ndrikullës Xhaçka, se të tjerat nuk mund ta bëjnë, duhet të kesh një shkallë të caktuar përlyerjesh që të keqpërdoresh në akte të tilla. Çfarë do të thoshte Xhaçka nëse një deputet do të ngrihej aty dhe do t’i thoshte na thuaj pak pse u largove  nga SHBA, nga ajo shtëpia ku banoje ti.

 

Pyetje:  Pse është larguar?

 

Ish-kryeministri Berisha: Jo nuk merrem tani me atë punë, por nëse dikush do të ngrihej dhe do ta pyeste ose t’i thoshte se me çfarë parash e ke ndërtuar vilën e Gjallicës, sepse ke qenë nuse e Shemsie Kadrisë? Pra i thash këto rrethana për të treguar pse u zgjodh Xhaçka. Pse pikërisht Xhaçka. Nuk mund të ndodhë kurrë. Ju duhet ta dini që në parlament deputeti nuk mund ti bëjë kurrë pyetje deputetit. Pyetja është privilegj vetëm i ministrave dhe vetëm mbi bazën e rregullores së parlamentit dhe asnjëherë direkte në parlament pyetja. Jo. Në qoftë se ke pyetje duhet ta dorëzosh me shkrim në Kryesinë e Kuvendit dhe do ta miratojë Kryesia e Kuvendit, do të caktojë datën, pyetja ka rregulla. Ministri përgjigjet ose kryeministri dhe ti ke reagimin tënd. Kurse aty ishte një skenar, u pa nga mediat dhe unë i falënderoj me shumë mirënjohje që e evidentuan çdo moment të këtij akti të shëmtuar, dhe dolën e goditën dy individ. Su permenden me emra ata po ata e kishin mizën nën kësulë. Ndoka dhe Ndreu u tha Rama, se aty ishin dhe të tjerë, ishte Fatmir Xhafa që e ka vëllanë me probleme nga më të mëdhatë, ishin plot aty, jo këta të dy komandoi. Nuk janë këto dështimet, janë këto akte të cilat nuk lënë vend për opozitën në parlament.

 

Pyetje:  Z.Berisha ju bëtë një rezume të 300 ditëve të qeverisë, por mendoni se ka ndonjë inpakt pozitiv nga qeveri gjatë këtyre 300 ditëve dhe nga ana tjetër duke pasur parasysh kontributin kryesor të opozitës në procesin e integrimit, si do të kontribuojë opozita në procesin e integrimit kur nuk është në parlament?

 

Ish-kryeministri Berisha: Unë mendoj se në qoftë se ndaj opozitës organizohen akte të tilla kriminale, opozita në parlament nuk mund të kontribuojë. Jana ata të cilët kërkojnë me çdo kusht përjashtimin e opozitës. Ndërkohë opozita do të japë kontributin e vete në reformën e drejtësisë, në reformën territoriale, por është qeveria që nuk do. Do t’ju jap një shembull te fundit. Dje kam pritur këtu në zyrë  zëvendës ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe një profesor të shquar David Letten, i cili ka 2-3 vjet që punon në Shqipëri. E njeh drejtësinë shqiptare dhe është njëri me një njohje të thellë, ka kaluar në sistemin gjyqësor britanik në pozicione shumë të rëndësishme.  Më pyeti për reformën dhe i thash se PD ka platformën dhe e ka shpall për reformën në drejtësi. Ne jemi të gatshëm. Por i them se ka një problem. Në një kohë kur qeveria ju thotë ju se duhet të bëjmë reformën i ka dërguar ligjet në parlament që do për të goditur drejtësinë. Nëse qeveria është serioze dhe do me të vërtete
të punohet me transparencë për një reforme me standarde europiane ku jeni ju, janë faktorë të tjerë, ne jemi të gatshëm. Mbeti nuk kishte përgjigje. Kështu që qeveria nuk do reforma, qeveria do vetëm gjahun dhe rrënimin e institucioneve. E dini ju çfarë ka kërkuar nga Komisioni i Venecias për Prokurorinë e Përgjithshme.  Ka kërkuar mbi emërimin dhe shkarkimin e  Prokurorit të Përgjithshëm, kjo është reforma. Ka dërguar tjetrën sesi të emërohet dhe shkarkohet drejtori i shkollës së Magjistraturës. Këto janë anti-reformë. Drejtori nëse nuk performon ka të gjitha ato përcaktime kur hiqet dhe kur nuk hiqet, por të ndërrosh ligjin sa herë të teket ty, kjo ëhstë tjetër gjë. Kështu që kjo qeveri nuk do reforma do hakmarrje, do të ngreje mafien me shpejtësi në piedestal.

 

Pyetje:  Çfarë fshihet pas përqasjes mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë?

 

Ish-kryeministri Berisha: Së pari dua të informoj publikun. Ata që presin nga sistemi i drejtësisë, garancinë e sistemit demokratik, në një vend ku mafia po ngrihet në sistem, ata janë iluziv. Në asnjë vend të botës drejtësia nuk mund ta bëjë atë. Drejtësia e bën atë mision atëherë kur institucionet nuk përdorin pushtetin kundra ligjit por për zbatimin e ligjit. Duke thënë këtë, absolutisht drejtësia shqiptare ka probleme serioze dhe në këto probleme, përgjegjësitë ndër më kryesore kanë ardhur si rezultat i disfunksionit të KLD. Cili KLD? Cili? Këshilli i Lartë, precedent i drejtësisë i Bamir Topi, mori raporte të cilat ju i keni lexuar, në të cilat shkruhej se për të transferuar nga Durrësi në Tiranë duhet të paguash 50 mijë euro. Identik si raporti i vitit 2004. Lexoni pak raportet për KLD aktuale. Institucioni më kryesor i Europës në luftën kundër korrupsionit, GRECO, thotë se në KLD po kryen me korrektesë detyrën e tij dhe kjo mafien e djeg, kjo mafies nuk i intereson. Merrni statistikën e veprimtarisë së KLD që kur në krye të tij është vënë njeriu që nuk mund ta këtë përzemër sepse nuk mund ta komprometojë Edi Rama.  Merrni statistikën dhe cila është statistika e fundit e KLD , cila është statistika e punës ne 10 vite para këtij të marra sëbashku. Sa ka punuar ky këshill, sa ka disiplinuar ky këhsill në këto dy vjet dhe sa ka kanë punuar. Merr një orë të punës së këtij këshilli. Përsa i përket ministrit natyrisht ai mbron interesat e mafies qeveritare. Ju them vetëm një rast.  Një kriminel vret një djalë në Elbasan tek shkalla e tij, duke hyrë në shtëpi. Motra e këtij është në emigracion dhe më bënte letra. Çfarë ndodhi me këtë. Gjykatësi e liroi. Cili gjykatës? Bujar Musta. E kam ngritur edhe atëherë e ngre edhe tani. Natyrisht ia gjeti anën me mënyrat e tij dhe është gjykatës, siç është Gjermeni gjykatës i dini ju lidhjet e tij me bandën kumbar i bandës dhe është gjykatës në kohën e tyre.  Këtë herë ishte mbledhja për ta gjykuar këtë gjykatës , konkretisht nuk e di për cilën çështje, por di që KLD do të shqyrtonte dosjen e tij , ministri që thuhet ka miqësi të madhe me të, nuk paraqitet në mbledhje dhe akuzon KLD. Vetë nuk shkon, detyrën ligjore që kishte dhe i thotë KLD se më njoftuat me vonesë. Natyrisht e njoftuan në kohë si të gjithë, por natyrisht për të paraqitur dosjen e Bujarit  që thuhet ka miqësi të ngushtë këtë se bënte dot. Por për KLD ka një raport ndërkombëtar dhe ta dini ju ky institucion GRECO  i cituar edhe ne G8 nga njerëzit  më të rëndësishëm të botës për kredibilitetin dhe rëndësinë  dhe peshën që ai ka në luftën kundër korrupsionit në Europë. Por do ta marrë mafia KLD. Pyesni prokurorit ju. Cilit janë ofiqarët shumë të lartë në grupin e Mamurrastit, kilometrat e telefonatave me kë i kanë?

 

Pyetje: Si e vlerësoni krisjen që ka marrë koalicioni i PD, pasi PDK ka dalë kundër bojkotit që ka ndërmarrë PD dhe PDIU është bashkuar me mazhorancën në komisionin e reformës territoriale?

 

Ish-kryeministri Berisha: Këto janë vendime individuale të tyre të pakonsultuara me PD. Natyrisht PD respekton shumë aleatët por vendimet i merr ne sovranitetin e saj në autoritetin e saj.

 

Faleminderit !

Read More
15 Kor
0

Kryetari i Partisë Demokratike pret kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, priti në një takim miqësor një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj, z. Isa Mustafa.

(më tepër…)

Read More
15 Kor
0

PD: Shkarkimet e padrejta nga puna marrin jetën e dy kryefamiljarëve

Zëdhënësja Vorpsi denoncon arrogancën e qeverisë që shkaktoi dy vetëvrasje në Gjirokastër

(më tepër…)

Read More
15 Kor
0

PD: Rama hoqi dy gra për të bërë deputet të dënuarin për trafik prostitucioni

Partia Demokratike denoncon heshtjen e Edi Ramës pas kërcënimit banditesk të zëdhënëses Vorpsi

(më tepër…)

Read More
14 Kor
0

Berisha: Ajo që ndodh në parlament, është përpjekje kriminale e Edi Ramës për të asgjësuar politikisht opozitën, për ta shndërruar atë në pseudo-opozitë

Intervista e Ish-kryeministrit Berisha dhënë televitionit ABC News

(më tepër…)

Read More
14 Kor
0

Basha: Jemi në krye të betejës për të ndaluar shndërrimin e demokracisë në oligarkinë Rama-Meta

Prononcim për mediat i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me përfaqësuesit e trupit diplomatik akredituar në Tiranë

(më tepër…)

Read More