Deputeti Strazimiri dënon provokimin e djeshëm të mazhorancës me celebrimin e Kongresit të Përmetit që instaloi luftën e klasave dhe kalvarin e persekutimit të shqiptarëve
Blog
Tё nderuar kolegё,
Kur filluan tё dalin disa tё vёrteta, reagimi I parё I kёsaj kupole kёtu, ishte mohimi sepse menduan se duke I mohuar do kapёrcejnё situatёn. Pastaj filluan tё zbardhen gjёrat pak mё shumё dhe u munduan ta kapёrcejnё me ironi duke na sajuar kёtu histori mushkonjash, histori dizifektimesh pa u shkuar ndёrmёnd se pёr t’u dizifektuar kanё nevojё kёta kёtu (kabineti qeveritar) dhe kryesisht kreu I tyre.
“I nderuar zoti kryesues i seances,
zonja deputete,
zotërinj deputetë,
të dashur qytetarë dhe qytetare, problemi që trajtojmë sot përbën për fat të keq, për këtë vend, që në një vit ka njohur shpunësim masiv të qytetarëve të saj, që në një vit nuk ka regjistruar një kilometër rrugë të re të ndërtuar, një shkollë, kopsht, azil, të ndërtuar apo të rindërtuar, nuk ka shënuar gjë tjetër veçse rritje pafund të listave të ushqimeve në dyqane, përsëri tema e të gjitha temave, tema më themelore është droga dhe kjo jo se e them unë këtu, jo se e thotë opozita. Jo! Por sepse prej dy muajve në Shqipëri, në çdo media, në çdo ekran televizivë, në çdo valë radio, në çdo gazetë, në çdo rrjet social, në çdo kafene, klube, restorant apo vatër familjare, në një vend ku qeveria dominon 80% të mediave, flitet për drogën më shumë se për çdo gjë tjetër, flitet dhe flitet si çdo të mund të flitej vetëm për bukën po të kishte pllakosur zija e madhe e saj vendin.