Blog

03 Pri
0

Berisha në Parlament: Marrëveshja me FMN përbën rëndimin më të madh në 23 vite mbi qytetarët shqiptarë. Marrëveshja, pasojë mosbesimit total të Fondit ndaj qeverisë.

Reagimi i Ish-kryeministrit Berisha pas fjalës së ministrit Cani ne Parlament

Berisha: “Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Të nderuar zonja deputete, zotërinj deputetë,

Nuk dola ti përgjigjem zotërisë sepse më erdhi në mend një frazë; – “një qyqar me një gomar, vjedhin një thesar”.  S’kemi se çfarë ti themi. Në fakt i kuptoj, se bossi i tij, i tmerruar nga kjo marrëveshje, përdori të gjithë fjalorin e paimagjinueshëm për një zyrtar, dhe ai natyrisht për pozicionin që ka i takon të jetë një krye-horr, ndërsa ky është një horr i vogël në krahasim me të. Këto desha të them për këta zotërinjtë që kanë frikë dhe tmerr nga kjo marrëveshje, por duhet të kesh zbrazësinë totale morale të tyre, që të përpiqesh të fshehësh me sharje ordineri kushtet e rënda, rezultat total i mosbesimit të Fondit për realizimin tuaj.

Deklarojnë se kanë mbledhur 150 milionë. Kanë mbledhur gjithsej nga 400 milion të parashikuara, vetëm 8 milionë. Po informoj shqiptarët se për të njëjtën periudhë krahasuar me muajt e fundit të qeverisjes së PD-së, kanë paguar 32 milion dollarë më pak TVSH dhe se në të njëjtën periudhë qeveria që shkoi,  ka paguar bizneseve 140 milion dollarë më shumë. A doni t’ju jap realizmin e akcizave? Aty i keni. Shihni sesi ka rënë me 60% zhdoganimi i pijeve alkoolike, shiheni sesi ka rënë me 90% zhdoganimet e tjera, shikoni se ku po rrokulliseni dhe këtë rrokullisje do ta kompensoni me rritjen e 12 taksave.  Dhe besoni se shqiptarët do të besojnë në mashtrime të tilla, se nuk ju kemi rritur por jua kemi ulur taksat! Po ky është cinizmi më ekstrem. Dhe besoni se shqiptarët do t’ju duartrokasin se zotoheni se për çdo biletë të udhëtimit do t’i tatoni. Se zotoheni se do të rrisni me 50% taksën për makinat e përdorura, se u zotoheni njerëzve më të lodhur në Europë, se do t’jua zgjasni pensionin në 67 vite.

Ju këtë marrëveshje e keni ferr dhe tmerr, sepse kjo përbën rëndimin më të madh në 23 vite mbi qytetarët shqiptarë dhe kjo është marrëveshje e mosbesimit total e FMN ndaj jush nga germa e parë në germën fundit”. 

***

Ndërhyrja e dytë e ish-kryeministrit Berisha për nxjerrjen nga salla e Kuvendit të fotografit Hamza Hatika:

Berisha: “Zoti bashkëkryetar,

Në seancën e kaluar këtu në Parlament ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në 22 vite të ekzistencës së Parlamentit. Rojet e Parlamentit kanë nxjerrë nga Parlamenti forcërisht fotografin e akredituar nga Parlamenti Hamza Hatika, me urdhër të zotit Rama, për fajin e vetëm se ai e kishte fotografuar atë në disa poza, të cilat vlerësoheshin jo normale. Ky përbën një akt shumë të rëndë të qëndrimit ndaj mediave, sepse për fotografin editorial apo kronikë është fotografia dhe të fajësohet ai pse personi që fotografohet bën poza anormale apo paraqitet në gjendje psiqike anormale, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë Parlament demokrat të botës.

Prandaj ju lutem të merrni masa urgjente për rikthimin e fotografit dhe për të ndaluar në mënyrë përfundimtare ndërhyrjet e tmerrshme të kreut të ekzekutivit mbi mediat. Po i çmend gazetarët. Pronarë që ju kërkon të heqë këtë drejtor gazete, të heqë atë kryeredaktor gazete, atë drejtor lajmesh etj. Kërkoj rikthimin e Hamza Hatikës, sipas akreditimit që i ka akorduar Parlamenti, bazuar në procedurën e tij”.

Read More
03 Pri
0

Topalli: Rama, bilanc i frikshëm dështimi dhe mashtrimi në çdo sektor

Fjala ne Kuvend e deputetes se PD Jozefina Topalli:

Sot ne kemi pepara nje marreveshtje te kerkuar nga vete rama me FMN!

Kjo marreveshtje vjen ne parlament tamam ne pervjetorin e marreveshtjes se 1 prillit mes Rames dhe Metes por dhe ne 200 diteshin e kesaj maxhorance!

Kjo marreveshtje qe u firmos ne ilegalitet e qe ne parlament sic e kane per stil keto sa here duan te fshihen, e sjellin me procedure te pershpejtuar , ne menyre qe te kaloje pa u pare e pa u ndjere , brenda nje jave.

Kjo eshte papergjegjesia e vete kryeministrit ,i cili me firmen e tij ka firmos per barren me te rende dhe kushtezimet me te zeza pwr qytetaret e vendit te tij!

Kryeministri ka firmos rritjen e cmimit te energjise per qytetaret me te varfer, ka firmosur rritjen e 10 taksave te tjera te reja , ka firmosur rritjen e pensionit deri ne 67 vjec!

Kjo kontrate eshte totalisht e kunderta e kontrates qe rama ka bere me shqiptaret para 23 qershorit :

kur premtoi 300 000 vende te reja pune, kur premtoi legalizimet falas, kur premtoi 160 million dollare per bujqesine, kur premtoi takse me te larte per ato qe fitojne me shume, kur premtoi, uljen e cmimeve te ushqimeve, uljen e cmimit te naftes,, kur premtoi heqjen e TVSH, kur premtoi floten e peshkatareve, kur premtoi qetesi dhe sigurine per jeten e qytetareve, kur premtoi me shume investime, kur premtoi policine e shtetit, kur premtoi rritjen e pensioneve,, kur premtoi uljen e borxhit te shtetit e kur premtoi bu bum bum !

Lista e genjeshtrave eshte shume e gjate per tu kataloguar ne nje fjalim ! Nga te gjtha keto, ka mbajt vetem premtimin e fundit: tritol , vrasje, vjedhje, plaqkitje, venie xhobash, trafik droge , krim e korrupsion e bu bum bum qe degjojme gjithe diten !Bilanc i frikshem deshtimi e mashtrimi ne cdo fushe e ne cdo sektor!

Pse kjo marreveshtje u krye ne fshehtesi ? Pse kur Berisha kerkoi transparence per kushtet PM shpertheu ne sharje NO COMMENT ?Pse nuk u konsultuat me biznesin ? Pse nuk pyetet makare demek komitetin(byrone) tuaj te ekonomise ? Pse nuk bete show sic beni cdo dite 3 ,4 here ne dite per pune boshe ?Pse e sollet ne parlament me procedure te shpejtuar ? Pse duhet te kaloje brenda nje jave, gje qe nuk mund te behet as per gjera shume me pak te rendesishme ?

Pse Ilir Meta e futi ne rend dite vendimin tinzisht , ne kundershtim me rregulloren , te enjten e kaluar vetem pasi opozita u largua nga seanca ?

Pse iu ka kap kaq shume frika e tani fshiheni si hilecare?e doni ta hicni nga duart si gacen qe djeg?        Po ku po e hedhni ? Qytetareve, atyre qe edhe pa kete barre jeta i eshte bere shume e veshtire !??

Nuk do pergjigjem une pyetjeve : por vetem do lexoj ate qe ju keni kerkuar e ju keni firmosur ne emer te 1 milion shuplakave :

10 taksave te reja do rriten, mosha e pensionit do rritet ,rrogat do ngrijne ne per 3 vite!Do te rritet TVSH per ujin e mallra te tjera, do rritet   cmimi i energjise elektrike, do te rritet   taksa per   token bujqesore dhe e trojeve; do te   rritet   cmimi i telefonatave te shqiptareve nga jashte; do te   rritet taksa per banesa e per shitjen e tyre ; do te rritet   taksa per depozitat ; do te   rritet taksa per makinat e perdorura, do te rritet taksa e cmimit te biletave te udhetimit, do te rritet serish aksiza e naftes, etj !

Do rriten te gjtha ato taksa qe ne fakt sipas premtimeve te 23 qershorit duhej te uleshin ! Do behet e kunderta e asaj per te cilen shqiptaret votuan !Do paguajne me shume shtresa me e varfer edhe pse, e kunderta i ishte premtuar para 23 qershorit ! Do paguaje me shume fshati, ndryshe nga ajo qe iu premtoi ; do paguaje me shume shtrea e mesme qe eshte garancia e stabilitetit te shoqerise ,e kunderta i ishte premtuar para 23 qershorit ; do paguajne me shume te pasurit ; 100% e shqiptareve do paguajne me shume taksa , pra 100 % e shqiptareve do kene edhe me pak te ardhura !Te gjithe do behen edhe me keq!

Por kjo eshte njera ane ! Vendi do jete shume me keq !Eshte I frikshem rritja e borxhit ne keto 7 muaj!  Per pak muaj eshte bere Tri here me i madh sec eshte rritur ne 8 vite bashke!! E kjo vetem per vetem 7 muaj !

1 ,3 miiard dollare borxh vetem per 7 muaj eshte papergjegjesi epike ! Dhe ketu nuk po ju kujtoj premtimin elektoral per uljen e borxhit!

E sikur kjo te mos dilte, qeveria paralajmeroi se nese nuk bie shi do filloje dhe ulja e rrogave dhe pensioneve !

Kjo,  pastaj eshte SOS! Eshte destabilizim i vendit!

Ish kryeministri Berisha iu ka paralajmeruar shume here , ketu ne kete salle,

” keshtu sic e keni nisur rrezikoni te shkoni ne prerjen e rrogave, ne shkurtimin e rrogave dhe pensioneve”! Hapni procesverbalet, kerkoni kronikat televizive te muajve te fundit! Por ju jo vetem nuk keni program, jo vetem jeni inkompetent,jo vetem nuk keni interes publik,  por as nuk doni te degjoni as kur eshte edhe per te miren tuaj pervecse te qytetareve!!

Asnje shoqeri , asnje qytetar nuk mund te pranoje kushte te tilla qe fusin familjet e vendin ne krizen e modelit grek !!

Vetem me nje vit rriti pensionionet,  nje lider perendimor dhe qytetaret mbushen rruget e vendit dhe ai humbi zgjedhjet edhe pse nuk rriti taksat!

I rriti taksat nje tjeter lider perendimor dhe jo vetem i iken bizneset vendase jashte vendit dhe jo vetem nuk erdhi me kush te investoje si me pare ,jo vetem vendi humbi shkelqimin por ekonomia rreshqiti dhe pa kaluar 2 vite dhe ky humbi zgjedhjet ne gjithe vendin!Dhe ky eshte vend shume i pasur!

Po ne qe nuk jemi as vend i pasur as i zhvilluar!???Dhe ju beni edhe rritje taksash ku nuk mban, dhe te ardhurat jane me pak se me taksat e uleta?, edhe ngrirje rrogash, edhe rritje moshes se pensionit? Ku po e coni vendin?!!!???

Pse keshtu??

Shqiptaret jane tashme jo vetem viktima te mashtrimit dhe inkompetences se qeverise me te paafte dhe nepotike ,qe vendi ka pare, por mbi te gjitha sepse jane viktima te oligarkeve qe sundojne vendin vetem per pushtetin e pasurimin personal dhe qe nuk njohin e nuk mendojne per asnje cast per interes publik !

Te varferit do varferohen me shume! Te moshuarit do punojne me shume, bizneset do mbyllen edhe me shume, vendet e punes do shkaterrohen me shume! Mjerimi e pasiguria do rritet me shume !

Nderkohe Festa superluksoze beni buze detit ! Festa te denje per t’u krahasuar me cdo feste sheikesh!

Nen nje strukture gjigande, mes palmave te mbjella ne rere vetem per ate nate, mes purove, vererave dhe ushqimeve me te kushtetueshme ju festuat me rreth 600 te ftuar, politikane, pronare mediash, gazetare, biznesmene dhe “biznesmene te forte”.

Te ftuarit thone se festa e luksit faraonik per ditelindjen e Ilir Metes dhe per 1 vjetorin e Marreveshjes me Edi Ramen ka kushtuar disa qindra mijera dollare.

Se sa ka kushtuar vertet, kete askush nuk e di, sepse as media dhe askush tjeter nuk hap goje te pyese.

Jo se kane per te marre te verteten si pergjigje, por te pakten te bejne aq sa shqiptaret ne rrjetet sociale: te habiten nga luksi, te pyesin per cmimin, per burimin e parave dhe nese jane deklaruar keto para! Kodi i heshtjes funksionoi…serish!

Te dashur qytetare!Festa e luksit faraonik nuk eshte vetem provokim ndaj varferise ,JO, apo tallje me “1 milion te papunet”!

Ajo ishte vetem nje nga shfaqjet arrogante , sesi oligarket po sundojne vendin sipas Marreveshjes se 1 prillit!

Kjo qe do votojne sot eshte nje tjeter shfaqje! Zevendesimi i kushtetutes me urdherat e Oligarkeve, mosnjohja e vendimeve te gjykates, blerja e votes eshte nje tjeter ane e sundimit te oligarkeve! Vjedhja e kopjimi i softit te 4 milion deklaratave financiare te biznese te 20 viteve eshte nje tjeter shfaqje,; nderprerja e mandatit te kryetaes se ildkp eshte nje nevoje tjeter e tyre per te fshehur pasurine ; marrja e kompetencave te presidentit ; denimet kolektive; rrahja ne menyre barbare e femijeve , burrave e grave nga policia si ne mallakster; fjalori prej rrugaci , fyerjet , mashtrimet , kercenimi ndaj opozites, ndaj qytetareve , administrates , institucioneve ;

trafiku i influencave ,monopolet,larja e parave,fshehja e pasurise , tritoli ,autostradat e droges , krenaria dhe gara per shoqerim dhe aleanca me te “fortet”, futja e tyre ne parlament e kudo, eshte tjeter shfaqje e fetyres se oligarkeve!! Te gjitha keto bashke jane fetyra dhe sundimi i tyre ,aq familjar keto muaj!

Oligarket nuk njohin interes publik! Nuk njohin shtetin! Nuk kane dhembshuri per ate qe nuk ka ,per ate qe vuan,  per te papunet , per ato qe jetojne pa shprese e ne mjerim!

Ato kane vetem interes personal! Ato duan e mendojne vetem per pushtet personal, pasurim personal, qe te pregatiten qe neser me para e force te blejne perseri pushtetin;

qe te pasurohen perseri, e se bashku me “te fortet”te blejne vota perseri ,e pastaj perseri perseri! Ato jane te pangopur dhe te pashpirt , dhe nuk ndalen nese qytetaret do heshtin dhe nese ketu nuk do ngrijme zerin per ti thirrur gjerat me emrin qe kane , pa frike e pa komplekse nga komentet e kercenimet e sherbetoreve te oligarkeve !

Prandaj edhe per kete marreveshtje krize ato thojne “ se jemi shume te lumtur”; e mashtrojne me sarkazem se eshte “ marreveshtje shume e mire”;

Ne 200 dite ne pushtet ky rregjim vetem han institucione , han festa miliarderesh, hedhin valle “gjitheperfshirese dhe konstruktive” tamam si NorodomSihanuku bashke me babain shpirteror dikur ne pallatin e mbretit, nderkohe qe njerezit jane per buken e gojes!

Nje bande qe nuk njeh interes publik drejton vendin ! Do thoni perseri e ashper , radikale ! Thoni cfare te deshironi ,shani, shpifni e fyeni sa te mundeni por kjo eshte e verteta! E hidhur , e frikshme! E rrezikshme per vendin!

Periculum in mora eshte rrezik kur vonon

(Tito Livio, Ab urbe condita;

Te gjitha ato qe thojne se une flas ashper dhe per kete me shpallni armike gaboheni! E verteta ju ben armiq me mua! Por une ne fakt nuk e bej per ju e bej per detyren , e them se nuk dua qe vendi im te kaloje ne skenaret e veshtira tronditese te krizave te paparashikueshme!

Tani do ju kujtoj dhe nje here alarmin ,qe leshoi , Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok.

Sipas tij, kur vërehen mijëra shkarkime në vend dhe militantët ftohen të aplikojnë në sitin e internetit të partisë për t’u futur në administratë, kjo është të duash ta bësh vendin pronën tënde. Kjo nuk është e pranueshme. Është kundër parimeve europiane.

Citoj ”Kur shoh që ndryshohen postet kundër rregullave, duke përfshirë këtu edhe në raste që lidhen me rolin e presidentit të Republikës për institucionet e pavarura, atëherë kam frikëse zoti Rama po luan lojën e vjetër. Dhe parimet që ne mbrojmë fort për forcimin e shtetit ligjor dhe këtë radhë janë shkelur nga qeveria. Kur mora vesh, se aktet kushtetuese mund të ndryshohen përmes një akti normativ të qeverisë, kjo është më shumë se befasuese, është afër një regjimi diktatorial. Tejkalimin e Kushtetutës përmes një akti normativ qeveritar, s’e kam parë kurrë këtë përpara përveçse në diktatura”.

Dhe ta mbyll duke cituar John Kerry , sekretari amerikan I shtetit, me 1 shkurt 2014!

“Aspiratat e qytetareve jane te rrezikuara nga korrupsioni , interesat oligarke, interesa te cilat perdorin parate per te shtypur opoziten, per te blere politikane, per te blkere media, dhe per te dobesuar pavaresine e sistemit te drejtesise!”

Read More
03 Pri
0

Cara: Qeveria po rëndon ekonominë e shqiptarëve

Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Igli Cara:

Te nderuar kolege 

Ne mbi 6 muaj te kesaj qeverisjeje Meta – Rama,  shqiptaret kane pare e degjuar debatet dhe argumentat e shumta te te 2 kraheve politike,  mbi problemet e zbatimit te kushtetutes e te ligjit , shkelje te konsesusit politik , heqje nga puna te punonjesve te administrates ,reformen teritoriale , prishje te ndertimeve me leje ,  emerime te njerezve qe kane probleme me drejtesine , kane pare tritolin, korrupsionin   etj. etj.

Kane ndjeshmeri   dhe interes te gjitha sa thashe me lart , por per hir te se vertetes ,  temperatura e debatit   rritet dhe cdo shqiptar behet me i vemendshem kur ajo kalon ne fushen e ekonomise , kur flitet per taksat , per pagat ,  pensionet ,  cmimet e artikujve baze e te energjise elektrike   pra thene me shkurt per te gjitha ato probleme qe lidhen direkt me xhepin e tyre ,  me cilesine e jetes dhe   te familjes. 

 

Gjashte muaj e gjysme te kesaj qeverie ndoshta   jane pak per te gjykuar   ne menyre   te sakte performancen e saj,  por   populli thote se dielli i mire duket qe ne mengjes ……

Dhe aq me teper, kjo mund te jete nje kohe e shkurter per rezultatet e nje qeverie , 

por jo per nje biznes   apo qytetar,pensionist ,punonjes administrate apo ne bujqesi …. qe llogarite i ben cdo dite e cdo fund muaji dhe jo me mandat 4 vjecar.

Pra si perfundim cdo shqiptar sot ….

qe ka votuar per rilindjen apo per opoziten ,  per ata qe ecin shpejt , apo ata qe ecin ngadale , i arsimuar apo jo ,  arrin te kuptoje e te thote saktesisht ne   ka ekonomi me te mire apo jo ne familjen e tij ,ne   jeton me mire apo me keq se   1 vit me pare.

 

Ne pozicionin e te perzgjedhurve dhe perfaqesuesve te nje elektorati qe na ka votuar per te qene ne kete salle, e kemi per detyre te ndalemi me gjate e ta shohim ndryshe çeshtjen e situates ekonomike.

1-Nga zyrat e qeverise   flitet per rritje te mireqenies ne kete vend , per punen e palodhur   te kryeministrit de juro Rama me stafin e tij ,  pse jo, edhe   nje ekonomi e bollekut te parajses qe kulmojne te   gjiri i Lalzit,  te aplikuara ne praktike nga kryeministri de facto,  Meta…..

 

2.-  Nga ana tjeter   kemi panoramen e paraqitur nga opozita,  ku ne kete periudhe ka faktuar cdo dite   nje ekonomi ne renie, keq qeverisje ,  

-rritje e numrit te papunesise (kjo, jo sipas nesh, por INSTAT)

-ulje e numrit te bizneseve ,  rritje te taksave 

-renie si asnjehere tjeter ne keto 23 vite e fuqise blerese dhe konsumit, mjafton te njiheni me shifrat e ketij tremujori.

Pra, nje vend me performance ekonomike te dobet….  

Me te drejte,  mund te linde pyetja,  cila ka te drejte, qeveria apo opozita ne ate qe percjell e thote?

Ketij debati te madh ndermjet qeverise dhe opozites i ka dhene pergjigje vete Bordi Ekzekutiv i FMN,  ku thote fjale per fjale :

a-Shqiperia menjanoi me sukses renien e ekonomise ne recension gjate krizes globale dhe pati nje renie te ritmit te saj te rritjes me te lehtin ne rajon ; (behet fjale per vitet 2009 – 2012 e vazhdim.

 

Kjo kuptohet qe eshte e thene per qeverine e meparshme dhe jo tuajen, sepse   ju 6 muaj e ca keni ne qeverisje .

 

Por sa thote FMN dhe faktet per qeverisjen tone,  kjo mazhorance e sotme – opozite e djeshme,  nuk i njohu kurre dhe ne vend qe t’i shtonte me pozitivitet   frymen e nje qeverie te re,  ekonomise shqiptare , perdori para dhe pas fushate nje demagogji te shfrenuar per nje Shqiperi ndryshe, gjoja qe do te rilindte .

  Arriti qe te ndikonte negativisht ,  duke ulur ndjeshem besimin e investitoreve , te perkeqesonte   klimen e biznesit ,

Por nuk u mjaftua me kaq…

 

Para 3 muajsh, pavaresisht kundershtimit te opozites , grupeve te interesit dhe te gjithe komunitetit te biznesit ,  me forcen e numrave e te kartonave ju rritet taksat per shqiptaret me justifikim per te rritur te ardhurat dhe per te shlyer borxhin e shtetit ndaj kompanive… (borxh qe realisht duhet shlyer per t’i dhene nje frymarrje biznesit ).

Duke pare tabelat e rezultateve qe na serviren nga qeveria ,  rezultati i te ardhurave me ato te pritshmet pas rritjes se taksave, eshte larg dhe kjo,  fale paaftesise se kesaj   qeverie . 

E ndodhur ne keto kushte te veshtira,  qeveria i ka kerkuar FMN nje asistence financiare per te mbeshtetur rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik te vendit   dhe sjell sot, pas shume negociatesh me FMN,  nje projekt-ligj per ratifikimin e nje borxhi   330 mil euro per 3 vjet me nje interes te ulet. 

Perseris qe argumenti kryesor eshte per te shlyer borxhin ndaj biznesit ,

packa se deri me date 23 qershor,  Rama mburrej ne cdo cep te Shqiperise qe do ja dilte vete se kishte te gjithe potencialet njerezore qe te ulte ndjeshem borxhin public, e me nje administrim me te mire te ngrinte te ardhurat dhe te shlyente bizneset.

 

(ketu besoj te biem dakort qe si qeveri ne keto 6 muaj keni deshtuar )

Mgj.te ne pamje te pare nuk eshte ndonje “qamet”, sepse ky parlament ne keto 23 vite pluralizmi politik   ka bere ,  ben dhe do te beje vendimarrje te tilla ,  do te votoje sa here qe te jete e nevojshme, edhe marrje borxhi .

Por , te marresh borxh nuk eshte gje e mire dhe per te cituar edhe njehere popullin,  “ Nuk mbahet shtepia me miell hua “  

 

Nga te dhenat ne keto 23 vite , qe me siguri ju i dini se vete i keni qenesuar,  ne vitin 1997, kur te majtet erdhen ne pushtet borxhi publik ishte 48 % dhe kur e lane pushtetin, ne vitin 2005 ishte rreth -59 % afersisht 11 %  me te larte….. ( ndersa ne 8 vjet e rritem vetem 2-3 % ..vitin e fundit nga 60% ne 62 % ) 

Te njejten gje po beni dhe tani duke rritur, brenda disa muajve,  borxhin publik nga 62 % ne 74 % .. (Zoti na ruajt sikur te vazhdoni me te njejtin proporcionilitet cdo vit )- Pra ne 8 vjet ne e rritem 2-3 % ndersa ju per nje vit,  deri ne   12 %.

Filozofi e njejte e juaja,  por sipas shifrave ju jeni dhe me dobet se qeveria po socialiste e vitit ‘97 .

 

Te nderuar kolege ; 

Tani ,  me gjithe respektin qe kam per FMN , per te qene dhe te qarte me ata qe na degjojne duhet te pranojme qe m.gj.se quhet Fond ne fund te fundit ajo sillet si Banke dhe si e tille,  kur te jep hua, te vendos dhe kushtet qe do te plotesosh dhe n.q.se nuk i realizon,  te vendos ne kontrate dhe masat qe duhet te marresh ne rast se deshton.  

Por me sa duket, me shume kujdes tregon FMN: 

-ku si partnere-klient ne keto 3 vjet do te kete nje qeverisje si kjo e juaja

– ku kryetari de juro Rama dhe ai de facto Meta nuk kane problem te genjejne e mashtrojne (edhe kur kapen mat me ze e figure) , ta perdorin shtetin si ndermarje private , 

–  apo duke pare dhe performancen e dobet qe ne nisje dhe korrupsionin gjithnje ne rritje.

  FMN si Banke me pervoje ne kete fushe,  nuk mund te jete tolerante dhe ne kontrate ju ka vendosur disa angazhime te renda qe do ndikojne drejt per se drejti negativisht tek cdo shqiptar, te cilat per rrjedhoje, duhet t’i dije cdo shqiptar dhe une po i rrjeshtoj:

•Rritja e kapacitetit per te gjeneruar me shume te ardhura ne buxhet per te ulur deficitin, rritje qe do vije nga mireadministrimi dhe rritja e taksave;

•Venia ne kontroll e shpenzimeve publike duke ulur vellimin e investimeve publike, 

•bllokimin e rritjes se pagave per 3 vjet dhe indeksimin e pensioneve vetem me nivelin e inflacionit,( pra ate rritje qe pagave qe pame ne keto 8 vite nuk do ta kemi me , dhe pensionet jo e jo)

• uljen e metejshem te numrit te administrates publike;

( pra pervec rritjes se te papuneve , siklet ne vete ky duke pasur parasysh dhe sherrin ndermjet jush per vende pune )

•Ndermarrjes se nje reforme te pensioneve te pleqerise duke synuar nxjerrjen e perfitimeve afat mesme nga rritja e moshes se daljes ne pension si dhe rritjes se kontributeve, 

•Uljes se riskut te larte ne sistemin actual te energjise elektrike, duke rritur çmimin e energjise elektrike qe ne muajin qershor te ketij viti per ta sjelle sa me prane çmimit ne tregjet rajonale;

Por nuk mbaron me kaq:

Ne qofte se ju deri ne fund te 6 mujorit nuk do te arrini   gjeneroni me shume te ardhura ….

(gje qe sic duken bathet nuk do ta arrini edhe pas rritjes se taksave, sepse rritjen totale ne keto 3 muaj e keni 2,6 %  x 4 (3 mujor)= 10,4 % ku ne 1 vit keni planifikuar 13 %),

FMN ne fq.29 te raport. Box 3 , ju ka propozuar si mundesi :

•Vendosjen e tvsh ne arsim;

•Vendosjen e pagesave toll ne rruget e vendit;

•Rritjen me 50% te takses mbi tregetimin e makinave te perdorura;

•Futjen e tvsh per ndertimet-banesat e reja;

•Futja e nje takse per hyrje-daljet nga Shqiperia te popullsise vendase;

•Vendosja e takses mbi pronen (shtepi, toke) sipas vleres;

•Futja e nje takes vjetore per perdorimin e makinave bazuar ne vleren e tyre;

•Rritjen e tatimit mbi te ardhurat e individeve, perfshi dhe interesat e depozitave dhe dividentin nga 10 ne 12% (rritje 20%);

•Vendosjen e nje aksize mbi te ashtuquajtur mallrat e luksit.

  Kjo eshte e verteta dhe n.q.se shkohet tek ky skenar cdo gje behet e frikshme , recensionin qe per kaq vite arritem ta mbajme larg e kemi shume prane .

  Nje koleg i nderuar i mazhorances,  ne komision e ekonomise , pyeti ministrin e financave   se kush i paguan kostot e “gabimeve” te qeverise se kaluar ?

  Me te drejte ministri i financave u pergjigj “ qytetari shqiptar”

Te njejten pyetje do te beja dhe une sot .

Kush do t’i paguaje kostot ne rast deshtimi te mundshem te kesaj qeverie?

Te nderuar kolege ;

Do te doja te isha optimist per te ardhmen e Shqiperise nen qeverisjen tuaj,  por do mundohem t’iu jap shkurt 2 – 3 fakte,  qe   pa dashur te bej pesimist askend qe na degjon,  e kam per detyre t’i them :

-Pas vitit ’92, te gjithe e dime qe sektori privat eshte shtylla e ekonomise shqiptare , eshte sektori qe gjeneron te ardhura dhe punesim ; Por cfare i kemi bere ne keto muaj te veshtira biznesit te madh ,  perballe konkurences rajonale ne treg ?

 

Ne keto 6 muaj keni bere politika bllokuese duke rritur taksat… shkurtimisht:…

-Tatim fitimin nga (10% ne 15%) pra rritur me 50 %  , 

-takse 400 lek/ per meter katrore mbi pronen ,

-i kemi shtuar pasigurine   ,  mungesen e energjise elektrike , rrezikun per jeten , 

– kontrolle e gjoba pa fund nga tatimoret …  etj etj 

Ne krahun tjeter,  vende fqinje me ne   po bejne politika lehtesuese per te thithur investitore   dhe shembulli eshte Maqedonia ..

1.Politika lehtesuese … ku me kryesoret jane 

-Tatim fitimi me 10 % ( sa ne e kishim ne qeverisjen e PD) pra 50 % me pak .

-Perjashtim total i tatim fitimit ne rastet kur ky fitim investohet serish per te rritur prodhimin.

-Perjashtim total nga tvsh per te gjitha investimet ,makinerite etj.

 

-Ka krijuar nje zone Franca ne Shkup ku per te gjithe ata qe investojne ne ate zone jane te perjashtuar nga taksat per 10 vitet e pare si dhe   reduktim 50 %  per taksat personale (TAP) per 5 vitet e para.

-Qiraja per meter katror te shfrytezuar eshte 0,1 euro per 5 vite.

Kaq sa ju thashe mjaftojne qe investitoret e huaj, pavaresisht kostos se rruges,  te zhvendosen ne Maqedoni. 

Kete nuk e zbulova une,  por e mesova nga perfaqesues te bizneseve qe te shtrenguar nga politikat frymemarrese te kesaj qeverie po shohin mundesine per te investuar diku tjeter , `….

Ky ishte nje shembull per biznesin e madh , Fasonin apo prodhimin vendas …

E njejta gje dhe per biznesin e vogel ku sic ju kemi shpjeguar dhe ne debatin e paketes fiskale po i coni drejt mbylljes….

Po ju jap shembuj dhe nga biznesi i vogel ne Dr…. (ku taksat e qeverise + taksat e bashkise se bashku )  ne disa raste jane me here me shume se ne qeverisjen tone …(duhet te sqarojme qe taksapaguesit nuk i intereson ne e merr bashkia apo qeveria)…. sipas tabelave..

 

Keto 2 raste nga biznesi i madh dhe i vogel ,…qe tregojne se : 

– sa pa vizion eshte kjo qeveri per kete sektor , qe ne asnje moment nuk po e sheh per partner, sikurse ka bertitur me te madhe, 

– per te kuptuar se cfare mund te ndodhe me kete sektor dhe ekonomine ne pergjithesi ;

– per te kuptuar se sa do te rritet numri i te papuneve (pavaresisht zyrave me ngjyra ndryshe te punesimit) ,

– sa do te bien te ardhurat per shqiptaret dhe me radhe si sistem domino ..konsumi , mbyllja e bizneseve te vogla dhe vendeve te punes , rritja e kredive te keqija bankare dhe si perfundim nje Shqiperi, qoft larg,  ne recension ….

 

Dhe si perfundim,  perserisim pyetjen e kolegut te nderuar nga radhet e mazhorances:

Kush do ta mbaje koston ?

Kryeministri de juro ketu prapa meje ?

Kryeministri de facto pak me lart ?

Perseri pergjigja eshte ajo qe dha dhe ministri i financave dhe qe e dime te gjithe ne …Qytetari shqiptar (ku perfshihemi edhe ne) i tanishem dhe i brezave qe do vijne….

Faleminderit…

Read More
03 Pri
0

Ruli: Nuk jemi kunder marreveshjes me FMN ne parim, por qeveria ka dashur te fshehe kushtezimet e renda te saj

Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Genc Ruli

Te nderuar deputete,

Qe ne fillim do te desha te sqaroja se ne deputetet e opozites nuk jemi ne parim kunder kredise se akorduar nga FMN, pasi ajo eshte nje kredi e favorshme ne termat financiare dhe me kosto relativisht te ulet. Shqetesimi yne ka te beje me dinakerine e fshehtesine me te cilen qeveria e ka negociuar kete marreveshje kredie, por dhe me menyren se si po e sjell sot per shqyrtim ne Kuvend. Qeveria po “argumenton” sot ne kete salle qe ky nuk eshte nje votim per ratifikim te nje marreveshje nderkombetare kredie, vetem per te mos sjelle ne Kuvend tekstin e marreveshjes se kredise. Pra qe Kuvendi e publiku te mos njihen me kushtezimet e renda qe ka kjo marreveshje dhe angazhimin qe ka marre qeveria rilindase per t’u rritur perseri brenda ketij viti shqiptareve disa taksa te tjera, cmimin e energjise, moshen e pensionit.

Sepse ne opozita, shqetesimin nuk e shohim tek programet e masave te nderhyrjes dhe te reformave qe kerkon e kushtezon FMN-ja, por te aftesia dhe serioziteti i qeverise per t’u angazhuar ne permbushjen e tyre, me sa me shume perftim dhe me sa me pak kosto per popullaten.

Opozita, natyrshem eshte kritikuesja dhe dyshuesja konstante e nje qeverie. Por sot, dyshimet ndaj qeverisjes suaj nuk mbeten vetem tek opozita politike. Dyshues ndaj jush sot po behet dhe qytetari, nepunesi i shtetit apo fermeri, biznesmeni apo dhe pensionisti. Madje sidomos dyshimi eshte dhe me i madh sot tek ata qe ju besuan me shume, sepse dhe u zhgenjyen me shume, pra ata qe prisnin me shume vemendje e perkushtim, por qe dhe u braktisen te paret prej jush.

Ata qe ju pandehen sinqerisht per Rilindas, por qe juve po ju shfaqeni sot si Recidiviste.

Ata qe i besuan fjales suaj e qe sot po goditen e fyhen nga vepra juaj.

Dyshues i madh ndaj jush eshte dhe vete FMN. Kushtezimet e renda qe jane parashikuar ne kete marreveshje, detyrimi sforcues per masa shtese fiskale e financiare shume me shtrenguese e austere neqoftese nuk performohet sipas programit, jane shprehje e mosbesimit dhe e dyshimit te larte ndaj performances se pritshme te qeverise suaj. Per ta thene ne gjuhe me popullore: Nuk eshte FMN-ja qe ju ka vene juve ne bela, por jini ju qe kini vene ne bela FMN-ne.

Mjafton te shikojme dinakerine dhe fshehtesine qe treguat ne negociimin e kesaj marreveshjeje. Ju ia fshehet ate per muaj me radhe publikut shqiptar, parlamentit, qytetarit, biznesit. Nuk eshte FMN qe ben marreveshje te fshehta, por eshte detyrimi moral e politik i qeverise qe te beje transparencen e nevojshme me qytetarin e saj ne lidhje me kushtet e detyrimet, qe ndermeren pikerisht ne emer e ne dobi te vete qytetarit.

Mos u nervozoni ndaj dyshimit dhe mosbesimit qe po ju shfaqet perdite, por do benit me te miren po ta kuptonit ate, si dhe ta shmangnit. Dyshimin e prodhuat dhe po e prodhoni ju vete cdo dite. Duke vuajtur per vite me radhe nga sindroma e Mohuesit patologjik, te gjithckaje, natyrshem vuani sot pasojen, pra dyshimin ne gjithcka, madje deri dhe ne dyshimin ndaj vetvehtes.

Dy muaj pas zgjedhjeve qe ju sollen ne pushtet, ju miratuat Programin e qeverise suaj, dhe pa u sikletosur fare, madje me arrogance shperfillet qe ne ate cast gjysmen e premtimeve qe ju vete u bete shqiptareve gjate fushates elektorale.

Dy muaj pas miratimit te ketij programi, miratuat buxhetin e vitit 2014, dhe ne kete vendim-marrje te dyte tuajen, perseri eleminuat pa siklet dhe gati 1/3 e atyre qe vete i kishit marre si angazhime ne programin e qeverise rilindase. Ju dukeni si ata qe hyjne me qejf ne nje labirinth te erret, e mbasi ne cdo kend e kthese te tij kane ndonje surprize apo makth, turren vec te dalin, duke harruar fare se pse e ndermoret kete rrugetim dhe me cfare mendje e zemre hyte fillimisht ne te. Cfare kishit premtuar pa hyre, nuk eshte me preokupimi juaj.

Axhenda juaj qeverisese eshte vetem dita 24-oreshe. Brenda ketij kufiri 24 oresh, mund te thuhet qe jini deri diku te qarte, esell, konkrete, dini cfare doni dhe beni gjithcka qe ta arrini. Per gjerat qe duan me shume se 24 ore pune e duk, ato i shtyni e i premtoni per pas nje viti, apo pas dy vjetesh. Endrrat dhe halucinacionet nokturne qe shihni ne te mbyllur te dites, ato po, i kini me shtrirje kohore shume me te gjate, madje shkojne deri te brezat qe ende s’kane lindur.

Cdo mengjes dita qeverisese, po nuk u kap befas nga ndonje shperthim tritoli gjate nates qe kaloi, nis me pyetjen: “Cdo te bejme sot per Shqiperine?” ose e thene ne gjuhen Rilindase “Cfare spektakli qeverises do te bejme sot?”

“Te shajme perseri qeverisjen e keqe te PD-se? Kjo s’ka pse te jete ne axhende, sepse ate e kemi huq e zakon e perdite do ta bejme”.

“Te shohim dhe nje here listat organike te ministrive e te zyrave te shtetit, se mos ka ngelur ende ndonje i afert apo deri ne farefis te katert te ish-ministrave e deputeteve te PD? Ndonje qe ka fshehur ne biografine e tij lidhjen me regjimin e meparshem?”

Por ne nje dite dhe disa emerime duhen bere, sidomos ne disa pika kyce qe i meritojne vetem kuadrot e ekselences, pra ata te cilet ne CV-ne e tyre eshte mire qe te kene te pakten nje denim penal nga gjykata, per trafikim, mashtrim apo te cdo figure tjeter penale qe eshte “dinjitoze”.

Keto pune sidoqofte mbarojne shpejt, dhe dicka me shume duhet bere per kete popull, po sot. “Sa dite kemi pa e sulmuar Presidentin e Republikes? Po nga institucionet kushtetuese, ke nuk kemi perdhosur ende?”

Por dita eshte e gjate dhe qeveria eshte shume energjike, e ajo kerkon te beje dhe me shume “pune” akoma.

“Meqenese jemi dhe ne pervjetorin e 5-te te anetaresimit tone ne NATO, a nuk bejme dhe disa demonstrime te modernizimit dhe lartesise profesionale te forcave tona te armatosura? Per shembull ndonje operacion rrufe e te mireorganizuar te pastrimit brenda 4 oreve te 10 km rruge nacionale”?

“Mire do jete po te hapim dhe ndonje zyre te re pune sot (se punesim te ri, as mundemi, por as na lene te bejme), por zyre si ato qe di te beje Erioni, te bukur, moderne, me ngjyra qe feksin”.

Sigurisht qe duhet cuar dhe ndonje ligj ne parlament, qe mos rrime pa pune dhe ne deputetet. Dhe nxirren nga sirtaret projekte ligjesh, te pergatitura qe para 6 apo 9 muajsh dhe sillen ketu ne Kuvend, pasi projekt-ligjet qe do sanksionojne politikat e programet e qeverise se re, ato duan kohe te pergatiten e me se pakti nga shtatori apo dhjetori do te mund te vijne ne parlament. Sigurisht bejne perjashtim nga ky rregull Aktet Normative te famshme, te cilat vijne me ngut sepse bien pak ndesh me Kushtetuten, apo duhet te sulmohet me ngut drejtuesi i ndonje institucioni te pavarur kushtetues. 

Dhe neqoftese mbetet prape edhe pak kohe nga kjo dite e gjate e dinamike, Kryeministri nuk relaksohet por thote: “A nuk i fus dhe nje takim me biznesin sot? Sidomos me ate te huajin, se si te merzitur e pesimiste i shoh. Te pakten t’u jap ca premtime e t’i eksitoj”.

Kjo eshte zoterinj deputete Qeverisja e Spektaklit, energjia e rilindasve tane, qe synon me shume shown mediatik, se sa punen dhe vepren konkrete.

Dikush na tha ne kete salle para gati 7 muajsh: “Puna juaj (pra e opozites) eshte fjala, ndersa fjala jone (pra e qeverise) eshte puna”. Sinqerisht qe eshte thenie e bukur dhe me tingellime, e qe nuk harrohet lehte. Por kane kaluar 7 muaj dhe cdokush tjeter mund te thote “mire se opozites po ja degjojme fjalen se ajo vec ate ka, por kesaj qeverie, deri tani vec fjale po i degjojme, se punen s’ia shohim”.

Nervozoheni shume kur ju thuhet nga opozita apo dhe kushdo tjeter, se cfare po beni, cfare rezultatesh kini ne qeverisje. Pergjigjeni duke thene se ne 3, apo ne 5, apo ne 7 muaj vetem te marret mund te presin rezultate kaq shpejt, se qytetaret duhet te presin qe te mund te shohin dicka qe mund te duket apo te preket. Ndoshta dhe shume pune e rezultate nuk vijne ne 7 muaj, por ka dicka qe duket mjaft mire e mjaft qarte brenda kesaj kohe, dhe ky eshte modeli e mentaliteti juaj qeverises. Eshte ky model qeverises, qe zor se ben ndokend me shprese e me durim per te pritur e per te pare me shume e me mire.

Gjithcka e rendesishme dhe e nevojshme eshte vene ne listen e pritjes e te premtimeve, nderkohe koha kalon e mjaft probleme nuk presin per t’u zgjidhur me vone, deri sa ju te dilni nga gjendja e hipnozes qe keni me pushtetin.

– Buxheti i ministrive celet me gati 2 muaj vonese dhe mjaft nga projektet buxhetore vihen qe tani ne listen e te parealizueshmeve.

– Zyrat e shtetit, ku biznesi merr apo riperterin lejet, licencat, autorizimet jane te mbyllura apo te paralizuara e nuk permbushin asnje kerkese. Dhe kjo sepse ne disa raste eshte nderruar 100% personeli i tyre dhe te porsaemeruarit jane ende duke kuptuar se cfare pune duhet te bejne aty. Ne disa raste, zyrave ju eshte hequr autoriteti per te vetevepruar, pasi kompetenca eshte perqendruar me lart, atje ku qytetari apo biznesmeni nuk mund te arrijne duke trokitur ne dere. Dhe biznesit nga ky mosveprim, ose i nderpritet aktiviteti, ose eshte i detyruar ta vazhdoje ate pa lejen e licencen perkatese, duke u bere keshtu pre potenciale e ndeshkimit nga zyrat e shtetit, te cilat vec per ndeshkimet nuk jane te pergjumura. 

– Skemat e mbeshtetjes dhe te granteve per fermeret u miratuan nga qeveria vetem nje jave me pare, pra gati dy muaj me vonese nga afati i pervitshem, dhe kur punimet pranverore te bujqesise kane nisur, duke djegur keshtu aplikimet dhe perftimet e fermereve per kete sezon te vitit bujqesor.

Permenda ketu vetem disa fenomene qe jane shfaqur me qeverisjen tuaj dhe e keqja eshte qe jane me shume se kaq.

Cdo qeveri, 6 muajt apo vitin e pare e ka periudhen e energjive maksimale te saj, te perkushtimit dhe ambicionit me te larte, por dhe periudha kur gezon ende falas besimin e qytetarit. Eshte periudha kur ajo injekton optimizem e pritshmeri pozitive ne ambientin ekonomik, kur dhe nepunesi e teknokrati kane me shume mobilizim e disipline. Eshte momenti kur dhe ekipi qeverises eshte me besim e idealizem ne permbushjen e sfides qe i ka dale per zot, dhe matet vec me veten e tij dhe punet qe vete ka realizuar perdite.

Reformat e programet qeverises mund dhe te kene rezultate spektakolare (ndonjehere), por ato vete dhe ndermarrja e tyre nuk jane aspak spektakel, perkundrazi jane mund, kurajo, seriozitet e sakrifice.

Ne cdo hap te rendesishem qeverises qe keni ndermarre deri me sot, keni treguar qe ndermjet rrugeve e alternativave te ndryshme qe do te duhej te zgjidhnit per t’u perballur me sfidat e medha te qeverisjes dhe ne vecanti me situaten e veshtire te ekonomise kombetare sot, ju zgjidhni pikerisht ate qe eshte rruga e zgjidhja me e lehte per qeverine, por jo me e pershtatshmja dhe me e dobishmja per shoqerine, apo per ekonomine.

Perballjes me borxhin publik, iu pergjigjet duke rritur frikshem me nje te rene te lapsit volumin e borxhit publik.

Konsolidimit fiskal, apo rritjes se te ardhurave buxhetore, ia gjetet zgjidhjen duke rritur nivelet e taksave e te tatimeve. 

As veten tuaj nuk vute ne prove, se sa te ardhura me shume mund te mblidhte qeverisja juaj ne cdo periudhe fiskale, ndaj niveleve ku ishte qeveria e meparshme. Mund te kishit realizuar rritje te ndjeshme e te mjaftueshme te ardhurash buxhetore vetem duke luftuar informalitetin e gjere fiskal dhe duke forcuar disiplinen fiskale. Dhe do te kishit shmangur kete shtese ne taksa, apo kete kosto te madhe te borxhit publik, per biznesin e qytetarin, ne kete moment te amullise ekonomike.

Qe t’ju regjistroheshin sa me shpejte “sukseset” e para te qeverisjes, ulet treguesin e projektuar te te ardhurave fiskale, qe te dilnit me nje sukses te rreme ne realizimin e tyre, per tremujorin e fundit te 2013-es. 

Megjithese rritet nivelet e taksave e te tatimeve, qe ne kete tremujor te pare te 2014-es kini ritme shqetesuese te mbledhjes se tyre, cka tregon se zor te pritet qe ato te mund te realizohen aq sa jane projektuar ne fund te ketij viti. 

Ne vitet me te para te qeverisjes se PD, 2006 apo 2007, u arrit qe te mblidhen per secilin vit, mesatarisht rreth 1 miliard USD me shume te ardhura fiskale, se sa ne nje vit te qeverisjes se meparshme, madje dhe ne vitet kur ne ulem mjaft nga nivelet e meparshme te taksave, te ardhurat shtese ishin ne po keto nivele rritjeje. Dhe kjo mundesi qendronte si sfide dhe para jush sot, por ju nuk zgjodhet sfiden e veshtire te qeverisjes, por Bingon e borxhit me te larte dhe te taksave me te shtuara.

Biznesit duhej t’i nxisnit besim e optimizem ne kete veshtiresi ku eshte ai sot. Por ju nuk u permbajtet dot per t’i treguar atij qe diten e pare, se kush eshte pronari i ri i pushtetit, forcen, kercenimin e arrogancen e ketij pushteti. Deklarimet kaotike, te pakujdesshme dhe inatcore per rishikime e prishje kontratash investuese, vec qetesi e optimizem s’mund te sjellin te biznesi. Dhe atje ku ende s’keni arritur ta trembni, ju eshte rishfaqur nje fantazme qe po e shqeteson dhe terrorizon biznesmenin, edhe me shume se sa ju vete. Dhe ky eshte krimi, qe jeton me gjobat qe iu ve bizneseve, por ju nuk doni ta shihni, apo nuk ju leverdis ta shihni.

Problemet dhe veshtiresite qe ka ekonomia dhe qytetari sot jane shume te medha, por zor te besosh qe ato jane ne vemendjen tuaj, kur ju perdite energjine me te shumte tuajen e harxhoni per te sulmuar e zaptuar institucionet e pavarura kushtetuese, ose per te anatemuar e provokuar opoziten.

Perdoreni ndryshe energjine e zellin tuaj zoterinj te qeverise, beheni fjalen tuaj pune, kryeni reformat qe kerkon ekonomia, qe te mund te clirohet qe sot nga shtrengimi mbytes i krizes, prisni me durim te shihni rezultatet tuaja te para, ne rritjen e ekonomise, ne rritjen e interesit te kapitalit per te investuar, ne uljen e papunesise, ne rritjen e te ardhurave te cdo individi, dhe po t’i keni arritur, madje po t’i keni arritur keta tregues ne nivele edhe me te larte se qeveria e meparshme, atehere do te keni fituar betejen tuaj, dhe opozites ndoshta s’do t’i mbetej me as edhe vetem Fjala.

Ne kete beteje qeverisese qe kini para, fati nuk do t’ju bekoje me renie Bingoje. Po nuk mbollet mund e urtesi qe sot, zor se do te korrni gje neser, zor se do te mund te besoje ende dikush, qe brenda ketij viti punesimi do te rritet 15%, ekonomia do rritet mbi 2%, apo investimet private do te arrijne ne 25%.

Perkundrazi, tablloja ekonomike pergjate ketij viti do te jete edhe me e erret se sot, pavaresisht se biznesi dhe qytetari do ta bejne sakrificen e tyre, biznesi duke patur gjithnje e me pak fitime, e qytetari duke e pare vetem te tkurrur
kuleten e konsumin e tij. Dhe me e keqja, se bazuar ne kushtezimet e kesaj marreveshjeje huaje, do te paguajne edhe kostot e taksave te reja, e cmimeve shtese te energjise, kontribute me te larta dhe perftime me te uleta te sigurimeve e pensioneve.

Read More
03 Pri
0

Tabaku: Qeveria zgjedh rrugën e lehtë

Fjala ne Kuvend e deputetes se PD Jorida Tabaku:

Më në fund, një dokument i dytë i përgatitur nga qeveria tashmë jo aq e re erdhi në Kuvend. Dhe përsëri bëhet fjalë për një rritje taksash, ose për një rritje borxhi. Se sic duket këtë dinë të bëjnë më mirë. Përvecse dëgjuam për rreth dy orë në Komisionin e Ekonomisë, Ministrin e Financave me të njëjtin fjalim që mbajti dhe në shtator, këtu e 8 muaj të shkuar, lajmi i ri është vetëm që marrim borxh për të paguar borxhin. Sigurisht rruga më e lehtë e mundshme.

Premtimet kryesore te opozitës së djeshme dhe mazhorancës së sotme kanë qenë se do të ri sjellë FMN-në për të rilidhur një marrëveshje të re dhe gjithashtu u ka premtuar qytetarëve që do të ofrojë një politikë sociale ku përfshihen shëndetësia falas, legalizimet falas, e kështu me radhë.

Premtime që në qasjen e parë janë mikluese, janë ndjellëse për shumicën e qytetarëve; dielli duket që kur lind, ndaj ishte e pamundur që këto qasje sociale të implementoheshin pas një marrëveshje me FMN. Në raportin e fshehtë, por që fatmirësisht FMN e bëri publik në faqen e saj zyrtare, të gjatë mbi 130 faqe, mundet të lexosh lehtësisht disa prej çështjeve kryesore që ky institucion i sheh si parësore për t’u adresuar nga qeveria shqiptare në vitet e ardhshme.

Një rëndësi të veçantë merr në këtë raport ulja e borxhit publik në 60% të PBB-së deri në vitin 2018, nga 74% që erdhi si pasojë e marrjes së huasë nga qeveria prej FMN-së dhe huasë tjetër të marrë muajt e fundit të 2013 nga tregu vendas. Kështu FMN si një huadhënës par excellence, e si çdo huadhënës tjetër, i këshillon qeverisë që të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë të ardhurat. Ishte kjo arsyeja, e jo ilustrimi social, që e detyruan qeverinë që të ndryshonte sistemin fiskal edhe pse mundet fare mirë që të gjendej një alterantivë tjetër përpos “Planit B për taksat”.

Ndaj cilido shqiptar që mendon se qeveria ka rritur tatim-fitimit në 15%, akcizën mbi duhanin apo alkoolin, taksën e qarkullimit që është rritur me 6.6 përqind të cmimit e jo 3 lekë sic thotë i nderuari kryeministër, sepse qeveria e re mendon për të varfrit, gabohet rëndë. Sipas vetë këshillave që gjejmë në raportin e FMN shpjegohet qartazi se këto ndryshime do të kenë efekt pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 2014. Nëse këto efekte nuk do të jenë aq pozitive sa priten, pra me rritje ekonomike atëherë sugjerohet rritja e disa taksave të reja mbi produktet e luksit, rritje të taksës të dividendit në 12%, vendosjen e një takse të sheshtë mbi udhëtimet, përfshirja e TVSH në arsim, rritjen e taksës për makinat e përdorura, rritjen përsëri të taksës së pronës e kështu me radhë.  Këto masa sugjerohen që të ndërmerren në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe të ardhurat të rriten mjaftueshëm në buxhet sa të ulin borxhin publik. Në pak fjalë, ajo që FMN na tregon (sepse qeveria ende s’e ka ndarë mendjen të na e thotë troç) është se i ka këshilluar qeverisë që të rrisë taksat dhe të ulë shpenzimet qeveritare me afërsisht 1 miliard dollarë në tri vitet e ardhshme.

Kështu që rritja e taksave jo vetëm që nuk erdhi si pasojë e një politike sociale në ndihmë të varfërve, dhe nuk kishte si të vinte kur kishte si qëllim vetëm të rriste të ardhurat, por erdhi si pasojë e një kushti të vendosur nga FMN, që si çdo institucion tjetër financiar, flet dhe bazohet vetëm në shifra përpara se të marrë një qëndrim publik dhe përpara se të ofrojë një hua ndaj një qeverie.

Sipas vetë raportit, pavarësisht se Shqipëria pati rritje ekonomike gjatë krizës evropiane në vitet 2008-2013, ajo sot ka nevojë që të ndërmarrë disa reforma strukturore nëse do t’i rikthehet rritjes ekonomike afatgjatë. Reforma që qeveria aktuale i ka premtuar duke i mikluar, sikundër e përmendëm më sipër, për të varfrit dhe shtresën më të madhe të qytetarëve. Kështu që premtimet shndërrohen përsëri në një kujtim.

Pretendimet e qeverisë së re se ajo nuk ishte e parapërgatitur për gjendjen në të cilën do ta gjente shtetin janë të pavërteta, po të kemi parasysh fjala vjen se ajo kishte përmendur që para zgjedhjeve të 23 qershorit rikthimin e FMN-së. Duke qenë se ky plan ishte i paramenduar, atëherë opozita e atëhershme e dinte shumë mirë se FMN nuk do të lejonte në asnjë mënyrë disa prej premtimeve të bëra publikisht për shëndetësi falas, për heqje të TVSH për shportën, që publiku i dëgjoi me vëmendje duke iu mbushur mendja se llogaritë ishin bërë mirë.

Por opozita e djeshme ankohej për gjatë gjithë kohës për një borxh të madh, për një ekonomi në zgrip të krizës e kështu me radhë; këto alibi dhe tregime u krijuan për t’i shtuar ujë e miell premtimeve të qershorit 2013. Nëse qeveria e sotme do të ishte treguar e ndërgjegjshme dhe e sinqertë dhe do të kish bërë një krahasim me shifra, se ato nuk gënjejnë, do të kish gjetur se sot investimet publike jane 80% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, se sot administrata praktikisht merr vetëm rroga se sot cdo gjë është pezull.

Tanimë qeverisë i ka rënë si barrë jo vetëm që brenda rivalitetit të mazhorancës të ndjekë një politikë të re premtimesh për reduktim taksash dhe tatimesh por edhe të informojë publikun për situatën e vështirë që ndodhet nw tw cilwn e ka sjellw buxhetin e shtetit e më pas të përgatisë teknikisht administratën për këto reforma.

Premtime të mbushura sërishmi me lustra që nuk tregojnë sërishmi të vërtetën; pasi me të dhënat e fundit, ekonomia pati rritjen më të ulët në 10 vitet e fundit, ku PBB ra me 2.2%. INSTAT akoma nuk ka bërë me dije se sa ka qenë rritja reale në tremujorin e fundit të 2013, por të dhënat paraprake tregojnë se ajo është negative, dhe ekonomia jonë është zyrtarisht në recension dhe çdo politikë e re fiskale duhej të adresonte pikërisht këtë problem dhe jo borxhin publik.

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë ka deklaruar se kemi një rënie të konsumit megjithëse qeveritarët dhe deputetët vazhdojnë të propagandojnë rritjen me 14% të konsumit që përkthehet qartazi në 10% rritje ekonomike, më së paku. Ndoshta këto zotërinj jetojnë në një botë tjetër.

Gjatë dy muajve të parë të vitit sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e ulët ekonomike është shoqëruar me një ecuri të dobët të treguesit të punësimit, duke sjellë më tej presione për rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit. Konsumi dhe investimet private kanë mbetur të dobët, si pasojë e besimit të ulët të agjentëve ekonomikë, e ngadalësimit të të ardhurave të disponuara, e kushteve të shtrënguara të financimit dhe e pranisë së kapaciteteve të pashfrytëzuara të prodhimit. Kjo tablo pritet të jetë e pranishme edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm.

Kjo tablo sic pritej dhe sic u njoftua dhe nga ne në dhjetor, kryesisht falë rritjes së taksave dhe paketës së re fiskale ka pasur dhe një efekt negativ në nivelin e të ardhurave. Paketa e re fiskale e cila do të gjeneronte një ngarkesë të re fiskale prej 40 milionë u
sd më shumë cdo muaj ka sjellë vetëm 10 milionë usd më shumë cdo muaj. Duke sjellë një rritje të informalitetit, një reduktim të numrit të bizneseve të reja të regjistruara dhe ajo që ka më shumë rëndësi duke kaluar në skenarin për rritjen e re të taksave që FMN paralajmëron në dokumentin e saj të politikave.

Qeveria ka tetë muaj që ka filluar punë, e në këto tetë muaj përpos se ka anatemuar opozitën e sotme (por jo qeverinë e shkuar prej së cilës ka marrë 3 ministra) si fajtore e duke u marrë më së shumti me propagandën dhe demagogjinë për sistemin e ri fiskal.

Kështu ndodhi edhe me kur një ministër pretendon se nuk do të kemi rritje të çmimit të energjisë ndërkohë që një tjetër pohon të kundërtën. Madje dhe vetë FMN pretendon për heqjen e subvencioneve ndaj çmimit për familjet, që përkthehet në rritje të çmimit për konsumatorët familjarë.

Kur opozita ngriti zërin për rritjen e moshës së pensionit, ministri replikoi duke kundërshtuar në fillim të Janarit 2014 e duke pohuar qartazi se nuk do të ketë rritje të pensionit. Por sipas të dhënave që sërishmi i përfitojmë nga FMN, presim që qeveria e re të rrisë moshën e pensionit, e me këtë gjasë propaganda e ministrit ka filluar të ndihet ku në media deklaron se do të kemi një rritje të moshës së pensionit por që nuk do të prekë pensionistët e këtij viti.

Gjatë Dhjetorit 2013 kryeministri Rama akuzoi opozitën si mashtruese dhe të pavërtetë ndërkohë që ne ngrinim zërin kundër ngrirjes së pagave dhe pensioneve. Nuk është e vërtetë thatë, ndërkohë që sot përsëri po vazhdoni rrugën e lehtë dhe në vend që të merrni masa sociale si shtet social që propagandoheni, jeni duke bërë pikërisht të kundërtën.

Ka ardhur koha që të hiqet dorë nga interpretimet ideologjike e politike të ekonomisë dhe duhet këmbëngulur mbi diskutime profesionale. Në mungesë të një raporti zyrtar qeveritar, publikut dhe ne deputetëve na mbetet të informohemi vetëm nga FMN dhe transparenca e saj. Ndërkohë që transparenca e qeverisë është ende ajo e buxhetit të vitit 2014, më e ulëta në këto 10 vitet e fundit, duke lënë në huti të madhe bizneset e huaja dhe vendase për atë çka i pret ato në vitet e ardhshme.

Kështu duke hequr dorë nga interpretimet ideologjike vetëm për efekte propagande dhe shmangia e një diskutimi profesional dhe gjithëpërfshirës me mbulimin e diellit me shoshë në formë akuzash si në kohën kur ishit në opozitë nuk i bën dobi e prokopi vendit.

Përpos një vizioni të cunguar mbi politikat ekonomike, të kompensuar me një checklist me ankesa e detyra private për t’u zbatuar, nuk shohim përmirësim të klimës së biznesit, nuk ka asnjë incentivë të re për rritjen e besimit të investitorëve. Mirëpo mbi të gjitha nuk shohim qeverinë të jetë shërbëtorja e popullit, të jetë qeveria sociale sikundër propagandoi.

Ndërkohë që qeveria merr borxh për të shlyer borxhin, ndërkohë që investimet e huaja direkte bien, ndërkohë që bizneset kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, ndërkohë që taksë mbas takse rritet barra fiskale qytetarët dhe bizneset shqiptarë janë në vështirësi.

Për këtë arsye kërkuam me insistim që qeveria të realizonte konsultime me bizneset, që të përfshihen të gjitha palët e interesuara që të mos dëgjojmë një mea culpa tjetër të Ministrit të Financave nesër, ti dëgjojmë të gjithë sot.

Ne besojmë se në situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare sot, me parametra makroekonomike për herë të parë të pastabilizuar, dhe me rrezikun e rritjes së borxhit përtej 75%, do të jemi më mirë në monitorimin e FMN sesa pa të.

Ndoshta qeveria do të jetë më e përgjegjshme dhe e kontrolluar. Por nuk mund të lejojmë kurrë që shqiptarët të përjetojnë një rritje tjetër drastike taksash. Nuk mund të pranojmë që qeveria thjesht zgjedh rrugën e lehtë!

Read More
03 Pri
0

Islami: Marrëveshja me FMN është një rrip i shtrënguar

Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Kastriot Islami;

Zoti kryetar

Te nderuar kolege

Shqiptare e shqiptarë…

 

Përmes diskutimeve të sotme, në këtë seancë kuvendore ne synojnë te bëjmë transparencën e një marrëveshjeje të qeverisë shqiptare me FMN, një marrëveshjeje që qartësisht jo vetëm shtërngon në ekstrem rripin e cdo individi, famjljeje shqiptare e biznesi, për më shumë sakrifica në tri vitet e ardhshme, por mbi të gjitha për tju ndërgjegjësuar se pavarësisht këtyre sakrificave rreziqet jane shumë të larta, recesioni është shumë i mundshëm dhe kriza ekonomike nuk është e përjashtuar.

 

Shqiptarët duhet ti dinë të gjitha këto dhe nuk duhet as të flenë me ëndërra të bukura dhe as të mos zgjohen nesër të tronditur e të zhgënjyer e pastaj të thonë përse nuk na paralajmeruat.

 

Shpresoj të jemi të gabuar…

 

Por gjithcka them është vecse leximi i të gjithë atyre që janë shkruar në marrëveshjen e qeverisë shqiptare me FMN,

 

•natyrisht me një gjuhë të kujdeshme, 

•me nje stil te bute për të shmangur panikun, dhe 

•me një qasje që për gjithcka ndodh përgjegjësinë e ka qeveria, dhe

•për rrjedhojë zhgënjimet e pakënaqësitë nuk ka përse drejtohen as nga marrëveshja me FMN dhe as nga vetë FMN…por vetëm nga qeveria e cila nuk meritonte marrëveshje më të mirë dhe duhej shternguar me kushte te forta si këto që ka negociuar e nënshkruar…

 

Shqiptare e shqiptarë,

 

Perpara se te tregoj perse Marreveshja me FMN perben nje lajm te mire dhe dy lajme te keqia per shqiptaret, me duhet te pohoj se kjo mareveshje u negociua dhe u mbajt e fshehte syrit të shqiptarëve, e madje sot u pengua te diskutohej si marreveshje per te ulur kohen e diskutimeve te deputeteve te opozites, sepse:

 

së pari ajo është një marrëveshje që bie ndesh me shumicën e premtimeve populiste dhe të fryra, të deklaruara në fushatën zgjedhore, e kështu i vetedemaskon ato, prandaj sa më shumë kohë të kalojë e të harrohet aq më mirë do të ishte, dhe;

 

së dyti qeveria e paaftë për të realizuar një qeverisje efikase e të suksesshme ka negociuar e pranuar një marrëveshje me kushte të disfavorshme dhe shumë të rënda për shqiptarët,

 

•duke krijuar njëkohësisht komoditet per administraten fiskale që edhe po nuk i mblodhi të ardhurat nuk bëhet qameti se shpenzimet janë të garantuara nga deficiti dhe borxhi shumë i lartë dhe njëkohësisht;

•duke i krijuar vehtes të gjithë hapsirat dhe mundësite për shpenzime prej 4.5 miliard dollarë nga të cilat 1 miliard janë marrë borxh nga publiku.  .

 

Dhe për rrjedhojë kjo marrëveshje është menduar ti zbulohet publikut sa më vonë, ngadalë dhe mundësisht me doza të fragmentuara e të vogla që ai të mos e kuptojë, të mos e ndjejë dhe të mos zhgënjehet e të reagojë.

 

Kjo marrëveshje është një rrip i shtërnguar fort deri në marrje të frymës për publikun e biznesin, pas një përralle të bukur dhe një gjumi të thellë, pra kur shumica ishte në ëndrrën e bukur të 1 milion shuplakave…

 

4 muaj me pas, ka të përpjekje nga qeveria për të thënë se nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk do të ndodhë asgjë… Jemi të detyruar vetëm të bëjmë transparencën pra te tregojmë të vërtetën…

 

Lajmi i vetëm i mirë është se kjo qeveri do të mbahet e monitoruar përmes kësaj marrëveshjeje nga FMN, nga ky institucion konservator ndërkombëtar që monitoron nxënës të dobët e në situatë midis kalimit dhe mbetjes në klasë, me shpresën që vendi nuk do të futet në krizë pavarësisht se rripi i shqiptarëve do të shtërngohet në ekstrem dhe rreziqet e kolapsit janë të larta e prezente.

 

Lajmi i parë i keq është se rritja ekonomike prej më pak se 2 përqind do të jetë krejtësisht artificiale, në kuptimin se ajo do të induktohet nga jasht, nga shuma prej rreth 200 milion dollarë e kredive të dhëna nga Banka Botërore dhe FMN në vit, shumë që realisht është e barabratë me1.5-2 përqind të PBB pra aq sa do të jetë rritja ekonomike. Në këtë kuptim rritja ekonomike, nëse do të realizohej aq sa është parashikuar në marrëveshje, do të jetë vetëm nga serumi i dhënë nga jasht nga këto dy institucione, duke pranuar se qeveria do të jetë e paaftë të sigurojë një rritje ekonomike nga rigjallërimi i brëndshëm i ekonomise dhe i sëmuri shqiptar nuk do të ketë mundësi të dalë nga koma artificiale për këto tre vjet.

 

Lajmi i dytë i keq lidhet me faktin se per tre vjet shqiptaret duhet te presin vetem lajme jo te mira për ekonominë e tyre familjare, të tilla si për shëmbull

 

•jo rritje madje ulje te pagave dhe pensioneve, 

•jo ulje madje rritje te rreth 10 tatimit mbi te ardhurat, 

•jo stanjacion madje rritje te tarifave per energjine elektrike, 

•jo ulje por rritje te rreth 10 taksave, per shtepine, për makinën e përdorur se të renë e kanë të pamundur ta blenë, e tjere…

 

E thënë ndryshe fjalët më frekuente që do të dëgjojnë gjatë këtyre tre vjetëve së bashku me shtërngimin e rripit, do të jenë papunësi dhe ulje e fuqise blerese pra më pak konsum që nxit pakënaqësi te publiku dhe falimentim të biznesit.

 

Shqiptare e shqiptarë,

 

Pakenaqesi dhe zhgenjim

 

1)Se Munguan ndryshimet dhe reformat e duhura;

2)Se qeverisja nuk ishte efikase ne punet publike; 

3)Se presioni ndaj sipërmarrjes me rritjen e barrës fiskale coi në rritjen e papunësisë,

4)Se taksat e larta ulën fuqinë blerëse dhe cuan në uljen e konsumit,

5)Se thellimi i krizës rriti padrejtësitë sociale, se arsimi e shërbimet shendetsore u perkeqesuan e sistemi i pensioneve u bë më i brishtë, pra të gjithë objektivat socialë u përkeqësuan dhe padrejtësitë sociale u rritën.

 

Këto ishin 5 arsyet kryesore që e majta në Francë, inkasoi disfaten me të madhe në zgjedhjet vendore, duke humbur jo vetëm 16 përqind të bashkive ose rreth 160 prej tyre, por duke humbur edhe bashki që për gati 100 vjet kishin qënë gjithnjë të majta.

 

Këto ishin 5 arsyet qe vete Presidenti socialist pranoi si mesazh nga zgjedhjet për të shpjeguar pakënaqësitë dhe zhgënjimin e votuesve që për dy vjet u rrudhën me rreth 8 përqind apo me rreth 2 milion votues, të cilët ose abstenuan ose shkuan te votojne per ekstremin e djathte nga deshperimi.

 

Këto ishin 5 arsyet qe tronditën opinionin publik vetëm dy vjet pas zgjedhjes së Presidentit të majtë në krye të vendit në 2012 dhe që sot ka arritur shkallën më të  ulët të popullaritetit në historinë e Francës prej 20 përqind.

 

I thashë këto,

 

•jo për të shuar kuriozitetin tuaj, 

•as për kulturë, 

•as për të këshilluar maxhorancën apo më pak qeverinë e Shqipërisë. 

•Dhe as për arësye politike në favor të opozitës pao disfavor të maxhorancës…

 

I thashë këto

 

•për të ndërgjegjsuar publikun e votuesin shqiptar sepse kjo që ndodhi në Francë me një maxhorancë, president e kryeministër të majtë, ka shumë gjasa të ndodhë edhe në Shqipëri. 

•Ose më saktë ka filluar të ndodhë. 

•Dhë vetëm e vetëm se në Shqipëri kjo mund të cojë në recesion e krizë.

 

Sepse zgjedhjet vendore që u kthyen në një referendum popullor goditën masat ekonomike, mesa duket ideologjikisht jo korrekte, që u premtuan fillimisht të suksesshme dhe më tej dështuan; masa të aplikuara në mënyrë të ngjashme per te mos thenen te njejta edhe në Shqipëri.

 

Dështimi detyroi presidentin jo vetëm të ndryshonte kryeministrin e qeverisë por edhe te deklarohej se nuk është më socialist dhe te vendoste në krye të qeverise një liberal të majtë…

 

Pra Presidenti i majtë pranoi dështimin e masave drastike ideologjike për rritjen e taskave dhe aplikimin e progresivitetit maksimal për të pasurit…

 

Pranoi se rritja e tatimit mbi të ardhurat personale kishte ulur fuqinë blerëse pra konsumin dhe kështu ishte ulur prodhimi dhe frenuar rritja…pra ishte rritur edhe papunësia…

 

Situata është e ngjashme për të mos të thënë e njëjtë edhe në Shqipëri…

 

Si rezultat i kushteve te keq-negociuara dhe rreziqeve të përmendura në marrëveshjen me FMN si dhe të zhgënjimeve eventuale gjasat janë të larta që masat shtërnguese të dështojnë dhe situate ekonomike të përkeqësohet.

 

Problemi është më shqetsues për Shqipërinë.

 

Ekonomia shqiptare i ngjan një të sëmuri me serum dhe cdo përkeqësim e fut atë në gjëndje kome… praktikisht marrëveshja me FMN duket si një protokoll për një të sëmurë në koma artificiale….

 

Cfarë po bën e majta franceze për të frenuar rënien dhe ndaluar dështimin e mëtejshëm:

 

Së pari iu kthye masave liberale, kur Presidenti shpalli tri objektivat e qeverisë së re:

 

a)pakti i përgjegjshmërisë në ekonomi, që do të thotë me pak taksa për biznesin që të nxitet për të gjeneruar punësim; 

b)Pakti i solidaritetit që do të thotë më pak tatime mbi të ardhurat personale për të rritur fuqinë blerëse dhe konsumin.  

c) dhe një Francë konkuruese per të qënë e fortë në Europë dhe jo Francë që përzuri me taksën 75 përqind të gjithë bizneset e individet konkurues. 

 

Dhe së dyti vuri në krye të qeverisë një kryeministër me prirje liberale, një përfaqsues të krahut të djathtë të së majtës…

 

Kurse në Shqipëri po ecet me kokëfortësi në drejtimin e gabuar…

 

Po të lexohet marrëveshja e qeverisë shqiptare me FMN është njëlloj sikur të lexohet diagnoza që votuesit francezë i bën qeverisë së tyre. Jo 5 pesë por janë dhjetë karaktëristikat e ekonomisë shqiptare, dhe këto lexohen lehtësisht në marreveshjen e FMN qoftë në formën e konkluzioneve, qoftë në formën e rreziqeve apo të detyrimeve. Dhe në vend që të merret kthesa vazhdohet të ecet drejt dështimit, drejt greminës…

 

Konkretisht…

 

1)Ekonomia shqiptare rrezikohet nga mungesa e reformave të qënësishme e adekuate, deritani nuk ka asnjë ligj apo reformë të prodhuar nga kjo qeveri përvecse akteve normative për të zhbërë gjithcka është bërë më parë. Ndërkohë që në marëveshjen e FMN thuhet se Shqipëria iu shmang krizës nga reformat e qeverisë së mëparshme….

 

2)Marreveshja paralajmeron rritje të mëtejshme të taksave për biznesin, pra asnje nxitës për të gjeneruar punësim, e për rrjedhojë frenim të rritjes ekonomike e madje recesion. Falimentimi dhe mbyllja e tyre është perspektiva më probabël.  Të gjithë bizneset vuajnë nga ulja e konsumit dhe rritja e taksave… Sigurisht që rritjen e taksave disa prej tyre edhe mund ta përballojnë me evasion fiskal, kurse ulja e konsumit është fatale dhe e pamundur të shmanget.

 

3)Në aspektin e ekonomisë individuale apo familjare rreziqet janë më të mëdha: a) për tre vjet stanjacion e deri ulje pagash e pensionesh, b) rritje e tatimit mbi të ardhurat pra pagë neto më të vogël, c) rritjet e dhjetë taksave që lidhen direkt me ekonominë familjare, pra barrë me e lartë fiskale; d) rritjet e tarifave për energjinë, e tjerë e tjerë, Të gjitha këto ulin fuqinë blerëse për të gjithë shqiptarët, ulin konsumin ndërkohë që për të varfërit kjo do të thotë vecse thellim i varfërisë…

 

Nuk mund të mos përmend edhe rivendosjen e taksës per hyrje daljet nga Shqipëria…që shqiptarët do ta perceptojnë si një taksë që ju kujton kohën e izolimit dhe një menyrë indirekte për të frenuar levizjen e tyre të lire. Asnjë lloj argumenti nuk mund të rrëzojë pas kaq vitesh argumentat që janë konsumuar kur është hequr kjo taksë…

 

Shqiptare dhe shqiptarë,

 

Në përmbyllje, do të thoja se kjo marrëveshje e keqnegociuar, e mbajtur në errësirë, është për shkak të kostos shumë të lartë së detyrimeve

 

•një marrëveshje e shtërngimit të mëtejshëm të rripit për ekonomitë familjare dhe që gjeneron pabarazi sociale e varfëri;

•një marrëveshje që demotivon biznesin, e orienton drejt falimentimit,

•pra një marrëveshje që do të gjenerojë pakënaqësi e zhgënjime.

 

Të shpresojmë që në kontekstin e një ekonomie të brishtë dhe qeverisjeje të paaftë të mos gjenerojë recesion dhe krizë që duken shumë probabël…

 

Faleminderit për vëmendjen…

 

3 prill 2014 Kastriot Islami

Read More
03 Pri
0

Fjala e ish kryeministrit Berisha në Parlament gjatë diskutimit mbi marrëveshjen me FMN

Zoti kryesues i seancës, zonja deputete, zotërinj deputetë,

Jemi këtu në një seancë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, ku partia në pushtet, e cila për 8 vite është çjerrur ditë e natë pas borxhit, boton sot marrjen e një borxhi me jo 1 apo 2 por me 21 kushte.

(më tepër…)

Read More
03 Pri
0

Bode: Qeveria u vendos taksa të reja qytetarëve për dështimet e saj

Fjala ne Kuvend e deputetit te PD Ridvan Bode:

(më tepër…)

Read More
03 Pri
0

Bylykbashi: Shqiptaret do paguajne per dilentantizmin e qeverise Rama

Fjala e deputetit te PD Oerd Bylykbashi ne Kuvend

(më tepër…)

Read More
02 Pri
0

Basha: Vrasjet e 2 prillit rëndojnë akoma, dëshmorët burim frymëzimi

Mesazhi i Kryetarit të Partisë Demokratike, në përkujtimin e vrasjeve të 2 prillit në Shkodër

Të  dashur prindër, familjarë, të afërm, miq dhe shokë të dëshmorëve të  2 prillit 1991,

I nderuar zoti Luka,  kryetar i Bashkisë, Shkodër

Zonja dhe zotërinj,

Shkodra dhe mbarë  Shqipëria kujtojnë sot sërish, si çdo vit, me nderim dhe brengë,  vrasjen e pabesë 23 vjet më  parë në këtë qytet, të Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, katër djem të rinj njëzet vjeçarë,  katër studentë njëri më i mirë se tjetri, katër shkodranë në pranverën e parë të ëndrrës për liri dhe demokraci.

Demokratë të vendosur, si shumica dërmuese e rinisë shkodrane dhe shqiptare të kohës,  ata e kishin ndarë mendjen qysh në krye të mos kursenin asgjë për Shqipërinë e lirë.

Përkushtimin e tyre deri në vetëmohim e tregojnë shumë bukur kujtimet e gjalla të miqve dhe shokëve të tyre, që u shpalosen edhe sot këtu; e tregojnë dëshmitë prekëse që unë kam patur rastin të dëgjoj sa e sa herë në Tiranë për Arben Brocin, studentin kryelartë të Dhjetorit që u përball plot dinjitet, përkrah shokëve të tij, me ish-Presidentin e kohës, Ramiz Alia në takimin e fitores së pluralizmit, anëtarin e orëve të para dhe një nga drejtuesit më brilantë të Partisë Demokratike në  Shkodër. Po kështu edhe për Nazmiun, Bujariun, Besnikun. 

Ata kishin zgjedhur këtë rrugë, rrugën e lirisë, pa llogaritur rreziqet.

Por nuk ka dyshim se vrasja e tyre në demonstratën e 2 prillit në Shkodër ka dhembur më shumë e ka indinjuar më shumë sepse u vranë në befasi, në tradhëti, prapa shpine, nga frengjitë e burracakërisë, pashpirtësisë, antishqiptarizmit.

Sa më shumë kalojnë  vitet dhe sa më shumë zenë vend në ndërgjegjen demokratike të shqiptarëve zakonet dhe standartet e demokracisë europiane, aq më qartë del në pah karakteri politik, qëllimi kriminal dhe absurditeti i vrasjeve dhe plagosjeve të 2 prillit në Shkodër nga forcat e policisë dhe ish sigurimit të shtetit të asaj kohe. Shpeshherë, atë që bën koha në shërbim të së vertetës nuk e bën dot asnjë lloj hetimi.

Le të kthehemi sot për pak sekonda në fillimprillin e vitit 1991 në Shkodër, le të përfytyrojmë qindra gjimnazistë shkodranë të ulur në shesh me çantat e tyre të shkollës. Janë sa të gëzuar, aq edhe të dëshpëruar. Demokracia që atëherë identifikohej me partitë e reja opozitare ka fituar thellë në Shkodër, por nuk ka fituar në shkallë vendi në zgjedhjet e para shumëpartiake të një dite më parë. Me përjetimin e tyre njerëzor dhe rinor të  një shansi të humbur, me ndjenjën e protestës së pastër që shoqëron këtë përjetim, ata, gjimnazistët shkodranë,  janë pararendësit e përmbysjes që do të ndodhë pas një viti.

A janë për t’u goditur ato vajza dhe djem nga policia?

A ka arsye, a ka shkak të  qëllohen me shkopinj gome dhe të ndiqen këmba këmbës me egërsinë me të madhe? Kushdo e kupton se sa pa kuptim është e gjithë kjo në raport me demokracinë. Por regjimi kërkon të tregojë dhembët dhe të shfrejë urrejtjen mbi demokratët tani që mendon se ka fituar. Në këtë urrejtje, u ngjiz 2 prilli si ditë e përgjakshme, si njolla apo danga e pashlyeshme, me të cilin regjimi komunist e përfundoi, siç e kishte nisur, kohën e vet shumë të gjatë. 

Nga dhjetori i vitit 1990 e deri në shkurt 1991, ishin regjistruar në Shqipëri protesta të ashpra, deri në konfrontime të rrezikshme. Përballja e popullit të lirë dhe demokrat me regjimin kishte vënë  në rendin e ditës, çështje të një  ndjeshmërie të lartë, siç ishte përshembull rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës me 20 shkurt 1991. Por nuk ishin përdorur armët e zjarrit. Regjimi ishte mburrur se shmangu gjakderdhjen.

Po pse u përdoren armët e zjarrit në Shkodër me 2 prill, në një protestë  paqësore lokale të  rinisë?  Sepse kupola komuniste ishte në iluzionin e fitores dhe konfirmimit si forcë në pushtet edhe me votë, edhe me zgjedhje. Duke harruar se PD i kishte nxjerrë me zero në qytetet e mëdha. Duke mos kuptuar trendin e së ardhmes.

Përtej verdiktit që ka dhënë drejtësia, vrasjet dhe plagosjet e 2 prillit rëndojnë përjetë në koshiencën dhe kujtimin e atyre që urdhëruan të qëllohet me armë zjarri mbi rininë shkodrane nga një ndërtesë e destinuar për t’u zhdukur me turp në kujtimet me të këqija, siç ishte selia lokale dhe vetë historia e PPSH-së.

Rasti nuk mund të zgjedhë kaq ligsht për të ndezur fitilin e përçarjeve dhe konfrontimeve, siç zgjodhi me vrasjen e Arbenit, Nazmiut, Bujarit dhe Besnikut.

Por demokratët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë e kanë patur të qartë qysh ditën e parë të vërtetën e vrasjeve politike të 2 prillit. Mesazhi që morën me çmimin e humbjes së katër jetëve në lule të moshës ishte se kundërshtari ka ndërruar qimen por jo zakonin, se beteja për lirinë  vazhdon, se rruga është e gjatë.

Ky mesazh, në thelbin e vet pozitivist e frymëzues, mbetet aktual sot e kësaj ditë. Ne kujtojmë e do të kujtojmë me nderim e mirënjohje të veçantë katër dëshmorët e 2 prillit, katër demokratët tanë të rinj,  njezetvjeçarë të përhershëm, që do të rrojnë gjithmonë në zemrat tona.

Faleminderit

Read More