“I nderuar zoti kryesues i seances,
zonja deputete,
zotërinj deputetë,
të dashur qytetarë dhe qytetare, problemi që trajtojmë sot përbën për fat të keq, për këtë vend, që në një vit ka njohur shpunësim masiv të qytetarëve të saj, që në një vit nuk ka regjistruar një kilometër rrugë të re të ndërtuar, një shkollë, kopsht, azil, të ndërtuar apo të rindërtuar, nuk ka shënuar gjë tjetër veçse rritje pafund të listave të ushqimeve në dyqane, përsëri tema e të gjitha temave, tema më themelore është droga dhe kjo jo se e them unë këtu, jo se e thotë opozita. Jo! Por sepse prej dy muajve në Shqipëri, në çdo media, në çdo ekran televizivë, në çdo valë radio, në çdo gazetë, në çdo rrjet social, në çdo kafene, klube, restorant apo vatër familjare, në një vend ku qeveria dominon 80% të mediave, flitet për drogën më shumë se për çdo gjë tjetër, flitet dhe flitet si çdo të mund të flitej vetëm për bukën po të kishte pllakosur zija e madhe e saj vendin.
Nuk është rastësi implikimi i qeverisë në trafiqet e drogës
Prej javësh opinion publik shqiptar, por jo vetëm ai, po ndjek zhvillimin e një debati që për përmasat që ka marrë dhe për thelbin e tij, tregon që Shqipëria ka një problem të madh me veten e saj, me hapësirën europiane ku synon të shkojë e për më tepër, që pushteti që na drejton e qeverisja që përpiqet me aq ngjyra të duket se drejton Rama e Meta, shkërrmoqet me të pavërtetat, paaftësinë por dhe pabesinë e vet, brenda pak ditësh e muajsh.
Pse duhet një komision hetimor për atë që ndodhi në Divjakë?
Zoti kryetar,
Kryetari i PD Lulzim Basha fton nga Vlora qytetarët shqiptarë të bashkohen ditën e premte për të protestuar kundër drogës.
Kryetari i Partisë Demokratike fton nga Lezha të gjithë qytetarët të protestojnë ndaj rrezikut të drogës e të kërkojnë largimin e përgjegjësit Edi Rama
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti sot Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer, në një takim të përzemërt ku u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera e historike mes dy vendeve dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Prononcim i Kryetarit të Partisë Demokratike, pas takimit me partitë aleate