Blog

21 Nën
0

Basha: Rama të dalë e ti thotë jo ardhjes së armëve kimike në Shqiperi

14 Nëntor 2013 Fjala e plotë e kreut të PD-së z Lulzim Basha në seli pas mbledhjes së Grupit Parlamentar: Në këtë orë të mbrëmjes, mijëra qytetarë shqiptarë gjenden akoma në rrugët dhe sheshet e qyteteve tona, të kryeqytetit, duke kërkuar një të drejtë themelore që u përket atyre, na përket neve dhe askujt tjetër. Sigurim për jetën, sigurim për shëndetin e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre. Në këtë orë ankthi të tejskajshëm, të shkaktuar kryekëput nga sjellja e papërgjegjshme e Edi Ramës, ky i fundit është zhdukur pa lënë gjurmë dhe nuk jep përgjigje për atë çka populli kërkon, një deklarim të prerë kundër sjelljes dhe asgjësimit të armëve kimike në territorin e vendit.  Është zhdukur pa gjurmë sot me pretendimin e vizitave të cilat duket se nuk janë realizuar duke treguar një papërgjegjshmëri të madhe para qytetarëve të cilët pa dallim politik, pa dallim bindjesh politike siç është fare evidente, po protestojnë dhe po kërkojnë transparencë. Aventurizmi, sensi i papërgjegjshmërisë e ka karakterizuar që nga fillimi këtë çështje dhe duket se e ka detyruar kryeministrin tonë të zbarkojë në një zik-zak-e gënjeshtrash nga njëra anë ndaj qytetarëve shqiptarë, dhe nga ana tjetër ndaj aleatëve. Dhe duket se edhe në këto momente ka vendosur ta zgjidhë dilemën të gënjejë aleatët apo të gënjejë qytetarët, jo duke i dhënë fund kësaj por duke vazhduar t’i gënjejë të dyja palët. I bëj thirrjes sot në emër të opozitës t’i japë fund kësaj maskarade. Të dalë para qytetarëve shqiptarë dhe të bëjë transparencën e vërtetë, të deklarohet haptazi dhe prerazi pro interesit publik, kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë pse të kalojnë asnjë orë të vetme në ankth dhe aq më shumë një natë të tërë apo net të tëra. Opozita mbështet fuqishëm protestën qytetare. Opozita ka qenë dhe do të jetë e pranishme si qytetarët, pranë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi një kërkesë të vetme; të respektohet integriteti fizik i çdo qytetari shqiptar. Të mos merren vendime që rrezikojnë shëndetin publik dhe sigurinë e tyre. Ti thuhet jo ardhjes së armëve kimike në Shqipëri. Nuk kemi asnjë çështje tjetër më të rëndësishme se kjo. Protesta jonë është protestë tërësisht në mbështetje të qytetarëve shqiptarë dhe do të vazhdojmë ti mbështesim derisa të marrim përgjigjen e merituar. Ndërkohë ne kemi hedhur të gjitha hapat institucionalë të cilat do ti vazhdojmë t’i ndjekim edhe në ditët e ardhshme. Uroj dhe shpresoj që ky apel, i kësaj ore të vonë, të mos bjerë sërish në vesh të shurdhët. Uroj dhe shpresoj që mbrëmjen e sotme miliona shqiptarë të mos vazhdojnë ta kalojnë me ankthin që i ka përpirë nga dita në ditë, nga nata në natë. I bëj thirrje Edi Ramës t’i japë fund heshtjes, t’i japë fund gënjeshtrave dhe mashtrimeve dhe të mbajë një qëndrim të prerë. Të mbajë një qëndrim të prerë pro interesit publik shqiptar, kundër armëve kimike dhe të ndalë gënjeshtrën e dyfishtë, të ndalë strucin që po bën edhe sot e kësaj dite, edhe në këtë orë, si ndaj qytetarëve shqiptarë edhe ndaj aleatëve tanë strategjikë. Faleminderit!

Read More
21 Nën
0

Halimi: Referendum! Asnjë vendim derisa të shprehet populli!

Prononcimi i deputetit të PD-së Eduard Halimi përpara Kryesisë së Kuvendit, pas dorëzimit të Kërkesës për Referendum për ardhjen ose jo të armëve kimike nga Siria. Paraqitëm kërkesën për Referendum Kushtetues në lidhje me ardhjen në Shqipëri të armëve kimike të Sirisë. Për një çështje kaq themelore siç është jeta e qytetarëve shqiptarë, do të jenë vetëm ata që do të vendosin, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet, i atyre që kanë sot të drejtë vote dhe në emër të tyre, të gjithë fëmijëve të porsalindur dhe atyre që do të lindin. Është momenti që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve. Do të jetë demokracia e drejtpërdrejt, që do të ushtrohet në mënyrë të menjëhershme. Bashkë me këtë kërkesë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi edhe një kërkesë tjetër për mocion dhe debat lidhur me mashtrimin publik që kryeministri po i bën qytetarëve shqiptarë se nga ky operacion do të dalkemi të fituar, nga ky operacion do të dalkemi më të pastër dhe do të ndikemi krenarë, duke i futur në panik më shumë se kurrë. Duke mashtruar publikisht qytetarët shqiptarë, se ky qenka detyrim i NATO-s, ndërkohë që mediat ndërkombëtare dhe vetë NATO po përgënjeshtrojnë çdo minutë këtë kryeministër që po fut në panik një komb të tërë.
Dhe nëpërmjet kësaj kërkese i kemi kërkuar Parlamentit, që të ngrihet në mënyrë të menjëhershme dhe të miratojë një Rezolutë duke i kërkuar qeverisë që të mos marrë as edhe një vendim të vetëm, derisa populli Sovran të shprehet në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejt, për lejimin ose jo të ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Read More
21 Nën
0

Berisha: Kryeministri të vijë të japë shpjegime në Parlament

Fjala e ish kryeministrit Sali Berisha në Kuvend: Zonja deputete, zotërinj deputetë Z Kryetar i Parlamentit Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Prej më shumë se një muaji, një fantazëm frike dhe tmerri troket në çdo portë të qytetarë shqiptarë. Kjo është fantazma e shndërrimit të Shqipërisë në vendin e shkatërrimit të një prej arsenaleve më të planetit të armëve kimike. Vetëm sarinë, gazi më i tmerrshëm i kësaj toke, janë një mijë tonë metrikë në territorin e Shqipërisë. Meqenëse z Kryetar, problemi është se kjo është njëra anë e aspektit dhe ana tjetër është se kryeministri i vendit ka bërë megamashtrimin më të madh në histori. Së pari partnerëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ai premtoi në New Jork, vullnetarisht dhe me entuziazëm në tre takime të veçanta, dhe së pari me një partner jo vend të NATO-s, se Shqipëria mund të marrë përsipër këtë akt të cilin e refuzoi Rusia, një nga sipërfaqet më të mëdha të planetit. E refuzuan vetë Shtetet e Bashkuara, një nga sipërfaqet dhe me teknologjinë më të lartë të planetit. E refuzoi Gjermania, Britania, Norvegjia dhe shumë shtete të tjera. I mbeti Shqipërisë e cila krahasuar në hartë, siç më thoshte një qytetar, shembullon si një kokërr kikiriku krahasuar me to. I mbeti Shqipërisë që nuk plotëson qoftë edhe një kush të vetëm të manualeve të çmontimit të armëve kimike. Sigurisht që Shqipëria do të çmontonte 16 tonë se nuk i çmontonte kush për Shqipërinë, se nuk ia merrte kush Shqipërisë për tia djegur ato. Ju garantoj se edhe për to ka një raport ndërkombëtar që ishin në kushte jo optimale dhe ai poligon nuk është i garantuar. Por kjo z kryetar është njëra anë e gënjeshtrës. Sepse ky kryeministër i cili sot ia mbath poshtë e përpjetë për një vizitë duhet të kthehet në moment. Duhet të ishte këtu. U tha shqip për tre javë se nuk ka vendim ndërkohë që dje doli një personalitet botëror, më seriozi për armët kimike, Paul Uolker dhe tha se Shqipëria i ka pranuar ato. Dhe u tha shqiptarëve se nesër do të merret vendimi përfundimtar dhe tha se kishte mbetur i habitur se Shqipëria ka shkatërruar armët e veta. Shqipëria zotërinj ka shkatërruar vetëm 16 tonë por Rusia por edhe vende të tjera në mënyrë të vazhdueshme shkatërrojnë me qindra e qindra ton. Po ja që Turqia shumë herë më i fuqishëm nuk jeton anijet të kalojnë në Dardanele ngarkesat e tyre sepse kjo dëmton palcërisht turizmin në brigjet e Bosforit. De mbetet Rusia sepse Dardanelet nuk lejojnë të kalojnë, e kështu me radhë dhe mbeti Shqipëria, vetëm se paska shkatërruar 16 tonë të vetat falë mbështetjes së senatorëve si Lugar, që u bënë promotorë me ligjin e tyre për shkatërrimin e këtyre armëve në Shqipëri, dhe del fakti se Shqipëria është në linjë distancë detare nga Siria në Shqipëri se nuk ka Kroaci apo Slloveni më sipër apo itali për karshi. Atëherë kryetari juaj shkoi dhe nënshkroi marrëveshjen me 20 prill, në 100 vjetorin e pushtimit të Shkodrës nga forcat sllave. Aty është vendosur vizita e tij. Është kjo vizitë që është vendosur në këtë 100 vjetor të pushtimit të Shkodrës dhe është vendosur në atë marrëveshje, në 100 vjetorin e pushtimit të Shkodrës nga forcat barbare sllave. Është bërë një mashtrim të përmasave makbethiane shqiptarëve. U është thënë që nuk është vendosur gjë por Paul Uolker ua tha troç. Është vendosur. Zëdhënësja e NATO-s tha që kjo nuk është kërkesë e NATO-s por e qeverisë shqiptare. Tani zotërinj, kryetari i opozitës dhe i Partisë Demokratike shprehu qëndrimin e tij dhe unë e mbështes plotësisht. Por unë kërkoj këtu që vijë urgjent kryeministri dhe të japë llogari pse ka mashtruar shqiptarët. Pse ky mashtrim makbethian? Çdo njeri normal nuk mund ta imagjinojë kurrë se një njeri i qytetëruar mund të luajë me një gjë të tillë. Sepse me ata që ka biseduar janë fuqitë më serioze dhe ia fsheh popullit të tij dhe këtë e bën një njeri jo normal se në këtë kohë sot nuk mund ti fsheh kurrë. Ndaj dhe duke mbështetur plotësisht qëndrimin e Partisë Demokratike dhe qytetarëve shqiptarë, kërkoj këtu të vijë kryeministri. Të anulojë vizitën e tij në Beograd, të shkojë më vonë sepse skam kundërshtim por sot ai është në ditën e mashtrimit të tij të madh dhe duhet të vijë para qytetarëve shqiptarë. Nuk janë kope, nuk janë qenie eksperimentale, por janë qytetarë me dinjitet e miq të vërtetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miq të vërtetë të NATO-s. Këtë turp që u ka bëtë ky kryeministër me mashtrimin e dyfishtë, ai duhet të vijë këtu ti nënshtrohet mocionit. Ju të gjithë to ta votoni pro sepse keni vetëm interesa personale. Jua kam thënë dhe ua kam hequr fillin me kohë sepse jeni burra me interesa personale. Por ne do të bëjmë detyrën tonë si opozitë. Z kryetar so është hedhur ideja e referendumit dhe unë ju kërkoj juve të mblidhni me urgjencë Parlamentin, kryesinë e Parlamentit për të shqyrtuar me urgjencë ndërhynë për referendumin. Sepse në mënyrë absolute opozita shqiptare nuk do të pranojë për asnjë çmim, qoftë edhe një mbushje të vetme me armë kimike ne Shqipëri, qoftë edhe një miligram të vetëm të këtyre armëve. Ju japim si rrugë zgjidhje referendumin përndryshe sheshe dhe rrugë do të jenë parlamenti i Shqipërisë.
Prononcimi jashtë sallës së Kuvendit për media: Referendumi është një rrugë demokratike, por ndërkohë nuk do pranojmë qoftë edhe një shkrepje të vetme, një mbushje të vetme armësh kimike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pyetje: Partia Demokratike, zyrtarisht është kundër armëve kimike? Berisha: Është shprehur Kryetari i Partisë Demokratike me qëndrimin e kristaltë të kësaj force politike, është dhe do të mbetet në mënyrë kategorike për një Shqipëri pa armë kimike. Pyetje: Çfarë shpresoni të sillni me mocionin e debatit në Kuvend? Ne shpresojmë në radhë të parë, ti përgjigjemi zërit të atyre të rinjve shqiptarë dhe të shoqërisë shqiptare të cilët janë sot më të fyer dhe të poshtëruar se kurrë. Natyrisht, unë nuk pres që deputetët socialistë të qëndrojnë në anën e tyre, pasi kanë provuar me qindra herë se nuk kanë interesa të tjera përveç interesave personale. Pyetje: Pse s’kishin këtë ndjeshmëri për importin e mbetjeve? Berisha: Ai që krahason plastikat dhe letrat me armët kimike ka një problem të madh mendor, psikologjik dhe të gjithanshëm. Ajo është një listë jeshile e cila qarkullon me pasaportë evropiane në të gjithë vendet europiane. Por këtë po e refuzojnë të gjitha vendet e zhvilluara evropiane dhe po e merr një njeri i cili mund të cilësohet çdo gjë por jo normal, në një vend ku është i fundit që ka kushtet për tu angazhuar në atë proces. Pyetje: Z Berisha, po përsa detyrimit që kemi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A mund të cënojë kjo partneritetin? Kjo nuk cënon në mënyrë absolute partneritetin dhe do të ishte gjëja më absurde të mendosh se dy vendet të mëdha të botës, SHBA dhe Rusia, të cilat kanë një territor të marrë së bashku sa një e treta e planetit të gjejnë zgjidhje. Shqipëria që ngjason si një kikirik në hartë i krahasuar me gjigantismin e territorit të tyre. Jo. Absolutisht në territorin shqiptar nuk ka asnjë lloj kushti për të bërë këtë proces.

Read More
21 Nën
0

Basha: E papranueshme marrja e armëve kimike të Sirisë. PD depoziton kërkesën për referendum!


Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së: Të  nderuar deputetë, Prej më shumë se një javë qytetarët shqiptarë po përjetojnë  një  alarm dhe ankth në rritje për lajmet e frikshme që kanë mbushur eterin e vendit tonë dhe botës mbarë për Shqipërinë si dentinacion i asgjësimit të armëve kimike të Sirisë.  Shqiptarët, i madh e i vogël, pyesin “ç’po ndodh”, ngrenë zërin e kundërshtimit dhe protestës, kërkojnë të dinë të  vërtetën nga kryeministri i qeverisë së tyre që është investuar personalisht dhe me sa shihet vetëm fare në këtë çështje.  Që prej ditës së  parë të përhapjes të këtij lajmi Partia Demokratike i kërkoi zotit Rama me forcë dhe përgjegjësi të jetë i hapur dhe transparent para qytetarëve, dhe me opozitën. Kryeministri zgjodhi rrugën e tij të preferuar, heshtje arrogante, injorim të papërgjegjshëm ndaj kërkesës sonë të përsëritur, si dhe ndaj zërit të mijëra e mijëra qytetarëve të këtij vendi. Në vijim,  si kryetar i Partisë Demokratike dhe opozitës, por edhe si qytetar i këtij vendi, i drejtova thirrje publike, të mos bëjë strucin me publikun dhe me partnerët ndërkombëtarë. Më në fund foli. Shqiptarët e dëgjuan, por nuk u qetësuan aspak. Përkundrazi. U shqetësuan edhe më shumë,  po indinjohen edhe më shumë. Kryeministri u foli me gjuhën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Mashtroi popullin e tij duke i thënë “nuk kemi marrë vendim”.  Por qytetarët nuk e besuan. Besimi i qytetarëve ka një shqisë të veten, të pagabueshme. Në pozicionin e një kryeministrit arbitrar edhe për çështjen e armëve kimike, Edi Rama është dy herë gënjeshtar: edhe me publikun shqiptar,  edhe me ata të cilët i ka iluduar sikur drejton një vend ku nuk ka opinion publik, nuk ka opozitë, por është vetëm ai. E nisi me mashtrime, e vazhdoi me mashtrime dhe shpreson të dalë me mashtrime nga rrethimi i gënjeshtrave të veta. Si jo rrallëherë, në këto vite ka vendosur të mos e dëgjojë zërin e qytetarëve të tij. Por nuk mundet. Nuk do ta lejojmë. Për një javë me radhë injoroi zërin e opozitës. Injoroi zërin e qytetarëve të këtij vendi. Të mbarë popullit. Tani është radha jonë ti bëjmë me dije këtij kryeministri që ka vendosur të sillet me standartin arbitrar dhe arrogant të një satrapi oriental. Partia Demokratike,  është e vendosur të ndalojë  me çdo çmim papërgjshmërinë  tënde ndaj qytetarëve shqiptarë, duke nisur me ata që të kanë besuar votën dhe u ke kthyer bërrylin dhe duke vazhduar me ata që s’të kanë besuar kurrë. Partia Demokratike,  do të depozitojë sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për mbajtjen e një referendumi popullor për çështjen e armëve kimike. Për këtë çështje kaq jetike duhet dhe do të vendosë  populli sovran,  duhet të vendosin shqiptarët me të drejtë vote, nga i pari tek i fundit, por përmes tyre edhe më të vegjlit, edhe fëmijët, edhe të posalindurit, edhe të palindurit akoma që kanë përpara një jetë,  që do të jenë populli i nesërm dhe i përjetshëm i Shqipërisë, të cilën kemi detyrimin tua lemë më të bukur, më të begatë, me të sigurtë në të gjitha pikëpamjet. Dua të garantoj sot çdo shqiptar, mbështetës apo jo të Partisë Demokratike se për ne zëri juaj, vullneti juaj është gjëja më e shtrenjtë. Se në përmbushje të detyrimeve tona si opozitë  jemi të vendosur që bashkë me ju të bëhemi një barrierë e pakapërcyeshme për paligjmërinë, arbitraritetit dhe papërgjegjshmërinë e qeveritare. Zotimi im solemn si kryetar i Partisë Demokratike dhe opozitës është se asgjë, e përsëris, asgjë nuk do të mund të  pengojë aplikimin e demokracisë së drejtpërdrejtë të popullit për këtë çështje kaq të ndjeshme si kjo e armëve kimike dhe për çështje te tjera madhore që  kanë  të bëjnë me sigurinë, mirëqenien, shëndetin publik, dhe dinjitetin e shqiptarëve. Por nuk do të mjaftohemi me kaq. Bashkë me kërkesën për referendum, grupi ynë parlamentar do të depozitojë sot edhe kërkesën për mocion me debat me kryeministrin e pasinqertë,  mashtrues e turbullues të opinionit publik, për ta detyruar të japë shpjegime para publikut për këtë aferë  të armëve kimike që jo vetëm ua ka bërë  gjakun ujë shqiptarëve, por ka ardhur edhe si një investim shumë negativ për imazhin e vendit në tërësi. Të  nderuar deputetë,
Duke e konsideruar si të papranueshme marrjen dhe asgjësimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri dhe duke ndërmarrë sot iniciativën për referendum popullor – është  rasti të theksojmë  se vendi ynë, opozita shqiptare, populli shqiptar janë  faktorë të përgjegjshëm, seriozë  dhe të përkushtuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë. Aleatët tanë e njohin këtë përkushtim. Ne nuk kemi ngurruar dhe nuk do të ngurrojmë asnjëherë të japim kontributin tonë sa herë që nevojitet për një  botë më të sigurt, për një botë më në  paqe. Por shoqëria e lirë shqiptare nuk mund e nuk do të pranojë kurrë të trajtohet nga kryeministri si një çiflig personal ku arbitrariteti dhe arroganca, papërgjegjshmëria dhe aventurizmi politik të marrin peng dinjitetin, jetën dhe integritetin fizik dhe mendor të çdo shqiptari. Këto ditë treguan e po tregojnë serish, më  fort se më parë, se shoqëria e lirë shqiptare është një realitet i gjallë, produkti më i mirë  i lirisë dhe demokracisë  në vend dhe nuk ka dyshim se demokracia do të behët gjithnjë e më fortë dhe më funksionale falë  njerëzve të  lirë, të cilët opozita jonë i ka konsideruar dhe i konsideron fibra e Shqipërisë së zhvilluar europiane. Me njerëzit e lirë do të shpëtojmë votën e lirë. Me njerëzit e lirë do të shpëtojmë demokracinë dhe shtetin ligjor. Me njerëzit e lirë do ta shpëtojmë dhe ruajmë  Shqipërinë tonë të shtrenjtë. 

Read More
21 Nën
0

PD: Drejtoresha e DAP do përgjigjet penalisht për largimet e paligjshme nga puna

Deklarata e plotë e deputetit të PD, Oerd Bylykbashi: Vetëm në dy javët e fundit, të dhënat tregojnë se rreth 2500 nëpunës kanë humbur vendin e punës, apo janë nxjerrë në listë pritje. Shumë prej tyre janë kërcënuar apo janë detyruar të japin dorëheqje. Njoftimet për largime vijnë çdo ditë. Pak dite më parë, Presidenti i Republikës vuri veton ndaj Aktit Normativ për Nëpunësin Civil sepse shkel Kushtetutën e Republikës. Komisioneri për Zgjerim i BE, z. Stefan Fule, kërkoi dje në Tiranë zbatimin e plotë të reformës së Shërbimit Civil, pra kërkoi zbatimin e ligjit të ri të Nëpunësit Civil. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve për anti-kushtetutshmërinë e veprimeve te saj, qeveria Rama-Meta i sfidoi ato me arrogance dhe po vazhdon me nxitim spastrimin e administratës publike dhe zëvendësimin në kundërshtim edhe me ligjin e vjetër të nëpunësit civil, veçanërisht nenet 23, 24 dhe 25 të tij. E gjithë kjo shkelje masive e ligjit, jo vetëm është një dhunim i shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale, por është edhe një dem ekonomik gjigand. Te gjithë këta mijëra nëpunës do të paguhen nga shteti për demin që u është shkaktuar nga kjo paligjshmëri masive. Shqiptarët do të paguajnë me taksat e tyre dy administrata, atë militante socialiste dhe atë që gjykatat do urdhërojnë të zhdëmtohet për shkarkimin e paligjshëm. Paralajmërojmë Drejtoreshën e sapo emëruar të Departamentit te Administratës Publike por edhe Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve se militantizmi dhe zelli politik nuk i çliron ata nga detyrimi për zbatimin e ligjit. Kjo drejtoreshë ka detyrë të kthejë mbrapsht si të paligjshme, të gjitha lirimet apo veprimet e tjera në dem të nëpunësve civile. Në të kundërt, Drejtoresha e DAP dhe çdo person tjetër përgjegjës, shkelin ligjin dhe do të përgjigjen penalisht për shpërdorim të detyrës dhe dëmin ekonomik që shkakton ky shpërdorim. Partia Demokratike do të jetë në krah të profesionistëve të administratës dhe në mbrojtje të ligjit, si dhe do të ndjekë rrugën institucionale për të vënë shkelësit para përgjegjësisë që u takon të mbajnë.

Read More
21 Nën
0

Basha lobon në PPE për marrjen në dhjetor të statusit të vendit kandidat nga Shqipëria

Basha: Opozita e vendosur të bëhet një barrierë e pakapërcyeshme për arbitraritetin, abuzivitetin, arrogancën dhe mungesën e transparencës Asamblea Politike e Partisë Popullore Europiane, e cila përbëhet nga 73 parti, nga 39 vende, zgjodhi sot si Presidentin e saj te ri Joseph Daul. Daul, i cili mbante postin e Kryetarit të Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian, u zgjodh me 112 vota nga 124 vota në total. Presidenti i ri i PPE-së, e ka konsideruar shumë të rëndësishëm zgjedhjen në krye të Partisë me ndikimin më të madh politik në Europë. “Është një nder i madh për mua të marrë këtë mandat për të çuar përpara Partinë, veçanërisht në një kohë me sfida të rëndësishme, si zgjedhjet europiane të majit të vitit 2014 . Unë do të bëj çmos për të vazhduar punën e jashtëzakonshme të Wilfried Martens , udhëheqja dhe angazhimi i të cilit e ka bërë PPE-në Partinë më të madhe dhe me ndikimin më të madh politik në Europë “, deklaroi Joseph Daul.  Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi një lajm shumë të mirë zgjedhjen në këtë post të zotit Daul, i njohur për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit të vendit. “Eshtë lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Presidenti i ri Joseph Daul, është një person jo i panjohur për publikun shqiptar, për shkak të rolit të tij konstruktiv dhe në momente të vështira, siç ishte momenti i asaj që publiku shqiptar njeh si “kriza e krokodilit”, por që natyrisht është vetëm maja e ajsbergut e kontributit shumë vjeçar të Joseph Daul, që Shqipëria të avancojë në rrugën e integrimit europian, që shqiptarët të mos vuajnë as nga stigmat e të kaluarës dhe as të ndëshkohen padrejtësisht nga probleme të drejta dhe legjitime të së tashmes, por që shqiptarët të përfitojnë si çdo komb tjetër nga procesi i anëtarësimit në BE”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Zoti Basha ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në këtë Asamble, për të kërkuar mbështetje për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, sikundër i ka njohur me goditjen e rëndë që i është dhënë demokracisë në Shqipëri përmes blerjes së votës në Korçë. “Kam kërkuar mbështetjen e të gjithë të pranishmëve, shumica e të cilëve janë në qeverisje sot në Europë, sepse e djathta është shumicë si në qeveritë e kombëtare, ashtu edhe në Parlamentin Europian edhe në Komisionin Europian, pra përkrahjen e tyre, që Shqipëria të marrë statusin në dhjetor.
Kam shprehur qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike, në koherencë me qëndrimin tonë si mazhorancë,  tani në opozitë, se Shqipëria e meriton statusin, që shqiptarët e meritojnë statusin. Natyrisht në këto biseda kam theksuar faktin që progres-raporti i KE-së, nënvizon përparimin e dukshëm që u arrit edhe gjatë vitit të fundit, të qeverisjes së Partisë Demokratike si mazhorancë. Pra është një kërkesë e bazuar në fakte, është një kërkesë e bazuar në argumente, është një kërkesë e bazuar në një realitet të marrë në analizë tashmë nga Komisioni Europian.
Nga ana tjetër kemi diskutuar jo për herë të parë, por në mënyrë edhe më të thelluar për shqetësimet e mëdha me të cilat po përballet opozita shqiptare, Partia Demokratike, publiku shqiptar në raport me goditjen e rëndë që i është dhënë shtetit ligjor dhe së fundmi edhe votës së lirë, me episodet e shëmtuara të blerjes së votës në Korçë.
Partia Demokratike e ka ngritur zërin fuqishëm, në mënyrë institucionale por edhe në mënyrë popullore siç tregoi edhe protesta në Tiranë dhe sot ka siguruar mbështetjen e gjerë dhe të fuqishme të PPE-së, ka siguruar mbështetjen e fuqishme të partive simotra, me të cilat po bashkërendojmë një aksion të fuqishëm në kuadër të PPE-së, për të ndalur këtë revansh ndaj shtetit ligjor dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që guxuan të ngrinin rrethin kriminal me të cilin u dëmtua demokracia shqiptare dhe kërcënohet edhe sot e kësaj dite kjo demokraci nëpërmjet shitblerjes së votës”, deklaroi zoti Basha . Kryetari i opozitës, ka theksuar se ecja përpara në etapat që e presin vendin për integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian siç është statusi i vedit kandidat e më pas, hapja e negociatave, është korniza e duhur për të trajtuar çdo problem dhe shqetësim, përfshirë të ashtuquajturat prioritete kyçe të Komisionit dhe natyrisht shqetësimet ekzistenciale për demokracinë dhe shtetin ligjor që janë natyrisht shumë më të rëndësishme, dhe shumë më themelore se çdo prioritet tjetër. “Pra besojmë së është pikërisht procesi integrimit europian, që do të japë më shumë mundësi opozitës shqiptare, shoqërisë shqiptare për të vënë para përgjegjësisë dhe llogaridhënies një qeveri që sot bënë shurdhin, jo transparentin, hesht për çështje të rëndësishme për publikun, hesht për çështje jetike për publikun dhe shkelmon ditë për ditë ligjin dhe Kushtetutën dhe demokracinë. Nga ana tjetër nuk është fare e çuditshme që mazhoranca bënë të paditurin në këtë drejtim sepse kursi i veprimeve që po ndërmerr është në konflikt të plotë me procesin e integrimit europian të vendit, thënë shkurt, ky paradoks ku opozita e re po investohet fuqishëm në procesin e integrimit europian të vendit dhe qeveria tashmë ka komplekse ta përmendë atë, është treguesi më i qartë se mazhoranca është në konflikt interesi me axhendën europiane, me aspiratën mbarë popullore të shqiptarëve për integrim në Bashkimin Europian”, u shpreh zoti Basha. Lidhur me debatin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, Basha e konsideroi papërgjegjshmëri të kryeministrit Rama, mungesën e transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve shqiptarë. “Ne kemi folur që ditën e parë për këtë çështje, është mungesë transparence, është mungesë llogaridhënie, është mungesë përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë dhe kjo qeveri ia lejon vetes këtë luks sepse mendon se kur të vijë dita që të përballet me qytetarin shqiptar, mund t’ja blejë votën, këtë e pamë fare qartë në Korçë. Por opozita është e vendosur që për këtë çështje të rëndësishme dhe për çdo çështje tjetër së bashku me qytetarët shqiptarë, të bëhet një barrierë e pakapërcyeshme për arbitraritetin, abuzivitetin, arrogancën dhe mungesën e transparences”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.  Për pampjet e plota ju lutem klik: https://www.wetransfer.com/downloads/d5e08dcdaec1479b9c18038e05c5690a20131113113153/096f79a806e

Read More
21 Nën
0

Basha: Rama i papërgjegjshëm në raport me transparencën dhe llogaridhënien para qytetarëve shqiptarë

Prononcimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbrëmë për emisionin “FAKT”, lidhur me debatin për arsenalin kimik të Sirisë: Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  e ka cilësuar të papranueshme faktin, që qeveria nuk bën transparencë as për një çështje kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme, për çdo qytetar shqiptar, si kjo që po përflitet tash gjashtë ditë në Tiranë, për trajtimin e arsenalit kimik të Sirisë. I ftuar mbrëmë në emisionin “Fakt” në UTV News, Kryetari i opozitës, e konsideroi papërgjegjshmëri heshtjen e kryeministrit Rama ndaj kësaj çështjeje dhe alibi në raport me ndonjë presion imagjinar nga SHBA, duke spekuluar me ndjesitë që shqiptarët kanë për këtë aleat të madh të kombit shqiptar. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha : Kam bindjen më të thellë si qytetar, si politikan, si ish-Ministër i Jashtëm, si person që kam pasur në detyrat e mia zyrtare marrëdhëniet më të ngushta me aleatët tanë, se qeveria amerikane, përfaqësuesit zyrtarë amerikanë, nuk mund dhe në asnjë rast nuk i kanë kërkuar Shqipërisë të marrë përsipër çështje të cilat bien ndesh me parimet ku ata besojnë apo, që cënojnë normat elementare që kanë të bëjnë me sigurinë, mirëqënien e qytetarëve, pasi i shikojnë këto si norma universale të botës e aq më shumë si norma universale të komunitetit euro-atlantik të cilit ne i takojmë. Për këtë arsye, demokracia më e madhe e botës projekton akoma sot fuqinë më të madhe të botës, jo vetëm sepse është fuqia më e armatosur në botë, (natyrisht, është) por sepse përtej arsenalit, ka një fuqi dhe një armë shumë më të madhe, që janë idealet e shenjta të lirisë, demokracisë, dinjitetit individual dhe respektit për individin dhe nuk pret nga aleatët e saj që këto çështje t’i konsiderojë si sekondare apo të dorës së dytë. Ndonëse ne jemi në një terr të plotë informativ, përgjegjësi tërësisht e Edi Ramës dhe e kësaj qeverie, në raport me çdo çështje që po diskutohet, është diskutuar apo mund të diskutohet me partnerët tanë amerikanë apo me aleancën e NATO-s apo me këdo tjetër, si pjesë e përgjegjësive tona për sigurinë dhe paqen në botë, unë jam i sigurt se kryeministri i vendit me këtë heshtje, më së shumti sugjeron një alibi në raport me ndonjë presion imagjinar nga SHBA, duke spekuluar me ndjesitë që shqiptarët kanë për këtë aleat të madh, falë së cilit, sot Kosova është e pavarur, falë së cilit, vendi është në NATO dhe falë së cilit, shqiptarët janë më të sigurtë se kurrë në rrugën e tyre drejt prosperitetit, mirëqënies e integrimit europian dhe euro-atlantik të vendit.
Ky është një spekulim edhe në heshtje, duke e lënë këtë pyetje pa përgjigje, duke lënë analistët proqeveritarë dhe anti-opozitarë të spekulojnë, se takimet apo kafetë e rastit apo jo, qënkan presion ndaj kësaj qeverie për të pranuar diçka që vetë amerikanët nuk do e pranonin apo që të tjerë anëtarë të Aleancës nuk do e pranonin.

Peka: Sipas jush, nuk ka asnjë presion amerikan për të detyruar Shqipërinë të bëjë këtë? Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: E gjithë kjo është një farsë dhe në themel të kësaj farse qëndron, gatishmëria për të shkelur mbi këto parime, në kurriz të qytetarëve shqiptarë, edhe të mirëqënies së tyre, jo thjesht për servilosje, por për të fituar favore, të cilat pastaj mendojnë se mund ti inkasojnë në shkelje të njëpasnjëshme, që i bëjnë demokracisë dhe shtetit ligjor. Pra, të blejë me favore shkeljet që i bënë demokracisë dhe shtetit ligjor, për të cilin jam i bindur se aletatët tanë nuk do ti pranojnë kurrë.
Cila qeveri në botë, nga ato demokratike u detyroka të merrka masa të cilat konsensusi i gjerë shoqëror, përfaqësuar përmes instrumenteve të ndryshme, siç është p.sh Parlamenti në tërësinë e tij, apo komisione të caktuara parlamentare, Këshilli Kombëtar i Sigurisë apo vetë kuorumi i vendimmarrësve të këtij vendi që janë shqiptarët me të drejtën e tyre të votës, me referendum, të vendosin për këtë?! Kush e pretendon këtë? Në demokraci të tjera mbahen referendume për çështje shumë më pak të rëndësishme. Këta e propozuan për mbetjet e zakonshme. 
Një gjë është e sigurt! Ne, si Shqipëri kemi qenë gjithmonë gati dhe mendoj se duhet të vazhdojmë të jemi gati të marrim pjesën tonë të përgjegjësive të cilat natyrisht janë shtuar me anëtarësimin në NATO, për çdo çështje të rëndësishme të paqes dhe stabilitetit në botë, Europë e rajon dhe këtë duhet ta bëjmë pa asnjë farë kompleksi. Por është absurde, është e papërfytyrueshme, tallëse, ta trajtosh vendin tënd si kopsht zoologjik dhe të mos përfillësh pikë së pari normën elementare të demokracisë, transparencën, pa të cilën nuk mund të ketë llogaridhënie, pa të cilën nuk mund të ketë qeveri të përgjegjshme
Ndaj për këtë çështje i bëj të njëjtën thirrje, që i bëra prej afro pesë ditësh, sepse opozita nuk ka qenë e heshtur. Prej të enjtes së kaluar, thirrja ime ka qenë e qartë: Bëj transparencën e plotë para qytetarëve, lërë mashtrimin si rruga që mund të shpëtojë nga transparenca dhe nga vendimmarrja sepse ky shtet,  ka të gjitha kapacitet të marrë çdo vendim, i cili të mos bjerë ndesh me interesin publik, të mos bjerë ndesh me interesin e çdo qytetari shqiptar për siguri, mirëqënie, shëndet publik, dhe në të njëjtën kohë të realizojë ato detyrime në përputhje me kapacitetet tona. për çfarëdo çështje për të cilat ne mund të kërkohemi të japim kontributet tona.
Nuk ka asnjë problem që kjo të bëhet në mënyrë të plotë, të hapur, dhe në balancë midis këtyre të dyjave publik dhe përgjegjësive tona. Kjo prishet vetëm kur nuk ka transparencë dhe kur protagonist, në këtë rast Edi Rama, përpiqet që duke shkelmuar interesin publik,  të përfitojë ndonjë favor.
Presidenti Obama për ndërhyrjen në Siri, ndonëse nuk kishte nevojë, kërkoi mendimin e Kongresit. Ndersa këtu Edi Rama dhe aleati i tij Ilir Meta,tregojnë një papërgjegjshmëri të plotë, e cila buron nga fakti që këta mendojnë, se pavarësisht se çfarë bëjnë, pushtetin mund ta blejnë sa herë të duan.      

Read More
21 Nën
0

Basha: PD do të bëjë gjithçka, për marrjen e statusit në dhjetor

Basha: “Demokracia në rrezik nga shitblerja e votës, paligjshmëria, arbitrariteti dhe mungesa e transparencës” Kryetari i opozitës, z. Lulzim Basha priti komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle. Zoti Basha vlerësoi si një arritje madhore, rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, sikundër garantoi për vendosmërinë e Partisë Demokratike për të vijuar mbështetjen dhe kontributin e saj edhe ne opozite, për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor dhe hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim. Duke u ndalur në zhvillimet tronditëse të blerjes së votës nga ana e Partisë Socialiste, kryetari i opozitës, theksoi se demokracia është sot në rrezik nga shitblerja e votës, paligjshmëria, arbitrariteti dhe mungesa e transparencës. “Asgjë tjetër nuk mund të jetë më alarmante, më e rrezikshme për një demokraci funksionale, se blerja e votës. Partia Demokratike po ndjek të gjithë hapat, për ndëshkimin dhe kapërcimin në rrugë ligjore, institucionale të pasojave të rënda të krimit zgjedhor në Korçë” – theksoi kryetari i opozitës në takim. Opozita është e vendosur për të ndalur dënimin me vdekje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, nëpërmjet parave të pista të krimit dhe mafias politike në vend. Z. Basha e njohu komisionerin Fule me sulmet e njëpasnjëshme të mazhorancës kundër kushtetutës dhe shtetit ligjor, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura ku ne mënyre te vecante zoti Basha u ndal në hapat e jashtëligjshme që mazhoranca po ndërmerr për të vënë nën kontroll një institucion te rëndësishëm ne luftën kundër korrupsionit sic është ILDKP-ja. Kryetari i opozitës u ndal tek emërimet në kundërshtim me ligjin dhe politizimin e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i personelit dhe dhjetëra emërime të tjera të drejtuesve të lartë ne kundërshtime ligjin si dhe ndëshkimet kolektive, si në drejtorinë e Krimit Ekonomik, njësinë operacionale të Tiranës, RENEA, FNSH, ministrinë e Brendshme etj . Politizimi i shpejtë i Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimi i saj në fushata antiligjore po zhbën me shpejtësi kredibilitetin dhe legjitimitetin e saj në sytë e mbarë qytetarëve shqiptarë, duke hapur një kapitull shumë të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë në vend. Në takim, zoti Basha nënvizoi goditjen që mazhoranca i bëri konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, përmes aktit normativ antikushtetues, duke nëpërkëmbur parimet e dialogut dhe gjithpërfshirjes dhe duke i hapur rruge zëvendësimit te profesionistëve në administratën publike, me militantë dhe emërime klienteliste, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe duke rënë ndesh me parimet e stabilitetit dhe vijimësisë, që nënvizohen në progres-raportin e Komisionit Europian. Ndryshe nga opozita e djeshme që e bllokoi për më shumë se dy vjet procesi e integrimit, PD eshte e vendosur të bëjnë gjithçka, si për sa i përket plotësimit të detyrimeve të brendshme, ashtu edhe në kontaktet me partnerët ndërkombëtarë, për të përshpejtuar procesin e integrimit europian. Opozita e sotme nuk do të shfrytëzojë për asnjë moment veprimet e kësaj mazhorance të cilat janë këmbanë alarmi për demokracinë dhe shtetin ligjor, për të penalizuar qytetarët shqiptarë të cilët e meritojnë anëtarësimin në BE. Shembull konkret për këtë, – tha Basha – është miratimi që i bëmë rezolutës së përbashkët parlamentare për integrimin, pavarësisht se në të nuk u përfshinë sygjerimet e opozitës. Për opozitën shqiptare prioritet mbi prioritetet është sot mbrojtja e demokracisë nga kërcënimi i blerjes se votës se lirë dhe shtetit ligjore nga kërcënimet e njëpasnjëshme antikushtetuese dhe antiligjore qe po i bën mazhoranca në pushtet

Read More
21 Nën
0

Basha: Është vetëm fillimi i një beteje pa kompromis për votën e lirë, për ligjin, për demokracinë

Fjala e kreut të PD z.Lulzim Basha në protestën e opozitës përpara kryeministrisë: Miq të dashur, Zonja dhe zotërinj, gra, burra, të rinj, të reja, të moshuar, pjesëmarrës të nderuar e të respektuar në ketë marshim proteste të thirrur sot nga Partia Demokratike dhe opozita. Më lejoni ta nis fjalën time me një falënderim të madh për secilin prej jush veç e veç e për të gjithë ju së bashku e mijëra e mijëra të tjerë që na ndjekin, që iu përgjigjet kaq shpejt, kaq masivisht, me arsye dhe me zemër, thirrjes sonë për t’u mbledhur sot në këtë bulevard dhe për të ngritur zërin e fuqishëm të protestës kundër shitblerjes së votës, kundër paligjshmërisë, kundër arbitraritetit, kundër arrogancës, kundër shurdhërisë, kundër mungesës së transparencës dhe qëndrimeve të tjera antidemokratike e anti-europiane që po manifeston ditë për ditë, me një frenezi të paparë, qeveria e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Nuk e zgjodhëm ne momentin për të dalë në shesh përballë kësaj qeverie. E zgjodhi vetë qeveria që mbushi kupën pa mbushur akoma tre muaj. E zgjodhi njëzetmijë lekëshi i turpshëm i çmimit dhe shpërblimit që vuri kjo qeveri për votën e bashkëqytetarëve tanë korçarë. E zgjodhën skenat e paimagjinueshme të blerjes së votës brenda në zyrat e Partisë Socialiste, të cilat falë medias së pavarur, publiku pati mundësi t’i shihte i tronditur, i fyer dhe i indinjuar, me zë e me figurë. Njëzet mijë lekëshi si çmim, njëzet mijë lekëshi si simbol i dhunimit të zgjedhjeve nga kjo qeveri është vetëm maja e ajsbergut e farsës që pamë në ekrane. Njëzet mijë lekëshi si çmim dhe simbol i dhunimit të zgjedhjeve nga kjo qeveri nuk është një rrufe në qiellin e pastër, që ra papritur e pa kujtuar në Korçë. Kjo është një provë e përqendruar dhe e organizuar në detaje, e krimit të blerjes së votës, me planin për ta përdorur gjerësisht si metodë edhe në zgjedhjet e ardhshme, duke i shkulur përfundimisht zgjedhjet e lira nga jeta e re demokratike e shqiptarëve dhe duke hapur periudhën e erret e të kobshme të zgjedhjeve të blera nga mafia politike dhe ekonomike në vend. Ja pra pse ky është momenti i një alarmi të madh për një rrezik shumë të madh që kërcënon demokracinë shqiptare, çdo shqiptar, fëmijët tanë të lindur e të palindur. Ne, opozita, jemi në këmbë, të ndjeshëm dhe të vendosur si asnjëherë tjetër për të t’i dalë përballë siç po i dalim, për t’i thënë ndal siç po i themi këtij rreziku vdekjeprurës që po shtrëngon rrethimin e demokracisë nëpërmjet paligjshmërisë dhe shitblerjes perverse e kriminale e blerjes të votës. Por natyra e këtij kërcënimi nga njëra anë, impenjimi nga ana tjetër është e tillë që ne nuk mund ta mbajmë e nuk kemi të drejtë ta mbajmë në zyrat tona, në mbledhjet dhe tribunat tona si një çështje ekskluzive e opozitës dhe opozitarizmit. Çështja e zgjedhjeve të lira është para se të gjithash dhe mbi të gjitha, çështje e popullit të lirë dhe sovran; është çështja juaj që keni ardhur në ketë shesh. Është çështja e mijëra e mijëra shqiptarëve që me mendje dhe me zemër janë sot me ne dhe do të bashkohen me ne në këtë sfidë jetike të shpëtimit të votës së lirë. Ja përse në këtë moment kur vota e lirë është cënuar, fyer e poshtëruar në Korçë, të gjithë jemi e duhet të jemi opozitarë, të gjithë jemi e duhet të jemi luftëtarë, të gjithë jemi e duhet të jemi shpëtimtarët dhe shërbëtorë të saj sot, nesër dhe përgjithmonë, pa kursyer asgjë, pa u sprapsur asnjë çast, me mendjen top se zgjedhjet e lira e të ndershme janë vetë jeta e lirë që kemi fituar, se nuk kemi betejë tjetër me të madhe dhe mision tjetër me të shenjtë për të përmbushur, se jo paratë e pista, jo manipulatorët e veshur me pushtet, jo tregtarët e kontrabandistët e votës, jo gangsterët politike, jo mafia politike, por kauza e drejtë dhe njerëzit e lirë e të bashkuar rreth saj janë fuqia e pathyeshme e demokracisë. Kjo jona nuk është një betejë kundër gënjeshtrave dhe fantazmave, siç ishte ajo që bëri Rama në këtë bulevard kundër qeverisë së Partisë Demokratike. Në rinumërimin e votave në qarkun e Kukësit u pa qartë se ndryshe nga çfarë fantazonin Rama dhe Meta, zgjedhjet e organizuara nga qeveria e Partisë Demokratike ishin të lira e të ndershme edhe në fshatrat me të thella të Tropojës, Hasit dhe Kukësit, madje se ata kishin marrë një grusht votash që nuk u përkisnin. Ky ishte, është e do të jetë gjithmonë standardi i Partisë Demokratike për zgjedhjet në gjithë Shqipërinë. Ramës dhe Metës u mbeti në duar boja me të cilën shpresonin të damkosnin Sali Berishën dhe qeverinë tonë. Në fakt, me atë bojë të zezë damkosen veten e tyre në Lezhë dhe në sa e sa zona të tjera ku vunë në veprim paratë e pista të krimit të organizuar. Me atë bojë te zezë damkosën edhe zgjedhjet në Korçë. Ata janë përsëritës në këtë krim, por nuk do të jenë më. Janë të kapur. Janë opozita e vetme në botë ndoshta që janë u janë kapur manipulimet në zgjedhjeve. Hipokritë të prishur më keq brenda gënjeshtrave të tyre për kundërshtarin. Çirreshin se u ishin vjedhur votat dhe i vjedhin vetë ditën për diell, pa pikë turpi, me sistem. Çirreshin kundër borxhit dhe marrin vetë borxh 400 milion dollarë, pa asnjë llogari, të dalë ku të dalë. Çirreshin kundër evazionit dhe ligjërojnë vetë, me Akt Normativ, 250 milionë euro humbje brenda tre muajve. Çirreshin për ligjin dhe shkarkojnë pa ligj, nëpunësit civilë, shërbëtorët e këtij shteti, të gjithë strukturat drejtuese të policisë së shtetit. Por s’kanë ku shkojnë. Korça i solli para publikut shqiptar lakuriq me njëzet mije lekëshin e turpshëm të blerjes së votës. Para qytetarëve, para opozitës, para miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Rama dhe Meta shkelmuan konsensusin për nëpunësin civil sepse kanë në mendje dhe në plan blerjen e votës. Ndërmorën reprezaljen antiligjore kundër gjithë zinxhirit komandues të policisë së shtetit, duke e shndërruar atë në një detashment politik, sepse kanë në mendje dhe në plan blerjen e votës. Firmosin dhe të ndërmarrin çdo ditë një akt antiligjor e antikushtetues kundër lirive dhe të drejtave, kundër pasurisë, pronës dhe sigurisë së tyre juridike të qytetarëve sepse kanë në mendje dhe në plan blerjen e votës. Kjo shumicë merr borxh për shpenzime luksi në kohë krize, dhe nuk i bëhët vonë ta çojë drejt greminës stabilitetin e Shqipërisë, sepse ka ndërmend dhe në plan ta blejë votën, ta blejë pushtetin. Kjo qeveri nuk ndien asnjë detyrim të jenë transparentë me publikun, as për çështjen shume të ndjeshme të armeve kimike, por bëjnë lojën e strucit me shqiptarët dhe me partneret tanë ndërkombëtarë, sepse kanë në mendje dhe në plan t’i blejnë votat, ta blejnë pushtetin. Ky kryeministër po shkon larg në rrugën e tij të zëvendësimit të të sundimit të ligjit, me sundimin e “Ramës”, të zëvendësimit të Shqipërisë demokratike me Sulltanatin e njëzetmijë lekëshit, sepse ka në mendje dhe në plan t’i blejnë votat, bashkë me aleatin e tij Meta. Eliminimi i zgjedhjeve të lira eliminimi i gjykimit të drejtë popullor, është shpjegimi më i qartë i arbitraritet dhe paligjshmërisë që është ngritur brenda dy muajsh në sistem nga Rama dhe Meta. Qeverisin me arbitraritet sepse do të blejnë vota, blejnë vota që te qeverisë si në xhungël. Ne pushtetin, ju njëzet mijë lekëshin. Ky është slogani, kjo është filozofia e tyre. Këtu mbyllet rrethi. Por ky është rreth fatal, rreth që rrezikon të zërë brend
a dhe ti marrë frymën Shqipërisë europiane, demokracisë. Me këtë qëndrim, kjo qeveri, kjo maxhorancë ka shmangur përballen si dy alternativa që luftojnë për një qëllim, për Shqipërinë evropiane dhe ka hapur luftën e dy kulturave të kundërta, kulturës tonë evropiane dhe kulturës së tyre antieuropiane. Nuk do ta lejojmë. Do të na kenë përballë orë për orë e ditë për ditë e muaj për muaj. Sot është dita ti drejtohemi njëzëri nga ky shesh i protestës popullore; hiq dorë njëherë e përgjithmonë nga blerja e votës, hiq dorë njëherë e përgjithmonë nga paligjshmëria, arbitrariteti, mungesa e transparencës. Po nuk e ndaluam sot shitblerjen e votës, shitblerja e votës do ta ndalojë demokracinë nesër. Ne nuk do ta lejojmë këtë gjëmë. Do ta ndalojmë me çdo çmim këtë gjëmë. Ky është zotimi ynë solemn në këtë protestë të parë si opozitë e re në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky është fillimi i një beteje të përbashkët në sheshet e protestave popullore, pa kompromis dhe pa pauza për votën e lirë, për ligjin, për Shqipërinë demokratike. Partia Demokratike e ka forcën, opozita e ka forcën. Shqipëria e lirë e ka forcën të mbetet e lirë dhe të përparojë e lirë drejt Europës. Rroftë demokracia. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
21 Nën
0

Reshat Kripa:Vota e lirë, boshti i demokracisë

Fjala e plotë e ish të përndjekurit politik, Reshat Kripa:

Përshëndetje, unë jam Reshat Kripa. Kam nderin të flas në emër të shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, të asaj shoqate që përfaqëson mbi 6000 të pushkatuarit me osa pa gjyq, mbi 20.000 të burgosurit politikë, mbi 30.000 familjet e internuara dhe dëbuara, që përmbledhin mbi 400.000 të përndjekurit politikë në të gjithë vendin nga regjimi komunist. Për gati gjysmë shekulli ndiem mbi shpatullat tona shtypjen e diktaturës më të egër që ka njohur bota, diktaturën enveriste. Për gati gjysmë shekulli provuam humbjen e njerëzve tanë më të dashur, mohimin e të gjitha të drejtave tona. Por nuk ia arritën qëllimit. Ne mbijetuam, se ishim të pavdkshme parimet për të cilat luftuam. Ne mbijetuam sepse luftuam për një Shqipëri ku të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit, për një Shqipëri të lirë, demokratike, të ndërtuar mbi baza moderne, për një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për antipatriotët, spekulantët, dallkaukët, servilët dhe gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë së re. Por rrugën tonë vazhdojnë ta pengojnë hijet e së kaluarës. Shembullin më të keq ato e shfaqën në zgjedhjet e 23 qershorit te kaluar, por në një mënyrë më të hapur në zgjedhje për pushtetin lokal në Bashkinë e Korçës. Manipulimi I zgjedhjeve të fundit tregoi pariparueshmërinë e social-komunistëve shqiptarë. Me veprimin e tyre ata I mohuan të drejtën e votës së lirë qytetarëve. Vota e lirë është boshti I demokracisë. Por, a duhet të pajtohemi ne me shkeljen e së drejtës për një votë të lirë? Në asnjë mënyrë! Ne duhet ta kundërshtojmë këtë manipulim me forcën e arsyetimit tonë, me forcën e logjikës tonë, me forcën e mendimit të lirë. Historia jonë ka treguar se këtë forcë nuk mund ta ndalojë asgjë. Shqipëria po thërret bijtë e saj. Është detyra e Partisë Demokratike dhe e aleatëve të saj, është detyra e shoqërisë civile dhe mbarë popullit shqiptarë ti përgjigjen kësaj thirrje. T’i themi ndal manipulimit të paskrupullt të votës së lirë. Kjo është detyra e çdo shqiptari që e quan veten patriot. Gati një shekull më parë filozofi i shquar, Fridrih Niçe shkruante: “Unë ju mësoj që ti thoni “PO” çdo gjëje që ju jep forcë, që grumbullon forcë, që justifikon ndjenjën e forcës! Unë ju mësoj që t’i thoni “JO” gjithçkaje që ju bën të dobët, që ju ezauron!” Ndaj unë ju bëj thirrje që t’i themi “Jo”, blerjes së votës së lirë dhe t’i themi “Po” lirisë së mendimit dhe shprehjes, lirisë së votës së lirë.  

Read More