Sot, 8 ditë pasi Partia Demokratike ju drejtua publikisht qeverisë, nëse ka informacion në lidhje me përdorimin e mundshëm të bazave të ushtrisë në trafikun e drogës, pozita e Kryeministrit dhe Ministres të Mbrojtjes është përkeqësuar edhe më shumë para shqiptarëve.
Blog
Deputeti Bumçi denoncon hiletë e mazhorancës dhe mungesën e vullnetit të tyre për të bashkëpunuar për integrimin europian
“Ne urojmë që konsensusi i cili u premtua dhe pastaj u kthye në një të paqenë, të kthehet dhe të jetë vlerë me të cilën i përvishemi një reforme, siç është reforma territoriale-administrative. Nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar. Nuk kemi kërkuar asnjëherë asgjë më shumë seç ka qenë tradita 23-vjeçare e bashkëpunimit politik për reforma të tilla në Shqipëri, nuk kërkojmë asgjë më shumë seç kërkon Kushtetuta për respektimin e opinionit të qytetarëve në vendimmarrje të tilla.
Nuk e kuptojmë nxitimin e mazhorancës drejt veprimeve të njëanshme për rivizatimin e kufijve, kur reforma duhet shumë më e thellë dhe përfundimi i reformës duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive politike dhe as hartave elektorale. Ndaj edhe një herë i bëj thirrje kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Meta, si dy bashkëkryetar të mazhorancës të bëjnë të mundur konsensusin. Asnjë paragjykim nuk ka vend, opozita do ta përdorë konsensusin në mirëbesim për të arritur një produkt në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër refuzimi i konsensusit do të ketë pasoja dramatike, do të zhvlerësojë çdo hap të njëanshëm dhe do të fusë vendin në një spirale destabiliteti politik sepse refuzimi i konsensusit për këtë reformë është në fakt refuzim i bashkëjetesës demokratike”.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim lamtumire ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.
Deputetja Vokshi denoncon modifikimin e kritereve të tenderit në kundërshtim me ligjin, çka i hap rrugën abuzimeve dhe kërcënon shëndetin publik.
Prononcim për mediat i ish-Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami: “Ne i përgjigjemi pyetjes; Jo, në kohën tonë nuk ka pasur asnjë informacion për përdorimin e insfrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës” .
Prononcim për mediat i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas drekës me ambasadorët e Bashkimit Europian, SHBA dhe OSBE
Pyetje: Sot mbushen 15 vjet nga eksodi i kosovarëve, genocidi serb ndaj popullit të Kosovës, mikpritja e shqiptarëve, një histori që ndoshta nga ky moment ishte më e keqja e kosovarëve por filloi të përmirësohej më pas. Sot Kosova është e pavarur çdo vit ka një përkujtim në Kukës për këtë ngjarje. Si e përjetoni ju, si e përcillni dhe cili është edhe mesazhi juaj për popullin shqiptar por edhe atë të Kosovës?
Berisha: Sot shqiptarët nderojnë një datë dhe një ngjarje ndër më të dhimbshmet në historinë e tyre kombëtare por njëkohësisht dhe një ndër më fisniket.
Prononcimi i ish-kryeministrit Berisha jashtë sallës së Parlamentit
Ndërhyrjet e ish-kryeministrit Berisha sot ne Parlament