Blog

22 Shk
0

Zëdhënësja e PD, Karabina: Socialistët në hall pas dënimit të McGonigal, përdorin vizitën e Blinken

 

Reagimi i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:

 

TURP!

Socialistët, në hall të madh me drejtësinë, vazhdojnë

të përdorin Sekretarin e Shtetit, Z. Blinken, për të justifikuar faktin që Edi Rama ka korruptuar ish-drejtuesin e FBI-së për të goditur nominalisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike që të mos vijnë në pushtet.

Goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe pengim i rrotacionit politik!

 

Por fatmirësisht!

Drejtësia amerikane ka folur, ka dënuar McGonigal për lidhjet me Edi Ramën, ndërsa këta kërkojnë ta bëjnë pis dhe Sekretarin e Shtetit për të mbuluar aferat e tyre korruptive!

 

 

Read More
22 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës nr 9 të PD, Tiranë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS NR 9 TË PD, TIRANË

 

Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe sgripset e pamundësive. Jo atyre të cilët kanë abuzur me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekujvoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kutpojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale.

 

Përballja me të keqen që ka zënë vendin, përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij kërkon kurajo, kërkon qartësi, kërkon vendosmëri. Ndaj jemi këtu për t’i thënë Po vetingut të politikanëve, kontrollit të figurës të tyre dhe lidhjeve të papërshtatshme dhe pasurisë së tyre dhe nxjerrjemn jashtë politikës të çdokujt që nuk e kalon testin e vetingut të politikanëve. Jemi këtu për t’i thënë jo imunitetit të deputetëve. Deputetët e Shqipërisë njësoj si qytetarët e Shqipërisë duhet të zhvishen nga imuniteti dhe të dalin para ligjit sa herë që e lyp drejtësia, si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë.

 

Ne kemi qëndrime të qarta dhe të prera. Po listave të hapura, në mënyrë që ata që shqiptarët dëshirojnë t’i kenë në parlament dhe i votojnë t’i kenë në parlament, të jenë në parlament. Dhe jo listat e caktuara nga kryetarët e partive sipas pakteve që i kushtuan shqiptarëve ndryshimet famëkeqe të 2008-ës me anë të së cilës u asgjësua e drejta e qytetarëve për të çuar drejtpërsëdrejti dhe për të marrë dhe për të dhënë llogari tek përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

 

 

 

Read More
22 Shk
0

Amnistia penale, PD, Kthupi: Nëse quhet pazar të falen protestuesit e PD, atëherë Po. Nuk do pranojmë kurrë faljen e të korruptuarve

 

Postimi i përfaqësuesit ligjor të PD, Rezart Kthupi:

 

Nëse është pazar të kërkosh falje për protestuesit e PD, për ata qytetarë qê u proçeduan penalisht se mbrojtên shtëpitë dhe pronat e tyre, atehere PO. PD i qêndron dhe do të kerkojë me force të pêrfshihet në amnisti kjo kategori.

Por PD nuk do të pranojê për asnjë çast tê japë votën për të falur zyrtarë të korruptuar apo ndonjë deputet që pas dështimit të amnistisë së tij sot bën moral duke sulmuar ata që ishin kundër këtij projekti kriminal që kërkonte të minonte luftën e institucioneve të drejtësisë kundër korrupsionit.

Read More
22 Shk
0

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën me gazetarët

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Edhe kjo eenjte ka kaluar me skenarin e zakonshëm të votimit të të gjithë akteve qeveritare për 8 minuta, i afrohet rekordeve të mëparshme dhe bllokimit të çdo hapësire për opozitën për të bërë detyrën e vet në parlament në raport me transparencën, në raport me kërkimin e llogarisë dhe gozhdimin e abuzimeve qeveritare me të drejtat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe me të vërtetën. Duke u ndalur tek kjo e fundit, menjëherë pasi seanca përfundoi, dëgjuam një deklarim të përfaqësuesve të qeverisë në raport me arsyen se pse u tërhoq amnistia nga rendi I ditës. Shpresoj që të ketë qenë pjesë e gënjeshtrave që kanë këputur këto 2 dytë dhe që nuk do ta shndërojnë këtë amnisti në një pazar të gjësë së gjallë, për të peshkuar vota deputetësh dhe të për të kaluar në këtë mënyrë një akt tjetër korruptiv, abuziv, me pasoja për rendin dhe sigurinë dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia. Por nës me të vërtetë duan, kanë reflektuar dhe duan të kenë një përqasje konsensuale ndaj anës humanitare të amnistisë, atëherë rruga është fare e thjesht. Së pari, hapi parë është heqja dorë nga propozimet që tinëzisht u futën ditën e fuindit për të përfituar zyrtarët e korruptuar, gjë që sot u mohuan në mënyrë të pacipë. Dhe së dyti, të bëjnë pjesë të amnistisë, sipas kërkesës së opozitës të gjithë ata që janë goditur dhe vazhdojnë të mbahen dhe zvarriten gjyqeve e hetimeve sepse u ngritën për të mbrojtur pronat e tyre nga korrupsioni. Si protestuesit e Astirit, Bregut të Lumit, të Shkozës dhe anë e mbanë Shqipërisë, apo u ngritën në protesta politike kundër manipulimit të zgjedhjeve, korrupsionit qeveritar. Kjo është një kërkesëe Partisë Demokratike, nuk është një kërkesë negocim, nuk është e negociueshme. Ne e shohim këtë si një pjesë të domosdoshme dhe integrale të amnistisë nga e cila duhet të përfitojnë ehde këta protestues. Ndaj nga kjo nuk ka asnjë tërheqje, sigurisht këtë duhet ta marrin parasysh ata që aktualisht kanë shumicën e votave në parlament. Pork y është qëndrimi ynë dhe është i pandryshueshëm. Ndërsa sa I takon pjesës së parë, për hir të transparencësm dua të përsëris atë që ekspertët tanë e kanë bërë të qartë, dua që ta ketë të qartë dhe publiku, ta kenë të qartë qytetarët, ta kenë të qartë përfaqësuesit e medias, megjithëse transparenca nga ana jonë nuk ka munguar, por manipulimi ka vazhduar sot në oborrin e Kuvendit. Do ishte mirë që sa herë të ketë tentative të tilla, të gjithë, secili nga pozitat e veta, ne nga pozitat e opoztës dhe ju nga pozita e medias të jeni në gjendje që përmes zotërimit të fakteve të veni para përgjegjësisë gënjeshtarët e vërtetë.

 

Tani unë kam këtu dy dokumente të cilat do t’i kaloj shkurtimisht, që mos t’i lodhim njerëzit me detaje. Dokumenti i parë është version të cilin ministri i Drejtësisë ka pretenduar se e konsultoi me SPAK-un, me GJKKO, me KLGJ, me KLP dhe këtu qartësisht neni 5, kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, kanë një përjashtim, pika c. Që thotë: përjashtohen personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të kodit të procedurës penale. Cilat janë këto vepra nga të cilat nuk ka përfitim sipas versionit të parë të vet qeverisë. “Korrupsioniaktiv I personave që ushtrojnë funksione publike”. Neni 244 në vijim, “Korrupsioni aktiv i nënpunësve të huaj publik, korrupsioni aktov I funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimi i detyrës për funksionarët e lartë publilk, përfitimi i paligjshëm i interesave, shkelja e barazisë të pjesëmarrjes në tendera apo në ankande publike, korrupsioni pasiv I personave që ushtrojnë funksione publike. Korrupsioni pasiv i nënpunësve të huaj publik, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose I të zgjedhurve vendor, korrupsionit aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, korrupsioni aktiv i prokurorit dhe I funksionarëve të tjerë të drejtësisë, korrupsioni aktiv I gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj, korrupsioni aktiv i aëtarëve të jurive gjyqsore të huaja, korrupsioni pasiv I gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, korrupsioni pasiv I zyrtarit ose I gjyqtarit të gjykatave ndërkombëtare, korrupsioni pasiv I arbitrit vendas dhe të huaj, korrupsioni pasiv I anëtarëve të jurive gjyqsore të huaja, korrupsioni aktiv në zgjedhje neni 328, përdorimi i funksionit public për veprimtari politike ose zgjedhore 328/a, dhe akuzat penale kundër politikanëve më të lartë, përfaqësuesve më të lartë në vend nga presidenti I Republikës te kryetari I Kuvendit, nga kryeministri te anëtari I Këshillit të Ministrave, nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të Prokurorit të Përgjithshëm, inspektori I lartë I drejtësisë, kryetari I bashkisë, deputeti, zëvendës ministri, anëtari i këshillit të lartë gjyqësor dhe të këshillit të lartë të prokurorisë, drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në kushtetutë ose në ligj.

 

Për të gjithë këta persona, version I parë ishte që nuk do të përfitojnë nga amnistia. Versioni i dytë, personat që bien në këtë kategori të dënuarish përfitojnë 1 vit për meshkujt dhe 1.5 vite për femrat. Ja pra që ka një ndryshim thelbësor dhe mbi të gjitha të bërë në mënyrë tinëzare. Të futur në çastin e fundit me qëllim që një numër i madh funksionarësh publik të cilët kanë kryer këto vepra, janë dënuar për këto vepra, të përfitojnë nga amnistia. Padiskutim që ne jemi të gatshëm t’i japim fund kësaj shfaqje të shëmtuar, sapo ata që e bën këtë shfaqje të shëmtuar të jenë të gatshëm gjithashtu. Dhe ka me të vërtetë qindra të dënuar, burra, gra të cilët nuk hynë në këtë kategori, të cilët sot meritonin të merrnin lajmin e mirë. Ata që nuk e mundësuan këtë lajm, është qeveria, është kryeministri të cilët nuk duan një amnisti në kuptimin më humantiar të fjalës dhe sipas praktikave më të mira të amnistisë. Por duan ta përdorin këtë amnisti për përfitimin e zyrtarëve të korruptuar, të dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo është dyfish e papranueshme për ne. E para është e papranushme që nga njëra anë amnistia të përdoret për të liruar apo për të lehtësuar dënimin e zyrtarëve të korruptuar. Ndërkohë viktimat e këtij korrupsioni, ata që u ngritën për të mbrojtur shtëpitë e tyre, familjet e tyre, nuk përfitojnë nga amnistia dhe e kam fjalën për protestuesit. Në rafsh tjetër, është e papranushme për ne qëtë dënuarit nga GJKKO-ja të lirohen nga qeveria. Mesazhi i kësaj është që sado të përpiqet drejtësia e reformuar, sado që përpiqet SPAK, BKH, GJKKO, ju dënoni ne lirojmë. Ky është një mesazh i papranueshëm I shumicës dërrmuese të qytetarëe shqiptarë, ky është një mesazh I papranueshëm për Partinë Demokratike, ky është rënim, minim i reformës në drejtësi. Dhe siç e kam thënë edhe dje, dua ta përsëris që nuk është akt I izoluar. Shfryrjet e kryeministrit kundër BKH-së që po shqëtësoka apo prishka terrezinë e qeveritarëve në një intervistë të dhënë në një të përjavshme shqiptare, sinjalet e qarta për të ndërtuar mekanizma të ashtuquajtura kontrolle parlamentare për SPAK-un, tregojnë se Edi Rama dhe zyrtarët e tij I tremben drejtësisë. Dhe kjo nuk çudit askënd, më së paku Partinë Demokratike. Fakti që ata i tremben drejtësië është një lajm i mirë për shqiptarët. Është një lajm jo i keq edhe për reformën në drejtësi. Por që institucionet e shtetit, që procese të natyrës humanitare si amnistia të përdoren nga njëra anë për të lehtësuar nga dënimi zyrtarët e korruptuar dhe nga ana tjetër për t’i vënë shkopinj nën rota reformës në drejtësi, bashkë me aktet e tjera që përmenda më sipër, kjo është totalisht e papranueshme. Prandaj dua ta them qartë dhe prerë. Nëse ka reflektim, ky reflektim nuk mund të ndodh në kulisat e pazareve për të peshkuar deputetë që të votohet lehtësimi nga dënimi i zyrtarëve të dënuar për korrupsion dhe të goditet produkti I reformës në drejtësi, të goditet SPAK, të goditet GJKKO. Diçka e tillë përbën një kënbanë alarmi, është një flamur i kuq paralajmërimi që kjoqeveri dhe ky kryeministër nuk kanë synim tjetër përveçse të mbysin, të asfiksojnë apo të vendosin nën kontroll institucionet e drejtësisë për shkak se ndihen të kërcënuara nga fillimi I fundit të pandëshkueshmërisë. Për ne ky është prioritet absolut. Dhe nuk është prioritet politik, është prioritet kombëtar. Asgjë në këtë vend nuk do të ecë për së mbari në qoftë se në këtë vend pas 34 vitesh prap vazhdojmë të kemi 2 Shqipëri. 1 Shqipëri që merret, arrestohet, burgoset, gjobitet, me të drejt apo me të padrejtë dhe një Shqipëri tjetër të vogël të shkëputur nga realiteti i shumicës së Shqiptarëve që edhe kur kapen me vjedhje qindra milionëshe, i shpëtojnë drejtësisë, ose në rastet që nuk i shpëtojnë drejtësisë dhe dënohen, përfitojnë nga zemërgjerësia e bashkëpunëtorëve të tyre, për të cituar ish zëvendëskryeministrin. Ndaj rruga për të mos zvarritur amnistinë, pë rata që pretendojnë që kanë zemrat e dhembshura të atyre të burgosurve që sot prisnin lajmin e mirë, është që të heqin dorë nga përpjekjet për të bërë shantazh GJKKO-së dhe SPAK-ut, përmes mesazhit ju dënoni ne lirojmë, pra heqjen dorë nga amnistimi i zyrtarëve të korruptuar. Versioni fillestar I qeverisë, së bashku me amendamentet e PD për protestuesit është rruga për të ecur përpara në një mënyrë transparente dhe llogaridhënëse para shqiptarëve. Përpjekjet e tjera për të peshkuar deputetë, sigurisht që do të kenë përballjen më të fuqishme nga ana jonë. Asnjë emër deputeti që I thotë vetes deputet i opozitës, por që mendon apo tenton të bashkojë votat me Edi Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar, nuk do të gjej qetësi dhe do të zhbirilohet publikisht dhe politikisht për çfarëdo motivi që e shtyn të bashkojë votat për lehtësimin e dënimit të zyrtarëve të korruptuar, të dënuar nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo sa I takon këtij akti.

 

Dy aktet e tjera që kanë kaluar sot. Akti për futjen e duarve tek zonat e mbrojtura, është një akt shumë I rëndë, është një akt që cenon qendrueshmërinë afatgjate të ambientit, të trashëgimisë kulturore, të kulturës shqiptare. Padiskutim është një akt I bërë tinëzarisht për t’i shërbyer interesave të caktuara oligarkiko-politike. Se dihet tashmë që oligarkët shqiptarë janë të lidhur me majat e politikës shqiptare të qeverisë aktuale. Ka nga ata që mendojnë që kjo duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, edhe mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Unë sot kam një zotim publik: Që në momentin e parë të mundshëm, PD në pushtet do ta shfuqizojë këtë ligj dhe do t’i nënshtrojë praktikat, do të nënshtrojë subjektet që përfitojnë nga ky ligj praktikave më të avancuara të ligjit anti-mafia. Po e përsëris dhe njëherë, për të gjithë investitorët potencial që kanë fërkuar duart sot me kalimin e këtij ligji, PD nesër në pushtet do të shfuqizojë ligjin dhe do të nënshtrojë çdo investitor që përfiton nga ky ligj, do ta nënshtrojë me një hetim me metodat më të avancuara anti-mafie, pastrimit të parave dhe të praktikës ndiq paranë për investime të tilla potenciale, që shpresoj nuk do të knë guximin t’i kryejnë, por dhe në tërrësi praktikat e tyre të biznesit. Qartësisht ky është një kërcënim I hapur për këdo që mendon që duke përfituar nga papërgjegjshmëria kriminale e kësaj qeverie do të përfitojë duke shkatërruar dhe zaptuar hapësirat tona të trashëgimisë kulturore dhe të mrekullive të ambientit shqiptar. Kështu që le ta them fare qartë, është një kërcënim të ciën me ndihmën e Zotit dhe të votuesve shqiptarë do ta bëjmë realitet në momentin më të parë të mundshëm.

 

Sa I takon aktit tjetër, asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë. Shqetësimi ynë në kampet e refugjatëve të paligjshëm në Shqipëri, është t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë. Shqipëria pot ë lexosh të gjitha raportet është një vend me një problematikë të theksuar të shtetit të së drejtës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, është një shtet faktikisht i kapur në kuptimin shkencor të fjalës, është një shtet me problem të jashtëzakonshme të trafikut të qenieve njerëzore dhe të trafiqeve të tjera që përfshin trafikun e narkotikëve. Dhe të sjellësh këtu kontigjente të tilla, të gatshme për t’u përdorur nga organizata kombëtare rajonale dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar, është t’i varësh ujkut mëlçinë. Nga pikpamja e intersit tonë kombëtar, është një akt potencialisht destabilizues për Shqipërinë dhe për rajonet ku ndodhen këto qendra. Ne kemi një mirëkuptim të plotë për gjendjen e emergjencës me të cilën përballet fqinji ynë. Ne mendojmë se në mënyrë të padrejtë ata përballen në forma joproporcionale me një problem që është I gjithë Europës. Ky problem nuk zgjidhet duke trajtuar simptomat e aq më pak duke bërë eksperimente si ky në Shqipëri, sepse mund dhe do t’iu kthehet kundër. Thirrja jonë është që BE dhe vendet aspirante, vendet candidate siç është Shqipëria do të jenë pjesë e një strategjie afatgjatë. Sepse numri I emigrantëve që do të vijnë nga afrika nuk do të paksohet por vetëm do të shtohet. Dhe zgjidhjet nuk janë që të hapim më shumë kampe në Shqipëri, apo në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Zgjidhjet afatgjata nuk janë zgjidhje që trajtojnë simptomat, por janë zgjidhje që trajtojnë vet shkaqet. Shkaqet duhen trajtuar me themel, përndryshe numri i emigrantëvem në veçanti i emigrantëve afrikan që do të synojnë brigjet e Europës për një jetë më të mirë, do të dyfishohet, trefishohet dhe dhjetëfishohet në vitet e ardhshme. Dhe nuk ka kryeministër të papërgjegjshëm ballkanik që ta ndihmëojë këtë situatë duke hapur këto kampe në Ballkan apo në Shqipëri siç po kërkon të hapi Edi Rama. Sepse kjo siç ju thashë, jo vetëm nuk do të na ndihmëojë por do të çojë në një rritje të faturës të organeve ligjzbatuse për të gjurmuar, për të vënë para drejtësisë, për të korrigjuar dëmet e tmerrshme që do të sjell dhenia e një kontigjenti kaq të madh emigrantësh të paligjshëm, në dispozicion të mafies kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të trafikut të qenieve njerëzore dhe të narkotikëve. Kështu që në këtë aspect, me të gjithë respektin dhe dashurinë e madhe për Italinë, me gjithë konsideratën për qeverinë aktuale italiane, ju them i keni bërë hesapet gabim. Kjo është një rrugë e shkurtër nga e cila jo vetëm që nuk do përfitoni gjë, por do ju dalë shumë më gjatë dhe për këtë mjafton të konsultoheni dh një herë me autoritetet tuaja anti-mafia sa I takon trafikut të qenieve njerëzore, narkotrafikut dhe problemeve të tjera dhe faturës që kjo ka për taksapaguesit Italian dhe për taksapaguesit europian. Investimi më i mirë në Shqipëri është investimi te shteti I së drejtës, te funksionalizimi iinstitucioneve shqiptare, tek ndihma për prokurorinë shqiptare, një pjesë të madhe të ndihmës po e jepni tashmë edhe përmes njësive të përbashkëta midis SPAK-ut dhe Prokurorisë anti-mafia në Itali. Pork jo nuk është koha dhe ky nuk është vendi për të depozituar një numër kaq të madh emigrantësh të paligjshëm të cilët potencialisht mund të përbëjnë një batër të re të krimit të organizuar dhe një vatër të re të rendit, të ligjit, të financave dhe problemeve politike për Italinë dhe për të gjithë Europën.

 

 

Data: 22.02.2024

Read More
21 Shk
0

Basha uron suksese për anëtarët e zgjedhur të kryesive dhe kryetart e degëve të PD në Paskuqan dhe degës nr 4 Tiranë

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mirënjohje për demokratët e degës së PD, Paskuqan dhe degës numër 4 në Tiranë, falë lidershipit të treguar prej tyre, Partia Demokratike po ngrihet si alternativa dhe shpresa e shqiptarëve. Zoti Basha gjithashti ka uruar sukese për anëtarët e zgjedhur të kryesive respektive dhe për kryetarët Ervin Goxhaj dhe Urim Gjura.

 

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Mirënjohje për demokratët e Paskuqanit dhe të degës 4 në Tiranë, falë lidershipit të treguar prej tyre, Partia Demokratike po ngrihet si alternativa dhe shpresa e shqiptarëve.

 

Urime të përzemërta për  anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e degëve, Ervin Goxhaj dhe Urim Gjura, të zgjedhur nga vota e demokratëve!

 

Tashmë duhet të nisim punën për t’u shndërruar forcë qeverisëse. Dhe këtë do e arrijmë duke ofruar programin dhe ekipin që do të sjellë zhvillim për vendin dhe mundësi që çdo shqiptar të ndërtojë jetën në vendin e tij.

 

 

 

 

Read More
21 Shk
0

PD, Kulluri: McGonigal bashkon sërish Ramën dhe Berishën kundër Bashës

 

Postimi i Sekretarit për marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri:

 

Edi Rama dhe Sali Berisha dolën sot në të njëjtën orë për të sulmuar Lulzim Bashën.

Të koordinuar jo vetëm për lejet e ndërtimit të kullave dhe resorteve, por edhe në sulmet ndaj SPAK-ut, vijuan avazin e vjetër, njëri majë ballkoni e tjetri për t’iu fshehur aferës kriminale të radhës për të amnistuar të korruptuarit e qeverisjes së tij.

Për Edi Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit, është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë.

Për Sali Berishën kush nuk bëhet mburojë e halleve të tij përballë SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe SPAK-ut, është i kapur.

Për të sulmuar “Gjumashin”, Edi Ramën u bë kryeministri i parë i një vendi demokratik që korruptoi shefin e kundërzbulimit të SHBA-së, Charles McGonigal.

Në ditën që Lulzim Basha deklaroi se Rama do të kallzohej në SPAK për McGonigal, Sali Berisha i vjen në ndihmë duke vazhduar avazin e Ramës për të njëjtat akuza që u dënua ish-zyrtari i FBI-së.

Halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD-së, por e kanë kot. Ashtu siç u kallzua Edi Rama për inceneratorët, do të kallzohet edhe për McGonigal.

Shokët e tyre avokatë, fëmijët e Berishës është mirë t’i ruajnë për hallet e tyre të mëdha dhe jo për sulmet e koordinuara me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës.

Read More
21 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës nr 4 të PD, Tiranë

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulizm Basha, mori pjesë në Kuvendi Zgjehdor të degës numër 4 të PD Tiranë. Në fjalën e tijm zoti Basha foli edhe për propozimin e PD për vettingun e politikanëve që nuk është kujtuar asnjë për debat publik, e kanë fshehur, e kanë zhdukur, e kanë shteruar, asnjë emision mediatik.

Kryedemokrati gjithashtu u ndal edhe tek propozimi tjetër i PD që është heqja e imunitetit për deputetët, propozim që sipas tij bën që çdo shqiptar të jetë I barabartë paraligjit

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, PASKUQAN

 

Ka që në 7 nëntor propozimi i PD, e kam çuar si kryetar i PD me firmën time për vettingun e politikanëve. Asnjë debat publik, e kanë fshehur, e kanë zhdukur, e kanë shteruar, asnjë emision mediatik. Propozimi tjetër ka të bëjë me heqjen e imunitetit. E kemi shembullin, për shkak të imunitetit parlamentar zëvendëskryeministri nën hetim për inceneratorët pati dy javë kohë të ujdiste gjërat dhe të arratisej. Pse I japin dy javë kohë ndonjërit këtu në sall nëse nis hetimi penal? Po sa e sa të pafajshëm janë plas në birrucë. Ndërsa parlamentari ka 2 javë kohë. Sa të shkojë kërkesa në parlament, pastaj të shkoj në komision të mandateve, bëhet diskutimi, po të shtyhet pak diskutimi një ditë, dy ditë, dhe çfarë bëjnë, arratisen. Pse duhet që parlamentarët duhet të gëzojnë të drejta të tilla dhe qytetarët jo. Propozimi ynë I jep fund këtij realiteti me dy faqe, me dy Shqipëri. 140 shqiptarë që janë mbi ligjin dhe pjesa tjetër të cilët i nënshtrohen kërbaçit shpeshherë të padrejtë. Edhe për këtë nuk flitet. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

 

 

Read More
21 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Paskuqan

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, PASKUQAN

 

 

Zëvendëskryeministri më jetëgjatë i Edi Ramës nga arratia na tregoi para disa javësh, duke treguar me gisht Edi Ramën dhe Erion Veliajn si dy pronarët dhe përfituesit e vërtetë të aferës së inceneratorëve. E cila përpin nga taksat e shqiptarëve 460 milionë euro. Një shumkë fantastike, e paimagjinueshme e parokshme, përveçse ta përkthejmë në 230 shkolla që mund të ishin ndërtuar, ta përkthejmë për subvencione për çdo familje në të gjithë shqipërinë, ta përkthejme pë rata që janë përplasur dyerve të shërbimit shëndetësorë, falas jo që jo por që sa herë që investojnë të nesërmen u bie flaka sit e urgjenca e QSUT-së.

 

Në rastin e fundit, janë future dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata të cilët kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, ata që janë kapurr në tendera korruptiv, ata si kjo e inceneratorëve, përfishirë vet këtë aferë. Të shpëtojnë pra njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve. Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar. Ndërkohë që njerëzve që u ranë në qafë,atyre te Bregu I Lumit që u shkuan me gaz lotësjellës në 5 të mëngjesit, që ua zaptuan pronat, ua shkatërruan shtëpitë, jo vetëm që e bënë këtë, por për protestuesit që u ngritën në emër të pronave të tyre, në emër të shtëpive të tyre, nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona.

 

Kjo është qeveria më e korruptuar në botë, arrin dimensione të paimagjinueshme. Të vërtetat që tha Arben Ahmetaj, për vete i përfshirë në këtë aferë publike, nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm material për denoncime të natyrës mediatike apo politike. Ndaj siç e dini, PD ndryshe nga çdokush tjetër kemi dërguar në SPAK denoncimin e plotë, kallëzimin e plotë penal për të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë me në krye të parin e qeverisë.

 

Të premten e kaluar Gjykata e Uashingtonit dënoi me 2 vite e 4 muaj burg ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së në Neë York. Është dënimi i dytë që merr. Dënimin e parë e mori para disa muajshm, 4 vite e 4 muaj e bashkë me këtë i shkon pothuajse 6 vite e gjysmë burg. Të parin e mori sepse kishte bashkëpunuar me një nga oligarkët më të afërt të Putinit dhe sënimin e dytë e mori sepse ka bashkëpunuar me Edi Ramën për të stisur një hetim të ndyrë, pjesë e luftës së ndyrë politike kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike, kundër meje si kryetar i PD. Me shumë prej jush shpesh, në formate pak më të vogla, e ka, ndjeë brengën, revoltën tuaj. Ne demokratëve, me qëndrimet më të qarta në luftën kundër korrupsionit dhe në veçanti në raport me armiqtë shekullorë të interesave tona, po mundoheshin të na vishnin me zor një xhaketë të qepur kuturu me akuzat më të ndyra. Ishim ne që kërkuam hetimin e prokurorisë shqiptare që për dy vite jo vetëm që nuk faktoi asnjë nga shpifjet dhe baltat që u hodhën në drejtimin tonë, por i nxorri zbuluar si të pavërteta. Tani nuk është vetëm kaq. Ajo që ndoshta që se imagjinonim dfot në 2018 apo 2019, duke e ditur se kishte duar që I lëviznin këto fije të padukshme për të nxirrë imazhin e PD, për të ndaluar një debat normal politik mbi çështjet që I interesojnë qytetarëve, u vërtetua shuma e paimagjinueshme dhe favore për të korruptuar një nga zyrtarët më të rëndësishëm të një vendi aleat, mik, partner strategjik.

 

Drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, por ky nuk është fundi, është fillimi. Apo për të thënë shprehej e famshme me të cilën e inaguroi këtë 11 vjeçar të kalvarit për shqiptarët, nuk ka parë gjë akoma. Nuk ka parë gjë akoma sepse të njëjtët njerëz që janë të lidhur me aferën e inceneratorëve, janë të lidhur edhe më aferën Rama-McGonigal. Ndaj është e qartë se gjendja në të cilën ndodhet vendi, ka këta përgjegjës dhe këta përgjegjës bëjnë gjithçka për t’i ikur përgjegjësisë. E po kapen kudo që munden për t’i ikur përgjegjësisë. Te PD nuk kapen dot. Synimi ynë është të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetare për SPAK-un, për BKH-n, për GJKKO-në. Ndaj nesër nuk do jemi në parlament, sikundër shpresoj që askush nuk do të guxojë të kthehet në një patericë të këtyre që nesër në parlament duan të falin shokët e tyre të dënuar për korrupsion, duan të ndalin hetimin e zyrtarëve që nuk i kanë deklaruar pasuritë e dyshimta të vëna në kurriz shqiptarëve.

 

 

Read More
21 Shk
0

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i përgjigjet ministrit Manja: Doli pa u skuqur si burracak për të justifikuar vendimin që synon të annistojë të korruptuarit e tyre. PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve

 

Reagimi i plotë i plotë i sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa:

 

Sot ministri i drejtësisë doli pa u skuqur dhe pa u zverdhur si burracak për të justifikuar vendimin që synon të annistojë të korruptuarit e tyre. Me një akt tinzar ne ditën e fundit të diskutimit ndryshuan projektligjin për amnistinë duke i çuar dhe një mesazh kriminal SPAK dhe Gjykatës, se ata mund të denojnë të korruptuarit, por Edi Rama do ti falë ata. Kjo është kriminale.

Sot ministri anti-SPAK duhet tu tregonte shqiptarëve:

Kush ka kërkuar shfuqizimin e germës c) pika 2 te neni 5?
Kush e ka kërkuar ndryshimin e pikës 3 të nenit 6 ?

Për cilët persona janë kërkuar këto ndryshime?

Pse u ndryshua dje me fshehtësi dhe nuk u diskutua më herët?

Me amendamentet anti-SPAK synohet që çdo i korruptuar, çdo hajdut tenderash publikë, çdo hajdut pronash, çdo zullumqar i kësaj qeverie i dënuar me vendimim të formës së prerë, të përfitojnë ulje denimi 1 vit meshkujt dhe 1.5 vite femrat.
Me këtë amendament mundësohet që funksionarët publikë të përfitojnë nga ndjekja penale dhe nga hetimet ndaj tyre.

Kjo natyrisht është në vazhdën e përpjekjeve të Edi Rames për të kontrolluar, për ti bërë presion dhe për të demotivuar drejtësinë. PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve, përfshirjen në amnisti të të të gjithe atyre qe protestuan kundër kesaj qeverie, për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre.

 

 

Read More
21 Shk
0

Basha: Qeveria e Edi Ramës ka propozuar të amnistojë zyrtarët e korruptuar, të dënuar apo nën hetim nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA

 

Ditën e djeshme janë përvijuar hijet e një skandali të përmasave kombëtare dhe për investimin e partnerëve edhe ndërkombëtare. Qeveria e Edi Ramës ka propozuar të amnistojë zyrtarët e korruptuar të dënuar, apo nën hetim nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO. Është skandaloze që të përdorëshamnistinë penale e cila kryhet për arsye humanitare ndaj një kategorie të dënuarish për vepra të thjshta që të nxjerrësh nga burgu apo të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Edi Ramës. Kjo nuk është asgjë më pak sesa një ndërhyrje tek gjyqsori apo tek reforma në drejtësi. Ndërkohë që nga njëra anë partnerët ndërkombëtarë dhe vet shqiptarët vendosin theksin tek fundi i pandëshkueshmërisë, mesazhi që Rama dhe qeveria e tij japin në kohën që janë treguar me gisht ndërkombëtarisht, por dhe nga vet pjesëtarët dhe ish pjesëtarët e tyre që një qeveri tërrësisht të korruptuar, është se ata që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament.

Nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës në reformën në drejtësi. Ka muaj që ka paralajmëruar komisione kundër SPAK-ut dhe vetëm pak ditë më parë është ankuar se Byroja Kombëtare e Hetimeve po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën. Është e qartë që Edi Rama I trembet drejtësisë, është bërë pishman për reformën në drejtësi, ka menduar se do të vazhdonte ta kontrollonte në tërrësi SPAK-un dhe tani që të paktën segmente të caktuara të SPAK-ut duke qartë se po veprojnë në autonomi të plotë dhe në përputhje me ligjin, ai po bën gjithçka për të ndërhyrë dhe për të vendosur edhe njëherë pandëshkueshmërinë dhe mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë.

Kjo është ajo që po ndodh. Nga njëra anë do të përdorë amnistinë për të amnistuar zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëtve, që kanë dëmtuar rëndë interesin e shqiptarëve, pronat e shqiptarëve, dhe nga ana tjetër refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur pikërisht për të mbrojtur shtëpitë e tyre, pronat e tyre apo për të goditur korrupsionin qeveritar. Kjo është skandaloze, faktikisht është kriminale. Është një ndërhyrje e pastër në punët e drejtësis. Ndaj sot dua ta bëjë fare të qartë se Partia Demokratike jo vetëm që nuk do të jetë pjesë e kësaj manivre të fëlliqur, por do të bëjë gjithçka brenda dhe jashtë vendit për të treguar dhe faktuar se kërcënimi kryesor ndaj avancimit të refrormës në drejtësi dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë, sot është Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar. Kanë frikë nga drejtësia, duan t’i mbyllin gojën drejtëisë. Partia Demokratike inkurajon prokuroroët, BKH-në, prokurorrët e SPAK-ut, GJKKO-në, të vazhdojnë me profesionalitet punën e tyre. Padiskutim që këtu do të vinin punët. Një drejtësi e reformuar, ka për detyrë në radhë të parë të hetojë, të çojë para ligjit dhe të dënojë korrupsionin qeveritar dhe nuk ka dyshim që një drejtësi  reformuar është në konflikt interesi me një qeveri të korruptuar. Dhe një qeveri e korruptuar është në konflikt interesi me një drejtësi të pavarur.

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe padiskutim është pritshmëria jonë që askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të [ranohen, sigurisht Partia Demokratike në funksion të interesit të mirë publik dhe në transparencë të plotë, do të rishikojë vendimin e saj.

Read More