Blog

12 Dhj
0

Berisha: Qeveria përdhosi dinjitetin e shqiptarëve, shkarkime masive në administratë

Nuk mund të rri pa denoncuar aktin e shëmtuar të kësaj maxhorance, ditën e flamurit, ditën e pavarësisë, përdhosjen që i bënë gjakut të dëshmorëve, martirëve të lirisë, shqiptarëve dhe kombit në tërësi me portretin e Hitlerit të Europës së pasluftës, Hitlerit shqiptar, Enver Hoxhës. E ngritën për herë të parë pas 20 vitesh. Festuat ditën e tradhtisë më të madhe kombëtare. 29 nëntori shënon për kombin shqiptar datën e tradhtisë, datën në të cilën Enver Hoxha njësoi festën me serbët vetëm e vetëm që të hapte tiparin e procedurave të bashkimit të Shqipërisë me republikën federarative jugosllave. Vetë në fjalimet e tij dhe në dokumentet historike ishte pranuar se dita e çlirimit ishte data 28 dhe e tillë ishte festuar. E kaloi në datën e Federatës sepse me një akt madhor tradhtie kombëtare ai do të ecte me shpejtësi të bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Në projektin e Titos dhe Stalinit.

Qytetarë dhe qytetare!

Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës, Hitlerit të pas luftës, në varrezat e dëshmorëve ishte poshtërimi më i madh të rënëve në luftë, heronjve të kombit. Enver Hoxha beri luftën dhe këtë nuk e mohon askush. Ata të cilët përpiqen të paraqesin demokratët se mohoi luftën, ata mashtrojnë. Por Enver Hoxha e konfiskoi luftën përveçse futi gjëmën vëllavrasëse gjatë luftës. Pas luftës ai vendosi në Shqipëri sistemin me opresiv. Ju ngritët portretin e tij por ju shkelmuat shpirtrat e dhjetra mijëra shqiptarëve që ranë për të qënë të pavdekshëm për lirinë e fjalës, për besimin tek zoti, për besimin tek Europa, për besimin tek Shqipëria. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës tek varrezat e të rënëve të kombit ju përdhosët vuajtjen, sakrificën e qindra mijëra shqiptarëve, në burgje dhe kampe përqendrimi, për lirinë e fjalës, besimit, lëvizjes. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës tek varrezat e të rënëve por ju shkelmuat shpirtin e qindra shqiptarëve që vdiqën urie nga Vermoshi në Frashër të Përmetit sepse për vite të tëra nuk kishte asgjë tjetër në tryezën e tyre veçse kiles së bukës, kripës, vajit e sheqerit. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës, Hitlerit të pasluftës,  tek varrezat e dëshmorëve në një kohë kur ai zhyti Shqipërinë në një armiqësi të thellë me botën e lirë me aletatë e saj natyralë. E shkëputi nga trungu i saj perëndimor. Ju ngritët flamurin e rreckosur të hitlerit të pasluftës tek varrezat e dëshmorëve në një kohë kur Europa do të votojë për statusin e vendit kandidat. Shpesh shtrojmë pyetjen nëse ka merita Enver Hoxha? Zotërinj, po Hitleri ndërtoi për gjermanët autostradat më të mira të Europës? Ska gjerman që thotë se ka merita Hitleri. Hitlerët janë hitlerë. Ata i përkasin turpit të historisë kombëtare e njerëzore. Atë që Enver Hoxha ua bëri shqiptarëve nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjë epidemi që nga koha e murtajës së zesë deri në ditët e sotme. Kur unë deklaroja se ky zotëria (Edi Rama) ka për at shpirtëror Enver Hoxhën, sepse e shihnim edhe me çitjane ndonjëherë. Nuk e besonit por ja ku është. Ja ku shpërndau në facebook-un e tij dhe përdhosi ”Facebook”, këtë rrjet të mrekullueshëm social komunikimi, duke shpërndarë në të katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës. Zotërinj, protokollin e shtetit e ka qeveria dhe zyrtarët ua shtruan shqiptarëve festën me simbolin e Enver Hoxhës. Shkuan në Vlorë dhe ndërpretë transmetimin direkt të ceremonisë në respekt të Ismail Qemalit, në respekt të Vlorës dhe sheshit të flamurit. Dhe çfarë mësuan shqiptarët nga të dy pasi kishin ngrënë një tavë me ngjala, Ilir Meta do të thoshte se jam i lumtur që kam kryeministrin këtu. A thua se e kishte në hënë më përpara. Pra këtë nëntor ju e përdhosët në mënyrën më të padenjë. Ndaj dhe unë i kërkoj parlamentit të shqyrtojë të gjithë legjislacionin për hitlerin e Europës së pasluftës. Këtë vlerësim ia ka bërë Bashkimi Demokrat Europian, 37 kryeministra të Europës në prill të vitit 1991 dhe këtij qëndrimi ne i qëndrojmë plotësisht.

Në vazhdim të veprës së tyre për Enver Hoxhën, po sillen si barbarë ndaj punonjësve të administratës. Dje në kombinatin mekanik të Poliçanit janë pushuar 60 punëtorë të thjeshtë me motivacionin vetëm se janë simpatizantë të PD-së. I kanë poshtëruar duke i lënë pas gardhin dhe nuk i pranojnë as për të dhënë shpjegimin për largimin nga puna. Kjo është botërisht e njohur se përveç trinomit Meta-Braho-Ylli skrapalinjtë e tjerë i quan alieno. Kjo është vepër e Ilir Metës. Jo e Edi Ramës. Urdhëroni çfarë qëndrimin mban Ilir Meta ndaj skrapalinjëve të thjeshtë. Njerëz që sigurojnë bukën e gojës me një rrezik konstant.

Tani do lexoj diçka tjetër. “Babai im ishte elektricist në Parlament, ka punuar vite të tëra dhe e shkarkuar pa asnjë motivacion dhe na lanë pa bukën e gojës. Nuk kemi njeri tjetër në punë”.  
Kur ua bëni njerëzve këto duket të dëgjoni ata. “Jam Denis Terolli djali i një polici. Besoj se i dini vështirësitë e kësja pune. Im atë ka mbrojtur shtetit nga plumbat në 97. im atë 22 vite karrierë në polici, më shumë larg nesh në borë e në shi. Por ska pasur asnjë vërejtje në këto 22 dhe u shkarkuar pa asnjë arsye ligjore dhe ne sot zhytemi në mjerim të plotë. Babai im quhet Edmond Terolli”. Sigurisht i dashur Denis këta zbatojnë luftën e egër të klasave njëlloj siç bënte ati i tyre.

Janë gjëra shumë të rënda. Në Patos kemi orë të tëra pa drita, nga ora 8 deri në 5. nëse vazhdoni kështu Shqipëria do tu ngrihet në protestë. Tani kjo letër shkruhet nga djali i një “armiku” të popullit që është djali i nipit të Azem Hajdarit. “I kam shkruar Saimir Tahirit. Së pari mbarësi për ju dhe familjen tuaj. Unë quhem Elvis Hajdari. Jam nga Tropoja dhe banoj në Tiranë. Dua t’u ankohem ju se s’po gjej zgjidhje tjetër. Babai im punon në polici ë në vitin 1992. Që kur kam lindur unë na ka ushqyer duke punuar në diell, shi dhe borë. Por ka dy ditë që e kanë liruar nga detyra pa asnjë motiv apo arsye”. 

Ju nusja e Gjallicës që ke ndërtuar parajsën me paratë e vjedhura të shkon shumë kjo buzëqeshje dhe cinizëm.

Ai më tej thotë se “babai im është hequr për arsye politike sepse ne jemi të djathtë dhe nuk ndryshojmë. Babai im quhet M. Hajdari dhe ka punuar edhe në kohën e PS në vitet 2000. aktualisht punon në Lezhë por ju e shkarkuar dhe i ka fituar me mund gradat”.

Çdo ditë e më shumë më bind çnjerëzimi juaj, nga pushteti dhe interesat personale. Duhet të keni më shumë respekt për qytetarët. Ata janë zgjedhësit tuaj dhe zgjedhësit tanë. Ata nuk vijnë dot këtu dhe ne vijmë si deputetë këtu. Nuk veprohet në këtë mënyrë.

Tjetër. “Jam Leart nga Londra dhe kam blerë 3 bileta. Nuk më përgjigjet askush”. I dashur Leart. E vërteta është se Belleair falimentoi me dashjen e vetë të qeverisë. Së pari sepse qeveritarët dhe fiks zoti Olsi Rama, bashkë me një eksponent të mafies së Kosovës kërkon të marrë Belleair nën kontroll. Po e ndjekim. Por seç ndodh me Belleair është puna juaj. Por ju para një muaji keni nënshkruar marrëveshje me të për të paguar këstet dhe pagoi 100 milionë. Po pse e ndërpretë sepse nuk do të paguajë. Sigurisht që ato 7 milionë detyrime që i ka qeverisë u bënë të paqena nëpërmjet falime
ntimit dhe dikush tjetër do ta marrë në kthetra që të pasurohet. Janë 52 mijë qytetarë që kanë prerë biletat me Belleair. Unë i kërkoi Parlamentit që me një rezolutë dhe vendim që atyre tu garantohet e gjithë tarifa dhe bileta të mundshme për të bërë udhëtimin. Pastaj ju vazhdoni të pasuroheni mbi Belleair. 
Kjo është ora për qytetarin dhe kam shumë të tjera. Po e mbyll me këto dhe ju po vazhdoni me shkarkime masive. Po shkarkoni 2200 drejtorë shkollash dhe vetëm dje 47 në Tiranë. Po vijon dënimi kolektiv nën flamurin e Enver Hoxhës.

Ndërhyrja e dytë në Kuvend:

Së pari do ti them z Braho se për Skraparin qeveria e maxhoranës së kaluar ka bërë më shumë se për çdo rreth tjetër. Ka bërë TAB-in i cili shndërron Skraparin në kantierin vitin tjetër më të rëndësishëm të Europës. Por ju Skraparin e shikoni nga gota e rakisë. Kaq. Unë e shoh tek njerit. Së dyti duke besuar kodin e heshtjes, çdo gjë e ka të shkruar nga kryekreu. Tani do ti them kryekreut dy gjëra.

Nekropolitika është tipar i njerëzve me shpirt të zi dhe natyrisht nuk mund të mos shprehen në një ligjëratë kaq të turpshme të akuzoje këtu prindërit e viktimës, në vend të ngrije këtë Parlament në këmbë. Dhe ftoj Parlamentin një minutë heshtje për viktimën. Përsa i përket rendit, ju jeni shokët e krimit, të hakmarrjes, të bandës së Durrësit, të bandës së Lushnjes, Shullazit që drekoni me të, shokë itimë të Altinit dhe nehatit. Ku pyesin ata për ju, ata ju drejtojnë ju nga çdo skaj dhe kudo që të jenë, ndaj dhe ka rrokullisje të madhe të rendit si asnjëherë. A e dini që tani ministrinë e drejtojnë bandat, e kontrollojnë hakmarrja, ndaj shkohet poshtë e më poshtë. Në cilin muaj ka pasur 47 të vrarë, nxirrni statistikat janë shpirtra njerëzish. Ndaj dhe duhet të jeni ndryshe.

Read More
12 Dhj
0

Basha: PD ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe

Përkujtohet 23 vjetori i krijimit të  PD.

12 dhjetor 2013

Fjala e plotë e kreut të PD Lulzim Basha:

Të dashur demokrate dhe demokratë,

Shkëlqesi ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik,

Miq dhe të  ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në festën e Partisë Demokratike, shtëpisë së madhe të lirisë për të gjithë shqiptarët.

(më tepër…)

Read More
10 Dhj
0

Berisha: Qeveria nje fabrike mashtrimi me taksat e shqiptareve

Fjala e plotë në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha:

Zonja deputete! Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë të vendit që ndiqni këtë seancë!

Z Bashkëkryetar i parlamentit Meta-Rama!

Jam sot këtu për të denoncuar publikisht një vello të zezë mashtrimi, që po mbulon anë e mbanë vendin nga kryekreu që ka shndërruar qeverinë e tij në një fabrikë mashtrimesh të paimagjinueshme. Njeriu që do u premtonte shqiptarëve,  95 % të tyre ulje të taksave, u fron atyre 100 % rritje të pamëshirë të çmimeve, por do të ndalem vetëm tek “ulja e taksave”.

(më tepër…)

Read More
06 Dhj
0

prova

rtrtrtrtr

Read More
05 Dhj
0

Basha: Qeveria mban të fshehtë buxhetin, shkel ligjin dhe rrezikon ekonominë

Të dashur deputetë,

Sot është data 2 dhjetor. Në bazë të  ligjit nr 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe standardeve të vendosura gjatë qeverisjes sonë sot duhej ta kishim të votuar buxhetin e shtetit për vitin 2014.

Ligji në fjalë,  i hartuar me asistencën më të përparuar europiane, rezulton i shkelur; edhe ky standard i konsoliduar prej vitesh   rezulton i zhbërë nga qeveria e zhbërjeve.

Publiku i gjerë duhet ta dijë se në ligjin e lartpërmendur sanksionohen në mënyrë të plotë të gjitha parimet, procedurat dhe përgjegjësitë për hartimin dhe zbatimin e buxhetit në shkallë kombëtare për agjensitë shtetërore qendrore, njësitë vendore dhe fondet speciale (ISSH dhe ISKSH).

Qytetarët duhet të  dijë se me vonesat për miratimin e projektbuxhetit 2014 shkeljet dhe pasojat janë një listë e gjatë.

Janë shkelur parimet e transparencës, parashikueshmërisë, gjithëpërfshirjes, disiplinës fiskale, respektimi i tërësisë së procesit etj, parime këto të sanksionuara në nenin 4 të  këtij ligji.

Në kushtet kur sipas nenit 13 të të njëjtit ligj, viti buxhetor në Republikën e Shqipërisë  fillon me 1 Janar dhe mbyllet me 31 Dhjetor të çdo viti, si do të jetë e mundur të bëhet efektiv buxheti kur ende nuk ka asnjë lloj diskutimi, drafti, apo edhe komunikimi për dokumentin më të rendësishëm e më thëlbësor të çdo qeverie? Pra, parashikueshmëria është zero në çdo aspekt duke dëmtuar rëndë sipërmarrjen e lirë si dhe vendimarrjen për investime qofshin këto të huaja apo të brendshme, qofshin publike apo private.

Në nenin 15, njësitë vendore hartojnë buxhetet e tyre pasi të jetë miratuar buxheti qendror vjetor. Kjo bëhet tërësisht e pamunduar, pasi qeverisja vendore nuk ka asnjë lloj informacioni deri tani për buxhetin e vitit 2014 për nivelin e transfertës, për investimet, programet që do të mbështesë qeveria qendrore, etj; pra është penguar i tërë procesi buxhetor vendor.

Në nenin 29, paragrafi 2 të ligjit thuhet qartësisht se Këshilli Ministrave brenda datës 25 Tetor miraton projektbuxhetin vjetor dhe programin buxhetor afatmesëm të rishikuar.

Në nenin 29 paragrafi 4, sanksionohet prerazi që Kryeministri i vendit brenda datës 1 Nëntor i paraqet Kuvendit projektbuxhetin vjetor.  Dhe kjo e ka një arsye madhore; që të ketë kohën e nevojshme për diskutim si akti ligjor më i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Me këtë vonesë as që bëhet fjalë për të patur diskutime të tilla të funksion të transparencës e larg qoftë të përmirësimit të projektbuxhetit.

Në nenin 32 kërkohet që Këshillat e Qeverisjes Vendore brenda datës 31 dhjetor miratojnë buxhetin vendor, duke u bazuar në vlerësimin e të ardhurave dhe transfertat e përcaktuara në ligjin e buxhetit vjetor. Por, kjo është e pamundur në këtë situatë që i ka vendosur qeverisja aktuale. Në fakt të gjitha njësitë vendore janë në shkelje të ligjit jo për fajin e tyre, por për arsye se Kryeministri i vendit nuk do t’ja dijë për kërkesat ligjore të ligjit në fuqi.

Qeveria nuk mund të justifikohet, siç e ka ndërmend, me faktin se ky ka qenë viti i rrotacionit të pushtetit. As militantët e thekur të PS-së nuk mund ta besojnë këtë.  E jo më publiku i gjerë.

Së pari sepse kjo parti ka konkurruar në zgjedhjet e 23 qershorit me një  paketë fiskale të propaganduar me bujë  të madhe si thelbi i programit të saj.  Po të kishte besuar e respektuar programin e vet të  votuar, kjo qeveri do ta kishte gati gjysmën e punës që të  nesërmen e zgjedhjeve.

Së dyti, gjatë  muajve korrik-gusht të kalimit të pushteti,  Rama me qeverinë e tij, që ndërkohë e kishte shpallur, ka bërë shumë takime, mbledhje,  tryeza,  konferenca dhe përgatitje për t’u hedhur në punë pa humbur një minutë  me të marrë detyrën në mënyrë ligjore.  Përtej zakonit të tyre   të njohur për të bërë  show dhe parada mediatike, qytetarët kanë menduar se Ramës dhe të tijve po u hanë vërtetë duart, se po përgatiten vërtetë për punë reale, duke u fokusuar   te ekonomia, duke mbledhur e sistemuar bazën e nevojshme të të dhënave e duke hedhur kësisoj brenda afateve ligjore piketat e buxhetit të ri. Aksesin e nevojshëm pranë dhe brenda institucioneve të buxhetimit e kanë patur të plotë. Por çfarë ka bërë kur nuk ka bërë këtë?  Show, asgjë tjetër.

Së treti, nga fillimi i marrjes zyrtare të detyrës e deri sot që po flasim po mbushen tre muaj. Tre muaj janë më së të mjaftueshëm për të përgatitur, konturuar   dhe propozuar draftin e projektbuxhetit.

Nuk e kemi akoma, nuk e shohim askund.

Justifikimi me rotacionin nuk e mbulon, por e zbulon akoma keq këtë qeveri. Shkaqet e vërteta të vonesës së saj për paraqitjen e buxhetit janë  paaftësia dhe papërgjegjshmëria në një anë, kultura e arbitraritetit në anën tjetër.

Nëpërmjet futjes së buxhetit në ngërçin e mungesës së kohës, kryeministri synon dhe shpreson të mos u japë  mundësi opozitës dhe qytetarëve të thellohen në përmbajtjen e tij para së të votohet; synon dhe shpreson të shmangë  konsultimet tashmë normative me grupet e interesit; synon dhe shpreson të diktojë  eksperimentet e tij të rrezikshme dhe krizëndjellëse për ekonominë e vendit.

Kjo fshehje e paprecedent dhe e pakuptimtë e kantierit të buxhetimit,  u jep vetvetiu besueshmëri disa lajmeve që kanë rrjedhur në  media për një paketë fiskale me ide dhe projekte skandaloze, që mbështeten në improvizime dhe në  llogari me kalem të trashë, pa asnjë lidhje me ekonominë dhe realitetin e gjallë.

Sipas lajmeve që kanë rrjedhur në media të  ndryshme, pritet të hiqet fare kufiri i sipërm në paga i vjeljes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, ç’ka do të rrënojë skemën pensionale duke bërë që të prishet raporti mes masës së kontributit e asaj të përfitimit; priten te rriten ndjeshëm akcizat, çka do të jetë një shtysë për kontrabande e evazion; priten të rriten përjashtimet në TVSH,  çka do të vështirësojë administrimin dhe do gërryeje shtratin e te hyrave më të konsoliduara që kemi ngritur në këta 20 vite; pritet e çfarë nuk pritet.  Por lë të presim draftin zyrtar për t’u marrë një për një  me propozimet konkrete.

Duhet të përgatitemi për një  ekspertizë profesionale të thellë. Duhet të përgatitemi për një qëndrim politik të qartë, të  drejtë e të argumentuar.  Duke u nisur nga precedentët e deritanishëm të kësaj qeverie gjatë tre muajve të jetës së  saj, por edhe nga lajmet që kanë rrjedhur në media, që i marrim me rezervën e nevojshme, ne shohim me shqetësim të madh që tani se idetë, tezat apo projektet paraprake të qeverisë përfaqësojnë një shmangie të dyfishtë nga premtimet me të cilat kjo qeveri ka ardhur në  pushtet dhe nga nevojat reale të ekonomisë për shëndoshje nëpërmjet ndërhyrjeve të matura.

Shkelja e premtimeve është një problem që qeveria e ka pikësëpari me zgjedhësit e saj, të cilët i ka mashtruar. Por e ka edhe me mbarë opinionin publik,  pasi mashtrimet elektorale janë një formë e shëmtuar e blerjes së votës;  janë  shprehje e një degradimi shumë të madh politik, etik, moral dhe ligjor. Kjo është arsyeja që ne nuk do ti japim paqe qeverisë për shkeljen e premtimeve elektorale.

Por shqetësimin më të  madhe e kemi për shmangien e dytë, pra për injorimin e nevojave që ka ekonomia për me shumë oksigjen, për më shumë frymëmarrje, për shumë liri.  Do të jemi dhe duhet të jemi shumë syçelët në këtë pikë. Nuk do të  lejojmë, me sa kemi forcën e argumentit dhe fjalës, që të bëhen eksperimente amatoreske dhe arbitrare me ekonominë, eksperimente që  varfërojnë  xhepin e qytetarëve, që venë në vështirësi sipërmarrjen e lirë, që shtyjnë me të dyja duart drejt recesionit ekonominë e Shqipërisë.

Për ketë, opozita është duke përgatitur propozimet tona alternative, që do t’i paraqesim e do ti mbrojmë në foltoren e Kuvendit.  Shumica do të ketë mundësi të përfitojë nga përvoja dhe dijet tona si forcë që ka qeverisur vendin për tetë vjet me radhë. Publiku do të krahasojë e gjykojë.

Sot, duke denoncuar vonesat e mëdha antiligjore të qeverisë për paraqitjen e projekbuxhetit për vitin 2014, i bëjmë thirrje qeverisë të mos vonohet më asnjë ditë,  të paraqesë projektbuxhetin, t’u japë kohë grupeve të interesit të thonë fjalën e tyre.

Boll më me shfaqje e fjalë të bukura. Qeverisja është përgjegjësi dhe kjo shumicë po e provon edhe me buxhetin 2014 se vetëm përgjegjësi nuk ndjen e nuk ka.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 5 Dhjetor 2013

Read More
05 Dhj
0

PD: Qeveria gënjeu për borxhin, ekonomia në rrezik

Dje pamë demagogjinë e radhës me publikimin e raportin e “Deloitte & Tauche” për borxhin dhe punimet e kryera e të papaguar të bëra nga kompanitë, për investimet publike. Nuk ishte as 800 milionë dollarë, as 600 milionë dollarë saç ka deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Financave, por 240 milionë dollarë, aq saç rriti borxhin dhe defiçitin kjo qeveri në ndryshimin që i bëri buxhetit të 2013 një muaj më parë.

(më tepër…)

Read More
05 Dhj
0

Bregu: Konksursi për drejtor arsimi, të kesh shërbyer si militant i PS-së

Zoti kryetar i seancës,
Në fakt është jo e dhimbshme ajo që ka ndodhur dje, jo ulëritëse, por është tmerruese dhe unë nuk e kuptoj se çfarë nevoje keni për t’ju rikthyer retorikës së vitit /97 se kush i hapi depot, kush i mori armët, apo se çfarë ndodhi më pas.

(më tepër…)

Read More
05 Dhj
0

PD: Partia Socialiste e kthen arsimin publik në degë të sajën

Emërohen militantët dhe drejtuesit në krye të arsiminit në rrethe, dhe nis shkarkimi masiv i drejtorëve të shkollave dhe mësuesve
Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:
Drejtoritë e arsimit në rrethe janë kthyer në degëzime të Partisë Socialiste, në një proces qesharak që u tentua të paraqitej si konkurs.

(më tepër…)

Read More
05 Dhj
0

PD: Krimi ka marrë kurajo nga rënia shtetit

Vrasja e sotme e 15 vjeçarit në ambientet e shkollës së mesme të Shkozetit, ka tronditur të gjithë shqiptarët.
Partia Demokratike gjendet afër familjes së viktimës dhe dhimbjes se saj në këtë ditë tragjike dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

(më tepër…)

Read More
05 Dhj
0

Bylykbashi: Rama – Meta, kontribuuesit e mëdhenj të korrupsionit

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi:

Bashkëkryeministrat Rama dhe Meta janë kontribuuesit kryesorë të rritjes së perceptimit të korrupsionit në Shqipëri.

Kur shqiptarët e shohin korrupsionin me zë dhe figurë, perceptimi i tyre për korrupsionin ngjit shkallët, ndërsa besimi i tyre në institucione bie.

Nëse qeveria blen votat si në Korçë, mes shqiptarëve është ulur këmbëkryq forma më e egër e korrupsionit, korrupsioni politik, që është nëna e të gjitha formave të korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Kur policia e shtetit vihet nën kapistallin politik të qeverisë, kur në krye të saj vihen numëruesit e parë dhe donatorët e partisë në pushtet, mesazhi që marin shqiptarët është se duhet të jenë të bindur dhe të paguajnë haraç tek taksidarët e qeverisë. Kjo vetëm rrit perceptimin e korrupsionit.

Nëse në krye të Albpetrolit vihet shërbëtori i Kokëdhimës, kur në krye të tatimeve dhe doganave emërimet bëhen sipas kritereve të klientelizmit dhe militantizmit, perceptimi i korrupsionit veçse rritet.

Kur kryeinspektori i INUK ka leje nga Kryeministri të prishë çdo ndërtesë, me leje apo pa leje, me diskriminim apo pa diskriminim, qytetarët do të kuptojnë se e vetmja zgjidhje nuk është ligji por të paguajnë gjobën tek Kryeministri.

Kryeministri Rama kërkon të gënjejë shqiptarët dhe partnerët duke sjellë, pa asnjë konsultim, projektligje që gjoja do të luftojnë korrupsionin. Partnerët tanë ndërkombëtare si OPDAT pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE e quajnë këtë propozim demagogjik, si një hap prapa në luftën ndaj korrupsionit.

Demagogjia në luftën ndaj korrupsionit është po aq e rrezikshme sa korrupsioni.

Read More