Blog

05 Dhj
0

Basha: Pas nëntorit, asgjë nuk është si më parë në Shqipëri

Mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike në bashkëbisedimin me studentët e UET:

3 Dhjetor 2013

Faleminderit për fjalët e ngrohta të mirëseardhjes. I ratë pikës me temën që unë kam zgjedhur të nis këtë bashkëbisedim, me këtë auditor që më ka nderuar me pjesëmarrje dhe vëmëndje në sezonin e provimeve për të cilat ju uroj sukses gjithsesilit prej jush.

Tema është pikërisht me atë çka Universiteti Europian i Tiranës krenohet me të drejtë dhe uroj që të gjitha universitetet të krenohen me nxitjen dhe jo shtypjen e pjesëmarrjes së studentëve, të pedagogëve dhe të gjithë ndjekësve të botës universitare, për një pjesëmarrje sa më aktive, shoqërore dhe politike.

Dhe marr shkas nga ky prezantim për të dalë drejtpërdrejtë në atë që unë kam zgjedhur si temën kryesore e natyrisht krejtësisht i hapur për bashkëbisedimin dhe temat e ndryshme që ju mund të cekni në këtë bashkëbisedim.

Dalngadalë muaji nëntor u mbyll dhe ka nisur dhjetori dhe skenat e paharrueshme të protestave të nëntorit, që përfunduan me festën e fitores në Tiranë dhe në mbarë Shqiperinë, sikur po zenë vend në atë pikë të ndërgjegjes që quhet kujtesë.

Jeta politike dhe shoqërore i është kthyer rutinës. Debate në Kuvend, debate në media, arratisje të burgosurish nga një burg i sigurisë së lartë, aksidente në rrugë,  pingpongu “e ka kush e ka”, shpërblimi i militantizimit me poste shtetërore,  jeta shqiptare duket se vazhdon të  përserisë  vetveten në të keqe dhe në të mirë…

Në një masë është e kuptueshme sepse rutina ka qënë, është dhe do të jetë bashkudhetare e jetës sonë dhe jo vetëm në këtë shoqëri por në çdo shoqëri.

Por në bindjen time, në gjykimin tim personal, që uroj dhe shpresoj ta ndaj me shumë prej jush sot këtu në këtë sallë e përtej kësaj salle, asgjë nuk është më si më parë në Shqipëri, asgjë nuk mund të jetë siç ka qenë. Sepse ka ndodhur Nëntori i protestave rinore e mbarëqytetare, fund e krye të reja në mënyrën si u organizuan, në përmasat që morën, në  stilin si u zhvilluan, në dekorin dhe atmosferën që krijuan, në  nivelin e ri të  vetëdijes demokratike e qytetare për forcën e bashkimit pa dallime politike rreth të mirës publike.

Të rinjtë dhe të reja, studentët dhe gjimnazistët, prindërit e tyre, të rinj apo jo në moshë, burrat dhe gratë e çdo moshe thirren njëri-tjetrin nepërmjet rrjeteve sociale dhe formave të tjera të komunikimit bashkekohor por edhe të komunikimit të zakonshëm. Nuk u pa kush duke shpërndarë derë me derë ftesa, thirrje; nuk u panë dhe nuk u dëgjuan gjëkundi duke buçitur rrugë me rrugë e lagje me lagje altoparlantët e vjetër të politikës; nuk pati zarfe dhe as shpërblime në shkëmbim të daljes në protesta. Njerëzit zbritën në rrugë dhe në sheshe me kushtrimin e një shqetësimi të përbashkët, qytetar dhe atdhetar, që kishte të bënte me dinjitetin, me të drejtën e gjithsecilit prej tyre dhe e gjithsecilit prej nesh, për të vendosur jo vetëm nepërmjet përfaqësuesve të tyre në Kuvend, por edhe drejtpërsëdrejti për çeshtje të mëdha të  demokracisë, sigurisë dhe mirëqenies.

Jo frika, por parasëgjithash në bindjen time, zemërimi ndaj shpërfilljes, zemërimi ndaj mungesës së trasparencës dhe monopolizimit të vendimarrjes në duar e një njeriu,  apo një grusht njerezish rreth tij e përhapi këtë kushtrim me shpejtësinë e dritës në çdo shtëpi, në çdo familje, në çdo mendje dhe zemër. Kishte ardhur koha, kishte ardhur dita që rinia shqiptare, qytetarët shqiptarë të merrnin në dorë sovranitetin duke deklaruar një “Jo” të madhe arbitraritetit politik, duke rivendosur hierarkinë e forcave si në një demokarci të pjekur e solide; sovrani i pari, qytetarët të parët, ligji mbi të arbitraritetin.

Dhe ndodhi ajo që lartëson prej shekujsh çdo popull të lirë e të arrirë; rinia shqiptare rivendikoi dhe fitoi në sheshet e protestës sovranitetin, atë që  rëndom i atribuohet pa doganë në  fjalime demagogjike, por që i zhurmohet dhe i mohohet në forma të ndryshme në realitet.

E arriti këtë me bashkim, me zemër, me dashuri, me pastërti, pa bori shurdhuese, pa tellallë të paguar, pa banera të mëdhenj, pa spote të kushtueshme, pa reklama marramendese, pa gjithë këtë dekor gjigandesk që në fakt jo rrallë është pasqyra e korrupsionit dhe arrogancës politike; një botë e vjetër që e pa veten të mundej nga “jo”-të e shkruara me laps në faqet dhe në shuplakat e vajzave dhe djemve të Shqipërisë.

Gjithë bota e ndoqi me pasion protestën e rinisë shqiptare, që nuk e kishte parë më parë, e rinisë sonë të bukur, të bashkuar, moderne, demokratike, modeste, paqësore, të çiltër, shqiptare, europiane dhe amerikane.

Kemi arsye të gjithë të ndihemi shumë të entuziazmuar dhe të inkurajuar me ketë  premtim të Shqipërisë së re.

Të dashur studentë, pedagogë e miq,

Unë jam kryetari i ri i Partisë Demokratike në opozitë, parti e cila, siç e dini ka lindur nga një Lëvizje Studentore që  nxori Shqipërinë nga izolimi gjysëmshekullor dhe e ktheu atë më fytyrë nga Perendimi.

Por nuk e kam dashur e kërkuar këtë takim e ballafaqim,  as nuk e kam pranuar këtë ftesë për të bërë politikën e partisë që drejtoj, as për të kërkuar analogji të sforcuara mes Dhjetorit të lavdishëm të  vitit 1990 dhe nëntorit jo më pak të lavdishëm të vitit 2013.

E kam dëshiruar këtë takim, këtë bashkëbisedim, sëpari për t’ju shprehur ju, kolegëve juaj në këtë universitet dhe në të gjithë botën studentore shqiptare por edhe rinisë jo studentore gjimnaziste, admirimin tim të pakufishëm për atë që jeni, për atë që bëtë, për atë që shënuat si arritje dhe si vlerë të jashtëzakonshme për vendin, për kulturën e re demokratike, për të sotmen dhe të nesërmën.

Së dyti, për të filluar sëbashku, në partneritet dhe respekt të ndërsjelltë, një bashkëbisedim të hapur dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm për një varg çeshtjesh madhore që lidhen me funksionimin dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri, me hapjen e një periudhe të re, të një demokraci të re në Shqipëri, që duhet të jetë e do të jetë ajo e dinjitetit me “D” të madhe e çdo individi, si guri i themelit i një shoqërie të lirë.

Lidhur me sa thashë pak më sipër,  më lejoni të ndaj me ju se jam duke u përpjekur të  lexoj në  thellësi këtë zhvillim të  madh historik në jetën e vendit dhe natyrisht të kuptoj më mirë, detyrat e mia, detyrat e forcës politike që drejtoj, nevojën për një  hapje të re, për një frymë të re, shumë më afër brezit të ri, shumë më afër mendimit të ri që karakterizon shoqërinë civile bashkohore,  duke shtrirë e zgjeruar urat e komunikimit e bashkëpunimit të ngushtë me ta kudo ku ndodhen, ku mësoni, studjoni, ëndërroni, punoni dhe krijoni.
 
E di se çeshja e armëve kimike që hodhi njerëzit në protesta ishte një problem i madh. Por dua të abstragoj këtë moment që u zgjidh ashtu siç ishte vullneti juaj dhe i forcave të ndryshme që u rreshtuan në frontin e “Jo”-së.

Dua të shoh në koncentratin që solli në jetën shqiptare këto protesta,  të cilat përhapen kudo një  ndjeshmëri risie dhe shprese të madhe.

Kthehem e rikthehem në bindjen se protestat e nëntorit janë  nga ato ngjarjet që venë një  kufi të ri ndarës , para dhe pas tyre, domethënë 
para nëntori 2013 kur qutetarët konsideroheshin pak ose aspak,  dhe pas nëntorit 2013 kur qytetari nuk mund të mos pyetet, konsultohet e konsiderohet për të  gjitha çeshtjet e mëdha dhe sidomos për vendime që nuk kanë qënë  pjesë e programit elektoral të partisë në pushtet, pra nuk kanë marrë miratim me votë,  pasi ka lindur përgjatë qeverisjes.
Ngjan si një ëndërr e bukur, por e ardhmja e re gjithnjë e ka hapur rrugën përmes ëndrrave të mëdha. Të fitosh zgjedhjet nuk do të thotë të dalësh mbi popullin, të dalësh mbi ligjin, të  jesh Zoti. Ky mesazh u dha, ky cak u vu,  kjo kulturë fitoi. Një grumbull zakonesh e steriotipesh të vjetra mbaruan kohën e tyre përballë  frymës së re të brezit të ri.

Protestat vendosen një stad të ri të pjekurisë së demokracisë, caktuan një drejtim të ri të zhvillimeve politike dhe shoqërore në Shqipëri. Ka lindur dhe ekziston Shqipëria e re e demokracisë se re, më e avancuar se e djeshmja, pasi ka nxjerrë në qendër individin e lirë, njerëzit e lirë,  të lidhur në vetëdijën e solidaritetit dhe forcës së bashkimit kundër çdo gjëje që është antidemokratike.

Kur Partia Demoktratike vendosi të marrë anën e protestave, e dinim se dikush apo disa, pengje të kulturës së vjetër politike,  do të nxitonin të na etiketonin si antiamerikanë, populistë, demagogë, etj.

Për shkak të historisë që kemi si forcë politike proamerikane, vendimi ynë do të proklamohej nga këta njerëz të paditur edhe si tradhëti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kemi qenë të qetë e të kthjellët në vendimin që morëm, të bindur se vlerat për të  cilat kishin nisur protestat, trasparenca, konsultimi dhe llogaridhënia; janë vlera të  një demokracie të rrënjosur e të përparuar, se nuk mund të ketë antiamerikanizëm me vlerat mbi të cilat është ngritur dhe ekziston ngrehina madhështore e demokarcisë amerikane.

Se të  jesh sot proeuropian dhe proamerikan në Shqipëri do të thotë piksëpari të  luftosh për ato standarte që  konsolidojnë demokracinë, për rrjedhim mirëqenien dhe dinjitetin e personit. Se nuk ka e nuk mund të ketë proamerikanë dhe proeuropianë më  të spikatur se vetë qytetarët e lirë shqiptarë dhe në veçanti të rinjtë shqiptarë; atyre u duhet kjo, juve ju duhet kjo para politikanëve dhe me shumë se politikanëve.

Po flasim këtu për konstituimin e një elementi, mund të themi mungues të demokracisë se re shqiptare përgjatë këtyrë dy dekadave, që është pjesëmarrja politike, element bazë i mirëfunksionimit të shtetit demokratik. Qëllimi i pjesëmarrjes qytetare është të promovojë transparencën, të inkurajojë qeverisjen e mirë dhe të nxisë llogaridhënien. Kjo është një sfidë e madhe politike dhe kulturore që përcakton cilësinë e vërtetë të një demokracie.

Duke shfaqur këtu mendimet e mia për thelbin e protestave dhe duke dashur të ndaj me ju dhe me gjithë  përfaqësuesit e brezin e ri të Shqipërisë frymëzimet e reja të këtij zhvillimi të ri jam i vetedijshëm se kemi sëbashku një detyrim; të mos lejojmë që kjo frymë e re, kjo valë e re jetëdhënëse e demokaracisë sonë të molepset me frymën e vjetër, që nervi i saj të mpihet e të ngordhë në ingranazhet e kulturës dhe zakoneve të vjetra politike.


Duhet ta ruajmë  të pastër, të gjallë, të fuqishme si një vlerë të së ardhmes. Ta ruajmë jo si një relike muzeu,  as në shtatë kyçe si të bukurën e dheut, por duke e mbajtur në  fushën e hapur të veprimtarisë  së përditdshme politike dhe shoqërore, duke e hedhur në betejat e tjera të mëdha, sekush nga pozitat e veta, opozita si opozitë, shoqëria civile si shoqëri civile, studentët si student, të gjithë për një qëllim, kundër arbitraritetit, që vazhdon të kërcënojë e do të vazhdojë të kërcënojë  në forma të ndryshme demokracinë në Shqipëri.

Arbitrariteti politik, siç mund ta keni konstatuar edhe vetë,  synon të  zhbëjë e përmbysë disa prej standarteve konsensusale në fushën e legjislacionit nepërmjet krijimit të kuorumeve politike që nuk kanë dalë nga vota e lirë  e juaja dhe e qytetarëve shqiptarë, por janë produkt i shitblerjes dhe pazareve në kulisa me mandate deputetësh.

Shitblerja e votës dhe dhunimi i zgjedhjeve me paratë e pista të trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, legalizimi i dhunshëm i mediokritetit, paditurisë, injorancës, diplomave të blera dhe deri edhe i krimit në  organet përfaqësuese dhe në drejtimin e shëbimeve publike; të gjitha këto janë gangrena që gërryejnë e kalbin themelet e çdo demoktracie si dhe demokracisë në Shqipëri, janë burimi kryesor i të keqes në vendin tonë, janë thirrja e betejave të reja për ne të gjithë.

Mbyllja njeherë e përgjithmonë e kapitullit të zgjedhjeve të blera e të manipuluara, ngritja në këmbë njeherë e përgjithmonë e tempullit zgjedhjeve të lira e të ndershme sipas standarteve më të përparuara europiane është kushti i kushteve për të bërë që të triumfojë vala e demokracisë së  re që doli në pah e në sheshe në protestat e nëntorit.

Personalisht kam qenë jo pak shpresëvrarë nga shitblerja e votës si fenomen, që u zbatua me sistem edhe në  zgjedhjet e pjeshme lokale në Korçë disa ditë para se të shpërthenin protestat e nëntorit;  jam ndier i lënduar si të gjithë ju besoj duke parë disa të rinj e te reja që paguheshin me 20 mijë lekë të vjetra për votën e hedhur. Por në këtë moment të zymtë për demokracinë, doli fuqishëm në skenë  rinia ndryshe, rinia e së ardhmes, rinia e protestave të nëntorit dhe historia ndryshoi. Shqipërisë i ndriti sërish fati pas 23 vitsh me rininë e saj të mrekullueshme.

Sot jemi plot me shpresë e besim se bashkë më këtë rini, bashkë  me ju do t’ja dalim të çlirojmë qeverisjen e çdo niveli nga arbitrariteti, të çlirojmë  ligjin nga paligjshmeria, të çlirojmë zgjedhjet nga shitblerja e votës, të çlirojmë demokracinë  nga tentakulat e mafies politike dhe ekonomike që synon ta marrë peng atë.

As krimi, as mafia, as paratë e pista, as dhuna, as korrupsioni politik asgjë nuk kanë të ardhme përballë  forcës së rinisë, përballë  dhe ëndrrës së njerëzve të lirë për një  Shqipëri të lirë, të zhvilluar, demokratike, euriopiane.

Nga ana ime dua t’ju garantoj ju dhe mbarë të rinjtë shqiptarë, se Partia Demokratike që drejtoj dhe opozita në tërësi do të jetë e përpiktë në detyrimet e saj në këto beteja të reja.  Kush deshiron të bëhët pjesë e Partisë Demoktratike, e kësaj force politike në kuadrin e hapjes së fuqishme që do të nisim këto ditë, është  i mirëpritur dhe shumë i respektuar prej nesh. Kush mendon t’i përmbushë si i pavarur apo në formacione të  tjera politike këto angazhime qytetare është  gjithashtu shumë i respektuar prej nesh. E rëndesishme është të fitojmë të gjithë së  bashku për Shqipërinë demokratike.

Read More
05 Dhj
0

Bode: Rama po lë pa bukën e përditshme personat me aftësi të kufizuar

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Ridvan Bode:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, është një ditë që fton opinionin e gjerë publik për një reflektim të veçantë, një vëmendje më të ngritur, një kujdes të shtuar, një dhimbje njerëzore për këtë kategori të shoqërisë.

Është në detyrën dhe në moralin e të gjitha qeverisjeve dhe forcave politike që ndaj kësaj shtrese, ndaj faturës sociale të nevojshme të shprehë vëmendjen, kujdesin për të treguar fytyrën njerëzore të një qeverisjeje.

Nën qeverisjen e Partisë Demokratike fatura sociale nga 61.8 miliardë lek/ 618 milionë dollarë, u çua në 141 miliardë lekë/1.4 miliardë dollarë, ose rritur në më shumë se 2.3 herë.

Po kështu edhe në strukturën e buxhetit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto fatura sociale u rrit nga 8.3 përqind, në 10.7 përqind, me 2.5 përqindje mesatarisht në vit e përkthyer në vlerën e buxhetit, me rreth 300 milionë dollarë shtesë në vit me buxhetet respektove.

Vetëm për personat me aftësi të kufizuar fondet u rritën nga 10.5 miliardë lekë në 18.1 miliardë lekë, pagesa e kësaj kategorie është konsideruar gjithmonë prioritare dhe asnjëherë nuk është vonuar, apo nuk është futur në radhën e pagesave të thesarit.

Personat me aftësi të kufizuara sot në Ditën Ndërkombëtare të tyre gjenden të braktisur dhe të harruar nga qeveria Rama.

Pagesat për ta janë pezulluar nga kjo qeveri sepse ata nuk janë dhe nuk mund të jenë prioritet i qeverisë Rama.

Kryeministri Rama u deklaroi sot rreth 200 mijë familjeve që presin ditën të marrin bukën e përditshme se buxheti nuk ka më para për ta dhe se fajin e ka qeveria e mëparshme që harxhoi paratë e buxhetit për fushatë elektorale.

Kryeministri gënjen rëndom në të gjithë këtë periudhë që është ulur në karrigen e tij, çdo ditë, çdo muaj dhe për çdo gjë.

Në tetë muajt e parë të qeverisjes së këtij viti, janë shpenzuar 62 përqind e fondeve të programuara të buxhetit ose dukshëm më pak se 2/3 që i takonte periudhës respektove.
Du7ke patur një realizim në mënyrë ritmike në masën 92 përqind të programit.
Për 4 muajt e fundit, qeveria Rama do të harxhojë 105 përqind të programit fillestar dhe me gjithë atë, për personat me aftësi të kufizuar, nuk ka para.

Buxheti i kryeministrit do të jetë 10 përqind më i madh nga ai që ishte programuar ose rreth 600 milionë lekë të reja më shumë nga sa ishte në fillim të vitit.

Por para’, për persona me aftësi të kufizuar nuk ka.

Qeveria Rama, një muaj më parë ndryshoi buxhetin e vitit 2013 duke rritur defiçitin, huamarrjen me 240 milionë dollarë më shumë duke i njohur të drejtën vetes që në katër muajt e fundit të qeverisjes së tij të marrë 400 milionë dollarë borxh, por në këtë buxhet të rritur nuk ka asnjë kacidhe për personat me aftësi të kufizuar.

Edhe pse në momentin e miratimit të buxhetit nga ana jonë si opozitë është kërkuar shtimi i fondeve për të përballuar pagesën e muajve të fundit.

Kryeministri Rama gënjeu publikisht, kur me demagogji kërkoi të justifikonte rritjen e borxhit duke thënë se 98 milionë lekë nga ky borxh i shtuar do të merreshin për personat me aftësi të kufizuar. Në të vërtetë pakësoi me 20 milionë lekë këtë zë të buxhetit dhe në vend të rritjes së faturës sociale e uli atë më tej në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto edhe me 0.1 pikë përqindje.

Rama nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë alibi për lënien pa bukën e përditshme të rreth 200 mijë familjeve, sepse me platformën e tij të përbaltjes ndaj qeverisë së paraardhëse tashmë është bërë tepër bajate dhe askush nuk e beson.

Qeveria Rama që si në kohën e dikurshme ka kthyer emulacionin e tejkalimti të planit është qesharak, kur planet e tejkaluara rrisin borxhin ndaj biznesit, siç bëri muajin duke rritur borxhin ndaj TVSH-së, duke rimbursuar më pak se 1/3-ën e grafikut normal për 8 muajt e parë dhe të shtojë borxhet e reja siç po bën me personat me aftësi të kufizuar që deklaron se paratë e këtij viti do t’i merrni vitin që vjen.

Një fakt dëshmon qartë edhe këtë, në muajin tetor edhe pse shpenzimet e qeverisë janë 105 përqind e programit fillestar janë paguar vetëm 1/3 e vlerës së paguar në tetorin e vitit 2012.

Pra, 2/3 më pak nga 1.4 miliardë lekë që janë paguar në vitin e kaluar, vetëm 500 milionë lekë është paguar nga kjo qeveri për këtë kategori sociale.

Deklaron sukses sepse po tejkalon të ardhurat që i uli vetë dhe i vendosi aq sa dëshironte, por nga këto të ardhura të tejkaluara, siç e shikoni nuk po gjen disa centimë për të paguar personat me aftësi të kufizuar. Kjo situatë dëshmon edhe një herë se kemi të bëjmë me një qeverisje të papërgjegjshme që të vetmin argument dhe justifikim përdor vetëm akuzën dhe përbaltjen e qeverisë paraardhëse edhe pse vetë ka ndërtuar dhe ka miratuar një muaj më parë një buxhet me dorë të lëshuar dhe me borxhe të rritura.

 

Read More
05 Dhj
0

Deklarate

1 Dhjetor 2013

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD Laura Vorpsi:

Kanë kaluar 48 orë nga akti i Edi Ramës që e bëri diktatorin Enver Hoxha pjesë të ceremonisë qeveritare për 29 nëntorin, dhe ende nuk ka asnjë reflektim, asnjë ndjesë, asnjë distancim nga Kryeministri.

Shfaqja e fotos së Enver Hoxhës në aktivitetin zyrtar të Ramës dhe Metës, ishte një provokim i turpshëm dhe një lëndim i ndjenjave dhe kujtimeve më të dhimbshme të kombit.

Opinioni publik dhe Partia Demokratike i kërkuan dje Kryeministrit të tërhiqet, të kërkojë falje.

Pavarësisht këtyre kërkesave, nuk ka asnjë reagim nga Edi Rama. Edhe tani që flasim, mund të shihni se në faqen e zyrtare të Edi Ramës në Facebook, bie në sy fotoja e Enver Hoxhës mbi kokën e tij dhe këtë shfaqje kryeministri vazhdon ta ruajë me një kokëfortësi që provokimin po e kthen në një zemërim publik.

Duhet t’i kujtojmë z. Rama se shoqëria jonë, se Shqipëria është ndarë me dhimbje me sakrificë e me gjak nga kapitulli i saj më i errët historik, dhe rilindja që i bën ai Enver Hoxhës është një lëvizje po aq negative sa diktatura 50 vjeçare.

Ky akt i Edi Ramës nuk do të kalojë pa kosto për fat të keq, dhe provokimi i tij po sjell një zemërim mbarëqytetar. Dhe ky është një zhvillim i panevojshëm për vendin tonë, për prioritetet që qeveria dhe politika duhet të ketë.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo një qeveri që luan me dhimbjen e një kombi që ka kaluar ditët e urisë, të dhunës, të ndalimit të fesë, të asgjësimit të çdo lloj lirie nga Enver Hoxha për 50 vjet.

Është ora që Edi Rama të tërhiqet një herë e më parë, përpara se të jetë vonë. Përpara se populli ti jap fund lojërave të tij.

 

Read More
05 Dhj
0

Basha: Sakrifica e heronjve të kombit, frymëzim për t’i shërbyer interesit kombëtar, ribashkimit në familjen europiane

Përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të pushtetit vendor, veteranë të luftës e qytetarë të shumtë janë përulur sot para veprës dhe kontributit të heronjve te kombit shqiptar. Në monumentin “Nënë Shqipëri” vendosën sot kurora me lule, kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ish – kryeministri Sali Berisha e personalitete të tjerë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar heronjtë e kombit tonë, që nga Ismail Qemali, babai i pavarësisë së Shqipërisë, tek dëshmorët e Luftës Nacional – Çlirimtare, heronjtë e demokracisë e ata që dhanë jetën për liri e më shumë të drejta, në Kosovë, Preshevë e Maqedoni.

“Eshtë detyrimi ynë ta nisim këtë ditë, duke u përkulur me respektin më të madh, mirënjohjen e krenarinë e thellë kombëtare që buron nga shpirti i çdo shqiptari patriot para atyre, mijëra e mijëra dëshmorëve dhe të rënëve, bijve dhe bijave të shqipes që u flijuan në shekuj, që u flijuan për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe bashkimin kombëtar. Sot i kujtojmë këta martirë, veprën e tyre, kujtojmë sakrificat sublime me të cilat i shërbyen kombit të tyre, për të mbetur përjetë të pavdekshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare por edhe në shpirtrat e kombit dhe popullit të përjetshëm shqiptar. Kujtojmë babain e pavarësisë, Ismail Qemal Vlorën dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët 101 vjet më parë, përkundër vështirësive dhe sfidave të panumërta, ia dolën t’i dështojnë projektet për asgjësimin e kombit shqiptar dhe të shpallin pavarësinë në Vlorë; kujtojmë sakrificën e qindra e mijëra shqiptarëve të tjerë, për të konsoliduar shtetin e sapolindur shqiptar, kujtojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë dhe për rrugëtimin e saj, si një vend i lirë dhe demokratik, rrugëtim i cili për fat të keq për 5 dekada me radhë, u tradhëtua dhe bashkë me të edhe idealet e lirisë e demokracisë; kujtojmë dëshmorët e demokracisë të cilët bënë të mundur përfundimin me sukses të kësaj ëndrre shekullore që përbën edhe ribashkimin e shqiptarëve me familjen e madhe të vlerave dhe lirisë dhe demokracisë, familjes europiane e euro-atlantike; kujtojmë bijtë e shqipes në Kosovë, Preshevë, Maqedoni, që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës, për pavarësinë e saj dhe për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore” – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zoti Basha tha se bazuar mbi këtë gur themeli, të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen për të çuar përpara projektin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, si një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe drejt destinacionit final, ribashkimin e plotë politik të Shqipërisë dhe shqiptarëve me Europën.

“Bazuar mbi këtë gur themeli të vaditur me sakrifica sublime dhe gjakun e mijëra dëshmorëve, ta çojmë përpara projektin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, si një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti por edhe si një nga kombet më të vjetra të qytetërimit europian, destinacioni i të cilëve është pa dyshim, Europa. 2013-a, është 101 vjet pas shpalljes së Pavarësisë dhe 100 vjet pas vitit fatkeq 1913, që na kujton se shpesh sakrificat nuk mbarojnë me aktet e mëdha por ato duhet të vazhdojnë. Le të jetë ky pra një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për vendimmarrësit që me kurajo dhe përkushtim të marrin vendimet e duhura, për t’i shërbyer në radhë të parë kombit, vendit, qytetarëve shqiptarë dhe për të lënë mënjanë interesat meskine personale e për të ngritur në piedestal, interesat kombëtare. Uroj që akti i djeshëm i miratimit të rezolutës, propozuar nga Partia Demokratike, për të mbështetur statusin kandidat, si një hap i rëndësishëm dhe në përputhje të plotë me aspiratat e të gjithë atyre që u flijuan për pavarësinë e Shqipërisë, të mos mbetet një akt simbolik dhe i veçuar. Uroj që kjo ditë të shërbejë për të ndërgjegjësuar të gjithë klasën politike shqiptare dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për përgjegjësitë e mëdha që na presin, për përgjegjësitë e një gjenerate e cila duke u frymëzuar nga sakrificat e shumta që çuan deri në ditët e sotme, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditën e pavarësisë së Kosovës, hyrjen në NATO, ditën e dinjitetit të shqiptarëve që të lëvizin pa viza në Europë, të vazhdojmë të përmbushim me besnikëri të plotë të gjitha detyrimet tona, për të plotësuar kilometrat e mbetura për ribashkimin e plotë politik të Shqipërisë me Europën!” – deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Read More
05 Dhj
0

Fjala e Prof. Dr. Sali Berisha në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot është ditëlindja e 101-të e Shqipërisë, festa e Flamurit dhe Çlirimit të vendit, është dita në të cilën çdo shqipëtar përulet me nderimin më të madh para qindra mijëra vajzave dhe djemëve të cilët u flijuan, vendosën jetën e tyre në themelet e Shqipërisë së Pavarur por dhe të lirisë dhe të dinjitetit të Kombit shqiptar në tërësi. Është dita në të cilën ne nderojmë Ismail Bej Vlorën, etërit e pavarësisë që në kushte në vështirësi mbinjerëzore ia dolën të shpallin pavarësinë e Shqipërisë e cila do faktojë si datë e të gjitha datave të historisë tonë Kombëtare.

Le të shprehim gjithashtu nderimin më të madh për familjet e të rënëve, sakrificën e njerëzve të tyre më të dashur. T’i urojmë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe suksese të mëtejshme të integrimit.

Të urojmë që dora-dorës procesi i integrimit europian, të shoqërohet nga proceset integruese të shqiptarëve, procese këto jashtëzakonisht të rendësishme për zhvillimin tërësor kombëtar, Integrimin e Kombit në Bashkimin Europian.

Edhe një herë Gëzuar!

Read More
05 Dhj
0

Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi:

I nderuar Kryetar
Të nderuar kolegë

1. Edhe pak dite dhe mbushen 23 vjet që kur nxënësit e gjimnazit Naim Frashëri në Durrës shkruan në tabelat e klasave “Solidarizohemi me studentët”. Me ata studentë që me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” vranë frikën nga komunizmi dhe për herë të parë shpallën qëllimin më të lartë, integrimin në Europë.

2. Në krye të këtyre nxënësve adoleshentë të Naim Frashërit, e më pas të gjithë gjimnazistëve të Durrësit, u vu një djalosh inteligjent, karizmatik, me instiktin e liderit. Sokol Olldashi. 23 vjet më pas, pikërisht kur të gjithë ne jemi tek portat e Europës, Sokoli nuk është më mes nesh, u largua para kohe, por gjurma e kontributit të tij në rrugëtimin tonë europian gjatë këtyre viteve, është e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme.

3. Në mesin e tetorit të shkuar, Komisioni Europian propozoi për të dytin vit radhazi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Kësaj radhe pa asnjë kusht shtesë. Kjo nuk është aspak një rastësi. Kryeministri Berisha dhe mazhoranca që ai drejtoi për tetë vjet e pati integrimin europian si projektin më madhor, i dedikoi atij të gjitha enrgjitë dhe përpjekjet. Puna e bërë ka qenë kolosale dhe transformuese.

4. Prova është Shqipëria që morëm në 2005 krahasuar me atë që është sot. Është si nata me ditën. Në 2005 morëm një Shqipëri që nuk kishte të sigurt as Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit, ndërsa sot kemi të sigurtë marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor.

5. Midis këtyre dy momenteve nuk ka vetëm raporte të Komisionit Evropian që bëjnë një matje të ftohtë dhe objektive të progresit të Shqipërisë në tetë vitet që shkuan. Midis tyre qëndron një mal me punë e përpjekje të qeverisë së Partisë Demokratike dhe të të gjithë shqiptarëve. Pa këtë punë, propozimi i statusit dhe marrja e tij do ishin po aq ëndërr sa ç‘ishin në korrikun e 2005 kur fituam zgjedhjet.

6. Kryeministri Berisha lançoi devizën “integrim i bazuar në meritë” dhe raportet e progresit i ktheu në plan pune të qeverisë, sepse për ne, çdo reformë në kuadër të integrimit europian transformonte vendin, cilësinë e jetës së shqiptarëve, konsolidonte të drejtat dhe liritë e tyre dhe i bënte ata më dinjitozë.

7. Sigurisht kjo është krejt e kundërta e asaj që Kryeministri Rama u përpoq të bënte duke sjellë në mungesë të plotë transparence armë kimike për t’u shkatërruar në Shqipëri. Ky Kryeministër mendoi se armët kimike do t’i sillnin mbështetje edhe për integrimin europian. Preferoi t’i binte shkurt dhe të mos mundohej shumë duke zbatuar reforma modernizuese që duan dedikim, vullnet dhe energji. Ramës nuk i interesojnë meritat, ai peshkon oportunitetin. Nëse ky i fundit e bën të duket populist, aq më mirë.

8. Prirja e përgjithëshme është që dhëndërrit të ri të mos ia vënë në dukje të metat gjatë muajit të mjaltit. Por Ramën shqiptarët nuk zgjodhën për dhëndër por për kryeministër. Dhjetori po vjen dhe vendimmarrja e Bashkimit Evropian është pas porte. Qeveria ka hyrë në muajin e tretë dhe tashmë e kemi humbur llogarinë e zullumeve të saj. Më vjen të qesh kur kujtoj se si skandalizohesha nga rikonstruksioni pa tender i Kryeministrisë në ditët e para. Kjo sot duket ushtrim për parashkollorë përpara këtij orteku paligjshmërie me të cilin kjo qeveri i ka përmbytur shqiptarët në më pak se tre muaj. Po numëroj disa prej tyre.

9. Statusi i Nëpunësit Civil.
Më 30 maj të këtij viti arritëm konsensus të plotë për një nga reformat më të rëndësishme. E kërkonin qytetarët, shoqëria, e kërkonin ndërkombëtarët si parakusht për në BE, u ndërgjegjësua edhe politika. Kështu menduam, por Edi Rama dhe Ilir Meta marrëveshjen e bënë më 1 prill, prandaj edhe konsensusi që dhanë ishte i gënjeshtërt. Me një akt normativ antikushtetues e shtynë hyrjen në fuqi të ligjit nga data 1 tetor në 1 prill 2014. Përsëri 1 prill. Shtyrjen e justifikuan me nevojën për bërjen e akteve nënligjore. Thanë se afati 3 mujor, pra nga 1 tetor ne 31 dhjetor nuk mjaftonte.

10. Po cila është e vërteta? Ministrja përkatëse deklaroi pardje se aktet nënligjore do të jenë gati më 15 janar?! Pra vetëm 15 ditë më vonë se afati që ishte përcaktuar me konsensus. Do kishim mbyllur një sy të gjithë për kaq vonese, por sot për shkak të kësaj gënjeshtre 1 prilli, kanë humbur punën mbi 2500 nëpunës të trajnuar. Nëse do zbatohej ligji konsensual, sot ata do vazhdonin të shërbenin në administratë. Sot në vendin e tyre janë militantë socialistë. Mijëra të tjerë do të largohen nga puna se mijëra militabtë të tjerë presin radhën.

11. Gjykatat administrative kanë filluar ta refuzojnë këtë paligjshmëri. Besojmë se edhe Gjykata Kushtetuese do refuzojë aktin normativ antikushtetues. Përndryshe Rama edhe ndryshimet e kushtetutës do na i bëjë me akt normativ, siç çuditi gjykatën dje përfaqësuesja e qeverisë.

12. Pasiguria e pronës dhe biznesit.
Siguria e mardhënies juridike është parim kushtetues. Në dy muaj, qeveria e ka dërrmuar këtë parim. Kryeministri Rama është betuar se do prishë prona private me leje dhe pa leje. Një arrogancë e tillë nuk është parë. Prona e një personi, me leje apo me legalizim nuk cënohet pa një proces ligjor. Po pse, a pyet Rama? Ligj, po çfarë është ky? Të çon ministrin e tritolit dhe e zgjidh çështjen. Kur italianët pushtuan Durrësin në vitin 39, dëmshpërblyen për banesat e bombarduara. Qeveria nuk kap sot as standartin e pushtuesit. Ai ta prish shtëpinë dhe pikë. Delikatesat si ligj, kushtetutë, gjykatë nuk i hyjnë në sy. Pra me këtë qeveri prona nuk është më e sigurt.

13. Ka marrë ndokush kontratë apo konçension para se Duçja modern të hyjë në pallatin e qeverisë? Kot e ka. Do t’i prishet kontrata. Nëse paguan te qeveritarët e rinj gjobën, ia rikthejnë konçensionin. Justifikimi gjendet pa problem. Por të prishësh kontrata vetëm pse janë bërë nga qeveria rivale brenda mandatit te saj kohor, është antikushtetuese. Edhe kur na pushtuan, kontratat dhe bizneset nuk i prekën, por Rama as këtu standart nuk arrin dot. Me këtë qeveri biznesi nuk ka asnjë siguri juridike.

14. Institucionet e Pavarura.
Analistët e hollë kuptuan se çpo ndodhte kur Qeveria vendosi t’i heqë foton presidentit. Kjo është një fyrje ndaj Kushtetutës. Po Ramës nuk i skuqet fytyra. Por edhe kjo ishte qesharake ne raport me çfarë po ndodh. Ky kryeministër guxoi të mbante në terr informativ Presidentin e Repulikës që është komandant i përgjithshëm dhe drejtues i Këshillit Kombëtar të Sigurimit. Ky është gjest i hapur nënvlerësimi dhë përçmimi për Kreun e shtetit, eshte më shumë se fyerje, është dhunim arrogant i Kushtetutës. Po ky ishte kërcenim per institucionet e pavarura.

15.Kush e ka radhën? ILDKP është nën sulm antikushtetues nga mazhoranca që e ka vënë objektiv kapjen e instucionit të pavarur. ILDKP kontrollon pasurinë e bashkëkryeministrave, ministrave etj. Për rrjedhojë pse të mos e shtijnë Rama-Meta në dorë këtë institucion? Pastaj radhën e ka KQZ të cilën vazhdojnë ta lenë të paplotësuar, SHISH, KLD, gjykatat, etj. Pasi të mbarojnë institucionet e pavarura, do t’i turret shoqërisë civile dhe asaj jo civile.

16. Blerja e votes.
Kjo qeveri në fushatë premtoi shumë, por në mes të shtatorit mori një mandat ku i kishte fshirë premtimet e dhëna. Por ajo nuk ka shqetësim si do japë llogari para zgjedhësve. Kur e blen votën si në Korçë, edhe atëherë kur dihej që e kishin të lehtë fitoren, vo
ta humb çdo vlerë demokracie dhe kthehet në një letër të thjeshtë me vlerë, me shënimin si mbi kartëmonedhe “e pagueshme rilindasit me të parë”.

17. Gjithëpërfshirja. Kjo është një kusht i panegociueshëm i europianëve. Dhe shumë mirë e kanë. Por qeveria po lançon ato që i quan reforma, atë të ndarjes territoriale, në drejtësi, atë zgjedhore, atë të zhvillimit të territorit por asnjë gjurmë gjithëpërfshirje nuk ka, por vetëm arrogancë të 1 milion shuplakave. Disa konferenca, ku ndërkombëtarët vijnë sepse e kërkon kortzia diplomatike, nuk janë procese konsultimi dhe gjithëpërfshirjeje.

18. Pa një proces bashkëpunimi me konsensus të mirëfilltë, kjo qeveri ta harrojë që këto reforma kyçe do të pranohen dhe do të kenë jetë të gjatë. Sigurisht do të na tregojë përsëri 1 milion shuplakat, por ne po flasim për shtrengim duarsh. Do na tregojë shumicën e tij kushtetuese, por ai me votë mori vetëm 83 mandate që nuk i mjaftojnë. Të tjerat i ka marrë me pazare të ulëta. Pazari nuk është konsensus.

19. A mos pati gjithëpërfshirje për çështjen kritike të armëve kimike të Sirisë, reagimi i popullit, shoqërisë civile dhe opozitës e ndali, sepse nuk do ishte çudi që do shpallte emergjencën në Siri dhe do nxirte akt normativ për sjelljen e armëve kimike.

20. E pengon kushtetuta sepse kjo e fundit shtyn drejt konsensusit. Kollaj e ka qeveria, e tha përfaqsuesja e saj para Gjykatës Kushtetuese. Në kushte emergjence me akt normativ qeveria mund të ndryshojë edhe Kushtetutën. Tani vetëm të presim e të dëgjojmë kush është emergjenca kushtetuese që do justifikojë aktin normativ për ndryshimin e kushtetutës.

21. Të nderuar shqiptarë, unë listova vetëm pak nga zullumet e kësaj qeverie dhe të Kryeministrit të saj. Kam vetëm 8 minuta në dispozicion dhe do doja të kisha rreth 8 orë e përsëri nuk do reshtja së treguari.

22. Me të tilla zullume, qeveria është kokë e këmbë në rrugën e dëmtimit të marrjes së statusit. Mund të dalin shtete të BE që të shqetësuara nga reperkusionet e arrogancës antiligjore të Ramës, të votojnë kundër dhe ta bllokojnë sërish statusin. Rama, sa ishte në opozitë bëri çmos ta pengonte procesin duke bojkotuar parlamentin, me grevë urie të pashqetësuar nën dritaret e Kryeministrit, me sulmin ndaj Kryeministrisë më 21 janar, e në fund me bllokimin e miratimit të ligjeve që ishin kusht i BE-së.

23. Pyetja që lind vetiu është: a e do Rama vërtet marrjen e statusit kandidat? Ndoshta nuk e do në dhjetor se nuk do ishte sukses i tij por i Sali Berishës. Ndoshta nuk e do fare. Ne Londër tha se sa më shumë i afrohemi, aq më pak na i ngjante BE me atë që paskemi ëndërruar. Ky është euroskepticizëm i pastër. Kjo është shqetësuese sepse 87% e shqiptarëve e mbështesin futjen në BE. Kësaj qeverie nuk i kanë dhënë madat të bëjë euroskeptikun.

24. Bashkëkryeministrat bëjnë mirë ta ndalin këtë revansh antiligj sepse po dërrmon themelt e demokracisë dhe shtetit të së drejtës por që janë pikërisht edhe themele të integrimit të shqiptarëve në Europë. Të jenë të sigurtë, për zullumet e tyre këta të dy do përgjigjen me votë. Por nuk kanë absolutisht të drejtë të venë në rrezik vendimin e Bashkimit Europian për dhënien e statusit të vendit Kandidat. Mos harroni, votimi i kësaj rezolute nuk është për të kaluar radhën, sepse shqiptarët do ua tundin përpara syve sa herë të bëni paudhësi të tjera.

Faleminderit

 

Read More
05 Dhj
0

PD: Kryeministri Rama hakmerret ndaj oficerit që mbrojti flamurin kombëtar

Deklarata për media e zëdhënës së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:

Drejtuesit e rinj të Policisë kanë përmbushur sot një ëndërr të vjetër të Kryeministrit Rama dhe Ministrit Tahiri, që është denigrimi i Amaraldo Yzeirit, një oficeri model të Shtetit shqiptar.

Të gjithë e kanë parë se si Amaraldo Yzeiri mbrojti flamurin tonë kombëtar në sulmin e dhunshëm të Partisë Socialiste me 21 janar të vitit 2011, dhe gjesti i tij u bë burim frymëzimi për gjithë shëqiptarët, për këdo që i bën nderin e merituar simbolit tonë kombëtar.

Por kryeministri Rama, ai që përdhosi dy vite më parë flamurin tonë, nuk mund të mos hakmerrej ndaj oficerit model.
Sot Amaraldo ka marrë në dorë një vendim që e largon atë nga trupa e operacioneve speciale.

Pa asnjë motivacion, ai është lënë roje objektesh.

Partia Demokratike e denoncon këtë rast si një hakmarrje personale të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, ndaj një oficeri që mbrojti nderin kombëtar, por që nxorri në shesh aktin e shëmtuar të këtij kryeministri, i cili shkeli dhe dhunoi institucionet dhe Flamurin tonë Kombëtar.

Akti guximtar i Amarildos e bëri dhunën e Edi Ramës dhe të tijve të dukej edhe më e shëmtuar në sytë e gjithë botës.

Akti heroik i Amaraldos e nxorri Edi Ramën një burracak që është gati të grisë e të ndotë Flamurin tonë për ambicien e tij.

Dhe ky është i vetmi motiv i vërtetë i largimit nga detyra të oficerit Amaraldo Yzeiri.

 

Read More
05 Dhj
0

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku në lidhje me sfidat e fundit të integrimit

I nderuar Z. Kryetar i seancës

Të nderuar kolegë

Në krye të fjalës sime dua të theksoj faktin që jam krenare që flas sot për një proces që opozita e sotme dhe mazhoranca e djeshme arritën ta sjellin deri në këtë pikë ku rekomandimi për marrjen e statusit të vendit kandidat është dhënë dhe statusi është gati për t’u marrë veçse nëse kjo qeveri e refuzon me vendimet e saj amatoreske që kanë vënë në alarm miq e partnerë evropianë.

Për të dytin vit radhazi Shqipëria ndodhet afër marrjes të statusit të vendit kandidat. Ndodhet afër dhe vlerësohen reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes së kaluar e veçanërisht ato të vitit të kaluar. Ndodhet afër sepse ne patëm vullnetin të punojmë dhe të arrijmë konsensusin që sot po shkelet dhe ndodhet afër sepse më shumë se të gjitha qytetarët shqiptarë e meritojnë, sepse qytetarët shqiptarë janë evropianë në sjellje e në mendim.

Nuk është i largët viti kur Shqipëria aplikoi për marrjen e statusit të vendit kandidat prill i vitit 2009, kur përkundër dhe mendimit të opozitës së atëhershme ishte një aplikim shumë i herët se gjykonit që ne nuk ishim gati. Një aplikim i cili u shoqërua me një fushatë lobimi nga ish-Kryeministri Berisha, i cili personalisht takoi kryeministrat e vendeve anëtarë për t’i bindur se Shqipëria ishte gati dhe e meritonte të fillonte proceset integruese. Menduam dhe lobuam për faktin se Shqipëria kishte arritur pjekurinë e nevojshme dhe kishte kaluar të gjitha fazat e tranzicionit sepse pikërisht atëherë përfundon dhe tranzicioni, kur vendi është gati për të filluar proceset integruese.

Sot fatkeqësisht, unë shoh një kryeministër i cili nuk është gati. Nuk është gati për t’i udhëhequr shqiptarët në këtë proces të rëndësishëm. Një kryeminstër që përveç udhëtimit të pardjeshëm në Austri nuk ka përmendur një herë të vetme fjalën integrim në takimet e tij jashtë Shqipërisë, megjithëse ka qenë jashtë vendit më shumë se çka qenë brenda. Sot unë dëgjoj një kryeministër që i duket që sa më shumë po i afrohemi Evropës, aq më shumë ajo po na largohet ne. Sot shoh një kryeministër që thotë që nuk ka rëndësi data se kur. Por fatmirësisht sot në opozitë ndodhemi ne, ndodhet PD dhe nuk do të lejojmë që bilbilat e të dërguarit në kancelaritë e Evropës ta largojnë këtë proces akoma dhe më shumë nga shqiptarët.

Të nderuar kolegë!

Me kënaqësi në progres raportin e Tetorit të vitit 2013 vura re një sërë detyrimesh të përfunduara e një sërë aktivitetesh të kryera por ka akoma punë në pesë drejtime kryesore për të cilat fatkeqësisht akoma nuk shoh angazhim nga ana e qeverisë për t’u realizuar plotësisht.

Shqipëria ka ndërmarrë hapa fillestarë drejt përmirësimit të efikasitetit të hetimeve dhe ndjekjes penale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me qëllim që të kalojë në stadin tjetër dhe të hapë negociatat e anëtarësimit, Shqipëria duhet të plotësojë përparësi të tjera kyçe, me fokus të veçantë në reformën administrative, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore. Cilat janë masat që po merren për një administratë publike Evropiane? Çfarë po bën qeveria për shkollën e administratës publike përveç emërimeve politike?

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 u kryen në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Cilat janë masat që ju po merrni për procese zgjedhore të tilla? Korça është shembulli juaj?A e vutë re që në Progres Raport përmendet fakti që KQZ ishte e paplotë sepse ju tërhoqët anëtarët tuaj? Pse nuk tregoni një shembull vullneti politik për hir të integrimit dhe të plotësoni vendet bosh?

Pritet që vendi të marrë masa konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Javën e kaluar jemi njohur me një plan veprimi në këtë fushë dhe unë personalisht jam ndjerë keq. Jam ndjerë keq duke qenë se kam marrë pjesë në grupin e punës për përgjigjet e pyetësorit dhe përgatitjen e planit të parë të veprimit i cili është vite larg për sa i përket cilësisë të dokumentit që lexova dhe cilësisë të stafit të ri që pretendohet të jetë pararojë për integrimin e vendit. Përveç trajnimeve dhe aplikimeve për projekte cilat janë masat që po merrni në këtë drejtim?

I kërkohet qeverisë që të respektojë dhe të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me opozitën parlamentare. A ka qenë pjesë opozita e vendimeve më të rëndësishme të ndërmarra deri më tani? A është diskutuar me opozitën ligji për INUK i cili prek autonominë e Pushteteve Vendore? Apo juve quani bashkëbisedim sjelljen e një akti normativ në parlament? Është e qartë që juve kini numrat, por integrimi kërkon gjithpërfshirje, konsensus për reformat kyçe, kërkon dakortësi.

Cilat janë masat që po merren për reformën në drejtësi? Sa reale janë këto masa dhe sa po bazohen në rekomandimet e progres raportit? A i keni diskutuar nismat që po i shpallni si ndryshime në ligjin antimafia etj. me grupet e interesit e opozitën?  A po tentohet që përmes strukturës së re të kemi një qeveri që tenton të kontrollojë në mënyrë abuzive qytetarët e saj përmes kontrollit të pushteteve të pavarura nga një ent i ri që po përflitet se do krijohet? A kemi transparencë e gjithëpërfshirje në vendimet më të rëndësishme? A po i impononi pushteteve vendore politika fiskale dhe riorganizim pa i përfshirë në vendimmarrje?

Unë përgjigjen këtyre do kisha preferuar të dëgjoja në këto 3 muaj qeverisje. Pak vizion do kisha dashur të kishte kryeministri i vendit. Po fatkeqësisht në këto 3 muaj qeveria juaj nuk ka sjellë asnjë ligj, reformë, dokument a ide këtu në parlament që të jetë në shërbim të procesit të integrimit. Por përgjigje nuk kemi, vepra nuk kemi. Vazhdojmw akoma tw dwgjojmw fabulën një milion shuplakave.

Do kisha uruar që qeveritaret e sotëm ta nisin me një ndjesë publike për kohën që u morën qytetarëve për interesin e ngushtë të një njeriu që e konsideron karrigen e pushtetin mbi çdo interes të qytetarëve të këtij vendi. Fatkeqësisht këtë e dëshmoi dje në opozitë e dëshmoi dhe sot në qeveri. Nëse ju do t’iu interesonte sado pak ky proces sot ndoshta do ishim duke diskutuar për fillimin e negociatave për anëtarësim. Por e vetmja fjalë që nuk kam dëgjuar këto 3 muaj ka qenë pikërisht fjala negociata.

Në Progres Raport njihet fakti që Shqipëria ka bërë progres në përmirësimin e aftësisë së saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësisë nëpërmjet përafrimit të legjislacionit dhe standardeve të saj me ato të BE-së, veçanërisht në fushat e prokurimit publik, statistikave, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë dhe bashkimit doganor. Dhe rol kyç ne përafrimin e legjislacionit e ka Ministria e Integrimit. Por sot në aq mbledhje sa ka bërë Komisioni i Integrimit, as edhe një ligj i vetëm nga këto që vijnë këtu nuk është analizuar nga Ministria e Integrimit si nga përputhshmëria ashtu dhe nga pikëpamja e detyrimeve. A mos vallë edhe në pikën e integrimit ku raportet tregojnë progres juve duhet të rinisni nga viti zero, sikundër keni bërë në ç’do ministri tjetër?!

Sot do kisha preferuar që ne të kishim një Ministri Integrimi më të mirë e më të fuqishme, e cila pavarësisht rritjes së stafit është e dobët në kapacitete cilësore. Sot kemi një Minsitri Integrimi e cila ka lëvizur e pushuar nga puna stafet më cilësore, të cilat ishin memoria institucionale e procesit të integrimit. Sot kemi një Ministri Integrimi e cila në dy javë ndërron dy sekretarë t
ë përgjithshëm. Pararoja e integrimi duket se praparoja.

Shpresoj shumë, që ministria e integrimit të rivijë në vijë të parë, aty ku i takon, të vazhdojë të forcojë rolin e saj si koordinator i procesit të integrimit dhe të ketë mbështetje tek strukturat e integrimit të cilat janë në ministritë e linjës, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë pushuar nga puna ose lëvizur.

Duke pasur parasysh ecurinë e këtyre 3 muajve, e duke pasur parasysh perspektivën e integrimit, Partia Demokratike mori iniciativën e përgatitjes së kësaj rezolute për procesin në fjalë. Duke gjykuar që shumë nga veprimet e aksionet tuaja të deri më tanishme nuk kanë qenë në frymën e integrimit, ne si opozitë duam të luajmë rolin tonë. Ne këtë kemi, fjalën! Por cilitdo prej jush që mendon se ne i urojmë të keqen integrimit të vendit dhe kësaj qeverie në udhën e integrimit gabohet. Integrimi nuk është palë apo proces vetëm i një force të vetme politike përkundrazi ajo është një e mirë e përbashkët, ndaj dhe kërkesa jonë dhe skepticizmi jonë vijnë në të mirë dhe funksion të këtij procesi.

Për këtë arsye i bëj thirrje të gjitha forcave politike, i bëj thirrje shoqërisë civile, medias, intelektualëve dhe akademikëve që të bëhen pjesë e këtij propozimi duke ndihmuar këtë proces. Duke gjykuar se qytetarët Shqiptarë do të jenë më të mbrojtur, se bizneset do të jenë më të sigurta, se institucionet më të pavarura se nesër me statusin e vendit kandidat dhe me hapjen e negociatave punonjësit do të jenë më të mbrojtur dhe qeveria ndoshta më e përgjegjshme, Partia Demokratike ka propozuar masat e paraqitura në rezolutë.

E nisëm udhëtimin tonë me ëndrrën për ta bërë vendin si gjithë Evropa, tanimë duket se ëndrra është më pranë. Ne do të përpiqemi të jemi kritika e fortë ndaj ç’do veprimi që do cenojë këtë ëndërr, kemi mbi supe përgjegjësinë për të qenë aktorë me të njëjtën peshë në këtë proces sikundër dhe peshën për të qenë rojtarët e tij.

Ju faleminderit!

 

Read More
05 Dhj
0

Basha: Shqipëria meriton statusin, qeveria po vë në rrezik integrimin!

Të nderuar deputetë,

Seanca e sotme parlamentare do t’i kushtohet tërësisht çështjes madhore të integrimit të vendit në Bashkimin Europian me dritën e vendimit që  pritet të marrë Këshilli Europian pas rekomandimit pozitiv që ka bërë Komisioni Europian disa javë më parë në konkluzion të Progres-Raportit të tij vjetor.

Kjo seancë dhe Rezoluta përmbyllëse që Grupi ynë Parlamentar do të paraqesë, shpresojmë një Rezolutë që do të miratohet me votat unanime të Kuvendit, janë pjesë e përpjekjeve të pareshtura dhe e lobimit konstant të Partisë Demokratike për marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave, përpjekje te cilat nuk kanë reshtur në asnjë hapësirë institucionale të Shqipërisë në çdo aulë, në çdo takim me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të këtij Bashkimi.

Ne jemi partia që lindi, u rrit,  është dhe do të mbetet partia e ëndrrës europiane të shqiptarëve.  Për ne si forcë politike Europa dhe vlerat e saj të Lirisë dhe Demokracisë kanë qenë dhe janë jeta, shtëpia, identiteti, e mira, progresi, mirëqenia, siguria, e ardhmja më e bukur e fëmijëve tanë, e brezave, e pasardhësve dhe e çdo qytetari.

Prandaj kemi qenë protagonist të çdo hapi domethënës në lidhje me procesin e Integrimit Evropian të vendit, promotorë dhe garantues në të gjitha arritjet e deritanishme të këtij udhëtimi historik, ku shquhen si kulme hyrja në NATO, heqja e vizave dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim e dorëzim i suksesshëm i pyetësorit që solli në rekomandimin e vjetshëm dhe më pas rekomandimin final të këtij viti për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Me të njëjtin frymëzim, pasion përkushtim dhe vendosmëri, po shërbejmë  sot në opozitë, me të gjitha mundësitë  dhe kapacitetet që kemi,  në funksion të ëndrrës europiane të shumicës dërrmuese të qytetarëve tanë.

Ne duam që në këtë fazë, në prag të vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë,  Europa të marrë prej nesh një mesazh të qartë, nga opozita dhe qeveria shqiptare të unifikuar dhe në bindjen tonë,  të drejtë.

Mesazhi është ky:

Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat në Europë.

Shqipërisë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Shqipërisë duhet t’i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim, si hapi që vjen pas marrjes së statusit.

Ky mesazh mbështetet në vlerësimet objektive dhe pozitive që ka bërë Komisioni Europian për Shqipërinë edhe në progres-raportin e këtij viti.

Mbështetet në rekomandimin pozitiv që  ky Komision i ka bërë Këshillit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat; mbështetet në  bindjen se i kemi përmbushur detyrat e shtëpisë që  ka kërkuar e kërkon marrja e statusit të vendit kandidat si një etapë e rëndësishme por e ndërmjetme në rrugën akoma të gjatë të  anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mbështetet në besimin dhe pretendimin e drejtë për një vlerësim të drejtë dhe pa asnjë lloj paragjykimi të Shqipërisë nga çdo vend i veçantë dhe gjithë vendet së bashku anëtare të  Bashkimit Europian.

Mbështetet në  pikëpamjen që ndajmë me shumicën e partnerëve tanë europianë se në kushtet e përmbushjes pozitive nga Shqipëria të kritereve bazë  të marrjes së statusit, dhënia e statusit dhe kalimi në një etapë më të avancuar me detyra më të  avancuara në rrugën e integrimit është vendimi më i drejtë dhe zgjidhja më e mirë për të luftuar dhe minimizuar ato sfida dhe dukuri negative që ushqejnë skepticizmin për Shqipërinë në Bruksel dhe në kryeqytetet e vendeve anëtare.

Me fjalë të tjera, kauzës së demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri i shërbehet më mirë duke ia hapur derën se sa duke ia mbyllur, duke e futur brenda se sa duke e lënë  jashtë.

Të kuptohemi drejt; e gjithë kjo nuk është fare një pretendim për t’i dhënë Shqipërisë  atë që nuk e meriton; nuk është fare një kërkesë  për të mbyllur sytë para defekteve të demokracisë së saj. Përkundrazi: Ne jemi opozita tani. Ne jemi më të interesuar se askush që demokracia të funksionojë e vota të mos shitblehet. Që ligji e Kushtetuta të zbatohen e jo të nëpërkëmben si pengesa ndaj arbitraritetit qeverisës. Që institucionet e pavarura të forcohen e jo të gjenden përditë nën sulmin e qeverisë. Që administrata publike të mos spastrohet e politizohet, por të konsolidohet dhe të profesionalizohet. Që korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohen me ashpërsinë më të madhe e jo me fjalë dhe bujë të cekët mediatike.

Këto janë sfida që do të kushtëzojnë hapjen e negociatave për anëtarësim dhe do ta shoqërojnë vendin në rrugën e integrimit të plotë në Europë. Ne kërkojmë që Bashkimi Europian të jetë realist dhe i drejtë me Shqipërinë duke u nisur nga fakti tashmë i pranuar botërisht edhe prej Komisionit Europian se vendin e kemi përgatitur për marrjen e statusit.

Shqipëria ishte gati për marrjen e statusit që vitin e kaluar.  Partia Socialiste në opozitë, nga frika se mos qeveria do të merrte ndonjë bonus politik, e bllokoi atë duke mos dhënë votën për tre ligjet e njohura.

Në maj të këtij viti ligjet u votuan me konsensus. Qeveria e Partisë Demokratike përmbushi edhe një kriter të fundit të pashkruar, por që  kishte peshë sa kohë që vendimi ishte shtyrë për faj të Edi Ramës: mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne dorëzuam pushtetin me zgjedhjet e organizuara vetë, e majta erdhi në pushtet me zgjedhjet e organizuara prej nesh. Nuk kishte më asnjë pengesë për marrjen e statusit.

Qeverisë së Ramës nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shkonte ta merrte në muajin dhjetor në emër të të gjithë shqiptarëve.

Për fat të keq, ajo që e bllokoi kur ishte në opozitë, e vuri në dyshim kur erdhi në pushtet. E vuri në dyshim me paligjshmërinë dhe arbitraritetin sistematik, me mosrespektimin e shtetit të së drejtës, me injorimin e gjithpërfshirjes nëpërmjet   dialogut politik me opozitën, e së fundmi me shitblerjen e votës të ngritur në sistem siç panë dhe dëgjuan shqiptarët anembanë gjatë zgjedhjeve në Korçë.

Por këto janë edhe kërkesa, edhe parime të pakapërcyeshme të Europës. Në vend që të jetë shumëfish e kujdesshme dhe korrekte me këto parime,  qeveria Rama u ka rënë me shkelm në mënyrën më brutale duke habitur e skandalizuar miqtë e tanë, miqtë e Shqipërisë dhe nga ana tjetër duke u dhënë argumente atyre që kërkojnë  ta kalojnë statusin e Shqipërisë në vrimën e gjilpërës.

Pavarësisht nga këto, pavarësisht se si opozitë jemi përfshirë në një betejë ballore dhe pa kompromis me qeverinë që kërcënon ditë për ditë  kolonat ekzistenciale të demokracisë, ne përsërisim bindjen tonë se Shqipërisë duhet t’i jepet statusi.

Brukseli i ka dhënë statusin e vendit kandidat Serbisë,  kur atje kishte një opozitë që ishte kundër integrimit të atij vendi në Europë.

Nuk ka patur e nuk ka arsye të forta tashmë, që për herë të dytë radhazi Komisioni Europian konfirmon përmbushjen e detyrave, që ky status të mos i jepet Shqipërisë, për faktin se ka patur deri dje një opozitë që sot është në qeveri, që nuk është antieuropiane e deklaruar, por që ka vënë dje në opozitë dhe sot në shumicë interesat e ngushta të pushtetit mbi interesat e integrimit, duke shkelur parimet e Europës.

Kur t’i vijë dita, janë qyetarët europianistë të Shqipërisë që do të bëjnë gjykatësin me votë kësaj qeverie, por ata nuk meritojnë të ndëshkohen për faj të saj. Aq më shumë sot kur vendi ka një opozitë të re, maksimalisht të angazhuar për integrimin.

Për të gjitha këto çështje do të debatohet sot në Kuvend. Grupi ynë Parlamentar, deputetët tanë i kanë të gjitha argumentet, për t’i dhënë debatit vlerën e një ngjarje të  madhe për çështjen e integrimit.

Kanë Progres-Raportet e Komisionit Europian, kanë bilancin e qeverisë sonë, kanë vizionin dhe qëndrimet tona në opozitë, kanë shkeljet dhe skandalet e shumta qeveritare që duhet t’i ekspozojmë me fakte dhe profesionalizëm në foltoren e Kuvendit me qëllim që qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të mos rrezikojë  më tej me statusin dhe integrimin.

Sot, në dritën e pritshmërisë që kemi për marrjen e statusit,  duhet ta bëjmë edhe një herë të qartë para qytetarëve shqiptarë,  se Zhbërja si filozofi e qeverisjes Rama-Meta rrezikon të  prekë edhe integrimin dhe kjo do të jetë një humbje shumë e madhe për vendin.

Grupi ynë  parlamentar do të paraqesë, siç e thashë edhe në fillim,  një projektrezolutë për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Në këtë rezolutë ne do të rikonfirmojmë vendosmërinë e Shqipërisë dhe Kuvendit të saj për tu bërë pjesë e familjes europiane, do të falenderojmë  Bashkimin Europian dhe gjithë partnerët tanë europianë  për ndihmën që i kanë dhënë  e vazhdojnë  ti japin Shqipërisë për tu bërë pjesë  të familjes europiane; do të rendisin arritjet e Shqipërisë konform detyrave që ka vënë dhe vlerësimeve që ka bërë Komisioni Europian, do të nënvizojmë bindjen tonë se Shqipëria e meriton marrjen e statusit, do tu kërkojmë parlamenteve të  vendeve anëtare të marrin në konsideratë rekomandimin e Komisionit Europian dhe rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, duke ndikuar pozitivisht tek qeveritë e tyre, do t’i parashtrojnë një varg detyrash qeverisë shqiptare me qëllim që në kohën e mbetur të  mund të rikuperojë disa prej dyshimeve që ka krijuar me sjelljen e saj.

Si propozues të Projekt-Rezolutës do të kërkojmë përfshirjen e gjithë grupeve dhe deputetëve të Kuvendit në redaktimin e saj, duke respektuar e reflektuar çdo propozim pozitiv që mbështet qëllimin për të cilin është bërë kjo Rezolutë dhe për të shërbyer marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Për ne integrimi nuk ka qenë e nuk duhet të jetë një çështje e pozicioneve dhe ngjyrave partiake, por një çështje madhore e interesit kombëtar. Në këtë kuptim Partia Demokratike e konsideron veten një pjesë të qenësishme thelbësore të shumicës popullore për pro integrimin europian.

Me ketë vizion, me këtë vetëdije e kemi shërbyer, e shërbejmë e do të vazhdojmë të shërbejmë  kauzën e integrimit europian të Shqipërisë edhe sot në Kuvend


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 5 Dhjetor 2013

Read More
05 Dhj
0

Basha: Shqipëria meriton statusin, qeveria po vë në rrezik integrimin!

Fjala e plotë e kreut të opozitës Lulzim Basha mbajtur sot në mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar të PD:

Të nderuar deputetë,

Seanca e sotme parlamentare do t’i kushtohet tërësisht çështjes madhore të integrimit të vendit në Bashkimin Europian me dritën e vendimit që  pritet të marrë Këshilli Europian pas rekomandimit pozitiv që ka bërë Komisioni Europian disa javë më parë në konkluzion të Progres-Raportit të tij vjetor.
Kjo seancë dhe Rezoluta përmbyllëse që Grupi ynë Parlamentar do të paraqesë, shpresojmë një Rezolutë që do të miratohet me votat unanime të Kuvendit, janë pjesë e përpjekjeve të pareshtura dhe e lobimit konstant të Partisë Demokratike për marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave, përpjekje te cilat nuk kanë reshtur në asnjë hapësirë institucionale të Shqipërisë në çdo aulë, në çdo takim me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të këtij Bashkimi.

Ne jemi partia që lindi, u rrit,  është dhe do të mbetet partia e ëndrrës europiane të shqiptarëve.  Për ne si forcë politike Europa dhe vlerat e saj të Lirisë dhe Demokracisë kanë qenë dhe janë jeta, shtëpia, identiteti, e mira, progresi, mirëqenia, siguria, e ardhmja më e bukur e fëmijëve tanë, e brezave, e pasardhësve dhe e çdo qytetari.

Prandaj kemi qenë protagonist të çdo hapi domethënës në lidhje me procesin e Integrimit Evropian të vendit, promotorë dhe garantues në të gjitha arritjet e deritanishme të këtij udhëtimi historik, ku shquhen si kulme hyrja në NATO, heqja e vizave dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim e dorëzim i suksesshëm i pyetësorit që solli në rekomandimin e vjetshëm dhe më pas rekomandimin final të këtij viti për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Me të njëjtin frymëzim, pasion përkushtim dhe vendosmëri, po shërbejmë  sot në opozitë, me të gjitha mundësitë  dhe kapacitetet që kemi,  në funksion të ëndrrës europiane të shumicës dërrmuese të qytetarëve tanë.

Ne duam që në këtë fazë, në prag të vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë,  Europa të marrë prej nesh një mesazh të qartë, nga opozita dhe qeveria shqiptare të unifikuar dhe në bindjen tonë,  të drejtë.

Mesazhi është ky:

Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat në Europë.
Shqipërisë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Shqipërisë duhet t’i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim, si hapi që vjen pas marrjes së statusit.

Ky mesazh mbështetet në vlerësimet objektive dhe pozitive që ka bërë Komisioni Europian për Shqipërinë edhe në progres-raportin e këtij viti.
Mbështetet në rekomandimin pozitiv që  ky Komision i ka bërë Këshillit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat; mbështetet në  bindjen se i kemi përmbushur detyrat e shtëpisë që  ka kërkuar e kërkon marrja e statusit të vendit kandidat si një etapë e rëndësishme por e ndërmjetme në rrugën akoma të gjatë të  anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mbështetet në besimin dhe pretendimin e drejtë për një vlerësim të drejtë dhe pa asnjë lloj paragjykimi të Shqipërisë nga çdo vend i veçantë dhe gjithë vendet së bashku anëtare të  Bashkimit Europian.

Mbështetet në  pikëpamjen që ndajmë me shumicën e partnerëve tanë europianë se në kushtet e përmbushjes pozitive nga Shqipëria të kritereve bazë  të marrjes së statusit, dhënia e statusit dhe kalimi në një etapë më të avancuar me detyra më të  avancuara në rrugën e integrimit është vendimi më i drejtë dhe zgjidhja më e mirë për të luftuar dhe minimizuar ato sfida dhe dukuri negative që ushqejnë skepticizmin për Shqipërinë në Bruksel dhe në kryeqytetet e vendeve anëtare.

Me fjalë të tjera, kauzës së demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri i shërbehet më mirë duke ia hapur derën se sa duke ia mbyllur, duke e futur brenda se sa duke e lënë  jashtë.

Të kuptohemi drejt; e gjithë kjo nuk është fare një pretendim për t’i dhënë Shqipërisë  atë që nuk e meriton; nuk është fare një kërkesë  për të mbyllur sytë para defekteve të demokracisë së saj. Përkundrazi: Ne jemi opozita tani. Ne jemi më të interesuar se askush që demokracia të funksionojë e vota të mos shitblehet. Që ligji e Kushtetuta të zbatohen e jo të nëpërkëmben si pengesa ndaj arbitraritetit qeverisës. Që institucionet e pavarura të forcohen e jo të gjenden përditë nën sulmin e qeverisë. Që administrata publike të mos spastrohet e politizohet, por të konsolidohet dhe të profesionalizohet. Që korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohen me ashpërsinë më të madhe e jo me fjalë dhe bujë të cekët mediatike.

Këto janë sfida që do të kushtëzojnë hapjen e negociatave për anëtarësim dhe do ta shoqërojnë vendin në rrugën e integrimit të plotë në Europë. Ne kërkojmë që Bashkimi Europian të jetë realist dhe i drejtë me Shqipërinë duke u nisur nga fakti tashmë i pranuar botërisht edhe prej Komisionit Europian se vendin e kemi përgatitur për marrjen e statusit.

Shqipëria ishte gati për marrjen e statusit që vitin e kaluar.  Partia Socialiste në opozitë, nga frika se mos qeveria do të merrte ndonjë bonus politik, e bllokoi atë duke mos dhënë votën për tre ligjet e njohura.

Në maj të këtij viti ligjet u votuan me konsensus. Qeveria e Partisë Demokratike përmbushi edhe një kriter të fundit të pashkruar, por që  kishte peshë sa kohë që vendimi ishte shtyrë për faj të Edi Ramës: mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne dorëzuam pushtetin me zgjedhjet e organizuara vetë, e majta erdhi në pushtet me zgjedhjet e organizuara prej nesh. Nuk kishte më asnjë pengesë për marrjen e statusit.

Qeverisë së Ramës nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shkonte ta merrte në muajin dhjetor në emër të të gjithë shqiptarëve.

Për fat të keq, ajo që e bllokoi kur ishte në opozitë, e vuri në dyshim kur erdhi në pushtet. E vuri në dyshim me paligjshmërinë dhe arbitraritetin sistematik, me mosrespektimin e shtetit të së drejtës, me injorimin e gjithpërfshirjes nëpërmjet   dialogut politik me opozitën, e së fundmi me shitblerjen e votës të ngritur në sistem siç panë dhe dëgjuan shqiptarët anembanë gjatë zgjedhjeve në Korçë.

Por këto janë edhe kërkesa, edhe parime të pakapërcyeshme të Europës. Në vend që të jetë shumëfish e kujdesshme dhe korrekte me këto parime,  qeveria Rama u ka rënë me shkelm në mënyrën më brutale duke habitur e skandalizuar miqtë e tanë, miqtë e Shqipërisë dhe nga ana tjetër duke u dhënë argumente atyre që kërkojnë  ta kalojnë statusin e Shqipërisë në vrimën e gjilpërës.

Pavarësisht nga këto, pavarësisht se si opozitë jemi përfshirë në një betejë ballore dhe pa kompromis me qeverinë që kërcënon ditë për ditë  kolonat ekzistenciale të demokracisë, ne përsërisim bindjen tonë se Shqipërisë duhet t’i jepet statusi.  

Brukseli i ka dhënë statusin e vendit kandidat Serbisë,  kur atje kishte një opozitë që ishte kundër integrimit të atij vendi në Europë.
Nuk ka patur e nuk ka arsye të forta tashmë, që për herë të dytë radhazi Komisioni Europian konfirmon përmbushjen e detyrave, që ky status të mos i jepet Shqipërisë, për faktin se ka patur deri dje një opozitë që sot është në qeveri, që nuk është antieuropiane e deklaruar, por që ka vënë dje në opozitë dhe sot në shum
icë interesat e ngushta të pushtetit mbi interesat e integrimit, duke shkelur parimet e Europës.

Kur t’i vijë dita, janë qyetarët europianistë të Shqipërisë që do të bëjnë gjykatësin me votë kësaj qeverie, por ata nuk meritojnë të ndëshkohen për faj të saj. Aq më shumë sot kur vendi ka një opozitë të re, maksimalisht të angazhuar për integrimin.

Për të gjitha këto çështje do të debatohet sot në Kuvend. Grupi ynë Parlamentar, deputetët tanë i kanë të gjitha argumentet, për t’i dhënë debatit vlerën e një ngjarje të  madhe për çështjen e integrimit.

Kanë Progres-Raportet e Komisionit Europian, kanë bilancin e qeverisë sonë, kanë vizionin dhe qëndrimet tona në opozitë, kanë shkeljet dhe skandalet e shumta qeveritare që duhet t’i ekspozojmë me fakte dhe profesionalizëm në foltoren e Kuvendit me qëllim që qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të mos rrezikojë  më tej me statusin dhe integrimin.

Sot, në dritën e pritshmërisë që kemi për marrjen e statusit,  duhet ta bëjmë edhe një herë të qartë para qytetarëve shqiptarë,  se Zhbërja si filozofi e qeverisjes Rama-Meta rrezikon të  prekë edhe integrimin dhe kjo do të jetë një humbje shumë e madhe për vendin.
Grupi ynë  parlamentar do të paraqesë, siç e thashë edhe në fillim,  një projektrezolutë për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Në këtë rezolutë ne do të rikonfirmojmë vendosmërinë e Shqipërisë dhe Kuvendit të saj për tu bërë pjesë e familjes europiane, do të falenderojmë  Bashkimin Europian dhe gjithë partnerët tanë europianë  për ndihmën që i kanë dhënë  e vazhdojnë  ti japin Shqipërisë për tu bërë pjesë  të familjes europiane; do të rendisin arritjet e Shqipërisë konform detyrave që ka vënë dhe vlerësimeve që ka bërë Komisioni Europian, do të nënvizojmë bindjen tonë se Shqipëria e meriton marrjen e statusit, do tu kërkojmë parlamenteve të  vendeve anëtare të marrin në konsideratë rekomandimin e Komisionit Europian dhe rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, duke ndikuar pozitivisht tek qeveritë e tyre, do t’i parashtrojnë një varg detyrash qeverisë shqiptare me qëllim që në kohën e mbetur të  mund të rikuperojë disa prej dyshimeve që ka krijuar me sjelljen e saj.

Si propozues të Projekt-Rezolutës do të kërkojmë përfshirjen e gjithë grupeve dhe deputetëve të Kuvendit në redaktimin e saj, duke respektuar e reflektuar çdo propozim pozitiv që mbështet qëllimin për të cilin është bërë kjo Rezolutë dhe për të shërbyer marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Për ne integrimi nuk ka qenë e nuk duhet të jetë një çështje e pozicioneve dhe ngjyrave partiake, por një çështje madhore e interesit kombëtar. Në këtë kuptim Partia Demokratike e konsideron veten një pjesë të qenësishme thelbësore të shumicës popullore për pro integrimin europian.
Me ketë vizion, me këtë vetëdije e kemi shërbyer, e shërbejmë e do të vazhdojmë të shërbejmë  kauzën e integrimit europian të Shqipërisë edhe sot në Kuvend.a

Read More