Blog

05 Dhj
0

PD: Arratisja, qeveria emëroi drejtor të burgut të Drenovës militantin që ndiqej penalisht nga Prokuroria

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani:

Arratisja e të dënuarve me burgim të përjetshëm nga Drenova nuk ishte rastësi, tha Ministri i Brendshëm, Tahiri.

Dhe kjo është e vetmja e vërtetë që kjo qeveri dhe këta ministra kanë deklaruar deri më tani në lidhje me shkaqet që sollën ngjarjen më të rëndë të burgjeve tona në gjithë këto vite.

Nuk ishte rastësi, sepse arratisja e tyre, dhe rënia e shtetit dy herë brenda një ore, ka të bëjë me mënyrën e qeverisjes dhe me emërimet që dyshja Rama-Meta bëjnë në postet kyçe te administratës shtetërore

Po ju japim sot një fakt që ministrat e mbajnë të fshehur.

Me 11 tetor te këtij viti, dite e premte, është emëruar drejtori i ri i Burgut të sigurisë së Lartë të Drenovës, Pajtim Meçollari.

Të hënën, pas 3 ditësh, pra me 14 tetor, ai është shkarkuar dhe është zëvendësuar me titullarin që ishte në detyrë deri ditën e arratisjes.

Drejtori treditësh u shpërblye normalisht për kontributin që kishte dhënë në fushatë elektorale siç janë shpërblyer edhe dhjetëra te tjere qe kane mbushur sot policinë e shtetit.

Me pas, ministrat zbuluan se ai ndiqej penalisht nga Prokuroria per krim elektoral. E kuptuan se kishin shkelur ligjin dhe u tërhoqën. Por tre ditë, ligjin në burgun e Drenovës e bënte një drejtor i paligjshëm.

Pra asgjë nuk është rastësi. Ngjarja e rëndë vjen si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë së qeveritarëve dhe shkeljes së ligjit prej tyre.

Shkelja e ligjit, emërimet klienteliste dhe shpërblimet per militantet politik, ne mos bashkëpunimi i qeveritareve me krimin, janë arsyeja e gjendjes se tmerrshme te rendit dhe sigurisë ne vend.

Partia Demokratike i drejtohet edhe nje here drejtuesve te maxhorancës qeverisëse, të kthejnë në detyrë profesionistët e përkushtuar sepse vetëm ata mund t’i dalin zot rendit dhe sigurisë, në të kundërt kjo ngjarje e rëndë nuk do të jetë e fundit.

 

Read More
05 Dhj
0

Berisha: Ekonomia shqiptare po shkon në recesion!

Fjala e Prof. Doc. Sali Berisha në Kuvend:
Të nderuar zonja deputete,
Të nderuar zotërinj deputetë,
Zoti bashkëkryetar i mazhorancës aktuale apo i parlamentit Meta – Rama,
Të dashur qytetare dhe qytetarë,
sot diskutohet për buxhetin e vitit 2012, viti më i vështirë në historinë ekonomike të Europës, viti në të cilin Europa në tërësi, përfshi ekonominë e saj më te madhe njohu vështirësitë më serioze.
Vit në të cilin pa diskutim ekonomia e vogël shqiptare u përball me vështirësitë më të mëdha.
Këtë vit, në vitin 2012 përveç krizëz lubi evropiane që zhyti në recesiopn të thellë edhe partnerin tonë tjetër kryesor Italinë, përveç Greqisë, shqipëri njohu dimrin më të thellë të 30 viteve të fundit i cili në shumë mënyra paralizoi jetën ekonomike në tërësi si sipërfaqe pothuajse të 2/3 të vendit, natyrisht në peshë specifike jo 2/3 në ekonominë e vendit.
Të gjitha këto bëjnë vitin 2012, buxhetin e tij, tërësinë e zhvillimeve më të vështirin në 8 vitet e qeverisjes sonë.
Por, viti 2012 pikërisht në kulmin e krizës, ekonomia shqiptare qëndroi, nuk ra në recesion, ajo falë reformave dhe menaxhimit, ia doli të garantojë një rritje rreth 2 përqind siç thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ia doli të rrisë të ardhurat, në një vit më parë, rreth 10 – 12 përqind.
Ia doli mbi të gjitha të garantojë rritje rroga dhe pensione tre herë më shumë se inflacioni për qytetarët shqiptarë.
Ia doli të garantojë ndërtimin e mbi 1 mijë km rrugë të të gjitha kalibrave kombëtare, rurale, dytësore, tretësore e me rradhë.
Ia doli të finalizojë ndërtimin e dhjetra, qindra shkollave, sistemit të kanalizimit, ujësjellësave, t’i afrojë afër përfundimit për herë të parë, mbi 11 impiante të ujërave të zeza.
Ia doli të gjenerojë vende pune, ia doli të bëjë që Shqipëria të mos dorëzohej në situatën më të vështirë të saj.
Të gjitha këto të dashura qytetare e qytetarë janë botërisht të konfirmuara.
Viti 2012 me të gjitha veshturësitë që pati, të padiskutueshme, u mbyll me një shëmbëlltyrë makro-ekonomike të shkëlqyer, në një aspekt, inflacioni 2 përqind, me deficitin buxhetor 3.2 përqind, borxhi publik rreth 60 përqind. Në kulmin e krizës borxhi publik pati kontrollin më të fortë.
Shqipëria ia doli përsëri, vendi i vetëm në rajon, nga më të paktët që të ruajë investimet e huaja mbi 1 mld dollarë.
Shqipëria ia doli të ruajë një ritëm investimesh publike të cilat çuan drejt finalizimit – Autostradën Shkodër – Hani i Hotit, çuan drejt finalizimit autostradat e jugut, shtyjnë punimet për Rrugën e Arbrit, zgjeruan ndjeshëm listën e barnave për njerëzit në nevojë.
Shqipëria qëndroi në këtë krizë ekonomike në vitin më të egër të saj. Por çfarë shërben kjo? Kjo shërben për ata të cilët duan t’i referohen praktikës së doktrinës, të nxjerrë mësime. Dhe mësimi më i madh i këtij viti ishte, se fushë vendimtare është disiplina fiskale.
Keni qenë këtuy të nderuar deputetë të krahut të majtë kur ne erdhëm këtë vit të vështirë të /12-ës, dhe çfarë bëmë ne? Shkurtuam me 19 mld lekë shpenzimet, çfarë bëmë tjetër? Rritëm vetëm me 6 mld lekë borxhin dhe me këtë garantuam një deficit buxhetor 3.2 përqind ndër më të përshtatshmit që mund të ekzistojë.
Me këtë kontrolluam borxhin në mënyrën më të vendosur. Me këtë hodhëm bazat për një 2013 krejtësisht tjetër, vit kthese, vit të rëndësishëm sëbashku me reforma të tjera në vazhdim.
Rritja ekonomike, e kam theksuar dhe, edhe një herë po e theksoj në vlerësimin tim duhet të jetë në qëllimin më madhor i politikës ekonomike.
Rritja ekonomike është gjeneratori universal i krijimit të vendeve të punës. Për qytetarin që të punësohet në kushtet e tregut të lirë, ai ka arsye të jetë i lumtur në punën e tij… Pa punë lumturi nuk ka!
Çfarë ndodh?
Me shpejtësi të madhe, në mënyrën më të pabesueshme kjo qeveri po rrokullis ekonominë shqiptare. Dhe është mirë të dëgjoni. Unë e kuptoj që ju jeni me klishe parafabrikatesh, unë e kuptoj që ju, jua them me keqardhje të madhe, keni faktuar në mënyrë të përtsëritur se s’keni interesa të tjera përveç personaleve. Por dëgjoni!
Po e shtyni vendin drejt një krize dhe ky është mëkati më i madh që mund të bëhet. Po e çoni vendin prapa. Po e rrokullisni drejt recesionit!
A nuk ishin këta që bërtitën 2 vjet rresht për borxhin 60 përqind dhe llogariznin borxhin për frymë?
Borxhi i mirë nuk është, por nuk morëm një qindarkë për rroga, pensione dhe probleme të tjera. Çdo qindarkë e investuam, aty ku kishte jetë më shumë.
Borxhi i mirë  nuk është, por investuam në fushën e rentabilitetit, ai tregon se gjeneron rritje, se shtrinim infrastrukturën, shtrimë investimet në katër anët e vendit.
Se shtrimë infrastrukturën dhe bëmë të mundur që asetet e këtij vendi të bëhet disponibël për bizneset dhe investimet.
Ne bëmë të mundur që në kulmin e krizës të ruanim fluksin më të lartë në rajon dhe më gjerë.
Sepse investuam fuqishëm në arsim, në shkollim, natyrisht që efektet janë afatgjata dhe është larg sistemit të përsosur por ishte një sistem arsimor krejt tjetër nga ai që gjetëm.
Se investuam ndjeshëm në shëndetësi. Dua t’ju them dy fjalë këtu! Nuk kam folur deri sot. Ju kam dëgjuar të flisni me sa injorancë për shëndetësinë. Me çfarë përçmimi flini ju për një armatë të tërë burrash dhe grash që punojnë me vetëmohimin më të madh ditë e natë dhe unë nuk them që s’ka të meta, që s’ka korrupsion, por dy gjëra do t’ju them.
Midis Petrit Vasilit që hesht si fija e barit kur sulmohet këtu puna e tij katër vjeçare dhe këtij elif matrakut këtu që s’merr vesh se ç’është shëndetësia dallimi është si nata me ditën.
Dhe unë ju them që shëndetësia që ndërtoi Petrit Vasili kishte dhe të meta dhe dobësi, por mos harroni se ajo shëndetësi arriti vdekshmërinë foshnjore një shifrore.
Mos harroni se ajo shëndetësi arriti të ketë pozicionin e tretë në Europë për eksesin më të lehtë tek mjeku.
Por tani, kompromisi i 1 Prillit, i shuan dhe i rrafshon edhe malet.
Ajo shëndetësi arriti që në katër vitet e fundit Shqipëria të ketë një nga nivelet më të ulta në botë, të nderuara ministre, në vdekshmërinë amëtare, e cila përbën një nga treguesit më cilësor të kujdesit shëndetësor. Merrni e lexoni!
Por unë besoj se jeni një model që keni krijuar në mendjen tuaj dhe s’ekziston kërkund përveç mendjeve tuaja. Vazhdoni!
Ju dëgjoj këtu të flisni për borxhe. Në cilin vend në botë nuk u ka borxh sipërmarrjeve dhe në cilin vend në botë sipërmarrjet nuk u kanë borxh administratës?
S’ka vend në botë, kështu funksionon kjo!
Ju doni t’i bëni reparte policeske, por s’i bëni dot. Kjo është shoqëri e lirë!
Ju shkoni dyllosni llogaritë bankare i falimentoni për tu futur vetë sëbashku me pronarin në mënyrë që të mos paguajë detyrimet. Lini me mijëra njerëz rrugëve, siç vepruat këto ditë.
Në vend që të nxirrni mësime, operoni një model që shkatërron mbajtjen e rritjes ekonomike, mbajti Shqipërinë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Po ecim drejt një situate shumë të vështirë ekonomike dhe unë dua t’ju garantoj ju se asgjë mbi tokë nuk ndikon mbi xhepin tuaj, në jetën tuaj, në të ardhurat tuaja, në vendin e punës suaj sesa masat e reformave ekonomike të qever
isë.
Para dy ditësh Banka e Shqipërisë informoi se në tre mujorin e dytë, të këtij viti pas heqjes së tatim-fitimit për rrogat 300 dollarë e poshtë, u krijuan 22 mijë vende pune. Sigurisht që kjo s’mund të ndodh, sepse ata të cilët kanë krijuar në Shqipëri modelin e asaj Shqipërie që s’ekziston ata jetojnë në stratosferë.
U thonë shqiptarëve që sëmundjet kronike të vendit do të shërohen plotësisht. Moj doktoreshë shpjegoi pak kryetarit tënd se sa shërohen sëmundjet kronike të vendit, se po të ndodhte kjo, Shqipëria do të shndërrohej në ishullin legjendar të pavdeksisë së njerëzve.
Pra, çfarë po ndodh?
Ekonomia po shkon drejt recesionit, e sigurt!
Njeriu që dy vjet rresht, në kundërshtim me çdo institucion ndërkombëtar, thoshte se Shqipëria është në krizë, kur të gjitha institucionet ndërkombëtare thonin – NUK ËSHTË NË KRIZË!
Kur papritmas një ditë të bukur vjeshte, në fund të tetorit deklaron – U zgjidh, në dhjetor merr fund kriza. Ai kur tha, sëmundjet kronike të vendit tim shërohen, tha një të vërtetë 0.1 përqind, se ndonjë sëmundje kronike edhe mund të shërohet, nga shumë faktorë, në tërësi kurohen, mjekohen, por kur tha se nga tetori ne dhjetor kriza mori fund dhe se skenari grek nuk do të na vijë, ai tregoi edhe një herë nulitetin e tij absolut në nocionet më elementare ekonomike. S’po them më shumë.
Çfarë ndodhi? Pse po ecim drejt situatës shumë të vështirë? Po ecim sepse erdhëm në këtë parlament që në vend se të studionim këtë buxhet me plus minuset e tij, sepse nuk ishte i përsosur, ju bëtë të kundërtën. Nqse ne shkurtuam me 19 miliardë shpenzime dhe morëm borxh vetëm 6 miliardë, ju zotërinj shkurtuat me 13 miliardë shpenzime dhe morët borxh 40 miliardë.
Ju bëj thirrje të uleni si grup, të merrni ekonomistët dhe t’i pyesni se po e çoni vendin drejt asaj situate që s’e meriton kurrë. Ju me një të rënë të lapsit deklaruat se do marrim 40 miliardë, do rrisim borxhin në 4 muaj sa ç’e kemi rritur në në 8 vjet.
Dhe më tutje, absolutisht Shqipëria do të shkojë drejt skenarit grek, në këtë mënyrë. E ka paralajmëruar kryetari juaj, e ka në fjalime kryetari juaj. Por, tha më në fund që shpëtuam! Në dhjetor dalim prej atij rreziku! Këtu është kafshata e gojës, këtu është ekzistenca, këtu është rroga, këtu është pensioni, s’po rrit dot rrogat, s’po rrit dot pensionet. Për herë të parë, s’ka ndodhur asnjëherë. Leri mashtrimet, mos dëgjoni mashtruesit e lindur. Keni patur 40 milionë dollarë në arkë për pensionet e invalidëve dhe ndihmën ekonomike. E keni shkurtuar me ligj, me vendim duke mos ditur se çfarë është ajo.
Vijon…

Read More
05 Dhj
0

Bode: Qeveria e tmerruar nga pamundësia dhe paftësia për të menaxhuar ekonominë shqiptare

Fjala e plotë e ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode sot në Parlament:

Është në fakt një replikë aspak e dëshiruar nga ana ime dhe mbase pas kësaj dite, nuk kam për të bërë me parafolës ndonjë replikë më.

Ajo që më vjen më keq është dhimbja që ndjej në një situatë të tillë.

Unë po ju them një gjë:

Keni filluar prej muajsh duke baltosur, manipuluar, sharë shifra të cilat ju kam thënë që nuk ju intereson që të futeni në një rrugë të tillë, sepse do të futeni në një gropë shumë të thellë për veten tuaj.

Ju vazhdoni me këmbëngulje, sepse jeni të tmerruar nga pamundësia dhe paftësia juaj për të menaxhuar ekonominë shqiptare në një periudhë tepër të vështirë të saj.

Ne, në fakt në vitin 2012, duhet që ta lexonit me kujdes, e dimë që është viti me rritjen më të ulët ekonomikë në historinë normale të ekonomisë shqiptare.

Që është një vit, ku të gjitha ekonomitë e rajonit janë zhytur në krizë, të gjithë e dimë këtë.

Është një vit, kur kanalet e konmunikimit të krizës rajonale dhe globale në ekonominë shqiptare u zgjeruan dhe u shumëfishuan.

Është një vit që dëshmon përpjekjen vigane të njerëzve të përgjegjshëm për të mos lejuar zhytjen e ekonomisë së vendit në krizë.

Dhe përsëri patëm një rritje ekonomike, 1.6-1.7%.

I nderuar parafolës ke filluar dhe po bëni të njëjtat huqe që keni bërë gjatë gjithë kohës. Kudo ku keni vajtuar, jeni marrë pafund me rrënim, spiunimin dhe falsifikimin e paraardhësve tuaj.

Dhe unë po të them që rrëmo sa të duash dhe nuk ke për të gjetur asnjë shkelje ligji, nuk ke për të gjetur asnjë kushuri të ish-ministrit të Financave në Dogana apo në Tatime.

Nuk ke për të gjetur asnjë rast, kur një ish-ministër i Financave të ketë favorizuar për arsye korruptive.

Nëse një firmë që ndërton një rrugë prioritare në programin e qeverisë është financuar me përparësi, edhe për këtë ju i keni dokumentet dhe kërkesat e ministrisë së linjës të kompanive dhe të vetë administratës.

Për investimet prioritare të qeverisë do të ketë edhe pagesa prioritare, përveç atyre pagesave që janë në linjën normale, konkrete.

Dhe ju e dini shumë mirë që nuk njoh asnjërin prej pronarëve dhe as prej atyre që kanë përfituar nga pagesat në të vërtetë.

Ju po kërkoni që të përbaltni i nderuar dhe flisni këtu pa doganë, flisni “rrompa tomba”, për turpin tuaj të zi.

Nëse, ju thoni se ne kemi mashtruar me borxhin dhe të tjera, përse po votoni sot atë që ne kemi raportuar dhe e kemi thënë që borxhi i Shqipërisë, në vitin 2012 është më i ulti historik.

Dhe e gjithë kjo u arrit sepse ne ulëm shpenzimet në nivelin minimal të tyre.

Nuk kam dëshirë të bëj më replikë me ju, nëse ju flisni për parregullsi, ja ku më keni dhe e dini që prokuroria dhe gjykatat janë të gjitha të hapura.

Read More
05 Dhj
0

Fjala e deputetes Albana Vokshi në Kuvend:

I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar Bashkëqytetarë,

Kuvendi në këtë seancë dedikuar Buxhetit faktik të vitit 2012, rikonfirmon menaxhimin perfekt të krizave financiare nga qeveria ‘Berisha’ dhe jep leksionin e parë për Ramën në auditoret e shifrave.

Kryeministri Piktor duhet të qartësohet nga njohësit e shkollës ekonomike se Shqipëria në 2009 përballoi recensionin, me një buxhet ekskluziv, me ndërhyrje të qarta për të zbutur efektet e krizës financiare botërore, por në të njëjtën kohë për të stimuluar edhe rritje ekonomike.

Ndërkohë në vitet pasardhëse, buxhetet 2010, 2011 dhe më specifikisht buxheti 2012 u orientuan kryesisht në ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makro-ekonomik të vendit, përmes një pakete politikash që siguruan rritje ekonomike dhe një mbrojtje më të madhe sociale.

Buxheti faktik i vitit 2012, i certifikuar tashmë edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtteit, përforcon treguesit e qeverisë ‘Berisha’ në qëndrueshmërinë fiskale dhe atë ekonomike.

Dua të përgëzoj Ministrinë e Financave të  drejtuar nga z. Bode për jetësimin e një eksperience të suksesshme në menaxhimin efektiv të financave dhe fondeve publike.

Përkundër kësaj, akti normativ për buxhetin 2013, erdhi si një lëvizje kryekëput me qëllime destruktive për situatën makroekonomike, me ndikime jo vetëm në financat publike, por edhe në ekonominë familjare.

I pa mësuar me punë shtetërore serioze, Kryeministri që edhe në zgjedhjet e 23 qershorit pagoi për tu votuar nisi të përhapë panik për gjoja krizë të rëndë ekonomike në Shqipëri, për arkën e trashëguar bosh etj me qëllimin e vetëm: Manipulim për të mashturar sërish shqiptarët, të cilëve u premtoi kthimin në shtetin falas!

Por, në ndryshim nga ajo që pretendon Rama, vendi në 8 vitet e Berishës pati vetëm rritje pozitive, ndonëse nën trysninë e herëspashershme të efekteve negative të krizës globale. Sistemi bankar ishte solid, i mirëkapitalizuar e likuid, që vlerësohet si nga më të qëndrueshmit në Ballkan; arritëm të mbajmë vlerësimin B+ nga ana e Standard & Poor’s për stabilitetin e financave publike dhe riskun e letrave me vlerë të qeverisë; një qëndrueshmëri relative të lekut ndaj euros dhe dollarit dhe një stabilitet çmimesh të vlerësueshëm, ndërkohë që për disa kategori të popullsisë u reflektua një rritje e fuqisë blerëse.

Pra , Shqipëria e vitit 2012 i rezistoi krizës së dytë ekonomike globale!

Është rasti t’i kujtojmë dhe përsërisim Z. Rama, çfarë shkruhet në progres-raportin e Bashkimit Europian për ekonominë shqiptare:
1.  “Ekonomia shqiptare, – citohet në progres-raport – ka vazhduar të ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike. Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm, drejt shndërrimit në një ekonomi tregu funksionuese. Në vijim të rritjes me 1.6% në vitin 2012, ekonomia shqiptare pritet të shkojë rreth 2% në këtë viti dhe të përmirësohet lehtësisht edhe në 2014” – vë  në dukje FMN.
2.  Rritja e eksporteve mbetet e fuqishme favorizuar nga përmirësimet strukturore në ekonomi dhe një kurs i favorshëm këmbimi.Papunësia mbetet e stabilizuar në 12.8% dhe indeksi i inflacionit në 2.1%. Deficiti i llogarisë korrente ka ardhur në rënie në tre vitet e fundit. Bilanci i pagesave është me suficit, gjatë vitit 2013, favorizuar nga fluksi i investimeve të huaja direkte” . Këto janë citime të drejtpërdrejta, nga raporti i sipërpërmendur.”

Të nderuar bashkëqytetarë,

Po cilat janë tiparet kryesore të buxhetit faktik 2012 dhe ku qëndron ndryshimi i madh midish filozofizë së Qeverisë së Berishës dhe asaj të Ramës??

Ndërsa në 2012 buxheti ishte instrumenti financiar i prioriteteve te identifikuara ne Strategjine Kombetare per Zhvillim e Integrim. Kryefjala e tij ishte procesi i Integrimit Europian, duke alokuar, edhe në kushte jo të favorshme financiare, fonde drejt sektorëve më prioritarë dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë që Programi ekonomik i qeverisë Rama nuk përcakton as politika prioritare, as sektorë prioritare që do të mbështeten me politika të posacme nxitëse, rrjedhimisht që edhe buxheti 2013 ishte vecse një instrument për të përmbushur shërbimet luksoze të oborrit Kryeministror duke harruar pagesat për personat me aftësi të kufizuar.

Së dyti:

Qeveria Berisha vazhdoi në mënyrë kembengulese politikat nxitëse për përmirësimin e ambientit dhe klimës e biznesit si një prej kushteve esenciale për rritjen dhe zhvillimin e mëtejeshëm ekonomik.

Shqipëria jo vetëm i shpëtoi recensionit, por reformat e bazuara në lirinë ekonomike, e mbrojtën Shqipërinë nga kriza ekonomike botërore.

Ekonomia Shqiptare është e vetmja ekonomi në Evropë, me një rritje ekonomike prej rreth 20 %. Në 2012 janë dyfishuar investimet e huaja direkte në krahasim me vitin 2004,  duke e listuar Shqipërinë ndër vendet e para në rajon.

Përkundër kësaj, në programin e saj ekonomik, Partia Socialiste e përjashton mbështetjen e zhvillimit ekonomik tek investimet e huaja. Po ashtu, mungesa e ligjshmërisë së akteve, mungesa e transparencës,kontratat abuzive dhe krejtësisht klienteliste me Deloitte dhe me Crown Agents, janë zilet e para të alarmit për humbjen e sigurisë për investimet e huaja në Shqipëri.

Nga ana tjetër, marrja e një borxhi vetëm nga tregu i brendshëm, i heq automatikisht mundësinë bizneseve që ta përdorin këtë të fundit për rritjen apo zgjerimin e tyre, dhe për punësimin e shqiptarëve.

Vlerësimet e fundit jo shumë pozitive nga ana e FMN edhe agjencisë Moody’s për Shqipërinë, mund të ndikojnë negativisht tek bizneset.

Së treti:
Hartimi dhe realizimi i buxheteve në Qeverinë Berisha janë provë bindëse se është e mundur të qeveriset edhe me një qeveri të vogël.

Në 2012 Shpenzimet administrative, u ulën nga 5.21% në 2011 në 5.1 në 2012 duke reduktuar në 0.14 subvencionin sipas rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare. Por z. Rama , nuk erdhi në pushtet për të rritur mirëqënien e shqiptarëve.

Zmadhimi i kabineteve personale e klienteliste qeveritare rritën ndjeshëm shpenzimet administrative me 2 mln dollarë më shumë. Por, për rilindasin Rama, 2 milione dollarë nuk janë asgjë, sepse sic e dini edhe ju, i fut një shumëzim me zero dhe rezultati dihet !!!

Së fundmi dhe kjo është pika që dua të ndalem më shumë e që u trajtua gjerësisht edhe nga Ministri Veliaj:

Në buxhetin 2012 Për sa i përket përfshirjes sociale, Pavarësisht të ardhurave pothuajse në të njëjtin nivel me atë të vitit 2011, uljes së borxhit publik me 0.1% kemi një rritje të ndjeshme të mbështetjes së buxhetit social. Buxheti i mbështetjes sociale nga 9,3 miliardë lekë që ka qenë n
ë vitin 2005, në vitin 2012 arriti në 18 miliardë, pra është gati u dyfishuar.

Duke u nisur edhe nga kjo, të gjithë ne në këtë sallë, duhet të denoncojmë vendimet abuzuese të Qeverisë Rama për të përdorur për lukset e veta buxhetin social, dedikuar kryesisht për personat me aftësi të kufizuar.
Rama dhe ministri i tij Veliaj nuk mund të dalin me “alibinë” e shtimit të 6000 përsonave para zgjedhjeve të 23 qershorit, se nuk janë opozitarë. Aq më pak mund të përdorin justifikimin që nuk ka para në arkën e shtetit për këto pagesa për aq kohë sa Rama po e zhyt vendin në borxhe thjesht për shpenzime për veten e tij, ministrat, orendi zyre, karrike, udhëtime, dieta etj.

Për këtë, JU z. Veliaj duhet tí kërkoni ndjesë qytetarëve shqiptarë!!

Plot 240 milionë dollarë borxh, për dy muaj, ku asnjë qindarkë nuk do shkojë për investime, e aq më pak për këto shtresa që as festat e fund-vitit nuk do mund ti kalojnë gëzuar më familjet te tyre.

E kishit rastin z. Ministër që të ishit Ministër i suksesshëm, sikur Ju të kishit programuar vetem 2-3 mln dollarë për këto shtresa, nga borxhi i luksit prej 240 mln dollarësh,  do kishit mundësi ti kryenit pagesat deri në fillim të vitit që vjen, dhe unë e para do ta kisha votuar aktin tuaj normativ.

Në lidhje me pyetjen tuaj në një emission të mbrëmshëm televiziv që e përmendët edhe sot, se për cfarë shqetësohet opozita pse ju po hapni, merrni e coni dosje dhe denonconi??? Dua t’ju informoj që opozita nuk është aspak e shqetësuar se ju po denonconi ata që thoni që kanë abuzuar në Elbasan apo kudo qoftë, përkundrazi, edhe në shkresën që unë ju kam dërguar si kryetare e Komisionit të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë rekomandimet e para janë:

1- Inkurajojmë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që të ndërmarrë hapa konkrete, për të cuar para drejtësisë të gjithë personat që kanë abuzuar me kompetencën që u jep ligji, duke rritur në mënyrë fiktive numrin e përfituesve;
2- Të merren masa efikase për të pastruar skemës e përfituesve nga të gjithë ata individë që përfitojnë pagesat pa të drejtë.

Por më lejoni z. Ministër t’ju tregoj dicka nga dinamika e numrave dhe fondeve për Personat me Aftësi të Kufizuar ndër vite e qe me siguri ju s’í dini pasi në vitet 2004 – 2005 keni qenë duke protestuar që të largohej Krueministrt Socialist i Qeverisë Socialiste, ministër i së cilës Ju jeni tani!

Vetë numri i skemës tregon se çfarë politikash janë bërë: politika për të rritur trajtimin apo për t’u përfshirë në skemë.

Në vitin 2001 kanë qenë 47 mijë e 638 persona; në vitin 2002 kanë qenë 49 mijë e 925 persona; 2003 – 52 mijë e 886 persona; 2004 – 54 mijë e 560 persona; 2005 – 92 mijë e 77 persona; (pra janë shtuar për një vit rreth 50 mijë persona në skemë); 2006 – 101 mijë persona; 2007 – 108 mijë e 768 persona; 2008 – 117 mijë e 698 persona; 2009 – 126 mijë e 595 persona; 2010 – 133 mijë persona; 2011 – 144 mijë persona dhe në vitin 2012 – 147 mijë persona (rreth 5 % e popullsisë).

Para Ju, Qeveria Socialiste në vitin 2004 në mënyrë tërësisht elektorale, aspak ekonomike dhe aspak sociale, ftuat dhe përfshitë në skemë 50 mijë persona, në mënyrë të menjëhershme, pa shtuar fondet përkatëse: 5 miliardë në vitin 2004 dhe 6 miliardë në 2005-n, ndërkohë që numri i personave u dyfishua.

Por në atë kohë Berisha nuk erdhi në parlament për ti vënë gishtin opozitës e të thoshte që nuk do ti bëjë pagesat pasi ju nuk i kishit lënë para të programuara mjaftueshëm, por siguroi fondet e duhura për të bërë pagesat respektive për kategotitë përkatëse.

Paketa e shpenzimeve sociale, sipas standardeve të Bankës Botërore, në vitin 2004 zinte rreth 60 miliardë lekë, ndërsa vitin 2012 zinte 140 miliardë lekë, pra një rritje prej 2,5 herë a më shumë të fondit në total. Në raport me GDP-në, nga 6,7% që zinin në 2004, në fund të vitit të kaluar zunë 11%, duke qenë ndër më të lartat në rajon. Pra, Qeveria Berisha ishte një qeveri e vogël, me taksa të ulëta, por me paketën e shpenzimeve sociale në buxhet më të lartën në rajon.

Për këto kategori janë alokuar më shumë se 120 milionë dollarë. Çfarë është e nevojshme? Pastrimi nga informaliteti i kësaj skeme, e për këtë Qeveria jonë ka negociuar me Bankën Botërore një projekt prej 38 mln EUROSH. Është shumë e nevojshme një reformë të re në këtë skemë pasi ajo që bëri PS në vitin 2005 e dëmtoi thellësisht atë pasi ishte thjesht një ftesë për të votuar qeverinë e kohës.

Në fund dua t’ju citoj një mesazh në facebook të një zotërie të quajtur Haki Cenaj i cili thotë:

Si e mendon Edi Rama të qeverisë kur në të njeten kohë nuk u jep invalidëve të punës pagesën mujore, kur ata kanë lënë kockat në punë? cfarë është kjo qeverisje sipas tij kur në një kohe duhet ndihmuar, kurse ky një pseudo kryeministër në vend që të ndihmojë shtresat më të varfra nuk u jep edhe pensionin e tyre? unë mendoj se ky njeri nuk mendon për njerëzit që jane sakrifikuar në krye të punes, por mendon për hajdutat dhe kriminelat si të vrasin dhe të vjedhin më shumë.

Dhe një këshillë miqësore z. Ministër, meqenëse duke filluar që nga dita e djeshme nga ana e OKB ngjyra mavi e simbolit që mbani është bërë portokalli, mbase edhe ju mund të konsideroni që ta ndërroni atë.

Ju faleminderit!!

Read More
05 Dhj
0

Tabaku në Kuvend mbi Buxhetin Faktik 2012 dhe Rishikimin Buxhetor – Shtator 2013

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku në Kuvend:

Si deputete e Tiranës, marr shkas nga dita e sotme të uroj qytetarët e Tiranës, Gëzuar 26 Nëntorin, Ditën e Lavdishme të Pavarësisë së Tiranës. Një festë që shumë familje të vjetra Tiranase e kanë festuar me krenari edhe në ditët e errëta të diktaturës.  Mirënjohje dhe respekt të vecantë familjeve të Fuat Bej Toptani, Refik bej Toptani, Abdullah Gjinali, Xhelal Toptani, Myderiz Sulejmani, Sheh Ahmet Pazari, Jusuf Aqif Banka, Myderiz Hyseni, Myslym Beshiri, Selim Petrela, Papa Nikolla Papajani, Ismail Ndroqi dhe Nikollë Nishku që ngritën Flamurin në Tiranë.

Projektligji në fjalë pasqyron rezultatet faktike të arritura në treguesit kryesorë të buxhetit të shtetit të vitit 2012, si të ardhurat, shpenzimet, deficiti buxhetor, huamarrja për financimin e tij etj.

Ky raport që vjen në parlament i certifikuar nga Qeveria Rama tregon se të gjitha shifrat e të dhënat të cilat kemi kohë që i deklarojmë janë faktike dhe reale dhe të njohura e të pranuara nga të gjithë.

1. Rritja ekonomike

Viti 2012 ishte një vit i vështirë, viti më i vështirë që ka provuar ekonomia shqiptare deri më sot. E kemi theksuar disa herë që ishte një vit i vështirë dhe kërkonte masa të vështira. Falë politikës fiskale të kujdesshme dhe stimuluese ndaj biznesit kriza globale nuk arriti që të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vitin 2009, por shumë faktorë vazhduan ta afektojnë ekonominë globale dhe rrjedhimisht viti 2012 ishte viti, ku mesatarja e rajonit ishte negative, ndërkohë që në Shqipëri patëm një rritje pozitive prej 1.6%.

Në një vit krize, në një vit të vështirë, financat publike arritën të mbahen të konsoliduara, në objektivat dhe parametrat e vendosura në buxhetin e miratuar dhe në parametrat e vendosura nga BSH. E pritshme do të ishte që gjatë këtij viti të kishim një rritje të deficitit por kjo nuk ndodhi duke qenë se deficiti i vitit 2012 ishte 3.4% pra 0.1% më i ulët nga ai i vitit 2011.

Borxhi publik i vendeve të rajonit u rrit nga 41% në 47%, me 6 pikë përqindje kurse borxhi publik i Shqipërisë për vitin e kaluar, në krahasim me vendet e rajonit, u rrit me rreth 1.8% e kjo rritje i lidhet ngushtë me rënien e ritmit të rritjes së ekonomisë shqiptare. Asokohe ishit shumë të shqetësuar nga borxhi i lartë e ky shqetësim u vërejt se sa serioz qe që në hapat e para të qeverisë, ku për 3 muajt e mbetur e rritët me 6% borxhin përmes të famshmit akt normativ. Rritje që ezauron burimet e tregut të brendshëm, ndryshe nga praktika e buxheteve të shkuara.

2. Të ardhurat

Te ardhurat ne buxhetin 2012 ishin 330. 4 miliardë lekë, ose 0.9 përqind me pak se parashikimi dhe vetëm 0.2 përqind më pak se një vit më parë. Ndërkohë me aktin normativ të ardhurat në buxhetin 2013 janë 321 miliardë lekë, ose plot 22 përqind më pak se parashikimi. Dhe këtë nuk e them unë, nuk e thotë Partia Demokratike por dokumenti që keni sjellë sot për miratim.

Sigurisht që ka pasur probleme dhe në mbledhjen e të ardhurave, dhe kjo reflektohet në raport por asnjëherë realizimi i të ardhurave si nga doganat ashtu dhe nga tatimet nuk është më shumë se 2 përqind se parashikimi. Por, sipas edhe raportit të KLSH, shihet se politikat fiskale të qeverisë së kaluar nuk kanë qenë të dobëta apo pa vlerë, sepse mungesa e mbledhjes së të ardhurave nuk ka ardhur si efekt i rëndesës fiskale por si rezultat i shumë faktorëve që lidhen njëkohësisht dhe më krizën. Madje edhe ndryshimi i politikës së mbledhjes së akcizës nga doganat, legalizimi i pasurive të paluajtshme etj kanë sjellë një rritje të ndjeshme dhe kjo e krahasuar me vështirësitë që hasi ekonomia gjatë 2012. Në pak fjalë politikat fiskale, me gjithë problematikat e njohura, kanë sjellë një efekt pozitiv në rritjen e të ardhurave (Rritja e taksës për gazoilin, ndryshimi i nivelit për taksën vjetore ndaj automjeteve, rritjen e nivelit të taksës mbi karbonin).

Por ndërkohë që kemi një problematikë reale me mbledhjen aktuale të të ardhurave në dogana e tatime dhe me performancën e parashikuar për 3 muajt e parë të qeverisjes. Me bujë të madhe deklaruat se ka pasur rritje në të ardhurat tatimore e doganore për muajin tetor ndërkohë që nga tatimet janë mbledhur në tetor të 2012 13.1 miliardë dhe janë rimbursuar 639 milionë dhe në tetor 2013 janë mbledhur 13.8 miliardë e janë rimbursuar 231 milionë. Nga doganat të cilat këtë vit kanë mbledhur dhe akcizën nga 12.3 miliardë lekë në tetor të 2012 janë mbledhur 13.2 miliardë lekë në tetor të 2013 bashkë me akcizën prej 1.6 miliardë.

Kjo performancë në rënie, dhe kjo ulje e pritshmërisë sigurisht e përgatitur enkas për kontratën me agjentin e ri doganor ngre shumë pikëpyetje.

Disa nga shqetësimet që dua të ngre dhe që lidhen me sugjerime për qeverinë në manaxhimin e kontratës me Crown Agents por që do të ndikojë në buxhetin e vitit 2013 janë:

Së pari, për informalitetin që kjo mund të sjellë duke prishur zinxhirin e mbledhjes së të ardhurave dhe duke nxjerrë nga sistemi disa individë (kompani) pa asnjë shkak ligjor dhe financiar.

Së dyti, kjo marrëveshje nuk i vendos palët në dy pozicione të barabarta duke qenë se maksimumi i riskut dhe penaliteteve është 3 ml Euro në 3 vite. Nëse ndokush mund të pyes se si do të veprohet sikur kjo kompani t’i sjellë dëme qeverisë? Po në rastin e pakujdesisë? Po në rastin e shkeljes së detyrimeve? Po sikur buxhetit të shtetit t’i mungojnë të gjitha këto të ardhura? Prapë nuk ka rëndësi, sepse penaliteti është vetëm 3 ml euro në 3 vite ndërkohë që pagesa e shqiptarëve ndaj tyre është mbi 13 milionë Euro, për të mbledhur mbi 4.5 miliardë euro.

Së treti, kundërshtimi im lidhet me pagesat. Kompania përfiton një pagesë me 10% pa filluar punë pa llogaritur shpenzimet operative për mjete, pra i paguhet kompanisë 1 milion euro. Ndërkohë që në rast se mund të zbulohet apo mund të ndodhë ndonjë nga ngjarjet e përmendura më sipër qeveria do të vijojë të paguajë se në rast mos pagese është e detyruar të paguajë interes për shumën e mos paguar prej 3% plus normën e rifinancimit të BERZH. Dhe nëse ka problematika duhet të vazhdojë të paguajë e të presë sa të përfundojë arbitrazhi që të gjithë e dimë sa mund të zgjasë në kohë.

Së katërti, kjo kontratë u lavdërua, nga mazhoranca, se bazohej mbi tregues performance dhe se kompania do të rrisë të ardhurat doganore, siç thuhet në shtojcën që akoma është draft pune, nga 10.1 përqind në 11 përqind të GDP. A ka tregues më subjektiv se ky? Sikundër e përmenda më sipër aktualisht të ardhurat doganore janë mbi 11 përqind duke qenë se nga viti i kaluar akciza nuk mblidhet më nga tatimet, por nga dogana. Nga ana tjetër jo më larg se një javë më parë dëgjova diskutimin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese që akcizat do të rriten, pra me vetëdije qeveria merr masa të tilla që edhe pa bërë asgjë, të ardhurat doganore të rriten prej këtyre dy lëvizjeve. Kështu që kjo kompani i bie q
ë të mos bëjë asgjë, sepse objektivi është arritur dhe akoma më çuditërisht objektivi është arritur akoma pa filluar punë! Për të mos folur pastaj për faktin se GDP në kohë llogaritet me diferencë të paktën një vit dhe baza e krahasimit është e vështirë, ndërkohë që sipas marrëveshjes pagesat duhen bërë se fillojnë penalitetet e nuk ka kohë për vonesa!

Pikërisht këto shifra konfirmohen nga buxheti faktit i vitit 2012, sa janë të ardhurat doganore së bashku me akcisat si përqindje e PBB. Dhe me miratimin e këtij buxheti faktik ju miratoni njëkohësisht dhe faktin që agjenti doganor do të paguhet pa bërë asgjë! Për të arritur më pak se sa është arritur në vitin 2012!

3. Buxheti social

Unë nuk besoj se ndonjë qeveri e djathtë ka pasur një buxhet social më të lartë se ai gjatë viteve të kaluara dhe kjo vërtetohet dhe njëherë këtu.

Duke pasur parasysh tendencat e tregut, dhe duke pasur parasysh problemet e krizës globale, u gjykua se buxheti për investime dhe për shtresat sociale nuk do të prekej. Politikat sociale të kujdesshme u shoqëruan me masa të kujdesshme sociale si dhe me përdorimin me efektivitet të parasë publike.

E para ilustrohet shumë mirë me faktin që rreth 5% e produktit të brendshëm bruto janë bërë investime dhe, njëkohësisht, duke konsideruar edhe faktin tjetër, shumë të rëndësishëm, atë standard të financave publike, të cilin ju e shkelët me aktin normativ, që rreth 100 milionë euro, i cili u takon investimeve, është financuar me të ardhura dhe jo me borxhin publik.

Për sa i përket përfshirjes sociale, duhen pasur parasysh dy aspekte. Së pari, kemi një nivel të ardhurash, pothuajse të njëjtë me atë të vitit 2011, kemi një ulje të borxhit publik nga 3,5 % të produktit të brendshëm bruto në 3,4 % të tij. Ndryshe nga këto tendenca kemi një rritje të ndjeshme të mbështetjes së buxhetit social. Në kushtet kur të ardhurat mbesin në të njëjtin nivel dhe borxhi është i ulur kemi një rritje të përfitimeve të pensionistëve me 50 milionë dollarë, kemi një rritje në programin e ndihmës ekonomike me 1,6 miliardë lekë, ose rreth 20 milionë dollarë, kemi një rritje në buxhetin e papunësisë.

Në tërësi, dua të theksoj faktin që ky buxhet nga 9,3 miliardë që ka qenë në vitin 2005 vitin e kaluar arriti të jetë 18 miliardë, ose gati dyfish.

Për këtë arsye, duke përfituar nga rasti këtu i bëj thirrje qeverisë që ndoshta me një akt tjetër normativ siç ka bërë deri më tani, të korrigjojë harresën që bëri kur hartoi buxhetin në shtator dhe nuk përfshiu pagesat e paaftësisë dhe të  papunësisë. Të mos konsiderojë çdo gjë të bërë nga qeveria e mëparshme si gabim, por nga ata 240 milionë dollarë të marrë borxh të paguajë dhe këto shtresa në nevojë dhe të mos ti lërë të presin janarin.

Raporti thekson se në të gjitha rastet, ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2012, KLSH ka sugjeruar pagesën me përparësi të shtresës së të burgosurve politikë ku çdo e ardhur nga privatizimi përdorej me prioritet për investimet dhe të përndjekurit politikë. Shpresojmë që kjo praktikë të vazhdojë të ndiqet.

Siç u përmend dhe nga relatori në komisionin e ekonomisë vlera e këtij raporti është pikërisht në faktin se për herë të parë bën dhe një bilanc të detyrimeve të qeverisë për vitin 2012. Dhe me të drejtë ngrihet pyetja për çfarë duhet Auditi i paguar 80000 Euro kur kemi një institucion të pavarur që e bën këtë? Pse duhet të shpenzojmë për diçka që ekziston? Këtë shqetësim besoj e kanë dhe shumë shqiptarë sot!

A do t’i përmbahet qeveria raportit të KLSH me të mirat dhe të këqijat e saj?

Cili do të jetë kontributi i qeverisë së re që të vazhdojë udhën e nisur nga qeveria mbi këto pika?
A do të vazhdoni të silleni akoma sikur jeni në opozitë?

Apo do të përpiqeni të vazhdoni që qoftë edhe disa gjëra që edhe nën syrin e KLSH e institucioneve të tjera ndërkombëtare janë tregues pozitiv për ekonominë dhe shënjues pozitiv në buxhetin faktik, ti injoroni?

Unë besoj se raporti i paraqitur sot në Kuvend jep një kuadër të qartë të situatës me problematikat dhe sfidat që kishte ekonomia shqiptare dhe duke e pranuar atë me të mirat dhe të këqijat e saj shpresoj shumë që qeveria aktuale të marrë për bazë sugjerimet dhe të vazhdojë disa nga reformat e nisura në kuadrin e manaxhimit të përgjegjshëm të financave publike.

Read More
05 Dhj
0

Basha: Forcimi dhe zgjerimi i PD-së, nderimi më i mirë për Sokolin

Të nderuar deputetë,

E di se ne këtë moment të  gjithë i kemi sytë tek ajo buqetë me lule aty,  kemi në mendje Sokolin, mikun tonë të shtrenjtë, deputetin tonë  shembullor, që u nda tragjikisht nga jeta natën e zezë të mërkurës së shkuar dhe dua ta nis këtë mbledhje të Grupit Parlamentar.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij…

***

I paharruar kujtimi i tij!

Mijëra mesazhe ngushëllimi kanë ardhur këto ditë Partisë Demokratike, mua si kryetar i saj nga njerëz të  thjeshtë brenda dhe jashtë vendit, nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, nga komunitet fetare, nga parti dhe politikanë  shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, nga parti simotra europiane, nga miq të huaj, nga përfaqësues diplomatikë  të vendeve mike të botës këtu në Tiranë, e shumë të tjerë. Të  gjithë  janë bashkuar me dhimbjen tonë, me dhimbjen e familjes dhe të afërmeve të Sokolit,  me dhimbjen e mbarë vendit për ketë humbje të rëndë.

Në emrin tuaj dëshiroj t’i falenderoj nga zemra të gjithë për ngushëllimet e tyre të ndjera.

Secili prej nesh, të dashur miq,  dhe bashkë me ne qindra – mijëra demokratë, sjellim sot në mendje episode të ndryshme të njohjes me Sokolin, takimeve me të, të punës me të, të bashkëudhëtimit me të në rrugën e sfidave të shumta,  qeverisëse dhe opozitare që ka përballuar e përmbushur gjatë këtyre dy dekadave Partia Demokratike.

Secili ka diçka të  vetën për të kujtuar. Tërësia e episodeve në lidhjen e tyre është përmendorja e nderimit tonë, e respektit tonë, e vendosmërisë sonë të njëzëshme për ta mbajtur të gjallë në zemrat tona kujtimin e Sokolit.

Kam edhe unë shumë e shumë episode të bukura për të  kujtuar, për të treguar, sepse na pat rënë të dyve shorti dhe nderi të  lançoheshim në  moshë të re në politikën e lartë nga kryetari historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, dhe të merrnim të dy përgjegjësi të mëdha në qeverisjen tetëvjeçare të Partisë Demokratike.

Po evokoj shkurtimisht në këtë mbledhje takimin shumë të përzemërt dhe të hapur që patëm vetëm pak ditë para aksidentit tragjik. Folëm shtruar për zhvillimet politike,  ndamë të njëjtat pikëpamje për qeverinë e shumicës së sotme që është shndërruar në faktor rreziku për demokracinë dhe ekonominë shqiptare me paligjshmërinë dhe arbitraritetin e saj të ngritur në sistem brenda një kohë të shkurtër.

Ndamë gjithashtu bindjen se përballë këtyre sfidave grupi ynë parlamentar dhe mbarë Partia Demokratike duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fort me fakte, profesionalizëm dhe argumente, me bashkim dhe kohezion të fortë  opozitar, duke bërë nul në këtë mënyrë çdo përpjekje apo projekt të kundërshtarëve tanë në qeveri për të futur përçarje, për të krijuar opozitën e opozitës, me qëllim dobësimin dhe eliminimin e Partisë Demokratike që është ëndrra e tyre e vjetër.

Sokoli iku në kulmin e moshës, në aksidentin fatal të së mërkurës, që na veshi në zi të gjithëve. Nuk mund të linte amanete, por unë dhe ju e dimë mirë se opozita e fortë, ballore dhe e pandashme kundër qeverisë  Rama-Meta ishte gjithashtu kredoja e tij politike, se kohezioni opozitar,  në respekt të lirisë demokratike të diskutimeve dhe debateve,  ishte gjithashtu formula e tij për Fillimin e Ri dhe Ringritjen që synojmë.

Duke forcuar e modernizuar opozitarizmin, duke forcuar radhët tona, duke i zgjeruar radhët tona me një hapje të re të  fuqishme të Partisë Demokratike ndaj brezit të ri dhe njerëzve të lirë të Shqipërisë, ne nderojmë kujtimin dhe veprën demokratike të mikut dhe kolegut tonë të paharruar Sokol Olldashi.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 5 Dhjetor 2013

Read More
05 Dhj
0

Basha: Forcimi dhe zgjerimi i PD-së, nderimi më i mirë për Sokolin

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar:

Të nderuar deputetë,

E di se ne këtë moment të  gjithë i kemi sytë tek ajo buqetë me lule aty,  kemi në mendje Sokolin, mikun tonë të shtrenjtë, deputetin tonë  shembullor, që u nda tragjikisht nga jeta natën e zezë të mërkurës së shkuar dhe dua ta nis këtë mbledhje të Grupit Parlamentar.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij…

***
I paharruar kujtimi i tij!

Mijëra mesazhe ngushëllimi kanë ardhur këto ditë Partisë Demokratike, mua si kryetar i saj nga njerëz të  thjeshtë brenda dhe jashtë vendit, nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, nga komunitet fetare, nga parti dhe politikanë  shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, nga parti simotra europiane, nga miq të huaj, nga përfaqësues diplomatikë  të vendeve mike të botës këtu në Tiranë, e shumë të tjerë. Të  gjithë  janë bashkuar me dhimbjen tonë, me dhimbjen e familjes dhe të afërmeve të Sokolit,  me dhimbjen e mbarë vendit për ketë humbje të rëndë.

Në emrin tuaj dëshiroj t’i falenderoj nga zemra të gjithë për ngushëllimet e tyre të ndjera.

Secili prej nesh, të dashur miq,  dhe bashkë me ne qindra – mijëra demokratë, sjellim sot në mendje episode të ndryshme të njohjes me Sokolin, takimeve me të, të punës me të, të bashkëudhëtimit me të në rrugën e sfidave të shumta,  qeverisëse dhe opozitare që ka përballuar e përmbushur gjatë këtyre dy dekadave Partia Demokratike.

Secili ka diçka të  vetën për të kujtuar. Tërësia e episodeve në lidhjen e tyre është përmendorja e nderimit tonë, e respektit tonë, e vendosmërisë sonë të njëzëshme për ta mbajtur të gjallë në zemrat tona kujtimin e Sokolit.
Kam edhe unë shumë e shumë episode të bukura për të  kujtuar, për të treguar, sepse na pat rënë të dyve shorti dhe nderi të  lançoheshim në  moshë të re në politikën e lartë nga kryetari historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, dhe të merrnim të dy përgjegjësi të mëdha në qeverisjen tetëvjeçare të Partisë Demokratike.

Po evokoj shkurtimisht në këtë mbledhje takimin shumë të përzemërt dhe të hapur që patëm vetëm pak ditë para aksidentit tragjik. Folëm shtruar për zhvillimet politike,  ndamë të njëjtat pikëpamje për qeverinë e shumicës së sotme që është shndërruar në faktor rreziku për demokracinë dhe ekonominë shqiptare me paligjshmërinë dhe arbitraritetin e saj të ngritur në sistem brenda një kohë të shkurtër.

Ndamë gjithashtu bindjen se përballë këtyre sfidave grupi ynë parlamentar dhe mbarë Partia Demokratike duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fort me fakte, profesionalizëm dhe argumente, me bashkim dhe kohezion të fortë  opozitar, duke bërë nul në këtë mënyrë çdo përpjekje apo projekt të kundërshtarëve tanë në qeveri për të futur përçarje, për të krijuar opozitën e opozitës, me qëllim dobësimin dhe eliminimin e Partisë Demokratike që është ëndrra e tyre e vjetër.

Sokoli iku në kulmin e moshës, në aksidentin fatal të së mërkurës, që na veshi në zi të gjithëve. Nuk mund të linte amanete, por unë dhe ju e dimë mirë se opozita e fortë, ballore dhe e pandashme kundër qeverisë  Rama-Meta ishte gjithashtu kredoja e tij politike, se kohezioni opozitar,  në respekt të lirisë demokratike të diskutimeve dhe debateve,  ishte gjithashtu formula e tij për Fillimin e Ri dhe Ringritjen që synojmë.
Duke forcuar e modernizuar opozitarizmin, duke forcuar radhët tona, duke i zgjeruar radhët tona me një hapje të re të  fuqishme të Partisë Demokratike ndaj brezit të ri dhe njerëzve të lirë të Shqipërisë, ne nderojmë kujtimin dhe veprën demokratike të mikut dhe kolegut tonë të paharruar Sokol Olldashi.

Read More
05 Dhj
0

Gjykata e Tiranës rrëzon vendimin e kryeministrit, PD inkurajon drejtësinë

Deklarata për media e koordinatores së shtypit, Silvi Bardhi:

Gjykata e Tiranës ka hedhur sot poshtë si të paligjshëm një vendim të Kryeministrit Edi Rama për lirimin nga detyra të Drejtoreshës së Statistikave, zonjës Ines Nurja.

Gjykata e Tiranës urdhëron kthimin e menjëhershëm në detyrë të drejtoreshës së statistikave.

Vendimi i sotëm i Gjykatës është një triumf i drejtësisë kundër arbitraritetit të Kryeministrit.

Edi Rama shkeli ligjin me shkarkimin që i bëri drejtoreshës së këtij instituti dhe Partia Demokratike e denoncoi rastin.

Kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe me procedurën urdhëroi lirimin e Nurjes nga detyra dhe zëvendësimin e saj me një tjetër në një përpjekje për të futur nën kontroll institucionin e të vërtetave, një muaj më parë.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës është një shenjë e mirë dhe shpresëdhënëse kundër revanshit dhe fushatës së spastrimit antiligjor që Kryeministri po bën në dëm të administratës prej më shumë se dy muajsh.

Partia Demokratike inkurajon gjykatat të vazhdojnë pa u trembur në misionin e tyre për të bërë drejtësi dhe për të mos lejuar qeverinë e vendit të shkelë ligjit, të drejtat e qytetarëve dhe dinjitetin e tyre human.

Read More
05 Dhj
0

Dita Ndërkombëtare, PD: Qeveria, dhunuesja më e madhe e grave

Deklarata për media e zëdhënëses Laura Vorpsi:

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas e gjen gruan shqiptare në një gjendje të vështirë.

Qeveria ka ndërmarrë një fushatë spastrimi të paligjshme dhe të pamotivuar në administratë, duke larguar nga detyra dhjetra qindra gra.

Në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me vlerat, duke nëpërkëmbur dinjitetin human, dhjetëra e qindra gra sot thirren çdo ditë nga shefat e institucioneve, dhe përzihen nga puna me urdhëra partiakë.

Kjo fushatë nuk ka kursyer gratë profesioniste, gratë në karrierë, nëpunëset civile, pavarësisht kontributit të tyre të çmuar në sektorët më të rëndësishëm të administratës dhe të prioriteteve të vendit.

Nëse doni një shembull tipik se si i trajton gratë Edi Rama, se si ushtron ai dhunë ndaj tyre, merrni rastin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive.

Ai po përdor të gjitha metodat e shantazhit, psikologjik dhe fizik, kundër një zonje që ka një mandat të ligjshëm të votuar nga Parlamenti.

E njëjta sjellje bëhet edhe nga të tijtë, në ministri e kudo, ku çdo ditë hiqen nga puna në mënyrë arbitrare vajza dhe gra të zonjat e që kanë ndërtuar me mund karrierën e tyre profesionale.

Dhuna e qeverisë ndaj grave është më e keqja nga të gjitha, pasi ushtrohet prej atyre që supozohet që duhet të mbrojnë, promovojnë dhe garantojnë shanset dhe karrierën e femrave.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të heqë dorë nga ky keqtrajtim i përditshëm që u bën grave në administratë dhe kërkon kthimin mbrapsht të akteve të paligjshme dhe vendosjen në vend të këtij dinjiteti të nëpërkëmbur.

Read More
05 Dhj
0

PD, Vokshi: Qeveria u mohon festat e fundvitit personave në nevojë!

Deklarata për media e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi:

Sot, kryeministri Edi Rama konfirmoi sot zyrtarisht se personat me aftësi të kufizuar, të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjiket, personat në nevojë dhe ata që marrin asistencë ekonomike për papunësinë, nuk do të festojnë as krishtlindje, e as vitin e ri.

Qeveria si asnjëherë më parë në këtë vend, u mohoi atyre festën duke mos u dhënë shpërblimin që u takon e me të cilin ata jetojnë.

Lajmin e dha Ministri Erion Veliaj sot, me një gjakftohtësi absurde kriminale, kur tha se pagesat e prapambetura do të merren vetëm nga janari 2014.

Po bëhen tre muaj që kjo kategori në nevojë e shoqërisë tonë nuk merr asnjë nga pagesat që ju takojnë.

Administrata e Ramës gjeti më shumë se 4 miliardë lekë në buxhet të destinuara pikërisht për të kryer këto pagesa.

Nevojiteshin vetëm 2 ose 3 milionë dollarë për të mbuluar këtë zë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Çfarë bëri qeveria Rama?

Me rishikimin që i bëri buxhetit, duke e zhytur vendin në borxhe, thjesht harroi të parashikonte vetëm 2-3 milionë dollarë për të verbërit, paraplegjikët, tetraplegjikët apo për të papunët nga plot 220 milionë dollarë që mori borxh.

Qeveria harroi Personat me Aftësi të Kufizuara dhe të papunët, por nuk harroi të akordonte fonde për shpenzimet e Kryeministrit, të ministrave, për udhëtime, dieta e rregullime zyrash etj.

Qeveria u zhyt në luks, por i doli nga mendja të jepte, nga 220 milionë dollarë, vetëm 3 milionë për personat me aftësi të kufizuar dhe të papunët.

Kjo vërteton edhe një papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e kësaj qeverie.

Partia Demokratike e dënon fuqishëm këtë akt të turpshëm të qeverisë dhe i kërkon Ramës të rishikojë vendimin dhe të kryejë sa më shpejt detyrimet që ka ndaj shtresave në nevojë.

Read More