Blog

27 Shk
0

Halimi: Te rikthehet ligjshmeria dhe zbatimi i Kushtetutes ne Kuvend

Fjala e deputetit te PD Eduard Halimi ne Kuvend:

(më tepër…)

Read More
26 Shk
0

PD: Botimi i vendimit, fitore e drejtësisë, qeveria ta zbatojë

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Deputeti Halimi i kërkon qeverisë të anulojë projektligjin e saj për Nëpunësin Civil, të kthejë konsensusin e shkelur, të cojë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të 5 mijë të shkarkuarve pa motiv. 

(më tepër…)

Read More
26 Shk
0

PD: Tahiri të tregojë çfarë e lidh me grupin kriminal

Deputeti Ristani publikon fakte të reja për lidhjen e Ministrit të Brendshëm me persona të trafikut të drogës, dhe një foto kompromentuese të Kryeministrit Rama

Tre ditë më parë, Partia Demokratike pyeti publikisht Ministrin e Brendshëm për kriteret që kishte aplikuar në emërimin e Ardian Serezit në Policinë e Shtetit, personi që u kap me 1 tonë drogë në kamion.

Gjithashtu ne i kërkuam Ministrit, në interesin më të lartë publik, të bënte të ditur: se cilat janë marrdhëniet e tij me Serezin, kur është takuar për herë të fundit me të, dhe si ia ka dalë i arrestuari me 1 tonë drogë, të sigurojë dëshmi të bardhë penaliteti për t’u emëruar në Polici, kur dihet se ai është dënuar më parë për vepra të rënda penale.

Ministri heshti.

Por heshtja e ministrit nuk është zgjidhje. Rezulton se Saimir Tahiri është i lidhur ngushtë me një grup të strukturuar kriminal, ku Serezi i 1 tonë droge, është një nga pjesëtarët.

Sot, po e pyesim publikisht Ministrin, por edhe Kryeministrin, se cila është lidhja që kanë me personin me inicialet Genti Alizotin.

E gjithë Tirana e di, se Gent Alizoti është një nga cunat e Ministrit të Brendshëm, gjithnjë në krah të tij, sidomos në fushatë zgjedhore, dhe kujdeset për punët e Ministrit.

Është ky që shihni në këtë foton, në krahun e majtë të Kryeministrit.

Alizoti është i dënuar për trafik droge. Ai është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë.

3 vite më pas është liruar me kusht.

Ky që del në foto në krahun e majtë të Kryeministrit, është krahu i djathtë i Saimir Tahirit. Formalisht është i punësuar në Minibashkinë e Kombinatit.

Saimir Tahiri e ka për detyrë të bëjë transparencë. Cila është lidhja e tij me këtë grup të dyshimtë të lidhur me trafikun e drogës dhe vepra të rënda penale. Cilat janë favoret që Ministri i Brendshëm i ofron këtij grupimi në ushtrimin e aktivitetit.

Paaftësia e Ministrit, përfshirja e kundraligjshme e militantëve në strukturat e Policisë dhe punësimi në to i ushtarëve të krimit, janë arsyet që situata e rendit dhe e sigurisë në vend është në shthurje dhe përkeqësim të përditshëm.

Ju e patë se çfarë ndodhi sot në mëngjes në mes të Tiranës, një shpërthim tritoli që ka sjellë tre të plagosur rëndë.

Zbulimi i lidhjeve kriminale të Ministrit të Brendshëm është një këmbanë alarmi që lidhet drejtpërdrejt me shkaqet dhe arsyet e riaktivizimit masiv të rrugëve rajonale të trafikut të drogës.

Read More
25 Shk
0

Basha: Qeveria po zhbën standardet duke vënë në rrezik për herë të dytë statusin

Kryetari i Partisë Demokratike, pret Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në BE, dhe e informon për gjendjen shqetësuese të demokracisë, rendit dhe ekonomisë

(më tepër…)

Read More
24 Shk
0

Basha: “Shqipëria në protestë” dhe opozita, përballje vendimtare me qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike thekson vendosmërinë për të mos lejuar shkeljen e ligjit e Kushtetutës dhe rrezikimin e demokracisë nga Rama-Meta, dhe keqqeverisjen që po sjell varfëri.

(më tepër…)

Read More
24 Shk
0

PD: Qeveria, fushatë spastrimi, doganat bëhen degë e PS

Deputetja Tabaku denoncon ndëshkimin kolektiv në Dogana me planin qeveritar për të krijuar vende pune për militantët

(më tepër…)

Read More
23 Shk
0

PD: Veliaj vuan nga sindromi i vitit zero, fyen mjekët

Partia Demokratike denoncon qëndrimet qesharake dhe fyese të Ministrit ndaj punës së okulistëve.

(më tepër…)

Read More
23 Shk
0

PD: I njohuri i Tahirit në kamionin me 1 tonë drogë

Deputeti Noka denoncon skandalin e emërimit në polici të trafikantit të drogës, i njohur për raportet me Ministrin e Brendshëm në fushatën zgjedhore.

(më tepër…)

Read More
23 Shk
0

PD: Qeveria mban peng vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Deputeti Bylykbashi denoncon tejkalimin me 8 ditë të afatit ligjor të botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare.

(më tepër…)

Read More
22 Shk
0

PD: Krimi rritet, Tahiri bën si inspektori Gaxhet

Deputeti Ristani bën prezent shqetësimin e Partisë Demokratike për vrasjet dhe 5 viktimat e krimit në tre ditë në Shqipëri. “Në vend të analizës dhe marrjes së masave, Ministri këqyr nga tarraca e Kryeministrisë me radio në dorë e syze të errëta”

(më tepër…)

Read More