FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË AKTIVITETIN E ORGANIZUAR NGA FONDACIONI PËR LIRI DHE DEMOKRACI, NË KUADËR TË 20 SHKURTIT
Të ndëruar të pranishëm, të nderuar të ftuar, më lejoni ta nis me një mirëseardhje, besoj në emër të të gjithë pranishmëve këtu për folësit e nderit në këtë organizim të Fondacionit për Liri dhe Demokraci. Profesor Bernd Fischer që na bashkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka udhëtuar nga largë, ndonëse për lexuesit dhe studiuesit shqiptarë ai nuk është kurrë larg. Profesor Fischer është pa asnjë diskutim historian dhe studiuesi me më shumë reputacion në trevat shqiptare, në Shqipëri, me një kontribut I cili shtrihet në 4 dekada dhe ku përfshihet në mënyrën më objective të mundshme studimi I viteve të stabilizimit të Shqipërisë dhe të themelimit të monarkisë shqiptare. Studimi I Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore dhe së fundmi tema e ndjeshme e studimit të Shqipërisë në vitet e diktaturës dhe menjëherë pas daljes së diktaturës. Kështu që dua në emrin tim dhe në emrin e të gjithëve sa jenëi këtu dhe jam I sigurt që e ndjekin këtë aktivitet përmes medias, t’ju uroj nga zemra mirëseardhjen, mirëseukthyet në Tiranë.
Të dashur miq, 20 shkurti është një datë me një domethënie të madhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Është e tillë dhe për Partinë Demokratike, ndonëse sjellja jonë si formacion politik në raport me 20 shkurtin ndryshon në varësi të një faktori të rëndësishëm, por edhe domethënës. Ndryshe sillet PD me 20 shkurtin kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë. Pothajse pa përjashtim kur Partia Demokratike është në opozitë, e konsideron 20 shkurtin një ditë për të protestuar, ndërsa në qeverisje mjaftohemi me disa fjalë përkujtimi dhe nderimi. Ndë fakt 20 shkurti ka një simbolikë të madhe që shkon përtej Partisë Demokratike, një simbolikë e cila pret të zbërthehet akoma nga studiuesit të huaj, pse jo dhe shqiptarë. Ndaj dhe e mirëpres dhe inkurajoj këtë aktivitet dhe të tillë si ai për të filluar për ta zhveshur dhe çmitizuar 20 shkurtin dhe datat të ngjashme me 20 shkurtin dhe për t’i dhënë vendin që I takon objektivisht në histori. Jo vendi që i caktojnë interesa të momentit politik. Për një kohë të gjatë, Partia Demokratike dhe 20 shkurti kanë qenë të pandarë për një shkak të vetëm. Sepse për ne vrasja e frikës simbolizohej nga kjo datë dhe kjo datë simbolizonte përmes vrasjes së frikës edhe rolin vendimtar të njerëzve në shkallmimin e imazhit të frikës siç ishte shtatorja e Enver Hoxhës në mes të sheshit qendror të kryeqytetit. Por, kurrë nuk u ndalëm të analizojmë se cilat ishin shkaqet e kësaj frike dhe nëse bashkë me shtatoren I rrëzuam këto shkaqe njëherë e përgjithmonë. Nuk ka njeri në këtë sallë apo jashtë kësaj salle të mos jetë në gjendje të artikulojë shkaqet e frikës.
Frika në vetvete ishte instrumenti i diktaturës Hoxhiste, sikundër instrumenti I çdo diktature. Represioni, frika, terrori, intimidimi, survejanca dhe mbajta në vëzhgim e popullësisë në tërrësi, e kundërshtarëve politikë në veçanti dhe propaganada. Ishin instrumentet e diktaturës në Shqipëri. Ndaj, e kujtojmë 20 shkurtin, shumëkush prej nesh është I lidhur jo thjesht racionalisht me rënien e shtatores së diktatorit, momente të cilat u transmetuan atë mbrëmje në të gjithë globin, por me emocionet që bashkuan numrin më të madh të protestuesve ndonjëherë në sheshin “Skënderbej”. Emocionet që nisën me forcën në numra, pra bashkohen në numra në mënyrë që të mposhtim simbolin e frikës dhe ata që e ruajnë simbolin e frikës dhe emocionet me përfundim të asaj dite të madhe ku bashkë me rrëzimin e shtatores, njerëzit ndjenë një çlirim të jashtëzakonshëm që kishin rrëzuar shtatoren e diktatorit, hijen e diktatorit, hijen e diktaturës brenda vetes së tyre. Dhe mendoj që kjo ndjesi, ky emocion, ky përjetim është ai që ka mbetur tek shumë njerëz që kanë këtë ngjarje të freskët në kujtesën e tyre sikur të kishte ndodhur dje, ndër ta dhe unë. E kam thënë dhe dua ta përsëris, ndonjëherë e kemi të vështirë ta kujtojmë detajet çfarë kemi bërë dje apo pardje, ndërkohë që ngjarjet e 20 shkurtit shumëkush, unë mes tyre jemi në gjendje t’i rëfejmë pothuajse minutë pas minute. Psikologu mes nesh, e di që ky regjistrim thuajse fotografik në tru, nuk ndodh për arsye racionale, por për arye emocionale. Mposhtja e frikës ështëpo aq e fortë sa frika. Dhe frika është padiskutim një nga ndjesitë më kontrolluese për njerëzit, jo më kot një nga instrumentet më të fuqishme e atyre që duan të ushtrojnë kontroll përmes pushtetit. Kontrolli absolut përmes frikës, çon në regjime totalitare, çon në diktaturë. Këto të gjitha natyrisht ju i dini.
Unë nuk jam këtu për të marrë pjesë në këtë panel dhe do të përpiqem takufizojë sa më shumë, sat ë jetë e mundur këtë fjalë përshëndetësie, por nuk mund t’i iki disa konsideratave që kanë të bëjnë me të sotmen. Sepse në 21 shkurt, apo 20 shkurt 1992, apo 20 shkurt 1993, do ta kishe pasur të vështirë ta besoja se 33 vite më vonë, frika do të rikthehej si instrument i pushtetit. Se represioni me format e tjera do të kthehej si instrument i keqqeverisjes. Padiskutim është e lehtë dhe e udhës për Partinë Demokratike në opozitë të drejtojë gishtin tek kundërshtari politik si një formacion i cili mbart me vete jo vetëm barën e rëndë të trashëgimisë të partisë së punës së Shqipërisë, arkitektes së diktaturës, por edhe rekordet më të rënda të shkallmimit të garancive kushtetuese dhe demokratike të shtatit ligjor dhe sundimit të vendit përmes instrumenteve të propagandës dhe shpeshherë të represionit dhe të frikës, tashmë jo thjesht dhe vetëm nga sigurimi i shtetit apo nga policia politike, por përmes instrumenteve moderne të represionit, nga doganat tek tatimet, nga inspektoriatet tek kompanitë publike utiliteteve, KESH, Ujësjellës Kanalizimet dhe gjithçka tjetër në mes, duke kulmuar me skemën e diskretituar publikisht dhe ndërkombëtarisht të patronazhimit electoral, në kuptimin e vënies së shtetit në funksion të pushtetit politik të një partie politike.
Dhe këtë e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë sepse është detyra jonë. Por detyra jonë më 20 shkurt është brenda një vështrimi introspektiv, prat ë shohim brenda vetes tonë. Kemi me të drejt me veten kapitalin e 20 shkurtit, e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, sepse me të drejtë ata që e bënë këtë ishin në masë mbështeteës të opozitës, mbështetës të PD, e cila më shumë sesa një parti ishte një front I gjerë I njerëzve jkundër diktaturës. Por kemi brenda nesh peshën e rëndë dhe akoma të painspektuar në mënyrë objektive të mosçrënjosjes së frikës. Madje të flirtimit dhe shpeshherë të përdorimit të frikës për të arritur qëllimet tona politike, në veçanti gjatë administrimit të pushtetit. Natyrisht ky reflektim kërkon kohë, është një reflektim që I takon një organizate politike dhe pastaj duhet ndarë në të gjithë shoqërinë dhe nuk mund t’i mbivendoset qëllimeve de objektivave të këtij aktiviteti të organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci me prani të studiuesve të shquar. Por 2, 3 gjëra duhet t’I cekim sot, është si detyrim ndaj shqiptarëve. Së pari, fakti që në 2024-ën, 33 vite më shumë se një gjeneratë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, instrumente të diktaturës vazhdojnë në një masë të madhe të mbeten të pacenuara, nuk flet mirë për rekordin tonë në qeverisje. E kam fjalën në veçanti për procesin e lustracionit. Ne e dimë, shqiptarët e dinë që një nga instrumenetet e kontrollit, e kontrolli përmes frikës, ka vazhduar të jetë kontrolli I njerëzve me influencë në shoqëri qofshin këta në politikë, në ekonomi apo në media përmes kërcënimeve me dosjet. Dosjet famëkeqe të sigurimit të shtetit vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të shoqërisë.
Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë si në kohën e diktaturës, por në mënyrë indirekte. Ndaj PD ka dërguar në parlament prej kohësh një propozim I cili synin lustracionin, pra hapjen e plotë të dosjeve edhe si një shërbim ndaj shoqërisë, por edhe si eleminim ndaj atyre që akoma kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosejet e sigurimit të shtetit për të ushtruar presion mbi faktorë të rëndësishëm të shoqërisë. Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve, e në veçanti të përndjekurve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal. Në veçanti, në periudhën që po përjetojmë të ringjalljes së rivaliteteve të vjetra gjeostrategjike, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë Putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur në Ballkanin Perëndimor, me zi fshihen tani kanë filluar të dalin dhe hapur, siç është Serbia e Vuçiçit, është jetike që institucionet përkeatëse, autoritetet në bashkëpunim me institucionet shqiptare të ligjzbatimit dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KKB-së dhe UDB-së në Shqipëri. Ekspozimi I agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri, nuk është hap që thjesht duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por dhe në funksion të një qëllimi shumë më të madh që është siguria kombëtare. Natyrisht kjo është një thirrje që I drejtohet institucioneve, por PD do të hedh dhe hapin konkret të institucionalizimit të kërkesës që këto dy rrjete të agjenturës dhe rezidenturës të dy shërbimeve ndë më armiqësoret ndaj interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë të mos gëzojnë më mbrojtjen e pakuptimtë që I jepet duke I mbajtur të fshehta emrat, të dhënat e këyre dy organizatave të cilat nuk kanë pasur asnjëherë një qëllim tjetër përveç sabotimit, minimit të interesave kombëtare, shqiptare. Ndaj këtë 20 shkurt dhe këtë 33 vjetor të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, thirrja ime në emër të Partisë Demokratike, shumë shpejt edhe kërkesa jonë zyrtare do të jetë ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe I agjenturës sovjetike në Shqipëri.
Të dashur miq, dekomunistizimi është një mission i pambaruar. Është i pambaruar në të gjitha dimensioned e veta. Fola pak për aspektin institucional të dekomunistizimit, por aspekti politik, aspekti mendor është po kaq i rëndësishëm. Për fat të keq mosrrëzimi i plotë i shtatorve brenda vet shqiptarëve, ka vazhduar të dëmtojë, shpeshherë të rrezikojë parametrat fundamental, themelor të bashkëjetesës demokratike. Stigmatizimi i tjetrit, gjuha e urrejtjes, taktika përça e sundo, trajtimi I kundërshtarit politik si armik janë mbetje të kulturës së vjetër komuniste. Shkëputja natyrisht nga këto mbetje nuk do të ishte e lehtë, por është e pafalshmë për këdo forcë politike që kontribuon me vetëdije në riciklimin e kësaj culture të mbrapshtë politike. Ndaj dy janë ilustrimet për këtë situatë të degraduar të përdorimit cinik të ceneve të kulturës komuniste të komunikimit, e para është mungesa totale e skrupujve në luftën normale politike midis subjekteve polituike në pluralizëm, në demokraci, e ilustruar së fundmi nga precedenti unik i korruptimit të drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në Neë York nga kryeministri I Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për të goditur rivalët e vet politikë, rivalin e vet për kryeministër, Partinë Demokratike dhe opozitën. Dhe përpjekja për të larë duart nga kjo vepër dhe nga ana tjetër kultura që të kujtojmë pothuajse mekanizmin që përdorin organizatata kriminale të kompromentimit me qëllim të mbajtjes së sekretit. Natyrisht që është një ves i vjetër I organizatave komuniste, bolshevike. Kompromentimi për mospërfshirje fjala bie në vrasje, vrasje të kolegëve me dorën tyre në mënyrë që t’I mbanin nën kontroll. Natyrisht në 2023-in, 2022-in, 2017-ën, kompromentimi me një format tjetër. Me formatin edhe kur kapesh me presh në duar siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Durrësit, ministrit të brendshëm, zëvendëskryeministrit në arrati, apo të tjerë eksponentëve të qeverisë, nuk je në liri të zbrazësh të gjitha, sepse je I kompromentuar thellë. Dhe në këtë mënyrë pengohet transparenca, pengohet drejtësia. Ngjan si dy pika loti me taktikat e krimit të organizuar dhe mos të kemi asnjë dyshim, është edhe në kuptimin penal një sjellje e një organizate kriminale. Çfarë i lidh këto të dyja? Pandëshkueshmëria. Një tjetër virtyt i diktaturës. Pandëshkueshmëria është muri i ri i Berlinit, është perdja e re e hekurt mes shoqërive autokrate dhe shoqërive demokratike. Ndaj, 33 vite pas rënies së shtatores së Enver Hoxhës, Shqipëria ka dështuar të ndjek një nga 2 rrugët që të çojnë drejtë paqes të plotë sociale dhe fidanëve të ri të komunikimit politik, të kulturës së re politike që janë ose rruga e paqes dhe e pajtimit, ose rruga e dretësisë së plotë. Asnjëra sështë ndjekur dhe shpeshherë lënia përgjysmë e njërës, është kthyer në një alibi për mosndjeskjes së tjetrës. Sot kemi shansin t’i japim fund kësaj përmes një investimi mbarëkombëtar dhe të paktën formalisht transversal sa i takon votës së 22 korrikut të 2016-ës, që është reforma në drejtësi. Ata që duan të vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë në pasiguri, ata që duan të vazhdojnë të ujisin fidanët e shtatoreve të reja, ata që duan që pandëshkueshmëria të vazhdojë, mungesa e llogarisë të vazhdojë, mungesa e përgjegjësisë para shqiptarëve të vazhdojë dhe të justifikohet akoma me gërmadhat e të shkuarës, do na thonë, siç po na thonë se reforma në drejtësi nuk është perfekte, se s’mund t’i zihet besë, madje siç e dëgjuam dje besoj tëgjithë jeni çuditur nga vet kryeministri I vendit, që BKH-ja nuk po sillet mirë me organet e qeverisë. Pra, Byroja Kombëtare e Hetimit e krijuar për të hetuar korrupsionin qeveritar, e trajnuar nga Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e financuar nga aleatët tanë, nuk po sillet mirë me qeveritarët, ky është shqetësimi i kryeministrit. Shqetësimi ynë është tjetër, shqetësimi ynë është që SPAK-u, BKH-ja, GJKKO-ja të bëjnë punënpër të cilën janë mandatuar, financuar, trajnuar dhe përkrahur dhe t’i shkojnë kësaj pune deri në fund. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e Shqipërisë Europiane. Ndaj, zotimi kryesor që mund të kemi si demokratë, si njerëz që jemi përkushtuar prej ditës së parë për t’u shkëputur njëherë e mirë politikisht, mendërisht, kulturalisht, ekonomikisht nga komunizmi dhe nga enverizmi, duhet të jetë barazia para ligjit. Pa fundin e pandëshkueshmërisë, nuk mund të ketë barazi para ligjit. Dhe barazia para ligjit është minimum për t’u future në familjen europiane, zotim të cilin kjo parti lindi dhe vazhdon të ekzistojë edhe sot 33 vite më pas. Kështu që në përfundim të këtij reflektimi tim, dua të lus e t’ikërkoj këtij paneli të nderuar dhe panelit tjetër pas këtij paneli të nandihmojë të gjithëve në radhë të parë si qytetarë, por dhe si faktorë politikë, edhe si shoqëri të hedhim tutje mitet e reme , të largojmë mbeturinat e shtatoreve brenda vetes tonë, ta kuptojmë se frika si instrument sundimi, pavarësisht se në çfarë dimensioni dhe nëpërmjet cilat agjencish është dhe mbetet një trashëgimni e të kaluarës dhe së bashku të rinisim misionin e vështirë dhe plotësisht të mundur të emancipimit të plotë të shoqërisë shqiptare nga diktatura, mbetjet e diktaturës dhe frikërat akoma të paemancipuara. Dhe të përdor lirisht fjalën emancipim, pra ta nxjerrim nga duart shoqërinë shqiptare nga hijet e të shkuarës pavarësisht fomave, mënyrave apo volumeve me të cilat na serviren. Jam i bindur që kjo nuk është punë e një seminari, nuk është punë e një aktiviteti. E di që sot është një ditë përsëri për shumëkënd për t’u rikthyer emocioneve të gëzueshme, por fatkeqësisht që nuk jetuan gjatë të përmbysjes së frikës ato 24 orë të 20 shkurtit dhe të zotohemi që ato emocione t’i kthëjmë në normalitet për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë. Uroj një punë të mbarë këtij paneli, fondacionit në tërrësi, edhe njëherë falenderimet më të sinqerta për praninë e një personaliteti të përmasave botërore, në veçanti sa I takon historisë modern të Shqipërisë, profesor Bernd Fischer. Falemdinderit!
Read More