Blog

31 Tet
0

Bumçi: Qeveria po tallet me familjet e përmbytura

Apeli për ndihmë i të paktën 3 mijë banorëve të njësisë bashkiake nr. 11 vazhdon të injorohet nga qeveria. Prej 5 ditësh, këta banorë e kalojnë natën në qiell të hapur për shkak të shkatërrimit të gjithçkaje që kishin nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati i lumit të Tiranës. Një natë më parë, qeveria u ofroi këtyre banorëve një ndihmë në çarçafë e batanije të mjaftueshme për afro 50 familje, nga të paktën 600 që kanë nevojë imediate për t’u ndihmuar. Për deputetin Aldo Bumçi kjo është tallje me banorët, ndërsa i ka bërë sërish apel qeverisë se është detyrimi i saj ti ndihmojë këta banorë.

“Ne jemi këtu në një nga zonat e përmbytura të Bregut të Lumit, përmbytja ka qenë shumë e madhe, e jashtëzakonshme. Po të shikoni murin, do të dalloni deri ku ka qenë niveli i ujit, 1.5 m mbi nivelin e tokës, një përmbytje që ka dëmtuar gjithë katet e para të të gjithë banesave që janë në këtë zonë. Janë rreth 600 banesa, me një dëm të jashtëzakonshëm në orendi shtëpiake. I bëjmë thirrje të fortë kryeministrit Rama, të kthejë vëmendjen, të mos tallet me këtë zonë duke dërguar 50 çarçafë dhe batanije por të nxjerrë një fond dëmshpërblimi dhe ti gjendet me ato që janë nevoja imediate, librat e shkollës, krevat, batanije, ushqime dhe gjithçka tjetër që është nevojë emergjente për këtë komunitet, për rreth 600 familjet e dëmtuara rëndë” – u shpreh deputeti Bumçi.

Kryetari i njësisë bashkiake nr. 11, e ka konsideruar fyerje të rëndë për këta banorë ndihmën që i akordoi dje dhe injorim total gjendjen e rëndë të këtyre banorëve, të cilëve qeveria ka detyrim t’i ndihmojë.

“Unë shoh sot një neglizhencë të jashtëzakonshme të qeverisë në lidhje me këto banorë. Dje, më është thënë mua që të shpërndajë ndihmat, unë dola me gëzimin se jam duke sjellë diçka në lagje, më thanë që ke vetëm për 50 familje dhe ato ishin disa dyshekë e batanije. Shuma e të gjithë ndihmës për këto familje ishte 130 mijë lek të vjetra, në një kohë kur familja më e shkundur këtu ka pasur 2 milionë lekë dëme, ndërsa familjet e mëdha mbi 10 milionë lekë dëme. Ju e shikoni, qeveria nuk ka ardhur as sot. Thonë kanë shumë dyshime gjendja nuk është kështu, ashtu, ne i themi qeverisë të sjellë punonjësit e vetë, me prezencën tonë ose edhe pa prezencën tonë të hyjnë në familje. Këtu qytetarët janë të nëpërkëmbur. Unë dje nuk do të dilja të merrja ato 50 pako ndihma, sepse me vinte edhe turp por në mënyrë që t’u vij 50 familjeve në ndihmë jam detyruar të dal” – u shpreh z. Mustafa.

Qeveria duhet të reagoj sot, nesër do të jetë vonë dhe qytetarët do të ndërmarrin hapat e tyre sepse nuk mund ta përballojnë më këtë situatë.

“Ne shpresojmë që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, t’ju vijë në ndihmë këtyre qytetarëve, pastaj do t’u themi qytetarëve që jeni të lirë që të ndërmerrni hapa të tjerë sepse kjo situatë nuk mund të shtyhet më tepër. Sot, këto familje nuk kanë bukë, nuk kanë libra, nuk kanë vend për të flejtur, shikoni, futuni në familje kudo, do të shikoni se nuk kanë ku të flenë” -u shpreh Mustafa. 

Read More
31 Tet
0

Kruja: Qeveria bën show, krimi trefishohet

Teksa Ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit janë përfshirë në marrëzinë  e shkarkimeve kolektive, dhe në ethet e emërimit të oficereve të tyre besnikë, vjedhje, krime, aksidente, dhe vrasje po ndodhin çdo ditë në Shqipëri.

Javën e fundit janë trefishuar vjedhjet e banesave, janë dyfishuar vjedhjet e makinave, është rritur dyfish krimi i vendosjes së lëndëve eksplozive në banesa dhe biznese. Janë rritur aksidentet dhe vrasjet, dhe ka rene fuqia zbuluese e policisë.

Qeveria e sotme premtoi reduktim të krimit, por ngjarjet e ditës tregojnë se krimi është trefishuar dhe pasiguria e jetës është rritur në nivele të frikshme.

Qeveria dhe Ministri i Brendshëm po veprojnë në fakt me dorë të hekurt kundër oficerëve profesionistë ne kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit, dhe po i lënë dorë të lirë krimit.

Partia Demokratike është e shqetësuar nga kjo situatë dramatike, dhe gjendet pranë të afërmve dhe familjarëve të viktimave. Ne nuk jemi opozita që kërkon përfitim politik prej viktimave dhe funeraleve, siç ka bërë rëndom në 8 vite kryeministri i sotëm, por jemi të shqetësuar për pasigurinë që shoqëron sot jetën e qytetarit shqiptar.

Ne i kërkojmë qeverisë të heqë dorë nga spektakli i ekraneve, dhe të zbresë në terren e të bëjë detyrën e saj për të mbrojtur jetën e qytetarëve të vendit.

Shqiptarët meritojnë të  kenë një qeveri që  të garantojë sigurinë e jetës së tyre dhe jo një tufë zyrtarësh që rendin kush e kush të pushtojë më parë ekranet, revistat e gazetat.

Read More
31 Tet
0

Tabaku: Qeveria rrit borxhin për luksin e vet

Që nga data 4 tetor, përmes Aktit Normativ, Qeveria i ka lejuar vetes të marrë një borxh të ri prej 240 milionë dollarë. Borxh i cili merret i gjithi kryesisht nga tregu i brendshëm, duke i hequr mundësinë bizneseve të përdorin këtë për rritjen apo zgjerimin e tyre, dhe për punësimin e shqiptarëve.

Zyrtarisht qeveria bëri të ditur se në tre muajt në vijim do të mbledhë rreth 360 milionë dollarë të ardhura më pak.

Paaftësi apo më keq akoma, devijim i të ardhurave nga buxheti i shtetit të cilën duhet ta paguajnë shqiptarët me borxhin e ri. Asnjëherë, në asnjë situatë, institucionet kryesore të mbledhjes të të ardhurave nuk kanë pasur një performancë kaq të dobët, as në 1997, dhe as në 2005. Dua t’ju rikujtoj që në 2005 mbas ndërrimit të qeverive u mblodhën rreth 120 milionë dollarë më shume se sa ishte parashikuar nga qeveria socialiste.

Akti Normativ vërteton në rastin më të mirë paaftësinë e kësaj qeverie, dhe në rastin më të keq synimin e saj për të mbushur xhepat e zbrazur gjatë fushatës së klientëve të saj.

Po për çfarë do të përdoret ky borxh?

Për herë të parë në Shqipëri ne kthehemi 10 vite pas, ku borxhi nuk përdoret më për investime, ashtu siç i takon të jetë, por do të përdoret ekskluzivisht për shpenzime operative.

Borxhi nuk përdoret për të mbështetur pushtetin vendor, të cilit i reduktohen të ardhurat me 6.5 milionë dollarë.

Borxhi nuk përdoret as për rrugë të reja e rritje pagash. Kjo qeveri jo vetëm që e ka deklaruar se nuk do t’i rrisë më pagat, jo vetëm që ka deklaruar se nuk do të kryejë asnjë investim publik por nuk garanton dot as pagat e punonjësve të administratës së për të hapur vende të reja pune as nuk mendohet.

Borxhi nuk përdoret as për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Kryesisht të gjitha programet buxhetore që kane lidhje me shërbimet kanë ulje, që nga mbrojtja e mjedisit, bujqësia, peshkimi, arsimi e deri tek tregu i punës dhe trajnimet profesionale.

Po kemi rritje, kemi rritje tek shpenzimet për pritje e përcjellje e për zyra e rregullime te tjera. Kemi rritje që variojnë nga 130 mijë dollarë tek Ministria e Jashtme, në mbi 600 mijë dollarë në Kryeministri dhe deri ne 4.2 milionë dollarë në Ministrinë e Ekonomisë. Ndërkohë që shqiptarëve, hapja e çdo ministrie të re i kushton mesatarisht 300 mijë dollarë për 3 muajt në vijim.

Zoti Rama, nëse vendi është në krizë pse duhet te merrni borxh për 600 mijë dollarë vetëm për shpenzimet e zyrës tuaj?

Zoti Rama, nëse vendi është në krize pse merrni vendime për të shpërblyer ministrat e kabinetit tuaj për çdo mbledhje të KKT me pagën e një punonjësi të thjeshtë?  (deri tani janë zhvilluar 3 mbledhje).

Velloja e zezë që tentuat t’i hidhnit sipër ekonomisë nuk mund të mbuloje gjëmën që keni nisur t’i bëni këtij vendi.

Shqipëria që ne lamë në javën e parë të shtatorit është ajo që lexuam në raportin e progresit, një vend me probleme, por që ndryshe nga gjithë rajoni arriti të mbijetojë në periudhë krize pikërisht sepse u stimulua ekonomia. Me këtë Akt Normativ ne po i heqim mundësitë e zhvillimit biznesit, po rrisim borxhin për shqiptaret, për të justifikuar maninë e qeveritarëve të rinj për shpenzime luksi.

Read More
31 Tet
0

Të emëruarit në polici, Strazimiri: Të shkolluarit në Sigurimin e Shtetit, bëma kundër opozitës

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri:

Partia Demokratike denoncon shkarkimet masive në policinë shqiptare, si akt i një ndëshkimi kolektiv.

Ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e rinj të policisë po dështojnë të paraqesin motive apo arsye ligjore për vendimet e tyre.

Dhe kjo për faktin e thjeshtë; Sepse nuk ka!!!

Cili është ekipi që po shkarkohet çdo ditë për “kolaboracionizëm” me ligjin dhe me shtetin, jo me armikun e brendshëm e as atë të jashtëm?

Janë ata “heronj pa fjalë”, të cilët Partia Demokratike dhe Sali Berisha i gjeti në Polici në vitin 2005, u dha besimin dhe mbështetjen e duhur, dhe ata arritën të nxjerrin Shqipërinë nga hartat e trafikut të drogës dhe klandestinëve.

Janë ata që e gjetën Adriatikun, një autostradë skafesh e prostitutash dhe e rikthyen në një det të kthjellët.

Janë ata që Shqipërisë i bënë nder, e për shkak te përkushtimit të tyre sot shqiptarët qarkullojnë pa viza si qytetarë të denjë të një Evrope njerëzish të lirë.

Ju ftoj të kërkoni në Google emrat e tyre, dhe do të gjeni që janë ata që kanë pritur e shoqëruar si të barabartë gjatë këtyre 8 viteve, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Drejtorin e Policisë Kriminale Britanike SOKA, të asaj gjermane BundeskriminalAmt, të policisë Italiane e të Karabinierëve, ata që janë në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Teksti i prononcimeve të këtyre personaliteteve është i njëjti, i shkurtër, ezaurues:

“Kemi ardhur vetëm t”ju themi “Faleminderit”!

Cilat janë kriteret i rimarrjes apo promovimit të “ekipit te ri”…? 
Janë 2:
“Të ketë mbaruar shkollën e Sigurimit të Shtetit, të ketë sa më shumë bëma kundër opozitës kryesisht në periudhën ’97-‘2005.”

Për efekt barazie në trajtim dhe vlerësim, ju ftoj të kërkoni gjithashtu në Google “emrat e rinj”… do t’i gjeni protagoniste të betejave dhe sulmeve më të egra jo në luftë kundër krimit, por kundër opozitës.

Kush beson se “nën drejtimin e dishepujve të Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut” policia shqiptare bëhet me evropiane, qoftë ky shqiptar apo i huaj, do t’i duhet të pranojë edhe faktin që Gjermania e sotme do të ishte edhe me demokratike dhe e fuqishme nëse drejtimin e pasluftës do ta merrte në dorë përsëri Gestapo!

Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit, që sot ndodhen nën një sulm të paprecedent anti-ligjor, siguron opinionin publik dhe zullumqarët që kërkojnë të rilindin Kadri Hazbiun dhe Sigurimin e Shtetit, se në asnjë rast, asnjë hap prapa ky vend nuk do të sprapset në rezultatet dhe standardet e arritura me aq mund e djersë, e herë – herë edhe me gjak.

Dhe për këtë garancia jemi ne!!! Ta dinë mirë edhe zullumqarët!

Read More
31 Tet
0

Shehu: Shifrat e FMN e BE, kunder panikut te qeverise per ekonomine

Deklarata e plotë e deputetit të PD-së z. Sherefedin Shehu:

Raporti i Bashkimit Europian përgënjeshtron panikun që përhap Qeveria për situatën e rëndë ekonomike.

Qytetarët të mos besojnë qeverinë por institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama thotë që Shqipëria është në ditën më të vështirë por FMN, në mbledhjen e tij vjetore, dhe raporti i Komisionit Europian konfirmojnë stabilitet dhe mundësi për përmirësim të situatës ekonomike dhe fiskale në vitin e ardhshëm.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Italisë, z. Fabrizio Saccomanni, me 12 Tetor, 2013 në Takimin Vjetor të FMN, deklaroi;

• Shqipëria në 2013 pritet të ketë një rritje reale të PBB rreth 2 për qind dhe në 2014 ajo do të përmirësohet.

• Papunësia mbetet stabel në 12.8 për qind dhe është rritur paga reale dhe për ditë pune.

• Inflacioni për 8 muajt e parë të vitit ishte mesatarisht 2.1 përqind.

Katër ditë më vonë, me 16 Tetor, raporti i Progresit i BE konfirmon se:

• Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik me rritje 3.1% në 2011, 1.6% në 2012, dhe 1.7% ne tremujorin e I-rë 2013.

• Investimet e huaja në gjysmën e parë të 2013 u rritën 12.3% dhe eksportet u rritën me 18.4%.

• Papunësia në 2012 u ul në 13% nga 13.4% në 2011. Punësimi u rrit me 2.8% dhe në gjysmën e parë të 2013, papunësia u ul më tej në 12.8%.

• Inflacioni nga 3.5% në 2011, ra në 2% në 2012, dhe në tremujorin e I-rë dhe të II-të të 2013 ishte përkatësisht 2.5% dhe 2.2%. Ndërsa kursi i këmbimit të lekut ishte i qendrueshëm.

Në vend të forcimit të stabilitetit të trashëguar, Qeveria ka zgjedhur destabilizimin.

• Dje deputetët e Qeverisë miratuan aktin për ndryshimin e buxhetit 2013, i cili nxit destabilizimin fiskal.

• Raporti i BE konfirmon se në 2012, deficiti u ul në 3.4% të PBB nga 3.5% që ishte në 2011, ndërsa qeveria në vend që ta ulë me aktin e djeshëm e rrit atë në 6.3%.

• Raporti i BE thekson se rishikimi i buxhetit në 2012 e kompensoi uljen e të ardhurave me shkurtim të shpenzimeve, ndërsa akti i kësaj qeverie e katërfishon mosrealizimin mujor të të ardhurave dhe e mbulon atë me borxh të dyfishuar. Deri në Gusht u morën borxh rreth 35 miliardë lekë, ndërsa në 4 muajt e mbetur do të merren rreth 37 miliardë lekë

Në vend të forcimit të stabilitetit fiskal, qeveria rrit shpenzimet e veta dhe borxhin ndaj bizneseve.

• Akti i Qeverisë rrit borxhin me 24 miliardë pa ulur asnjë lek shpenzimet për veten dhe rrit buxhetin e Kryeministrit me 600 mijë dollarë.

• Akti i Qeverisë i ul investimet me rreth 100 milionë dollarë dhe nuk shton asnjë lek për faturat e papaguara të investimeve publike

• Qeveria rrit borxhin për të ardhurat që nuk do të mbledhë me qëllimin e fshehtë që të shpërblejë klientët e saj duke mospaguar tatime ose u rikthyer ato të paguara.

Deputetët e qeverisë shkelen standardet fiskale dhe miratuan një akt të paligjshëm. Që nga 2005, është marrë borxh vetëm për investime, ndërsa me aktin e djeshëm rreth 100 milionë dollarë borxh do të shkojnë për pagat e administratës dhe shpërblimin e klientëve të qeverisë. Akti i djeshëm është i paligjshëm, mbasi neni 57 i ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor e lejon qeverinë të marrë borxh vetëm për investime. 

Read More
31 Tet
0

Reagimi i Partisë Demoktratike pas votimit antikushtetues te Aktit Normativ

Deklarata për mediat e zëdhënëses së PD-së, Laura Vorpsi:

Dje, mazhoranca, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe praktikave të mira të qeverisjes, vulosi shkatërrimin e konsensusit.

Pa u fashitur gëzimi i mbarë qytetarëve shqiptarë, për rekomandimin për marrjen e statusit, ku vetëm Rama me skuadrën e tij politike nuk morën pjesë, mazhoranca sfidoi hapur rekomandimet kyçe të progres- raportit, ku shteti ligjor dhe gjithpërfshirja nënvizohen si parimet kryesore të rrugës drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Shqiptarët panë se si me një arrogancë të verbër, kjo mazhorancë mbivendosi interesin e saj të ngushtë, klientelist, mbi interesin publik, mbi interesin e shqiptarëve, për forcimin e shtetit ligjor dhe kulturës së re të bashkëjetesës së qytetëruar politike. Vetëm një ditë pas votimit të aktit normativ, qeveria nxori fytyrën e vërtetë të qëllimit të fshehur pas këtij akti antikushtetues, spastrimin e administratës dhe zëvendësimi me militantë politikë.

Sot, e gjithë administrata është vënë edhe zyrtarisht nën presion, ankth dhe pasiguri për vendin e punës dhe vazhdimin e karrierës, në respekt të meritës. Qeveria njoftoi se në të gjitha institucionet, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, profesionistët do t’i lënë vendin militantëve.

Partia Demokratike e sheh si detyrim madhor ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor, ndaj qytetarëve dhe stabilitetit të vendit, që të marrë të gjithë hapat e duhur, për të kthyer mbrapsht aktin e paligjshëm të mazhorancës. Beteja jonë politike nuk do të njohë pauza në Kuvend dhe në të gjithë aulat e komunikimit publik, për të vazhduar denoncimin një për një të efekteve të aktit normativ.

Beteja jonë ligjore kundër këtij akti ka nisur e do të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike do t’i bashkëngjisë ankimimit tonë fillestar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për rrëzimin si antikushtetues edhe të aktit të dytë të paligjshëm të mazhorancës dje në Parlament, në lidhje me ligjin për nëpunësin civil.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës, të ndalë presionin mbi administratën, dhe revanshin për spastrimin e saj. Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që të denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do ndërmarrë të gjitha masat, për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që përdorin pushtetin, për të cënuar ligjin dhe shtetin ligjor.

Read More
31 Tet
0

Emerimet e jashteligjshme ne Policine e Shtetit, PD dorezon padine ne Prokurori

Deklarata e plotë e deputetit të PD-së z. Arben Ristani, pas dorëzimit të padisë në Prokurorinë e Përgjithshme:

Partia Demokratike paraqiti sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri për veprën penale “Të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim”, vepër kjo e lidhur me shkarkimet dhe emërimet e fundit në trupën drejtuese të Policisë të Shtetit, duke filluar nga emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm, dy zv/drejtorëve dhe drejtorëve të Policisë në qarqe. Këto emërime janë bërë duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin për Policinë e Shtetit. Siç kemi bërë edhe më parë të dikur, Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri në mënyrë konsenguente vazhdojnë të shkelin ligjin, kanë një pandjeshmëri totale ndaj shtetit ligjor dhe ligjit në veçanti.

Më e spikatur ishte në emërimet e fundit, ku është shkelur neni 21 i ligjit për Policinë e Shtetit i cili parashikon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të ketë arsimin përkatës, duhet të ketë gradën përkatëse drejtues i parë për më shumë se 3 vjet të cilën nuk e ka, duhet të ketë përvojën në punë me 16 vite të pandërprera në 20 vitet e fundit. Pra të tre këto kritere ligjore të cilat janë kritere taksative që nuk lënë vend për ekuivok dhe interpretim, asnjë prej tyre nuk është marrë parasysh në emërim e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Po kështu, edhe për dy nëndrejtorët dhe drejtorëve nëpër qarqe që nuk u janë nënshtruar procedurave të ri-pranimit në polici dhe nuk janë marrë parasysh kriteret që ata duhet të plotësojnë që të jenë në vendet e punës.

E gjitha kjo i shkakton një pasojë shumë të rëndë shtetit ligjor në Shqipëri, i shkakton një pasojë shumë të rëndë punës normale të Policisë së Shtetit e cila është e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe çdo kriminaliteti në vendin tonë.

Kjo punë është vlerësuar maksimalisht edhe nga raportet e ndërkombëtareve dhe po përmend progres-raportin e fundit të Bashkimit Europian sipas të cilit puna e Policisë së Shtetit Shqiptar në luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar është vlerësuar dhe është një nga shtyllat që bëri që Shqipëria të marrë ftesën për të qenë vend kandidat për në Bashkimin Europian.

Pyetje: Çfarë synoni të arrini me këtë kallëzim?

Me anë të këtij kallëzimi duam të qëndrojmë fort për shtetin ligjor në Shqipëri, duam të qëndrojmë fort kundër çdo veprimi që shkel ligjin dhe të fitojmë qytetarinë nga antiligji. Në Shqipëri nuk mund të sundojë antiligji, por duhet të sundojë ligji.

Pyetje: Çfarë parashikon ligji në këtë rast nëse provohen akuzat tuaja?

Ju mund të shikoni ligji i cili parashikon se vepra penale për shpërdorim detyre parashikon një dënim me heqje lirie deri në 7 vite.

Pyetje: Lëvizjet u bënë nga Burgaj?

Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm është i Kryeministrit, emërimi i dy nëndrejtorëve është i ministrit dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Policisë kanë bërë këtë paligjshmëri. 

Read More
31 Tet
0

Prishja arbitrare e ndërtimeve me leje, Turku: Shpjegime qeverisë

Deklarata e plotë e deputetit të PD-së z. Ardian Turku:

Ditën e sotme, deputetët e PD-së në Komisionin e përhershme parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, në bazë të nenit 7 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 32 dhe 36 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kërkuan thirrjen në një seance dëgjimore publike me Ministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi arsyet e miratimit të vendimit nr. 932/2013 të Këshillit të Ministrave, si dhe për vlerësimin e kryer nga pushteti ekzekutiv mbi përputhshmërinë e tij me parimin e ligjshmërisë”.

Ky akt i qeverisë që mban firmën e ministrit propozues dhe Kryeministrit Rama, autorizon Inspektoratin të rrafshojë në gjithë territorin e vendit, çdo ndërtim pa leje, por edhe të atyre që janë me leje ndërtimi që kanë përfunduar ndërtimin, që kanë marrë lejen e legalizimit, por sipas Kryeinspektorit janë të paligjshme.

Ky është një vendim jo vetëm antikushtetues dhe antiligjor, por edhe arbitrar duke u munduar që ruspën e arbitraritetit ta veshin me një akt nënligjor.

PD do kërkoje të dije mbi qëllimet e ministres për të rrafshuar pasuritë e ligjshme të shqiptarëve, për të rrafshuar djersen dhe gjakun e tyre, të drejtat kushtetuese të mbrojtura nga konventa e të drejtave të njeriut.

Ky vendim bie ndesh me të paktën 3 nene të Kushtetutës, me 20 vendime te GjEDNj në Strasburg, me të paktën 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese në vend.

PD ngelet e vendosur, jo vetëm për të bërë transparent çdo vendim arbitrar të kësaj qeverie të mbyllur në dhomën e kuqe, por edhe për të informuar qytetarët mbi këtë kërcenim antikushtetues që po i kanos Kryeministri Rama.

Ne mbetemi parti e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe do bëjmë gjithçka në Parlament për të mbrojtur liritë kushtetuese të qytetarëve por dhe të drejtat dhe pasuritë e tyre të ligjshme të ndërtuara me djersën dhe gjakun e tyre.

Read More
31 Tet
0

Bashkëbisedimi i sotëm i z. Sali Berisha me gazetarët

Së pari, shpreh kënaqësinë që ju takoj dhe që siparin e takimeve me shtypin e çelim për një ngjarje historike siç është statusi i vendit kandidat i rekomanduar për së dyti për Shqipërinë, dhe rekomandimi për hapjen e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Kombi pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës këto ka ngjarjet më të mëdha historike. Është një rast për të shpreh mirënjohjen e thellë Komisionit Europian, vendet anëtare, jo vetëm për vendimin e tyre fisnik që ata faktikisht e kanë marrë edhe një vit më parë, por edhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshmen e të gjithanshëm, mbështetjen e madhe ndaj Shqipërisë dh shqiptarëve që erdhën në këtë stad për ta merituar plotësisht; Shqipëria në vlerësimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat dhe Kosova hapjen e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që është edhe kontrata themelore që qytetarët e Kosovës firmosin me Bashkimin Europian.

Kjo është një ngjarjen e madhe, një ngjarje e merituar sepse edhe procesi është i merituar. Shqipëria arrin në një stacion të ri në rrugën e integrimit. Qytetarët shqiptarë me një mençuri të madhe besojnë se e ardhmja më e shkëlqyer e tyre është e ardhmja europiane dhe kanë mbështetjen me të fuqishme ndaj procesit të integrimit.

Në këtë kontekst, kam kënaqësi të veçantë se një përkushtim të madh është punuar në një univers reformash që përçojnë ato politike, reforma që synojnë të bëjnë demokracinë më funksionale, reforma ekonomike që synojnë ta bëjnë ekonominë e tregut funksione, reformat sociale që synojnë të lehtësojnë dhe zbusin dhimbjet e udhëtimit në mbretërinë e tregut që janë të pashmangshme.

Unë shpreh falënderimin tim edhe për të gjithë ata zyrtarë të Komisionit të cilët kanë bërë një fotografi, një pasqyrë besnike të realiteteve shqiptare dhe unë u garantoj se ky raport, dhe për cilindo që lexon raportet e vendeve të tjera, është absolutisht ndër më të mirët e pozitivët. Përpjekjet janë të mëdha. Një rrugë e gjatë është drejt stacionit final por kjo bazë që është arritur është shumë serioze.

Unë kam një falënderim të madh për qytetarët shqiptarë sepse në punën time si kryeministër dhe qeverisja e maxhorancës që shkoi është motivuar dhe frymëzuar nga mbështetja e madhe dhe e gjerë e qytetarë shqiptare dhe ishte e bindur se çdo hap që bënte drejt integrimit ka bekimin e shqiptarëve dhe ishte në interes të tyre. Kam një falënderim të madh për administratën publike e shtetërore. Në këto 8 vite kjo administratë, është administrata e reformave më të mëdha të vendit. Por të heqim një periudhë nga vitit 90-94 kur ishte transformimi i ekonomisë nga kolektive në të tregut, në tërësi si kompleks reformash këto kanë qenë reformat më të mëdha që Shqipëria ka përjetuar.

Unë kam mirëkuptim për qytetarët që kanë ankesat të ligjshme për administratën, kanë rëndimet, qortimet dhe kritikat e tyre. Por unë kërkoj edhe mirëkuptimin e tyre se kjo administratë është një pasuri e madhe për ta, për secilin prej tyre sepse kjo administratë ndërmori këto reforma sigurisht të udhëhequra por udhëheqja nuk mjafton, por i rëndësishëm është edhe procesi i hartimit dhe zbatimit të reformave. Unë dëgjoj individë që thonë se më është bërë kjo padrejtësi, që ka këtë korrupsion dhe nuk gënjen. Por nga ana tjetër kjo nuk mundet të lejojë përgjithësimin total sepse administrata ka burra dhe gra, djem dhe vajza të shkëlqyer. Për mua gjithë jetën do të ngelet i pashlyer momenti kur unë dorëzova librin më të madh që është shkruar ndonjëherë për Shqipërinë, 4 mijë faqe, në Komisionin Europian përgjigjet e 2284 pyetjeve dhe 2 mijë nënpyetjeve.

Falë kësaj administrate dha përgjigje në tërësi pozitive dhe pyetësori u vlerësua si një histori suksesi. Unë mora këtë shembull, por unë mund të përmend shembullin e 120 kërkesave të udhërrëfyesit të heqjes së vizave, kërkesat për në NATO dhe me radhë. Pra nuk mund ta krahasojmë këtë administratë me ato të periudhave të mëparshme sepse kjo ka qenë periudha e reformave të mëdha, e proçeseve të mëdha të integrimit dhe arritjeve të mëdha. Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të thellë për administratën dhe është shumë e dhimbshme, që kjo ditë që në vend të ishte një ditë shpërblimi dhe mirënjohje ndaj saj, votohet ligji i gijotinës në parlament. Në këto momente po mban fjalimin që defakto është jo vetëm jo vetëm për individë por për administratën në tërësi një lloj nekrologjie. Kjo është një goditje e rëndë për shtetin dhe interesin e çdo qytetari.

Duhet të shpreh kënaqësinë që raporti që keni lexuar përbën një bazë reale dhe solide për hapjen e negociatave. Kërkesat që parashtron raporti për hapjen e negociatave janë shumë të mëdha. Nuk janë vetëm kërkesa por 5 shtylla kryesore dhe kushdo që lexon bazamentin e tyre në raport tregon se ato kanë një bazament solid. Jo vetëm që nuk fillohet nga një gropë siç pretendon Mister Gropa por përkundrazi ka një bazament të fortë i cili duhet të përmirësohet dhe përsoset si lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi i mëtejshëm i administratës, marrëdhëniet pozitë-opozitë. Pra janë të gjitha në një nivel të ri gjykoj unë, dhe kjo bazë ekzistuese përbën me të vërtetë një premisë, siç e vlerësoj unë, mjaft pozitive për të inkurajuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Unë kisha besuar dhe menduar se bashkërisht do të mund të lobohej që në dhjetor, përveç statusit të merrnim edhe negociatat. Por të jem realist, çfarë të kemi mundësi dhe të kemi në dorë ne i qëndrojmë asaj, përsëri është një seri veprimesh të cilat nuk do ndalem këtu sot tek ato, por që dëmtojnë palcërisht dhe shkojnë absolutisht në sens të kundërt me standardin. Unë fola për 5 shtyllat por ka edhe një gjë që në lartësinë dhe konsolidimin e tyre mund të mos dish, të ndihmojnë me ekspertizën më të mirë, të sjellin specialistët më të mirë. Mund të mos kesh para, të ndihmojnë. Të japin edhe fondin për të shtyrë përpara. Por ka diçka që s’të ndihmojnë dot kurrë dhe kjo është dhe po e them me një fjalë; mos-serioziteti. Unë e bëjë këtë analizë vetë me vete dhe u them sinqerisht dhe nuk e pëlqej, dhe nuk e pëlqej asimetrinë që ekziston në kontributet e dy forcat politike në procesin e integrimit. Kjo nuk më pëlqen.

Pyetja 1: Ju thate qe raporti ka vleresuar
 reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare dhe administraae e saj. Zoti Rama ka deklaruar se gjendja e financave te vendit eshte keq e mos me keq. Dhe madje eshte shprehur se vendi po shkon drejt nje emergjence kombetare. Cili eshte komenti juaj?

Tani, më vjen keq që unë të flas për kundërshtarin tim por në qoftëse ka analfabetë të vërtetë në ekonomi, në mënyrën më absolute, është zoti Rama. Dhe kjo është prapë e hidhur se është e vështirë pak të besohet, por një njeri, i cili del dhe thotë se kur të vijmë në pushtet, borxhin publik do ta masë Banka e Shtetit dhe do ta vlerësojë si përqindje të GDP-së, ai tregon se ka filluar të mësojë të belbëzojë “a-në” dhe e harron prap atë.
 Ju jeni gazeta
rë dhe ju keni ndjekur jetën intensive politike të dy muajve të fundit. Në qoftëse ju keni dëgjuar një ekspert të huaj të vetëm, qoftë një, cilido, të shqiptojë fjalën “program ekonomik i Partisë Socialiste” atëherë unë do t’ju kërkoj shumë të falur. Kjo nuk ka ndodhur të dashur qytetarë dhe qytetare. Dhe pse ska ndodhur. Absolutisht jo se ka ndonjë lloj paragjykimi për ekipin e zotit Rama. Jo. Përkundrazi. Sovrani foli dhe e respektoj në unanimitet. Por sepse kanë parë materialin dhe çdo gjë është si””ç ja u tha një nga ish ministrant e financave, një njeri që ka shpëtuar vendin e tij , vendi i tij po rrokullisej ai morri reformat më të thella dhe sot vendi i tij është jashtë krize. Pra, sic ja u tha dhe në gusht apo shtator kur ishte, se nuk ka program dhe se shanset për të dështuar janë 95%. Cfarë do të thotë kjo. Sepse këta mohojnë çdo gjë. Ai tha më të rendën, shanset i ka 95% për dështim sepse këta njerëz mohojnë çdo gjë. Kur mohon një gjë ka një shkak. Shkaku themelor është se s’dini asgjë.
 
Së dyti, keni dëgjuar njëri tjetër në botë të dalë të thotë se Shqipëria nuk ka rritje, përveç Edi Ramës? Asnjë njeri të vetëm. Sepse ekonomia është transaksion, ekonomia është import, është eksport, është Bankë, është një sistem i tërë , lehtësisht i kontrollueshëm dhe ka vetëm një njeri në planet dhe thotë se Shqipëria ska rrije. Dhe ky është zoti Edi Rama. Tani, kujt do ti besohet. Do ti besohet mbarë botës, FMN, Bankës Botërore, Komisionit Europian? The Economist, dhe mos harroni që The Economist është një “think tank-et” i jashtëzakonisht i vëmendshëm dhe agresiv, ka pohuar rritjen tre javë para për Shqipërinë. Ka një njeri që thotë ska rritje.
 
Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Nuk mund të imagjinosh një kryeminstër kurrë, që muajin e parë që ulet në detyrë, Shqipëria ka rritje dhe gjëja më e mirë është ta mbajmë këtë rritje. Ka shanse ta mbajmë këtë rritje, ka vështirësi për ta mbajtur këtë rritje, por që të gjitha konferencat thanë parandaloni krizën Shqipëria nuk është në Krizë. 
Ky për ta futur krizën me shpejtësinë më të madhe katërfishon huamarrjen deri në fund të vitit dhe katërfishon uljen e pritshmërisë së ta ardhurave. Ne nuk realizonim 2 miliardë, por dhe unë dija dhe e kisha të thjeshtë të mos thoja do mblidhni 320 por do mblidhni 280. Jo. Unë caktova bashkë me ministrin e financave një objektiv, më të madhin të mundshëm në mënyrë që të ruhej me çdo kusht disiplina fiskale. Kurse ky vjen e u thotë në mënyrën më paradoksale “jo 2 miliardë në muaj sa nuk mblidhnit por tani 8 miliardë në muaj sa nuk mblidhnit”. E dëgjoni ju këtë cfarë po ndodh? Durrësin e morën klanet. E shikoni ju këtë betejë që bëhet për këto arkat, që unë e kam quajtur gjithnjë industri krimi. Po janë futur 5500 makina elektronike të një prej klaneve më kriminale në historinë e Shqipërisë. Pra ekonomia, loja e tmerrshme po bëhet në ekonomi dhe tani cfarë ndodh. Prisni. Tani thotë do bëj audit, megjithëse e gjithë bota thotë se sështë ashtu, ai merr një kompani ku Erion Veliaj me çizme dhe këpucë është i punësuar aty. Me graun me vëllanë me të gjithë. Po pse kjo kompani do ta bëjë auditin. 
Kujtoni dhe mos harroni historinë e Enron-it. Kur më vinte mua Artur Andersen në zyrë, imagjinoni se si më dukej mua gjigandi i botës. Që ishte kryeauditi i botës ai. Cfarë doli ai, një kalbësirë doli. Cfarë bënte ai? Ajo bënte 2-3 bilance dhe doli që Enron, që ishte një nga kompanitë më të fuqishme energjitike në SHBA, shpërndante fonde në të katër anët e SHBA me qindra e qindra milionë, në dhjetra e qindra politikanë dhe taksapaguesit amerikanë e kishin në kurriz këtë nëpërmjet Arturit që ia bënte bilancin, sic thotë lky që kompanitë e mëdha të marrin nga një Artur Andersen të bëjë bilancin dhe të mos pyesin për tatimet. Pra ky po instalon me shpejtësi një sistem korrupsioni të madh. Ndaj dhe e vërteta është kjo se Shqipëria mund ta parandalojë krizën. 
Si arritëm ne ta parandalojmë krizën, sepse të dy krahët tonë pothuaj u prenë, sepse dy aleatët tonë më kryesorë ranë në krizën më të madhe. Dhe ka një faktor tjetër më të tmerrshëm që këta nuk e citojnë Një faktor tjetër më i tmerrshëm është direktiva bankare Europiane, kjo direktivë ka shpallur të gjitha bankat në territorin e Bashkimit Europian me 100% rrezik. Aty është gjithë problemi, prandaj nuk ka kredi. Dhe i detyron këto banka të dyfishojnë kapitalin, i detyron këto bankat të ulin kredinë, megjithë këto ne mbajtëm rritjen. Pse e mbajtëm rritjen? E mbajtëm para së gjithash sepse ne vendosëm një disiplinë fiskale, unë nuk them kurrë të përsosur por absolutisht të fortë. Dhe janë rritur çdo vit të ardhurat që ky bërtet sjanë rritur. Ne e mbajtëm rritjen sepse inkurajuam investimet e huaja shumë. E mbajtëm rritjen, faktori i tretë i rendësishëm ky, se mbajtëm investimet publike. Investimet publike janë rritje dhe punësim, ky akt i tretë madhor që bëri me dekretin e krizës, sepse ky është dekreti i zhytjes në krizë, ka shkurtuar 100 milionë dollar investime publike dhe ndërkohë rrit investimet për dieta, për udhërtime, për zyra, për bojëra, etj. 
 
Është shuëm problem dhe shumë e dhimbshme. Merrni lexoni pak relacionin e aktit normativ. Në realcion shkruhen të gjitha këto që po them unë, të gjitha treguesit dhe pastaj si ta përmbysim. Është e dhimbshme sepse luhet me vendin e punës, luhet me të ardhurat. 
Nuk do rris rrogat thotë ai, sepse ajo ka qenë indeksim. Ai nuk ka të qartë cështë indeksimi. Indeksimi është rritja e rrogës baraz me inflacionin.Ai se ka të qartë. Po këtë vit po marr rrogën minimale. Ne e kemi rritur atë 11%, sa është inflacioni? Inflacionii është 2%, rroga minimale e qytetarëve shqiptarë është rritur 5 herë më shumë se inflacioni. Mirëpo analfabet në ekonomi dhe në marrjen e vendimeve nuk udhëhiqet nga ligji por nga vërshime psikologjike të parëndësishme.
 


Pyetja 2: A e ndihmon opozita, me sjelljen e saj ndaj parlamentit, proçesin e integrimit?


E drejtë shumë dhe të falenderoj për këtë pyetje. Absolutisht opozita nuk do mundet kurrë dhe nuk synon kurrë, jo të bëhet pengesë por vetëm ta shtyjë përparakëtë proces. Cfarë ka bërë opozita kësaj radhe? Ka bërë një largim jo total nga parlamenti, por ka bërë një largim nuk them jo. Pse e ka bërë këtë? E ka bërë si aktin e fundit të protestës për dy standarte jetike për proçesin e integrimit. Ai që më thotë mua se nuk është e vërtetë i rikujtoj se si Shqipëria 1 vit rresht nuk mori statusin për tre ligje, sepse nuk u bë konsensusi dhe tani këta marrin këtë Konsensus e rënojnë me një akt antikushtetues. Kushtetuta e vendit nuk e autorizon qeverinë të atakojë ligjet me 3/5 me akte normative kushtetuese sepse janë kodet. Imagjonini ju një qeveri që mblidhet më 29 korrik, bën një dekret ku e transformon kodin dhe e bën sic do vet, jashtë çdo standarti, derisa ti skadojë afati dekretit, ai mund të bëjë batërdinë me atë ligj ndaj dhe ligjvënësi i ka thënë qeverisjes së tij “me ligjet me 3/5 nuk mund të bësh dekrete”. Ky ka bërë dekret. 
Pastaj konsensusi. Pavarësisht nga të gjithë konfliktualitetet, unë nuk mohoj, por ju them se konsensusi ka qenë shpëtimtar në shumë e shumë rrethana dhe është shumë e pandershme që zhurma të pengojë për të parë të vërtetën dhe efektet jashtëzakonisht të rendësishme të konsensusit . Konsensusi në të vërtetë në të drejtën kushtetuese ka forcën e vërtet e një norme kushtetuse. 
 Ky si mund ta bënte? Fare thjesht, nuk bënte aktin, merrte nismën ligjore dhe binte tërësisht akuza se po bën një akt antikushtetues. Së dyti me nisëm ligjore uleshin Komision
et Parlamentare. Këta kanë një revansh me prerogativë ideologjike. Që të gjithë drejtorët që kanë hequr kanë qenë të gatshëm të japin dorëheqje që ditën e parë. Absolutisht por unë iu kam kërkuar, mos ikni derisa t’ju shkarojnë të bëhet dorëzimi, mos shkaktojnë kaos. Se ikën drejtori i Tatimeve, ikën drejtori i Doganave dhe sa të zëvendësohen krijon boshllik dhe kaos. Por nuk është menduar kurrë se ministri Cani do të punonte me drejtorin e emëruar nga ministri Bode. Dhe këta u larguan, por këta nuk kanë hallin aty. Ata më poshtë nuk i prek dot pastaj. Sepse po preke më poshtë ti rrënon disiplinën, të ardhurat etj, etj e me radhë. 
Aty le të shohin përbërjen se kanë listat, aty ka sa të duash punonjës nga viti 1997 nga viti 2000, viti 96 e me radhë. Nuk ka qenë kjo tendenca jonë për të penguar ata. Sigurisht drejtorët do të lëvizeshin. Shumica dërmuese e tyre edhe tani po më thonë se duan të ikin. U them të presin të bëjnë një proces shumë të rregullt shtetëror.
 Ikën drejtori i jnë sipërmarrjeje por sipërmarja duhet të performojnë. Siç gjykoj unë kanë një nevojë për tu instruktuar edhe ata që do vijnë. Më erdhi një zyrtare, jashtëzakonisht e ndërgjegjshme dhe tha se i kishin futur letër nën derë që të iki. Ishte renduar e fyer padiskutim. Por problemi është se kishte në dorë disa procese jashtëzakonisht të rendësishme për vendin. E cfarë i thashë unë. I thashe se pavarësisht se ata kanë vendosur, këto janë procese janë të rendësishme dhe mos u largo. Vetëm po të larguan. Ti qendro dhe në një pozicion më modest se ai do të ketë një njeriun e vet që komunikon. Sepse interesi i vendit është ky. 
Po bëhen spastrime në një mënyrë të paimagjinueshme. A mund të imagjinoni ju ministre që shkon duke hapur dyert e administratës. Pyesni shkoni në ministri dhe pyesni si sillen. Por njeriu nuk e humbet civilitetin, sjelljen qytetare, është s’është ti do e respektosh atë.
 Kanë krijuar një atmosferë errori Kafkjan. Në një ministri u thanë socialistëve, se kanë cuar çetat aty që veprojnë në këtë mënyrë. I thashë se në 2005, kur kemi qënë ne në pushtet, nuk ka patur kurrë një qëndrim dhe qëllim të tillë dhe ndryshim të tillë të pushtetit.
 

Pyetja 3: Pse opozita nuk e pranoi kërkesën për dialog, lidhur me aktin normativ për ligjin për nënpunësin civil?

Nuk ishte ftesë ajo, ai vuri dekretin dhe cfarë të diskutoje aty. Dekreti hyri në fuqi që në momentin që u firmos. Atëherë diskutimi ishte një hipokrizi e madhe. Po të donte debat ai po të donte dialog, po të donte të provonte opozitën, opozita absolutisht nuk do të refuzonte të gjenim zgjidhje. Dhe cfarë zgjidhjesh? Ligji i ri, atij që largohet, nuk pengon largimin, percakton rregulla se si largohet dhe si rekrutohet, por ama atij që largohet jashtë rregullave, atij i njeh një seri atributesh, të drejtash. Dhe aty, po të nisen nga respekti i dinjitetit njerëzor, atëherë aty zgjidhet. Ai thotë se do ti shkurtoj, dakord dhe këta të tjerët do të zgjidhen me një procedurë të tillë. Se nuk pengojmë reformën. Por e bëjën këtë për ti flakur në rrugë si armiq dhe kjo është jashtëzakonisht e papranueshme.

Pyetja 4: Zoti Berisha cili është aksioni më i afërt i opozitës?

Opozita me sa kam dijeni unë, këtu më kape pak si ngushtë ti mua, por opozita përpiqet të bashkrendojë të gjithë qëllimet e veta dhe i ka bashkërenduar deri tani në një mënyrë, mendoj se kanë bërë reagime të arsyeshme. Sot kishte një deklaratë nga kryetarët e grupeve. Ky largim nga parlamenti nuk është një bojkot. Edi Rama në 2009 tha unë nuk njoh parlamentin, nuk kemi thënë që se nuk njohim parlamentin, por nuk mund të pranojmë këto dy standarte, se këto që po vendosen të largojnë nga BE, nga rruga e integrimit. Ai filloi që sot leksionet aty, por burokracia europiane, tha, jo gjithnjë e nxjerr të vërtetën.

Pyetja 5: Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratën e z.Pëllumbi sipas të cilës në Shqipëri është zbatuar Katovica? Dhe pyetja e dytë, sa do e lini ju zotin Basha për të krijuar PD-në sipas mënyrës së vetë?

Përsa i përket përrallave me mbret, Pëllumbi është sovjetiku i fundit në politikë, kaq mund të them për këtë. Ramiz Aliaj ka qenë gjallë, është pyetur shumë herë, ka pësuar atë që meritonte, është arrestuar për krime kundër njerëzimit, është pyetur edhe pasi është arrestuar dhe këto janë fantazi e një sovjetiku që ta lemë të lexojë Zhurkovin.

– E dyta, unë e thashë qëparë, PD ka një kryetar dhe ka një ekip i cili është në rindërtim e sipër. Në të vërtetë edhe 1 edhe 100 herë, thashë se unë dorëzova kryetarin, por e dorzova prerëz, unë jam njëri i fjalës, por nuk dorëzova kurrë Sali Berishën. Të harrojë kush, nuk duhet që të unë të hyj e të bëj një replay, por ky jam unë. E di çmë ndodh mua tani. Tani është gjëja më interesante. Tani merrem me politikë më shumë se kurrë ndonjëherë në jetën time. Sepse gjatë gjithë jetës kisha disa lloj punërash për të bërë, tani kam vetëm politikë. Tani nga mëngjesi deri në darkë vetëm politikë. Do bëj gjithçka për ta ndihmuar PD, natyrisht Partia Demokratike ka udhëheqjen e vet, ka zerin e vet, do zgjedhë në forume ekipin, ku unë nuk do të jem. Natyrisht interesi publik është interesi im i parë dhe më kryesor.

Pyetja 6: A nuk ju duket në fakt kryetari Basha i vonuar në përzgjedhjen e ekipit të tij? Kishte deklaruar se do fillonte në shtator.

E drejtë ajo që thua ti por ka një gjë. Me sa di unë së shpejti do fillojë, por kemi të bëjmë me një situatë unike në vend, për të cilën unë nuk dua të flas sot, unë jam për festë këtu. Lajmet festive më mbyten me lajme të tjera, dhe unë nuk dua këtë. Prap unë e përdor FB por….

Pyetja 7: Zoti Berisha në rast se do ti vinit një notë zotit Basha çfarë note do ti vinit?

Nuk jam unë profesori, nuk marr rol profesori.

Pyetja 8: Zoti Berisha a nuk do të ishte më mirë që PD në këto kohë të ishte në përballje në Parlament sesa jashtë saj?

Partia Demokratike u detyrua në mbrojtje të një vlere morale kryesore sic është konsensusi dhe të një standarti europian jetik për vendin sic është administrata. Partia Demokratike nuk është në filozofinë e… harroni që keni kryetar të ri tani. Ju cfarë bëni, ju mendoni mendimet emia para 10 vjetësh. Nuk është më ajo kohë tani. Tani është një kohë tjetër dhe ka një shembulltyrë drejtimi krejtësisht të ri. Sot përshembull shkuan mbajtën fjalime e ligjërata dhe nuk është bojkot.. Dhe një gjë do ta them këtu për të cilën kam bindjen më të madhe. Ne kurrë nuk do ti lejojmë vetes që të dëmtojmë integrimin me qendrimet tona. Ky është parim themelor. Ne jemi opozitë por të paktën veprime për të dëmtuar integrimin nuk bëjmë, në do bëjmë vetëm veprime që e ndihmojnë integrimin. Cfarë po bëjnë bashkëkryetarët e mazhorancës aktuale? Unë them se po ecim në një sens të kundërt por kjo do të jetë objekt i një diskutimi të përbashkët që sapo ajo zyrë e imja të marrë rregullimet përfundimtare do tu ftoj edhe një kafe edhe për një bisedë më të shtruar.

Pyetja 9: Zoti Berisha në fakt Basha po e drejton opozitën me një ekip që i keni lënë ju? Nëse do riktheheshit në kohë, a mendoni se ekipi që keni përzgjedhur është ekipi duhur për grupin parlamentar?

Ajo cfarë kam thënë unë, bes
oj se në mendje me mua janë edhe ish bashkëpuntorët e mi, kryetari i partisë ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij, por kjo e drejtë ka kufizimin e vet statutor. Cili është ky kufizim. Ka një nen në statutin e partisë i cili lejon anëtarët e forumit, të Këshillit Kombëtar përshembull, apo anëtarët e Kuvendit, në një numër të caktuar të paraqesin propozimet e tyre, për sekretarë të përgjithsëm, për nënkryetarë, për të gjitha pozicionet. Ky nen është i domosdoshëm, pa këtë nen demokracia nuk mund të sigurohet. Cila është detyra në vlerësimin tim? Kryetari është i detyruar të respektojë cilindo që del nga këto, të cilët nuk i ka futur vet në listë por edhe këta që dalin për të garuar e nderojnë partinë, këta duhet të pranojnë rezultatin. Kryetari duhet të zgjedhë ekipin sepse ka përgjegjësi të na çojë drejt fitores. Ne mezi presim, presim me padurim.

Pyetja 10: Zoti Berisha a shikoni një pikë kthese në marëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë?

Jo realisht nuk pashë kthesë, kthesa është e mundshme dhe duhet punuar. Dokumenta bazë ekzistojnë, ekziston Traktati, që më erdhi mirë që kësaj here u citua nga të dyja palët, ashtu duhet. Shqiptarët duhet ta dijnë që ai Traktat është dokumenti i parë në të cilën dy vendet njohin kufirin se ska patur para tij asnjë dokument që Greqia njihte kufirin e tij dhe sa për dijeni e kishte të papërcaktuar edhe në tokë. Në zona të tëra sepse Enver Hoxha bënte deklarata dhe kufirin nuk e përcaktonte me ta. Ai dokument përcakton kufirin tokësor, njeh kufirin sepse para këtij dokumenti pala greke pretendonte se meqënse u bëmë anëtarë të Helsinkit dhe akti i Helsinkit parashikon mosndryshimin e kufritit, dhe ky është i mjaftueshëm. Jo thamë ne, nuk është mjaftueshëm. U firmos traktati. Unë gjykoj se traktati është një bazë ligjore shumë e mirë për të vënë drejt zgjidhjes një seri problemesh. Dhe kështu duhet te zgjidhjen problemet me fqinjët, me frymë konstruktive, me vullnet duhet të shkojnë drejt zgjidhjes. Por nuk besoj se pati kthesë.

Pyetja 11: Tashmë a jeni penduar për ndonjë gabim tuajin të bërë më përpara?

Gabime kam bërë sigurisht dhe i kam korrigjuar.Jjanë shumë nuk është një gabim. Një nga ato që nuk mund të pranoja në diktaturë ishte pagabueshmëria, pra ishin një grup njerëzisht të cilët çdo gjë mund të bënin, por jo gabime. Në atë periudhë unë isha shumë I trishtuar nga kjo gjë se këta njerëz që drejtojnë vendin ishin të pagabueshëm. Thoshte Enver Hoxha që ma thonë kjo mendja ime se ky trekëndësh ka naftë, dhe po mos të dilte nafta ekzekutoheshin njerëz aty sepse e kishin sabotuar.

Pyetja 12: Z. Berisha, Në kohën e fundit ëhstë bërë një aksion për lojrat e fatit të paktën siç po rezulton këto vite këto biznese kanë qenë të pa licënsuara a është njohur qeveria juaj me këtë?

Lufta kundër informalitetit është absolutisht një betejë shumë e rëndësishme për luftën kundër krimit ekonomik për garantimin e të ardhurave, por ka dy gjëra, e para shëndrimi i Policisë së Shtetit sikur janë një kope langosh që i ndërsyn ku të duash ky është gabimi më i madh. Të mburresh se mobilizove 6 mijë policë në një kohë që ke 1500 tatimor, sepse njësia e lojërave të fatit ëhstë veçmash, pra të mburresh se mora unë 6 mijë polic dhe i lëshova për të gjuajtur lojërat e fatit ky është një dëm shumë i madh që i bëhet Policisë. Çdo ditë po zhvillojnë një koncept anti demokratik për policinë. E dyta kam të dhëna të sigurta që janë futuur mbi 5 mijë makina elektronike lojrash. Atëherë këtu nuk është “cherchez la femme” por ” cherchez le kompiuter”.

Pyetje: Pas 16 shtatorit apo më parë?

Pas 16 Shtatorit të tëra, pas kësaj periudhe. Janë futur me doganë këto të gjitha.

Read More
31 Tet
0

Basha: Opozita zotohet të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave

Kreu i opozitës z.Lulzim Basha priti sot në një takim Raportuesin në Parlamentin Europian për Shqipërinë z. Nikola Vuljaniç, të cilin e siguroi për mbështetjen e plotë të opozitës në procesin e integrimin për të shkuar një orë e më parë në hapjen e negociatave.

Deklarata e plotë e kreut të opozitës z.Lulzim Basha pas takimit:

Vizita e parë e raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian përkon me progres-raportin e Bashkimit Europian, të cilin Partia Demokratike dhe opozita shqiptare e ka përshëndetur njëzëri. Progres-raporti demonstron qartë se Shqipëria ka bërë  përparime të ndjeshme dhe thelbësore në luftën kundër krimit, korrupsionit, reforma të gjithanshme kanë ruajtur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike, madje edhe rritjen ekonomike në vitin që shkoi, përkundër pseudo-diagnozave pesimiste që dëgjojmë çdo ditë në raport me gjendjen.

Duke ndërtuar mbi këtë bazë vizionin dhe përkushtimin tonë për të ardhmen, e sigurova se Partia Demokratike dhe opozita janë të vendosura të kontribuojnë pozitivisht në të gjithë kursin e gjatë dhe të vështirë deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke u zotuar për të bërë pikë së pari gjithçka për hapjen e negociatave një orë me më parë. Shqipëria e meriton. Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave dhe Partia demokratike zotohet në gjithçka për hapjen e negociatave.

E informova për situatën në vend, për klimën politike pas shkelmimit të konsensusit nëpërmjet Aktit Normativ nga ana e maxhorancës dhe Kryeministrit Rama, për sinjalin e keq që kjo jep në mëngjes të kësaj qeverisje përsa i përket shkallmimit të kulturës së te dhe europiane të politikbërjes që është një kulturë e gjithëpërfshirës dhe dialogut dhe jo e akteve të njëanshme arbitrare të zhbërjes së konsensusit unanim, si dhe për të tjera veprime të tjera të javëve të fundit që tregojnë qartë një mentalitet jo vetëm antikonsensus, por edhe antiligj dhe antikushtetues.

E sigurova se pjesëtarët tanë në Komisionin e Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri do të japin kontributin e tyre në dialogun e përhershëm me parlamentarët europianë dhe se ne shikojmë tek Parlamenti Europian dhe institucionet e tjera të BE-së, si institucione dhe partnere që kanë dhënë dhe japin ndihmën e tyre të çmuar për ecjen përpara të vendit në integrimin europian. Natyrisht që detyrat kryesore i kemi ne si shqiptarë, i ka maxhoranca, natyrisht edhe opozita. Opozita do të bëjë të sajën siç e bëri kur ishte maxhorancë dhe presim që qeveria të bëjë të sajën.

Read More