Blog

31 Tet
0

Basha takon Kukan: Opozita gjithçka për hapjen e negociatave

Kryetari i opozitës, z. Lulzim Basha priti në një takim delegacionin e Parlamentit Europian, për marrëdhëniet me Shqipërinë, të kryesuar nga Eduard Kukan.
Zoti Basha ka falënderuar euro-deputetët për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë, në rrugën e saj të reformave, të cilat çuan në rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat.  Ky, sipas zotit Basha, është një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. 

Kryetari i opozitës garantoi delegacionin e Parlamentit Europian, se me të njëjtin përkushtim që PD në qeveri përmbushi detyrimet për rekomandimin per statusin e vendit kandidat, sot në opozitë është e përkushtuar të bëjë gjithçka, për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësimin në BE.

Zoti Kukan ka vlerësuar përpjekjet e bëra nga PD dhe mazhoranca e djathtë,  për të përmbushur detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat,.  Zoti Kukan ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm përkushtimin e opozitës, për të mbështetur procesin integrues të vendit.

Duke folur për situatën aktuale politike në vend, z. Basha shprehu shqetësimin për shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura: KLD, ILDKP, INSTAT, KQZ, etj nga mazhoranca. 

Në takim, zoti Basha nënvizoi goditjen që mazhoranca i bëri konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, përmes një akti antikushtetues normativ, duke nëpërkëmbur parimet e dialogut dhe gjithpërfshirjes. Emërimet në kundërshtim me ligjin, në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit si dhe në Ministrinë e Brendshme, ku kandidati për deputet i PS mban sot postin e drejtorit të personelit, ndëshkimi kolektiv i drejtorisë së krimit ekonomik, emërimet jo transparente dhe jo meritokratike në administrimin e financave dhe pasurive publike të shqiptarëve, shkarkimi i drejtoreshës së INSTAT,  kanë qenë një tjetër temë e diskutimit, mes zotit Basha dhe delegacionit të Parlamentit Europian.  

Kryetari i opozitës shprehu shqetësim për aktin normativ për buxhetin, si një akt të paligjshëm, i cili pritet të përkeqësojë treguesit e zhvillimit ekonomik të vendit dhe të cënojë rëndë mirëqenien e çdo shqiptari. Që prej vitit 2009 është sanksionuar në ligj, që qeveria mund të marrë hua për të financuar investimet publike, por jo për të mbuluar rroga apo shpenzime operative. 

“Përmes aktit normativ, – theksoi zoti Basha, – në mënyrë të paprecedentë qeveria ligjëron heqjen dorë nga mbledhja çdo muaj, e rreth 80 milionë dollarëve, të cilat nuk dihet se ku do të përfundojnë”.

Kryetari i opozitës e ka konsideruar përqasjen e qeverisë së re ndaj financave të vendit, rrezik për stabilitetin ekonomik.

Read More
31 Tet
0

Vorpsi: Cili është roli i vëllait të Kryeministrit në vizitat e delegacioneve zyrtare?

Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:

Dy ditë më parë, Partia Demokratike ngriti shqetësimin për praninë e vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në një delegacion zyrtar në Izrael.

Pyetjet që bëri Partia Demokratike janë pyetjet e cdo shqiptari.

A është Olsi Rama përfaqësues i biznesit?

A është ai përfaqësues i qeverisë, në këto takime?

Pse gjendej në një delegacion me zv-Kryeministrin dhe Ministrin e Bujqësisë?

Reagimi i Kryeministrit ishte zhgënjyes. Asnjë transparencë dhe asnjë përgjigje për pyetjet tona. Nga verifikimi, rezulton se Olsi Rama nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë biznes të regjistruar në Shqipëri. Atëherë, edhe një herë po pyesim sot, cili është roli i vëllait të Kryeministrit në të tilla vizita dhe në të tilla delegacione zyrtare jashtë vendit?

Read More
31 Tet
0

Vorpsi: Cili është roli i vëllait të Ramës në ekzekutivin shqiptar? Kryeministri të jetë transparent

Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:

Një delegacion me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku bënin pjesë dhe zv/Kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, si dhe vëllai i Kryeministrit Rama, ka vizituar së fundmi Izraelin.

Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrëdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama.

A është z. Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?

A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?

A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë?

Mbetemi me shpresën se Kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ai ka premtuar

Read More
31 Tet
0

Bardhi: Askush nuk pret më që Kryeministri të tregojë respekt për pasurinë shpirtërore të vendit

Silvi Bardhi, deklarata për media:

Me ndryshimet në arkivën qëndrore të shtetit, Kryeministri Edi Rama ka arshivuar një herë e mirë standartet kulturore, propagandën e tij për meritokracinë, dhe premtimet e tij për cilësi në qeverisje.

Askush nuk pret më që Kryeministri Rama të tregojë respekt për personalitetet si Nevila Nika, një historiane e njohur, ekspertja më e mirë e arkivave të vendit, zotëruese e 5 gjuhëve të huaja, dhe një punëtore e palodhur në këtë institucion prej më shumë se 35 vitesh.

Edi Rama i fshin me një të rënë të lapsit të tilla kontribute.

Por me emërimin që ka bërë, askush nuk pret më që Kryeministri të tregojë respekt për pasurinë shpirtërore të vendit, për dosjen e madhe të letrave shqipe, për margaritarin e arkivave të shtetit.

Kryeministri i ka zbritur standardet cilësore në nivelin 0, dhe ka treguar se nuk gëzon asnjë lloj ndjeshmërie ndaj institucioneve të veçanta si arkiva e shtetit.

Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human.

Kryeministri po manifeston çdo ditë babëzinë barbare në kontrollin e cdo institucioni dhe është e qartë se personalitetet e shquara të vendit i bëhen atij pengesë në këtë ambicie të pafre.

Personalitete si Nevila Nika apo Zhani Ciko, i zënë rrugën projektit të kryeministrit për të sunduar kudo. Mediokriteti është i vetmi aleat që ai mund të ketë në rrugën e tij.

Read More
31 Tet
0

Basha: Stratobërdha, mishërim i qytetarisë korçare

Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demoktratike z.Lulzim Basha në Korçë:

“Të dashur qytetarë të Korçës, zonja e zotërinj, i nderuar kandidat i PD dhe i “Aleancës Qytetare”, për Korçën, z. Sotiraq Stratobërdha, të dashur përfaqësues të Korçës në Kuvendin e Shqipërisë, zonja dhe zotërinj!

Më lejoni t’ju përshëndes me respekt dhe nderimin më të madh për ju dhe qytetin tuaj, këtë perlë, jo vetëm të juglindjes së Shqipërisë por të civilizimit shqiptar, ku qëndron prej kohësh, si simbol i veçantë i këtij qytetërimi dhe i këtij patriotizmi, brez pas brezi, me kontributin tuaj, emri i qytetarisë korçare. Unë drejtoj tashmë prej dy vitesh, Bashkinë e Tiranës, kryeqytetit, më të madhin në vend dhe sigurisht jam krenar për Tiranën time, Tiranën tonë, Tiranën e tiranasve, korçarëve, shkodranëve, vlonjatëve, dibranëve e kujtdo tjetër që jeton aty dhe ku sot pulson zemra e madhe e vendit dhe kombit shqiptar, por duke e kthyer paksa prapa vështrimin në histori, me gjerdanin e çmuar por modest të qytetarisë shqiptare shohim Korçën dhe dy-tre qendra të tjera që shndrrijnë, prijnë dhe tregojnë rrugën nëpërmjet vlerave të së shkuarës dhe paralajmërojnë të ardhmen e qytetarisë shqiptare. Shohim Korçën, qytetin, polisin që këtu në Korçë ka lindur i tillë, ka jetuar i tillë, jeton i tillë dhe do të mbetet i tillë, sa të rrojë Shqipëria, siç thotë një ndër këngët patriotike të qytetarisë së vjetër korçare.  
Me të gjithë miqtë e mi, nga të katër anët e Shqipërisë kam ndarë që nga fëmijëria dhe kemi ndarë prejardhjen tonë gjeografike, që nga bankat e shkollës, universitetit, përvojave të punës, jashtë Shqipërie, këtu në Kosovën fqinje ku kam punuar për disa vite, natyrisht në Shqipëri, edhe në Bashkinë e Tiranës ku drejtoj, edhe në aulën e Kuvendit kur isha parlamentar dhe sa herë kemi folur për prejardhjen gjeografike, kemi ndarë mendimin se është vërtet bukur, madje një privilegj i natyrës të jesh nga Korça, të kesh lindur e të jesh rritur në Korçë.

Kjo është përshtypja e përgjithshme e pjesës tjetër të vendit për Korçën. Kjo është e vërteta, sepse Korça vazhdon t’i udhëheqë shoqet e saj, edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull, që kur poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkroi poezinë e tij të famshme, për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë. Kjo është përshtypja e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë për Korçën dhe jo vetëm nuk ndryshon, por forcohet dita ditës.

Sot, jam i nderuar të vij dhe të flas në Korçë, në këtë mbledhje, në këtë tubim që ngjan më shumë qytetar se sa elektoral, në kuptimin klasik të fjalës. Një falënderim të veçantë, dua t’u jap të gjithë qytetarëve korçarë, duke filluar nga shtabi i kandidatit tonë, strukturat e PD dhe aleatëve tanë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i japin në këtë fushatë qytetare, kandidatit qytetar dhe qytetarit të Korçës, Sotiraq Stratobërdha. 
Zonja e zotërinj!
Në këto zgjedhje, demokratët konkurrojnë si opozitë dhe u takoi demokratëve të Korçës, rasti për t’u kthyer në kutitë e votimit dhe të udhëheqin bashkëqytetarët e tyre drejt kutive të votimit, pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, për arsye që dihen.

Kandidati që kemi përzgjedhur bashkërisht, është shprehje e respektit dhe e nderimit për këtë qytet dhe qytetarët, korçarë dhe korçare të cilëve u dhimbset, u bëhet vonë dhe i qajnë hallin qytetit të tyre. Kemi kandiduar personin që besojmë se ofron më së miri potencialin për të avancuar alternativën tonë për Korçën, për të vënë në qendër të programit dhe qeverisjes lokale të Korçës, jo kryetarin e Bashkisë, as shokët apo miqtë e tij personalë, por për të vënë në qendër të Bashkisë së Korçës qytetarin korçar, hallet e problemet e tij, shpresat e dëshirat e tij e të saj, për veten tuaj, për fëmijët dhe qytetin tuaj.

Sapo dëgjuam në mënyrë konçize por profesionale dhe shumë qytetare, përmbledhjen e platformës së kandidatit tonë Sotiraq Stratobërdha për Korçën. Me këmbë në tokë, realist, një njeri që e prek dhe e ndien dhimbjen dhe rënkimin e qytetit, për problemet me të cilat përballet, një njeri që prek dhe ndien shqetësimet e gjithsecilit prej jush dhe shumë e shumë të tjerëve jashtë kësaj salle, votues të PD apo jo, apo votues të kundërshtarëve tanë politikë që kanë tashmë më shumë se 6 vite, për të vënë në balancën e arsyes së shëndoshë të tyre zgjedhjet e bëra dhe rrugën përpara, për t’i bërë vetes pyetjen: A jemi aty ku duhej të ishim, në raport me qeverisjen vendore, a përfaqësohemi mirë në interesat tona nga kjo bashki e cila ndonëse duket se do t’i ndryshojë emri dhe kandidatura, nuk ndryshon asgjë në sjellje, tarafe, përqasje!?

Këtu, gjej rastin të bëjmë edhe një dallim tjetër evident, një dallim që është i qartë për të gjithë ata që kanë dëgjuar e takuar kandidatët në këto zgjedhje. Me të vërtetë, emrat i kanë njësoj, të dy janë Sotiraq, madje duket se Sotiraqi tjetër, në moshë është më i ri por rrugët i ka më të vjetra se Sotiraqi ynë. Mënyrat, përqasjet, botëkuptimet, objektivat janë të një mendësie tepër të vjetër, të një mendësie kur pushteti shikohej si një luks për t’u kontrolluar dhe shpërndarë vetëm mes miqve, ku praktikat e pushtetit lokal i largohen gjithnjë e më shumë transparencës e llogaridhënies, po kështu u largohen qytetarëve dhe po kështu të mirat e pushtetit vendor nuk janë më për qytetarët dhe pushtetarët bëhen gjithnjë e më shumë, jo një dritë shprese apo vizioni por një pengesë dhe një problem shtesë, në jetën e përditshme të qytetarit.

Me praktikën më të mirë të qeverisjes dhe vlerat më të mira të praktikave që ka pasur rastin t’i shikojë por edhe të jetë pjesë e tyre gjatë qëndrimit në Kanada, sot para jush vjen Sotiraq Stratobërdha, më i pjekur, më i aftë, më i vendosur, më i përkushtuar dhe definitivisht më i qartë se Sotiraqi tjetër, sa i përket asaj që u ofron qytetarëve të Korçës dhe qytetarisë korçare për ditët e ardhshme. U ofron transparencë, u ofron llogaridhënie, u ofron modesti, shërbim të përkushtuar ndaj qytetarit, jo arrogancë, as arbitraritet, as errësirë për vendimet kryesore që prekin çdo qytetar të Korçës, u ofron mbi gjitha atë që buron thellë nga zemra e tij dhe zemra e çdo qytetari korçar, dashurinë e pamatë për qytetin tuaj, për perlën e qytetarisë shqiptare, për Korçën tuaj,  për Korçën tonë.

Ndaj, tashmë aleanca për qytetarinë korçare dhe Partia Demokratike, e cila ka një lidhje të ngushtë dhe të fortë me Korçën e ka thënë fjalën e saj, kanë kandiduar jo thjesht një nga më të mirët e fondit tonë intelektual, potencialeve tona njerëzore por pa dyshim një nga bijtë më të mirë dhe të përkushtuar të Korçës ndër vite.

Siç thashë, Partia Demokratike ka një lidhje të ngushtë me Korçën, ka historinë e saj të pasur në këtë qytet, herë në pushtet, herë në opozitë. Që prej lindjes tonë, në dhjetor të vitit 1990, Partia Demokratike ka gjetur një mbështetje të madhe tek qytetaria korçare dhe s’mund të ndodhte ndryshe, sepse vlerat e lirisë, e demokracisë, dinjitetit individual që janë vlera themelore të Partisë Demokra
tike, janë tabani i qëndrueshëm dhe vlerë themelore e qytetarisë korçare. Kjo është arsyeja, se pse sot dua t’i bëj një apel pikërisht këtyre vlerave që e di se ndodhen thellë në shpirtin e çdo qytetareje dhe qytetari korçar, të çdo të moshuari dhe çdo të riu korçar dhe t’u bëj një apel që të hapin mendjet dhe zemrat e tyre dhe me zemër të hapur dhe me mendje të ftohtë, të gjykojnë përtej çdo paragjykimi, çdo përkatësie politike apo tarafore, të gjykojnë për shtëpinë tuaj të përbashkët që është Korça, por të gjykojnë me parametra të gjykimit modern, europian që përbëjnë palcën e qytetarisë korçare dhe jam i bindur se një gjykim i shëndoshë, i zhveshur nga çdo paragjykim do t’ju çojë drejtpërdrejt tek numri një,  Sotiraq Stratobërdha.

Tashmë, ju takon ju, bashkëqytetare dhe qytetarë të Korçës, që me votën tuaj të vlerësoni mençur mes alternativave që ju paraqiten. Ju ftoj pikë së pari, të dilni masivisht në votime! Pushteti më afër qytetarëve është pushteti më i madh, që ka të bëjë drejtpërdrejt me ju, ka të bëjë drejtpërdrejt me interesat tuaja, ndaj mos e lini këtë mundësi të artë për të thënë fjalën tuaj, për shtëpinë tuaj, për problemet tuaja, për dëshirat tuaja. Votoni masivisht, më 3 nëntor!
Ju ftoj të votoni kandidatin tonë, kandidatin tuaj, kandidatin që do t’ua kishte zili çdo bashki e Shqipërisë, pse jo edhe e kryeqytetit dhe jam i sigurt që nga programi i tij, deri tek zbatimi në terren dhe për këtë  qëndrojmë garant si Parti Demokratike dhe unë si kryetar i saj, se do të ketë zero firim apo humbje gjatë rrugës, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Çfarë do të votoni, atë do të merrni!

Përtej nevojës për t’i dhënë një frymë qytetit tuaj, shpirtit korçar, përtej reflektimit të problemeve tuaja të përditshme dhe pritshmërive tuaja, në raport me këto probleme që janë dhe mbeten thelbi dhe përmbajtja e këtyre zgjedhjeve, ky do të jetë padyshim edhe një sinjal, një sinjal qytetarie, që i bie të lëshohet këtu nga Korça, për zhvillimet në shkallë vendi, në raport me paligjshmërinë, arbitraritetin, abuzivitetin dhe zhbërjen që po dëshmohet çdo ditë, si mentalitet për t’i lënë vendin shpejt dhe me vepra, fjalëve të bukura të rilindjes. 

Këto zgjedhje kanë të bëjnë drejtpërdrejt dhe në thelb me qytetarët e Korçës, hallet dhe problemet e tyre, ndaj me besimin më të plotë se kandidatura e zotit Stratobërdha dhe programi i tij do të votohen gjerësisht nga qytetarët e Korçës, për të mirën tuaj, për të mirën e qytetit tuaj, dua edhe njëherë t’ju garantoj se aleanca për qytetarinë korçare, Partia Demokratike, aleatët e saj, kandidati ynë janë dhe do të mbeten në dispozicionin tuaj në ditët dhe javën e ardhshme, për të bërë të mundur të sqaroheni për çdo çështje dhe detaj të programit të tij, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi, sikundër i bëj thirrje çdo qytetari të angazhuar të Korçës, që të japin kontributin e tyre në këto ditë të mbetura, për të bërë të mundur që nëpërmjet transparencës, nëpërmjet zërit tuaj, por edhe nëpërmjet mundësisë për të dëgjuar dhe prekur së afërmi cilësitë e Sotiraq Stratobërdhës, të dini të bëni kontrastin midis dy kandidatëve me të njëjtin emër, po me vizione kaq të ndryshme dhe pritshmëri kaq të ndryshme, për secilin prej jush dhe familjet tuaja”.

Read More
31 Tet
0

Vorpsi:Rama, pabesi pas kraheve ndaj Zhani Cikos

Deklarata për media e zëdhënëses të Partisë Demokratike Laura Vorpsi:

Kryeministri Rama po shënon rekorde të reja në theqafjen e degradimit kulturor.

Me shkarkimin pas krahëve, të Drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, maestro Zhani Cikos, Kryeministri i ka vënë kazmën kontributit të palodhshëm të një jete të tërë për operën, muzikën dhe artin.

Zhani Ciko është një shërbëtor i përulur i kulturës tonë kombëtare, dhe është  një nder për vendin tonë që ai drejtonte Teatrin e Operës dhe Baletit.

Me një vendim të errët, me prepotencë të pashoqe, Edi Rama largoi nga detyra maestron e famshëm, pa pasur guximin t’i komunikonte atij as dhe dy fjalë. Asnjë falënderim për mundin e dhënë për artin dhe kulturën e vendit.

Zhani Ciko po përgatitej për koncertin e djeshëm të bamirësisë, dhe nuk ishte në dijeni të vendimit që Kryeministri kishte marrë ndërkohë.  Ai u lajmërua nga miqtë e tij në telefon, të cilët kishin dëgjuar në media për shkarkimin e tij.

“TURP”, e cilësoi me të drejtë Tenori i Famshëm Saimir Pirgu, dhe i turpshëm është trajtimi që Kryeministri i vendit i ka bërë maestros së palodhur, Zhani Ciko.

Read More
31 Tet
0

Strazimiri: Rama premtime boshe e shkarkime masive ne erresire

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri:

Sot, në ditën e “Të rënëve të Policisë së Shtetit”, Rama dhe ministri i tij gënjyen paturpësisht duke “u premtuar” familjarëve të martirëve se do të bëjnë për ta ca gjëra të mira që në fakt janë bërë prej vitesh:si punësim për familjarët, shkollim për fëmijët, kredi të buta për strehim etj, e që Rama dhe qeveria e tij ka detyrimin t’i respektojë.

Tallazet dhe furtunat e jetës nuk parashikohen dot me ligj, dhe kësisoj përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ndihmës ndaj tyre nuk do të njohë kurrë kufij, e vetmja gjë që zoti Rama duhet t’u kishte premtuar sot, do të duhej të ishte respektimi i ligjeve në fuqi të paktën për ta, dhe trajtimin e barabartë të martirëve, domethënë jo ndarjen e tyre si deri në vitin 2005 në “të vrarë në kohën e Berishës dhe të vrarë në kohën tonë”.

Kjo ka ndodhur sot! Ditën për diell!

Ndërkohe mbrëmë në orët e vona, në errësirë dhe me një gjakftohtësi kriminale, Ministri i Brendshëm ka vazhduar operacionin e koduar “fund administratës publike”, duke shkelur ligjin, duke nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor të nëpunësve, mu në zyrat e shtetit.

Mbrëmë vonë, 70 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë thirrur, për të marrë fermanin e zi të shkarkimit nga puna, pa paraqitur asnjë motiv. Janë thirrur dhe shkarkuar natën, pa asnjë shpjegim.

Me një operacion okult, ne stilin e opingës së “Partizanit Meke”, janë dënuar kolektivisht një pjesë e mirë e drejtorëve dhe specialistëve të Ministrisë së Brendshme.
Janë urdhëruar të paraqiten e të qëndrojnë në zyrat e tyre, e më pas thirrur një nga një, e nën presion u është kërkuar të firmosin pranimin për largim nga puna.

Administrata Publike, as nuk është plaçke lufte, e as stalla e kooperativës ku xhahilët vendosnin për “therje te detyruar” të gjësë së gjallë për t’i shtruar gostinë të deleguarit të Partisë.

Partia Demokratike dënon fuqishëm këto akte brutale të shkeljes së ligjit dhe dinjitetit human të nëpunësve të shtetit dhe qytetarëve të vendit, dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit të nëpunësve të administratës si “kolaboracioniste” dhe shkarkimin e tyre me lista të zeza të përpiluara në zyrat e Partisë Socialiste.

Read More
31 Tet
0

Vorpsi: Rama amator edhe në histori

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani:

Partia Demokratike denoncon përsëri Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Tahiri, të cilët po vendosin ditë pas dite nën kontroll të plotë partiak, policinë e shtetit.

Në kundërshtim të hapur me ligjin, dy ditë më parë, është emëruar në detyrën e drejtorit të personelit të policisë së shtetit, kandidati për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit në Fier, Xhevahir Karaj.

Ligji për Policinë e shtetit ndalon rreptësisht përfshirjen në këto struktura të personave me lidhje dhe me vokacion partiak.

Kandidati për deputet i një partie, është shërbëtor i kësaj partie, është militant i kësaj partie, është pjesë thelbësore e kësaj partie.

Është e qartë se Kryeministri në bashkëpunim me Ministrin e Brendshëm kanë caktuar drejtor të personelit në policinë e shtetit një politikan, një shërbëtor të partisë, i cili do të bëjë maksimumin për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Partisë Socialiste, dhe jo interesat e shtetit dhe të publikut.

Shkelja e ligjit të policisë së shtetit e nisur me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë vazhdoi më tej me shkarkimet kolektive të drejtuesve të lartë të policisë.

Shkelja e ligjit dhe e çdo standardi vazhdoi me shkrirjen e strukturës së hetimit te krimit ekonomik duke e lënë vendin dhe sot që flasim pa mbikëqyrjen e kësaj strukture. 

Shkelja e ligjit vazhdon me arrogancë të pashoqe me emërimin politik të  drejtorit të personelit.

Kur Kryeministri, ministri dhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, shkelin ligjin, çfarë garancie duhet të presin qytetarët nga kjo qeveri?

Këto janë ditët më të errëta për policinë e shtetit.

Është kjo arsyeja pse krimet shtohen, pse pasiguria e jetës rritet dhe pse aksidentet po marrin përditë e më shumë jetë njerëzish.

Kur qeveria sillet si bandë që nuk njeh ligjin, atëherë elementët kriminalë dhe të rrezikshëm për shoqërinë gjejnë terrenin më të përshtatshëm për të lulëzuar.

Ne i kërkojmë qeverisë të ndalë shkelmimin e ligjit dhe të kthejë mbrapsht aktet e paligjshme që po e dëmtojnë rëndë policinë e shtetit, dhe po rrisin pasigurinë e qytetarëve në vend.

Read More
31 Tet
0

Ristani: PD denoncon Ramën dhe Tahirin, kontroll partiak ndaj policisë së shtetit

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani:

Partia Demokratike denoncon përsëri Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Tahiri, të cilët po vendosin ditë pas dite nën kontroll të plotë partiak, policinë e shtetit.

Në kundërshtim të hapur me ligjin, dy ditë më parë, është emëruar në detyrën e drejtorit të personelit të policisë së shtetit, kandidati për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit në Fier, Xhevahir Karaj.

Ligji për Policinë e shtetit ndalon rreptësisht përfshirjen në këto struktura të personave me lidhje dhe me vokacion partiak.

Kandidati për deputet i një partie, është shërbëtor i kësaj partie, është militant i kësaj partie, është pjesë thelbësore e kësaj partie.

Është e qartë se Kryeministri në bashkëpunim me Ministrin e Brendshëm kanë caktuar drejtor të personelit në policinë e shtetit një politikan, një shërbëtor të partisë, i cili do të bëjë maksimumin për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Partisë Socialiste, dhe jo interesat e shtetit dhe të publikut.

Shkelja e ligjit të policisë së shtetit e nisur me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë vazhdoi më tej me shkarkimet kolektive të drejtuesve të lartë të policisë.

Shkelja e ligjit dhe e çdo standardi vazhdoi me shkrirjen e strukturës së hetimit te krimit ekonomik duke e lënë vendin dhe sot që flasim pa mbikëqyrjen e kësaj strukture. 

Shkelja e ligjit vazhdon me arrogancë të pashoqe me emërimin politik të  drejtorit të personelit.

Kur Kryeministri, ministri dhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, shkelin ligjin, çfarë garancie duhet të presin qytetarët nga kjo qeveri?

Këto janë ditët më të errëta për policinë e shtetit.

Është kjo arsyeja pse krimet shtohen, pse pasiguria e jetës rritet dhe pse aksidentet po marrin përditë e më shumë jetë njerëzish.

Kur qeveria sillet si bandë që nuk njeh ligjin, atëherë elementët kriminalë dhe të rrezikshëm për shoqërinë gjejnë terrenin më të përshtatshëm për të lulëzuar.

Ne i kërkojmë qeverisë të ndalë shkelmimin e ligjit dhe të kthejë mbrapsht aktet e paligjshme që po e dëmtojnë rëndë policinë e shtetit, dhe po rrisin pasigurinë e qytetarëve në vend.

Read More
31 Tet
0

Basha në PPE: “Mbështesni statusin kandidat, monitoroni praktikat antiligjore të mazhorancës

Basha: “Qeveritë demoratike shërbejnë sipas ligjit dhe kushtetutës, nuk i sfidojnë ato për megallomani udhëheqje”

Basha, liderëve në PPE: “Mbështesni statusin kandidat të Shqipërisë, monitoroni praktikat antiligjore të mazhorancës!”

Kryetari i opozitës Lulzim Basha mori pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane. Në nisje të samitit, kryetari në detyrë i PPE dhe kryetari i grupit të PPE në Parlamentin Europian, z. Joseph Daul ka bërë prezantimin formal të kryetarit të ri të PD, Lulzim Basha. Në bisedat që zoti Basha zhvilloi me personalitete të larta të BE dhe drejtues të qeverive pjesëmarrëse në këtë samit, si presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barosso, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt, zëvendës-kancelari austriak, Michael Spindelegger, kryeministri i Hungarisë, Victor Orbán, kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, zëvendës-kryeministri italian Angelino Alfano etj, u ka kërkuar mbështetje për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në muajin dhjetor, sikundër i ka garantuar se opozita do të bëjë gjithçka, për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim.

“Kam kërkuar pikë së pari mbështetjen nga të gjithë partitë simotra në pushtet, duke nisur me kancelaren Merkel dhe më të gjithë udhëheqësit e tjerë të qeverive apo koalicioneve të djathta në BE, për të konfirmuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për statusin e Shqipërisë  si vend kandidat për anëtarësim në BE si dhe vendosmërinë e PD, që edhe në opozitë të vazhdojë të kontribuojë në të gjithë forcat dhe mënyrat, për përshpejtimin e trajektores europiane të vendit dhe hapin tjetër në këtë trajektore, që është hapja e negociatave”

Zoti Basha i ka njohur drejtuesit e qeverive të vendeve anëtare të BE dhe krerëve të Unionit Europian me situatën në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në shpërfilljen që mazhoranca po i bën shtetit ligjor, vlerave të gjithpërfshirjes dhe dialogut.

“Në takimet dypalëshe bëra një prezantim të situatës politike në vend, veçanërisht për shqetësimet tona edhe në këtë fazë të hershme të mazhorancës së re, për shpërfilljen totale të parimeve të shtetit ligjor, për një fushatë kundër kushtetutës, ligjshmërisë, ligjit, vlerave të konsensusit, gjithpërfshirjes dhe dialogut si dhe për disa prej shqetësimeve që kanë të bëjnë me vijmësinë dhe stabilitetin e administratës publike dhe stabilitetin e trupave të veçantë që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, me zbatimin e ligjit, siç është policia, institucionet e pavarura dhe frymën konfliktuale, në raport me to. Qeveritë e zgjedhura në çdo vend demokratik binden dhe shërbejnë sipas ligjit dhe kushtetutës dhe nuk udhëheqin përtej ligjit dhe kushtetutës. Sigurisht kërkova me forcë mbështetjen për statusin kandidat, si diçka që Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë, që vjen pas një progres-raporti objektiv të Komisionit Europian, progres-raport i cili fotografon periudhën e fundit të qeverisjes së koalicionit të PD. Ky pa dyshim është edhe një hap i cili do të ndihmojë në një vëmendje më të madhe të BE, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare, ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri. Këtu, jo vetëm nuk ka asnjë paradoks por ka një vizion të qartë të opozitës shqiptare e cila duke mbështetur dhe konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishëm statusin kandidat dhe procesin e integrimit europian të vendit, jo vetëm vazhdon me koherencë përqasjen që ka pasur edhe në mazhorancë, jo vetëm mbështet një aspiratë e cila mbështetet nga mbi 90 për qind e shqiptarëve por po kështu shtrin shinat e një opozite të fortë modern dhe europiane që shikon edhe procesin e integrimit europian, si një proces që ndihmon në mekanizma të kontrollit, të llogaridhënies së një demokracie parlamentare dhe jo si një proces që përdoret, për të mbajtur peng apo diktuar axhendat e ngushta politike të një partie apo një partie tjetër”.

Ndërsa në takim, çështje kryesore ka qenë kriza ekonomike dhe financiare me të cilën përballet BE, zoti Basha ka shprehur shqetësimin, për faktin se qeveria në Tiranë po minon arritjet ekonomike të vendit dhe po cënon stabilitetin makro-ekonomik.

“Ne lamë një situatë makro-ekonomike të stabilizuar, me rritje ekonomike siç e dëshmon edhe progres-raporti, jo atë rritje që stimuluam në 4 vitet e para të qeverisjes, pasi për shkak të krizës globale që ka mbërthyer edhe Europën, rritja ekonomike ra dhe kjo u ndie edhe në aftësinë e ekonomisë për të prodhuar më shumë vende pune për vit, por e lamë vendin në një situatë makro-ekonomike stabël, çka është më e rëndësishme e lamë vendin në një situatë fiskale dhe financiare stabël, ku borxhi megjithëse u rrit, sikurse u rrit në çdo vend fqinj dhe në çdo vend të Europës, ajo ishte më e ulta në rajonin e Europës Juglindore. Ndërkohë, shohim përsëri, përmes një përpjekje jo transparente, anti-ligjore në thelb siç është akti normativ që diskutohet në Parlamentin e vendit, për të përdorur “muskulin” politik, për të shkatërruar themelet e këtij stabiliteti financiar përmes katërfishimit brenda natës së huasë së shtetit, të cilat për më shumë nuk përdoren siç trumbetohet nga mëngjesi deri në darkë për të likuiduar fatura të papaguara të biznesit, fatura që janë po kështu të planifikuara për vitin në vazhdim por planifikohet të përdoret për shpenzime operative, planifikohet të përdoret për shpenzime qeveritare, shpenzime luksi në një kohë krize, shtim ministrish në një kohë krize dhe çka është më shqetësuese një planifikim me dashje, gjakftohtë i përkeqësimit 4 herë të mbledhjes së taksave, në krahasim me 8 muajt e parë të këtij viti. Pra, qeveria e zgjedhur që zakonisht duhet të mbledhë të paktën njësoj por zakonisht më shumë taksa se qeveria paraardhëse (ky është një rregull thuajse i përgjithshëm i rotacionit normal të qeverive) jo vetëm që nuk e bën këtë por publikisht deklaron se do të mbledhë 4 herë më pak se sa mblodhi qeveria paraardhëse. Kjo natyrisht është një minë me sahat për stabilitetin ekonomik të vendit, për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, për stabilitetin shoqëror të vendit dhe është tërësisht kundër frymës që u diskutua sot, ku në një diskutim të hapur midis organeve të BE, komisionit nga njëra anë dhe Parlamentit nga ana tjetër u vu theksi tek nevoja për disiplinë fiskale, për transparencë, bashkëpunim dhe dialog për çdo çështje që ka të bëjë me shpenzimet, sepse shpenzimet dhe kontrolli i tyre janë një tregues shumë i rëndësishëm i përgjegjshmërisë së çdo qeverie europiane apo kombëtare dhe natyrisht edhe vendeve aspirante, në raport me stabilitetin e vendit, në raport me mirëqënien e qytetarëve”.

Zoti Basha ka bërë të ditur se opozita është e angazhuar të bëjë transparencën e akteve antiligjore dhe antikushtese që ka ndërmarrë qeveria dhe mazhoranca e re, mes të cilëve është dhe akti normativ për buxhetin i cili në kundërshtim me ligjin, i hap rrugë marrjes së borxhit për shpenzime operative dhe jo për investime. 

“E gjithë vëmendja jonë si opozitë është të ushtrojmë përgjegjësitë që na ngarkon shoqëria, qytetarët, ligji dhe rregullat e demokracisë. Natyrisht, në këtë kuadër thirrja jonë ndaj çdo institucioni partner, si Banka Botërore apo
Komisioni Europian të jetë e vëmendshme ndaj akteve të papërgjegjshmërisë, aq më shumë në kushtet e mungesës së transparencës dhe ilegjitimitetit, siç është rasti i aktit normativ i cili është në kundërshtim me ligjin e 2009 që e ndalon qeverinë shqiptare të marrë borxh për shpenzime operative, rroga apo për luksin e vet dhe e detyron të marrë borxh vetëm për investime që në fund të fundit i kthehen si vlerë e shtuar ekonomisë dhe qytetarëve shqiptarë. Në këtë kuadër, insistimi ynë është sigurojmë nëpërmjet të gjithë mjeteve, mbikëqyrjes opozitare në Parlament, transparencës para publikut shqiptar, dialogut të përhershëm me qytetarët dhe grupet e interesit, që qeveria e mazhorancës Rama-Meta të ndalë këtë revansh të shfrenuar kundër kushtetutës, ligjit, konsensusit, bashkëpunimit, të vërtetave dhe kundër stabilitetit ekonomik dhe financiar të Shqipërisë. Ka qenë një punë e vështirë e përditshme, për ta mbajtur Shqipërinë në parametra stabël ekonomikë, për të siguruar që rritja aq sa ishte, 1.7%, 2%, të ishte rritje dhe jo krizë dhe nëse nuk vazhdohet me këtë sens disipline, nëse nuk vazhdohet me këtë sens transparence, madje të përmirësohet më tej se për këtë janë votuar, atëherë vendi rrezikon të zhytet në një krizë të përmasave të paparashikuara, atë që unë dje e quajta para grupit parlamentar, formula dhe përgatitja e krizës “Rama” dhe për këtë siç e thashë, akti normativ është një minë me sahat, është një alarm që bie për të gjithë ne”.

Read More