Blog

31 Tet
0

Shkrirja e Gardës, Noka: Tahiri, akt të papreçedent revanshi dhe hakmarrje

Deklaratë për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka:

Dje të gjithë shqiptarët u njohën me një akt të papreçedent revanshi dhe hakmarrje që tregon qartë orientimin dhe fillin politik antishtet të këtij pushteti.

Dje Tahiri, pa bërë ende prezantimin me efektivat e Gardës së Republikës, u deklaroi zhbërjen e institucionit me një histori 85- vjeçare në shërbim të shtetit.

Ky akt i rëndë, është në thelb, dëshmi e qartë e urrejtjes dhe hakmarrjes, që kjo qeveri tregon ndaj këtij institucioni, që pengoi tentativën për grusht shteti në 21 janar. 
Është hakmarrje primitive ndaj institucionit dhe efektivave që penguan në realizimin e ëndrrës famëkeqe për marrjen e pushtetit me dhunë.

Hakmarrje ndaj atyre që mbrojtën rendin dhe institucionet kushtetues.

Hakmarrje ndaj atyre që më 21 janar, mbrojtën shtetin nga Rama dhe Tahirët e tij, që përfaqësonin antishtetin, hakmarrje ndaj institucionit që mbrojtën ligjin nga Tahiri dhe hordhitë, që më 21 janar përfaqësonin egërsisht antiligjin.

Kjo ndodh kur në krye të pushtetit është vetë antishteti, kjo ndodh kur në krye të institucioneve të zbatimit të ligjit emërohet zjarrvënësi dhe dirigjenti i dhunës së 21 Janarit.

Kjo ndodh kur në krye të institucionit përgjegjës për luftën kundër krimit, emërohet njeriu i kapur nga fyti prej krimit. 

Kjo ndodh kur ministri skafist, emërohet për të luftuar trafiqet. Kjo ndodh kur ministri i evazionit emërohet për të luftuar krimin ekonomik.

Kjo ndodh kur organizatori i dhunës së i 21 janarit , është ministër   për rendin dhe sigurinë.

Kjo ndodh kur njeriu që sulmonte egërsisht efektivët e policisë dhe Gardës së Republikës dhe që me urë zjarri në dorë, digjte makinat e tyre dhe hidhte molotov në dyert e institucioneve, sot është drejtues politik i tyre.

Dje në përpjekje për të fshehur të vërtetën, kërcënon efektivat e Gardës në emër të drejtësisë, ndërkohë që ai vetë duhet të jetë para drejtësisë për aktet e tij kriminale.

Goditja e rëndë, që Qeveria Rama kërkon ti japë Gardës së Republikës, është dëshmi e qartë e frikës ndaj të vërtetës së madhe për 21 janarin, ku organizatorët dhe përgjegjësit kryesorë të tentativës për grusht shtetit, duan të shtiren si viktima dhe mbrojtësit e rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe institucioneve të shpallen fajtorë.

Tashmë shqiptarët e kanë kuptuar të vërtetën që vendosja e Tahirit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme është mbrojtja që z. Rama po u jep organizatorëve, skenaristëve dhe zbatuesve të atij skenari famëkeq të 21

Read More
31 Tet
0

Ligji për “Nëpunësit civil”, Basha takon ambasadorët e vendeve anëtare të BE dhe KE

Basha:  Qëllimi i ndryshimi të ligjit, spastrimi politik i administratës dhe zëvendësimi me militant, minon konsensusin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ndarë me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian shqetësimin për shtyrjen, përtej datës 1 tetorit, të hyrjes në fuqi të ligjit për “Shërbimin Civil”. Sipas zotit Basha qëllimi i vetëm i ndërmarrjes se këtij akti jo transparent dhe tinëzar nga Edi Rama është spastrimin politik i administratës publike, shtyrja e hyrjes në fuqi të këtij ligji të miratuar me konsensus ndërpartiak përpara zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat shkelmon konsensusin ndërpartiak.

“Në mënyrë krejtësisht jo transparente, larg vëmendjes së publikut, palëve të interesuara, faktorëve bashkëpunues në këtë ligj, mësojmë, përsëri jo zyrtarisht, se ka një përpjekje për të ndryshuar përmbajtjen e këtij ligji konsensual, të votuar me votë unanime, në Kuvendin e Shqipërisë më 30 maj. Kjo përpjekje ka një dhe vetëm një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës publike dhe të shërbimit civil dhe zëvendësimin e tyre me militantë partiak. Ky është një hap prapa për vendin tonë, është një hap i kushtueshëm për taksapaguesit shqiptarë dhe europianë të cilët kanë investuar në këtë aset të vyeshëm të shtetit, që është shërbim civil, sikundër është një shkelmim dhe një shkallmim i konceptit të konsensusit politik, pra bashkëpunimit midis partive politike për qëllime të përbashkëta” -u shpreh Basha.   

Zoti Basha ka bërë të qartë se PD nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për ndryshimin e këtij ligji konsensual i cili shkatërron administratën publike dhe vë në rrezik aspiratën për avancim sa më të shpejtë në rrugën e integrimit europian të vendit.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për këtë hap, përgjegjësia do të jetë e tëra e kryeministrit dhe e tijve. Ligji i miratuar me konsensus që po tentohet të ndryshohet apo të shtyhet në mënyrë tinëzare dhe pa asnjë kriter transparence është faktikisht një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratës tonë  për integrimit në Bashkimin Europian, ndaj kritereve profesionale të rekrutimit dhe avancimit të shërbimit civil në bazë të meritës dhe ndaj frymës së domosdoshme të konsensusit dhe të bashkëpunimit midis forcave politike në vend” –deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Prononcimi i plotë i kryetarit të PD Lulzim Basha, pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe KE-së.

“Patëm një takim me përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian në Tiranë, për të shprehur shqetësimin tonë në raport me një përpjekje jo transparente, madje do të thoja tinëzare për të shkelmuar konsensusin mbi tre ligjet, mes të cilëve edhe ligjit për “Nëpunësin civil”, ligj i cili hyn në fuqi në datën 1 tetor. Në mënyrë krejtësisht jo transparente, larg vëmendjes së publikut, palëve të interesuara, faktorëve bashkëpunues në këtë ligj, mësojmë, përsëri jo zyrtarisht, se ka një përpjekje për të ndryshuar përmbajtjen e këtij ligji konsensual, të votuar me votë unanime, në Kuvendin e Shqipërisë më 30 maj. Kjo përpjekje ka një dhe vetëm një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës publike dhe të shërbimit civil dhe zëvendësimin e tyre me militantë partiak. Ky është një hap prapa për vendin tonë, është një hap i kushtueshëm për taksapaguesit shqiptarë dhe europianë të cilët kanë investuar në këtë aset të vyeshëm të shtetit, që është shërbim civil, sikundër është një shkelmim dhe një shkallmim i konceptit të konsensusit politik pra bashkëpunimit midis partive politike për qëllime të përbashkëta.   

Partia Demokratike dhe opozita shqiptare e kanë denoncuar këtë përpjekje akoma jo transparente, tinëzare dhe të papërgjegjshme të kryeministrit Rama për të shkelmuar konsensusin e arritur para zgjedhjeve, kur askush nuk e dinte rezultatin dhe vënien në rrezik midis të tjerave edhe aspiratën tonë për avancim sa më të shpejtë në rrugën e integrimit europian të vendit, vetëm e vetëm për të ekzekutuar skenarët e tij të shkatërrimit të administratës publike dhe zëvendësimit të saj me militant partiak. Nuk ka dhe nuk do të ketë, asnjë mirëkuptim për këtë hap, përgjegjësia do të jetë e tëra e kryeministrit dhe e tijve. Ligji i miratuar me konsensus, që po tentohet të ndryshohet apo të shtyhet në mënyrë tinëzare dhe pa asnjë kriter transparence, është faktikisht një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratës tonë  për integrimin në Bashkimin Europian , ndaj kritereve profesionale të rekrutimit dhe avancimit të shërbimit civil në bazë të meritës dhe ndaj frymës së domosdoshme të konsensusit dhe të bashkëpunimit midis forcave politike në vend.”

Read More
31 Tet
0

Basha: Shtyrja e hyrjes në fuqi e ligjit të “Nëpunësit Civil”, shkelmon konsensusin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot kryesocialistin Edi Rama se me qëllim spastrimin politik të administratës publike, kërkon të shtyjë, përtej 1 tetorit, hyrjen në fuqi të ligjit për “Shërbimin Civil” i miratuar me konsensus ndërpartiak dhe kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në mbledhjen e grupit parlamentar, zoti Basha paralajmëroi se nëse ndërmerret ky vendim do të ekzekutonte konsensusin ndërpartiak, që mundësoi votimin e këtij ligji shumë të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ky do të ishte një ekzekutim i pafalshëm dhe pa kthim i konsensusit, pasojat e të cilit do të bien mbi të gjithë shqiptarët por përgjegjësi do të ketë një dhe vetëm një emër. Ndaj e ftoj Edi Ramën të tërhiqet menjëherë nga ky atentat ndaj shtetit ligjor, ndaj konsensusit ndërpartiak dhe ndaj aspiratës me të mbështetur nga shqiptarët e mos të provojë që  statusin që e bllokoi si opozitë  ta rrezikojë tashmë si qeveri”, -u shpreh zoti Basha.

Sipas kryetarit të PD-së, shtyrja e hyrjes në fuqi të ligjit për “Nëpunësit Civil” ka si qëllim të vetëm spastrimin politik të administratës.

“Shtyrja e hyrjes në fuqi të  këtij ligji nuk ka qëllim tjetër përveçse ta lerë shërbimin civil pa ligj, pa mbrojtje, në vakum dhe të ekspozuar ndaj fshesës që ka nisur tashmë  për të zëvendësuar nëpunësit aktualë të administratës publike me militantë partiakë” -u shpreh zoti Basha.

Zoti Basha ka kujtuar se shtyrja pa afat e hyrjes në fuqi të ligjit për administratën publike kërcënon dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.  Kryetari i PD-së ka theksuar se qeveria e drejtuar nga PD përmbushi te gjithë detyrimet për marrjen e statusit që u bllokua nga Edi Rama në opozitë.

“Pasi e bllokuan sa deshën marrjen e statusit kandidat në opozitë, Rama me të tijtë nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë tani që kanë ardhur në pushtet, përveçse të shkojnë në Bruksel e ta marrin këtë status në  emër të Shqipërisë”-u shpreh Basha.

Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së:

Të nderuar deputete dhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Së pari ju përshëndes dhe së pari ju falënderoj për kontributin tuaj të çmuar në debatin parlamentar të seancës së fundit. Që nga ajo ditë, opozita, qytetarët, shteti ligjor, janë përballur me një mori aktesh të qeverisë së re, akte antikushtetuese dhe antiligjore të kreut të ri të Këshillit të Ministrave. Sindroma e njohur e vitit zero që ne paralajmëruam, po shkel dhe nëpërkëmb dita-ditës shtetin ligjor, korpusin e ligjeve të krijuar gjatë  këtyre viteve në demokraci, rregullat dhe normat e funksionimit të  qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. 

Duket qartë se në këtë start të mbrapshtë  dhe aspak premtues, zoti Rama po kërkon t’u diktojë shqiptarëve një mesazh, mesazhi është: “Ligji jam unë”, duke dëshmuar se është mbartës i një mentaliteti kryekëput të vjetër për ligjet në demokraci si kushti numër një i stabilitetin, i paqes dhe i progresit shoqëror. Paralajmërimet dhe thirrjet tona të vazhdueshme drejtuar atij dhe skuadrës së tij për t’ju përmbajtur betimit që  kanë bërë  dhe për të  respektuar me rigorozitet ligjin dhe vetëm ligjin nuk po dëgjohen. Përkundrazi,  fryma revanshiste, e shfaqur apo e maskuar andej- këndej si frymë  revolucionare e tipit të vjetër, po ngjit shkallë të reja, po shënjestron arritje të tjera të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Në këtë kuadër është paralajmëruar qartazi, ndonëse jo hapur në mënyrë transparente para publikut, tentativa për të pezulluar ligjin e ri “Për shërbimin civil”  nëpërmjet shtyrjes së afatit të hyrjes së tij në fuqi nga data 1 tetor 2013 në një afat ende të paqartë. Nëse ndërmerret, ky akt do të ekzekutonte konsensusin ndërpartiak që mundësoi votimin e këtij ligji shumë të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë.

Është rasti të kujtojmë  sot se ligji “Për shërbimin civil” ishte një prej tre ligjeve të famshme të paketës së integrimit, mosvotimi i të cilëve nga Partia Socialiste në  opozitë e privoi Shqipërinë nga marrja e statusit të vendit kandidat në BE në vjeshtën e vitit të kaluar. Këto tre ligje të bllokuara personalisht nga Edi Rama u kthyen në agjendën e Kuvendit të Shqipërisë  me daljen e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim nga koalicioni ynë dhe bashkimin e saj me koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialiste. Pas negociatave me aleatin e tij të ri zotin Meta, LSI dhe PS iu rikthyen ofertës sonë dhe thanë se ishin të gatshëm të votonin “Tre ligjet e integrimit”  me kushtin e vetëm që data e hyrjes së tyre në fuqi të mos ishte “Pesëmbëdhjetë ditë pas botimit në fletoren zyrtare”, por të ishte më 1 shtator 2013. Partia Demokratike e pranoi menjëherë propozimin e bërë nga PS-LSI. Kryeministri Berisha, në përputhje me përcaktimet kushtetuese, thirri në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendin e Shqipërisë në datë 30 maj 2013.

Përpara fillimit të seancës, në sallën plenare u zhvillua një  negociatë e fundit mes Grupit Parlamamentar të Partisë Socialiste dhe përfaqësuesve parlamentarë të Partisë Demokratike ku PS propozoi,  që ligji “Për shërbimin civil”  të mos hynte në fuqi as në fund të qershorit sipas përcaktimit standard, as me 1 shtator siç ishte rënë dakord, por më 1 tetor 2013. 
Amendamenti që ata kërkuan, sikurse ligjet ne tërësi, u miratuan me konsensus në seancë plenare nga gjithë  deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit. Kjo ndodhi disa javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare kur palët nuk e dinin rezultatin. Pjesë e këtij konsensusi, madje bashkë-promotor i tij ishte edhe Kryetari i sotëm i Kuvendit të Shqipërisë,  zoti Ilir Meta. Uroj dhe shpresoj që ai dhe partia e tij të mos qëndrojnë indiferentë në këtë zhvillim kritik për fatin e klimës politike në vend, për fatin e integrimit, për fatin e administratës publike.

Historia që sapo rrëfeva këtu telegrafikisht, është një histori konsensusi që ne e dhamë siç na u kërkua, por që zoti Rama, tani që ka ardhur në  pushtet, mendon ta hedhë në erë. Në emër të Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, në emrin tuaj dhe bashkëqytetarëve që përfaqësojmë, dua ti them sot dy gjëra të thjeshta. E para: Hiqe nga mendja, mos e tento! Konsensusi është  një vlerë e veçantë pa të cilin nuk bëjmë dot, të cilin duhet ta ruajmë fort si nyjen ku bashkohen kontributet tona për vendin. Shqipëria në vazhdimësi do të ketë nevojë për konsensusin ndërpartiak, po aq sa për debatin dhe ballafaqimin e alternativave.

Së dyti: Nëse shkelmohet konsensusi për ligjin e nëpunësit civil, përgjegjësia dhe pasojat do të bien të gjitha mbi Edi Ramën dhe qeverinë e tij.  
Nëse ndërmerret, ky akt do të çojë në shkallmimin e shërbimit civil, të këtij aseti të vyer, ngritja e të cilit ka qenë dhe mbetet një punë e madhe e kohës, e demokracisë, e hapjes, e përpjekjeve individuale dhe kolektive të sa e sa profesionistëve të zotë, e mbështetjes ndërkombë
tare, e shkollës shqiptare të financuar nga taksapaguesit shqiptarë dhe asaj Perëndimore, të financuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Për shërbimin civil është folur shpesh si për një plagë endemike të demokracisë sonë të re.  Probleme ka patur dhe ka akoma. Por ky ligj i përgatitur me asistencën më të kualifikuar të Bashkimit Europian është përgjigja më e mirë  për të shikuar përpara, për të konsoliduar një shërbim civil bashkohor, të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, në integritet moral dhe paanësi politike,  që përtërihet e modernizohet konform standardeve europiane. Shtyrja e hyrjes në fuqi të  këtij ligji nuk ka qëllim tjetër përveçse ta lerë  shërbimin civil pa ligj, pa mbrojtje, në vakum dhe të ekspozuar ndaj fshesës që ka nisur tashmë  për të zëvendësuar nëpunësit aktualë të administratës publike me militantë partiakë.

Vetë ideja është një agresion primitiv i patolerueshëm, shprehje e një arrogance dhe arbitrariteti të skajshëm ndaj një investimi të madh siç është administrata publike dhe ndaj një virtyti akoma më të madh, siç është konsensusi ndërpartiak. Ne nuk do të pajtohemi me këtë situatë xhungle, që do të na kthente vërtetë në vitin zero, siç thotë, mendon, dëshiron dhe po tenton zoti Rama. Ne nuk mund të pajtohemi e nuk do të pajtohemi me shtetin politik që me sa shihet ka në mendje ky kryeministër, por do të qëndrojmë fort,  me gjithë energjitë dhe forcën tonë, me të gjitha mjetet legjitime demokratike për shtetin ligjor, për shtetin e së drejtës.  Shkatërrimi dredharak, me justifikime dhe alibi të paqena i shërbimit civil do të një kundërinvestim, në lidhje me pritshmëritë dhe aspiratat e Shqipërisë në frontin e integrimit europian. Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë: Pasi e bllokuan sa deshën marrjen e statusit kandidat në opozitë, Rama me të tijtë nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë tani që kanë ardhur në pushtet, përveç se të shkojnë në Bruksel e ta marrin këtë status në  emër të Shqipërisë.

Ua kemi bërë gati ne. Ua kemi lënë punët të kryera të gjitha.

Por t’i thërrasë mendjes se tashmë si qeveritar po rrezikon me këtë që ka në mendje me administratën publike.  Ky do të ishte një ekzekutim i pafalshëm dhe pa kthim i konsensusit, pasojat e të cilit do të bien mbi të gjithë shqiptarët por përgjegjësi do të ketë një dhe vetëm një emër. Ndaj e ftoj Edi Ramën të tërhiqet menjëherë nga ky atentat ndaj shtetit ligjor, ndaj konsensusit ndërpartiak dhe ndaj aspiratës me të mbështetur nga shqiptarët e mos të provojë që  statusin që e bllokoi si opozitë  ta rrezikojë tashmë si qeveri. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare janë të vendosura të mbrojnë me çdo çmim vlerat pozitive të krijuara në këto vite në administratën publike si dhe vlerat e produktit të konsensusit ndërpartiak që i hapi rrugë marrjes së statusit kandidat.

Read More
31 Tet
0

Vorpsi: Denonconi presionin dhe largimin nga administrata në www.përpara.al

Deklaratë për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi:

Revanshi politik i mazhorancës së re, presioni dhe largimi i nëpunësve të shtetit me metodën e vjetër të luftës së klasave, po mbizotëron në çdo zyrë të administratës shtetërore. 

E gjithë administrata është nën presion, ankth dhe pasiguri për vendin e punës dhe vazhdimin e karrierës, në respekt të meritës.

Nga sot, Partia Demokratike ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal të ri, “Denonco presionin dhe largimin nga administrata”, që do të jetë i aksesuseshëm 24 orë në ditë.

Në këtë portal çdo nëpunës, do të marrë këshillim falas për të gjitha të drejtat e nëpunësve, do të mund të denoncojë çdo rast të presionit politik për t’u dorëhequr nga detyra dhe çdo akt për largimin e padrejtë nga administrata.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës, të ndalë presionin mbi administratën, dhe revanshin për spastrimin e saj.

Partia Demokratike fton çdo nëpunës që të denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do ndërmarrë të gjitha masat për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që përdorin pushtetin për të dhunuar të drejtat e nëpunësve, ushtrojnë presion e ndikim të paligjshëm ndaj tyre dhe abuzojnë me pushtetin për të larguar nga puna stafet profesioniste duke i zëvendësuar me listat e militantëve politikë.

 

Read More
31 Tet
0

Sotiraq Stratobërdha, kandidat i PD-së dhe aleatëve për Kryetar Bashkie në Korçë

Sotiraq Stratobërdha, është kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për Kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në Bashkinë e Korçës, më 3 Nëntor 2013.

Kandidatura e tij u propozua nga shoqëria civile dhe qytetaria korçare dhe u mbështet fuqishëm nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike Dega Korçë dhe aleatët e saj.

Sotiraq Stratobërdha ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1961, në një familje qytetare dhe atdhedashëse. Është diplomuar në  jurisprudencë në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer kualifikime pas-universitare në Kanada. 
Sotiraq Stratobërdha është një nga qytetarët me një jetë aktive civile dhe profesionale që prej fillimeve të sistemit pluralist. Gjatë legjislaturës parlamentare 1992-1996 z. Stratobërdha u zgjodh deputet, përfaqësues i Korçës në Kuvendin e Shqipërisë.

Sotiraq Stratobërdha ëshë modeli i qytetarit të angazhuar korçar. Ai ka dhënë një kontribut maksimal në organizime të shoqërisë civile dhe lëvizjeve qytetare në mbrojtje të interesave të qytetit dhe qytetarëve të Korçës dhe në promovimin e traditës, urbanistikës qytetare dhe trashëgimisë së gjithanshme pozitive të qytetit të Korcës.
Kandidimi i Sotiraq Stratobërdhës gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët e Korçës që shohin tek ky qytetar i përkushtuar një garant të zërit të tyre dhe të interesit publik e qytetar për të gjitha vendim-marrjet e rëndësishme për Korçën dhe banorët e saj.

Read More
30 Tet
0

Strazimiri: Cila është lidhja e z.Tahiri me Elvis Doçin, ekzekutuar në mënyrë mafioze?

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri:

Prej disa ditësh, shtypi ka dhënë informacion tejet shqetësues mbi lidhjet e Ministrit të Brendshëm me të ndjerin Elvis Doçi, pronar lojrash fati, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz para pak ditësh në Tiranë.

Ngjarja është mbuluar me mister, por mbi të gjitha, me heshtjen fajtore të vetë Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Meqenëse dje në Komisionin e Sigurisë, zoti Tahiri ka kërkuar në mënyrë të përsëritur “sugjerimet” dhe “bashkëpunimin” tonë, në mënyrë shumë bashkëpunuese po i sugjerojmë të sqarojë opinionin publik për një sërë pyetjesh që qëndrojnë si hije mbi kokën e tij:

– Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doçi i njohur si pronar lojrash fati ekzekutuar në mënyrë mafioze para pak ditësh në Tiranë?

– A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar “Fund Marrëzisë” aq të pompuar nga ju personalisht?

– Zoti Ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit?

– A jeni i gatshëm të autorizoni Prokurorinë të këqyrë tabulatet e telefonit tuaj?

Ndiqni sugjerimet tona zoti Ministër, bashkëpunoni vullnetarisht me organet hetimore, sepse e vërteta do të dalë dhe bashkëpunimi do t’ju sillte lehtësira!

Neni 48, pika “dh”, i Kodit Penal!

Read More
08 Tet
0

Emërimet në polici, Ristani: Ripërsërisim, nuk kanë shkollimin përkatës, janë militantë të PS-së

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani: Partia Demokratike, në mënyrë të përsëritur, me qëllim që të ngulisë mirë në mëndjen e çdo shqiptari, denoncon fuqimisht shkeljet e ligjit në emërimet në Policinë e Shtetit dhe vendosjen e kontrollit partiak mbi të. Shkelja e ligjit dhe kontrolli partiak mbi Policinë e Shtetit, janë rrezik i shtuar për demokracinë dhe me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve. Partiakët socialistë të emëruar në drejtimin e policisë së shtetit në kundërshtim me kriteret ligjore, janë ogur i keq për të ardhmen e rendit dhe sigurisë në vend, siç është bërë e qartë edhe këto ditë ku krimi po merr jetë njerëzish në mënyrë të pandalshme. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur: 1- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk ka shkollimin përkatës për detyrën që ka marrë, nuk ka gradën dhe përvojën që kërkon ligji dhe për më tepër është militant partiak. I ka shërbyer Partisë Socialiste si numërues i parë i saj në zgjedhjet e fundit elektorale, në Qarkun Tiranë. 2- Dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Sokol Bizhga dhe Altin Qato janë emëruar në kundërshtimin me ligjin sepse nuk kanë gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës, për më tepër njëri nga nën drejtorët është nën efektin e masës disiplinore të marrë ndaj tij. 3-Drejtori i SHKB, Arben Skendo, është përsëri një militant partiak. Ai është një nga kontribuesit financiar të fushatës së fundit të Partisë Socialiste dhe renditet në listën zyrtare të donatorëve. 4-Drejtori i Personelit i Policisë së Shtetit, Xhevahir Karaj, militant i partisë socialiste. Ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste. 5- Të 12 drejtorët e policisë në qarqe, janë emëruar në kundërshtim me ligjin sepse asnjëri prej tyre nuk ka gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës 6- Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, është arrestuar në 20 prill të vitit 2003 për trafik të qenieve njerëzore, teksa kishte detyrën e shefit të Komisariatit të Rinasit. Këta janë njerëzit që drejtojnë sot policinë e shtetit shqiptar, të gjithë të emëruar në kundërshtim me ligjin, të gjithë militantë partiak dhe ne që presim nga ata rend dhe siguri.

Read More
08 Tet
0

Basha takon Kukan: Opozita gjithçka për hapjen e negociatave

Kryetari i opozitës, z. Lulzim Basha priti në një takim delegacionin e Parlamentit Europian, për marrëdhëniet me Shqipërinë, të kryesuar nga Eduard Kukan. Zoti Basha ka falënderuar euro-deputetët për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë, në rrugën e saj të reformave, të cilat çuan në rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat. Ky, sipas zotit Basha, është një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Kryetari i opozitës garantoi delegacionin e Parlamentit Europian, se me të njëjtin përkushtim që PD në qeveri përmbushi detyrimet për rekomandimin per statusin e vendit kandidat, sot në opozitë është e përkushtuar të bëjë gjithçka, për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësimin në BE. Zoti Kukan ka vlerësuar përpjekjet e bëra nga PD dhe mazhoranca e djathtë, për të përmbushur detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat,. Zoti Kukan ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm përkushtimin e opozitës, për të mbështetur procesin integrues të vendit. Duke folur për situatën aktuale politike në vend, z. Basha shprehu shqetësimin për shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura: KLD, ILDKP, INSTAT, KQZ, etj nga mazhoranca. Në takim, zoti Basha nënvizoi goditjen që mazhoranca i bëri konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, përmes një akti antikushtetues normativ, duke nëpërkëmbur parimet e dialogut dhe gjithpërfshirjes. Emërimet në kundërshtim me ligjin, në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit si dhe në Ministrinë e Brendshme, ku kandidati për deputet i PS mban sot postin e drejtorit të personelit, ndëshkimi kolektiv i drejtorisë së krimit ekonomik, emërimet jo transparente dhe jo meritokratike në administrimin e financave dhe pasurive publike të shqiptarëve, shkarkimi i drejtoreshës së INSTAT, kanë qenë një tjetër temë e diskutimit, mes zotit Basha dhe delegacionit të Parlamentit Europian. Kryetari i opozitës shprehu shqetësim për aktin normativ për buxhetin, si një akt të paligjshëm, i cili pritet të përkeqësojë treguesit e zhvillimit ekonomik të vendit dhe të cënojë rëndë mirëqenien e çdo shqiptari. Që prej vitit 2009 është sanksionuar në ligj, që qeveria mund të marrë hua për të financuar investimet publike, por jo për të mbuluar rroga apo shpenzime operative. “Përmes aktit normativ, – theksoi zoti Basha, – në mënyrë të paprecedentë qeveria ligjëron heqjen dorë nga mbledhja çdo muaj, e rreth 80 milionë dollarëve, të cilat nuk dihet se ku do të përfundojnë”. Kryetari i opozitës e ka konsideruar përqasjen e qeverisë së re ndaj financave të vendit, rrezik për stabilitetin ekonomik.

Read More
08 Tet
0

Vorpsi: Cili është roli i vëllait të Kryeministrit në vizitat e delegacioneve zyrtare?

Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi: Dy ditë më parë, Partia Demokratike ngriti shqetësimin për praninë e vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në një delegacion zyrtar në Izrael. Pyetjet që bëri Partia Demokratike janë pyetjet e cdo shqiptari. A është Olsi Rama përfaqësues i biznesit? A është ai përfaqësues i qeverisë, në këto takime? Pse gjendej në një delegacion me zv-Kryeministrin dhe Ministrin e Bujqësisë? Reagimi i Kryeministrit ishte zhgënjyes. Asnjë transparencë dhe asnjë përgjigje për pyetjet tona. Nga verifikimi, rezulton se Olsi Rama nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë biznes të regjistruar në Shqipëri. Atëherë, edhe një herë po pyesim sot, cili është roli i vëllait të Kryeministrit në të tilla vizita dhe në të tilla delegacione zyrtare jashtë vendit?

Read More