Blog

31 Tet
0

Basha: Opozita shqiptare, në mbështetje të administratës publike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti sot në takim Dr. Ernst Reichel, Drejtor i Drejtorisë për Vendet e Evropës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, i cili shoqërohej edhe nga Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmut Hoffmann.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryetari Basha, i shprehu z. Reichel mirënjohjen për mbështetjen, bashkëpunimin dhe ndihmën e çmuar që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, si edhe i rikonfirmoi vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, për të kontribuar në forcimin e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e bashkëpunimit frytdhënës, në të gjitha fushat.

z. Lulzim Basha ripohoi gjithashtu vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, për të mbështetur me të gjitha forcat të gjitha hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian, me qëllim realizimin sa më të shpejt të këtij projekti madhor kombëtar.

Drejtori Reichel, falendedoi z. Basha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore duke i shprehur kënaqësinë e veçantë për angazhimin dhe vendosmërinë Partisë Demokratike për të vijuar kontributin e saj në ecjen përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Europian edhe tashmë si opozitë në Parlamerntin shqiptar.

Z. Reichel vlerësoi si arritje të rëndësishme të Shqipërisë, realizimin e një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe konform strandareteve në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe pranimin në mënyrë demokratike të të gjitha palëve, të rezultatit të zgjedhjeve, çka përbën një argument të fortë për statusin e vendit kandidat.

Në takim u diskutuan gjerësisht zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryetari Basha ndau me drejtorin Reichel shqetësimin e thellë të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, për përqasjen jokonstruktive të këtyre javëve të para të qeverisjes së koalicionit Rama – Meta, duke filluar nga dhuna verbale ndaj opozitës deri tek sulmi i papreçedentë, tinëzar dhe antiligjor ndaj administratës publike.

“Miratimi i aktit të fundit normativ të qeverisë në mungesë të plotë të transparencës, duke ekzekutuar konsensusin me të cilin ai ishte miratuar në Parlamentin shqiptar, si një ndër tre ligjet, kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat, me qëllimin e vetëm, goditjen e administratës publike profesionale dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë, përbën një ogur jashtëzakonisht të keq që dëshmon qartë qëllimet e mazhorancës së re dhe qeverisë Rama, për drejtimin e vendit me dhunën e kartonëve jo sipas parimeve dhe strandarteve demokratike, por në shërbim të interesave të ngushta klienteliste”, tha Kryetari i PD-së.

z. Basha i theksoi z. Hoffmann se opozita shqiptare do të qëndrojë fort me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në mbështetje të administratës publike, por edhe si një barrierë e palëkundur kundër çdo veprimi arbitrar të kësaj mazhorance që godet parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Read More
31 Tet
0

Basha: Rama ekzekutoi konsensusin, po riciklon konfliktin politik

Deklaratë për shtyp e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Mbrëmë, me një akt të njëanshëm anti-kushtetues dhe në mungesë totale transparence, Edi Rama shpalli shfuqizimin gjashtë mujor të ligjit “Për nëpunësin civil”, i miratuar me konsensus dhe unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë, në maj të këtij viti. Ky është një nga tre ligjet, mosmiratimi i të cilëve me konsensus vitin e kaluar, u bë shkak që Shqipëria të mos përfitonte statusin e vendit kandidat. 

Ky është një nga tre ligjet, për të cilat Brukseli zyrtar u shpreh se nuk mjaftonte as miratimi me referendum, por duhej patjetër konsensus, konsensus që u dha më në fund në 30 maj, pasi Rama u sigurua se ishte tepër vonë për të përfituar statusin në pranverën që shkoi.

Mbrëmë, ky konsensus u qëllua për vdekje me koburen arbitrare dhe anti-kushtetuese të aktit normativ. Duke vënë mbi interesat madhore të vendit, interesa egoiste dhe meskine, Rama hodhi poshtë mbrëmë me një firmë të vetme, konsensusin unanim të mbarë Kuvendit. Kjo nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë në vendet që mbështeten në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo ndodh vetëm në banana-republikat që mbështeten në ligjin e xhunglës. Duke zhbërë me një firmë të vetme një ligj konsensual, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si banana-Kuvend dhe partnerët tanë që aq shumë këmbëngulën në vlerat e konsensusit, si manekinë.

Kryetari i Kuvendit të bëjë detyrën e tij, për të provuar se Parlamenti nuk është banana-Kuvend dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës, për të peshkuar mandate të opozitës me mjete dhe mënyra korruptive. Mazhoranca duhet ta kuptojë se konsensusi nuk është çështje numrash por vlerash. 

Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë, që rrezikon aspiratën tonë integruese në Europë dhe riciklon konfliktualitetin politik në vend. 

 

Read More
31 Tet
0

Koncensionet, Mima: Qeveria zgjedh rrugën e anulimit bazuar vetëm në datën 0

Konferencë për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike, Florion Mima:

Ashtu siç kishim paralajmëruar, Qeveria e Rilindjes, vijoi dje me anulimin e shumë koncesioneve në hidroenergjetikë, procedurat e të cilave kishin muaj e ndoshta edhe vite që kishin nisur e që kishte qëlluar të miratoheshin në mbledhjet e fundit të qeverisë së mëparshme.

Zoti Rama, me këtë akt, konfirmoi se, për të, 23 Qershori është data 0, dhe se, pas kësaj date, gjithçka e miratuar, pavarësisht se me procedura ligjore e transparence të plote, do të ç’bëhet.

Partia Demokratike ka qenë e para që e ka inkurajuar qeverinë e re që të hulumtojë e investigojë me lupë në dorë çdo koncesion, leje a privatizim të aseteve publike, por fakti që kjo nuk ndodh, por qeveria zgjedh rrugën e anulimit bazuar vetëm në datën 0, na jep arsye të forta për të besuar se i vetmi qëllim është që subjektet të cilat u prekën dje, por edhe të tjerë që do të preken në ditet në vijim, të fillojnë të vendosin kontakte me zyrat speciale a me persona të caktuar afër qeverisë. Partia Demokratike inkurajon dhe trimëron të gjithë investitorët të  qëndrojnë fort e të mos thyhen përballë asnjë presioni korruptiv.

Ligjshmëria do të fitojë mbi çdo përpjekje për të nënshtruar ligjin me akte të pastra korruptive e abuzive dhe te nxjerra në shpërdorim të pastër të detyrës zyrtare.

Read More
31 Tet
0

Bumçi: Mazhoranca, spastrim në shërbimin e jashtëm, hiqen 6 konsuj

Prononcim për media e deputetit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë:

Fushata e spastrimeve në administratë ka përfshirë edhe shërbimin e jashtëm. Këto ditë janë pushuar nga puna disa konsuj, përfaqësues tonë në botë. Janë pushuar ndërsa kryeministri ishte në avion, në fluturim. Në fakt ky është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë dhe imazhit të saj në botë, në mënyrën se si qeveria e re po trajton shërbimin e jashtëm që në programin politik që u votua në Kuvend shërbimi i jashtëm cilësohej si pasqyra më e mirë e keqqeverisjes. Kjo është një deklaratë çnderuese, një deklaratë që është bërë nga kryeministri jashtë Shqipërisë gjatë vizitës në New York, një deklaratë që nuk është e denjë sepse shërbimi i jashtëm është bashkëbiseduesi jonë, interlokutori i Shqipërisë me partnerët tanë. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, ka një kontribut për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, ratifikimin e Marrëveshjes së Asociim – Stabilizimit, propozimin për marrjen e statusit të vendit kandidat, ka një kontribut për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe ky shërbim trajtohet në mënyrën më denigruese nga kryeministri I vendit. Kjo është fushatë e mentalitetit të Shqipërisë në vitin zero, nuk ka asnjë vlerë, gjithçka fillon me zotin Rama. Është një dëm shumë i madh që i bëhet imazhit të Shqipërisë në botë.

A. Bumçi: Deri tani bëhet fjalë për 6 konsuj, por ka dhe të tjerë. Në ditët në vijim do të njihemi edhe me urdhëra të tjerë, por deri tani janë shkarkuar 6 konsuj.

Pyetje: A ka të drejtë ti ndërmarrë kryeministri këto shkarkime?

A. Bumçi: Kryeministri i vendit vjen dhe analizon punën e shërbimit të jashtëm, punën që kanë kryer këta konsuj në vendet përkatëse, kontributin që kanë dhënë dhe më pas mund të ndërmarri vendime rast pas rasti, se kjo është puna që duhet të bëjë një kryeministër i përgjegjshëm aq më tepër kur nuk bëhet fjalë për administratë që është e fshehur diku, por një administratë që përfaqëson Shqipërinë në botë. Shkarkimi i menjëhershëm pa filluar detyrën është shkarkim që niset nga një qëndrim subjektiv, i njëanshëm i zotit Rama. Dëshiroj t’Ju kujtoj që në vizitën e tij në Vjene, në Akademinë Diplomatike të Vjenës është shprehur me fjalët më të rënda ndaj shërbimit diplomatik, shërbimit tonë të jashtëm, pra kemi një nisje paragjykuese ndaj një shërbimi që I ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, ka kontribuar në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë. Sot Shqipëria ulet si një vend dinjitoz në tryezën e NATO-s. është një vend ku qytetarët e saj udhëtojnë të lirë në hapësirën Shengen, është një vend që ka trokitur në dyert e Bashkimit Europian dhe ky shërbim trajtohet në mënyrën më denigruese. dhe nga kush? Nga Kryeministri i vendit, i cili duhet të kishte një qasje tërësisht tjetër ndaj të gjithë administratës civile por shërbimit diplomatik në mënyrë të veçantë.

Read More
31 Tet
0

Vorpsi: Drejtor i Albpetrolit, personi më i afërt dhe i besuar i Koço Kokëdhimës

Deklaratë për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi:

Emërimi i sotëm i drejtorit të Albpetrol është shembulli i skemës që ka kryeministri Rama për të vënë asetet kombëtare, shërbimet, dhe pasuritë e shqiptarëve në duart e klanit të tij privat.

Drejtori i ri i Albpetrol njihet si personi më i afërt dhe i besuar i Koço Kokëdhimës, që ka drejtuar për vite me radhë firmat e tij private. Pa kaluar dy javë nga marrja e detyrës, Rama po shpërblen botuesin, mikun dhe ideologun e tij, Kokëdhima.

Ky është një emërim në konflikt të pastër interesi. Kjo pasi z. Puka do të jetë titullari i një institucioni me të cilin z. Kokëdhima ka marrëdhënie biznesi dhe debit-krediti, dhe Puka deri më sot ka qënë administratori i firmave të z. Kokëdhima.

Me emërimin e sotëm, mesazhi i z. Rama për shqiptarët është ky; unë do të qeveris si të dua vetë, me kë të dua vetë. Do të qeveris për të shpërblyer miqtë dhe klientët mi. Do të qeveris pa respektuar ligjet dhe normat publike.

U deshën më pak se dy javë për të vërtetuar denoncimet e Partisë Demokratike mbi modelin Rama. U deshën më pak se dy javë për të parë se në duart e kujt ka rënë qeveria e vendit. 
Z. Kokëdhima, e gëzofsh Albpetrolin!

Read More
31 Tet
0

Basha: Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit, akt destabilizues për vendin

Tre gënjeshtrat e Ramës për të justifikuar shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi sot se Edi Rama u justifikua dje me 3 gënjeshtra për shtyrjen e hyrjes në fuqi të “Ligjit për Nëpunësin Civil” i miratuar me konsensus me 30 maj të këtij viti.  Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Rama, zoti Basha tha se Rama gënjeu se ligji është i pazbatueshëm, gënjeu kur deklaroi se ka kërkuar konsensusin e opozitës,  sikundër gënjeu kur tha se shtyrja e ligjit është sugjerim i partnerëve. Zoti Basha i ka kujtuar Edi Ramës, se nuk është ai që gjykon kur ligjet janë ose jo të zbatueshme, ai ka detyrimin vetëm t’i zbatojë ato.

“Gënjen kur thotë se ligji është i pazbatueshëm sepse aktet normative nuk janë hartuar.  Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit me 30 maj thotë që aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi me 1 tetor dhe zoti kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore. Pra në mos qoftë një keqkuptim apo keqkëshillim është një gënjeshtër e pastër.

Së dyti, gënjen kur thotë që ka kërkuar konsensusin e opozitës aq më pak të Partisë Demokratike, as një akt nuk kemi pasur deri sot për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë dhe se çfarë e pengon zotin Rama të zbatojë ligjin, të cilin e ka detyrim ta zbatojë.

Së treti, gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnerëve, kur në fakt është mësuar se është ai që ka kërkuar në mënyrë jo transparente, tinëzare në dhoma të errëta për qëllime të errëta përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit të 30 majit, konsensusit të tre ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Këto janë tre gënjeshtra.”- u shpreh Basha.

Kryetari i PD e konsideroi vënien në pikëpyetje të zbatueshmërisë së ligjit një akt destabilizues për vendin, ndërsa theksoi se kryeministri nuk gjykon kur ligjet janë ose jo të zbatueshme, ai ka detyrimin vetëm t’i zbatojë ato.

“Ligjet nuk janë që të gjykojë kryeministri janë apo s’janë të zbatueshme, ligjet nuk janë që të gjykojë qytetarët janë apo s’janë të zbatueshme. Janë apo s’janë të zbatueshme ligjet e vendosin gjykatat e vendit, kryeministri, ministrat, drejtorët dhe çdo qytetarë ka për detyrim ta zbatojnë ligjin dhe jo të venë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi.  Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga ky hap që ka një dhe vetëm një motiv spastrimin e administratës publike me mjete të jashtëligjshme. Ligji hynë në fuqi me 1 tetor, është një ligj i miratuar me unanimitet, i hartuar me ekspertizën më të mirë vendas dhe të Bashkimit Europian dhe kryeministri e ka për detyrim ta zbatojë e jo të vëre në pikëpyetje zabtueshmërinë e tij. Çdo hap tjetër e vë në pikëpyetje legjitimitetin e një kryeministri që vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e Kushtetues dhe ligjeve të vendit”- u shpreh Basha.

Prononcimi i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha: 

Konstatojmë tre gënjeshtra në një fjalë të zotit kryeministër. 

Gënjen kur thotë se ligji është i pazbatueshëm sepse aktet normative nuk janë hartuar. Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit me 30 maj thotë që aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi me 1 tetor dhe zoti kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore. Pra në mos qoftë një keqkuptim apo keqkëshillim është një gënjeshtër e pastër.

Së dyti gënjen kur thotë se ka kërkuar konsensusin e opozitës aq më pak të Partisë Demokratike. Asnjë akt nuk kemi pasur deri sot për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë dhe se çfarë e pengon zotin Rama të zbatojë ligjin, të cilin e ka detyrim ta zbatojë.

Së treti gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnerëve,  kur në fakt është mësuar së është ai që ka kërkuar në mënyrë jo transparente , tinzare në dhoma të errëta dhe për qëllime të errta përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit të 30 majit , konsensusit të tre ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Këto janë tre gënjeshtra.

Tani të merremi pak me një koncept shumë të rëndësishëm që çdo qytetar e ka të qartë por mesa duket kryeministri i vendit s’e ka të qartë:  
Ligjet nuk jane që të gjykojë kryeministri janë apo s’janë të zbatueshme. Kryeministri, ministrat, drejtorët dhe çdo qytetar e kanë per detyrë ta zbatojnë ligjin, dhe jo të venë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi.  
Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga ky hap që ka një dhe vetëm një motiv: spastrimin e administratës publike me mjete të jashtëligjshme. Ligji hyn në fuqi më 1 tetor. Është një ligj i miratuar me unanimitet, i hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të Bashkimit Europian dhe kryeministri e ka për detyrim ta zbatojë e jo të verë në pikëpyetje zbatueshmërinë e tij. 
Çdo hap tjetër e vë në pikëpyetje legjitimitetin e një kryeministri që vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Read More
31 Tet
0

Bylykbashi: Rama kërkon të shtyjë dhe jo të zbatojë “Ligjin për nëpunësin civil”

Deklaratë për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi:

Kur na ndajnë më pak se 36 orë nga hyrja në fuqi e Ligjit për Nëpunësin Civil, Rama po tenton në mungesë të plotë transparence të shkelmojë konsensusin e arritur për këtë ligj, që u votua me votë unanime dhe të shtyjë datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ligji i ri me një dispozitë të veçantë, përkatësisht nenin 68, ndalon marrjen dhe largimin nga puna gjatë periudhës 3 mujore që i paraprin hyrjes në fuqi të ligjit. Ky nen i ka shtrirë tashmë efektet mbrojtëse nga data 1 korrik deri nesër më 30 shtator. Ky ndalim i vendosur me konsensus, synon të pengojë pikërisht atë që Rama ka në plan: spastrimin arbitrar dhe politik të shërbimit civil.

Duke shtyrë datën e hyrjes në fuqi, Rama kërkon të rrëzojë mbrojtjen 3 mujore që jep ky nen. Ky është motivi i vetëm. Rama kërkon ta shtyjë dhe jo ta zbatojë ligjin pasi kërkon dorë të lirë për të larguar masivisht nga puna nëpunësit civilë të kualifikuar dhe të trajnuar.

Partia Demokratike denoncon këtë përpjekje antikushtetuese që synon gjymtimin e shërbimit civil. Kushtetuta ia ndalon qeverisë të ndryshojë me akte normative ligjet që kjo Kushtetutë detyron të miratohen me konsensus me 3/5 e votave. Gatishmëria për të shkelur Kushtetutën dhe shkelmuar konsensusin është një alarm për stabilitetin jo vetëm të administratës publike, por të vendit në tërësi.

Read More
31 Tet
0

Kryetari Basha takohet me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë z.Hellmut Hoffmann

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim mirëseardhje ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanise z. Hellmut Hoffmann.

Pasi i uroi përzemërsisht mirësardhjen, z. Basha i shprehu z. Hoffmann mirënjohjen më të thellë të tij dhe Partisë Demokratike, për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën bujare që Republika Federale e Gjermanisë dhe qeveria gjermane, i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë, si në projektet dypalëshe ashtu edhe për sa i përket proçesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Dëshira jonë është që marrëdhëniet e bashkëpunimit të shkëlqyer me Republikën Federale Gjermane, të vijojnë të konsolidohen edhe më tëj në të ardhmen, theksoi z. Basha duke theksuar se opozita shqiptare do të japë kontributin e saj në këtë drejtim edhe nëpërmjet lidhjeve të ngushta me Partinë simotër Kristian Demokrate dhe kancelaren Merkel e qeverinë e saj, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhjet e fundit në Gjermani.

Ambasadori gjerman Hoffman, e falenderoi përzemërsisht kryetarit Basha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i shprehu atij gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë dhe frytdhënës në vijimësi, në interesin më të mirë të Shqipërisë, të marrëdhënieve dypalëshe të saj me Republikën Federale Gjermane dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Ambasadori gjerman e siguroi Kryetarit Basha, se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në përpjeken e saj në të gjitha hapat e mëtejshëm të proçesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Read More
31 Tet
0

Shkrirja e Gardës, Noka: Tahiri, akt të papreçedent revanshi dhe hakmarrje

Deklaratë për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka:

Dje të gjithë shqiptarët u njohën me një akt të papreçedent revanshi dhe hakmarrje që tregon qartë orientimin dhe fillin politik antishtet të këtij pushteti.

Dje Tahiri, pa bërë ende prezantimin me efektivat e Gardës së Republikës, u deklaroi zhbërjen e institucionit me një histori 85- vjeçare në shërbim të shtetit.

Ky akt i rëndë, është në thelb, dëshmi e qartë e urrejtjes dhe hakmarrjes, që kjo qeveri tregon ndaj këtij institucioni, që pengoi tentativën për grusht shteti në 21 janar. 
Është hakmarrje primitive ndaj institucionit dhe efektivave që penguan në realizimin e ëndrrës famëkeqe për marrjen e pushtetit me dhunë.

Hakmarrje ndaj atyre që mbrojtën rendin dhe institucionet kushtetues.

Hakmarrje ndaj atyre që më 21 janar, mbrojtën shtetin nga Rama dhe Tahirët e tij, që përfaqësonin antishtetin, hakmarrje ndaj institucionit që mbrojtën ligjin nga Tahiri dhe hordhitë, që më 21 janar përfaqësonin egërsisht antiligjin.

Kjo ndodh kur në krye të pushtetit është vetë antishteti, kjo ndodh kur në krye të institucioneve të zbatimit të ligjit emërohet zjarrvënësi dhe dirigjenti i dhunës së 21 Janarit.

Kjo ndodh kur në krye të institucionit përgjegjës për luftën kundër krimit, emërohet njeriu i kapur nga fyti prej krimit. 

Kjo ndodh kur ministri skafist, emërohet për të luftuar trafiqet. Kjo ndodh kur ministri i evazionit emërohet për të luftuar krimin ekonomik.

Kjo ndodh kur organizatori i dhunës së i 21 janarit , është ministër   për rendin dhe sigurinë.

Kjo ndodh kur njeriu që sulmonte egërsisht efektivët e policisë dhe Gardës së Republikës dhe që me urë zjarri në dorë, digjte makinat e tyre dhe hidhte molotov në dyert e institucioneve, sot është drejtues politik i tyre.

Dje në përpjekje për të fshehur të vërtetën, kërcënon efektivat e Gardës në emër të drejtësisë, ndërkohë që ai vetë duhet të jetë para drejtësisë për aktet e tij kriminale.

Goditja e rëndë, që Qeveria Rama kërkon ti japë Gardës së Republikës, është dëshmi e qartë e frikës ndaj të vërtetës së madhe për 21 janarin, ku organizatorët dhe përgjegjësit kryesorë të tentativës për grusht shtetit, duan të shtiren si viktima dhe mbrojtësit e rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe institucioneve të shpallen fajtorë.

Tashmë shqiptarët e kanë kuptuar të vërtetën që vendosja e Tahirit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme është mbrojtja që z. Rama po u jep organizatorëve, skenaristëve dhe zbatuesve të atij skenari famëkeq të 21

Read More
31 Tet
0

Ligji për “Nëpunësit civil”, Basha takon ambasadorët e vendeve anëtare të BE dhe KE

Basha:  Qëllimi i ndryshimi të ligjit, spastrimi politik i administratës dhe zëvendësimi me militant, minon konsensusin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ndarë me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian shqetësimin për shtyrjen, përtej datës 1 tetorit, të hyrjes në fuqi të ligjit për “Shërbimin Civil”. Sipas zotit Basha qëllimi i vetëm i ndërmarrjes se këtij akti jo transparent dhe tinëzar nga Edi Rama është spastrimin politik i administratës publike, shtyrja e hyrjes në fuqi të këtij ligji të miratuar me konsensus ndërpartiak përpara zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat shkelmon konsensusin ndërpartiak.

“Në mënyrë krejtësisht jo transparente, larg vëmendjes së publikut, palëve të interesuara, faktorëve bashkëpunues në këtë ligj, mësojmë, përsëri jo zyrtarisht, se ka një përpjekje për të ndryshuar përmbajtjen e këtij ligji konsensual, të votuar me votë unanime, në Kuvendin e Shqipërisë më 30 maj. Kjo përpjekje ka një dhe vetëm një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës publike dhe të shërbimit civil dhe zëvendësimin e tyre me militantë partiak. Ky është një hap prapa për vendin tonë, është një hap i kushtueshëm për taksapaguesit shqiptarë dhe europianë të cilët kanë investuar në këtë aset të vyeshëm të shtetit, që është shërbim civil, sikundër është një shkelmim dhe një shkallmim i konceptit të konsensusit politik, pra bashkëpunimit midis partive politike për qëllime të përbashkëta” -u shpreh Basha.   

Zoti Basha ka bërë të qartë se PD nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për ndryshimin e këtij ligji konsensual i cili shkatërron administratën publike dhe vë në rrezik aspiratën për avancim sa më të shpejtë në rrugën e integrimit europian të vendit.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë mirëkuptim për këtë hap, përgjegjësia do të jetë e tëra e kryeministrit dhe e tijve. Ligji i miratuar me konsensus që po tentohet të ndryshohet apo të shtyhet në mënyrë tinëzare dhe pa asnjë kriter transparence është faktikisht një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratës tonë  për integrimit në Bashkimin Europian, ndaj kritereve profesionale të rekrutimit dhe avancimit të shërbimit civil në bazë të meritës dhe ndaj frymës së domosdoshme të konsensusit dhe të bashkëpunimit midis forcave politike në vend” –deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Prononcimi i plotë i kryetarit të PD Lulzim Basha, pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe KE-së.

“Patëm një takim me përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian në Tiranë, për të shprehur shqetësimin tonë në raport me një përpjekje jo transparente, madje do të thoja tinëzare për të shkelmuar konsensusin mbi tre ligjet, mes të cilëve edhe ligjit për “Nëpunësin civil”, ligj i cili hyn në fuqi në datën 1 tetor. Në mënyrë krejtësisht jo transparente, larg vëmendjes së publikut, palëve të interesuara, faktorëve bashkëpunues në këtë ligj, mësojmë, përsëri jo zyrtarisht, se ka një përpjekje për të ndryshuar përmbajtjen e këtij ligji konsensual, të votuar me votë unanime, në Kuvendin e Shqipërisë më 30 maj. Kjo përpjekje ka një dhe vetëm një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës publike dhe të shërbimit civil dhe zëvendësimin e tyre me militantë partiak. Ky është një hap prapa për vendin tonë, është një hap i kushtueshëm për taksapaguesit shqiptarë dhe europianë të cilët kanë investuar në këtë aset të vyeshëm të shtetit, që është shërbim civil, sikundër është një shkelmim dhe një shkallmim i konceptit të konsensusit politik pra bashkëpunimit midis partive politike për qëllime të përbashkëta.   

Partia Demokratike dhe opozita shqiptare e kanë denoncuar këtë përpjekje akoma jo transparente, tinëzare dhe të papërgjegjshme të kryeministrit Rama për të shkelmuar konsensusin e arritur para zgjedhjeve, kur askush nuk e dinte rezultatin dhe vënien në rrezik midis të tjerave edhe aspiratën tonë për avancim sa më të shpejtë në rrugën e integrimit europian të vendit, vetëm e vetëm për të ekzekutuar skenarët e tij të shkatërrimit të administratës publike dhe zëvendësimit të saj me militant partiak. Nuk ka dhe nuk do të ketë, asnjë mirëkuptim për këtë hap, përgjegjësia do të jetë e tëra e kryeministrit dhe e tijve. Ligji i miratuar me konsensus, që po tentohet të ndryshohet apo të shtyhet në mënyrë tinëzare dhe pa asnjë kriter transparence, është faktikisht një shpallje lufte e hapur ndaj aspiratës tonë  për integrimin në Bashkimin Europian , ndaj kritereve profesionale të rekrutimit dhe avancimit të shërbimit civil në bazë të meritës dhe ndaj frymës së domosdoshme të konsensusit dhe të bashkëpunimit midis forcave politike në vend.”

Read More