Blog

16 Shk
0

Sekretarja e gruas në PD, Taulanda Jupi, takim me gra e vajza në Kurbin

 

Postimi i sekretares për gruan në PD, Taulanda Jupi:

 

Krijimi i një mjedis të përshtatshëm për angazhimin politik e publik të vajzave dhe grave, shndërrimi i forumit në një oragnizatë ku përballen ‍ide dhe vizione të reja, mbështetja e iniciativave dhe projekteve të cilat kanë qëllim përfshirjen e sa më shumë grave e vajzave në projektin tonë politik.

 

Me mikpritjen dhe energjinë e të rejave dhe zonjave në Kurbin së bashku me Enkelejda Ricën, kaluam pasditen në një bashkëbisedim i cili shënon vetëm fillimin e një mënyre të re komunikimi, veçanërisht me vajzat e reja të cilat e shohin politikën si një shërbim për komuniteti e tyre, si një kontribut për të ndryshuar realitetin .

 

Kënaqësi të bisedoje me vajza si Xhevi, Elisa, Denisa, Xheni, këto vajza plot jetë, ide, ëndrra e dëshira duke i siguruar se do të kenë çdo ditë mbështjen time, ato dhe çdo vajzë dhe grua tjetër që dëshiron të jetë pjesë e Forumit të Gruas dhe Partisë Demokratike.

Read More
16 Shk
0

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu: Nuk kam kërkuar përjashtimin e asnjë kolegu në seancën e fundit

 

Reagimi i deputetit të PD, Arbi Agalliu

 

-Nëpërmjet medias mësova që dy koleget Albana Vokshi dhe Elda Hoti janë përjashtuar me 10 ditë, me pretekstin se më kanë ndërprerë fjalën në seancën e fundit!

 

-Dua të bëj me dije se personalisht nuk kam pasur asnjë pretendim dhe asnjë ankesë ndaj dy kolegeve.

 

-Kjo është një lojë e mirëfilltë politike që Kryetarja e Parlamentit vijon e bën me urdhër të Kryeministrit.

 

-Ajo që kam kërkuar dhe kërkoj është ballafaqimi i Kryeministrit me akuzat që ish zëvëndësi i tij dhe njeriu i tij më i afërt, bashkëpunëtori i tij i ka bërë.

Read More
16 Shk
0

Rikthimi i lojërave të fatit, Pampuri: Tjetër aferë korruptive e qeverisë

 

Reagimi i nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

 

Ligji i ri “Për Lojrat e Fatit” është një tjetër nismë korruptive e klienteliste e kësaj qeverie.

 

Për afro 5 vite qasja e qeverisë pati një ndryshim rrënjësor ndaj “basteve sportive”, nga denigrimi si e keqja më e madhe si “fundi i marrëzisë” në fund të 2018, e ndërsa tani, i rikthen por duke parashikuar promovim mediatik dhe besnikërinë e klientëve.

 

Ligji kaloi me nxitim, pa diskutime e as debate, pa i mundësuar deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike të jepnin argumentat karshi këtij ligji, kjo si gjithnje tashme prej disa muajsh, me ndihmen e grupit te rithemelimit, te cilet po i sherbejne Rames me se miri, dhe disa prej tyre per te mbuluar pisllekun e vet, hedhin balte mbi grupin e deputeteve te Partise Demokratike te cilet kerkojne fjalen ne parlament per te denoncuar kete e shume afera te tjera. Me sloganin te heqim balten tone e ta hedhim tutje, per te krijuar tymnaje, e ide se do pastrohen, kane kohe e vite qe funksionojne disa individe, por mesa duket pislleku nuk del kur je ‘ngjyer’ dhe ngjyerjen e ke zanat, sado mundohesh te pastrohesh duke bere pis te tjeret me shpifje. Sherbetoret e vertete te Rames jane ata qe fshihen pas ndertimit te kullave, resorteve, komplekseve te vilave, kompanive te hidrokarbureve, TEC-ve dhe HEC-ve, etj, jo ata te cilet jetojne me dinjitet e nuk e shkelin kurre ate. Gjithsesi i perlyeri sdo e smund te te kuptoje kurre, pasi nuk mund te perceptoje pertej botes se tij te piset.

 

Dhe ne këto kushte, dua të ndalem në 5 cështje që mendoj se ky projektligj, tashmë i miratuar me arbitraritetin e kartonave por mbi të gjitha me mospërmbushjen e detyrimit të Kryetares së Kuvendit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm debati ashtu sic është Parlamenti.

 

  1. Së pari ky ligj i ri nuk do të kufizojë përdorimin e lojërave të fatit nga moshat e reja. Edhe pse parashikohet se cdo individ përdorues duhet të jetë mbi 21 vjec, në fakt tashmë me një infrastrukturë që deri tani ka funksionuar në kushte jo ligjore, abuzuese, pavarësisht se online në thuajse cdo lagje të qyteteve të Shqipërisë, lehtësisht e aksesueshme për cdo moshë, sërisht këto pika do të vijojnë të bëhen burim i personave nën 21 për luajtur.

Mungesa e parashikimeve në ligj për të penguar këtë fenomen ekzistues, i cili do të vijojë të ushqejë informalitet dhe të bëhet rrezik për fëmijët, mund të krijojë një spirale varësie me dëme të parekuperueshme për shoqërinë. Kështu ligji duhet të parashikonte gjurmimin e burimit e të ardhurave të tranzaksionit për cdo biletë që luhet nga bastet sportive online. Në këtë mënyrë një pikë fizike që ofron shërbim online jo-ligjërisht, nuk do mund të “luajë” një vlerë më shumë se fitimi neto i pronarit të saj.

 

  1. Së dyti, ligji nuk parashikon krijimin e një regjistri të personave në varësi apo rrezikshmëri varësie të cilët janë përfitues të programeve sociale të qeverisë, si psh., pensionet e invaliditetit, pensionet e PAK, ndihma ekonomike apo trajtime të tjera sociale.

Ky është një ndër kategoritë më të rrezikuara të krijojnë varësi permanente ndaj lojërave të fatit, të cilët njëherazi jo vetëm krijojnë vështirësi e pamundësi ekonomike në familjet e tyre, por dhe për shkak të varësisë që mund të krijojnë mund të ketë efekte sociale të parekuperueshme, dhune në familje, e kriminaliteti.

 

  1. Së treti, tavani taksues është jo në përputhje me shumicën e vendeve të BE. Kujtojmë që në Gjermani në varësi të landeve aplikohet një taksim nga 20 deri në 80% të ardhurave, si dhe një takse shtesë në nivelin lokal (bashkitë) deri në 20%. Ndërsa në rastin e Shqipërisë për bastet sportive do të aplikohet taksim 15% të ardhurave bruto, duke i hequr dhe masën prej 0.4% të xhiros për qëllime e programe të Ministrisë përkatëse të Sporteve.

 

4 Së katërti, sikundër në cdo legjislacion i vendeve të BE, por jo vetëm, nuk parashikohet asnjë lloji fondi i mbledhur nga një taksim i vecante mbi përgjegjësinë sociale.

Duhet të kuptohet që ky lloj aktiviteti “argëtues” pavarësisht se mund të rregullohet me ligj, mund të sigurojë edhe të ardhura të majme buxhetit të shtetit, sërisht është ndër veprimtaritë “legale” e cila krijon më shumë varësi të parikuperueshme në grupmoshat më vulnerabël të popullatës dhe ka tendencë degjeneruese të dhunës në familje apo plagëve të tjera socio-ekonomike të shoqërisë tonë.

 

  1. Së pesti, promovimi mediatik, përtej lirive të tregut dhe sipërmarrjes, mund të ketë një ndikim negativ dhe varësie tek moshat nën 21 vjec, të cilat do të jenë më të predispozuar të luajnë, nëpërmjet rrjetit tashmë të krijuar prej basteve fizike që operojnë në joligjshmëri ende sot.

Read More
15 Shk
0

Sekretarja për gruan në PD, Taulanda Jupi, takim me gra e vajza të degës 8 në Tiranë

 

Postimi i sekretares për gruan në PD, Taulanda Jupi:

Gjithçka kërkon mund, përpjekje, vendimmarrje të drejtë, komunikim, strategji, këmbëngulje dhe mbi të gjitha veprim.

E mbylla ditën sot në një takim me zonjat demokrate të Forumit të Gruas në Partinë Demokratike në Degën 8️⃣ nga zemra e Tiranës
Së bashku me Zj.Marinela Ziu si pjesë e grupit të punës për Qarkun e Tiranës, Jonida Tabaku Stela Cavoo biseduam jo vetëm për organizimin, për sfidat që na presin, por mbi të gjitha mbi hapësirat dhe mundësitë e komunikimit dhe përfshirjes në këtë forum të grave e vajzave të cilat ndajnë të njëjtat vlera, të njëjtat shqetësime e probleme, të njëjtat vështirësi.

Në çdo fjalë, bisedë dhe tryezë me gra e vajza kuptoj se shumë kemi për të bërë, sa shumë presin nga ne.

 

Read More
15 Shk
0

Të shtunën sërish në protestë/Kreu i PD Krujë, Sabah Sheta: Qeveria kthen përgjigjie: S’ka dalje për në Krujë në aksin Thumanë-Kashar, por nuk jep zgjidhje!

 

Reagimi i kryetarit të degës së PD Krujë, Sabah Sheta:

 

Të nderuar bashkëqytetarë të Krujë, Fushë-Krujës, Niklës, Cudhisë, Bubqit dhe Thumanës, informacionet tona që nuk kishte dalje nga autostrada Thumanë-Kashar për në zonat tona administrative ku kemi lindur dhe jemi rritur janë të sakta. Ajo çfarë ne kishim si dyshim është konfirmuar në komunikimin me institucionet, por reagim për zgjidhje nuk ka!

Vëllezër te Bashkise Kruje, në apelin dhe protestën tonë kemi kërkuar jo vetëm informacion për atë që na shqetëson, por edhe zgjidhje të problemit që dëmton mijëra bizneset e zonës, qytetarët, turistët që do të synojnë të vizitojnë Krujën. Përballë faktit të moszgjidhjes së problemit, kërkoj nga çdo qytetar të angazhohemi në këtë përpjekje të drejtë tonën që në projektin e rrugës Thumanë-Kashar të ketë dalje me qëllim mosizolimin e 85 mijë banorëve.

Të shtunën, ora 14:00 më 17 shkurt duhet të gjithë pa dallim bindjesh të jemi në protestën e radhës krah njëri tjetrit për të kërkuar dhe detyruar qeverinë që t’i jap zgjidhje një problemi që për ne ka kosto. Një apel kam nga të zgjedhurit e Krujës në nivel lokal dhe qendror që kur bëhet fjalë për Krujën duhet të jemi një zë sepse vetëm atëherë do ia dalim.

Kur krutanët kanë qenë të bashkuar nuk ia ka dal dot as turqit dhe Enver Hoxha, ndaj tashmë që përgjigjia është se nuk ka dalje nga aksi Thumanë-Kashar duhet që të drejtën tonë ta marrim edhe përmes protestave. Të shtunën të jemi bashkë per Krujen, Fushe-Krujen, Thumanen, Niklen, Bubq dhe Cudhi.
Ja komunikimi ynë zyrtarë me institucione:

 

Read More
15 Shk
0

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka “zbardh” mesazhin e rikthimit të Yuri Kim në Tiranë krah Blinken

 

Postimi i plotë i nënkryetares së PD, Flutura Açka:

 

She is back! And we know why.

U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë!

Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.

Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë egjeu në brigjet e civilizimit.

Read More
15 Shk
0

Sekretarja për gruan në PD, Taulanda Jupi përshëndet vizitën e Blinken në Tiranë: Konfirmimi se ju dhe SHBA jeni në krah të së ardhmes së Shqipërisë

 

Ne shqiptarët, përtej gjuhës dhe kodit të komunikimit të diplomacisë dhe politikës, kemi edhe një kod tjetër komunkimi që në Shqipëri e njohim si BESA, kodi i nderit mbrujtur thellë në rrënjët dhe kulturën tonë, mbi të cilin ndërtojmë marrëdhëniet me miqtë tanë të më vyer dhe i nderojmë ata.

 

Dhe ju Z.Blinken e Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeni miq të çmuar të kombit shqiptar.

 

Shqipëria po jeton ditë të errëta, shumë të vështira, ndoshta më të vështirat në historinë postkomuniste, ndaj vizita juaj sot në Tiranë për shqiptarët është një ditë shprese dhe konfirmimi se JU dhe SHBA jeni në krah të së ardhmes të Shqipërisë, është një ditë shprese sepse shqiptarët kuptojnë që JU nuk na braktisni kurrë në përpjekjen tonë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një shtet që respekton të drejtat themelore të individit dhe një demokraci funksionale që fillon nga zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Ashtu si çdo shqiptar i ndershëm edhe unë besoj se rruga e së vërtetës është e vështirë por kurrë e pamundur, ndaj e kam zgjedhur atë si detyrim dhe përgjegjësi për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë dhe demokratik për brezat që vijnë dhe si  çdo shqiptar i ndershëm edhe unë kam vënë BESË-n time tek udhërrëfimi dhe mbështetja juaj si miqtë dhe aletët tanë të vyer.

 

Edhe në ditë të errëta, BESA  është kodi ynë i nderit, i përkushtimit, i besimit të ndërsjelltë, është kodi ynë i mikpritjes rrënjosur thellë në kulturën e kombit tonë, ndaj

 

Mirësevini Sekretari Blinken!

Read More
15 Shk
0

Kreu i PD, Lulzim Basha: Rama përdor vizitën e sekretarit Blinken për t’u fshehur nga detyrimi të përgjigjet për aferën e inceneratorëve

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Është e qartë që Edi Rama ka përdorur vizitën e sekretarit Blinken për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues, që nga ana tjetër tregon se çfarë teatri i shpifur luhet këtu dhe sa i leverdis Ramës që të mos ketë Parlament, të mos ketë përgjegjësinë që të përgjigjet para shqiptarëve, detyrimin të përgjigjet para opozitës, para PD.

 

Dhe nga ana tjetër po kështu shpreh keqardhjen që ky skenar, që është totalisht në favor të Edi Ramës, sot ekzekutohet nga të tjerë deputetë të opozitës duke i hequr mundësinë opozitë ta gozhdojë Ramën para opinionit publik. Megjithatë Siç e kam thënë, siç e kam komunikuar edhe me qytetarët gjatë konferencave tona për shtyp, PD nuk do të dorëzohet para këtij realiteti, para këtij teatri, të qartë që luajnë me njëri-tjetrin. Ndonëse i ikën interpelancës, përgjegjësisë nuk do t’i ikin dot.

 

PD po përgatit dhe javën e ardhshme do të dorëzojë në SPAK padi penale bazuar mbi faktet e reja të dala në dritë, përfshirë pohimet e ish-zv.kryeministrit që përfituesi i vërtetë i aferës së inceneratorëve është Rama, si edhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aferë, të denoncuara nga ish-zv.kryeministri, që është individi Blerim Hoxha, i cili supozohet është një nga prestanomet që ka kanalizuar miliona euro të shqiptarëve, të vjedhura përmes inceneratorëve, në xhepat dhe në fushatat elektorale të PS, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Read More
15 Shk
0

Basha flet për vizitën e Blinken: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA janë strategjike

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT PARA PARLAMENTIT

 

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA janë strategjike. Kjo nuk është një fjalë që thuhet lehtë dhe merret leht. Çdo të thotë që marrëdhëniet janë strategjike? Ta përkthejmë pak për njerëzit. Ne e dimë se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria zor se bëhej anëtare e NATO-s. Pra, të fitonte privilegjet që s’i ka gëzuar kurrë si komb, të kombeve më të fuqishme të botës në krah të saj nëse sulmohet. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova zor se bëhej e pavarur, ose i rrezistonte fushatës genocidale të Sllobodan Millosheviçit. Po u kujtoj dy momente kulmore që i kujtojnë të gjithë, besoj dhe 18 vjeçarët përveç nesh.

 

Pra marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës të Tiranës. Janë të tilla sepse transendojnë, kalojnë përtej personave, kalojnë përtej momenteve, kalojnë përtej se kush është në qeveri në atë moment e kush në opozitë. Ndaj sot dua t’i uroj në emër të Partisë Demokratike mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit, Blinken dhe delegacionit të tij. Ta siguroj se Partia Demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhe do të kenë gjithmonë një faktor politik krenar dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe siç e ka provuar shpeshherë me një çmim të lartë të gatshëm për të mbrojtur parimet dhe standardet e kësaj aleance që nuk janë thjesht ushtarake apo të linjëzimit të politikës së jashtme së Shqipërisë me atë Amerikane.

 

Kjo është e mirëqenë, nuk ka qeveri shqiptare që të çedojë nga kjo, por ka të bëjë me një mesazh nga një tjetër sekretar shteti i ardhur si sot tetë vite më parë, nga sekretari Kerry, i cili e tha qartë se kërcënimi më i madh ndaj partneritetit strategjik, ndaj aleancës së vlerave që përfaqëson edhe aleanca jonë me SHBA, edhe NATO, edhe BE vjen pikërisht nga autokratë të cilët kufizojnë hapësirat e lirisë, manipulojnë zgjedhjet, vendosin nën presion gjykatat, krijojnë pandëshkueshmëri dhe kulturë korrupsioni, godasin median e lirë dhe kufizojnë hapësirën opozitare.

 

 

Read More
14 Shk
0

Sekretari i Grupit Parlamentar të PD, Arbi Agalliu: PD i kërkon Edi Ramës praninë e tij në seancë për të dhënë llogari për aferën e shekullit, 430 milion euro për inceneratorët

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, ARBI AGALLIU

 

 

Të nderuar qytetarë!

 

Partia Demokratike ka tashmë më tepër se dy javë që ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin e vendit për aferën e inceneratorëve, e më konkretisht lidhjen që Rama ka me këtë aferë.

 

Me datë 01.02.2024, në një Operator Televiziv, dëgjuam një intervistë të ish- Zv.Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z.Arben Ahmetaj, ndaj të cilit ka një masë sigurie “Arrest me burg” në mungesë dhe për të cilin Prokuroria e Shkallës së Parë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur urdhrin e kërkimit ndërkombëtar.

 

Në këtë intervistë të ish-Zv.Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ahmetaj, u ngritën akuza të rënda në lidhje me përfshirjen e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në aferën korruptive e cila është vërtetuar tani më dhe nga hetimet e SPAK, si një aferë korruptive për të cilën janë lëshuar më shumë se 50 Urdhër-Arreste dhe për dy nga këto proçedime kemi dhe vendime penale të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Akuzat publike të bëra nga një prej ish-funksionarëve më të lartë të ekzekutivit, në lidhje me përfshirjen e Kryeministrit dhe të funksionarëve të lartë të Këshillit të Ministrave, si dhe të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në këtë aferë korruptive, kanë nevojë për transparencë.

 

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të degjojnë të vërtetat në lidhje me këto akuza shumë të rënda penale. Akuza të cilat e lidhin drejtëpërdrejt Kryeministrin si personin e vetëm që ka ideuar dhe ka marrë përgjegjësi publike për realizimin e kësaj skeme korruptive, duke e identifikuar atë si pronar faktit të këtyre Inceneratorëve së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj, të cilët kanë realizuar këtë skemë korrupsioni që dëmton rëndë qytetarët shqiptarë, të cilëve iu grabiten nga taksat e tyre deri ne 430 milion Euro.

 

Për sa më lartë, me qëllim marrjen e informacioneve dhe për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë, të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në krijimin e kësaj skeme korruptive, dhe të përgjigjes së akuzave të ngritura ndaj tij, pikërisht nga vetë bashkëpunëtori më i afërt i tij në drejtimin e qeverisë, ne kemi kerkuar interpelancë urgjente me kryeministrin.

 

Ky i fundit, jo vetëm që ka dy javë që e zvarrit këtë interpelancë, por së fundmi na komunikohet që e ka deleguar tek përfaqësuesja e tij në Parlament, znj. Spiropali. Përveç faktit që interpelanca nuk delegohet, Rama ka gjetur edhe ditën e delegimit, pikërisht kur Sekretari i Shtetit z.Blinken viziton Shqipërinë.

 

Kjo ka vetëm një arsye, të kalojë pa dhënë shpjegime por edhe duke e sfumuar me vizitën e nesërme të z.Blinken.

 

Edi Rama do duhet të japë llogari para shqiptarëve për aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie. Do duhet të vijë vetë në seance plenare dhe të japë përgjigjet për pyetjet që ne kemi ngritur.

 

Me largim, me delegim dhe me arrogancë nuk do të mund t’i shpëtojë llogaridhënies jo vetëm përpara opinionit publik, por mbi të gjitha përpara organeve të drejtësisë.

 

Partia Demokratike inkurajon fort dhe mbështet pa kushte SPAK që të vijojë hetimet e thelluara duke vendusor përpara drejtësisë këdo që është përfshirë në këtë aferë korruptive.

 

Ju faleminderit!

Read More