Blog

03 Shk
0

“Besojmë te vlerat dhe parimet, nuk ndalemi nga rruga për ta shndërruar PD në alternativë qeverisëse”/ Basha: Ringritja, proces i pakthyeshëm

Në një postim në facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë në Njësinë 2 dhe 8 në Tiranë.

Basha shkruan se “rrugëtimi ynë është i pandalshëm për shkak se besojmë te vlerat dhe parimet, duke u mbështetur te njerëzit e duhur për ta shndërruar PD-në sa më parë në një alternativë të besueshme qeverisëse”.

Më poshtë postimi i plotë i kreut të PD-së:

Mirënjohje të thellë demokratëve të degëve 8 dhe 2 në kryeqytet për qëndresën dhe përkushtimin e tyre të pashembullt. Rrugëtimi ynë është i pandalshëm për shkak se besojmë te vlerat dhe parimet, duke u mbështetur te njerëzit e duhur për ta shndërruar PD-në sa më parë në një alternativë të besueshme qeverisëse.

Urime dhe suksese anëtarëve të kryesive dhe dy kryetarëve të zgjedhur me votë nga kuvendet e degëve 2 dhe 8 në Tiranë. Mirlinda Çollaku dhe Pëllumb Seferi nuk janë vetëm demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike në kohë të mira dhe të këqia, por ata janë shembuj të qëndrueshmërisë dhe punës së palodhur për ruajtjen dhe ringritjen e një Parti Demokratike të fortë, që sheh nga e ardhmja.

Read More
03 Shk
0

“SPAK, e vetmja shpresë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”/ Basha: Procesi i nisur i pandalshëm, PD me program përpara shqiptarëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetin social facebook një fragment nga takimi i tij i djeshëm me strukturat e PD-së së Njësisë 2 dhe 8 në kryeqytet.

“SPAK është e vetmja shpresë e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, ndaj duan ta mbysin.” – është shprehur kryetari i PD-së, Basha.

“Nuk do t’ia dalin! Dhe kjo jo vetëm për shkak të mbështetjes që Partia Demokratike i jep pa kushte SPAK-ut dhe BKH-së, por edhe sepse, në këtë betejë kemi në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi në krah Bashkimin Europian, të cilat na mirëpresin. Por vetëm me standartet dhe parimet, mbi të cilat kanë ndërtuar shoqëritë e tyre.” – ka vijuar më tej kreu i PD.

Basha gjithashtu tha se “Partia Demokratike ka përfunduar hartimin e programit dhe po e konsulton atë me miqtë dhe partnerët perëndimorë. Ky program së shpejti do t’ju paraqitet shqiptarëve. Dhe do të jetë me ta. Me pronarët dhe me të përndjekurit, me rininë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe me punonjësit e shëndetësisë, me punonjësit e arsimit dhe me pensionistët.”

Më poshtë postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin! Dhe kjo jo vetëm për shkak të mbështetjes që Partia Demokratike i jep pa kushte SPAK-ut dhe BKH-së, por edhe sepse, në këtë betejë kemi në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi në krah Bashkimin Europian, të cilët na mirëpresin. Por vetëm me standartet dhe parimet mbi të cilët kanë ndërtuar shoqëritë e tyre.

Prandaj procesi që kemi nisur është shumë i rëndësishëm. Dhe unë e di, që të flasësh për procesin në një Shqipëri që lëngon nga papunësia kronike, që lëngon nga pagat me të cilat nuk përballohet dot kostoja e jetesës, mund të duket si një luks. Por ja që duhet të flasim për procesin. Se ne demokratët nuk jemi të bashkuar thjesht sepse i shohim dhe i prekim hallet e shqiptarëve dhe na dhemb për ta, por sepse besojmë që kemi vizionin, programin dhe së shpejti ekipin për t’i bashkuar shqiptarët në një projekt shprese.

Partia Demokratike ka përfunduar hartimin e programit dhe po e konsulton atë me miqtë dhe partnerët tanë perëndimorë. Ky program së shpejti do t’ju paraqitet shqiptarëve dhe do të jetë me ta. Me pronarët dhe me të përndjekurit, me rininë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe me punonjësit e shëndetësisë, me punonjësit e arsimit dhe me pensionistët.

Që ne do t’i japim formën finale vizonit tonë, jo thjesht për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gropë e zezë, por për t’i ofruar mundësinë të ecë me ritmet më të larta që ka njohur në këto 34 vite. Për ta mbyllur me kyç e me dryn derën e tranzicionit dhe për të hapur derën e Shqipërisë europiane.

Read More
03 Shk
0

Denoncimi nga Durrësi i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina dhe kryetarit të degës së PD Durrës, Jon Myshketa

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, MIRELA KARABINA

Jemi në Porto Romano pranë Monumentit antik “Muret e Portës” në Durrës, në pamundësi për t’iu afruar monumentit pasi kompania koncesionare që kryen punime ka rrethuar zonën, edhe pse kemi të bëjmë me një Monument Kulture Kategori e Parë dhe Zonë e Mbrotjur përreth.

Një varg institucionesh të drejtësisë, kulturës dhe të territorit dështuan të ndalonin punimet e paligjshme për ndërtimin e Portit të hidrokarbureve në Porto-Romano. Ndërkohë që Prokuroria e Durrësit hetonte për dëmtimin e mundshëm të monumentit antik “Muret e Portës”, ai u shkatërrua nga “Shoqëria koncesionare Porti MBM” (‘Multi Buoy Mooring’).

Kryeqyteti dikur i trojeve shqiptare, Porta perëndimore e vendit dhe burimi më i madh natyror dhe ekonomik i vendit është në gjendje të përvuajtëshme. Prej të paktën 16 shekujsh, një mur rrethues fortifikoi një rrip toke midis detit dhe Kënetës në Porto-Romano, rreth 7 kilometra në veri të Durrësit duke e mbrojtur atë nga zbarkimet e papritura nga anijet e armike.

Pavarësisht statusit Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej vitit 1948 dhe me status si Zonë e Mbrojtur përreth monumentit që u shpall nga Ministria e Kulturës më 2016-ën, pra si një nga objektet më të mbrojtura ligjërisht në Shqipëri, kjo nuk e ndaloi kompaninë koncesionare që të rrafshonte, sipas ekspertëve, 78 metra nga muri perëndimor i monumentit.

Muri ishte pjesë e historisë së arkitekturës ushtarake, si një nga rastet e rralla të mureve barrierë për mbrojtjen pjesore të qyteteve, që në Antikitetin e Vonë ishin vetëm 5 të tillë në Rajon dhe përfaqëson vlera të trashëgimisë kulturore botërore, theksuar nga ekspertët.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës dhe Policia e Shtetit nuk vepruan, ndonëse iu kërkua nga institucionet kulturore që të ndalonin punimet pranë monumentit, që më korrik të 2020-ës. Dorëzimi i materialeve nga Policia në Prokurorinë e Durrësit më 3 shtator të vitit 2020, i hapi rrugën hetimit që vijon prej 3 vitesh dhe nuk ka arritur të ndalojë shkatërrimin e qëllimshëm të monumentit nga kompania që po kryen punimet në zonë.

Njëjtë si Teatri Kombëtar dhe Ura e Zogut, ky mur i shembur rrëzoi propagandën dhe mashtrimin e Edi Ramës dhe Qeverisë, duke u njohur për vlerat e jashtëzakonshme kulturore nga “Europa Nostra”. Organizata prestigjioze në mbrojtje të trashëgimisë europiane, denoncon shkatërrimin me makineri të 78 metrave të murit mbrojtës perëndimor 140 metra të gjatë. Ajo kërkon që Kulla dhe muri lindor 62 metra i gjatë duhet të mbrohen urgjentisht, sepse janë shumë të rrezikuara nga punimet e kompanisë koncesionare.

Si një dëshmitar i kohës, Muri 1600 vjeçar na sjell panoramën e plotë se si një tërësi institucionesh, me veprim dhe mos veprim kanë shkaktuar shkatërrimin me dashje të trashëgimisë kulturore jo vetëm të qytetit të Durrës, por të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm. Një trashëgimi e njeriut, gjurmët dhe pesha e të cilit është dhe duhet të jetë prioritet i çdo qeverie.

Ne si Parti Demkokratike e vlerave të djathta, besojmë dhe punojmë për njeriun, familjen, lirinë dhe trashëgiminë e tij duke e vendosur atë në qendër të politikës sonë.

Sot, në pamundësi për ta rikthyer këtë pjesë të trashëgimisë tashmë të shkatërruar, kërkojmë që strukturat shtetërore përkatëse për trashëgiminë kulturore, Ministria e linjës dhe drejtoritë apo institucionet në varësi si edhe Avokatura e Shtetit, të paraqesin padi për shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar Shtetit shqiptar nga shembja e këtij monumenti kulture.

Gjithashtu, ne kërkojmë që Prokuroria të përfundojë hetimet dhe të çojë për gjykim fajtorët e kësaj vepre penale.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD DURRËS, JONI MYSHKETA

Pamjet përtej hekurave zaptues tregojnë qartë gjendjen dhe trajtimi që i bëhet monumeteve të kulturës së rëndësisë së parë si gjurmët e murit rrethues që daton tash sot e 16 shekuj.

Këtu është tokë e zanun ku e drejta e çdo qytetari për të vizituar “Murin e Portës” iu mohohet e drejta për t’u futur, ashtu si dhe neve sot, pasi koncesionari tashmë i denoncuar nuk e lejon.

Turistët nuk.vijnë për të parë kullat ose velierat por trashëgiminë kulturore që Durrësi ofron për ç’ka duhet të ndihemi krenar dhe babëzia e pushtetit e gllabëron duke e kthyer në një gërmadhë.

Fotot flasin qartë për pjesën e mbetur dhe pjesa që është shembur në paligjshmëri të plotë.

Read More
03 Shk
0

Denoncimi i PD: Monumentit antik “Muret e Portës” në Durrës po shkatërohen nga koncesionari

Deklaratate zëdhënëses së PD, Mirela Karabina dhe kryetarit të degës së PD Durrës, Joni Myshketa.

02 Shk
0

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina: Avokati i Arben Ahmetajt, duhet të tregojë a i ka çuar ai njerëzit e tij të afërt të dëshmojnë kundër Lulzim Bashës tek McGonigal?

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

Rrogëtari i Arben Ahmetaj që së fundmi është bërë dhe avokati i tij, ka dalë sot në dritare me diarenë e përnatshme të sulmeve dhe mashtrimeve kundër Lulzim Bashës.

Me paturpësinë më të madhe përmend dhe McGonigal, kur ky njësoj si Edi Rama, sulmuan Lulzim Bashën me akuzat e sajuara prej tij.
Sot Sali Berisha duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve për mashtrinet që ka bërë duke përdorur akuzat e Ramës dhe McGonigal.

Sali Berisha duhet të tregojë a i ka çuar ai njerëzit e tij të afërt të dëshmojnë kundër Lulzim Bashës tek McGonigal?

Akuzat e dala boje nuk do ta shpëtojnë Sali Berishën nga kjo e vërtetë dhe bashkëpunimi i tij me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës.

Bashkëpunimi i nisur ne vitin 2008 nuk u ndal për asnjë çast. Sot ata janë prapë bashkë në leje ndërtimi dhe kundër SPAK-ut.

Read More
02 Shk
0

Basha merr pjesë në Kuvendet Zgjedhore të degëve 2 dhe 8 në Tiranë

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDET ZGJEDHORE TË DEGËVE 2 DHE 8 NË TIRANË

– Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare.  Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve,  fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute.

-Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për njër grusht klientësh të tyre

– Kjo ska lidhje me demokracinë, kjo është më afër asaj që kam pas 34 vite më parë. Është një diktaturë e një tipi të ri. Kështu e duan Shqipërinë, pa demokraci,  pa zgjedhje të lira, pa gjykata, pa prokurorë të përgjegjshëm, oa hetime për të pandëshkuar 33 vjeçar. Pa prona për pronarët, pa kompensim për të përndjekurit dhe pa kujtesë.

-SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standartet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre. Sepse perëndimi garanton meritokaci pa pasur në qafë autokratët. Prandaj procesi që kemi nisur është i rëndësishëm. Ne demokratët besojmë se kemi vizionin, programin dhe shumë shpejt ekipin për një shpresë më të mirë. Ky program së shpejti do t’u paraqitet shqiptarëve, për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gropë ku është futur.

– PD është këtu falë jush. Rruga përpara nuk është e lehtë.  Ne nuk jemi si ata, ata nuk kanë lidhje me vlerat tona. Betejat nuk fitohen nga  më të fortit, por nga më të vendosurit. Dhe demokratët e Shqipërisë demonstruan këto dy vite vendosmëri, për mos t’u përkulur para ortekut. Sulmohemi sepse ne nuk pranojmë të futemi në vathin e autokracisë politikë, oligarkisë ekonomike qe sot operohet nga të njëjta duar, që ditën bëjnë teatrin e gjoja ndeshjen politike dhe natën numërojnë paratë e pasuritë që ju grabisin së bashku shqiptarëve. Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemi të zullumit. Do të qëndrojmë jashtë sistemit të zullumit, do ta mundim zullumin dhe do t’ja japim shqiptarëve shpresën që meritojnë.

-Pyetja është një për polotikën shqiptare, jeni apo jo pro listave të hapura, jeni apo nuk jeni për barazinë e votës, jeni apo nuk jeni për Shqipëria një zonë zgjedhore, jeni apo nuk jeni për votën e diasporës? Reformë zgjedhore dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë janë prioritete kryesore për PD

Read More
02 Shk
0

Basha: Banda e inceneratorëve në qeveri operon me kode mafioze. Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë kanë ngrënë paratë e shqiptarëve

REAGIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Postimi i kreut të PD:

Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.

Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.

Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit.

Read More
01 Shk
0

Sekretarja për gruan Taulanda Jupi dhe nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, takim me gratë e degës 5 në Tiranë

Postimi i plotë i Sekretares për Guan në PD, Taulanda Jupi:

Forumi i Gruas në Partinë Demokratike duhet të fitojë aftësinë e ripërtëritjes, të jetë përfaqësuese e vlerave më të mira të Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare. Në këtë rrugëtim çdo grua dhe vajzë në Partinë Partinë Demokratike ka mbështjen e pakursyer të kryetarit të partisë Z.Lulzim Basha, kryesisë dhe lidershipit të saj.

Në takim me zonjat demokrate të Njësisë 5️⃣ së bashku me nënkryetaren e Partisë Demokratike Zj.Orjola Pampuri dhe grupin e punës për qarkun Tiranë.

Forumi i Gruas në Partinë Demokratike duhet të shndërrohet në një organizatë ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin kësaj organizate të jetë përfaqësuese e çdo gruaje dhe vajze shqiptare.

Kemi vetëdijen se kjo sfidë të vështirë kërkon së pari vullnet, mendje e zemër të hapur, gjithpërfshirje, kërkon vizion, energji dhe mbi të gjitha integritet. Por si çdo punë e mirë nuk bëhet vetëm, ndaj unë mendoj dhe shpresoj se me mbështetjen e zonjave kurajoze demokrate do ta shndërrojmë këtë projekt në një realitet.

Read More
31 Jan
0

Basha: PD e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori një pyetje shumë interesante në instagram gjatë komunikimit të sotëm: Si e sheh PD, pas dy vitesh. Ja dhe përgjigja e kreut demokrat:

“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë.”

Read More
31 Jan
0

Basha për komandantët e UÇK: Ka qenë një luftë për të mbrojtur pragun e derës, njerëzit e shtëpisë dhe besojmë në pafajsinë e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet gjatë komunikimit në Instagram edhe për luftën e Kosovës dhe për drejtuesit e UÇK.

Zbardhja e videos:

Po besoj se po. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë, mbrojtëse pikërisht ndaj atyre që kryen krime më çnjerëzore ndaj popullatës të pambrojtur civile. Ka qenë një luftë, e thënë me fjalë të tjera për të mbrojtur pragun e derës, njerëzit e shtëpisë dhe besojmë në pafajsinë e tyre dhe besoj se edhe në fund të këtij procesi, gjykata do të njoh pafajsinë e tyre. Asgjë nuk mund ta njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidershipit të saj.

Read More