Blog

18 Shk
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të degës 6 të PD, Tiranë

 

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS 6 TË PD, TIRANË

 

-Dega 6 jo thjshtë i dha drejtim punës por ishte në pararojë në dhënien drejtim të punës dhe rikuthiminim menjëherë energjinë në strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë. e bashkë me të një shpresë të re që njësoj si valët e detit ripërtërin tek njerëzit besimin tek një mënyrë tjetër e të bërit politikë. Larg mejdanit të zakonshëm ku kemi kryqëzuar shpatat politike, retorikën politike me kundërshtarët tanë hitorik, por në një mejdan ku mundja e kundërshtarit politik nuk është qëllimi në vetvete, por është pjesë e qëllimit për t’iu ofruar shqiptarëve një politikë ndryshe, një politikë me fytyrë njerëzore. Pra një politikë e ofertës, një politikë e thelbit, e substancës.

 

– Qeverisja aktuale është shndëruar pas asnjë diskutim në qeverisjen më të dështuar dhe që i ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt. Në asnjë aspekt më shumë sesa në shkatërrimin e qindra, mijëra familjeve shqiptare, duke i detyruar të rin jtë shqiptarë të largohen si i vetmi opsion për një jetë më të mirë. Shqiptarët e dine fare mirë se cilat janë arsyet kryesore të kësaj krize eksodi, e cila për nga parametrat, për nga shpejtësia e cila po e zbrazë Shqipërinë nga të rinjtë, nga të rejat, nga profesionistët, nga të arsimuarit, nga ata që Shqipëria ka më shumë nevojë për t’u ringritur. Arsyet janë të qarta, korrupsioni që ka arritur pikën më të lartë në këto 34 vite, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, pra mosbarazia para ligjit dhe moszbatimi i garancive ligjore për çdo qytetarë, por vetëm për të fortët të cilët marrin nga ligji atë që i takon çdo qytetari dhe nuik japin përgjegjësi para ligjit dhe e kam fjalën këtu për të gjithë të paprekshmit, për të gjithë të pandëshkuarit politik, ekonomik dhe kriminal.

 

– Në cilin vend të botës mund të gjejmë raste si ai i cili konkludoi ditën e premte  me dënimin me 2 vite e 4 muaj burg të ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yourkun, sepse u korruptua nga Edi Rama vetëm e vetëm për të sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe të opozitës, rvalin e tij për kryeministër, siç e kanë bërë të qartë rekordet hetimore dhe mediat e pavarura amerikane dhe për të përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë për një luftë të ndyrë politike. Mos të kemi asnjë dyshim, pavarësisht se sulmi ishte personal, po ishte ndaj Lulzim Bashës, sepse Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike dhe rivali për kryeministër. Dhe kjo i jep kësaj afere përmasa unike në radhë të parë për komunitetin e shteteve që pretendojmë se ndajmë të njëjtat vlera me ta, derisa jemi në të njëjtën aleancë, kemi nënshkruar detyrime dhe gëzojmë të njëjtat përfitime që është komuniteti euroatlantik, vendet e NATO-s, por dhe më gjerë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që i pari i qeverisë të kryej këtë gjë duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të ligjzbatimit dhe të zbulimit të një vendi aleat, mik dhe partner strategjik.

 

– Këtu ka kulmuar një skandal me dy konkluzione të rëndësishme. I pari që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushdo që të jesh, vjen dita që jep llogari para drejtësisë. Dhe Charles Mcgonigal është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg sepse mori para nga Edi Rama për të stisur hetime dhe akuza monstruoze ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, ndaj opozitës, pa asnjë hezitim nga korruptuesi se me këtë po njollosej jo thjesht në mënyrë të padrejtë kundërshtarin e vet politik, por gjithë këtë vend, të gjithë qytetarët e këtij vendi. Charles McGonigal është dënuardhe për këtë pjesë të akuzës, ka dhe pjesën tjetër të akuzës që ka bashkëpunuar me oligarkët e Putinit, ka marrë para nga oligarkët e Putinit, ai do të shpenzojë jo pak por 6 vite e gjysmë në  burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është konkluzioni i parë. Edi Rama dhe të tijët duan as të mos e mendojnë konkluzionin e dytë. Konkluzioni i dytë është po çfarë bëhet me korruptuesin? Si ka mundësi që të njëjtët njerëz që lidhen me aferën Rama-McGonigal, lidhen dhe me aferën e inceneratorëve. Kjo na tregon se këtu kemi të bëjmë me një kompleks oligarko-kriminal, i cili nuk ka asnjë lidhje me qeverisjen, të mirë apo të keqe, të dobët apo të fortë. Por ka lidhje vetëm me përvetësimin, makutërinë dhe babëzinë të aseteve dhe pasurive të shqiptarëve. Dhe trajtimin si armik sipas kodeve kriminale të mafies, të çdokujt që i kundërvihet, e në veçanti Partisë Demokratike dhe lidërshipit të saj. Megjithatë aty ku përfundon rrugëtimi përçarës i McGonigal, para qelisë për 6 vite e gjysmë, nuk mbaron rrugëtimi i të tjerëve. Prandaj PD është angazhuar t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund. Por ne nuk jemi dhe nuk sillemi si kundërshtari ynë mjeran. Kjo nuk është dhe nuk do të jetë kurrë çështje e retorikës boshe të denoncojmë dhe të tregojmë me gisht, por do të kërkojmë që drejtësia të bëjë punën e vet. Ndaj java e ardhshme do të jetë një javë ku ndaj Edi Ramës PD do të depozitojë 2 kallëzime në SPAK. I pari bazohet mbi rëfimet e 2-shit të tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj, se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve. Dhe kallëzimi i dytë do të jetë pikërisht lidhja midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal që çon detyrimisht tek i njëjti person, tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës. Detyra jonë është t’i vëmë këto fakte para drejtësisë dhe detyra e drejtësisë është t’i zbardh në mënyrë profesionale me një hetim të thelluar, të paanshëmdhe objektiv shkeljet penale dhe përgjegjësitë ligjore për këtë aferë të tmerrshme.

 

– Mesazhet e aleatëve tanë janë të qarta: mbështetje pa kompromis për drejtësinë, fund pandëshkueshmërisë, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qëndrimet tona janë të qarta dhe do të jenë të qarta deri në fund. Asgjë në këtë botë nuk është përfekte, as reforma në drejtësi, as SPAK-u. Por SPAK-u ka përsipër një mision të ngarkuar nga shqiptarët, me pritshmëri të larta nga shqiptarët, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Dhe këtu padiskutim që PD e shikon fare qartë interesin publik. Angazhimi ynë për një kulturë të re politike fillon me fundin e pandëshkueshmërisë, fillon me barazinë para ligjit. Aty ku qytetarët gjobiten me të drejtë apo me të padrejtë, arrestohen për shkeljet më të vogla, por më të mëdhenjtë e shkelësit të ligjit, ata që vjedhin miliona, që dhunojnë, që abuzojnë dhe akumulojnë pushtet i ikin ndëshkimit, një shoqëri e tillë nuk ka lidhje as me Europën, as me të ardhmen që ne projektojmë për fëmijët tanë. Ndaj hapi i parë pa pikë diskutimi, duhet të jetë fundi i pandëshkueshmërisë. Ky është prioritet politik i Partisë Demokratike, sepse është prioritet jetik për shqiptarët dhe nga kjo buron edhe dhënia pa asnjë kompleks, pa asnjë kusht, pa asnjë rezervim e mbështetjes politike nga PD për SPAK për të kryer deri në fund misionin që është ngarkuar.

 

– Qëllimi i dytë i PD për një fytyrë të re politike, ka të bëjë me fijet e këputura të demokracisë. Dhe një nga arsyet kryesore është mosfunksionimi i rregullave zgjedhore. Në 3 palë zgjedhje Partia Socialiste qeverisë vendin, kurrë nuk ka pasur 50% të votave apo më shumë. Por gjithmonë ka pasur mandate më shumë se 50% në parlament, kjo për arsyen e thjesht se sistemi ynë zgjedhor është manipuluar në forma dhe mënyra të ndryshme. Padyshim vetëm rregullat e lojës nuk mjaftojnë për t’i bënë fre epsheve manipulative të kësaj qeverie. Por pa rregulla loje mund të themi që gjithçka nis me një mosbesim të thellë të qytetarëve që vihet re qartë edhe nga mospjesmarrja në veçanti e rinisë në proceset zgjedhore. Ndaj për njerëzit kemi çuar në parlament paketën tonë për reformën zgjedhore. Listat e hapura që do të mundësojnë se kush e ka vendin në parlament. Dhe kjo do të mundësojë që ata që shkojnë në parlament ,me votën e qytetarëve, të jenë të vetëdijshëm se kujt duhet t’i shërbejnë. Së dyti votimi dhe numërimi elektronik, i provuar tashmë në 4 palë zgjedhje si efektiv, i drejt dhe i pamanipuluar, ndryshe nga përvojat që çdo parti kanë me votimin konvencional. Së treti barazia e votës për të cilën PD propozon Shqipëria një zonë elektorale. Më pas kjo i hap rrugën objektivit tonë të katërt por jo nga rëndësia, që është gjysma e Shqipërisë që nuk jetojnë këtu por kontribuojnë në këtë vend, po kështu efektivisht të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre, të japin votën e tyre, t’iu numërohet vota e tyre, t’iu dëgjohet zëri i tyre në përbërjen e parlamentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

 

Read More
18 Shk
0

Mungesa e shërbimeve në urgjencën e QSUT, drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi i përgjigjet ministrisë së shëndetësisë: Për ata ka rëndësi propaganda, por jo jeta e shqiptarëve.

 

Pas denoncimit për mungesën e shërbimeve në Urgjencën e QSUT, shefi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka reaguar sërish për kaosin e krijuar nga zjarri i një jave më parë. Koduzi i është përgjigjur një reagimi të MSH, ku nuk jepej asnjë përgjigje për mungesën e shërbimeve.

Postimi i Koduzit:

Ministria e Shëndetësië në rolin e rregullatorit të trafikut ajror.
U desh denoncimi i Partisë Demokratike, që më më fund ministria e shëndetësisë dhe QSUT, të kujtoheshin të sqaronin kaosin në Urgjencën dhe në shërbimet shëndetësore, por në fakt pa thënë asgjë e pa dhënë asnjë zgjidhje, e më pak përgjigje për shkaqet e kësaj situate.
Nëpërmjet një deklarate të QSUT tregohet sesi pacientët dhe qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor të spitali qendror, po trajtohen si pasagjerë që janë në aeroplan, i cili nuk mund të ulet për shkak të kohës së keqe, dhe i dërgon ne aeroporte të tjera.
TMERR!
Ministria e Shëndetësisë në radhë të parë duhet ti shpjegojë shqiptarëve pse një spital i inaguruar më pak se 1 vit më parë, ku janë akomoduar 14 shërbime, del jashtë funksionit për shkak të një shkëndije elektrike?
Kush e mban përgjegjësinë për cilësinë e dobët të punimeve? Kompania zbatuese apo Qeveria, që me babëzinë e tyre kanë rrezikuar jetën e pacientëve që kanë qenë të shtruar në spital.
Kush mban përgjegjësi për kujdesin shëndetësor të munguar ndaj pacientëve, dhe rrezikun që shfaqet ndaj jetës së tyre?
QSUT nuk është një spital bashkiak, që shërbimet e tij edhe mund të transferohen në një spital tjetër bashkiak, pavarësisht kostos së transportit.
QSUT është spital universitar, terciar, që ka shërbime , pajisje dhe personel shëndetësor që nuk janë në spitalet e tjera rajonale, si pasojë nuk mund të ofrohet shërbii nevojshëm.
QSUT ka rreth 30% të shtrimeve nga urgjenca, të ardhur nga gjithë vendi, dhe me nxjerrjen jashtë funksionit të urgjencës në QSUT, dalin jashtë funksionit shmë shërbime.
Me ngjarjet e fundit, edhe njëherë qeverisja e RIlindjes tregoi, që për ata ka rëndësi propaganda, por jo jeta e shqiptarëve.
Vetëm një program realist, që reformon sistemin shëndetësor, siguron shëndet dhe dinjitet, i përgatitur nga PD, mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe personelit mjeksor të sistemi shëndetësor.

Read More
17 Shk
0

Kulluri i përgjigjet Toni Gogut: Nervozizmi qe ka kapluar Rilindasit lidhur me denimin e McGonigal, nuk eshte nje ceshtje e PD apo Lulzim Bashes!

 

Reagimi i sekretarit për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri:

 

Partia Demokratike ka denoncuar me kohe tentativat e Rames permes McGonigal per te nderhyre ne punen e organeve ligjzbatuese amerikane. Koha tregoi se Partia Demokratike kishte te drejte sa kohe vendimi i djeshem i gjykates ndaj McGonigal eshte fakt.

Zedhenesit dhe zedheneset e Rames duhet te kuptojne se shefi i tyre ka kaluar disa vija te kuqe permes korruptimit te nje ish zyrtari te FBI! Dhe as ky nuk eshte nje problem i PD apo i Bashes! Por nese mendojne qe “dajaku i shefit” ne asamblene e PS mund te zbutet duke u bere mburoje e tij, gabojne keq. Vendimet e gjykatave dhe verdikti i hetuesve qendrojne mbi retoriken e sherbetoreve te Rames!

Read More
17 Shk
0

Alibeaj në Kuvendet Zgjedhore të degëve të Përmetit e Këlcyrës: Një PD me orientim perëndimor, zgjidhja e vetme për Shqipërinë

 

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj:

 

Këlcyra dhe Përmeti kurorëzuan sot procesin e riorganizimit me zgjedhjen e kryetarit të Degëve respektive dhe anëtarëve të kryesisë. Kapërcyen me dinjitet një periudhe të vështirë, qëndruan fisnikë para sulmeve e përbaltjeve të padrejta, u ndodhën para zgjedhjeve politike jo të lehta në planin njerëzor por vendosën të parin interesin e PD, demokratëve dhe Shqipërisë.

Demokratët e Përmetit dhe Këlcyrës dëshmuan se qëndrimi stoik ndaj vlerave themelore të PD, orientimi perëndimor, pastrimi e distancimi ndaj së shkuarës problematike dhe mbështetjes së atyre që i duan të mirën Shqipërisë, është e mbetet zgjidhja e vetme për shqiptarët.

Mirënjohje për të gjithë qendrestarët e Përmetit dhe Këlcyrës. Respekt për kandidatët Sofokli Qirollari dhe Bujar Fezga. Suksese për kryetarët e Degëve Elton Hysenshahaj dhe Luan Malko për përgjegjësinë e madhe që rimarrin si drejtues dege!

 

Read More
17 Shk
0

Nënkryetarja e PD, Pampuri i përgjigjet Spiropalit: Pampuri i reagon Spiropalit: Turp, të keqpërdorësh vizitën e sekretarit të shtetit për të mbuluar aferën Mcgonigal të Ramës

 

Reagimi i nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

Elisa në botën e doganave paska përdorur sot Sekretarin Blinken për të justifikuar përfshirjen e Ramës në aferën McGonigal kundër Lulzim Bashës.

E turpshme, skandaloze të keqpërdorësh mikun dhe aleatin strategjik të Shqipërisë për aferën korruptive të Edi Ramës.

Elisa, mos e keqpërdorni Sekretarin e Shtetin për hallet tuaja siç e përdorët Shtëpinë e Bardhë kur i çuat Sajmir Tahirin, kokën e trafikut të drogës në Shqipëri. Përrallat me para ruse nxorën kokën e Edi Ramës që sot në të gjithë botën tregohet me gisht si njeriu që korruptoi zyrtarin e lartë të FBI për të sulmuar opozitën dhe kryetarin e PD. Paratë ruse përfunduan në xhepat e McGonigal, Elisë, së bashku me paratë e korrupsionit të Edi Ramës.

E turpshme dhe e papranueshme të fshihesh pas sekretarit të shtetit!

Read More
17 Shk
0

Protesta e banorëve që preken nga aksi Thumanë-Kashar, deputetja Andia Ulliri: Mungesa e aksesit izolon 2 qytete dhe 12 fshatra të zonës

 

Banorët dhe bizneset që preken nga aksi Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish ditën e sotme, duke kërkuar zgjidhje për problemin që u krijon kjo rrugë duke mos u mundësuar dalje deri në Kashar dhe anasjelltas.

Në mbështetje të tyre ka qenë dhe deputetja e PD, Andia Ulliri si dhe drejtues të degës së PD, Krujë.

Deputetja Ulliri thotë se ky veprim i qeverisë është i paprecedentë, pasi sipas saj izolohen dy qytetete si Kruja dhe Fushë Kruja dhe 12 fshatra përreth. Gjithashtu, ajo shprehet se mungesa e aksesit do ketë impakt negativ në turizmin e zonës dhe në ekonominë e bizneseve.

 

“Pas kërkesës të dërguar nga kolegët e Partisë Demokratike, është kthyer përgjigjja ku shpjegohet se nuk do të ketë një dalje nga aksi i rrugës Thumanë-Kashar drejt rrugës nacionale Tiranë-Fushë Krujë- Thumanë. Për këtë banorët janë mbledhur për një protestë. Është e paprecedentë dhe e papranueshme që pas 4 protestave është kjo sjellje e qeverisë, duke filluar që me shpronësimet, me heqjen e nënkalimeve dhe mbikalimeve po ashtu edhe të rrugëdlajeve që do t’i mohojë aksesin dy qyteteve siç është KRuja dhe Fushë Kruja dhe 12 fshatrave. Ne sot këtu kërkojmë që të kemi përfaqësues të të gjitha autoriteteve, që nga ARRSH-ja, nga Ministria e Infrastrukturës, po ashtu edhe të koncesionarit i cili ka marrë përsipër të bëjë ndërtimin e rrugës, të marrim një përgjigje pse ne sot na është mohuar aksesi. Unë këtu jam sot si banore e Bashkisë Krujë. Po ashtu i bashkohem kësaj kauze për të kërkuar të drejtën. E drejta për akses është kushtetuese. Në të gjithë rrugët të cilat kanë qenë rrugë nacionale, autostrada ka një përshkrim në ligj i cili tregon të drejtën për aksesin për çdo banorë dhe fshat. Edhe në këtë moment, në këtë rrugë të kësaj rëndësie e cila nuk garanton akses për 85 mijë banorë do të thotë që këtu ka një problematikë më të madhe se kaq. Patjetër kjo do të shoqërohet me shumë impakte negative qoftë kjo në biznes, në qarkullimin, por edhe në mbarëvajtjen dhe rutinën e jetës së qytetarëve” – tha deputetja e PD, Andia Ulliri.

 

Read More
17 Shk
0

Sekretarja për gruan në PD, Taulanda Jupi, takim me zonjat demokrate të Vlorës

 

Postimi i sekretares për gruan në PD, Taulanda Jupi:

 

Nga Vlora

 

Zonjat demokrate të Vlorës kanë vullnetin dhe vetëdijen se ashtu si çdo strukturë tjetër e Partisë duhet të rindërtojë marrëdhënien me qytetarët në një dialog të hapur dhe të sinqertë, ashtu edhe Forumi i Gruas duhet të shndërrohet në një forum të hapur e komunikues me gratë dhe vajzat, pjesën më vitale të shoqërisë sonë.

 

Kjo sfidë të vështirë kërkon së pari vullnet, mendje e zemër të hapur, gjithpërfshirje, kërkon vizion, energji dhe mbi të gjitha integritet. Por si çdo punë e mirë nuk bëhet vetëm, ndaj unë mendoj dhe shpresoj se me mbështetjen e zonjave kurajoze demokrate do ta shndërrojmë këtë projekt në një realitet.

 

Së bashku me  deputetin e qarkut Vlorë Arbi Agalliun, Kryetarin e Degës së PD në Vlorë mikun Gjergji Nika dhe Anila Toto drejtuesen e Forumit të Gruas së PD në Vlorë, zhvilluam një takim me zonja, gra e vajza demokrate dhe qytetare të Vlorës.

 

Ju faleminderit me zemër, për qëndresën, përkushtimin dhe sakrificën tuaj zonja të nderuara të Vlorës.

Read More
17 Shk
0

Sekretari organizativ i PD, Taulant Zeneli përshëndet zgjedhjet në degën e PD, Gramsh

 

Postimi i sekretarit organizativ në PD, Taulant Zeneli:

 

Falenderim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të degës Gramsh, të cilët i qëndruan besimit të tyre në misionin dhe vlerat e partisë tonë, duke e përfaqësuar denjësisht atë.

Besimi dhe përkushtimi i tyre u tregua edhe njëherë në angazhimin dhe përfshirjen në zgjedhjen e ekipit drejtues, duke qenë të sigurt që sëbashku do të punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Gramshit dhe të gjithë Shqipërisë.

Nuk mund të lë pa përmendur angazhimin e të rinjve në këtë proces dhe në drejtim, tregues ky i garancisë që PD është zgjedhja e duhur për të sjellë ndryshimin. Ekipi drejtues i zgjedhur, sëbashku me mbështetjen e anëtarësisë, do të jenë gjithmonë pranë qytetarëve për të dëgjuar e kuptuar problemet dhe hallet e tyre, duke bërë më të mirën për ti adresuar ato.

Shumë suksese në punë për anëtarët e Kryesisë dhe Kryetarit të zgjedhur Z. Erald Çarçiu!

Read More
17 Shk
0

Basha: Drejtësia amerikane foli, Mcgonigal pranoi gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashës dhe PD

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Përshendetje të nderuar bashkëqytetarë!
Do ta nis këtë komunikim me një urim për Kosovën: Gëzuar Pavarësinë, Kosovë.
Në këtë ditë të çmuar përkulemi me nderim dhe mirënjohje të
thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, komandantin
legjendar të UÇK Adem Jasharin, arkitektin e Pavarësisë, presidentin
Ibrahim Rugova, dhe mijëra bij e bija të Kosovës që sakrifikuan jetën e
tyre për në altarin e lirisë së Kosovës.

Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA, BE, Britanisë së Madhe, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.

Me këtë rast dua të shpreh dhe pikëllimin për vrasjen e opozitarit te paepur rus Navalni si dhe të shpreh bindjen time si kryetar i Partisë Demokratike se përgjigja e vetme ndaj këti akti kriminal të regjimit
vrastar të Putinit, është beteja pa kompromis për fitoren e Ukrainës, për ngadhënjimin e demokracive mbi autokracitë.

Sot jam para jush për të komunikuar për një çështje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e vendeve demokratike ku kryeministri i vendit korrupton shefin e FBI për të sulmuar kryetarin e opozites.

Një histori e tillë nuk është dëgjuar as në vende diktatoriale ku kundërshtari politik shihet si armik.

Nuk ka ndodhur ndonjëhere që një kryeministër të korruptojë shefin e
kundërzbulimt të një vendi mik, aleat dhe partner strategjik, me qëllimin
e vetëm për të goditur dhe dëmtuar kundërshtarin e tij politik, në këtë rast Lulzim Bashën dhe PD.

Shumë miq, dashamirës dhe mbështetës kane shprehur habinë deri në frustrim se pse nuk flet Lulzim Basha. Kjo edhe pse në fakt që prej ditës se parë unë e kam thënë se gjithçka është një stisje e ndyrë.Por të jem i sinqertë, atëherë kurrë nuk më shkonte në mendje se deriku arrinte ky skenar, se kryeministri i vendit tim të kryente një operacion të tillë kriminal kundër kreut të opozitës dhe PD.

Ka pasur edhe nga ata për të cilët jam i keqardhur që ju bashkuan Edi Ramës në llumin e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe akuzave për këtë çështje. I kam shpërfillur dhe mëshiruar, i qetë dhe i vendosur në vetëdijen time se asnjëhëre në asnjë moment PD dhe unë nuk ishim
përfshirë në asgjë të paligjshme e aq më pak të lidhur me shpifjet monstruoze të prodhuara. Mbushën mediat, dërguan madje dhe letra nëpër botë me shpresën se do të dëmtonin PD dhe Lulzim Bashën. Për keta kam vetëm keqardhje.Turpi është i tyre dhe këtë turp shqiptarët e në veçanti demokratët nuk
do tua harrojnë kurrë.

Kam pritur me qetësi, durim dhe besim që ndonëse e vërteta e kësaj çështje do merrte kohë ajo do të zbardhej. Por kam qenë i sigurtë që pas shpifjeve dhe sulmeve të ulëta fshiheshin duar të pista.

E kam patur këtë bindje para se të dilte në shesh e vërteta e plotë përmes aferës McGonigal. Por sërish kam pritur të thotë fjalën e saj
drejtësia amerikane, për të mos u krijuar asnjë alibi justifikimi nëpër banaqet mediatike të financuara me para krimi e korrupsioni nga ku
mbushnin dynjanë me baltën e përnatshme.

Drejtësia amerikane foli. McGonigal pranoi të gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashes dhe PD. Dhe dje mori dënimin prej 2 vitesh e 4 muaj burg për rolin e tij në këtë aferë që ka tronditur jo pak edhe opinion publik dhe agjensitë e ligjzbatimit dhe të zbulimit.

Drejtësia anerikane ka zbardhur në detaje gjithë operacionin kriminal që dirigjohej nga zyra e Edi Rames, ushqyer dhe mbështetur edhe nga
disa gjoja opozitarë që sot shesin moral.

Dënimi i ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, nga Gjykata Federale e
Washingtonit nxori në pah luftën e paprinciptë dhe të pamoral të Edi Ramës ndaj opozitës shqiptare dhe veçanërisht ndaj meje si drejtues i saj.

Ai nuk u mjaftua vetëm me përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje, me shitblerjen e votës, me kriminalizimin e shtetit, me
përdorimin e aseteve publike dhe privatizimin e shtetit për mbledhje votash, por korruptoi edhe zyrtarin e lartë të FBI vetëm e vetëm për të
goditur Lulzim Bashën, PD, opozitën dhe për të penguar rotacionin politik vend.

Kjo nuk eshte një ngjarje e vetme dhe as e izoluar. Është pjese e një fushate të ndërtuar, financuar dhe zbatuar nga kryeministri i vendit pëmes një lufte me mjete të ndyra kundër kreut të opozitës dhe rivalit për kryeministër.

Ju të gjithë i mbani mend investigimet mediatike të 2021 të cilat zbuluan para shqiptarëve se Edi Ramës nuk i mjaftoi vetëm operacioni
kriminal i manipulimit dhe diktimit të votave, por kishte paguar për mbi 50 milionë mesazhe denigruese kundër meje neper rrjetet sociale.

Që nga 2005 ku i jam bashkuar politikës kam qenë njeriu më i sulmuar dhe për fat të keq jo vetëm nga kundërshtari politik. Por gjithmonë kam besuar se e vërteta sado të zhytet, kurrë nuk do të mbytet.

Dhe ja ku jemi sot, gjithçka ka dalë në dritën e diellit. Gjithë balta, llumi shpifjet dhe mashtrimet u janë kthyer dhe përplasur në fytyrë autorëve
të këtij operacioni kriminal.

Por pas një investigimi bazuar në fakte dhe prova është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale. Duart e McGonigal gjenden edhe në
aferën e inceneratorëve.

Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.

Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve.

Me emër e mbiemër të gjitha do ti depozitojmë ne SPAK krahas kallëzimit të paralajmëruar tashmë për përfshirjen personalisht të Edi
Ramës në aferën e inceneratorëve siç e ka rrëfyer numri 2 i tij, Arben Ahmetaj.

Dje drejtësia amerikane foli, McGonigal pranoi të gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashes dhe PD dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg
për rolin e tij në këtë aferë.

Dikush shpreson qe ky të jetë kapaku i kësaj historie rrëqethëse korrupsioni dhe kompromentimi të niveleve më të larta. Jam sot për ti
thënë, mos gënje veten. Ky është vetëm fillimi i zbulimit të zinxhirit të aferave të tmerrshme korruptive.
Sado kohë të marrë, 8 ditë, tetë javë, tetë muaj apo tetë vjet, e vërteta do zbardhet dhe përgjegjësisë nuk do ti shpëtojë dot askush.

Së fundmi ju drejtohem sërish miqve, mbështetësve dhe në veçanti demokratëve.

Ndonëse gjithë këtë kohë kam qenë i qetë në ndërgjegjen time pasi isha i vetëdijshëm për falsitetin dhe ligësinë e fushatës së ndyrë të ndërmarrë, më ka munduar ndjenja e keqardhjes për demokratët dhe shqiptarët që janë lënduar nga këto sulme.

U jam gjithmonë mirënjohës që qëndruan bashkë me mua për këtë të vërtetë.

Lufta për të vërtetën është më e vështira, por çdo kapitull suksesi i shoqërisë njerëzore shënohet nga triumfi i saj mbi gënjeshtrën. Kështu do të ndodhë edhe me Shqipërinë.

Ju falemnderit!

Read More
17 Shk
0

Anëtari i Kryesisë, Gazment Koduzi: Zjarri i rënë në urgjencën e sapo përuruar të QSUT, ka lënë pa shërbim qytetarët, të cilët përballen vetëm me fasadën e djegur të investimit të bujshëm përuruar nga vetë Edi Rama

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KRYESISË, GAZMENT KODUZI

Mjaftoi një shkëndije elektrike për të bërë shkrum e hi shëndetësinë “falas” të qeverisë.

Zjarri i rënë në urgjencën e sapo përuruar të QSUT, ka lënë pa shërbim qytetarët, të cilët përballen vetëm me fasadën e djegur të investimit të bujshëm përuruar nga vetë Edi Rama.

Në këtë urgjencë, nuk ofrohet asnjë shërbim, renimacioni nuk funksionon, ndërsa kanë rënë pothuajse krejtësisht shërbimet e tjera në këtë godinë.

Kjo ka cënuar rëndë shëndetin dhe xhepat qytetarëve, të cilët detyrohen të bëjnë zgjidhje të vështira: ose të shkojnë dhe paguajnë nga xhepi në sektorin privat, ose të presin dhe shpresojnë që shëndeti nuk përkeqësohet derisa të marrë shërbimet shëndetësore nga sektori publik.

Pra, pas personelit shëndetësor që ka marrë rrugët e Europës, edhe qytetarët tashmë janë të detyruar nga shëndetësia falas të marrin rrugët.

Ngjarja pak ditëve më parë në urgjencën e QSUT, tregoi edhe njëherë se kjo qeveri nuk është e interesuar për të ofruar shëndetësinë që duan shqiptarët, por thjesht fasadat e bukura për të fshehur mjerimin e shëndetësisë që ka ofruar prej 11 vitesh qeverisja e Rilindjes.

Edhe zjarri erdhi si shkak i cilësisë së dobët të punimeve, çka provon se shëndetësia falas, është thjesht fasada e një dështimi që shqiptarëve u kushton shëndetin e shpesh jetën e tyre.
Gjithashtu, provon qartë se sistemi i shëndetësisë, ashtu si çdo sektor tjetër, është i pushtuar nga korrupsioni, aferat korruptive e është viktimë e babëzisë rilindase.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të vijojë të denoncojë me forcë korrupsionin dhe fasadën me të cilën qeveria ka luajtur dhe vazhdon të luajë në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Për PD, shëndetësia është një nga prioritetet madhore, dhe me specialistët më të mire, do të ofrojë për shqiptarët një program shpëtimi për shëndetësinë, për ti dhënë fund shëndetësisë së fasadës, për të mbajtur këtu mjekët e të kthejë besimin e shqiptarëve për mjekun e shëndetësinë shqiptare.

Read More