Blog

21 Jan
0

Sekretari për marrëdhëniet me publikun, Edvin Kulluri: Pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj PD fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi

 

REAGIMI I SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

 

Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partise Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

 

E verteta e madhe eshte se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetareve c’ka reflektohet nga ulja e pjesemarrjes ne zgjedhje nga viti ne vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bejne gjithçka kunder reformes zgjedhore.

 

Tashme eshte e qarte se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për  ta shndërruar PD-në në mburojë te interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK.

 

Pasi deshtoi, ka nisur serish batarene e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformen zgjedhore me ane te eunukeve te tij në parlament.

 

Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te verteten nese eshte per:

 

1- Lista të hapura te deputeteve apo jo?

 

2- Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo?

 

3- Votim dhe numerim elektronik apo jo?

 

4- Voten e Diaspores apo jo?

 

Pse nuk flet sot se çfare reforme zgjedhore kerkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht kedo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikerisht ne arkivat e Partise Demokratike?

 

Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?

 

Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD-në përmes gjuhes arkaike të urrejtjes dhe shantazhit.

Read More
21 Jan
0

Basha risjell propozimin e dy ditëve më parë: PD amendament për buxhetin, 50 milionë euro ndihmë ushtarake Kosovës

 

Partia Demokratike e Shqipërisë depoziton nesër në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për të akorduar 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Është koha që të gjithë bashkë të kontribuojmë për sigurinë kombëtare, duke ofruar mbështetje për mbrojtjen e Kosovës.

 

https://www.facebook.com/reel/2001655603541144

 

Read More
21 Jan
0

Deputetja e PD, Merita Bakiu si dhe kryetari i degës së PD, Krujë, Sabah Sheta, në mbështetje të protestës së banorëve që preken nga aksi Thumanë-Kashar

Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar, protestuan sot paradite në zonën e rrethrrotullimit të Thumanës. Në mbështetje të kësaj proteste ishte dhe deputetja e PD, Merita Bakiu si dhe kryetari i degës së PD, Krujë, Sabah Sheta.

Deputetja Bakiu gjithashtu pati dhe një reagim në facebook për këtë protest, e cila shprehet se kërkesat e banorëve janë të drejta.

 

“Në mbështetje të protestës së banoreve te  bashkisë Krujë

Kërkesat e tyre jane te drejta .

Ata kërkojnë:

Të  vendoset në dispozicion  projekti përfundimtarë i rrugës Kashar – Thumanë.

A është parashikuar dalje në autostradën e re Kashar -Thumanë për rrethë 85 (tetëdhjetë e pesë) mijë banorë të Bashkisë Krujë?

Si e parashikojnë zgjidhjen e këtij problemi të jashtëzakonshëm infrastrukturorë për të gjithë banorët e Bashkisë Krujë?” – shkruan deputetja Merita Bakiu.

 

Read More
20 Jan
0

Reagimi i Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri: “Donika e Rilindjes” mundohet të fshehë përpjekjen e Ramës për zgjeruar pushtetin e tij

 

REAGIMI NË EMËR TË PD, NGA SEKRETARI PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

 

Spiropali ose kjo pasardhese e familjes aristokrate te Arianiteve, qenka nervozuar me shqetesimin e ngritur nga Kryetari i Partise Demokratike se Skenderbeu dhe kaloresit e tij ne dyert e SPAK, po kerkojne te ushtrojne presion mbi institucionet e pavarura e vecanerisht ato te drejtesise!

Me nje stil medioker publicistik te viteve ‘90, “Donika e Rilindjes” mundohet te fshehe perpjekjen e Rames per zgjeruar pushtetin e tij. I kujtojme “Ministres per Mardheniet me Shefin” se Kuvendi e ushtron kontrollin mbi institucionet permes thirrjes ne interpelanca, komisionet parlamentare dhe komisioneve hetimore qe po i asfiksojne akoma me permes ndryshimeve ne Ligjin per Komisionet Hetimore qe dekretoi Presidenti. Parlamenti nuk eshte administrate publike sic pretendon mazhoranca por perfaqesues i vullnetit te qytetareve. Ndaj dhe kemi kerkuar forcimin e rolit te tij permes ndryshimit te Kodit Zgjedhor me ane te “listave te hapura” apo barazise se votes dhe votes se diaspores.

Ndaj i bejme thirrje mazhorances te mos rendi pas aventurave te “rojes se dardhave”, por te respektojne parimin baze demokratik perendimor te balances mes pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor.

Partia Demokratike do beje cdo perpjekje per te rivendosur parimet demokratike te shkallmuara nga marreveshja e mbrapshte Berisha- Rama e vitit 2008!

Read More
20 Jan
0

Sekretarja për gruan, Taulanda Jupi: Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave

 

REAGIM I SEKRETARES PËR GRUAN, TAULANDA JUPI

 

Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave.

 

Mjeranët e mbetur rrugëve kanë gjetur strehën e maskarenjeve tek sulmet ndaj një gruaje dhe ndaj çdo gruaje që ka dalë në mbrojtje të saj.

 

Kaq vlejnë!

Kaq është forca e tyre!

Ky është vizioni i tyre!

Mjerisht kjo është oferta e tyre politike: sulmet ndaj grave.

 

Frustimin dhe mllefin e tyre e tregojnë duke sulmuar një grua por që nuk shpëtojnë dot dhe për fat të keq nuk e ndryshojnë dot fatin e tyre politik.

 

A thua këtë frustrim e nxjerrin duke sulmuar dhe dhunuar gratë dhe nënat e tyre?!

 

Me shume se sulmet e tyre shqetësues është mentaliteti i tyre, relativizimi i dhunës si një reagim normal.

Ky është shqetësimi më i madh që fshihet pas gjuhës së dhunshme ndaj një gruaje deputete.

Read More
20 Jan
0

Denoncimi i degës së PD Korçë: Kryebashkiaku i Korçës vazhdon të shpërdorojë taksat e qytetarëve

 

DEKLARATË E DEGËS SË PD, KORÇË

 

KRYETARI I BASHKISE KORCE VAZHDON TE SHPERDOROJE TAKSAT E TAKSAPAGUESVE KORCARE!

 

Ne shkelje te plote te ligjit eshte miratuar Buxheti I Bashkise Korce ne 29 dhjetor 2023. Pas insistimit te vazhdueshem per respektimin e ligjit dhe angazhimit te nje pjese te keshilltareve te  opozites per te siguruar transparence ne ndjekjen e hapave ligjore gjate gjithe procesit te hartimit te buxhetit , e kryesisht me qellim qe Buxheti I Bashkise Korce per vitin 2024 te reflektonte nevojat e komunitetit, Kryetari i Bashkise Korce perfundimisht aprovoi nje Buxhet qe nuk i sherben askujt.

Duke perdorur fuqine e tij, nenshtroi anetaret e Keshillit te Bashkise Korce per te aprovuar nje Buxhet te paligjshem dhe gjithashtu ka nenshtruar dhe Prefektin e Qarkut Korce qe ne 2 Ankime te kryera nga anetaret e Keshilllit te Bashkise ai te mos marre asnje fakt ne konsiderate , por perpiqet te beje pirueta per te dale nga situata e keshtu ka treguar qe eshte I pafuqishem te ushtroje detyrat e tij.

Ne date 21.12.2023 , Prefekti i eshte pergjigjur ankeses se keshilltareve per Paketen Fiskale duke u justifikuar qe Bashkia ka publikuar foto ne FaceBook per te vertetuar ligjshmerine, por pretendimet e keshilltareve do te verifikohen ne vend e  Prefekti do pergjigjej kur te shohe dokumentacionin (me sakte duhet te shihte procesverbalet e takimeve , te cilat nuk egzistojne) .

Ne ankesen e dyte per miratimin e Buxhetit te Bashkise Korce per vitin 2024, me shkrese dt. 09.01.2024  Prefekti ne mungese te argumentave , per shkak se ne ankim jane vertetuar paligjshmerite e vendimit kthen pergjigje formale vetem me qellim mbulimin e shkeljeve te ligjit nga ana e Bashkise Korce.

Para te gjitha provave te paraqitura , Prefekti mbyll syte dhe thote qe nuk shikon shkelje te ligjit.

Nderkohe qe pasi nuk u respektua asnje aspekt ligjor ne hartimin e buxhetit , keshilltareve te opozites iu hoq fjala me qellim qe te mos informohet opinioni publik per parregullsite dhe pasi eksponente te pushtetit bene disa here zhurmuesin,  u arrit deri sa te futnin ne salle policine bashkiake me qellim intimidimin e keshilltareve duke I kercenuar se do i nxjerrin jashte (pavaresisht se nuk arriten te nxjerrin jashte asnje keshilltar, sepse nuk ishte ligjore) e per te mos lejuar qe zeri i keshilltareve te opozites te degjohej.

U perdorur si pretekst se eshte ofenduar kryetari i Bashkise, nderkohe qe komisioni i etikes konstatoi qe nuk ka ofendim dhe te lejohej keshilltari te vazhdonte fjalen.

Futja e policise bashkiake ne salle eshte nje shkelje e rende e rregullores se Keshillit te Bashkise dhe ligjit per funksionimin e Keshillit Bashkiak.

Pra si perfundim, nje Buxhet prej afro 22 milion euro i Bashkise Korce per vitin 2024 nuk do te kete asnje ndikim per komunitetin.

Nuk ka asnje investim per Bujqesine, asnje investim per Turizmin edhe pse keto jane qujatur prioritete nga Bashkia Korce.

Nuk ka Transport Publik per zonat rurale, por vetem rritje te Tarifave Vendore ne masen deri 50% , te cilat do vazhdojne te rriten dhe ne vitet ne vijim.

Nderkohe Pushteti Lokal ne Korce i mashtron taksapaguesit duke u mburrur qe jane perjashtuar nga rritja e taksave disa shtresa ne nevoje dhe qe ka miratuar karten e studentit (karta e studentit ka 10 vjet qe eshte aprovuar dhe ende nuk funksionon).  Pra eshte njelloj sikur Bashkia te mos egzistonte. Mos ndoshta Bashkia Korce nuk eshte e nevojshme per komunitetin dhe keshtu i kursejme komunitetit te Bashkise Korce gjithe taksat qe paguan?

Pas pergjigjes nga Prefekti, Partia Demokratike Dega Korce dhe keshilltaret e saj ne Keshillin Bashkiak te Bashkise Korce do te vazhdojme ankimin ne Gjykaten kompetente. Te shohim nese Gjykata do te jete e afte te vleresoje paligjshmerite.

Read More
20 Jan
0

“Lezha pa energji elektrike”, anëtarja e Kryesisë së PD, Alfrida Marku: Rrjeti i shpërndarjes së energjisë është i amortizuar

 

DENONCIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, ALFRIDA MARKU

 

Furnizimi me energji elektrike në Lezhë, edhe në këtë dimër, vijon të jetë në gjendje tejet problematike.

Kudo, në çdo njesi administrative, sidomos në Zejmen, Kolsh, Balldre, Shëngjin,Shënkoll, sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike nuk përballon përkeqësimin minimal të kushteve atmosferike.

 

Të fshehur pas “investimeve” fiktive janë shpërdoruar miliarda lekë fonde, duke shkaktuar situatën me të cilën banorët e Lezhës përballen sot : rrjeti i shpërndarjes së energjisë është i amortizuar! Banorët dhe bizneset, në qytet dhe fshat, po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Në 5 vitet e fundit, ministrat, deputetet e rilindjes dhe oshee, kane propaganduar mbi 5 milion euro investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë e Lezhës.

 

Faktet dhe realiteti tregojnë se nuk kanë qenë 5 milion euro investime por 5 milion euro abuzime: investime fiktive apo të kryera pa standarte, rrjeti tejet i amortizuar, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe punonjësve të OSHEE, furnizimi me tension të ulët i pamjaftueshëm për nevojat e familjeve dhe bizneseve.

 

Por, si gjithmonë, gjithçka është emergjente dhe e domosdoshme për banorët e Lezhës, as këtë herë nuk mund të ishte prioritet për qeverinë.

 

Buxheti i këtij viti 2024 ofron gjithmonë e me pak para për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Lezhë e sidomos në zonat rurale. Asnjë investim nuk është parashikuar nga OSHEE në Lezhë, ndonëse situata është emergjente. Mungesa e investimeve, amortizimi i rrjetit aktual dhe mos pasja prioritet e banorëve në këtë zonë është tepër shqetësuese. Ndërprerja e energjisë godet jo vetëm jetën familjare por më së shumti edhe bizneset.

 

Në këto kushte, kërkoj që autoritetet përgjegjëse të marrin masa duke rishikuar fondet sa i përket planit të investimeve për vitin 2024 dhe parashikuar ndërhyrje urgjente në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë Lezhë, si domosdoshmëri për banorët e Lezhës.

Furnizmi me energji eletrike është standart minimal që cdo qeverisje duhet tu sigurojë qytetarëve shqiptarë.

 

Gjithashtu, inkurajoj vënien para përgjegjësisë të cilitdo ka abuzuar dhe shpërdoruar fondet publike.

Read More
20 Jan
0

Denonimi i kreut të PD, Lulzim Basha: Qeveria ka në plan të ngrejë një komision për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  gjatë një konference me gazetarët paralajmëroi planin e qeverisë socialiste siç tha ai për të kontrolluar dhe goditur SPAK dhe organet e reja të drejtësisë.

 

“Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të japë rezultat, tani që SPAK-u po fillon të godas pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerr nga sirtarët një qasje, siç e thashë është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë”, – deklaroi Basha.

 

Gjatë komunikimit me gazetarët, kreu demokrat ndërsa uroi që ky lajm të mos jetë i vërtetë, shprehu prerë kundërshtinë e PD për këtë plan të shumicës socialiste.

 

“Nëse ky informacion nuk është i gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar, hiç më vonë se këtë javë në nivelet e larta të politikëbërësve socialistë, atëherë dua t’i siguroj, së pari publikun shqiptar, dhe së dyti dhe ata, që Partinë Demokratike do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciative të tillë”.

 

Basha deklaroi se Partia Demokratike është i vetmi formacion sot në Shqipëri që jep mbështetje pa kushte për SPAK-un.

 

“Jo se SPAK-u është perfekt, jo se reforma në drejtësi është perfekte, por se është shansi i vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që është një parakusht për ta drejtuar Shqipërinë drejt perëndimit, drejt futjes në Bashkimin Europian”, – deklaroi kryetari i PD, i cili tha se roli i parlamentit nuk është t’i mbivendoset Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Për Bashën, roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë.

 

“Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli i vetëm i politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë.”

 

 

https://www.facebook.com/reel/368234255908374

 

Read More
20 Jan
0

Deputetja e PD, Eralda Tase: Korrupsioni dhe aferat korruptive kolosale të qeverisë aktuale janë thelbi i shumë problemeve

 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA DHE ANËTARJA E KRYESISË, ERALDA TASE BANO

Të nderuar qytetarë,
Në këtë moment, ekzistojnë një sërë çështjesh të cilat janë me rëndësi jetike për shqiptarët, çështje të cilat Partia Demokratike do t’i ngrejë fort si probleme në vijim.
1. Reforma zgjedhore mbetet një nga ato pika të cilat Partia Demokratike cilëson si të domosdoshme për të mirën e përgjithshme.
2. Taksimi i ri ndaj bizneseve ka sjellë pakënaqësi të përgjithshme te qytetarët. Ndryshimet e vazhdueshme dhe paaftësia për të analizuar me kujdes të gjitha pasojat ngative të ndryshimeve të propozuara nga qeveria rëndojnë vetëm dhe vetëm mbi taksapaguesin.
3. Arsimi mbetet prioritet i Partisë Demokratike dhe prioritet i imi personal, pasi situata aktuale është alarmante dhe të dhënat që vijnë çdo ditë janë një tregues se arsimi shqiptar gjendet në prag të kolapsit total.
4. Raportet e reja ndërkombëtare sjellin shifra alarmante për cilësinë e ajrit në Shqipëri. Për më tepër situata e mbetjeve urbane është një çështje e cila veç dëmit ekonomik ka sjellë dëm ambiental i cili pavarësisht përpjekjeve të dështuara për të mbuluar të dukshmen, është padyshim një problem të cilit do vazhdojmë t’i japim zë në këtë vit, edhe më fuqishëm.
Korrupsioni dhe aferat korruptive kolosale të qeverisë aktuale janë thelbi i shumë problemeve. Sot jemi përballë faktit të pakundërshtueshëm se një numër i madh zyrtarësh dhe ish zyrtarësh të qeverisë janë të akuzuar apo përballen me dënimin për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Gjysma e kabinetit të qeverisë Rama ose ka marrë aratinë, ose është nën hetim ose është në burg.
Një qeveri e tillë nuk mund kurrsesi të ketë aftësinë të drejtojë një shtet, e aq më keq të jetë e aftë të krijojë ndryshime pozitive që i nevojiten qytetarëve shqiptar.
2024 do të jetë viti i të vërtetave të reja të cilat me vullnet të plotë politik të të gjithë opozitës pavarësisht bindjeve do duhet të sjellin fundin e regjimit të Edi Ramës.

Read More
20 Jan
0

Denoncimi nga Basha një ditë më parë: PS plan për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un e Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë

 

Deklarata e kryetarit të PD, dje gjatë konferencës për median:

“Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të jap rezultat, tani që SPAK-u po fillon të godas pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerr nga syrtarët një qasje, siç e thash është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Natyrisht do të doja që ky informacion të jetë i gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem për këtë informacion. Por nëse ky informacion nuk është I gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar hiç më vonë se këtë javë në nivelet e larta të politikëbërësve socialistë, atëherë dua t’i sigurojë ata, së pari publikun shqiptarë dhe së dyti dhe ata që Partinë Demokratike do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciative të tillë. Partia Demokratike është i vetmi formacion sot në Shqipëri që jep mbështetje pa kushte për SPAK-un. Siç e kam thënë herën e fundit, jo se SPAK-u është perfekt, jo se reforma në drejtësi është perfekte, por se është shansi I vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që është një parakusht për ta drejtuar Shqipërinë drejt perëndimit, drejt futjes në Bashkimin Europian. Ndaj, manovrat nuk janë ndalur asnjëherë. Në qoftë se një manovër e tillë po mendohet nga partia në pushtet, për t’iu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, mund të llogarisin në kundërshtimin e hapur dhe të gjithanshëm të Partisë Demokratike. Roli I parlamentit nuk është t’i mbivendoset Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli I vetëm I politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë.”

 

Read More