Blog

04 Nën
0

Basha: Progres Raporti i BE-së tregoi se Rama dhe Berisha bashkëpunojnë kundër interesave të shqiptarëve.

Kreu i Partisë Demokratike- Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka rrëfyer në emisionin “Ekspres” të gazetarit Nolian Lole në RTSH1, pazaret e politikës siç i ka cilësuar ai, midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
I pyetur nëse po bën opozitë ndaj opozitës, Basha tha se në fakt është ish-kryeministri Berisha ai që po e realizon një gjë të tillë, duke bashkëpunuar me kreun e qeverisë.
“Opozita e opozitës është ajo që edhe BE e tregoi qartë që Edi Rama dhe Sali Berisha bashkuan votat për të nxjerrë 105 individë të korruptuar të qeverisë së Edi Ramës të dënuar nga GJKKO, për t’u dhënë lirinë. Bashkëpunimi tjetër është mbyllja e listave që shkon kundër aspiratave të qytetarëve që ta zgjedhin ata deputetin”, u shpreh Basha.
A do ketë qeveri teknike?

Duke folur mbi protestat e forcws politike të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha, , Basha tha se këto protesta nuk janë për të arritur në formimin e një qeverie teknike.

Sipas tij, të gjitha këto janë për të “mbuluar pazaret e njëpasnjëshme me Edi Ramën”
“Protestat e sotme nuk janë për qeveri teknike. Ato janë për të mbuluar pazaret e njëpasnjëshme me Edi Ramën. E kanë të kotë. Jo se kështu them unë, po kështu thonë demokratët. Kështu thonë edhe ata që kanë qëndruar pas z. Berisha me shpresën se ky me të vërtetë për 6 muaj do ta rrëzonte Edi Ramën. E kanë kuptuar që as për 1 vit, as për 2 vjet nuk është hedhur asnjë hap serioz në këtë drejtim. Por përkundrazi janë rakorduar edhe një herë interesat e Sali Berishës dhe Edi Ramës me pazare si ato që tregova”, tha Basha.

Basha komentoi edhe arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij, mënyra e arrestimit të ish-presidentit të vendit ishte për të bërë pis Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

“Mënyra se si është vepruar është një përpjekje për të bërë pis SPAK-un. Qytetarët duhet ta dinë se nuk është SPAK-u që arreston dhe as BKH. Këto kryhen nga struktura e Policisë së Shtetit siç kanë qenë gjithmonë nën drejtimin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Një shfaqje e tillë e shëmtuar ia doli për fat të keq ia doli të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga fakti i arrestimit të një prej figurave protagoniste prej 34 vitesh në politikë për akuza korrupsioni te mënyra e arrestimit”, theksoi Basha.

Basha u pyet edhe për dosjen e 21 Janarit për të cilën tha se nuk ka asnjë frikë nga hetimet që po zhvillohen nga SPAK për këtë çështje.

“Nuk kam frikë nga asnjë dosje hetimore, dhe mbështes me gjithë forcë hetimin e pavarur dhe profesional të çdo dosjeje hetimore nga struktura e Posaçme Antikorrupsion. Këtë qëndrim që kam unë, e kanë të gjithë demokratët euroatlantikë sepse besojmë që ka ardhur koha që nga njëra anë pandëshkueshmëria të marrë fund dhe nga tjetër të marrë fund edhe loja e shpifur hipokrite e akuzave të ndërsjella politike por që nuk përfundojnë kurrë në një hetim, në një çështje para drejtësisë dhe në një vendim të drejtësisë”, nënvizoi Basha.

Read More
04 Nën
0

“SPAK po i jep fund epokës së pandëshkueshmërisë”, Basha: Për të sjell ndryshimin duhet nje bashkim i gjerë shoqëror

Në emisionin “Ekspres” në RTSH, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, vlerësoi punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Sipas tij, epoka e kur një grusht politikanësh i shpëtonin drejtësisë po shkon drejt fundit fal angazhimit të institucioneve të reja të drejtësië, për të cilën demokratët euroatlantikë e mbështesim pa asnjë rezervë.

Basha më tej tha se për të sjell ndryshimin duhet që të gjitha faktorët e shoqërisë të funksionojnë, si politika, media e lirë, opinioni publik, roli i grupeve të interesit, roli i shtresës së mesme, për të mundësuar këtë rotacion një herë e mirë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Së pari dua edhe një herë të vlerësoj maksmalisht punën e institucioneve të reja të drejtësisë dhe punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Fenomenit që po kështu karakterizon këtë tension midis shumicës popullsisë dhe një grushti politikanësh. Ku shumica e popullsisë goditen, shpesh herë edhe në mënyrë të padrejtë, provojnë shijen e ligjit apo të zbatimit të ligjit edhe për gjëra të vogla, ndërsa një grusht politikanësh edhe për krime të rënda, për aferat më të rënda korruptive kanë arritur t’i shpëtojnë për një kohë të gjatë llogaridhënies para ligjit. Kjo epokë duket se po shkon drejt fundit fal angazhimit të SPAK të cilën ne demokratët euroatlantikë e mbështesim pa asnjë rezervë. Se roli i politikës në një vend normal, në një vend të emancipuar nga sëmundjet e tranzicionit është pikërisht ky: të qëndrojë larg drejtësisë dhe të mbështesë në të gjitha format dhe mënyrat një drejtësi të pavarur dhe profesionale e cila është e verbër sa i takon statusit të të pandehurit. Nëse janë qytetarë të thjesht apo politikanë më të pushtetshëm në vend, qeveritar apo ish qeveritar, duhet të japin llogari para ligjit. Kështu që në këtë drejtim SPAK-u po jep kontributin e vet, por asnjë faktor i vetëm nuk mund të sjell ndryshimin që duam të gjithë. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë, e në veçanti kur vjen fjala tek ata që duhet të zgjidhen me votë, apo duhet të japin llogari para votuesve, duhet të funksionojë edhe ana e demokracisë. Të dyja bashkë, por edhe aspekte të tjera të një shoqërie të shëndosh, media e lirë, opinioni publik, roli i grupeve të interesit, roli i shtresës së mesme, të gjitha këto duhet të bashkohen për të mundësuar një ndryshim një herë e mirë, që të mbyll një herë e mirë 34 vite të tranzicionit dhe t’i japë shqiptarëve një perspektivë të re.

Read More
04 Nën
0

Basha: Korrupsioni i qeverisë që ka çuar zyrtarë në burg tregon që Rama ose është në krye të tij, ose nuk bën as për rojtar vreshti

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Ekspres” në RTSH u shpreh se Edi Rama ka bërë betejë për të mbrojtur të korruptuarit e tij.

Basha tha se lista e gjatë e bashkëpunëtorëve të tij që janë në burg apo janë nën hetim nga SPAK, duke filluar që nga ministra, deputetë, kryebashkiakë, zëvendësministri, drejtorë të përgjithshëm, të gjithë të emëruar prej tij, tregon se ose është në krye të këtij sistemi të korruptuarish, ose është i pazot, saqë nuk bën as për rojtar vreshti.

Pjesë nga fjala e Bashës

Nuk është hera e parë që zoti Rama dhe nuk është i vetmi politikan që vë bast tek kujtesa e shkurtër e publikut. Domethënë ngjarje oas ngjarje, skandali mbulon skandalin. Por nuk është kështu siç thotë ai. Jo vetëm ka qëndruar por dhe ka bërë betejë për të mbrojtur të korruptuarit e tij. Sot po t’i numërosh të gjithë ata që kanë përfunduar në qeli apo janë nën hetim nga SPAK, bëhet një listë kaq e gjatë saqë një fëmij shkolle, një 12 vjeçar mund të ngre pyetjen. Ore ky Edi Rama, ose është shoku i këtyre që hanë kumbulla dhe dardha pas shpine, pra të hajdutëve të fondeve, të tenderave publik, i aferave korruptive, i atyre që kanë vjedhur shëndetësinë, i inceneratorëv, ose ky ka ndarë me këta. Se s’ka mundësi, nuk është një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë herë, dhjetë herë, 20 herë, ministra deputetë, kryebashkiakë, zëvendësministri, drejtor të përgjithshëm, të gjithë të emëruar nga Edi Rama, të gjithë të kapur në flagrancë me vjedhje. Ose ky ka qenë ai që ua ka mundësuar dhe ka përfituar drejtpërdrejtë apo nga sistemi që kanë ndërtuar. Sistemi është, vendosi taksa shqiptarëve, vidh taksat e shqiptarëve dhe me një pjesë të atyre që i vjedh blen votat e shqiptarëve. Ky është sistemi: ose ky është në majë të këtij sistemi, është e qartë që është në maj të këtij sistemi për mua dhe për shumicën e shqiptarëve, ose është kaq i pazoti, saqë nuk bën as për rojtar vreshti. Se këtij ia hakan të gjitha edhe dardhat, edhe mollët, edhe rrushin, edhe qershin, atëherë pse është aty?! NË skenarin e tij më të mirë, ai nuk ruan dot vreshtin.

Read More
04 Nën
0

Basha shperndan videon: Rama ka promovuar dhe mbrojtur korrupsionin. Shqipëria meriton më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar një video në facebook dhe shkruan se korrupsioni dhe keqmenaxhimi i qeverisë së Edi Ramës, janë arsyet kryesore që e kanë bërë Shqipërinë vendin më të varfër në Europë.

Sipas Bashës, kryeministri Rama ka promovuar dhe mbrojtur afera të shumta korruptive që janë denoncuar gjatë viteve, dhe për këtë ose është i paaftë, ose është bashkëfajtor. Sipas tij, në të dyja rastet nuk duhet të qëndrojë më në drejtimin e vendit.

Basha më tej thotë se Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin, ndanë politikën nga krimi dhe punon për të rritur mirëqenien e familjeve shqiptare.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria është vendi më i varfër në Europës, sepse me Edi Ramën ka qeverinë më të korruptuar të Europës. Ai ka promovuar dhe mbrojtur të gjitha aferat korruptive që ne kemi denoncuar, ndaj ose është i paaftë, ose është bashkëfajtor në aferat e panumërta të këtyre viteve, në të dyja rastet ai nuk mund të qëndrojë më në drejtimin e vendit.

Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin, ndanë politikën nga krimi dhe punon për të rritur mirëqenien e familjeve shqiptare.

 

Read More
03 Nën
0

Basha: PD nuk është klubi Partizani që të privatizohet nga familja Berisha

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për gazetën “Tema” foli edhe për vulën e PD ku rikonfirmoi angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës ligjore. Ai theksoi se Partia Demokratike nuk është klubi partizani që të rrëmbehet nga një person.

Basha gjithashtu tha se është e domosdoshme që shqiptarët, pavarësisht përkatësisë politike, të kenë një alternativë përballë qeverisjes aktuale. Ai shtoi se programi i demokratëve euroatlantikë që është esencialisht kombëtar dhe euroatlantik, do të jetë para të gjithë shqiptarëve.

“Nuk mund të pranojmë padrejtësinë të kthehet në një standart në këtë vend, aq më shumë kur bëhet fjalë për diçka që nuk mund të privatizohet apo të rrëmbehet nga një person i vetëm. Nuk mund ta pranojmë këtë. Partia Demokratike nuk është klubi partizani. Kështu që ne do të bëjmë betejën tonë ligjore deri në fund, dhe njëkohësisht do të ndjekim të gjitha hapat që alternativa jonë, që është një alternativë esencialisht kombëtare dhe euroatlantike, të jetë para të gjithë shqiptarëve. Që shqiptarët, të djathtë, të majtë qofshin, të zhgënjyer me këtë qeverisje, të mllefosur me këtë qeverisje mos të mbeten në kafazin o Rama, o Berisha. Do të ketë alternativë, alternativa do të jemi ne me programin tonë dhe me ekipin tone” – u shpreh Basha.

Read More
03 Nën
0

Basha i përgjigjet sulmit të Ramës: Për turpin e tij tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi me sekser Çyrben

Kreu i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, duke thënë se për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.

Sipas Bashës, Rama është përgjegjës për kapjen e institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimin me elemente kriminale për përfitime personale. Ai përmend skandalet e inceneratorëve, pastrimin e parave në ndërtimin e kullave shumëkatëshe, dhe lidhjet e zyrtarëve të lartë me veprimtari të paligjshme.

Basha thekson se keqqeverisja e Ramës ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve, të cilët po largohen masivisht nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

REAGIM I LULZIM BASHËS, KREU I DEMOKRATËVE EUROATALNTIKË

Ai që nuk vjedh, ai që nuk bashkëpunon me krimin, ai që nuk arrin deri aty sa të korruptojë edhe shefin e FBI-së të partnerit tonë strategjik, fle sipas Edi Ramës.

Për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.

Kryebashkiaku i tij i pagjumë për të vjedhur me inceneratorë e 5D, pastron paratë e krimit në kullat shumëkatëshe të Tiranës. Ky nuk është problem për Edi Ramën, sepse ai qëndron prapa tij.

Zëvendëskryeministri në arrati i pandehur për korrupsion, nuk është shqetësimi i Edi Ramë, sepse gjithçka është bërë me dijeninë e tij.

Krimi në pushtet e pushteti në shërbim të krimit nuk është problemi i Edi Ramës, sepse gjithçka është bërë me urdhrat e tij.

Një e nga e një e gjithë qeveria i ka shkuar në burg, sepse kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, sepse kanë bashkëpunuar me krimin dhe ky si gjeli majë plehut krekoset për arritjet imagjinare.

Shqiptarët janë të parët si azilkërkues nga një vend që nuk është në luftë, pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetësinë “falas” nga xhepi i tyre, e kjo qeveri u rimburson ilaçe pa asnjë efekt për trajtimin e sëmundjeve, vendi ynë ka çmimet më larta dhe pagat më të ulëta në Europë. Ky është realiti që rëndon sot mbi shqiptarët.

E ndërsa nuk i mashtron dot më shqiptarët, vjen vërdallë nëpër botë për t’u folur atyre të cilët duhet të mbajnë me para edhe familjen në Shqipëri për shkak të keqqeverisjes së tij.

Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve, por i varfërojnë edhe më tej ato.

Read More
02 Nën
0

Lulzim Basha uron Kemi Badenoch për zgjedhjen si lidere e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar

Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Kemi Badenoch për zgjedhjen e saj si liderja e re e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.

Me anë të një postimi në X, Basha shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe se shpreh optimizmin për një partneritet të fortë për sfidat dhe qëllimet e përbashkëta.

Urimi i Bashës:

Urime, @KemiBadenoch, për zgjedhjen si liderja e re e Partisë Konservatore! Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe presim të ndërtojmë një partneritet të fortë teksa punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të promovuar qëllimet dhe vlerat që bashkëndajmë.

 

Read More
31 Tet
0

Basha: Arrestimi i Çyrbës rrëzon legjitimitetin e Ramës si kryeministër

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook, ka ndarë një pjesë nga intervista në emisionin “Shqipëria Live” ku komentoi arrestimin e Cyrbës. Basha shkruan se arrestimi i deputetit vërteton se kryeministri Rama ka marrë mandat nga krimi në Durrës.

Ai thekson se një situatë e tillë do të ishte e mjaftueshme për një kryeministër të dorëhiqej, por për Ramën, që ka ardhur në pushtet përmes krimit dhe mbijeton falë korrupsionit, kjo nuk ka rëndësi.

Postimi i plotë i Bashës:

Arrestimi i Cyrbës vërtetoi se Rama ka marrë mandat nga krimi në Durrës. Kjo do të mjaftonte që një kryeministër i përgjegjshëm të jepte dorëheqjen. Por kjo nuk vlen për një kryeministër që ka ardhur në pushtet nga krimi dhe mbijeton falë korrupsionit që ka përfshirë çdo qelizë të pushtetit të tij.

 

Read More
31 Tet
0

Basha: Mosbindja civile, dështim spektakolar. Nuk fshehin dot bashkëpunimin mes Ramës dhe Berishës

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Shqipëria Live” tha se mosbindja civile e shpallur nga grupi i Sali Berishës, është një dështim spektakolar. Sipas tij, bashkëpunimi mes dy liderëve shihet edhe te arrestimi i Ervin Salianjit, të cilën ai e cilëson si padrejtësi.

“Mosbindja civile, dështim spektakolar. Gjithçka bëhet për të hequr si shije të hidhur bashkëpunimin mes Ramës dhe Berishës. Kjo tregon se në çfarë krize besimi e ka zhytur Berisha Partinë Demokratike.
Nuk mendoja se do guxonin të shkonin deri këtu. Të njëjtën gjyqtarë morën vendimin për t’i dhënë vulën Berishës. Rama dhe Berisha, dy faqe të së njëjtës monedhë. Të dy po braktisen, njërit në protesta që nuk i shkon njeri”- shpreh ai.

Për sa i përket zërave se Argita Berisha mund të marrë drejtimin e PD, Basha u shpreh se “koha është ilaç i mirë, Berisha gjithçka e ka bërë për veten e tij, me kosto të madhe për PD. E njëjta gjë vlen edhe për familjarët e tij, për të njëjtat arsye.”

Ndërsa nëse do të thërritet në SPAK për “21 janarin” a do të paraqitej, Basha deklaroi se po, sepse “do të bëja detyrën time para ligjit me bindjen time që nuk është opsion, por detyrim. Një ngjarje që duhet hetuar tërësisht pa asnjë ndikim politik. Ky moment i dhimbshëm rikthehet në institucione, sepse është keqpërdorur në mënyrën më ekstreme dhe makabër”.

Read More
31 Tet
0

“Krimi është bërë njësh me politikën e lartë”, Basha për masakrën në Shkodër: Shteti është dorëzuar para krimit

Në intervistën për “Shqipëria Live”, Lulzim Basha, ka folur për masakrën në Shkodër ku një nga viktimat është edhe djali i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë, Xhemal Bushati. Basha tha se përtej këtij dimensioni personal, ajo që bie në sy të çdo shkodrani dhe cdo shqiptari, është dorëzimi i shtetit para krimit.

Ai më tej tha se bilanci tragjik i këtij krimi të përbindshëm, rëndon tërrësisht në duart e shtetit dhe është tashmë një fakt që e di i madh dhe i vogël që në Shkodër, është bërë njësh me politikën e lartë dhe ka vënë nën kontroll policinë e shtetit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Fillimisht dua t’ju pyes dhe më bën sens për shkak të gjithë informacioneve të marra edhe të njohura më herët të marrëdhënies tuaj me zotin Xhemal Bushati, dhe do doja një koment nga ana juaj për atë që ndodhi në Shkodër.

Lulzim Basha: Sigurisht ka dimensionin personal dhe professional, për të cilin fjalët nuk i bëjnë drejtësi dhimbjes që ndjejmë për kolegun tonë. Por përtej këtij dimensioni personal, ajo që bie në sy të çdo shkodrani dhe cdo shqiptari, është dorëzimi i shtetit para krimit. Bilanci tragjik i këtij krimi të përbindshëm në Shkodër, rëndon tërrësisht në duart e shtetit dhe është tashmë një fakt që e di i madh dhe i vogël në atje që krimi i organizuar në Shkodër, është bërë njësh me politikën e lartë dhe ka bërë zap, ka vënë nën kontroll policinë e shtetit. Kjo ka krijuar një ndjenjë pasigurie të thellë, pakënaqësie të thellë tek shkodranët dhe tashmë tek të gjithë shqiptarët. Sepse është fundi të shohësh njerëzit me uniformë që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për të luftuar krimin të dhunohen në këtë mënyrë, të merren peng pikërisht nga përfaqësuesit e krimit të organizuar çka është një problem shumëvjeçar në Shkodër dhe që shpërfaqet herë pas here me dimensione tragjike si ky që ndodhi para disa ditësh.

Pyetje: Ju keni pasur mundësi të flisni me zotin Bushati?

Lulzim Basha: Po kam qenë pranë tij edhe dje, edhe pardje sapo ndodhi ngjarja.

Pyetje: Si e vutë re, situatën përreth?

Lulzim Basha: Shkodra është jo thjesht në zi, është një qytet ku ka pllakosur një dramë shpirtërore e gjithë qytetarëve. Sepse raste si ky, ku nuk kursehen as kalimtarët e çastit, ilustrojnë që në Shkodër, sikundër edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, e ke kokën në satër në çdo moment. Pra, është rënia përfundimtare e shtetit, është shkrirja në një e krimit të organizuar me shtetin.

Read More