Blog

16 Jan
0

Alibeaj zbardh takimin me ambasadoren dhe delegacionin e OSBE: I sigurova se për PD, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët

 

REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, PAS TAKIMIT ME AMBASADOREN DHE DELEGACIONIN E OSBE

 

Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory sëbashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.

Në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Po ashtu, i sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.

Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

 

Read More
16 Jan
0

Reagimi i PD për aludimet e disa mediave lidhur me qëndrimin e kryetarit Lulzim Basha

 

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

Partia Demokratike hedh poshtë aludimet dhe dizinformimin lidhur me qëndrimin e Kryetarit të Partisë Demokratike  z. Lulzim Basha të bëra nga Balkanweb, News 24 dhe gazeta “Panorama”.

Lulzim Basha një ditë më parë ka falenderuar për bashkëpunimin partnerët ndërkombëtarë për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore. Keqinformimi bëhet thjesht dhe vetëm për interesa të një grupi që nuk e do Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike falënderon dhe njëhere partnerët tanë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe dhe OSBE ODHIR për mbështetjen e Reformës Zgjedhore si interes i qytetareve shqiptarë dhe mundësi për të grantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Read More
16 Jan
0

Deputetja e PD, Merita Bakiu: Projekti Thumanë-Kashar, pojekti nuk parashikon dalje nga rruga dhe izolon 85 mijë banorë te Bashkisë Krujë

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETJA MERITA BAKIU

 

Thumanë-Kashar/Projekti nuk parashikon dalje nga rruga, izolon 85 mijë banorë te Bashkise Kruje, kthehet në kosto për qytetarët dhe bizneset. Si gjithmonë Kruja nuk është në prioritetet e kësaj qeverie. Me politikat e saj pasi ka paralizuar këtë qytet, përsëri vazhdon dhe e izolon.

Projekti i autostradës Thumanë-Kashar veç shifrës së madhe të atakueshme nga ekspertët e ekonomisë si koncesion, protestave të banorëve për shpronësimet, rrezikohet nga një tjetër skandal, atë të izolimit  të 85 mijë banorëve të Bashkisë Krujë dhe gjithë bizneseve përreth.

Unë si deputete e Krujës dhe Partia Demokratike Krujë, duke marrë shkas nga shqetësimi i banorëve dhe ankesat e tyre të ngritur për izolim të tyre si pasojë e mungesës së daljeve nga rruga, apelon për transparencë dhe kërkon nga strukturat shtetërore, firma që po kryen punimet, që të bëjnë publike projektin final të këtij investimi. Është fakt tashmë, që sipas informacioneve se kjo problematikë kthehet në kosto jo vetëm për banorët e zonës, por edhe qytetarët që vijnë nga veriu i Shqipërisë, Kosova sepse nuk ka dalje nga Thumana deri në Rinas dhe për të mbërritur në Krujë do të duhet të shkohet njëherë në Qafë Kashar e më pas të kthehesh për në qytetin historik dhe kulturor të Krujës të cilin e vizitojnë me dhjetëra mijëra turistë. Mungesa e parashikimit të daljeve nga autostrada nxjerr jashtë funksionit mijëra biznese të vogla dhe të mëdha duke iu dhënë atyre kosto.

Ne i kerkojmë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Kryeministrit Edi Rama që të ngrihen në përgjegjësinë e detyrës, të ushtrojnë funksonet e tyre për të bërë transparencë projektin për qytetarët të cilët janë të shqetësuar, por edhe si detyrim ligjor në kuadër të informimit. Reagimi i institucioneve sot do të sqaronte dhe qetësonte 85 mijë banorët e  zonës, qytetarët që vijnë nga rrugët e veriut, madje dhe Kosova dhe Mali i Zi për atë çfarë i pret pas përfundimit të investimit. Ne apelojmë dhe presim të ketë reagim të institucioneve shtetërore sepse në të kundërt do të ketë natyrshëm reagim qytetar ndaj këtij skandali nëse është e vërtetë sikurse flitet. I bëj thirrje dhe institucionit Bashkisë Krujë që këtu nuk bëhet fjalë për Politikë por për interesin e 85 mijë banorëve e mijëra bizneseve që dalin jashtë funksioni.

Read More
16 Jan
0

Kreu i PD, Lulzim Basha falënderon ndërkombëtarët: Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti!

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe MB si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Falë edhe kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti. Listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike të mishëruara në paketën e propozimeve ligjore të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Koha për t’ju dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor pa hile dhe pengesa për lirinë dhe barazinë e votës!

 

Read More
15 Jan
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, thirrje Presidentit Begaj: Ktheni mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore

 

PRONONCIMI PËR MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA,  PËR GAZETARËT PAS SENACËS SË SOTME PLENARE

 

Dita e sotme provoi se interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politikë, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës, pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është dhe funksioni kryesor i Parlamentit. Kështu që sot kam një thirrje për Presidentin e Republikës: Të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore. Të zhbëhen po kështu ndryshimet e njëanshme të regullores, ndërkoh që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike.

Read More
15 Jan
0

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri reagon për raportin e OBSH: Shqipëria paguan 60% te shpenzimeve per shëndetësinë nga xhepi. Shëndetësia falas një “premtim” i harruar

 

REAGIMI I NËNKRYETARES DHE DEPUTETES SË PD, ORIOLA PAMPURI

 

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë evidenton se, shqiptarët shpenzojnë deri në 60% më shumë para nga xhepi për shërbimet e trajtimet mjekësore. Kjo është shifra më e lartë ndër vendet e Ballkanit, çka tregon gjëndjen e vështirë në sektorin e shëndetësisë.

Shëndetësia “falas” mbetet jo vetëm një premtim tashmë i harruar i qeverisjes në vitin e saj të 11, por dhe mbështjeta buxhetore nuk është më prioritet. Mjafton të kujtojmë se për vitin e ardhshem, qeveria shkurtoi me mbi 70 milionë euro shpenzimet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, ndërkohë që pagesat për 4 PPP-të e koncesionet korruptive me vlerë 50 milion euro nuk janë rishikuar, përkundrazi vijojnë të paguhen, pavarësisht se tashmë disa prej tyre janë nën hetim nga organet e drejtësisë.

Mungesa e prioritetit ndaj shëndetësisë, politika për sektorin jo të orientuara ndaj nevojave dhe patologjive të target grupeve më të rrezikuara, investime të munguara në infrastrukturë shëndetësore, keqmenaxhim në prokurimet publike, barra nga koncesionet jo esenciale që rëndojnë në buxhet, siguria e ulët në barnat, mbeten çështjet më të paadresuara dhe problematike.

Sot një pacienti në shërbimin shëndetësor detyrohet të paguajë edhe 60% më shumë para nga xhepi për të mbuluar shërbime shëndetësore e trajtim spitalor pavarësisht burimeve dhe mjeteve financiare që duhet ti mbulojë skema e sigurimeve shëndetësore dhe financimi i drejtëpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

Qytetarët në çdo shërbim qoftë ai ambulator, trajtim ditor, apo dhe në trajtime të specializuara në qëndrat shëndetësore dhe spitalet e bashkive të vendit, do të duhet të sigurojnë vetë barnat apo mjekimet shëndetësore.

Kjo situatë jo vetëm që nuk është përmirësuar apo së paku të mbetej e pandryshuar gjatë viteve, por në të vërtetë ka ardhur duke u përkeqësuar. Mjafton të sjellim në vëmendje raportet e OBSH-së, 10 vite më parë, në të cilat citohej se shqiptarët paguanin deri në 45% para nga xhepi ekstra, e duke vijuar një vit para pandemisë në 2019, ky raport shkonte më shumë se 50%.

Përgjegjës të drejtëpërdrejtë për gjëndjen në shëndetësi janë titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë ndër vite prej 2013, pa anashkaluar përgjegjësinë e Ramës. Për të gjitha aferat dhe kontratat koncesionare të cilat janë miratuar në shkelje e po hetohen nga SPAK, e per te cilat do të duhet të përgjigjen deri ne fund.

Read More
15 Jan
0

Kryetari i PD,  Lulzim Basha, përkujton masakrën e Reçakut: Simbol i sakrificave së shqiptarëve të Kosovës për liri

 

POSTIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PËR MASAKRËN E REÇAKUT

 

Masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më tragjike dhe më të dhimbshme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

 

Martirizimi i 45 njerëzve të pafajshëm 25 vite më parë, shënoi një pikë kthese në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për masakrat dhe genocidin që regjimi i Milosheviçit po kryente në Kosovë.

 

Masakra e Reçakut mbetet simbol i sakrificave së shqiptarëve të Kosovës për liri. Drejtësia për të dhe gjithë masakrat vrasjet dhe torturat e ushtruara ndaj popullsisë civile të Kosovës është jetike për t’u siguruar që historia të mos përsëritet sërish dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në paqe dhe respekt të ndërsjellë.

 

I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut!

Read More
14 Jan
0

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, i përgjigjet Spiropalit: Qeveria po përdor dramën e të burgosurve për propagandë

 

REAGIMI I NËNKRYETARES DHE DEPUTETES SË PD, ORIOLA PAMPURI:

 

Lotët e krokodilit të mazhorancës, se po i vjen keq për ata burra dhe gra që janë pas hekurave është përdorim i dramës njerëzore për propagandë.

Harroi Elisa Spiropali, se si futën në burg me qindra qytetarë se s’paguanin dot faturën e energjisë, ndërsa nga ana tjetër ishin leshuar si hijena e vidhnin pasuritë e shqiptarëve.

Shqetesohet sot mazhoranca për amnistinë pas së cilës fsheh vetem interesat e saj dhe jo hallin e interesin e dhjetëra familjeve që kaluan vitin e ri pa ngrohje, me tavolinën bosh dhe pa asnjë shprese se dicka do ndryshojë në javet e muajt ne vijim.

Propaganda bajate as nuk ua zbeh dramat shqiptare që po u shkakton çdo ditë kjo qeveri dhe as nuk ua bën jetën më të mirë.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për nisma pas së cilave fshehin interesat e tyre politike dhe elektorale.

Shqiptarët duan ndryshim, duan punësim, duan zhvillim ekonomik, duan te vendosin ata për qeverinë, dhe të aedhmen e tyre.

Por interesi i qeverisë është t’i mbajë të varfër që t’i blejë më lehtë.

Read More
13 Jan
0

Indeksi i Progresit Social 2024/ Reagon nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri: Shqipëria bie 10 vende më poshtë

 

DEKLARATË E NËNKRYETARES DHE DEPUTETËS SË PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

 

 

Indeksi i Progresit Social 2024 (SPI), e vlerëson me 10 pozicione më pak Shqipërinë se një vit më parë.

 

Ky është një ndër indekset më prestigjoze ndërkombëtare, ku me publikimin e këtij viti vihet re një përkeqsim në shumë komponentë të saj, siç janë arsimi bazë, shëndeti dhe arsimi i avancuar.

 

Ashtu si edhe në raportin e një viti më parë dy komponentët që na rendisin mes vendeve të fundit në indeks janë; Te drejtat e njeriut dhe Zgjedhja dhe Cilësia e ujit dhe Kanalizimet, duke u renditur përkatësisht në vendin e 130 dhe 94 nga 170 vende të marra në studim.

 

Dukshëm ky vlerësim i SPI-së 2024, vjen në vazhdën e vlerësimeve të tjera të përkeqësuara në shumë fusha ekonomike-sociale të vendit sic ishte dhe rezultati i Testit të Pizës, raportet e FMN, Bankës Botërore apo të agjensive të Kombeve të Bashkuara dhe në vetë progres raportin e përvitshëm të Komisionit Europian.

 

Ky përkeqsim nuk vjen më si pasojë e mos prioritizimit të qeverisë me politika të efektshme dhe buxhetim të orientuar ndaj shërbimeve për qytetarët apo targer grupeve të caktuara, por dhe për shkak të një modeli qeverisjeje i cili tashmë në vitin e 11-të, reflekton mungesë optimizmi, besimi të qytetarëve, sipërmarrjes së lirë, profesionistëve të lirë si pasojë e korrupsionit galopant, mungesës së meritokracisë, ligjeve të posacme për një grusht oligarkësh të lidhur me qeverinë, PPP-të e koncesionet, si dhe investimet e ulëta në arsim, shëndetësi, mbrotje sociale, bujqësi dhe zhvillim e inovacion.

 

Kujtojmë që vetëm 2 muajt e fundit të vitit 2023, qeveria shkurtoi një sërë shpenzimesh thelbësore në Shëndetësi e Arsim. Këto shkurtime të cilat kapnin vlerën prej 15 milion euro në Shëndetësi, përbenin gati gjysmën e planifikimit të përgjithshëm për të njëjtin vit.

Po ashtu, shkurtimet në arsimin bazë, të mesëm, profesional etj dëshmuan dhe një herë se e ardhmja për brezin e ri, nuk është aspak prioritet i kësaj qeverisjeje.

 

Po në mënyrë jotransparente për publikun e as për përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria në momentin e fundit shkurtoi gati 15% të buxhetit vjetor 2024 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale pa dhënë shpjegime se në cilat sektorë do të realizoheshin këto rishikime.

 

Është e kuptueshme që qeveria nuk do ti ulë shpenzimet për 4 koncesionet në Shëndetësi që për 2024 i kushtojnë buxhetit të shtetit plot 50 milion euro por se reduktimi i shpenzimeve do të ndikojë drejtëpërdrejtë në më pak qëndra shëndetësore të rikonstruktuara, më pak mjete spitalore dhe trajtimi mjekësor, më pak barna për pacientët, etj.

 

Partia Demokratike, e ka denoncuar këtë makutëri të qeverisjes e cila nuk është në interesin e shqiptarëve. Edhe pse propozuam një sërë amendamentesh për projekt-buxhetin 2024 me synimin së paku të rikthimit të dinjitetit ndaj trajtimit dhe ofrimit të shërbimeve për pensionistët, personat me aftësi ndryshe, pacientët në shërbimin shëndetësor, fermerët, të rinjtë, sipërmarrjet, etj., të cilat kishin për qëllim rishikimin e buxhetit për shpënzimet jothelbësore për qeverisjen, PPP-të e koncesionet korruptive, abuzimet me tendera e prokurimet publike, jo vetëm që u pamundësua shqyrtimi parlamentar, por dhe nuk u prezantuan për votim gjatë seancës plenare të buxhetit.

 

Ne vijojmë të jemi të bindur se interesi i qytetarëve për shërbime cilësore, transparencë, dhe politika nxitëse në arsim, inovacion, shkencë, shëndetësi, zhvillim rural, sipërmarrje dhe shërbime sociale duhet të jetë prioritet ndaj cdo lloj politike apo programi zhvillimor qeverisjesje.

 

Ndaj Partia Demokratike mbetet e angazhuar për të adresuar shqetësimet, nevojat dhe pritshmëritë reale të qytetarëve në programin e ri si një alterativë për vendin.

Read More
12 Jan
0

Basha ndan videon: Momente të përzemërta nga 33-vjetori i Partisë Demokratike Lezhë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në 33-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike nw qytetin e Lezhës.

33-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike në Lezhë, bëri bashkë themelues, anëtare dhe simpatizant të kësaj force politike.

 

Read More