Blog

05 Dhj
0

Basha vizitë në SHBA, takim me kongresmenin Hill, drejtësia dhe vettingu në politik ndër temat kryesore: Lufta pakompromis ndaj korrupsionit prioritet i PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, u takua me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës.
Në këtë takim, zoti Basha e ka njohur kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon, dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së, ka theksuar zoti Basha, dhe në këtë kuadër ka parashtruar edhe iniciativën e tij për vetingun e politikanëve.

Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë, Bosnje, dhe së fundmi edhe në Mal të Zi, me konfigurimin e shumicës së re qeverisëse.

Basha ka vlerësuar vëmendjen e shtuar të SHBA-së dhe NATO-s në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ndërsa ka mbështetur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar mbi planin franko-gjerman të mbështetur dhe nga SHBA.

U diskutua edhe për impaktin që lufta në Ukrainë ka pasur në rajon.

Zoti Basha, edhe në cilësinë e reporterit të Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës, e njohu me rezolutën e përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës.

 

Read More
03 Dhj
0

Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi Ndryshe/ Reagon nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri: Më shumë se 160 mijë qytetarë me statusin e veçantë, përballen me neglizhencën e qeverisë për të siguruar një jetesë dinjitoze

 

Në ditën ndërkombëtare për Personat me Aftësi Ndryshe, ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e cila shprehet se më shumë se 160 mijë qytetarë të cilët trajtohen me statusin e veçantë, përballen sot me një neglizhencë të qeverisë për të siguruar një jetesë dinjitoze.

Pampuri thotë që në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm 2024, qeveria nuk do të parashikojë asnjë formë mbështetje, me shume nga sa ka dhënë për këtë vit.

Ajo më tej shprehet se Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar pranë Kuvendit një paketë amendamentesh të projekt-buxhetit 2024, ku përfshihet dhe rritja e pagesave të trajtimit financiar të kësaj kategorie sociale ne veshtiresi në masën e një vlere reale nga ndikimi i inflacionit të cmimeve të produkteve të shportës.

 

Reagimi i plotë I nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

 

Në ditën ndërkombëtare për Personat me Aftësi Ndryshe, më shumë se 160 mijë qytetarë të cilët trajtohen me statusin e veçantë nga legjislacioni kombëtar, përballen sot me një neglizhencë të qeverisë për të siguruar një jetesë dinjitoze, shërbime publike afër nevojave të tyre dhe programe reale për integrimin ekonomik dhe social.

 

‼️Në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm 2024, qeveria nuk do të parashikojë asnjë formë mbështetje, me shume nga sa ka dhënë për këtë vit. Nuk do të ketë asnjë rritje apo indeksim të masës së trajtimit financiar të tyre. Ndërkohë pagesa mesatare mujore e aftësisë ndryshe mbetet nën pragun e minimumit jetik të vlerësuar nga institucioni i Avokatit të Popullit prej 185 euro për frymë në vitin 2019, që dukshëm sot e tejkalon vlerën e 200 euro nëse do të reflektojmë vlerën mesatare të inflacionit për vitet 2020-2023.

 

Qytetarët me aftësi ndryshe, së bashku me pensionistët përbëjnë më shumë se ¾ e popullsisë që gjenden sot nën varfëri e cila sipas Bankës Botërore prek gati 40% të popullisë kombëtare. Një shifër kjo rreth dy herë më e lartë se sa mesatarja e vendeve të rajonit dhe gati 7 herë më e lartë se ajo e vendeve të BE.

 

Shërbimet bazë si ai transportit, mobilitetit dhe infrastrukturës pedonale, aksesi në institucione publike, arsimore, të kulturës etj., në shumicën prej 61 bashkitë e vendit është thuajse inekzistent. Për më tepër dhe në ato raste ku kjo infrastrukturë në dukje është prezente, në fakt është ose e amortizuar ose jashtë kushteve tekniko-infrastrukturore për ta bërë të akseueshme për këta persona.

 

Nga ana tjetër personat me AN janë plotësisht të paintegruar në punesim dhe ne mundësimin e një arsimi cilësor. Përtej propagandës së qeverisë, numri i personave me AN të puënsuar nga viti në viti nëpërmjet programeve të nxitjes së tyre është në vlera dramatikisht të papërfillshme.

 

Prej 2019 Shqipëria ka një legjislacion, në dukje mjaft favorizues për puënsimin e AN. Megjithatë pavarësisht ndryshimeve të ndodhura këtë vit, nëpërmjet të cilave do të kushtëzohej punësimi i rreth 8 mijë personave me AN në sipërmarrje private dhe institucione publike për shkak të kuotave “1 për cdo 25 punonjës” dhe në rast të mospunësimit, subjektet do të duhej të kontribuonin në buxhet vlerën e pagës minimale për cdo muaj mos punësimi të tyre, në fakt për këtë vit të ri buxhetor, qeveria ka parashikuar realizim prej 0 lekë për këtë zë të ri të ardhurash që mund të gjenerohen nga kjo politikë. Pra edhe pse në dukje miraton ligje për promovimin dhe nxitjen e integrimit në tregun e punës së personave me AN, në të vërtetë kjo mbetet thjeshtë për efekt të fasadës dhe propagandës, pasi qeveria nuk ka vullnet të përmbushë qoftë dhe angazhimet e veta publike.

 

Kjo është një neglizhëncë e qartë dhe mjaft e dëmshme ndaj qindra e mijëra familjeve shqiptare, të cilat po i privon në praktikë nga ushtrimi  i të drejtave themelore të cilat janë të garantuara nga Kushtetuta.

Po ashtu, mos-integrimi ekonomiko-social i personave me AN ka një efekt negativ, pasi pengohet një kontribut domethënës që këta qytetarë potencialisht mund të ofrojnë në ekonominë e vendit, si vlerë kostoje oportune e cila mund të vlerësohet në disa dhjetra miliona euro çdo vit.

 

Së fundmi Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar pranë Kuvendit një paketë amendamentesh të projekt-buxhetit 2024, ku përfshihet dhe rritja e pagesave të trajtimit financiar të kësaj kategorie sociale ne veshtiresi në masën e një vlere reale nga ndikimi i inflacionit të cmimeve të produkteve të shportës.

Kjo rritje është plotësisht e realizueshme, nëse do të ketë vullnet të qartë politik duke pakësuar shpenzimet operative të qeverisë të cilat shkojnë vetëm për lluks qeveritar dhe të ndalohen sa më parë kontratat korruptive të sektorit të Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale sic është ai i sterilizimit – aktualisht nën hetim nga SPAK, në mënyrë që të paktën tu sigurohet 160 mijë qytetarë dhe familjeve të tyre një trajtim dinjitoz financiar.

Read More
03 Dhj
0

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, deputetja e PD: Qeveria nuk krijon mundësitë për integrimin e këtyre personave në institucionet e vendit

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, shprehet se data 3 dhjetor është vendosur si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar nga OKB. Për këtë, Tase ka sjell në vëmendje rëndësinë që ka përkujdesja dhe plotësimi i të gjitha kushteve për mundësi të barabarta dhe barazi për këtë grup njerëzish.

Sipas deputetes demokrate, qeveria jonë fatkeqësisht nuk krijon mundësitë për integrimin e kësaj kategorie në institucionet e vendit.

 

Reagimi i plotë:

 

 

Data 3 Dhjetor është vendosur si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar nga OKB.

 

Në këtë ditë, dua që të sjell në vëmendje rëndësinë që ka përkujdesja dhe plotësimi i të gjitha kushteve për mundësi të barabarta dhe barazi për këtë grup njerëzish.

 

Fatkeqësisht kjo qeveri që ne kemi nuk ndihet kështu. Nuk mendon se të rinjtë që studiojnë nëpër shkollat tona duhet të kenë mundësi për tu mbështetur nga një numër më i madh mësuesish. Nuk mendon se mundësitë e barabarta duhet të jenë kryefjala kur vjen puna në terma mbështetës dhe nuk mendon se ky target grup meriton që të jetë i barabartë me nxënësit e tjerë. Kjo u vu re në Amendamentin e propozuar nga unë për të rritur numrin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara, i cili u kundërshtua dhe nuk u votua nga deputetët e mazhorancës.

 

Mahatma Gandhi ka thënë se një shoqëri matet sa madhështore është nga mënyra sesi trajton grupet më vulnerabël që ka!

Read More
02 Dhj
0

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, i përgjigjet akuzave të Berishës: Vazhdon me mashtrimet ordinere për t’i ikur llogaridhënies për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit

 

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, MIRELA KARABINA:

 

Sali Berisha vazhdon me mashtrimet ordinere për hallet e tij dhe për t’i ikur llogaridhënies për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit, për të cilën nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse u kishte premtuar demokratëve që për 6 muaj rrëzon Edi Ramën.

 

Mashtrimet e dala boje të Berishës kërkojnë të fshehin pazarin e tij me Edi Ramën, që kurorëzohet  me kullën më të lartë të Ballkanit në Tiranë.

 

Sa për arsyet pse Sali Berisha u shpall non grata, sot nuk ka shqiptarë që nuk e kupton!

 

Argumenti i DASH për shpalljen non grata:

“ Në cilësinë e tij si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përfshirë përdorimin e pushtetit  për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe në shpenzimin e besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve të tyre qeveritare dhe zyrtarëve të lartë publikë”

 

Arsyet pse Britania e Madhe shpalli Sali Berishën non grata :

“ Në lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsion”.

 

Këto  janë arsyet që Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, të tjerat janë përralla dëshpërimi

 

Sot Sali Berisha duhet t’u tregonte demokratëve që po i përdor si mburojë të halleve të tij:

 

-Pse nuk shkon para drejtësisë të sqarojë akuzat ndaj tij për korrupsion, por fshihet pas demokratëve?

 

-Pse nuk tha asnjë fjale për zgjedhjet e 14 majit?

Shënoi humbjen më të thellë në zgjedhje, ndëkohë që i mashtroi demokratët se me të do të largohej Rama për 6 muaj.

 

 

Sali Berisha nuk do të mund të mbrohet në përballje me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Drejtësinë duke përçarë demokratët për interesat personale të tij!

Read More
01 Dhj
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, bashkëbisedim me student: Jemi parti që konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar

 

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, ku iu parashtroi atyre projektin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, për të ndërtuar të ardhmen që të rinjtë meritojnë, këtu në vendin e tyre.

 

“Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën. Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian. Dhe në kuadër të kësaj kemi edhe këto propozime. Në fund të fundit, çfarë janë? Plotësimi i kritereve të Bashkimt Europian për kapitujt e rendit dhe sigurisë dhe të drejtësisë, të konkurrencës, të drejtave politike, luftës kundër korrupsionit. Si mund të na ndihmoni? Me angazhim politik.”, – u shpreh Basha gjatë bisedësme studentët.

Read More
28 Nën
0

Lulzim Basha bëri homazhe në varrin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, në ditën e lindjes së tij

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, përkujtoi sot edhe Komandantin Legjendar, Adem Jashari, në ditën e lindjes së tij. Zoti Basha së bashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë se PD, bëri homazhe pranë varrit të Adem Jasharit në Prekaz dhe familjes Jashari.

 

“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë, e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”,- tha kryetari i PD pasi vendosi kurora me lule në Memorialin e familjes Jashari.

 

“Duke nderuar sakrificën e tyre, – tha kreu i PD, – të gjithë duhet të kujtojmë përgjegjësinë tonë për të çuar në fund amanetin e të rënëve, për ta mbrojtur dhe zhvilluar atë që fituam me gjak, për një komb në paqe, të sigurt dhe të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve në cilindo vend që jetojnë: Në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e kudo anembanë botës”.

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha zgjodhi kullen e Isa Boletinit dhe Memoralin e Adem Jasharit për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që kontribuan dukë sakrifikuar jetët e tyre për lirinë dhe pavarësin e shqiptarëve.

 

Read More
28 Nën
0

Dita e pavarësisë/ Basha bashkë me deputetë të PD, homazhe në kullën e Isa Boletinit

 

Ne diten e pavarësisë, Kryetari i PD, Lulzim Basha, sëbashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PD, do të bëjë homazhe në Boletin, në kullën e Isa Boletinit.

Për të nderuar ne këtë 111 vjetor të pavarësie  kontributin vendimtar të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë, në mbështetje të Ismail Qemalit dhe qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar.

Read More
28 Nën
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, uron shqiptarët për ditën e pavararësisë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët për ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

 

Urimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

 

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare!

Read More
26 Nën
0

“Familja vuajti persekutimin komunist”, Basha vizitë në familjen e Maliq Koshenës: Ne duhet të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Maliq Koshenës një nga pjesëmarrësit më aktiv në Luftën e Dukatit, 80 vjet më parë.

Me 1 dhjetor 1943, komunistët sulmuar Dukatin. Luftimet vijuan për afro 24 orë e lanë pas shumë viktima. Prej asaj ngjarje, që sot njihet si Lufta e Dukatit, Maliq Koshena u arrestua më 28 janar 1945 nga forcat e regjimit komunist dhe u dënua me 20 vjet burg. Më 25 nëntor 1949, u dënua me pushkatim.
Eshtrat nuk dihet ku i ka, ndërsa familja vuajti persekutimin e egër komunist.

Në bashkëbisedim me familjarët e Maliq Koshenës, Basha nënvizoi domosdoshmërinë e krijimit të instrumenteve dhe fondeve të posaçme për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar, që regjimi ogurzi komunist i la pa varre.

“Historia jonë meriton të njihet dhe ata që kanë vuajtur torturat çnjerëzorë meritojnë çdo kontribut për të pasur një shoqëri të vetëdijshme si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës. Ne duhet të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë, aq më pak deformimi i të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur. Por ne jemi borxhlinj ndaj atyre që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë edhe në ditët më të errëta të kombit tonë”, – theksoi zoti Basha.

 

Read More
26 Nën
0

Basha, bashkëbisedim me qytetarë dhe të rinj të Vlorës: 60% e të rinjve në Shqipëri dëshironin të largoheshin për shkak të varfërisë, papunësisë dhe korrupsionit

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me qytetarë dhe u takua me të rinjtë në qytetin e Vlorës.

Të rinjtë diskutuan rreth problemeve të tyre, të cilat po i shtyjnë drejt emigrimit.

60% e të rinjve në Shqipëri dëshironin të largoheshin për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit. Në mesin e atyre që duan të largohen janë edhe ata që kanë nje profesion dhe shkak për këtë sipas bashkbiseduesve, është mungesa e besimit për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend.

Për kryetarin e PD, kjo situatë lidhet me faktin se disa politikanë e kanë kthyer pushtetin si pronë të tyre, duke mos u dhënë mundësi të rinjeve të marrin në dore fatet e tyre.

“Në riaorganizimin e PD, të rinjëve do tu besohet nje rol i veçantë, duke u besuar atyre poste drejtuese në çdo nivel drejtimi”, – deklaroi Basha.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar dhe për tu mundësuar të rinjëve të ndertojnë jetën e tyre këtu. Me energjinë, punën dhe angazhimin e të rinjëve, Shqipëria do të bëhet. Detyra jonë është tua japim besimin, që të rinjtë të vendosin për të ardhmen e tyre. PD është një parti që lindi nga të rinjtë dhe do të bëhet një parti ku mishërohen ëndrrat dhe shpresat e të rinjëve”, tha kryetari i PD gjatë bisedës me të rinjtë vlonjate.

Qytetarët e Vlorës dhe të rinjtë kanë mirpritur edhe propozimet e PD për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe vetingun e politikanëve.

“Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik.

Me listat e hapura, ne do tu japim mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore, krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.

Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohëshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend”, – theksoi zoti Basha.

 

Read More