Partia Demokratike, gjatë çdo qeverisjeje të saj, përmes politikave të veta të përshtatshme ekonomike, ka mundësuar një rritje ekonomike të lartë dhe përfshirëse. Një ekonomi e zhvilluar e një vendi të zhvilluar është motoja jonë. Ne besojmë se nisma e lirë nga lufta ndaj barres fiskale, burokracise dhe korrupsionit, e mbështetur me rolin rregullator e garantues të shtetit si dhe përdorimi prej tij i nxitësave për sipërmarrjet punësuese dhe ato të teknologjisë së avancuar, investimet publike në infrastrukturë si dhe masivizimi dhe rritja e cilësisë së arsimimit, janë metodat dhe mjetet më të mira për të garantuar një rritje të shpejtë, zhvillim, modernizim e konkurrueshmëri ekonomike, njëherazi, një ekonomi që rrit barazinë e shanseve dhe mundësitë për përfitimin prej saj të shtresave të gjera, reduktimin e varfërisë e papunësisë dhe ngushtimin e pabarazisë shoqërore dhe krahinore.