FONDACIONI PER LIRI DHE DEMOKRACI

FLD-FINAL-50x50
Brochura FLD

Qëllimet dhe objektivat

 

2022-2026

 

Fondacioni për Liri dhe Demokraci është fondacioni politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i themeluar në 17 Shkurt 2015. Themeluesi i FLD është kryetari i PD, Z. Lulzim Basha. Qëllimi i FLD është promovimi i lirisë, drejtësisë dhe paqes. Po ashtu, FLD synon të kontribojë në forcimin dhe mbështetjen e jetës politike në Shqipëri në promovimin e vlerave demokratike, liberale dhe evropiane. Megjithëse FLD është themeluar nga PD, ky fondacion nuk merr pjesë në fushata elektorale dhe nuk financon grupime politike.

 

Synimet kryesorë të FLD për vitet 2022-2026 janë si vijon:

  • Promovimi i parimeve politike të qendrës së djathtë dhe konservatorizmit dhe vlerave të lirisë në Shqipëri.
  • Promovimi i vlerave të demokracisë, tolerancës, të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, kundër diskriminimit, kundër diktaturës dhe autoritarizmit.
  • FLD do të jetë think-tank zyrtar politik i PD në aplikimin e kërkimit shkencor, opinioneve politike dhe advokimin për sa u përket strategjive dhe politikave të PD.
  • Organizimi çdo vit i Akademisë Politike dhe i Forumit për Liri dhe Demokraci, në vijim të veprimtarisë së deritanishme të FLD. Të dyja këto evente do të bëjnë bashkë bashkëpunimin midis ekspertëve vendas dhe të huaj, aktivistëve politik të rinj, të cilët do të bashkëpunojnë së bashku, dhe do të japin ekspertizën e tyre mbi tematika të ndryshme mbi politik-bërjen, zgjedhjet, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe teoritë politike të qendrës së djathtë dhe konservatorizmit.
  • Ngritja e një biblioteke me literaturë politike online dhe “in situ” pranë zyrës së FLD.
  • Përforcimi i marrëdhënieve me organizatat homologe me vendet e tjera.
  • Hartimi i një newsletter të FLD, ku do të pasqyrohen aktivitetet kryesore të fondacionit, si dhe botimet.