Një shoqëri dhe individ i shëndetshëm kërkojnë politika sociale të projektuara për të parandaluar rreziqet, për të ndihmuar në rast nevoje e për të mundësuar shërimin e patologjisë sociale a shëndetësore si dhe integrimin e çdo individi në shoqëri dhe punë. Kujdesi shoqëror dhe shëndetësor i përshtatshëm arrihet përmes reformave që kombinojnë efiçencën dhe efektivitetin e mekanizmave të tregut me humanizmin shoqëror dhe përgjegjësinë shtetërore. Krahas reformës kurajoze të pensioneve dhe ndihmës sociale apo modernizimit të sistemit shëndetësor, përballimi i sfidave të së ardhmes kërkon edhe qerdrimin e instrumenteve më të zhdërvjellta si biznesi social, trajtimi në komunitet, parandalimi i sëmundjeve, edukimi shëndetësor dhe forma e mjete të tjera.