Zhvillimi rural, mjedisi i pastër dhe burimet natyrore përbëjnë një mundësi të madhe për zhvillimin e qëndrushëm dhe mirëqenien në rritje për shqiptarët. Sipërmarrja bujqësore dhe agropërpunuese, efektive dhe konkurruese si pjesë e një spektri në zgjerim të aktiviteteve alternative, ekonomike në hapësirën rurale, përfshirë turizmin dhe industri te tjera punësuese, fshati si hapësirë ku tradita vazhdon dhe harmonizohet me standartet e shërbimeve të zonave urbane në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, internet e komunikim si dhe ujëra, pyje, livadhe, flora, fauna, burime të tjera natyrore dhe peizazh që ruhet dhe përdoret me kujdes në shërbim të së tashmes dhe të së ardhmes, është vizioni dhe synimi ynë për zhvillimin rural e mjedisor, si faktor dhe mundësi për zhvillimin e qendrueshëm të vendit dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve.