Në shtator 2013, Erion Veliaj mori “ish repartin e Kimisë” nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për të ndërtuar një Qendër Tranzicionale Emergjence për romët. Një vit më pas, në shtator 2014, qeveria dhe dy donatorë hodhën para pa hesap që të ndërtohet “Qendra Kombëtare Tranzicionale e Emergjencave”.

Sasia e parave mbeti e fshehtë, kontraktori fitues i punimeve mbeti i fshehtë, u rregulluan shpejt vetëm 10 dhoma ndërsa të tjerat u lanë siç ishin ndonëse sasia e parave ishte gjigande. Nga frika e publikimit të abuzimeve të shumta me fondet, Qendra është si kamp-burg ku nuk lejohet hyrja pa autorizimin e Shërbimit Social Shtetëror, pra askush përveç të besuarve të Erionit.

Gjendja e Qendrës është shumë e rënduar SIÇ SHIHEN NË FOTOT BASHKËNGJITUR. Duket qartë që romët flenë në korridore, nuk ka divane dhe as dyshekë, nuk ka drita dhe romët e kësaj godine nuk marrin as ndihmë ekonomike madje as ushqime. Romët vuajnë edhe nga një presion i madh psikologjik për të mos nxjerrë shqetësimet e tyre në publik.

Erion Veliaj PREMTOI, por ka vetëm fjalë dhe i MASHTROI romët dhe njerëzit në nevojë. Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë PREMTIM. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia permendim çdo ditë qysh prej 2 javësh dhe ia publikojmë në website. Erioni PREMTOI por MASHTROI.

Papagalli i Ramës, PREMTON por ka vetëm fjalë pasi kurrë nuk REALIZON.

Erioni PREMTON prapë veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24  Maj 2015