Për Edi Ramën dhe Ilir Metën këto zgjedhje nuk janë për pushtetin vendor, nuk janë për qytetarët, ndaj përgatitën një hartë pa konsensus me opozitën, pa konsultim me qytetarët dhe pa ligj të decentralizimit, sepse për ta në 21 qershor ajo që ka rëndësi është kapja e bregdetit, kapja e autostradës, është kapja e territoreve dhe pronave të shqiptarëve dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.

  • Për ta, 21 qershori është dita e konsolidimit të pushtetit me çdo çmim, me çdo kusht dhe jo dita e demokracisë vendore, si gur themelor i demokracisë kombëtare, si parakusht i integrimit europian të vendit. Kanë derdhur miliona në këtë fushatë, vetëm aktivitetet mbyllëse të fushatës, secili prej tyre kushton shumëfishin e aktiviteteve të mëdha që na bëjnë krenarë siç ishte pritja e Papës por këtu nuk ka asnjë transparencë se nga vijnë këto para.
  • Deklarata e Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan shprehet qarte  se qytetarëve shqiptarë u duhet bërë e mundur që po marrin pjesë në një proces zgjedhor transparent, pa intimidime, kërcënime apo sulmeve ndaj kandidatëve, mediave, zyrtarëve të zgjedhjeve, apo votuesve. Fatkeqësisht të gjitha këto janë shqetësime aktuale në Shqipëri

 

  • Në krahun tonë janë SHBA, BE, janë të gjithë njerëzit e lirë të Europës së bashkuar ku ne kemi vendin tonë që na pret, e meritojmë e drejt së cilit do shkojmë duke marrë masivisht pjesë në votime ditën e dielë, duke votuar si shqiptarë europianë e duke përbuzur me votën tonë ofertën oligarkike të mashtrimit ndaj presionit, shantazhit dhe blerjes së votës. Masivisht në votime, me votën tonë, me votën tuaj të japim verdiktin popullor në 21 qershor!

 

Konferencë për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike LulzimBasha

 

Në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, në emër të gjithë qytetarëve shqiptarëve, shqiptarëve të lirë që vlerësojnë votën, demokracinë, lirinë për të zgjedhur, deklaratën e anëtarëve të Komitetit të Helsinkit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi procesin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

 

Në këtë deklaratë të shpërndarë në media, që pason të tjera nga partner strategjikë të Shqipërisë, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet qartë se qytetarëve shqiptarë u duhet bërë e mundur që po marrin pjesë në një proces zgjedhor transparent, pa intimidime, kërcënime apo sulmeve ndaj kandidatëve, mediave, zyrtarëve të zgjedhjeve, apo votuesve. Fatkeqësisht të gjitha këto janë shqetësime aktuale në Shqipëri, -vazhdoj të citoj deklaratën-ne shpresojmë që këto zgjedhje të vëzhgohen rreptësisht nga komuniteti ndërkombëtar sidomos nga OSBE dhe nga vetë grupet e brendshme shqiptare.

 

Deklarata e Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan, ngre lartë shqetësimin që opozita shqiptare dhe PD ka bërë present gjatë gjithë fushatës elektorale duke nisur me përdorimin me urdhër të kryeministrit të administratës publike dhe vënien e saj jo vetëm në dispozicion të fushatës por edhe përdorimin e drejtorëve të administratës për të marrë në patronazh kutitë e votimit siç shqiptarët e dëgjuan me zë në mbledhjen e administratës publike në Shkodër me praninë e Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, nga e cila as Kryeministri as kryetari i Kuvendit nuk u distancuan e nuk janë distancuar deri më sot, por janë përpjekur ta kalojnë me gënjeshtra.

 

Përdorimi i administratës publike është bërë evident, duke u dokumentuar me dhjetëra e qindra raste të thërritjes së punonjësve të administratës të sektorit të shëndetësisë, të sektorit të arsimit, të burgjeve, urdhërimin e tyre për të paraqitur  listat e kandidatëve që do të votojnë e partive në pushtet me norma 5-10-15 votues, ose përndryshe rrezikojnë vendin e punës.

 

Përdorimi i administratës faktohet qartë në praninë masive të punonjësve të administratës publike dhe punonjësve civilë, nëpunësve civilë në aktivitetet e kandidatëve të shumicës gjatë orarit të punës dhe shpeshherë në ambientet e administratës publike.

 

Përdorimi i administratës publike siç nuk guxoi ta mohonte kryeministri gjatë konferencës për shtyp, provoi qartë dhjetëra aktivitete të dhënies së çertifikatës së pronësisë me praninë e kandidatëve të partisë në pushtet dhe në ambiente  publike.

 

Një tjetër shqetësim i dokumentuar tashmë është përfshirja masive e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit në krah të kandidatëve të pushtetit ose mosveprimi i tyre, moszbatimi i ligjit në rastet kur kandidatët e opozitës dhe fushata e opozitës janë kërcënuar, intimiduar nga bandat e lidhura me pushtetin.

 

Është rasti i Sukthit të cilin kryeministri para tre javësh ka premtuar se do ta dënojë para partnerëve ndërkombëtarë por që edhe sot nuk guxoi ta bënte ku aktivistët e Partisë Demokratike u goditën nga banditë të cilët ishin fotografuar një javë më parë në shoqërinë e shefit të komisiariatit të zonës.

 

Në fakt gjatë kohës  që Edi Rama dhe Ilir Meta që mbanin konferencën e tyre fallco në hotel “Rogner” një orë më parë, në të njëjtin moment banda e Xhabaftëve në Vorë kërcënoi kandidatin dhe shtabin në Vorë se kishin një orë për t’u larguar nga shtabi i tyre përndryshe do të hapej zjarr mbi ta. Banda e Xhabaftëve e armatosur me armë zjarri, me të paktën 20 apo 25 banditë, qartësisht dhe dukshëm të armatosur me armë të paligjshme ka 72 orë që është e pranishme në qendër të  Vorës dhe kudo ku zhvillohet fushata e kandidatit tonë. Të pranishëm janë edhe forcat e operacionales apo  thënë ndryshe forcat e Policisë së Shtetit të cilat kanë të gjitha kapacitetet vëzhguese dhe dokumentuese, ku prej 72 orësh ndonëse vëzhgojnë individë të armatosur  në kundërshtim të plotë më ligjin nuk veprojnë, nuk ndërhyjnë, nuk raportojnë.

 

Policia e Shtetit vazhdon të përdoret masivisht sepse Edi Rama ka vendosur standardin e emërimit personave me precedent kriminalë siç është bashkëshorti i kandidates së PS-së në Klos, i dyshuar për grabitje bankash, rrëmbime dhe për vepra të tjera penale dhe që prej tre javësh është emëruar shef i Policisë Kriminale të Klosit dhe të Matit, dhe në këtë detyrë ka bërë dy gjëma ndaj qytetarëve dhe demokracisë në Mat.

 

Së pari, ka vendosur Policinë e Shtetit me pahir në funksion të fushatës dhe së dyti, ka dhënë “CartaBianca” banditëve të cilët në disa raste kanë kërcënuar jo vetëm aktivistët e PD-së por edhe gazetarët lokalë në Mat, sikundër ne kemi bërë prezente faktorit ndërkombëtar, vëzhguesve dhe medias.

 

Përdorimi i Policisë së Shtetit nuk është diçka e re, dyshja Rama-Meta njihet botërisht dhe është dokumentuar nga OSBE-ODIHR si dhunuese e zgjedhjeve të 2001-it dhe 2003-it. Në vitin 2001 Ilir Meta kryeministër vendosi Policinë e Shtetit në krye të një operacioni kundër dhunimit të aktivistëve të opozitës, ndërkohë që operacione të tjera të frymëzuara nga Sigurimi i Shtetit bënë të mundur implantimin e armëve në Sukth dhe në zona të tjera të vendit për të goditur aktivistët e opozitës. “Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”,  janë thinjur të dy por të njëjtat manipulacione po vazhdojnë të bëjnë anembanë vendit.

 

Gjatë mbrëmjes së kaluar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të njësive të Fierit, kanë terrorizuar  dhe kanë terrorizuar jo vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar por kanë terrorizuar për 48 orë aktivistët tanë në Mallakastër. Kanë arritur deri aty sa t’u drejtojnë armët aktivistëve tanë në Mallakastër, për të vetmin faj se Ilir Meta nuk mund të pranojë humbjen në Mallakastër siç e diktoi edhe prania popullore në shesh gjatë pranisë time në mitingun përmbyllës në Mallakastër.

 

Është po Ilir Meta që ka urdhëruar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të njësive të Shkodrës që të bëjnë të njëjtën gjë në Bulqizë ku nuk i mjafton prania e bandës së vëllezërve Spahiu por ku ka urdhëruar edhe policinë të ushtrojë terror mbi simpatizantët dhe anëtarët e fushatës së kandidatit tonë dhe kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Bulqizës Durim Balla.

 

Ditë për ditë, orë për orë degët e PD kanë monitoruar, vëzhguar dhe dokumentuar në 10 buletine elektorale shkeljet e Policisë së Shtetit dhe incidentet me banda që policia nuk ka vepruar për t’i dokumentuar, për t’i ndaluar apo për t’i ndjekur penalisht, siç është rasti i mbrëmshëm i Elbasanit, të cilin e verifikova vetë ku katër persona të armatosur drejtuar Suel Çela, bandit i mirënjohur i sjellë enkas nga Britania e Madhe, nga oktapodi i Elbasanit QazimSejdini, terrorizoi një lagje të tërë banorësh romë me persona të armatosur me kallashnikovë, siç tregojnë qartë dëshmitë e shpërndarë edhe për media, që besoj se do t’i transmetoni në kronikën e lajmeve në vijim. Policia e Elbasanit refuzon t’i ndalojë, nga inicialet asnjë nga personat që kanë bërë këtë akt makabër natën e mbrëmshme nuk është ndaluar. Pra, personat që terrorizojnë qytetarët dhe aktivistët e opozitës vazhdojnë të lëvizin nën hundën e policisë. Nuk ka si të jetë ndryshe, samite i banditëve që Ilir Meta ka bërë për t’i vendosur ata në funksion të fushatës së tij nuk mund të kishte sukses në qoftë se nuk do të kishte heshtjen dhe miratimin e Edi Ramës që policia të mos i ndalojë, të mos i shoqërojë, të mos i arrestojë, mos i procedojë edhe kur janë te dukshme armët e paligjshme që fshehin në brez, edhe kur në krah kanë kallashikovë të paligjshëm, edhe kur intimidimi ndodh faqe efektivave në detyrë, që ka për detyrë të survejojë dhe të ndërhyjë në këto raste.

 

Tritoli i para dy netëve në Fushë-Krujë, përdorimi i armëve të zjarrit në disa zona të vendit, prania e bandave dhe intimidimi, goditja e simpatizantëve tanë  në Shijak e shumë e shumë incidente të tjera të raportuara kanë mbetur të gjitha pa autor. Pse? Sepse Policia e Shtetit është vënë në shërbim të bandave dhe bandat janë thirrur në ndihmë të Ilir Metës dhe Edi Ramës për të kapur pushtetin vendor.

 

Kërcënimi i kandidatëve të opozitës dhe kandidatëve në tërësi është një risi tjetër e këtyre zgjedhjeve, flamurin këtu e mban kryeministri Rama i cili e nisi fushatën duke kërcënuar kandidatë të opozitës se do të ishin o në burg ose pa mandat, dhe që e mbaroi po Edi Rama me kërcënime të tipit mafioz. Partia Demokratike disponon të dhëna të padiskutueshme të kërcënimeve me telefon nga Edi Rama të kandidatëve në zgjedhje që të tërhiqeshin ose do ta pësojnë siç e pësojnë armiqtë e popullit në filmat e Kinostudios, ky është citim nga Edi Rama dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë.

 

Kjo është situata që ka shtyrë miqtë dhe partnerët tanë të ngrenë zërin e të paralajmërojnë dyshen Rama-Meta të mos përsëris zakonet e vjetra të shkatërrimit të zgjedhjeve, të vjedhjes dhe dhunimit të zgjedhjeve por në fakt faktet kanë filluar të flasin që herët. Për Edi Ramën dhe Ilir Metën këto zgjedhje nuk janë për pushtetin vendor, nuk janë për qytetarët, ndaj përgatitën një hartë pa konsensus me opozitën, pa konsultim me qytetarët dhe pa ligj të decentralizimit, sepse për ta në 21 qershor ajo që ka rëndësi është kapja e bregdetit, kapja e autostradës, është kapja e territoreve dhe pronave të shqiptarëve dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.

Për ta, 21 qershori është dita e konsolidimit të pushtetit me çdo çmim, me çdo kusht dhe jo dita e demokracisë vendore, si gur themelor i demokracisë kombëtare, si parakusht i integrimit europian të vendit. Kanë derdhur miliona në këtë fushatë, vetëm aktivitetet mbyllëse të fushatës, secili prej tyre kushton shumëfishin e aktiviteteve të mëdha që na bëjnë krenarë siç ishte pritja e Papës por këtu nuk ka asnjë transparencë se nga vijnë këto para.

E vetmja transparencë që mund të evidentojmëështë se edhe sot doganat e Shqipërisë raportojnë një rënie të thellë të të ardhurave, jo se shqiptarët nuk konsumojnë më duhan e karburant por se miliona e miliona euro të taksave të shqiptarëve përfundojnë në këtë fushatë të pamoraltë, të çmendur sa u përket shpenzimeve, në një kohë krize kur shqiptarët vuajnë për bukën e gojës.

Në këtë frymë PD ka marrë dhe vazhdon të marrë denoncime nga të katër anët e vendit për përdorimin e parave për blerjen e votës, njësoj siç u blenë në Korçë, në nëntor 2013 dhe që po të mos ishte për median e cila e bëri transparente para shqiptarëve, sot dyshja Rama-Meta do të vazhdonte ta mohonte. Sot, për shembull kandidati trafikant i Devollit Ben alias Koço ka tërhequr në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar nga banka e nivelit të dytë në Devoll një shumë prej 50 mijë euro, të pajustifikuara sepse për çdo tërheqje mbi 2 milionë lekë duhet të jepet justifikimi. Të tilla raporte po nambërrijnë nga të katër anët e vendit.

Kjo është situata sa i përket resurseve që qeveria ka vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme, në një përpjekje të dëshpëruar për të blerë e shantazhuar votën e shqiptarëve. Nuk duhet harruar presioni i jashtëzakonshëm ndaj mediave që mori formëe zëme atë që pamë nga oktapodi iElbasanitQazimSejdinii cili krenohej se kishte pushuar gazetarë nga puna, sepse kishin bërë transparencë, pra kishin bërë detyrën e tyre dhe paralajmëronte gazetarët se i njëjti fat do i priste nëse nuk bëheshin thjesht pasqyrë e vetëkrehjes të plakut të rrënuar mafioz të Elbasanit.

Qeveria e ka ngritur në një nivel tjetër kapjen dhe intimidimin e mediave. Një javë pasi një ndër stacionet kryesore televizive në vend transmetoi pamje dhe skenën e prodhimit dhe shitblerjes së kartave të identitetit, ky stacion televiziv u vu në kujdesin qeveritar. PD asnjëherë nuk vë në diskutim proceset ligjore që kanë të bëjnë me transparencën e duhur në raport me çfarëdo akuzash ndaj çfarëdo shtetasi, për çështje të zbatimit të ligjit por goditja një javë para fundit të fushatës dhe një javë pas transmetimit të skenës së shitblerjes se kartave të identitetit nuk ka e nuk mund të jetë asgjë tjetër, përveç asaj që e kanë kuptuar qytetarët e Shqipërisë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, presion mafioz “alla putin” ndaj medias së lirë, ndaj medias që nuk pranon t’i nënshtrohet dhunës e censurës qeveritare.

E megjithatë, pavarësisht prej bandave që siç thashë në kohën që Ilir Meta ishte në Rogner kërcënonin në emër të tij se do të hapnin zjarr ndaj mbështetësve tanë në Vorë, pavarësisht shantazheve që kryeministri i bën personalisht kandidatit në ekran dhe në telefon, pavarësisht prej kapjes dhe përpjekjes për të nënshtruar median me censurë, presion e të tjera mjete, pavarësisht përpjekjes për të deformuar vullnetin e zgjedhësve  si në rastin e Kavajës ku Ervin trafikant Rroshi përpiqet të sjellë 600 votues nëfabrikën e letrës, apo ku Gjushi i betonit dhe korrupsionit në Durrës përpiqet të sjellë 2800 votues jashtë Durrësit për të votuar në Durrës, pavarësisht prej ndarjes sëhartës ashtu siç e do, pavarësisht derdhjes së milionave që i kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve shqiptarë, sot që flasim Edi Rama dhe Ilir Meta nuk janë të sigurt për fitoren në asnjë bashki të vendit. Pse? Sepse çdo ditë që kalon ata janë një pakicë që tkurret përballë një shumice që rritet dhe kjo pakicë kurrë nuk mund ta nënshtrojë këtë shumicë në demokraci dhe në një Shqipëri të lirë.

Synimi i tyre kryesor është zhbërja e standardeve demokratike, zhbërja e lirisë që e kemi fituar dhe e meritojmë me kaq mund, të djathtë e të majtë. Shndërrimi i kësaj shumice në njëshumicë pa gojë, pa zë, pa vullnet dhe sundimi i pakicës, me fjalë të tjera përshkrimi libresk i fjalës oligarki. Një Shqipëri që qeveriset “allaputinçe” dhe që i largohet ditë për ditë standardit europian të jetës, lirisë, zgjedhjeve dhe demokracisë.

Nuk do ia dalin. Ne kemi në krah Kongresin Amerikan, standardet e tyre, jo Dumën e Putinit dhe standardet e tij. Ne kemi në krah shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që nuk e dorëzojnë për asnjë çmim demokracinë dhe shqiptarët të djathtë e të majtë kanënë krah në këto zgjedhje PD,njerëzit tanë. Qindra, mijëra anëtarë të PD, dhjetëra,mijëra komisionerë, qindra, mijëra mbështetës dhe votues tanë do të jenë krah jush në ditën e madhe të sovranit, 21 qershor, ditën kur ju, qytetarët shqiptarë do të vendosni me votën tuaj. Mos ia dorëzoni pushtetin vendor oligarkisë! Mos ia dorëzoni pushtetin vendor bandave! Mos ia dorëzoni pushtetin vendor kandidatëve të inkriminuar të cilët Edi Rama i futi në lista dhe refuzoi t’i hiqte, edhe pse ia kërkoi komuniteti ndërkombëtar, edhe pse ia kërkoni ju, qytetarët, por që ju do i hiqni me votën tuaj nga Kruja në Kavajë, nga Kurbini në Devoll dhe kudo tjetër.

Të refuzoni me votë kandidatët e korruptuar, betonizuesit, financuesit e oligarkisë, si Gjushi, QazimSejdini, të refuzoni me votë njerëzit që në dy vite pushtet kanë vënë rekorde korrupsioni që ia kalojnë çdo rekordi tjetër  të Shqipërisë së tranzicionit, si ErionVeliaj i cili nuk arrin t’u thotë dot shqiptarëve se në cilën adresë jeton ndërkohë që ka 4 adresa shtëpish e qindra, mijëra euro të padeklaruara, njeriu që gënjeu për shumën që ka shpenzuar për spotet televizive se nuk justifikon dot milionat e eurove që derdhen nëpër ekrane për të pompuar me propagandën e tij false qytetarët e Tiranës.

Të nderuar qytetarë!

Sfida është e madhe por kur gjithsecili prej nesh, kur qoftë edhe njëri prej nesh ngrihet e qëndron fort për një garë siç është ideali i votës së lirë, ai apo ajo lëshon një valë të vogël por të përmbledhura bashkë këto valë bëhen të pakapërcyeshme dhe do të thyejnë çdo mur oligarkie, tiranie dhe represioni. Kjo do të ndodhë në 21 qershor. Ne do të rrëzojmë murin e vjetër të tranzicionit, murin e oligarkisë, murin e ujqërve që ndërruan qimen por nuk harruan zakonin dhe do të votojmë për të mbajtur pushtetin vendor si një pol fuqie në duart tona jo si një shërbyes të oligarkisë.

Ju ftoj të votoni kandidatët e PD dhe opozitës, burra e gra të virtyteve dhe vlerave që vijnë për t’ju shërbyer ju, për t’ju ndihmuar e përfaqësuar ju, për të luftuar për ju e hallet tuaja, njerëz që do jenë avokatë të fuqishëm e nuk do të bëhen urë përballë kërcënimeve dhe presioneve të oligarkisë. Ju ftoj masivisht në votime në 21 qershor. Votoni kandidatët e PD, votoni PD, numrin 15, dilni lirisht dhe pa frikë. Në krahun tuaj është PD, partia e parë e lirisë, partia që bashkë me ju shembi komunizmin, shembi dhunën, regjimin që ndaloi fjalën e lirë, votën e lirë dhe besimin në Zot e bashkë me ju do i ruajë këto vlera, nuk do i lërë të nënshtrohen ndaj oligarkisë së krimit e korrupsionit.

Në krahun tonë janë SHBA, BE, janë të gjithë njerëzit e lirë të Europës së bashkuar ku ne kemi vendin tonë që na pret, e meritojmë e drejt së cilit do shkojmë duke marrë masivisht pjesë në votime ditën e diel, duke votuar si shqiptarë europianë e duke përbuzur me votën tonë ofertën oligarkike të mashtrimit ndaj presionit, shantazhit dhe blerjes së votës. Masivisht në votime, me votën tonë, me votën tuaj të japim verdiktin popullor në 21 qershor!

 

Pyetje nga gazetarët:

AnduelaNdreu nga A1 Report, ju ftuat qytetarët që të votojnë kandidatët e së djathtës në 21 qershor, por janë tre bashki të cilat Partia Demokratike ose nuk ka kandidatë ose i ka zëvendësuar kandidatët gjatë procesit, gjatë fushatës elektorale, e kam fjalën këtu për Këlcyrën ku është zëvendësuar kandidati nga ana juaj, e kam fjalën për Finiqin që sot kaniidati i Partisë Demokratike dhe dorëheqjen, dy ditë para zgjedhjeve dhe sigurisht edhe për Kurbinin ku Partia Demokratike nuk do të ketë kandidat, të paktën nga deklaratat zyrtare. Si i shihni këto 3 momente?

Basha: Nuk janë tre momente, në Kurbinoligarkia don mos ketë garë, don ta kthejë Kurbinin 25 vjet para, të ketë vetëm kandidatin e frontit popullor. Në këto kushte në Kurbin nuk do të ketë zgjedhje . Ne i kemi bërë thirrje mbështetësve tanë që bashkë me strukturat  e Partisë Demokratike të bëhen gati për një sezon tjetar zgjedhor për Kurbinin, ku Partia Demokratike do të  ketë kandidatin e saj dhe do të garoj në mënyrë të ndershme me kundërshtarin tonë politik, për të parë se cili është vullneti i qytetarit të Kurbinit.

Në Këlcyrë është fare e qartë, ne i kemi bërë dhe i bëjmë thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin tonë, Bujar Fezgën. Bujar Fezga është kandidati i Partisë Demokratike, është kandidatë i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, është kandidati fitues në Këlcyrë përballë Ndonit, kandidatit të skeduar nga Prokuroria Shqipëtare si trafikant i drogës në vitin 2008-2009. Ndoni është nga ata njerëz për të cilët partnerët tanë bëjnë thirrje ditë për ditë “asnjë votë trafikantëve”.

Asnjë votë trafikantëve do të thotë asnjë votë Ndonit të drogës, të gjitha votat për Bujar Fezgën dhe për Partinë Demokratike, numrin 15 në Këlcyrë.

Për zhvillimite në Finiq sapo jam informuar do të marr vesh motivet dhe do t’ju informojmë në kohën dhe momentin e duhur.

Gazetare  Në fakt kisha disa, po meqënëse kjo është risi pasi nuk ka katur asnjë konferencë shtypi gjatë kësaj fushatezgjedhore. Pyetja ime ime e parë është , cili është kandidiati që ka kërcënuar kryeministri Rama me mesazh?

Basha: Pyetje tjetër?

Gazetare  Pyetja tjetër është, a ka një skenar Partia Demokratike, që në të gjitha këto presionet qeveritare që ju përmendët, në çdo rast që mund të ndodh ndonjë parregullsi zgjedhore gjatë kohës së votimit, ajo të tërhiqet nga zgjedhjet?

Basha: Partia Demokratike bashkë me qytarëtshqipëtarë, i konsideron zgjedhjet e 21 qershorit momentin e duhur, shansin e madh të demokracisë për ti thënë  Jo  oligarkisë, Jo zaptimit të pushtetve, Jo blerjes së votës, Jo shantazhit, Jo kandidatëve të inkriminuar dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me votën masive të qytetarëve shqipëtar.

Prandaj dua të përsëris thirrjen që sapo bëra , masivisht në votime! Çdo qytetari, çdo qytetare masivisht në votime, përcaktoni orën e ditës kur do të shkoni në votime, do të shkoni në mëngjes, më drekë apo pasdite, sa më herët aq më mirë! Përcaktojeni sot, ndani kohën, merrni bashkëshortin apo bashkëshorten, merrni fëmijët që mund të votojnë , prindërit, shokët, miqtë, krushqit, shoqërinë, votoni masivisht!

Ne jemi shumica dhe do tregojmë këtë me votë, me 21 qershor. Populli është shumica, oligarkia është pakica e nuk mund të bëhet kurrë shumicë, përveçse po e lamë ne, përveçse nësqoftë se  vota nuk shkon në kutit e votimit, përveçse mbeteni në shtëpitë tuaja. Dilni masivisht, krah për krahë jush do të jetë Partia Demokratike, vëzhguesit vendorë, vëzhguesit ndërkombëtarë. Procesi do të jetë i qetë, i qytetëruar, i kulturuar. Procesi do të jetë demokratik, këtë e garanton partia Demokratike bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, oligarkia nuk ja u prek dot votën! Votoni  masivisht!

Sa për çështjen e kandidatëve, ju e keni në arkivin tuaj Edi Ramën 4 herë në ditë duke kërcënuar kandidatët e opozitës. Çdo media e ka  në arkivën e saj, që del aty e mundohet ti hedhi hi syve nuk e di se kujt se shqiptarët e kanë parë, ndërkombëtarët e kanë dokumentuar. Po prandaj ishin zbehur sot, i kishte rënë tensioni, i kishte rënë pulsi, se e kanë marrë paralajmërimin e parë, se kjo rrugë në një vend i çon të gjithë dhunuesit e demokracisë, ska rëndësi nëse vijnë nga Afrika e Veriut apo nga Stepët. Kështu që dhe po e provuan këta, nuk do riciklohen më siç u ricikluan pas zullumeve që bën në 2001-2003. Do të jetë fundi i tyre i sigurtë, ndaj të heqin dorë nga manipulimi i zgjedhjeve, ti binden verdiktit të popullit, të heqin dorë nga çdo presion ndaj kandidatëve tanë ndaj opozitës ndaj qytetarëve.

Gazetare: Zoti Basha do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve, nëse do të tjetërsohet vullneti i qytetarëve?

Basha: Unë kam besim të madh se qytetarët shqipëtarë, si zotër të vërtetë të këtij vendi nuk do të lejojnë as oligarkinë, as palaçot e oligarkisë, as bandat e oligarkisë, një grusht njerëzish përballë një populli të tërë që të nëpërkëmbin fatin e tyre dhe këtë e bazoj dhe në besimin tim të madh, tek forca tek fuqia e bashkimit të qytetarëve, në krye të të cilëve do të jetë opozita, siç na takon misionare e demokracisë, misionar i lirisë, misionare e votës së lirë qytetarëve shqipëtarë.

Gazetare: Zoti Basha ju keni shprehur shqetësim si forcë politike lidhur me përfshirjen edhe të Drejtorisë së Burgjeve në zona të ndryshme të vendit. Si ka ndodhur kjo dhe shqetësimi është dhe konkretisht për votimin e të burgosurve edhe në zgjedhjet vendore dhe e dyta ju e sqaruat mbrëmë pak në Opinion  thirrjen tuaj ndaj komisionerëve lidhur me në zonën e Durrsit dhe të Kavajës që ata të mos pranojnë votuesit e regjistruar në mënyrë fiktive siç keni pretenduar ju me dokumentat e dorëzuara pranë Prokurorisë, edhe mbi këtë do të mund të na sqaroni disi më shumë? Do të bllokohen qëndrat e votimit, në rast se do të ketë tentativë të këtyre personave?

Basha: Nuk do të ketë asnjë bllokim të votimit! Qytetarët që e dinë që janë regjistruar në mënyrë fallco dhe të pa ligjshme në Durrës dhe në Kavajë, ka një thirrje publike nga Partia Demokratike, nga opozita, nga LulzimBasha, që mos bëhen vegël e Gjush beton korrupsionit dhe Ervin trafikant Rroshit dhe mos të marrin mundimin të drejtohen për në  qëndrat e votimit ku me ligj nuk ju takon të votojnë!

Për çështjen e burgjeve ka një tentativë për të anashkaluar ligjin, duke përdorur Gjykatat të cilat kanë qënë në një presion të jashtëzakonshëm politik nga Edi Rama dhe Ilir Meta dhe për të regjistruar me vendime gjykatash si votues në pushtetin vendor, në zgjedhjet e pushtetit vendor në territoret ku ndodhen këto burgje, ndonëse pjesa dërrmuse sipas të dhënave tona, nuk janë sipas gjëndjes civile, rezident të këtyre zonave. Për këtë, rast pas rasti drejtuesit e shtabeve të partisë Demokratike kanë marrë informacion, kanë përcjell informacion pranë instancave shtetërore, si Prokuroria por edhe pranë vëzhguesve ndërkombëtarë OSBE, ODHIR dhe ambasadave SHBA dhe BE Tiranë dhe po monitorojmë situatën hapa pas hapi.

Z.Basha ju përmendët një sërë problematikash siç janë kërcënimet ndaj kandidatëve, tentativat për të vjedhur votat, përdorimi i policisë. Sa besim keni që medias do t’i lihet një hapësirë e duhur këtyre problematikave ditën e zgjedhjeve duke marrë shkas që vetëm një javë para zgjedhjeve qeveria, gjykatat ndaj një media që vetëm publikoi listat e zgjedhësve fiktivë në Durrës dhe duplikimin e kartave të identitetit. Sulmin ndaj “Agon Channel”është një paralajmërim për median dhe si e keni parë ju sepse vetëm pak më parë u shprehët shumë shkurt për të?

 

Basha: Unë u shpreha qartë për këtë dhe ne jemi shprehur qartë për këtë, sulmi ndaj medias dhe në veçanti sulmi ndaj “Agon Channel” është një skemë tipike mafioze e oligarkisë.  Ka ndodhur në vende ku demokracia tashmë është zhbërë dhe ku oligarkia sundon dhe është prova gjenerale e dyshesh Rama-Meta për të zhbërë totalisht lirinë e medias dhe për të kontrolluar në mënyrë totale atë që media thotë apo atë që nuk thotë. S’ka dyshim për këtë. Mesa duket s’e paskan marrë në kontroll “Agon Channel” derisa arrin të bësh pyetje të tilla por një gjë të them, kjo është një ëndërr e çmendur e Edi Ramës dhe Ilir Metës, është e vjetër si ëndërr, të mbesin pa opozitë, të qeverisin pa media, mediat t’i shantazhojnë ose t’i blejnë me valinxhen me lekë. Është e vjetër, disa prej gazetarëve këtu mund të pyesin edhe pronarët e vjetër të medias e njohin mirë si ide dhe si projekt, është një projekt i vjetër i Ilir Metës dhe Edi Ramës. Dikur ishin në pozita të tjera, njëri kryeminstër tjetri ishte kryetari i bashkisë, por nuk ia kanë dalë. Pse? Sepse shqiptarët janë të vendosur projektin e tyre të demokracisë, kur them shqiptarët nuk kam parasysh vetëm votuesit, ndjekësit e  PD, kam parasysh shumicën dërrmuese shqiptare të cilët kanë gjetur dhe do të gjejnë gjithmonë mekanizmat për të zhbërë, për të ndalur këtë rrezik, këtë kërcënim që i bëhet lirive të tyre, që është liria e votës, liria e fjalës në rastin e medias dhe liria e mendimit. Prandaj kam bindjen e plotë se 21 qershori do të jetë edhe një ditë për t’i dhënë përgjigje cënimit, dhunimit të lirive të qytetarëve shqiptarë duke përfshirë lirinë e medias, është një arsye më shumë për të ndalur këtë politikë të marrë të zaptimit të hapsirave të lirisë që u takojnë qytetarëve, siç është hapsiramediatike, për t’u dërguar një sinjal të fortë oligarkisë dhe për  t’u bashkuar të gjithë sëbashku rreth një ideali që është : “Shqipëria demokratike e lirë  dhe europiane!

 

Pyetje: Nëse më lejoni edhe diçka e konsideroni sulm ndaj FrancescoBeçhettit apo “Agon Channel”?

 

Basha: Unë mendoj se e bëra të qartë, janë dy çështje të ndryshme. Unë nuk jam gjykatës dhe nuk mendoj se mund të kaloj asnjë mendim paraprak për çështje të individëve shqiptarë apo të huaj në raport me ligjin dhe me zbatimin e ligjit, këto janë çështje të ligjit dhe të avokatëve të tyre mbrojtës, të prokurorisë, gjykatës. Por goditja e një kanali televiziv kritik ndaj qeverisë i cili sapo transmetoi skandalin e prodhimit të kartave të identitetit fallco dhe çështjen e listave, një javë para zgjedhjeve është një sulm i hapur ndaj mediave, është presion ndaj mediave të tjera për të mbyllur gojën ose përndryshe do t’ju presë i njëjti fat, është katërcipërisht e qartë për mua dhe opozitën dhe besoj edhe për shumicën dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.

 

Top Channel:Për votuesit në Durrës e Kavajë nuk ka një vendim gjykate që ata të mos votojnë. Ju si mund të ndaloni njerëz që të votojnë kur ata janë të regjistruar vetëm në një qendër votimi dhe jo në disa?

Bojkoti i zgjedhjeve. Ka një skenar sepse nuk mora përgjigje? A mund ta detyrojë diçka PD të tërhiqet nga zgjedhjet?

Basha: Nuk ka asgjë që të na detyrojë të lëmë fushën e betejës. Se çfarë përmasash dhe dinamike merr beteja, kjo sigurisht nuk është vetëm në dorën tonë. Ne urojmë që të jetë një përballje mes kundërshtarësh ku sovrani vendos me votë. Në qoftë se njëri nga kundërshtarët ose pala kundërshtare kërkon t’i ikë kësaj beteje apo të shkatërrojë këtë fushë beteje me rregulla të barabarta, të qarta, kushtetuese, sigurisht do të marrë atë që meriton. Demokracia nuk do të dorëzohet me asnjë çmim dhe kjo i jep përgjigje pyetjes suaj të parë.

Demokracia nuk dorëzohet me asnjë çmim. Gjykatat kanë kuptim vetëm kur funksionojnë në demokraci dhe demokracia ka kuptim vetëm kur vullneti i votuesve vendos kush zgjidhet e kush largohet nga pushteti. Vullneti i votuesve të Durrësit, Kavajës është vlera më e lartë sovrane, asgjë tjetër nuk mund jetë mbi këtë vullnet.

Ju thatë se banda të armatosura kanë terrorizuar banorë dhe aktivistë në Vorë e Elbasan, përmendët edhe raste të tjera. Jeni në gjendje t’i dokumentoni këto akte e t’ia paraqisni medias?

Basha: A jam në gjendje unë të jap fotografitë e bandës së xhabaftëve medias? Po edhe ju mund të kërkoni në google se ne opozitë jemi, policinë e shtetit e kanë këta. Sigurisht që kjo është një bandë e mirënjohur, siç është banda Hakmarrje për drejtësi siç është banda në Lushnjë që do të marrë Lushnjën që të vijojë të marrë tenderat e që do ndëshkohet bashkë me Tushen e hakmarrjes sepse qytetarët kanë vendosur që këtë bandë të mos e kenë kryetar bashkie por të kenë kryetar bashkie DarielXhindolin, në Bulqizë është banda Spahidhi, e njeh gjithë Bulqiza. Këto që them unë jam fakte të njohura publike. Kush ka për detyrë t’i dokumentojë këto? Ka për detyrë t’i dokumentojë policia e shtetit por në fakt policia e shtetit është në presion të jashtëzakonshëm politik se këto banda nuk do dilnin, bridhnin e kërcënonin qytetarët po të mos kishin marrë njëok se nuk do prekeshin sepse në fakt bandat çfarë janë, janë një grupim horrash frikacakë që rrinë nëpër hije, rrinë edhe në errësirë dhe marrin guxim të dalin vetëm kur policia nuk i prek. Pse nuk i prek policia? Sepse ka një pakt. Me kë e ka paktin? Me dyshen Rama-Meta. Ky është një fakt i pakontestueshëm.

Unë po i them këto me emra, po them xhabaftët e Vorës, Elbasanit, Spahitë e Bulqizës, bandat në Lezhë, bandat në Shijak, në Durrës, Lushnjë, Fier por them edhe se nuk do ia dalin dot, janë të dokumentuar, të përcjella edhe para policisë, para prokurorisë, edhe para partnerëve ndërkombëtarë. 21 qershori do jetë dita që ata do fshihen, një mijë grosh vrima miut do u bëjmë në 21 qershor, jo që të dalin sepse në fund të fundit shqiptarët janë shumica, bandat janë pakica, nuk do ishin aty, do ishin diku tjetër por atje ku e kanë vendin, atje do shkojnë, herët a vonë do e përcaktojnë shqiptarët me votë në 21 qershor.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19 Qershor 2015