Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll Cara, vijoi takimin e tij elektoral në fshati Karpen Vendas. Nga ky fshat turistik, i harruar nga drejtuesi i majtë në tetë vite qeverisje lokale të Komunës Golem, kandidati Engjëll Cara, akuzoi INUK-un se po përdoret për presione politike, duke marrë vendime arbitrare dhe duke prishur objekte të ndërtuara me leje të dhënë nga Komuna Golem.

“Policët, ndërtimor, INUK-u është si çekiç mbi kokën e çdo banori. Këto ndërtime, të bëra me djersën tuaj, të fëmijëve tuaj që janë jashtë në emigracion, me punën dhe djersën e të gjithë fermereve këtu, janë ndërtuar dhe askush nga ne, drejtues të pushtetit loka, apo drejtues të qeverisë mëparshme nuk kanë trokitur nga dera dhe të thonë, pse ndërtoni. Dhe sot vijnë në mënyrën më të paturpshme, rasti më i fundit, dje, në një ndërtim në breg të detit, i cili pavarsisht që ishte me leje nga Komuna, fadromat, për arsye politike e shkatërrojnë biznesin”.

Më tej, kandidati i djathtë, Engjëll Cara, u ndal në disa pika konkrete për përmirsimin dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Më emergjente nga të gjitha është mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Karpen.

“Do të bëjmë në vitin e parë që Karpeni këtu, të ketë ujin e pishëm. Do të bëjmë shpim tjetër dhe do të rrisim kapacitetin e ujit dhe pika e parë e projektit tonë për Komunën e Golemit do të jetë ujësjellësi për këto dy fshatra për të treguar, që ne kemi interes për turizmin”, tha Cara.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015