Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi qytetarë të lagjes së re në qytet me të cilët bashkëbisedoi mbi projektin e saj për të gjerlbëruar lagjet e qytetit. Duma tha se çdo lagje do të ketë gjelbërim dhe parqe të vegjël, stola dhe kënde sportive për fëmijët. Kandidatja u shpreh se do të pastrohen kanalet brenda 6 muajve për të shmangur përmbytjet.
“Do fillojmë me standardin; gjelbërim në çdo kuartallë menjëherë. Kanalin e ujërave të larta, brenda 6 muajve do ta pastrojmë dhe do ta ristabilizojmë se ai nuk është dëm vetëm për ju por është dëm për gjithë përmbytjet e qytetit, megjithëse ai zotëria thotë që për dy orë stabilizohet situata”, tha Duma.
Shqetësimeve të qytetarëve për faturat abuzive, Duma iu përgjigj me shërbim avokatie falas nga bashkia. “Avokati falas për të gjitha fatuzat abuzive ndaj qytetarëve. Nuk do t’u sorollasë më njeri”, tha Duma.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015