Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë dr. Halim Kosova shpalosi në “Sheshin Shtraus”, programin e tij të detajuar për Njësinë 3.
PROGRAMI NË KOMUNITET
Kam vizion dhe objektiva të mëdha për qytetin dhe ju
Unë kam 5 prioritete
- Tirana e Higjenës
- Shkolla më të mira
- Rrugë të shtruara dhe trotuara të shtruara
- Do të ul taksat për familjet dhe biznesin e vogël për të krijuar më shumë vende pune
- Kujdesi për shtresat në nevojë
Unë kam 3 premtime që dua ti mbani mend:
- Do të ul taksat me 30% për të krijuar më shumë vende pune
- Do të ketë ujë të pijshëm 24 orë pa pasur nevojë për depozita nëpër shtëpitë tuaja
- Në dy vitet e para si Kryetar i Bashkisë, unë do të shtroj 100 rrugë me trotuare me standarete, dhe do të lidh çdo fshat me rrugët kombëtare.
Por unë kam gjithashtu projekte specifike dhe kontrete jo vetëm per njësitë dhe komunat por për çdo lagje, pikërisht aty ku ju banoni.
Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për zonën tuaj:
Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugëve “Hoxha Tahsim” dhe “Xhanfize Keko”
Projekti parashikon ndërhyrjen në segmentin e rrugës “Hoxha Tahsim” nga kryqëzimi me Unazën deri tek sheshi “Shtraus” dhe në rrugën “Xhanfize Keko” nga sheshi “Shtraus” deri tek kryqëzimi me rrugën “Aleksandër Moisiu”, me gjatësi të përgjithshme rreth 2 km.
Punimet që do të kryhen janë:
- Ndërhyrje në shtresat e dëmtuara të trupit të rrugës me sipërfaqe rreth 2.000 m2.
- Riveshje të gjithë sipërfaqes së rrugës, rreth 21.000 m2
- Ndërhyrje në trotuare me sipërfaqe rreth 5.600 m2
- Ndërtimi i rreth 4 km linja të internet-telefonisë, në trotuare në të dy anët e rrugës.
- Sistemimi dhe përmirësimi i stacioneve të autobuzëve.
- Krijimi i xhepave të parkimit, për rreth 40 mjete, sipas mundësisë pa cënuar trotuaret.
- Punime për rrjetet inxhinjerike
– riparimi i rreth 600 metra lineare i Kanalizime Ujerave te Zeza
– 1.5 km Kanalizimeve te Ujerave Shiut
- Ndriçim rrugor, vendosjen e rreth 77 ndriçuesve.
- Sinjalistika horizontale dhe vertikale
Ndërkohe Investimet për vitet 2015 – 2017
Janë në 9 objekte me vlerë 931.301.892 lekë, të cilat konsistojnë, në:
- Përmirësimi i Higjenës:
- Blloku tek Kodra e Priftit;
- Blloku i kufizuar nga rrugët ”Hoxha Tahsim” – “Nikolla Zoraqi” – Bulevardi ”Zhan D’Ark” dhe rruga ”Arkitekt Kasemi”.
- Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike:
- 9 km Kanalizime te Ujrave te Zeza,
- 10.5km Kanalizime te Ujrave te Bardha
- 1 km rrjet ujesjellesi;
- Ndërtimi i 800 m2 sipërfaqe të gjelbra;
- Mbjellja e 150 pemëve të reja, si dhe 50 shkurre dekorative;
- Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:
- Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi”;
- Shkolla 9-Vjeçare “Kongresi i Lushnjes”;
- Shkolla 9-vjecare “Xhezmi Delli”;
- Shkolla e mesme “Andon Zako Cajupi”;
- Ndërtim Kopesht dhe Çerdhe e integruar.
- Rikonstruksioni i 84 klasave;
- Rikonstruksioni 2 palestrave dhe 3 terreneve sportive;
- 3 grupe për çerdhe dhe 4 për kopshte;
- Vendosja e 2 kënde lodrash per fëmijë;
- Instalimi i sistemit të ngrohjes për 5 objekte.
- Infrastruktura rrugore:
- Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës “Hoxha Tahsim” dhe “Xhanfize Keko”;
- Bllokut qe kufizohet nga rruga “Endri Keko”, “Sadik Petrela” dhe Lana.
- Ndërtimi dhe rikonstruksioni i 12.5 km rrugë dhe 18,000 m2 trotuare;
- Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 460 ndriçues të rinj;
- Vendosja e 17.5 km linja rrezerve;
- Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 400 tabela;
- Krijimi i 245 vende për parking.
Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë.
Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj.
Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet
Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet.
Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.
Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju, pa asnje dallim, dhe do tju dëgjoj në cdo moment. Unë nuk kam vetëm fjalë, por punë, për ju, për të gjithë Tiranën
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015