Komisionet hetimore janë shumë të rëndësishme për funksionin e parlamentit si kontrollues i ekzekutivit, të rëndësishme për opozitën që në kompozicionin kundrejt mazhorancës, i takon së pari të jetë iniciatore e kontrollit parlamentar në përputhje me rregullat në fuqi. Cfarë ndodhi në 2014?! Partia Demokratike me numrin e kërkuar të firmave të deputetëve propozon ngritjen e dy komisioneve hetimore të cilat janë në tagrin e saj kushtetuese dhe nuk janë objekt i miratimit apo të refuzimit nga mazhoranca.
Me pretekset si ky që diskutuam pak më parë për çështjen e mandateve në papajtueshmërinë e tyre, mazhoranca PS –LSI refuzon. Opozita nuk hedh gurë, nuk del për këtë çështje në rrugë, por ndjek rregullin institucional . Vendimin e shumicës PS-LSI e çon në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, bazuar dhe në raste të ngjashme europiane, kujtoj nga Italia dhe Gjermania, merr një vendim të qartë, absolutisht të qartë si rasti i mandateve që diskutuam pak më parë ngritja e komisionit hetimor përsa kohë që këtë e kërkojnë 28 deputetë, pra numri i opozitës, duhet të ndodhë në mënyrë automatike, nuk është objekt i diskrecionit të mazhorancës .
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritej që të botohej në gazeta zyrtare dhe të hynte në fuqi dhe kërkuam përsëri në konferencë të kryetarëve që dhe mazhoranca PS –LSI të respektonte shtetin ligjor, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Përsëri refuzim. Pastaj ndodhi dhe dhuna. Pastaj ndodhën edhe elementët e ish burgaxhinjve tëps.. Bojkot, mospjesëmarrje nga opozita dhe në fund me peripecitë që ju i njihni, marrëveshja e 24 Dhjetorit 2014, e cila në pikën e dytë të saj lexon kështu: Të gjitha partitë do të kontribuojnë për dialogun politik i cili do të zhvillohet kryesisht në Kuvend si dhe për repektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e saj sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shumica qeverisëse dhe opozita angazhohen për rishikim të rregullave, në drejtim të funksionit eficent të komisioneve hetimore parlamentare, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Pra kërkohet të rishikohet ligji i komisioneve hetimore.
U ngritën komisione të posacme në vijim të kësaj marrëveshjeje. Por e vërteta është që për komisionet hetimore rregullat janë të qarta. Është çështja e vullnetit të mirë ajo që i ka penguar dhe meqë gjithë vëmendjen dhe energjinë politike dhe me të drejtë e mori çështja e dekriminalizimit dhe duke besuar që mazhoranca kishte zënë mend për pengimin antiligjor që i bëri hetimit parlamentar, ndoshta nuk do të ishte nevoja të ndryshoheshin rregullat, të amendohej ligji, sepse me vullnet të mirë mund të funksionojnë gjërat. Por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi dhe nuk ndodhi në një komision hetimor, ne atë të ngritur për problemin e abuzimit të ekzekutivit me serverin e Tatimeve. Do të kisha dashur që të ishte përmendur në fjalimet përkatëse, sesi po në mënyrë sistematike, në më shume se 7 mbledhje, mazhoranca nuk u paraqit në mbledhjen e kërkuar nga kryetari i komisionit, duke e bërë të pamundur mbledhjen, duke e bërë të pamundur marrjen e provave, duke bërë të pamundur dëgjimin e dëshmitarëve . Mungesë e vullnetit politik?! Dëshirë për të fshehur një zullum qeveritar?! Të gjitha mund t’i mendojmë, por shkeljen e ligjit nuk mund ta pranojmë dhe zbatimi i tij është një mënyrë për të gjetur të vërtetën. Çfarë ka ndodhur me qindra mijëra dokumenta, skeda tatimore të të gjithë bizneseve në Shqipëri. Opozita nuk vjen ,opozita thërret mbledhjen dhe mbledhja dështon, kur kjo bëhet cështje e madhe, kur kjo bëhet objekt që opozita të përdorë një masë jo të zakonshme, kufizimin e pjesëmarrjes së vet në parlament, vetëm atëherë vijnë deputetët e partisë socialiste dhe pas tyre të LSI që të fillojë të funksionojë nga parlamenti që mund të dëgjonte nga ish ministri i asaj kohe i Financave se ata nuk ecin me rregulla të shkruara, por me fjalë goje shumë treguese për mentalitetin e qeverisë. Por është e vërtetë ajo që u tha që në komisionin tjetër që unë kam privilegjin të kryesoj,ky fenomen nuk ka ndodhur. Por aty ka ndodhur dicka tjetër, ka ndodhur ajo që megjithë kërkesën e hershme të komisionit hetimor të marrë me vendim me konsensusit që ligji nuk e detyron , qeveria nuk solli përgjigje. Që nga muaji Janar e kemi konstatuar se kishte ardhur 30 % e vëllimit, nga 100% që duhej të vinte.
Nëqoftëse kjo ka qenë ngarkesë për administratën publike, ne s’na takon të bëhemi sherrxhinj për gjëra të vogla.
Afati dukej i mjaftueshëm, 5 muaj. Kohëzgjatja e komisionit hetimor mund të priste dhe dy javë , përtej asaj që kërkon rregulli, mjafton që informacioni të vinte. Dhe jemi mbledhur pasi unë e kam ngritur çështjen në Konferencën e kryetarëve, ku i kam kërkuar minisitres që mban marrëdhëniet me Parlamentin, por dhe kryetarit të grupit socialist : nuk i përgjigjet qeveria detyrimit ligjor, pasi pritëm dy javë, dy javë e dy javë
E kam cituar zoti Ruçi, dil e bëji rrezil ata ministra që nuk kthejnë përgjigje, sesi mund ta bëj këtë, ndoshta me fjalime edhe mundet, por jo nuk e zgjidh problemin. Dhe problem u komplikua më tej . zyra e kryeministrit shpiku një yçkël tjetër.
Pasi kërkuam të dhënat e plota i coj letër Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale, a është e drejtë që ne të kërkojmë vendlindjen dhe vendbanimin. si komision hetimor ligji na jep tagrin që të operojmë mbi kodin e procedurës penale , pra kemi kompetenca analoge më ato të prokurorit, hiq kallzimin penal, pra ngritjen e akuzës me gjyq.
Megjithatë kërkojmë padi dhe përgjigja vjen. Përgjigja vjen korrekte mesa kam parë shkresën, patjetër që ka por vetëm duhet të ketë kujdes, në trajtimin e këtyre të dhënave. Një muaj e gjysëm humbëm dhe na ka dalë bilanci që marrim nga sekretariati teknik që ka ardhur diku tek 70 ndoshta 80 përqind të të dhënave, ndërkohë që në atë 20 % mund të jenë të gjithë peshqit e mëdhenj të sektorit socialist ish të burgaxhinjve që siç i kishim këtu, i kemi dhe në administratën publike.
PD ka filluar që nga nëntori i 2013 me emër, mbiemër dhe vend pune dhe skedë penale dhe denoncojë dhe janë disa dyzina.
U përmend këtu një mësues, një drejtor shkolle në Ballaban i emëruar nga rilindistët që është i dënuar penalisht , modeli që i japin nxënësve, modeli që i japin të rinjve atyre që kanë përgjegjësi e edukimit, është vënë një burgaxhi. Drejtor shkolle është një rast , por raste të tjera ka plot. Por një rast u fitua të paktën dhe do ky mjafton që një njeri që kishte ndërgjegje të paktën të thonte cfarë po bëjmë ti kërkonte llogari zonjës ministre të arsimit, që nuk e kemi këtu sot.
Ka raste të tjera pa fund por informacionin ne e duam 100 % që të punojmë mbi këtë pamvarësisht që ne e kemi filluar mbi atë që na ka ardhur.
Dhe sot në Konferencën e Kryetarëve megjithë argumentet që parashtroi mazhoranca pranoi që ti zgjaste afatin dfhe ne shpresojmë që në afatin e zgjatur të sjellë 100 % informacionin. Dhe çështja e kuoriumit në përvojën time jo si kryetari komisionit hetimor, por si kryetar i një Komisioni të përhershëm të Edukimit dhe Mediave, është një problem, sepse mazhoranca mund të pengojë në mënyrë abuzive mënyrën sesi funksionon komisionet hetimore.
Kemi rastin e z. Skuqit. Ai zbuloi që një farë Serezi ativist socialist i Kombinatit, i afërt me ministrin e brendshëm, ishte emëruar në polici dhe ishte kapur nga policia e Gjirokastrës me kamion me drogë. Shkruajti fillimisht në facebook, pastaj në gazeta të ndryshme dhe u kërcënua menjëherë. Ne si komision deshëm ta thërrisnim për ti dhënë një fare mbrojtje publike, ne s’kemi tagër për ta ruajtur me policë dhe për ta dëgjuar një rast një gazetar investigativ në Gjirokastër që zbulonm një gjë të tillë, duhet përshëndetur.
E cfarë ndodhi?! Në bazë të rregullores gjashtë deputetë opozitarë në një komision kanë të drejtë të padiskutueshme dhe është automatike të thirren në dëgjesë. Por cfarë bëri mazhoranca?! Mazhoranca në mënyrë të paturpshme mungoi për të thënë që ju nuk keni kuorum. Ju nuk bëni dot mbledhje. Ne vazhduam ashtu siç ishim, zotëria i tha të gjitha dëshmitë e veta. Cfarë bëri mazhoranca?! i kërkoi sekretares së Përgjithshme ta fshinte rregjistrimin, dhe kryetarit të Kuvendit ta fshinte rregjistrimin dhe ata e bënë se nuk donin të linin një provë. Një dëshmi që e obligonte njeriun e tyre të emëruar të kundraligjshëm në polici dhe të kapur me drogë.
Ky pra është keqpërdorimi i mazhorancës dhe ky është problem qene duhet të rregullojmë. Prandaj duke parë që me vullnet të mirë , gjërat nuk funksionojnë , atëherë proceduam me rregull konkret,. Cuam amendimin e ligjt në mënyrë që mazhoranca sot, por dhe mazhoranca nesër por dhe ajo pasnesër të mos ketë në rastin e keqadashjes mekanizmin për të penguar hetimin parlamentar, për të penguar mbledhjen e komisioneve hetimore. Prandaj zonja e zotërinj është për të ardhur keq që në komisionin përkatës ky amendament është rrëzuar nga mazhoranca psiste-lsiste, sepse do të ishte në nderin e tyre të paktën për tu larë nga ai zhul që është shfaqur publikisht që ta kishin botuar këtë sepse nuk ndryshonte një gjë të madhe. Jo përsëri nuk e votoi. Nuk jam i sigurt që do të ketë reflektim nga ajo mbledhje deri në votimin e sotëm, por gjithsesi është një mundësi.
Unë ju bëj thirrje; votojeni zonja e zotërinj . Është një amendament jo specific në favor të opozitës së ditës, PD-së, është një favor ndaj Kuvendit dhe rolit të tij kushtetues për të kontrolluar ekzekutivin dhe për të kufizuar zullument e mundshme të tij.
Fjalimi në Kuvend i deputetit, Genc Pollo, 7 Prill 2017