Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcë sulmin terrorist të mbrëmjes së 22 majit në Arenën e Mancesterit, ku për pasojë gjeten vdekjen 22 njerëz të pafajshëm si dhe 59 të tjerë u plagosen.
Ky akt çnjerëzor dhe brutal tregon edhe njëherë se si cënohet jeta e qytetarëve të pafajshëm në mbarë botën për shkak të terrorizmit.
Partia Demokratike qëndron në krah të popullit të Britanisë së Madhe në dhimbjen e tyre për të kapërcyer këtë fatkeqsi, por edhe në ashpërsimin e luftës ndaj terrorizmit botëror.
Mendimet dhe lutjet tona shkojnë sot për fmiljet e viktimave, si dhe solidariteti ynë njerëzor e politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.