Bashkë me ekipin tim vizituam Tregun Shelqet – Një ndër tregjet më të mëdha të gjësë së gjallë në Veri të Shqipërisë dhe për shkak të pozicionit gjeografik është një pikëtakim masiv i banorëve nga të gjitha zonat që e rrethojnë, e pse jo edhe vend-shkëmbim kulturash dhe eksperiencash të ndryshme.

Mirëpo realiteti është krejt tjetër, sa që është e pamundur ta besosh se bëhet fjalë për Shqipërinë e vitit 2023 antare e NATO-s dhe  në negociata për antarësim në BE.

🔹Tregu frekuentohet nga qindra e ndoshta mijëra njerëz çdo të shtune dikush për të shitur e dikush për të blerë, ndaj do të duhej të ishte ‘Panair Krenarie dhe Zhvillimi’ në aspektin promovues dhe tregtues i produkteve të shumta, të freskëta dhe natyrale të njerëzve të mrekullueshëm punë-shumë e fjalë-pak të bashkisë sonë, që punojnë e investohen në sektorin bujqësor/blektoral, pa lënë aspak mënjanë edhe të ardhurat që arkëtohen në buxhetin e Bashkisë Vau Dejës nga sektori Agro ‼️

Ne fakt pamjet e demonstrojnë qartë mos interesimin total të bashkisë në të gjithë egzistencën e ktij tregu shum’vjeçar.

Pamjet tregojnë vetëm mjerim, se për standarte as që bëhet fjalë. I vetmi standart (nëse quhet i tillë) është pasqyrimi më real i mundshëm se sì dhe sa janë vlerësuar në vite banorët taksapagues dhe vijojnë të vlerësohen po njëlloj edhe nga Bashkia aktuale.

📌 Të dashtun bashkëqytetare/ë, më vjen keq që jam e detyruar ta pranoj këtë realitet skandaloz, por se si mund të tregtohen në këto kushte mishi e peshku, bulmeti e veza, frutat e perimet, vena e vaji i ullirit, rrobat e perdorura dhe veglat e punës e plot artikuj të tjerë, vetëm Ata që ju kanë drejtuar në kto 25 vite munden ta shpjegojnë ‼️

📌 Ama, kjo është tallje me të gjithë Ju frekuentues/shfytëzuesit e këtij tregu, por edhe i mundit e djersës suaj, që shpenzoni për prodhimet që i nxirrni në ate treg për shitje e pastaj të përpiqeni me ato pak të ardhura të plotësoni nevojat familjare.

📌 Për të mirëqeverisur duhet “Të duash” dhe “Të dish”, mirëpo keta as nuk dijnë dhe as nuk duan, dhe për më keq akoma, kanë kurajon e hipokrizisë së “ turpit ” të kërkojnë edhe votat Tuaja për të qeverisur 4 vitet e ardhshme! Si munden se kuptoj ?!

📌Dinjiteti Juaj është i shenjtë dhe askush nuk mundet që tju dërgojnë po Ata sekserë që ju prisnin nëpër oborre, për tju zhvatur ndonjë gjë, tani po Ata sekserë ju vijnë me “bakshishe” në zarf për t’ju joshur, por kjo nuk mund e nuk duhet te ndodhë.

‼️  DINJITETI JUAJ NUK ËSHTË NË SHITJE  ‼️

Ju premtoj që ndër vendimarrjet më të para në krye të bashkisë do të jetë çështja e tregut dhe Transformimi Total i funksionimit dhe i plotësimit të kushteve të nevojshme në raport me standartet e kërkuara, me zona e stenda të ndara sipas kategorive të produkteve dhe ta kthejmë këtë treg realisht në Panair Zhvillimi Ekonomik.

Ne dijmë se si dhe duam ta bëjmë, prandaj na mbështesni me votat Tuaja e na ngarkoni me përgjegjësi që t’ju shërbejme ashtu sic Ju e meritoni:

Me respekt e perkushtim 💙!