Me lejen e Leonidhës, po flas ulur se e konsideroj një familje, gjithë kjo se çfarë jemi mbledhur so. Të falenderoj shumë Leonidha për sfidën që ti pranove të marrësh përsip, për zgjedhjet lokale këtu në bashkinë Finiq . Të falënderojë shumë Perikli! Shtysë e fortë në këtë pjesë. Vangjel, shumë faleminderit! Dhe juve të gjithëve zonja dhe zotërinj.
Shoqëria shqiptare sot që flasim është në një pikë historike. Cila është pika histori, fakti që ende nuk jemi shkëputur nga mentaliteti I vjetër komunist, nga mentalliteti diktatorial. Po, në aspektin historik ka 33 vite që në Shqipëri ka rënë sistemi I diktaturës formalisht, por është po kaq e vërtetë që psikosa diktatoriale, mosrespekti ndaj individit, mosrespekti ndaj pronës, përdorimi I pushtetit për interes privat dhe jo për t’i dhërbyer njerëzve, këto janë simptoma që ekzistojnë. Dhe kjo është sfida që ka në fakt e gjithë shoqëria shqiptare. Në këtë bashki minoritare, përveç këtyre simptomave, sigurisht i mbivendosen edhe disa fatura të tjera. Fatura të tjera të cilat do të duhet të tejkalohen. Partia Demokratike, për të cilën kam nderin dhe privilegjin që në këtë moment ta drejtoj, ju jeni në dijeni për gjithçka se çfarë ka ndodhur, po kalon një proces të dhimbshëm, e pranoj këtë, të vështirë, e pranoj këtë, por një proces të domosdoshëm. Një proces të domosdoshëm për faktin se, që qeverisja si në pushtetin qëndror dhe në atë lokal të jetë për njerëzit, në shërbim të tyre, duhet që vet partitë politike të bëjnë një reflektim brenda vetes dhe të kuptojnë: a janë në gjendje të ofrojnë këtë shërbim ndaj zgjedhësve, nëse zgjedhësit I votojnë.
Cila ka qenë sfida jonë? Sfida jonë ka qenë shumë e rëndësishme. Dy vite më parë, ai që ishte drejtuesi historik I Partisë Demokratike , ka qenë dy herë president, dy herë kryeministër prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Mbretërisë së Bashkuar, u përcaktua non grata. Jo vetëm kaq, por ky ishte një rrezik I madh për Partinë Demokratike nëse nuk ndodhte që të merte një masë distancimi, e gjithë Partia Demokratike do të ishte e izoluar. E dimë fare mirë se çfarë do të thotë izolim. Ky vend e di fare mirë se çfarë do të thotë izolim nga perëndimi. Perëndimi vendos mure të forta dhe kjo në situatën ku jemi, të jesh I izoluar do të thotë të mos kesh asnjë shpresë në të ardhmen për qeverisje. Zgjidhja jonë ishte kjo: midis, edhe një keqardhjeje njerëzore, unë e pranoj, që duhej marrë ai vendim ndaj ish-kryetarit historik dhe nga ana tjetër të ruanim Partinë Demokratike të pastër, të respektonte lirinë e individit, të drejtën e pronës, të përndjekurit, pronarët. Ne zgjodhëm këtë të dytën. Me kosto, e di, me kosto. Unë e di fare mirë se çfarë do të thotë që një nga figurat më të rëndësishme e partisë, një figurë historike, në një moment të caktuar për shkak të një marrëdhënie personale të tij, s’është më në atë që quhet Partia Demokratike. E di që ka kosto.
Në botën e civilizuar, në qytetërimin e Bashkimit Europian , edhe liderët partiak dhe shtetëror, kanë një moment që vijnë në skenën politike, qëndrojnë, shërbejnë për aq sa duhet të shërbejnë dhe vjen një moment që duhet të largohen. Dhe ky është qarkullimi I elitave. Kjo është një shenjë e qytetërimit. Ne si shoqëri aspirojmë që të shkojmë në Europë, të jemi si ata, t’u përgjajmë atyre. Por për të qenë të tillë, duhet që edhe politika të jetë si në Europë. Ndaj, ne bëmë këtë zgjedhje të vështirë për ne. Por është zgjedhje më e drejt për sot, është zgjedhja më e drejt për të ardhmen. Dhe kjo ka krijuar një kosto për faktin që është një situatë e vështirë. Partia Demokratike, për gjithçka se çfarë nodhi ju jeni në dijeni, u ndodh në një sulm. U ndodh në një sulm nga pushteti, nga qeveria, nga Edi Rama, u ndodh edhe në një sulm të pamoralshëm nga ish-lideri ynë së bashku me Ilir Metën. Po pse ndodhi kjo? Ndodhi pikërisht ajo që në 33 vite, nga 90-ta e këtej shoqëria shqiptare nuk u demokratizua dot. Edhe politika jo. Mjafton të shohësh një gjë të thjesht: nga se vuan sot shteti shqiptar? Vuan nga korrupsioni. Vuan nga abuzimi me pushtetin. Dhe jo vetëm kaq, por se drejtuesit e vjetër, treshja drejtuese e shtetit shqiptar në 33 vite, se tre veta kanë qenë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, datojnë që nga viti 1990. Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende. Kanë ikur kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo, kanë ikur nuk janë më në skenë politike. Vetëm këtu janë ende. Edi Rama ka në pushtet pa lëvizur fare, që në 1998-ën. 1998-2023 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Iku nga Bashkia e Tiranës në 2011, erdhi në pushtet në 2013-ën. Gjithë pjesën tjetër ka qenë në pushtet. Për çdo mendje të arsyeshme, edhe gjeni të jenë këta njerëz, edhe ëngjëj të jenë këta njerëz , është e paimagjinueshme që të rrinë kaq kohë në pushtet njëri apo tjetri. Dhe pyetja është: po pse nuk paska njerëz të tjerë, intelektual, njerëz që duan të japin në politikën shqiptare në qendër apo më poshtë? Unë besoj që ka, ka. Por kjo treshe që ka qenë lartë, e ka mbyllur sistemin. I detyroi shqiptarët që të votojnë, herë njërin, herë tjetrin, herë tjetrin, pa alternativë tjetër. Ndaj, për këtë arsye Partia Demokratike bëri atë ndarjen sot, e them unë, të dhimbshme për të ofruar një alternativë, jashtë korrupsionit. Në qoftë se e pranojmë të gjithë, shoqëria shqiptare e pranon se sëmundja më e rëndë sot e shtetit shqiptar është korrupsioni, alfa është që ne të distancohemi nga çdo njeri I cili mbart në kurrizin e vet gjurmë korrupsioni.
Së dyti, marrëdhënia e shtetit shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe me Bashkimin Europian është vitale. Shqipëria është perëndim, nuk është lindje. Ka vuajtur shumë ky vend për 50 vite duke qenë në lindje. Dënuar Kosta në atë kohë prej sistemit komunist. Sytë tanë janë drejt perëndimit, nga perëndimi I zhvilluar, nga perëndimi I civilizuar dhe të zbatojmë ata vlera që ata kanë. Kjo është familja europiane ku duhet të marrim pjesë edhe ne. Dhe është e papranueshme, e pa tolerueshme që sot përfaqësues tanë dikur, Sali Berisha, të shpall luftë ndaj Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Europian. Nuk është kjo Partia Demokratike. Në qoftë se në 90-ën sistemi ndryshoi, ndryshoi duke kthyer syte nga perëndimi. Atë donim ne, lirinë, demokracinë, respektimin e të drejtave të individit, respektimin e pronës, të drejtën për të votuar I lirë, për të pasur shtet ligjor. Ligji do të duhet të mbretërojë në një demokraci, jo individi. Kështu lindi Partia Demokratike. Ajo që ndodh sot mes nesh, që është një betejë, është për këto vlera. E pra kjo është sfida që na ka ndodhur ne në Partinë Demokratike, dhe unë e kuptoj fare mirë që është kohë e vështirë dhe unë kam një falenderim për të gjithë ata kandidat tanët që marrin përsipër një sakrificë të tillë. Siç është Skënderi në Sarandë, ashtu edhe Leonidha këtu në Finiq. E di se është e vështirë në aspektin elektoral, unë e di se çfarë bën pushteti. Pushteti blen, Edi Rama e ka zakon, hedh para pa fund, bën presion mbi administratën, e përdor administratën për të vjedhur pushtet. Por kur vjen në pushtet, pasi e merr atë pushtet, ti nuk I respekton më njeëzit. Njerëzit janë thjesht dhe vetëm numra që s’kanë të drejta, që nuk u hapet një derë, që nuk u jepet një e drejtë, nuk u jepet një shërbim. Ndaj, kjo duhet ndryshuar dhe ndaj them që është një sakrificë e madhe që Leonidha ka marrë përsipër. Dhe unë në fakt e kam për nder me thënë të drejtënm që këtu në Finiq ne prezantohemi me një njeri I cili është bërë vet, pa ndihmën e askujt. Nuk I ka zhytur duart në fondet e buxhetit të shtetit, nuk ka vjedhur. Përkundrazi, nga aftësia e vet, e biznesit të tij, ka ndihmuar komunitetin. Në fakt kështu duhet të ndodh, ka vlerësuar njerëzit që të krijojnë reputacionin, duke ndihmuar komunitetin. Sepse është pikërisht kjo dëshirë që buron nga zemra që tregon njeriun e mbarë. Dhe kjo është garancia për nesër. Cfarë duhet të vlerësojmë ne kur votojmë. Do të duhet të votojmë atë njeri që jep këtë garanci. Por jo me fjalë, se me fjalë I kemi të gjithë. Po kush ka bërë në të shkuarën pa ia kërkuar kush , kush ka dhënë prova që e do vendin e vet, e do komunitetin e vet, që është I udhëhequr nga e mbara. Dhe kjo është garancia dhe për mua Leonidha është një nga ata që kohë më parë e ka treguar. Eshtë nder dhe privilegj për të gjithë komunitetin këtu, por edhe për Partinë Demokratike. Kështu e imagjinojmë ne Partinë Demokratike, respekto individin, ne jemi të djathtë. Ne jemi të djatht dhe e di çfarë do të thotë të jesh I djatht, të respektosh individualitetin e tjetrit. Të respektosh liritë dhe të drejtat e tij, jo vetëm si komunitet, por edhe si individ. Kjo është filozofia, me të cilën ne Partia Demokratike, kjo parti e cila po rinovohet tashmë, po shkëputemi nga e shkuara, po shkëputemi nga tranzicioni, po shkëputemi nga mentaliteti I vjetër, për t’i dhënë një hapësirë, për t’i dhënë një frymëmarrje mënyrës qytetare se si sillesh me publikun, me individin, duke e respektuar atë. E pra, ne I kemi vërtet të shkruara në kushtetutë respektimin e lirive e të drejtave të minoriteteve. Realisht, nëse duhet ta shohimrealitetin ashtu siç është, jo aq shumë është bërë. Dhe kjo fillon nga mënyra se si e shohin tjetrin. Shqipëria është një shoqëri që është e orientuar drejt perëndimit, vlerat e perëndimit do të duhet t’i gjejmë këtu. Dhe do të duhet të japim shembullin ne të parët, Partia Demokratike, sepse e ka mision historik.