Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës, i cili sot sërish e akuzoi si peng të Edi Ramës.
Basha ka reaguar në Twitter ku shkruan se Berisha kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
Më tej ai ka dhe një kërkesë, ku thotë që të votohet vettingu i politikanëve për të treguar se kush është i korruptuar dhe kush jo.
Postimi i plotë:
Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.