Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka publikuar foton e pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë të cilët dhunojnë dy persona me shkop bejsbolli.
Açka shkruan se këta janë hambari i votave socialiste në Krujë dhe së shpejti mund të jenë edhe vetë deputetë.
Sipas saj, nisur nga ky fakt, atdheu ynë është sot në rrezik.
“Këta janë hambari i votave socialiste në Krujë. Së shpejti do të jenë edhe vetë deputetë. Atdheu në rrezik” – shkruan Açka!