Parlamenti i Shqipërisë nuk diskuton aq sa duhet për ekonominë dhe raporti si i Bankës së Shqipërisë është një hap i mirë për të diksutuar për to.
Ministria me shpatë të madhe dhe me pompozitet deklaroi se rritja ekonomike për tremujorin 2023 është 2.7%, një vit më parë rritja ekonomike për të njëjtën periudhën ka qenë 4.8%, po çudia më e madhe për mua dhe ato që kuptojnë mbase pak nga ekonomia është se kjo ishte një rritje me bazë të gjerë.
Si mund të jetë një rritje me bazë të gjerë kur rritja ekonomike është 11% nga sektori i real estate nuk e kuptoj?! Shtatë zëra në rritjen ekonomike sipas të dhënave të INSTAT kanë mesatarisht 4% rritje. Bujqësia ka një rritje qesharake prej 0.04%. mos harrojmë që rritja në sektorin e turizmit duhet të ishte një rritje në sektorin e bujqësisë zinxhir ku të paktën 200 mijë dhe 300 mijë fermrerë. Pra, të kishin ardhura shtesë.
Por, sektori i bujqësisë nuk e kap rritjen më shumë se 2% prej vitesh me radhë. Ne duhet ta kishim diskutuar gjerësisht dhe ta kishim parë gjerësisht nga deputetët në parlament. Kush janë arsyet? Ldihen problemet me strukturën e ekonomisë? Me vendimet e cungëta të ekonomisë? Lidhen me probleme të tjera?
Sipas INSTAT konsumi i popullatës është në nivelin e 3.05% që është një nivel 5% më i ulët se sa një vit më parë. Pikërisht ky produkt vjen si pasojë e politikave të ndjekura prej COVID-19, duke vazhduar me rindërtimin dhe politikat symbyllurazi qorrazi të qeverisë të luftës ë Rusisë me Ukrainën. Po reflektohen në rënien e konsumit të popullatës, rënien e mbledhjes së TVSH dhe tek të dhënat e tregtisë.
Deficiti tregtar është përkeqësuar me një rritje prej 7.3% dhe kjo është një shifër dinamike që varen dhe nga tregjet e jashtme. Por sot, ekonomia shqiptare ka probleme reale që ne nuk i trajtojmë. Të dhënat ekonomike që ne shohim nuk bëjnë sens në kuptimin ekonomik dhe të rritjes së qëndrueshme. Sikundër tregojnë se rritj ekonomike nuk ka efekt në të ardhurat e familjeve shqiptare.
Besoj që të gjithë i kemi ndjekur të dhënat me rritjen e çmimeve dhe me inflacionin që është bërë temë debati në parlamentet e botës por jo në Shqipëri. A e dini që produktet e bulmetit paguhen nga shqiptaët 111.2% të vendeve të BE ndërsa pagat janë më të ulëta se sa vendet e BE? Kjo tregon politikat e marra nga qeveria shqiptare.
Një familje shqiptare paguan mesatarisht 40% të të ardhurave të saj për produktet e shportës ushqimore dhe pijeve alkoolike dhe kjo nuk ka rënë duke dëshmuar dështimin e politikave ekonomike të qeverisë.
Dua të ndaloj në dy elementë që janë të rëndësishëm dhe meqë koha po mbaron dua të përpiqem që të jem e përmbledhur.
Kursi i këmbimit që ka një efekt zinxhir në ekonominë shqiptare shihet që me deficitin tregtar ku ka treguar edhe një herë një sërë humbjesh për një sërë biznesesh. Pra ekonomitë shqiptare kanë humbur nga ky zhvlerësim, pa ndonjë politikë ndihmëse nga qeveria.
Po ky zhvlerësim nuk mund të vijë nga turizmi pasi shifrat janë të tilla që nuk e mbështesin. As ndonjë boom të investimeve të huaja. Pra, ka një pikëpyetje ardhja e këtyre flukseve që kanë zhvlerësuar euron duke shkaktuar humbje të madhe për eksportuesit, si fasonët. Po zhvlerëson mundin e një sektori që është në kufi mbijetese.
Së dyti, e shohim me shqetësim borxhin ku nga kjo sallë ministria e financave dhe ekonomisë nuk ka folur kurrë për të. Pak ditë më parë morrëm një tjetër EUROBOND që u konsiderua arritje e madhe.
Në gjithë këto vite kemi marrë në total 2.8 mld euro EUROBOND-e për të larë borxhet dhe EUROBOND-et e shkuara të marra nga kjo qeveri. Besoj të gjithëve ju kujtohet kur ministria e financave ku tha që nuk i përdorëm kreditë e buta me normë interesi 2% me një vlerë 1 mld euro, por tani po merr borxh për të shlyer atë EUROBOND që morri në vend të kredive të buta.
Sa u morr norma e EUROBOND? Mbi 6%! Pra një arrogancë e madhe sa të marrim një EURBOND me një normë 3 herë më të lartë për të shlyer borxhet e një EUROBOND-i që u morr në vend të kredive të buta.