Deputetja e PD, Flutura Açka, ka shprehur edhe një herë mbështetje për studentët e mjekësisë të cilët kundërshtojnë projektligjin e qeverisë.

Në një postim në ‘Facebook’, Açka ka ndarë foto nga grupi i studentëve që ishin prezent ditën e sotme në Komisionim Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik dhe shkruan se mërzitja u shkaktohet me ligje të bëra enkas për oligarkët!

 

Postimi i plotë:

I dëgjon dhe e kupton se çfarë Shqipërie të mbarë kemi përpara!

Po pse po i mërzisim me ligje të bëra enkas për oligarkët tanë?

Me përfaqësinë e studentëve të mjekësisë për debatin publik mbi projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e pergjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë’.”

Me studentët!