Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend për të diskutuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Krujë si dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Bardhi u shpreh se seanca duhet pezulluar deri në momentin e ardhjes së kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme.
“Është një aferë e qeverisë së Edi Ramës. Duhet të vijë në seancë dhe të japë llogari për të dyja çështjet. Është i vetmi që nuk ka folur ende për asnjërën nga dy ngjarjet e rënda. Pezulloni seancën dhe njoftojeni.
Nuk besoj se ka punë më të rëndësishme se të japë llogari për një aferë 430 mln euro dhe për një aferë tjetër që kishte shpallur një zonë shumë pak kilometra larg Tiranës si zonë në urdhrat e një fisi të deputetit të tij. Kushte vetëm një familje që urdhëronte për shkak të pushtetit që i ka dhënë Edi Rama”, deklaroi Bardhi.
Kërkesa e tij u kundërshtua nga deputetja e PS, Klotilda Bushka. “Kërkesa e Gazment Bardhit nuk ka as bazament, Procesi për të cilin diskutohet nuk është politik. Është procedurial. Duhet të mbizotërojë interesi i drejtësisë. Ne kemi bërë kërkesë në këshillin e mandateve. Kemi një opinion. Duhet të bëhet një raport. Rregullorja e normon qartë këtë proces. Ne kemi mbaruar dje shqyrtimin dhe kemi vendosur që raporti dorëzohet nesër dhe të hënën është seanca”, deklaroi ai.